VOAL

VOAL

Investigimi- BIRN: Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

October 2, 2022

Komentet

Genc Burimi: Rama dështoi të kundërvërë protestuesit me SHBA-të dhe Izraelin

Ideja e organizimit dje të një antimitingu të Partise socialiste ngjitur me protestesën anti-Rama përbënte tashme nje skandal më vete. Në forme, ajo inisiativë e shëmtuar i ngjante kryekeput metodave të njëjta të presidentit serb Vuçic i cili që prej dy vitesh është bërë mjeshtri ballkanik i anti-mitingjeve me fansat e tij për të thyer vrullin anti-regjim të studentëve serbë. Në formë, Rama ashtu si Vuçiç, dështoi dje. 24 orë më vonë pakkush kujtohet sot për atë anti-ceremoni ditëshkurter, edhe për faktin se shumë pjesmarrës socialistë atje, u shndërruan në harkun e një orë në protestues anti-Rama duke iu bashkuar kortezhit të gjatë të bulevardit. Skandali më i madh në atë që pamë dje të anti-mitingu i Ramës duhet kërkuar tek permbajtja e fjalimit të këtij të fundit me një tezë që më shumë se të bën të vjellësh, të revolton për qëllimin e saj manipulues.

Rama tha dje dy të pavërteta që indinjojnë se ato maskojnë qëllimin e tij të fus në sherr protestuesit me Shba-të dhe Izraelin. Ja sulmi që Rama i bëri protestuesve në lidhje me SHBA-të: “Këtu fjala nuk është për Zvërnecin, këtu fjala nuk është për flamingot… këtu fjala është për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Tani, kanë çfarë kanë të tjerët me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, nuk mund ta importojnë në Shqiperi.” Për të shpëtuar lëkurën ,Rama nuk heziton teë hedhë baltë mbi popullin e tij duke e paraqitur kështu protestën më shumë të motivuar kundra Amerikës së Trampit se sa pro flamingos. Akuzë mjerane që thyhet si bukëpeshku tek muri i të vërtetës. Të gjithë i admiruan pamjet madheshtorë të flamujve amerikanë që shpalosen në bulevard. Nëse ka vërtetë një person kundra te cilit ngrihet protesta, ai nuk është absolutisht Donald Trump por Edi Rama. Përkundrazi, presidenti i Shteteve të Bashkuara është në këtë moment aleati numër një i popullit shqiptar për t’ja hequr qafe një kryeministër mashtrues dhe kleptoman, ndërkohë që Europa naive dhe miope e shpërbleu së fundi këtë autokrat duke i dhënë me anë të Ibar-it note kaluese për Shtetin e të drejtës…

Por sulmet e Ramës ndaj protestes së shqiptarëve duke i paraqitur edhe si anti-izraelitë ishin edhe më skandaloze, biles të rrezikshme se fusin një pykë të padrejtë në reputacionin e shqiptarëve si populli më pro hebre në bote nisur nga sakrifica e tyre për hebrejntë në luftën e dytë botërore. Ja aludimet skandaloze qe nxori Rama nga goja dje për ta bërë pis protestën: “Ç’lidhje ka Izraeli me investimin atje në Zvërnec? Ç’lidhje ka marrëdhënia me shtetin e Izraelit në një investim ku dy investitorët kryesorë janë dy myslimanë? Apo se dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara është hebre. Po pastaj”?

Pyetja i rikthehet vetë Edi Ramës si bumerang në fytyrë: po ç’lidhje ka kjo lidhje e padenjë që ai bën midis protestës dhe Izraelit? Le të citojë Kryeministri një folës të vetëm në tribunën e protestës që ka bërë sulme verbale kundra Izraelit? Le të citojë ai një pankarte me aluzione të shëmtuara kundra Izraelit? Perkundrazi, një përfaqësues i bashkësisë myslimane të Shqipërisë i cili morri fjalën dje, foli për harmoni, paqe e mirekuptim, pa lëshuar asnjë vrer si ato që Rama bën vete duke ia mveshur tinëzisht protestuesve.

E vërteta është se jemi përballë një proteste masive dhe ekskluzive shqiptare përtej përrallave me iranianë dhe grekë, e drejtuar ekskluzivisht kundra një anti-shqiptari që quhet Edi Rama. Cdo tentativë e këtij të fundit për të krijuar diversion dhe iluzion se shqiptarët s’e paskan me të por me Trampin dhe Izraelin është e destinuar të dështojë dhe ta fundosë edhe më shumë Ramën në thellësite e horroreve që nxjerr nga goja. Sa më shpejt ta mbylli gjuhën e nëpërkës një herë e përgjithmonë politikisht, aq më shpejt do të çlirohet kombi shqiptar nga një e keqe që po e vuan, si në kohën e luftës së ftohtë, më shume se çdo komb tjetër europian. Sot është dita e 14 e protestës “Rama ik”. Tashmë një rekord europian ! bw

Nga Sazani tek një tjetër bregdet i jugut- Si përfunduan 30 mijë m² bregdet në duart e fondacionit të ish-kreut të Interpolit

TIRANË- Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me projektin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, që lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe ka kërkuar që Shqipëria të përmbahet nga veprimet që mund të rrezikojnë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Ne i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit në lidhje me mangësitë e mundshme të këtij projekti”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Brukseli thekson se projekti është objekt i një hetimi nga SPAK, i cili sipas raportimeve publike, shkon përtej shqetësimeve mjedisore. Investimi i propozuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump parashikon ndërtimin e një kompleksi të madh turistik në zonën e mbrojtur Vjosa–Nartë dhe transformimin e një ish-baze ushtarake të periudhës komuniste në ishullin e Sazanit në një destinacion luksoz turistik.

Debati publik është intensifikuar pas publikimit të videove që tregonin mjete të rënda duke punuar në plazhet e zonës. Në Tiranë, mijëra qytetarë janë mbledhur në protesta duke kërkuar anulimin e projektit dhe kthimin e pronave te ish-pronarët.

Ndërkohë, Report ka sjellë në vëmendje edhe një rast tjetër të diskutueshëm në bregdetin e jugut. Sipas raportimit, në vitin 2015 një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metrash katrorë me pisha dhe vijë bregdetare iu dhurua një fondacioni të drejtuar nga Fabrizio Lisi, ish-drejtor i Interpolit.

Fondacioni përfshinte zyrtarë të lartë të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Sipas raportimit, donatori i pronës ishte Artur Shehu, i përshkruar si trafikant droge dhe figurë e njohur e krimit të organizuar shqiptar.

Çështja e investimeve strategjike në zonat e mbrojtura vijon të ngjallë debat të gjerë publik, ndërsa institucionet vendase dhe europiane po ndjekin me vëmendje zhvillimet që lidhen me këto projekte./Dosja.al

 

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Jetmira Delia-Kaci

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka njoftuar se ka goditur një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Pjesë e hetimit janë edhe kontrata shitjeje toke në zonën e Zvërnecit, të cilat sipas dokumenteve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë lidhen me transferimin e pronës drejt një kompanie të identifikuar në njoftimet publike të SPAK-ut vetëm me inicialet “A…L…D…sh.a.”.

Me vendim të 12 qershorit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrim mbi pasuri që burojnë nga këto kontrata, me një vlerë që tejkalon 128.4 milionë euro. SPAK-u nuk ka dhënë detaje mbi kompaninë dhe nuk ka sqaruar nëse ajo është nën hetim apo e akuzuar.

Sipas prokurorisë, disa nga personat nën hetim dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Sipas SPAK-ut, këto investime përfshijnë prona dhe projekte në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe kompani të përdorura për qarkullimin e fondeve me burim të dyshuar kriminal.

Kështu, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrim parandalues mbi villa, apartamente, troje, llogari bankare, kompani, automjete dhe mjete lundruese.

