VOAL

VOAL

Intervista- Gjenerali Petraeus: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë

April 6, 2022
blank

Komentet

blank

Intervista e plotë: Lajçak paralajmëron takimin Kurti-Vuçiç dhe një marrëveshje të bujshme mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve

Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës.

“Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, ka deklaruar Lajçak për Euronews.

INTERVISTA E PLOTË:

Çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit – A shihni ndonjë shpresë për Maqedoninë e Veriut në Samitit e BE-së në qershor?

Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia e Veriut do t’i nisë negociatat e antarësimit dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë qershor. Ju e dini që Bashkimi Europian i merr vendimet në bazë të konsensusit ndaj ne po punojmë fort që Presidenca Franceze apo edhe vetë presidenti Macron dhe liderët europianë si presidenti Charle Michele, por edhe shumë të tjerë po mundohen t’i ndihmojë të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët që do t’i lejonte edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë të nisin negociatat këtë qershor.

Ju vetë personalisht e besoni se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të nisin negociatat e anëtarësimit?

Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ato i kanë plotësuar të gjitha kushtet. Dhe sigurisht ato janë gati. Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Europian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun por të gjithë e dinë këtë dhe ne po punojmë vërtetë fort për ta pasur këtë bashkim.

Qeveria në Shkup ka përsëritur shpesh që këto mosmarrëveshje po e vrasin besueshmërinë e BE-së në rajon, a ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Nuk mund të jemi krenar për shpejtësinë me të cilën po lëvizin gjërat për sa i përket integrimit në BE. Ky është fakt. Dhe BE ja dha premtimin rajonit 19 vite më parë që ai do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian dhe në këto 19 vite vetëm Kroacia është bërë një anëtare me drejta të plota.

Dhe vetëm 2 prej 6 vendeve po negociojnë ndërsa 4 të tjerët vazhdojnë ende të presin. Ndaj këtu nuk ka vend për dyshim, ne duhet të mundohemi më shumë. Të dyja palët. Kur rajoni sjell rezultate atëherë edhe BE duhet të japë rezultate. Dhe për sa i përket çështjes së besueshmërisë, BE vazhdon të mbetet opsioni i vetëm dhe opsioni më pozitiv për të ardhmen të rajonit të Ballkanit . Nuk ka një ardhme të mirë për Ballkanin se ajo europiane dhe unë në fakt do të sugjeroja që ne ta kritikonim njëri tjetrin më pak dhe të bashkëpunonim më shumë dhe të garantojmë që kjo të ndodhi.

Po përsa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës – a keni parë progres?

Po në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara – që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar – ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit.

Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës.

Kemi parë disa sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën – a mund të ndodhi këtë vit?

Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë.

blank

Rrëfimi i rrallë i Dritëro Agollit: PS s’ka themelues, ndryshoi vetëm emrin nga PPSH në PSSH

Dritëro Agolli, shkrimtari i njohur, ish-anëtar i KQ të PPSH-së, ish-deputet i PPSH-së dhe i PS-së, ka hedhur dritë mbi kohën e PSSH 31 vite më parë.

Në një intervistë të dhënë më 12.06.2009, botuar te libri “Trashëgimtarët”, i shtëpisë botuese “Ideart”, botimi II “UET press”, Agolli ka folur për situatën në të cilën ndodhej PPSH gjatë periudhës së lëvizjes demokratike të ‘90-ës, problemet e brendshme të partisë dhe si ajo ndryshoi emrin nga PPSH në PSSH. Sipas Agollit, PSSH nuk ka themelues për shkak se vetëm u ndryshua emri i partisë. Dritëro Agolli tregon detaje nga përgatitjet e Kongresit të parë të partisë dhe rolin e ish-Presidentit Ramiz Alia. Ish-anëtari i Komitetit Qendror zbardh debate të forta për ideimin e luftës së klasave.

blank

“Pati vërejtje, sepse bëhej fjalë për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj figurës kryesore të PPSH-së dhe të kaluarës së kësaj partie”, shprehet Dritëro Agolli. Ai kujton se një ditë para se të bëhej Kongresi, nga presioni i jashtëm u përjashtuan të gjithë anëtarët e Byrosë, përveç Ramiz Alisë. Dritëro Agolli tregon se si Fatos Nano hezitoi të bëhej kryetari i PSSH-së dhe çfarë kërkoi ai para se të merrte drejtimin e PSSH-së. Ai zbardh kritikat e tij ndaj Enver Hoxhës, revoltën me ulërima të sallës deri te kërcënimet me jetë…

blank

 