Në vijim të hetimeve, janë vendosur edhe sekuestrime mbi pasuri që burojnë nga kontrata shitjeje të lidhura nga tre persona drejt kompanisë “A…L…D…sh.a.”, për të cilat lidhet edhe pjesa më e madhe e vlerës së sekuestruar në Zvërnec.

Prokuroria tha se hetimet janë mbështetur në komunikime të siguruara nga platforma SKY ECC, përgjime telefonike, dokumente dhe akte të tjera hetimore.

Protesta dhe debatet për projektin në Zvërnec

Prej 12 ditësh në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera po zhvillohen protesta kundër punimeve për një resort në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, mes shqetësimeve për mjedisin dhe pronësinë e tokës.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Projekti është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas të dhënave zyrtare, zona në Zvërnec figuron në pronësi të kompanisë Albania Land Development, e regjistruar më 27 maj 2025 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë janë vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

Më 29 prill, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për punime rrethimi dhe përgatitore për ndërtimin e rrugëve të aksesit në zonën e Zvërnecit.

Reagimet e kompanisë dhe autoriteteve

Në një deklaratë për REL-in më 12 qershor, Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC, tha se kompania ka punuar katër vjet për të krijuar një destinacion turistik të klasit botëror në bregdetin shqiptar.

Ai tha se qëllimi është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës, duke shtuar se e ardhmja e projektit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe qytetarët e saj.

Sazan Real Estate Development LLC figuron si një nga subjektet në strukturën e pronësisë së Albania Land Development.

Kompania tha gjithashtu se projekti nuk është miratuar, nuk ka leje ndërtimi dhe nuk kanë nisur punimet, si dhe se nuk ka lidhje me Affinity Partners.

Sipas saj, toka është pronë private e blerë ligjërisht nga zhvilluesit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se askush nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave dhe se projekti nuk do të mbetet peng i proceseve gjyqësore.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se zhvillimi i projektit në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Hetimi për trafikimin e kokainës

Si pasojë e hetimit për trafikim të kokainës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masa sigurie për 20 shtetas shqiptarë: 15 me arrest në burg dhe pesë me arrest në shtëpi.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “trafikimit të lëndëve narkotike”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Evropës dhe Amerikës Latine.

Dy persona, të identifikuar me inicialet A.H. dhe L.K., dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, përmes porteve në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.

SPAK-u tha se rrjeti përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e drogës në vende të ndryshme evropiane.

Një nga episodet kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë, ku u arrestuan disa persona të dyshuar për transportin e lëndës narkotike.

Sipas SPAK-ut, janë evidentuar edhe sekuestrime të tjera të sasive të mëdha të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, që dyshohet se lidhen me rrjetin nën hetim.

“Toka jonë nuk preket!”- Kundër ndërtimit të resortit, banorët e Rrjollit në protestë në pronën e rrethuar me hekura! Përplasen edhe me policinë

Banorët e Baks-Rrjollit në zonën e Velipojës kanë dalë sërish në protestë, pas rrethimit me gardh hekuri, të një trualli ku pritet të ndërtohet një resort turistik. Ata kundërshtojnë vijimin e punimeve, duke pretenduar se toka është pronë e tyre dhe se është përvetësuar në mënyrë të paligjshme.

banoret e rrjollit proteste (5)

Prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.

banoret e rrjollit proteste (1)

Situata është tensionuar që prej janarit të këtij viti, kur firma ndërtuese nisi punimet për sistemimin e terrenit me mjete të rënda.

Që atëherë, banorët kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke kundërshtuar prezencën e kompanisë në zonë dhe duke kërkuar ndalimin e punimeve.

banoret e rrjollit proteste (12)

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes banorëve dhe punonjësve të kompanisë, si dhe me rojet private të angazhuara nga investitori.  m Çështja, sipas banorëve, ndodhet edhe në ndjekje nga Prokuroria e Shkodrës, por pavarësisht kësaj, ata thonë se ndërhyrjet në territor nuk janë ndalur.

Paralelisht, prej rreth dy javësh, një pjesë e banorëve janë bërë pjesë edhe e protestave masive në Tiranë, ku pritet t’i bashkohen sërish sot.

“Ne jemi fëmijët e Rrjollit, toka jonë nuk preket”, “Rrjolli është shtëpia jonë, mos na e merrni të ardhmen”, “Ju erdhi fundi hajdutëve”, janë disa nga pankartat që banorët mbajnë në duar teksa protestojnë për pronat e tyre.

banoret e rrjollit proteste (10)

Banorët janë përplasur edhe me policinë, të cilët kanë tentuar të ndalojnë qytetarë që donin të hiqnin gardhin metalik me të cilin është rrethuar prej disa ditësh trualli ku do të ndërtohet resorti.

banoret e rrjollit proteste (3)

banoret e rrjollit proteste (11)

 

banoret e rrjollit proteste (9)

 

banoret e rrjollit proteste (8)

banoret e rrjollit proteste (6)

banoret e rrjollit proteste (4)

banoret e rrjollit proteste (3)

banoret e rrjollit proteste (2)

 

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

A mund ta prishë mbjellja e reve në një rajon motin në zona të tjera? Disa nga fqinjët e Kazakistanit kanë shprehur shqetësime.

 

Shërbimi kazak i REL-it, Zamira Eshanova

Kur Kazakistani nisi programin e parë në shkallë të gjerë të Azisë Qendrore për mbjelljen e reve më 17 maj, ai e quajti atë një përgjigje të teknologjisë së lartë ndaj thatësirës, mungesës së ujit dhe përshpejtimit të shkretëtirëzimit.

I zhvilluar në rajonin jugor të Turkistanit në partneritet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), projekti ka cak më shumë se 900.000 hektarë tokë bujqësore të rrezikuar, me qëllim rritjen e reshjeve dhe stabilizimin e prodhimit bujqësor në një nga zonat më të thata të vendit.

Mbjellja e reve është një teknikë e modifikimit të motit që shpërndan substanca në re për të nxitur reshje dhe për të rritur sasinë e shiut ose borës.

Por, përtej kufirit, në vendet fqinje, eksperimenti ka ngjallur shqetësime të menjëhershme nëse manipulimi i shiut në një shtet mund të ketë pasoja të padëshiruara përtej kufijve të tij.

Debati vjen në një kohë kur modifikimi i motit po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një kërkim shkencor në një pikë tensioni gjeopolitik.

Një postim i mëvonshëm, i fshirë nga rrjetet sociale, i Ambasadës së Iranit në Afganistan më 21 prill pretendonte se një sulm ushtarak iranian ndaj një objekti sekret të Emirateve të Bashkuara Arabe kishte ndryshuar modelet e motit në Lindjen e Mesme.

Postimi mburrej se operacioni ushtarak kishte “përmirësuar” kushtet rajonale të motit, duke iu referuar reshjeve të pazakonta dhe një rënieje prej rreth 5 gradë Celsius në zonat jashtëzakonisht të nxehta të Iranit dhe Irakut.

Ndërsa ky pretendim u tall gjerësisht nga meteorologët botërorë, ai nxori në pah një prirje më të gjerë: Irani ka akuzuar vazhdimisht fqinjët e tij – veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite – se “vjedhin retë” e tij dhe përdorin teknologji për mbledhjen e shiut si armë klimatike. Shqetësime të ngjashme po shfaqen tani edhe në Azinë Qendrore.

Stuhia në rrjetet sociale

Vetëm një ditë pas fillimit të eksperimentit, agjencia meteorologjike e Kazakistanit, Kazhydromet, lëshoi një parashikim që paralajmëronte reshje të dendura në disa rajone jugore.

Kur stuhitë mbërritën sipas parashikimit, rrjetet sociale u mbushën shpejt me spekulime se reshjet ishin rezultat i drejtpërdrejtë i operacioneve të mbjelljes së reve.

Reagimi u përshkallëzua me shpejtësi, duke e detyruar Kazhydromet të lëshojë një sqarim se reshjet ishin shkaktuar nga një sistem ciklonor natyror që po lëvizte në rajon.

Por, deri atëherë, debati kishte kaluar kufijtë dhe ishte bërë pjesë e diskursit më të gjerë rajonal mbi kontrollin e motit dhe sigurinë e ujit.

Në Kirgizi, shqetësimet u shfaqën pothuajse menjëherë. Ish-kryeministri Akylbek Japarov, paralajmëroi se sistemet atmosferike nuk respektojnë kufijtë shtetërorë dhe se ndërhyrjet në shkallë të gjerë mund të prishin ciklin ujor rajonal, tashmë të brishtë.

“Republika e Kirgizisë është një nga vendet kryesore në rajon për sa i përket formimit të burimeve ujore”, shkroi ai.

“Akullnajat tona po shkrihen me shpejtësi. Lumenjtë, liqenet dhe balanca e ujit varen drejtpërdrejt nga qarkullimi i lagështisë, temperatura dhe reshjet. Nëse teknologjitë e ndikimit artificial në atmosferë fillojnë të përdoren gjerësisht në rajon, pasojat mund të jenë afatgjata dhe të prekin të gjithë ekosistemin e Azisë Qendrore”, shtoi ai.

Ekspertë të tjerë kirgizë bënë thirrje për koordinim urgjent rajonal. Ata u kërkuan qeverive të fillojnë mbledhjen e të dhënave bazë mjedisore – përfshirë nivelet e reshjeve, masën e akullnajave dhe nivelet e ujit në liqene – për të siguruar që mosmarrëveshjet e ardhshme mbi ujin dhe ndikimet klimatike të mund të vlerësohen me prova, jo me spekulime.

Çfarë thotë shkenca?

Shkencëtarët e atmosferës thonë se frika për “vjedhjen” ndërkufitare të shiut nuk mbështetet nga shkenca. Robert M. Rauber, profesor i shkencave klimatike dhe atmosferike në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign, i tha Radios Evropa e Lirë se efektet e mbjelljes së reve janë shumë të lokalizuara.

I pyetur nëse shiu artificial në një vend mund të ulë reshjet në shtetet fqinje, Rauber u përgjigj: “Jo. Efektet janë shumë lokale”. Ai u shpreh po aq skeptik ndaj pretendimeve se mbjellja e reve mund të ndryshojë modelet e motit përtej kufijve.

Rauber shpjegoi se mbjellja e reve rrit reshjet brenda sistemeve ekzistuese të reve, në vend që të krijojë modele të reja moti ose të ridrejtojë lagështinë atmosferike. Në varësi të kushteve, ajo përdor ose jod argjendi ose grimca mikroskopike kripe, megjithëse ai tha se nuk mund ta vlerësonte projektin e Azisë Qendrore pa më shumë detaje.

Ndërsa mbjellja e reve është studiuar gjerësisht, efektiviteti i saj varet shumë nga kushtet lokale atmosferike, shtoi ai.

Rauber gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet mjedisore për jodin e argjendit, duke thënë: “Ka aq pak nga ky material sa është i pazbulueshëm në mostrat e ujit të mbledhura në tokë”.

Hendeku i qeverisjes

Edhe mes ekspertëve që hedhin poshtë idenë e manipulimit ndërkufitar të motit, mbeten shqetësime për qeverisjen, transparencën dhe mungesën e një kuadri të përbashkët ligjor për ndërhyrjet atmosferike në Azinë Qendrore.

Bulat Yessekin, koordinator i Platformës së Ekspertëve të Azisë Qendrore për Menaxhimin e Burimeve Ujore, i tha REL-it se mbjellja e reve i përket një kategorie më të gjerë të teknologjive të gjeo-inxhinierisë, pasojat afatgjata të të cilave mbeten të pamjaftueshëm të studiuara.

“Kjo i përket një serie zgjidhjesh të gjeo-inxhinierisë që sot nuk mbështeten në nivel të OKB-së dhe nuk mbështeten gjerësisht nga komuniteti shkencor”, tha ai.

“Ka disa rezoluta të OKB-së që lidhen me zgjidhjet e gjeo-inxhinierisë. Ato thonë se duhet të jemi të kujdesshëm. Derisa të kemi studiuar të gjitha pasojat, nuk rekomandohet përdorimi i tyre”, shtoi ai.

Ai argumentoi se shtetet fqinje kanë të drejtë të kërkojnë sqarime kur nisin projekte të tilla.

“Kur fqinji juaj fillon të riparojë një çati ose një dysheme, është krejt normale të pyesësh se si mund të ndikojë kjo tek ju”, tha Yessekin.

Ai gjithashtu iu referua obligimeve të Kazakistanit sipas Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar.

“Kazakistani ka nënshkruar Konventën për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar [Konventa e Espoos]. Ne kemi marrë përsipër detyrime që, para se të bëjmë diçka që mund të ndikojë në rajonet fqinje, duhet të zhvillojmë konsultime dhe vlerësime shkencore”, shpjegoi ai.

Për Yessekin, megjithatë, çështja më e thellë është nëse mbjellja e reve adreson shkaqet rrënjësore të stresit ujor në Azinë Qendrore.

“Duhet të mbështetemi sot në rekomandime shkencore dhe zgjidhje tashmë të njohura, jo në hipoteza”, tha ai. “Kjo do të thotë jo kapjen e ujit nga retë, por rikthimin e rrjedhave natyrore të ujit”.

Ai iu referua kërkimeve që sugjerojnë se degradimi në shkallë të gjerë i sistemeve pyjore të Euroazisë mund të luajë një rol më të madh në mungesën rajonale të ujit sesa përpjekjet e lokalizuara për modifikim të motit.

Profesori Zhanay Sagin nga Universiteti Teknik Kazako-Britanik gjithashtu paralajmëroi se futja e këtyre teknologjive, pa një konsensus rajonal, mund të thellojë mosbesimin.

“Teknologjia që Kina prezantoi në Tibet dëmton vendet fqinje”, tha Sagin. “Është një teknologji interesante. Por, nga ana tjetër, pa konsensus rajonal, ajo mund të ushqejë mosbesim mes shteteve fqinje”.

Reagimi zyrtar

Agjencia shtetërore e motit e Kazakistanit, Kazhydromet, refuzoi të komentojë lidhur me debatin ndërkufitar, duke thënë se kjo çështje është jashtë kompetencave të saj institucionale.

Një përgjigje më e detajuar dha Qendra e Kazakistanit për Mbështetjen e Qeverisjes Digjitale, e cila hodhi poshtë pretendimet se operacionet e mbjelljes së reve mund të privonin vendet fqinje nga reshjet.

“Pavarësisht shumë viteve të përdorimit të këtyre teknologjive në rajone të ndryshme kufitare të botës, komuniteti shkencor ende nuk ka ofruar prova se operacionet lokale për rritjen artificiale të reshjeve në një vend kanë çuar në uljen e reshjeve në vendet fqinje”, tha qendra.

“Nuk ka prova të konfirmuara shkencore se teknologjitë e reshjeve artificiale shkaktojnë thatësira në vendet fqinje, përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave, shkaktojnë ndryshime klimatike ose mund të përdoren si mjet për të ndikuar vendet e tjera”, shtoi qendra.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Uzbekistani ka njoftuar plane për të futur teknologji të ngjashme, duke sugjeruar se mbjellja e reve mund të bëhet një praktikë më e përhapur rajonale, në vend të një eksperimenti të njëanshëm.

Në fakt, Uzbekistani ka zgjeruar gradualisht programet e veta që nga viti 2023, duke vendosur sisteme tokësore në zona të kufizuara pilot. Ndryshe nga operacionet e Kazakistanit në shkallë të gjerë ajrore mbi territore të gjera bujqësore, provat e Uzbekistanit mbeten më të vogla në shkallë dhe të kufizuara gjeografikisht, duke reflektuar një qasje më të lokalizuar ndaj modifikimit të motit.