INTERVISTA

blank

Z. Agolli, si kaloi PPSH-ja nga parti komuniste në parti pluraliste?

blank

 

Para se të vinte pluralizmi, ishte vendosur që të bëhej Kongresi X i PPSH, sepse kishin kaluar katër vjet. Zakonisht kongreset e PPSH-së fillonin më 1 nëntor, me qëllim që më 8 nëntor, që ishte edhe themelimi i partisë, të mbaronte kongresi. Në çdo katërpesë vjet bëhej Kongresi i radhës dhe binte në nëntor të vitit 1991, përvjetori i PPSH-së, prandaj kongresi duhej të bëhej në nëntor të ‘91-shit. Ndodhën ato ngjarje që ndodhën, prandaj Kongresi u bë më përpara. Dy kongrese kanë ndërruar datë dhe s’janë kryer në nëntor, sipas planifikimit.

 

I pari, me sa mbaj mend, por duhet saktësuar, është ndryshuar më 1956, u zhvillua në një muaj tjetër dhe jo në nëntor, por ishte edhe ai i vitit 1948, sepse ishte prishja me Jugosllavinë. Ndërsa në vitin 1956 kishin dalë disa probleme të luftës brenda PPSH-së. Por e kam fjalën që ky kongres u bë më shpejt, sepse kishin lindur probleme, që erdhi pluralizmi. U bënë zgjedhjet e marsit ‘91, zgjedhjet ku u bë President Ramiz Alia. Emri i partisë ishte PPSH dhe ajo fitoi në këto zgjedhje. Atëherë Parlamenti ishte i përbërë nga 250 deputetë dhe vetëm 70 deputetë mori PD-ja. Të tjerët i mori PPSH-ja. Partitë e tjera nuk arritën dot të merrnin asnjë deputet. Ato partitë e vogla ekzistonin, por ende nuk kishin mbërritur të bënin aleanca me partitë e mëdha dhe s’mundën të fitojnë asgjë nga këto zgjedhje. Se kuptohet që partitë e vogla gjithnjë përfitojnë nga partitë e mëdha. Partitë e vogla s’fitojnë dot vetëm, pa aleancë me partitë e mëdha. Pra, duhej bërë ky kongres në pranverë. 

 

U vendos të caktoheshin komisionet për përgatitjen e kongresit. Ishin disa komisione. Një komision nga ekonomia, një nga ideologjia, një nga kultura e arsimi etj. Këto komisione drejtoheshin nga Ramiz Alia dhe nisën punën për përgatitjen e Kongresit. Ata përgatitën raportin për Kongresin dhe u paraqit varianti i parë. Ai variant u hodh poshtë, jo në kuptimin e votave, por u paraqit në sekretariatin e Komitetit Qendror dhe pati vërejtje. Pati vërejtje, sepse bëhej fjalë për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj figurës kryesore të PPSH-së dhe të kaluarës së kësaj partie.

Cilat do të ishin kritikat, qoftë ndaj Enver Hoxhës, qoftë ndaj KQ të PPSH-së? A do të kishte kritika për luftën e klasave, e cila ishte një ndër gabimet e mëdha të PPSH-së? Ishte një luftë klase e fortë, e tërbuar, e pashpjegueshme. Bashkë me luftën e klasave, çfarë vërejtjeje i duhej bërë Sekretarit të Parë të PPSH-së, që ishte Enver Hoxha?

Dhe këtu kishim probleme, se mirë për luftën e klasave mund të bëheshin kritika dhe mbyllej lehtë si debat, por kush ishte ai që e ideoi këtë luftë klasash dhe ç’rol kishte Enveri atje? Pra, këtu ishin polemikat. Sa të meta do t’i vëmë Enver Hoxhës. Kur ne kritikojmë një njeri edhe në kushtet aktuale, marrim shembull një analizë në PD, në Këshillin Kombëtar të saj, çfarë kritike mund t’i bëjnë ata Sali Berishës? Do t’i thonë se është pak gjaknxehtë, shpejtohet etj. si kjo? Por këto nuk janë kritika të forta, sepse edhe mua mund të më thuash dhe s’më mbetet hatri që filani është i ngadaltë, i merr zvarrë punët etj.