Përgatiti: Doruntina Baftiu

Ramën nuk e mbajnë nervat, lë në mes intervistën në Top Channel

Edi Rama është pyetur në Top Channel për protestën masive të qytetarëve të Tiranës dhe për detaje të projektit të Zvërnecit në një intervistë që nuk ka arritur ta përfundojë, por e ka lënë në mes duke u larguar i nervozuar.

Shkak janë bërë pyetjet e drejtueses së emisionit “Shqipëria live” Sidorela Gjoni, e cila mes të tjerash ka cituar Ivanka Trump për mënyrën se si e gjeti Sazanin dhe se si vendosi të investojë në atë që e quan “ishull privat”.

Rama është përpjekur të ruajë qetësinë, dhe ka shfaqur dukshëm një fjalor më të zbutur përkundrejt protestuesve, të cilët më parë i ka krahasur me nazistët apo i ka konsideruar si njerëz të ndikuar nga agjenturat e huaja, greke, iraniane, serbe etj.

“Ça problemi ka që zhvillohen protestat? Janë pjesë e jetës demokratike, pjesë e jetës shoqërore në një vend që është i lirë, por protestat nuk janë matje force dhe as nuk maten me numra në kuptimin që pavarësisht se numrat mund të jenë të vegjël apo të mëdhenj, maten me qëllime, kauzën maten me kërkesat. Fakti që unë dhe PS jemi votuar në një shumicë shumë domethënëse nuk e përjashton faktin që një pjesë e njerëzve që jetojnë në këtë vend dhe bashkëndajnë një hapësirë kanë një qëllim dhe duan ta shprehin” u shpreh Rama.

Gjithsesi kryeministri tha se nuk do të jepte dorëheqjen pasi do të respektonte deri në fund kontratën me zgjedhësit e tij.

“Konkretisht unë kam një kontratë me shqiptarët dhe do ta respektoj deri në fund, nuk diskutohet” u shpreh Rama.

Shkruajta pak ditë më parë se shfaqja në TV e Artur Shehut ishte shenjë paniku o mesazhi për dikë…. Pêr kë? Unë e kam një ide. Ju? Nga Alba Kepi

Artur Shehu në urdhër arresti
Në pranga, mësohet se ka rënë Leonard Bishaj, krahu i djathtë i tij e administrator i Crystal Luxury Resort, biznesmeni Orest Sota, Ilir Shtufi ( i fundit permendej edhe në dosjen e Ballukut). Masa e sigurisë për Shehun e Shtufin nuk është ekzekutuar pasi ndodhen jashtë vendit.
Shkruajta pak ditë më parë se shfaqja në TV e Artur Shehut ishte shenjë paniku o mesazhi për dikë…. Pêr kë?
Unë e kam një ide.
Ju?
Emrat
I nomi
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Artur alias Luçiano Koçeku
Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Orest Sota
Ilir Shtufi
Orgest Birçaj
Dritan Aga
Gëzim Islami
Edmond Jaupi
Alfredo Hamzai
Ardian Zykaj
Adrian Rama
Erjon Rama
Elton Memeti
Arben Ismailaj
Bensik Myftari
Astrit Vladi
—-

Dalja e Artur Shehut në ekran: mesazh force apo shenjë shqetësimi?

Pas vitesh heshtjeje publike, Artur Shehu u shfaq mbrëmë në një studio televizive. Për disa ai mbetet investitor i suksesshëm; për të tjerë, një personazh që prej vitesh shfaqet në sfondin e disa prej historive më të debatueshme që lidhen me pronat, investimet strategjike dhe interesat e mëdha ekonomike në Shqipëri.

Unë e pashë këtë dalje televizive si lajm të mirë. Jo sepse intervista dha përgjigje bindëse. Përkundrazi. Në një kohë kur emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve investigative dhe pyetjeve të shumta mbi origjinën e pronave, strukturat e biznesit dhe përfitimet ekonomike të lidhura me to, prania në ekran duket si një lëvizje që duhet lexuar përtej fjalëve të intervistës.

Shehu jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, por aktiviteti i tij ekonomik në Shqipëri mbetet i konsiderueshëm. Kompanitë e lidhura me të operojnë në sektorë strategjikë dhe kanë zgjeruar ndikimin e tyre gjatë viteve të fundit. Kjo e bën figurën e tij të rëndësishme për ekonominë, por edhe për interesin publik. Sa më i madh ndikimi ekonomik, aq më e madhe nevoja për transparencë.

Problemi është se emri i Artur Shehut nuk është përmendur vetëm në bilance kompanish dhe projekte investimi. Gjatë viteve të fundit ai është shfaqur vazhdimisht në raportime investigative që kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Emri i tij është përmendur edhe në librin e gazetarit investigativ italian Nello Trocchia mbi historinë e ishullit Aruba, një çështje që ka gjeneruar debat publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi rrjetet e interesave në turizëm që veprojnë përtej kufijve kombëtarë.

Por ndoshta rasti më domethënës është ai i ish-gjeneralit italian Fabrizio Lisi. Jo vetëm për emrin e madh që mbante në Itali si ish-drejtues i Guardia di Finanza dhe ish-zyrtar i strukturave të Interpolit, por sepse historia përmbledh në mënyrë perfekte modelin që shfaqet vazhdimisht në shumë prej këtyre çështjeve: prona me vlerë të jashtëzakonshme, fondacione, ndërmjetës, dokumente dhe pyetje pa përgjigje.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe emisioneve investigative të transmetuara në RAI 3, rreth 30 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës iu dhuruan fondacionit të drejtuar nga Lisi. Dhurues rezultonte Artur Shehu. Vetë Lisi deklaroi publikisht se nuk e njihte personalisht Shehun dhe se kishte vepruar mbi bazën e dokumenteve që i ishin paraqitur. Por pikërisht këtu lind pyetja që nuk mori kurrë një përgjigje bindëse: përse një sipërfaqe me vlerë potencialisht milionëshe do t’i jepej falas një fondacioni të huaj? Cili ishte interesi ekonomik? Kush përfitonte realisht? Dhe përse një operacion i tillë kërkonte kaq shumë ndërmjetës dhe kaq pak transparencë?

Historia u bë edhe më e rëndë kur emri i Lisit u përfshi më vonë në hetime për korrupsion në Itali. Kjo nuk provon automatikisht paligjshmëri në rastin shqiptar. Por shton edhe më shumë nevojën për të kuptuar se çfarë ndodhi realisht me ato prona dhe pse emra kaq të rëndësishëm ndërkombëtarë shfaqen vazhdimisht në histori që lidhen me pasuri të mëdha në Shqipëri.

Sot, megjithatë, vëmendja është përqendruar te Zvërneci. Sipas raportimeve të medias investigative Shteg, pas projektit të madh turistik në zonë gjendet një strukturë komplekse kompanish, transaksionesh dhe pronash që meriton transparencë të plotë. Artikulli “Matrioshkat e Zvërnecit” ngre pyetje serioze mbi mënyrën se si janë konsoliduar pronësitë dhe kush përfiton realisht prej tyre. Nuk kemi më të bëjmë me një kompani të vetme apo një investitor të vetëm. Kemi të bëjmë me një labirint shoqërish tregtare, transferimesh aksionesh, pronarësh formalë dhe përfituesish fundorë që e bëjnë të vështirë identifikimin e qartë të interesave reale.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Në Shqipëri është bërë pothuajse rregull që sa herë flitet për prona me vlerë të jashtëzakonshme ekonomike, strategjike apo turistike, shfaqen të njëjtat elemente: kompani mbi kompani, guacka korporative, fondacione, përfaqësues, administratorë dhe një mjegull e dendur që e bën të vështirë të kuptohet se kush është pronari real dhe kush është përfituesi i vërtetë.

Pikërisht në këtë moment Artur Shehu vendosi të shfaqet në ekran pasi emri i tij përmendet në pronat e Zvërnecit.

Gjatë intervistës, referencat e shpeshta te avokatët dhe mbrojtja ligjore lanë përshtypjen e një njeriu që nuk po ndërtonte një vizion publik, por po pozicionohej përballë një presioni në rritje. Dhe kur një biznesmen që ka zgjedhur heshtjen për vite të tëra ndien nevojën të flasë pikërisht në kulmin e këtyre debateve, publiku ka të drejtë të pyesë nëse kemi të bëjmë me një demonstrim force apo me shenjën e parë të shqetësimit.

Rikthimi i Artur Shehut nuk është fundi i historisë. Ndoshta është sinjali se historia po hyn në fazën më të rëndësishme të saj. Një fazë ku nuk mjaftojnë më intervistat televizive, deklaratat e kujdesshme dhe sqarimet e përgjithshme.

Sepse në fund të fundit, pyetja nuk është më kush është Artur Shehu. Pyetja është si janë ndërtuar këto pasuri, si kanë kaluar këto prona, kush përfiton prej tyre dhe nëse interesi publik është mbrojtur apo është përdorur si dekor për interesa private. Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, çdo dalje televizive do të prodhojë më shumë dyshime sesa qartësi.

 

Operacion i madh i SPAK: Në pranga Orest Sota, shpallen në kërkim Ilir Shtufi, Edmond Jaupaj arrest shtëpie

 

 

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar këtë të premte një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, duke ekzekutuar 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet lidhen me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge dhe ka qarkulluar të ardhura me burim të paligjshëm.

Gjatë operacionit është arrestuar shtetasi Orest Sota, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe Edmond Jaupaj me arrest shtëpie

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit dhe rolin e personave të përfshirë./Reporter. al

SPAK shpall në kërkim Artur Shehun, biznesmenin e takimit të Arubës dhe të hetuar për pronat në Zvërnec

Kronika12 June 2026, 10:19

 

SPAK firmosi urdhër arrest në mungesë për Artur Shehun, një prej biznesmenëve kontroversë pjesë e takimit të shumëpërfolur të Arubës. Shehu ndodhet në Amerikë pasi u largua nga Shqipëria më shumë se 27 vite më parë, për shkak të përplasjes me kreun e Bandës së Coles, Myrteza Çaushi.

Shehu është edhe nën hetim për një skemë masive të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku do të ndërtohet resorti luksoz nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Pak ditë më parë, Shehu doli në një intervistë televizive dhe mohoi të gjitha akuzat. Ai është përfolur prej më shumë se dy dekadash për lidhje me trafikun e kokainës.

SPAK thotë se grupi kriminal trafikonte tonelata kokainë dhe ka pastruar miliona euro cash.

“Protestat e dinjitetit”- Ditmir Bushati akuza ndaj Ramës: Po luan me zjarrin duke injoruar zemërimin popullor! Talljet me qytetarët po vendosin në pikëpyetje të ardhmen e Shqipërisë! Në PS ka humbur liria

Nga Ditmir Bushati

PËR NJË SHQIPËRI TË RE

Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të botës ku jetojnë shqiptarë, mund të përkufizohen si “protestat e dinjitetit”. Për të perifrazuar filozofin francez Pierre Lévy, Tirana po shfaqet para botës si një “qytet inteligjent” ku njerëzit nuk grupohen rreth një partie politike apo një pushteti që nuk i përfaqëson, por rreth disa vlerave e shqetësimeve të përbashkëta që shkojnë përtej bindjeve politike, në kërkim të një Shqipërie të re.

Ajo që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore shpejt u shndërrua në diçka më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë. Protesta po dëshmon se politika e së ardhmes po kuptohet më mirë nga ata që aktualisht janë jashtë politikës.

Përgjatë viteve të tranzicionit kemi parë se si asetet më të çmuara të vendit janë dorëzuar nga lart tek një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët e zakonshëm dhe komunitetet vendore ‘informohen’ vetëm kur vendosen gardhet dhe mbërrijnë betonierat.

Tirana dhe vija bregdetare adriatiko-joniane është pamja më kontrastuese dhe përjashtuese e të ashtuquajturit model zhvillimor të vendit që nuk ka lidhje me modelin europian të kohezionit shoqëror e as me respektin për trashëgiminë e përbashkët.

Dominimi i pakufizuar i të mirave publike e ka thelluar kontradiktën midis mundësive të krijuara nga ekonomia e tregut dhe përvetësimit nga një pakicë poseduese e pushtetit ekonomik dhe politik. Shoqëria sot është më e ndarë se kurrë nga pabarazitë e thella midis atyre që grumbullojnë pasuri dhe pushtet dhe atyre që luftojnë çdo ditë për të jetuar me dinjitet, ose thjesht për të mbijetuar.

Ky nuk është një zhvillim i natyrshëm i kapitalizmit. Por rezultat i një partneriteti të kalcifikuar mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Flamingot janë simbol i zemërimit të grumbulluar ndaj trajtimit të atdheut si plaçkë dhe jo një protestë kundër zhvillimit të vendit. Një protestë kundër një modeli të pamëshirshëm në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëve duke ua ngrënë kontributin. Të dytëve duke ua rrënuar trashëgiminë.

Ndaj, kërkohet një reflektim politik dhe veprim i vërtetë. Para së gjithash, nga Partia Socialiste.

Mohimi i realitetit, tallja me protestuesit, përqendrimi tek numrat e pjesëmarrjes, rendja pas teorive konspirative, akuzat për fqinjët apo mediat prestigjioze ndërkombëtare, duke anashkaluar thelbin e zemërimit popullor që ka vërshuar rrugëve, u ngjajnë lojës me zjarrin, dhe vendosin në pikëpyetje të ardhmen e Shqipërisë.

Trembëdhjetë vjet më parë, teksa mbyllnim fushatën zgjedhore të 2013-ës, në Shkodër, Edi Rama dhe Partia Socialiste u zotua para shqiptarëve se do t’u jepte fund fenomeneve gërryese të tranzicionit, duke jetësuar fjalët e At Gjergj Fishtës se: “Për me sundue një shtet, nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçillëku, rrena, tradhtia. Duhet nder, dije, urti, burrni. Qe se çka duhet”!

Mbi këtë zotim të thjeshtë por të fuqishëm u kërkuam shqiptarëve besimin për të qeverisur dhe jo sunduar. Zotimin se do të ishim një parti e ideve dhe idealeve, dhe jo e pushtetit si qëllim në vetvete. Se do të punonim për drejtësinë shoqërore, shtetin e së drejtës dhe përfaqësonim interesat e shumicës. Se do të ishim një parti që do të matej me pritshmëritë e qytetarëve dhe jo me shfrytëzimin e dobësive të kundërshtarëve. Një parti dhe qeverisje e dallueshme për vizionin, pluralitetin e ideve dhe personaliteteve politike dhe jo një parti që asfikson mendimin, narrativën dhe veprimin politik.

Protestat e këtyre ditëve janë pasqyra më e qartë se nuk u kemi qëndruar besnikë parimeve e zotimeve të mësipërme. Censura në mediat kombëtare dhe transmetimi i protestës fillimisht vetëm në News24, rrjete sociale e më pas nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, më solli ndër mend gjendjen e vështirë të vitit 1990 dhe ngjarjet tragjike të viteve 1996-1997, ku mund të informoheshim për çfarë ndodhte në Shqipëri vetëm përmes Zërit të Amerikës, BBC dhe gazetës Koha Jonë.

Ndaj është e domosdoshme të dilet nga gjendja e mohimit, të kërkohet ndjesë për gabimet, e të reflektohet për çfarë duhet bërë për të mos humbur arsyen pse ekzistojmë, trashëgiminë dhe kontributin e pamohoueshëm të PS-së, që prej themelimit të saj, në drejtim të punëve të vendit.