Ndonjëherë inatoset, por mua nga kjo nuk më vjen ndonjë zor i madh. Po të më thonë se ky ka bërë gjëra të këqija me qëllim, se është kriminel, se ka vrarë këta njerëz, ka bërë këtë apo atë, atëherë një individ tërbohet dhe reagon keq. Pra, në këtë kontekst, bëhej fjalë për figurën kryesore dhe vërejtjet ndaj tij. Në raportin e parë që u paraqit, vërejtja ndaj Enverit ishte se ai duhej të mendohej më shumë, të bënte një punë më kolegjiale, që të mos ndodhnin këto gjëra. Në raport nuk flitej për kritikë serioze ndaj kësaj figure. Pra, nuk kishte thelb të çështjes. Prandaj raporti nuk u pranua dhe filloi të punohej varianti i dytë. U krijuan tri-katër grupe të tjera për të punuar bashkërisht dhe për të vendosur për raportin, i cili përsëri i paraqitej sekretariatit të Komitetit Qendror.

U hartua varianti i dytë dhe përsëri kishte vërejtje dhe nuk u ra dakord. Pastaj u bë varianti i tretë. Varianti i tretë paraqitej si një kritikë më e fortë për Enverin, por përsëri e sipërfaqshme dhe jo thelbësore. Nuk bëhej fjalë për kritikën reale, se cilat ishin arsyet që ky sistem arriti deri në këtë pikë? Ishte një sistem që kishte shkatërruar gjithçka. S’kishte pronë private, s’kishte liri fjale, s’kishte ekonomi, s’kishte asgjë. Pse u ashpërsua kaq shumë lufta e klasave? Sepse po të ishte lënë e lirë popullsia, të thoshte atë që mendonte dhe të zbutej lufta e klasave, atëherë kishte rrezik që të rrëzohej udhëheqja, sepse kritikat do të ishin më të hapura dhe për pasojë, nuk do të drejtonte dot një njeri.

Të gjitha këto që thashë nuk ishin në raport, as në të fundit. Tashti, ka plot nga ata që thonë se unë punova për këtë raport dhe për atë raport. Hiç fare. Me raportet e para që do të bëheshin kritika e më the e të thashë, edhe ai që u mbajt në Kongres, nuk ishte ndonjë gjë e madhe, ishte raporti që mbajti Xhelil Gjoni. Pra, ata që dalin dhe thonë sot se kam punuar për këtë raport dhe kam bërë këtë kritikë, thonë gjepura. Nuk është e vërtetë.

Si ndodhi?

Një ditë para se të bëhej kongresi apo dy-tri ditë, u ngrit në KQ, edhe nga presioni i jashtëm, edhe nga presioni i disa anëtarëve të KQ-së, që duheshin përjashtuar të gjithë anëtarët e Byrosë, që të mos vinin në Kongres. Një natë para se të bëhej Kongresi, ata u përjashtuan. Në Kongres nuk kishte asnjë anëtar të Byrosë Politike. Aty ishte veç Ramiz Alia, i cili ishte President në atë kohë dhe rrinte në lozhë bashkë me personalitetet e tjera të vendit. Të tjerët, që nuk ishin anëtarë të Byrosë, si Nexhmije Hoxha e të tjerë, që ishin anëtarë të KQ dhe jo anëtarë Byroje.

Në seancat e para, por edhe para Kongresit, ishte menduar që të bëheshin diskutime, që do të mbetej emri i kësaj partie, që ishte në Parlament dhe që kishte shumicën. Do të mbetej PPSH apo do të ndryshonte? Disa thanë që ky është emër shumë i bukur dhe s’ka pse të ndryshohet. Të tjerët thoshin se duhej ndërruar, se e ka namin jo dhe aq të mirë. Në vendet e tjera të Lindjes, partitë e kësaj natyre ndërruan emrat, si në Bullgari, Hungari, Rumani etj. Më fanatikët ishim ne dhe Bullgaria, Rumania etj., ndërsa vendet e tjera, si Hungaria, Polonia etj., ishin në një sistem më të butë socialist se ne.

Pra, u ngrit debati për ndryshimin e emrit dhe filluan të diskutoheshin disa emra. Disa propozuan një emër, Parti Progresiste, Partia e Re, disa propozime të tjera etj. Por para Kongresit nuk u arrit në asnjë vendim. Aty nga fundi i kongresit, u vendos që t’i lihej emri Partia Socialiste. Një ditë apo dy ditë para Kongresit u vendos për këtë çështje. Me sa mbaj mend, një grup nga ata që nuk kishin shumë përgjegjësi, nuk drejtonin asgjë në Kongres, si p.sh. Servet Pëllumbi, propozuan që t’ia vendosin emrin pikërisht PS. Pra, në këtë grupim u vendos për emrin, por pasi ishte diskutuar gjerësisht me të gjithë, përfshirë këtu edhe Ramiz Alinë.