PUSHTETI SI QËLLIM NË VETVETE

Partitë politike nuk dështojnë vetëm kur humbasin zgjedhjet. Por edhe nga shpërfillja e rregullave demokratike të lojës, përqendrimi i madh i pushtetit dhe njehsimi me shtetin.

Fitoret e zgjedhjeve janë bekim për çdo forcë politike kur shoqërohen me demokratizimin e tyre dhe të shoqërisë. Por qëndrimi i gjatë dhe personalizimi i pushtetit krijon iluzionin se modeli funksionon, se llogaridhënia dhe korrigjimet nuk janë të nevojshme, se personalitetet politike mund të zëvendësohen nga besnikëria e kartonëve, se militantët dhe qytetarët do të vazhdojnë të besojnë pafundësisht, në kushtet kur kundërshtari politik është i dobët.

Pikërisht këtu fillon rrëshqitja.

Një nga transformimet më të rrezikshme që ndodh në jetën politike nuk është kapja e shtetit nga një parti, udhëheqës apo një grup oligarkësh. Është diçka më delikate se kaq: momenti kur shteti fillon të përvetësojë logjikën e tyre dhe ato fillojnë të përvetësojë logjikën e shtetit. Në fillim, ky proces duket i padëmshëm. Kufijtë mes interesit të shtetit dhe pushtetit bëhen më pak të dallueshëm. Ajo që në fillim paraqitet si stabilitet shndërrohet në sundim. Pushteti konsiderohet si gjendja e natyrshme e gjërave.

Media kombëtare del jashtë misionit të saj dhe konsiderohet si levë e pushtetit. Synimi nuk është që të binden njerëzit për të vërtetën e narrativës së pushtetit, por të prodhohet ligështim, cinizëm, të rraskapitet mendimi kritik dhe të krijohet një ndjenjë pafuqie te njerëzit.

Energjitë përqendrohen te mënjanimi dhe përjashtimi i bashkëpunëtorëve që mendojnë ndryshe. Pushteti kthehet qëllim në vetvete në kurriz të cilësisë së qeverisjes. Korrupsioni gërryen çdo sferë të vendimmarjes. Demokracia, pluralizmi dhe sundimi i së drejtës në ekonomi minohen.

Boshti i vlerave programatike dhe idealeve rreth të cilit grupohen njerëzit në parti zëvendësohet me kundërshtarët e dikurshëm dhe oportunistët, të cilët, përfaqësojnë sot pushtetin, më shumë sesa socialistët. E gjitha i ngjan një loje tregu dhe jo logjikës demokratike.

Pikërisht ky është kurthi para nesh.

Ne shqiptarët nuk kemi vuajtur nga mungesa e udhëheqësve të pushtetshëm, por nga mungesa e burrështetasve të mençur e patriotë që sakrifikojnë pushtetin për shtetin. Që nuk bëjnë pirueta diplomatike në funksion të mbijetesës politike, duke vendosur në rrezik sigurinë kombëtare.

Momentet më të arta të historisë sonë janë të lidhura me përpjekjet e përbashkëta për t’iu nënshtruar rregullave të demokracisë. Demokracia nuk ndërtohet mbi idenë e pushtetit të përhershëm. Por mbi idenë e kufizimit të pushtetit në të gjitha nivelet.

Kur pushteti personalizohet tejskashmërisht, tundimi më i madh nuk është abuzimi me të. Por normalizimi i gjithçkaje. Normalizimi i idesë së barazimit të udhëheqësit me shtetin. Normalizimi i idesë se kritika ndaj pushtetit është kritikë ndaj vendit. Normalizimi i idesë se kundërshtimi është pengesë dhe jo kontribut. Normalizimi i idesë se çdo segment i shoqërisë duhet të funksionojë në harmoni dhe në shërbim të pushtetit.

Asnjë prej këtyre proceseve nuk ndodh brenda natës. Pikërisht për këtë arsye janë të vështira për t’u identifikuar në kohë. Ato nuk paraqiten si devijime spektakolare. Përkundrazi, paraqiten si zgjidhje praktike të mbështjella me shije estetike. Megjithatë, eksperienca botërore tregon se rezultati është pashmangshmërisht i njëjtë: shoqëria fillon të organizohet rreth nevojave të pushtetit dhe jo pushteti rreth nevojave të shoqërisë.

Në këtë pikë keqpërdorimi i pushtetit pushon së qeni një seri rastesh individuale dhe fillon të bëhet simptomë e një problemi më të madh. Ai nuk lind sepse papritur shfaqen njerëz me vese që nuk i rezistojnë tundimit të pushtetit apo hanë “dardha pas shpine”. Por sepse mekanizmat politikë që duhet ta frenojnë janë shkallmuar nga pushteti. Rreshtimi vlerësohet më shumë se integriteti. Nxjerrja e përgjegjësive politike dhe garantimi i integritetit të detyrës publike konsiderohen herezi. Lojtarët ndryshohen. Popullit tentohet t’i hidhet hi syve përmes proceseve gjyqësore që ngjajnë me episodet e Netflix. Ndërkohë, loja e zakoneve të vjetra vijon e patrazuar.

Për t’u ndarë nga kjo gjendje është e domosdoshme të sigurohet ndarja e shtetit nga pushteti. Është gjithashtu e rëndësishme të rizbulojmë togfjalëshin e harruar “ne”. Si në vendimmarrje ashtu edhe në shpërndarjen e pasurisë dhe pushtetit politik në dobi të popullit.

E KEQJA MË E VOGËL DHE JO ALTERNATIVA MË E MIRË

Në vitin 2005 Edi Rama paralajmëronte se Partia Socialiste kishte gabuar kur ishte matur me dobësitë e kundërshtarit të atëhershëm në opozitë dhe jo me pritshmëritë e qytetarëve. Ishte një mësim i vlefshëm atëherë. Është një mësim edhe më i vlefshëm për situatën e krijuar sot.

Një parti serioze duhet të matet me pyetjen më të vështirë nga të gjitha: a po e përmirësojmë jetën e njerëzve aq sa ata presin prej nesh?

Që prej vitit 2019 kur opozita u fut në një spirale vetëshkatërruese, pushteti përvetësoi logjikën e tregut në politikë. Duke marrë kundërshtarët e deridjeshëm e duke i graduar në funksione të ndryshme të pushtetit. Prej një kohe të gjatë socialistët nuk janë pjesë e vendimmarrjes.

Distanca mes socialistëve dhe pushtetit është më e madhe se kurrë. Në parti nuk zhvillohet asnjë debat programor, asnjë llogaridhënie për kostot shkaktuar vendit, asnjë garë e konsultim, por vetëm aktivitete me skenarë dhe regji të përqendruar.

Reagimi i socialistëve në ceremoninë për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, përveçse shprehje respekti për një periudhë ku në Partinë Socialiste mbizotëronte një frymë demokratike dhe garë, e cila i dha vendit ekuilibër politik dhe paqe sociale në momente kritike, ishte edhe një shprehje frustrimi me gjendjen e tanishme.

Në Partinë Socialiste ka humbur liria për t’u dëgjuar. Sepse demokracia e brendshme nuk është e drejta për të folur. Demokracia e brendshme është e drejta për t’u dëgjuar.

Partitë që dëgjojnë vetëm duartrokitjet humbasin aftësinë për të kuptuar realitetin.

Partitë politike nuk janë krijuar për të mbajtur pushtetin. Por për të ndryshuar shoqërinë përmes vizionit qeverisës. Kur ky raport përmbyset, kur energjia më e madhe investohet në ruajtjen e pushtetit dhe jo në prodhimin e jetësimin e ideve, partia mund të duket e fortë organizativisht për shkak të njehsimit me shtetin, por e dobët politikisht.