Edhe pse Ramizi ishte President, ai kishte ende influencë të fortë në parti, deri në atë pikë, sa pa fjalën e tij s’mund të bëhej asgjë. Po atje u zgjodh edhe Komiteti Drejtues i PS-së. U mblodh Komiteti Drejtues i PS-së dhe do të zgjidhej Kryesia e partisë dhe kryetari i saj. Kjo ishte praktika e atëhershme, pra zgjidhej Komiteti Drejtues, më pas Kryesia dhe kryetari. Pra, nuk ishte Kongresi drejtpërdrejt që zgjidhte krye- tarin, ishin forumet që dilnin nga Kongresi ato që e zgjidhnin kryetarin. Më vonë u praktikua zgjedhja e kryetarit direkt nga Kongresi.

Si u zgjodh kryetari i PS-së dhe kush e propozoi atë?

Kryetar i PS-së u zgjodh Fatos Nano. Ai hezitoi në fillim. Por pati propozime të ndryshme. Dikush propozoi Gramoz Ruçin, duke ditur se ai ishte organizator i mirë dhe është edhe sot organizator i mirë për partinë, por problemi qe se ai kishte qenë ministër i Brendshëm dhe nuk mund të zgjidhej kryetar i PS-së. Unë propozova Servet Pëllumbin. Edhe ai nuk donte. U diskutua rreth zgjedhjes së Nanos dhe ai, pasi kundërshtoi me pretekstin se ishte Kryeministër dhe kishte ngarkesa të tjera, e pranoi postin e kryetarit të PS-së. Por tha: “Unë pranoj kryetar, po të kem si zëvendëskryetar Servet Pëllumbin dhe Spiro Deden”. Spiro kishte qenë anëtar i KQ të PPSH-së dhe kur e mori ferra uratën, u zgjodh në Byronë Politike. Dede u zgjodh nënkryetar i PS-së, por qëndroi pak muaj, sepse u largua fare nga PS-ja. Iku nga Kryesia e të gjitha forumet drejtuese, sepse nuk donte të ishte më në drejtim.

A e vlerësoni ju 12 qershorin si themelim të PS-së?

Për sa i përket kësaj çështjes së ndryshimit, dua të them se disa thonë që unë jam themelues i PS-së. Në fakt, Partia Socialiste nuk ka themelues, sepse ka vetëm ndryshim emri. Sa për themelimin dhe ndryshimet thelbësore, ato i bëri koha. I bëri koha, sepse me ndryshimin në vitin 1991 e në vazhdim, dalëngadalë, PS-ja po ndryshonte dhe po largonte pak nga pak mbeturinat e PPSH-së. E largoi ideologjinë e PPSH-së dhe psikologjia e PPSH-së erdhi duke u shuar.

Është gabim të thuash themelues, sepse nuk ka themelues. Kishte në PD, PSD e PR. Ajo që nuk është thënë për PS-në, është ideja që të shpërndahej PPSH-ja dhe prej saj të formoheshin disa parti të majta. Por shumica ishte që të kalonim në krijimin e një partie me emrin socialdemokrate. Mirëpo, po të ndodhte që të shpërndahej PPSH-ja, atëherë do të mund të krijoheshin disa parti të vogla brenda saj dhe PS-ja nuk do të ishte kurrë faktor, pasi elektorati i PPSH-së do të shpërndahej në disa parti, të cilat do të kishin fatin e partive të sotshme të vogla, si PSD-ja, PR-ja e të tjera.

Ishte një grup në PPSH që e bëri këtë propozim dhe më pas ata kaluan në PSD. Mirëpo, shumë shpejt ata e panë që nuk kishte terren të përshtatshëm për të pasur karrierë të mirë politike, pasi nuk u zgjodhën si drejtues dhe u kthyen përsëri në PS. Edhe mua, kur fola në kongres, kur kritikova Enverin, ata më thanë që më mirë të mos kisha folur, sepse ata kishin mendimin se duke realizuar atë ide, do të bëheshin gjërat më mirë dhe në kohë.