Kjo është arsyeja pse për një kohë të gjatë nuk kemi një përgjigje bindëse për rrëshqitjen e standardeve demokratike; për shtresën e mesme që ka vite që ndjen trysninë e parasë së pisët në ekonomi; për pabarazinë e përjashtimin shoqëror; për ndikimin e teknologjisë në sistemin demokratik dhe tregun e punës; për raportin e drejtë mes punës e kapitalit; për raportin mes qendrës dhe periferisë; për ekonominë e bllokuar në një model të vjetruar produktiv; për punëtorët dhe sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm që luftojnë çdo ditë për mbijetesë; për strehimin që është bërë një ëndërr e largët dhe e paarritshme e shumicës së familjeve shqiptare; për spekulimet me çmimet dhe qiratë e pronave që pengojnë çiftet e reja të kenë një shtëpi, të rrisin fëmijë dhe të jetojnë me dinjitet. Dhe e gjithë kjo në një kohë kur braktisja e vendit përbën një kërcënim serioz për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Ndaj, sfida e madhe shoqërore sot nuk është vetëm rritja ekonomike përmes ndërtimtarisë e turizmit, por garantimi i një jete me dinjitet pa presionin e vazhdueshëm të mbijetesës.

NEVOJA PËR NJË RIPËRTËRITJE DEMOKRATIKE

Shqipëria ka nevojë për një ripërtëritje demokratike. Si përgjigje ndaj zhgënjimit, zemërimit, korrupsionit të projekteve pa krye kombëtare dhe shoqërore, padrejtësisë, pabarazisë dhe krizës së vetë demokracisë.

Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim.

Shqipëria ka nevojë për një plan demokratik që siguron ndarjen e shtetit nga pushteti, rregulla loje të barabarta dhe institucione demokratike. Garancia më e mirë për këtë është vigjilenca dhe bashkëveprimi qytetar.

Shqipëria ka nevojë për një të majtë me vizion të ri, të guximshme e me shpirt që u paraprin nevojave të shoqërisë. Për një të majtë që përqafon një patriotizëm të ri të lidhur në mënyrë të pandashme me drejtësinë sociale. Një patriotizëm që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë. Që vendos kufij mbi oligarkinë dhe mbron interesin publik. Në thelb të të cilit është siguria e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, solidariteti dhe kohezioni social.

Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje dhe zhbërje të partneritetit mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Sistemi ynë politik ka nevojë për një epokë të re që mundëson ripërtëritjen e elitave, përfaqësimin e popullit në vendimmarrje dhe mekanizma parandalues të përqendrimit të pushtetit politik edhe ekonomik.

Ekonomia jonë ka nevojë për një plan kombëtar rindërtimi që synon zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Modeli ynë produktiv kërkon riorientim rrënjësor.

Shqiptarët nuk meritojnë të zgjedhin vazhdimisht mes frikës dhe zhgënjimit. Nuk meritojnë të votojnë kundër dikujt. Meritojnë të votojnë për një vizion. Të zgjedhin alternativën që u jep më shumë besim për të ardhmen, por edhe më shumë siguri për të tashmen.

Pikërisht këtu duhet të matet e majta e re të cilën unë aspiroj. Me kërkesat e shqiptarëve ndaj nesh.

Një e majtë që do të fitonte vendin në histori duke ndryshuar jetën e njerëzve.

Nëse harrohet ky mision, do të humbasim diçka shumë më të rëndësishme. Arsyen pse ekzistojmë. Sfida nuk është mbajtja e pushtetit, por të meritosh besimin. Çdo ditë. Nga e para.

Antimitingu i PS- Aktivisti Gent Progni publikon mesazhet denoncuese: Presion dhe shantazh mbi administratën vendore për të marrë pjesë me detyrim! Janë ofruar edhe shpërblime

Aktivisti dhe eksperti i kibernetikës e teknologjisë, Gent Progni ka denoncuar presionet që u bëhen qytetarëve dhe punonjësve të administratës për të marrë pjesë sot në antimitigun që PS organizon me rastin e 35-vjetorit të themelimit.

 

Aktiviteti do të zhvillohet sot në orë 17:30 në sheshin Italia, afërisht në të njëjtën orë kur edhe qytetarët shqiptarë prej 13 ditësh dalin në protesta masive duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Në facebook, Progni ka publikuar një mesazh nga një qytetar në Berat, i cili theksohet se në këtë qytet po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës vendore për të marrë pjesë me detyrim në aktivitetin e PS.

Po ashtu në denoncim thuhet se në rast refuzimi do të kenë edhe pasoja, ndërsa u kërkohet që të udhëtojnë me makina private me qëllim për të mos u identifikuar.

Screenshot
Screenshot

“Në Berat po ushtrohet presion i drejtpërdrejtë mbi punonjësit e administratës vendore dhe qendrore për t’u paraqitur nesër me detyrim në te quajturen antiproteste në Tiranë. Sipas informacioneve, po caktohen lista dhe numra pjesëmarrësish nga drejtues lokalë, me paralajmërime për pasoja në rast refuzimi. U kërkohet gjithashtu të shkojnë me mjete private për të mos u identifikuar dhe per mos te ren ne sy qe po i detyrojnë me zor. Kjo është një formë e hapur shantazhi dhe abuzimi me punonjësit e administratës”, thuhet në denoncimi n që e ka publikuar Progni.

Po ashtu në një tjetër denoncim, thuhet se e kanë marrë në telefon me një numër të panjohur për të marrë pjesë në antimiting kundrejt një shpërblimi.

721160702_4400762020252795_8359282829545785647_n

“Pershendetje Gentjan, sapo telefonuan babin nje numer i panjohur duke e ftuar qe ti bashkohet anti protestes se neserme kundrejt nje shperblimi. Sigurisht qe refuzoi. Provoi ta therrase pastaj ate numer dhe nuk i shkoi zilja. Shperndaje lajmin sa me shum po munde”, thuhet në mesazh.

4

 

 

“Në Bullgari ekzekutivi u largua brenda 3 javësh”- Sheshi plot në kërkim të dorëheqjes së Ramës, DW: Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?“

Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politike, një dukuri që ekspertët e shohin gjithnjë e më në rritje në Ballkan dhe më gjerë në botë.

Kur në një ditë të nxehtë maji, një qytetar në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga policia private, sepse po protestonte kundër ndërtimit të resortit lukoz të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonë, askush nuk i kishte menduar ngjarjet që do të pasonin më pas dhe që rrodhën shumë shpejt.

24 orë më vonë, pasditen e 31 majit, një grupim qytetarësh u grumbullua përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar kundër dhunës së përdorur nga policët privatë dhe mungesën e reagimit nga policia e shtetit, përfaqësuesit e së cilës ishin aty kur ndodhi ngjarja, por nuk ndërhynë. Kauza e mosreagimit policor u shndërrua brenda së njëjtës natë në rebelim kundër ndërtimit të resortit brenda zonës së mbrojtur, një ndër më të bukurat zona bregdetare në Shqipëri, me një biodiversitet të rrallë dhe plot flamingo.

Pa asnjë logo politike, me organizim të shoqërisë civile dhe aktivizëm të nisur në rrjetet sociale, mijëra qytetarë i shtuan kauzës mjedisore edhe një listë të gjatë problemesh, mes shumë syresh: korrupsionin, varfërinë, shpopullimin dhe arrogancën qeverisëse.

I ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” është në javën e dytë të tij dhe tani qytetarët e kanë kthyer në ritual protestën para godinës së kryeministrisë. Ata shkojnë aty me fëmijë, prindër, miq dhe protestojnë dhe marshojnë paqësisht. Refuzojnë siglat politike, si majtas ashtu edhe djathtas, dhe kërkojnë pezullimin e projektit në Zvërnec e Sazan dhe dorëheqjen e qeverisë Rama. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama deklaron se asnjëra prej tyre s’do të ndodhë, pasi vetëm një vit më parë ai u votëbesua në zgjedhjet parlamentare.

Pse pikërisht tani?
Iliriana Gjoni nga qendra kërkimore “Carnegie Europe” me seli në Bruksel, organizatë e cila hulumton ҫështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë europiane, thotë se “është veçanërisht interesant momenti në të cilin po ndodhin këto protesta”.
“Në Shqipëri, shumë nga debatet që po zhvillohen sot mbi konsultimin publik, transparencën, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e qeverisjes, lidhen ngushtë me standardet që vendi ka marrë përsipër të zbatojë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.Pikërisht për këtë arsye, protestat duhen parë me maturi dhe respekt. Në një demokraci funksionale, tubimet paqësore dhe shprehja e pakënaqësisë qytetare nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin. Përkundrazi, ato janë pjesë e mekanizmave përmes të cilëve shoqëritë korrigjojnë veten, forcojnë institucionet dhe ndërtojnë besim mes qytetarëve dhe shtetit” -thotë ajo në një intervistë për Deutsche Welle.

Për Ivaylo Dinev, nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Europën Lindore (ZOiS) me seli në Berlin, “këto protesta janë një përpjekje për të rinegociuar kontratën sociale”.

Për Deutsche Welle, studiuesi Dinev analizon se protestat nuk duhen parë vetëm si një reagim ndaj një projekti të vetëm, por si pjesë e një beteje më të gjerë.

“Në këtë mënyrë duhet t’i kuptojmë slogane të tilla, si “Shqipëria nuk është në shitje”. Protestuesit argumentojnë se interesi më i gjerë publik, në vend të interesave të ngushta të elitave politike dhe ekonomike, duhet të përcaktojë rrugën e vendit” – thotë Dinev.

“Lufta hibride”
Që pas nisjes së protestave të qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka pretenduar për ndikim të huaj që ka dorë në organizimin e protestave apo për “luftë hibride” të orkestruar nga Irani.

Megjithatë, ekspertët nuk bien dakord me këto pretendime.

“Në rajonin tonë, akuzat për ndërhyrje të huaja shfaqen shpesh në debatet politike, veçanërisht gjatë mobilizimeve të mëdha qytetare” – shprehet Gjoni. Sipas saj, “çdo shtet duhet të jetë vigjilent ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe fushatave të ndikimit”. Megjithatë, kjo nuk i zhbën kauzat e qytetarëve.

„Nëse mijëra njerëz dalin në rrugë, pyetja kryesore për çdo qeveri demokratike nuk duhet të jetë vetëm se kush mund të përfitojë nga protestat, por edhe pse këto protesta po rezonojnë me një pjesë të shoqërisë. Qytetarët duhen trajtuar me respekt dhe seriozitet. Përgjigjja më e mirë ndaj pretendimeve për ndërhyrje të huaja nuk është delegjitimimi i protestave, por transparenca, informacioni publik dhe institucione të besueshme që gëzojnë besimin e qytetarëve” – analizon studiuesja Gjoni nga „Carnegie Europe”.

Dinev sjell në vëmendje protestat e studentëve në Serbi dhe reagimin e qeverisë atje.

“Pamë reagime të ngjashme në Serbi, ku përfaqësuesit e qeverisë fillimisht i paraqitën demonstratat si përpjekje të nxitura nga jashtë për të destabilizuar vendin. Lëvizja shqiptare bashkon qytetarë nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe orientime politike. Më e rëndësishmja, Shqipëria mbetet një nga shoqëritë më pro-europiane dhe pro-perëndimore në Ballkan. Kërkesat qendrore që dalin nga protestat kanë të bëjnë me të mirën e përbashkët, llogaridhënien dhe përfaqësimin, në vend të riorganizimit gjeopolitik” – analizon ai.

Sipas tij, „këto protesta sfidojnë një supozim të përhapur gjerësisht se inovacioni demokratik udhëton gjithmonë nga Perëndimi në Lindje. Disa nga format më krijuese të mobilizimit në Europë, sot po dalin pikërisht nga Ballkani”.

“Gen Z”
Që prej vitit 2020, një ndër fenomenet që hulumtuesit e shkencave politike po studiojnë, janë protestat e udhëhequra nga “Gen Z”, ose ndryshe të lindurit në periudhën 1997 – 2012.

Në shumë rajone të botës, si në Azinë Jugore, Amerikën Latine apo Afrikën Veriore, të rinjtë që organizohen përmes rrjeteve sociale dhe kryesisht TikTok, janë ata që po bëjnë revolucion në organizimin e protestave masive, për të kundërshtuar regjimet në vendet e tyre. Së fundi, dhe në Europën Lindore e Ballkanin Perëndimor. Edhe në Shqipëri, rinia e këtyre protestave duket se organizimin e bën në platformat sociale e veҫanërisht në TikTok, platformë e pezulluar për gati një vit nga qeveria Rama në prag të zgjedhjeve të kaluara parlamentare gjatë 2025-ës.

“Idetë e protestave kapërcejnë kufijtë” – thekson Dinev, i cili në qendër të punës së tij kërkimore ka edhe përfshirjen e “Gen Z” në protestat e Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë.

Në rastin e Shqipërisë, ai mendon se vendi nuk po e përjeton për herë të parë këtë fenomen, duke risjellë në kujtesë studentët e dhjetorit të vitebve ’90 si dhe protestat e studentëve në vitin 2018.

„Ajo që po dëshmojmë sot është një brez i ri rebelësh që po futen në traditën e aktivizmit qytetar. Teksa Shqipëria vazhdon të përballet me emigracion të konsiderueshëm, veçanërisht midis të rinjve, numri i madh i paprecedentë i protestuesve tregon se po vërejmë një ndryshim të rëndësishëm. Të rinjtë që po nxisin “Revolucionin Flamingo”, tani po zgjedhin të ngrenë zërin, në vend të largimit. Në hulumtimin tim, unë përdor konceptin e “demokracisë protestuese” për ta shpjeguar këtë dhe mendoj se “Revolucioni Flamingo” është pikërisht në këtë model. Ideja është e thjeshtë. Në rajon, qytetarët vazhdimisht ndiejnë se institucionet përfaqësuese nuk i pasqyrojnë në mënyrë të mjaftueshme interesat e përbashkëta. Kur ndodh një ngjarje skandaloze, ata gjithnjë e më shumë drejtohen në veprime masive kolektive. Me pak fjalë: njerëzit i bëjnë zërat e tyre të dëgjohen edhe në rrugë, jo vetëm në qendrat e votimit. Pyetja tani është se “Ҫfarë do të bëjmë më pas? – argumenton Dinev.

Ҫfarë vjen më pas?
Në Bullgari, protestat e organizuara nga Gen Z në fundvitin e kaluar dhanë efekt brenda 3 javësh, me dorëheqjen e qeverisë. Në Serbi, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë por deri tani ende pa rezultat. Në Shqipëri gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama janë artikuluar që nga nisja e protestës, sëbashku me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë klasës politike të këtyre 36 viteve.

Megjithatë, për Dinev, parashikimi i rezultateve është gjithmonë i vështirë. Duke përmendur rastin e Bullgarisë, ai kujton se “valët e protestave në Bullgari në vitin 2020 çuan në disa “parti proteste”, ose suksesi zgjedhor i partisë Tisza në Hungari. Megjithatë, fuqia e lëvizjeve pa udhëheqës qëndron në aftësinë e tyre për të bashkuar njerëz të ndryshëm dhe për të parandaluar fushatat e shpifjes kundër aktivistëve”.

“Pyetja kryesore pas ditëve të demonstratave masive në rrugë nuk është vetëm nëse protestat janë mjaftueshëm të mëdha. Pyetja tjetër kryesore është nëse kjo energji e paparë mund të përkthehet në ndryshime të qëndrueshme politike. Historia tregon se momentet e një mobilizimi të tillë krijojnë mundësi, por këto mundësi rrallë mbeten të hapura për një kohë të gjatë. Prandaj, javët e ardhshme do të jenë vendimtare” – përfundon Dinev./DW


Send this to a friend