Kur ju përfunduat fjalën, thuhet se për disa minuta keni qëndruar vetëm dhe askush nuk ju përkrahu, në shenjë distancimi se ju kritikuat figurën e Enver Hoxhës. Si është e vërteta?

Salla u revoltua shumë nga fjalët që thashë, sepse ata nuk e prisnin që unë të kritikoja Enverin. Ata kundërshtuan me britma e ulërima, më dërguan pusullka, që më shanin dhe më kërcënonin me jetë. Dikush më thoshte se unë kisha qenë i përkëdhelur i sistemit dhe se unë kisha pasur shumë poste në parti, se unë kisha pasur edhe një grua ruse etj. Salla ulërinte me të madhe “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Disa u ngritën dhe ikën të inatosur, kryesisht anëtarë të KQ. Kur mbarova fjalën, unë nuk shkova në karrigen që kisha lënë bosh në sallë, por vendosa të qëndroj pranë gazetarëve, afër tribunës ku ishte presidiumi. Gazetarët po qëndronin në anë të sallës dhe unë u kërkova të më lironin një copë vend të rrija atje. Ju thashë, se po të vete atje, ata do më rrahin dhe them të rri më mirë këtu me ju, se jam më i sigurt.

Po Nexhmije Hoxha si reagoi kur ju kritikuat Enverin?

Ishte e arsyeshme që Nexhmia të mos e pranonte një qëndrim të tillë, ku të shahej i shoqi. Por, në fakt, nuk është se pati ndonjë reagim ndaj meje. Ajo foli në Kongres dhe mbrojti Enver Hoxhën.

…ndërhyn bashkëshortja, Sadije Agolli: Dritëro, ndoshta duhet të kujtosh, që para se të niste Kongresi, Ramiz Alia të ka ftuar në një takim për të folur për ndryshimin, pasi kishte ftuar disa intelektualë për këtë çështje. S’e kam fjalën për takimin me intelektualët, por për takime të Ramiz Alisë me intelektualë veç e veç. Konsulta kryesore ishte për mënyrën se si do të silleshin me figurën e Enver Hoxhës në Kongres.

Dritëroi: E po atëherë ishte çështja e qëndrimit që secili duhet të mbante ndaj figurës së Enverit. Në fakt, në takime të tilla, merrnin pjesë edhe të djathtët. Në një takim isha bashkë me të djathtët dhe ata, as që e kishin guximin ende të flisnin për distancim ndaj figurës së Enverit dhe ta kritikonin atë. Ishte fillimi i pluralizmit dhe gjërat nuk thuheshin aq troç.

Sadija: Kur u kthye Dritëroi nga ai takim, ishte shumë i lodhur. Ishte kohë e ngarkuar, sepse bënin shumë takime e mbledhje. Unë e pyeta Dritëroin për një gjë: kur ti fole i thashë, ishe në tavolinën e rrumbullakët, sepse kishim dëgjuar që në tavolinën e rrumbullakët vendoseshin përgjues dhe më tha se ishte ulur pikërisht aty te tavolina e rrumbullakët. Mirë i thashë, qenke incizuar në të gjitha gjërat që ke thënë. Ne e dinim se incizoheshim, se na e kishte thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, që të gjitha bisedimet e tij incizoheshin, sidomos kur fliste me gazetarë të huaj.

Ne e dinim këtë gjë dhe ruheshim gjithnjë. Kur Dritëroi erdhi nga ai takim me Ramizin, ishte shumë i lodhur dhe mbaj mend që tha se dua të qëndroj vetëm, pa asnjë kontakt me njerëzit. Të lutem hiqe prizën e telefonit, sepse s’dua të më ndikojë kurrkush se çfarë do të shkruaj për fjalimin që do të mbaj në Kongres. Dua të shkruaj atë që di dhe ndiej vetë, pa ndikimin e askujt. Po përgatiste diskutimin e Kongresit X të PPSH-së. Fjeti pak orë dhe u ngrit nga ora 10 e darkës.

U ngrit nga gjumi dhe më tha hajde të daktilografojmë fjalimin. Filluam. Ai fliste dhe unë daktilografoja me makinë shkrimi. Mbaj mend që atë natë ka qëndruar gjithë natën pa gjumë. Dhe në seancën ku do të mbante fjalimin, ai ka shkuar i pangrënë dhe i pagjumë. Ai po e përjetonte me shumë dhimbje këtë moment. Për të nuk ishte e thjeshtë. Ishte fundi i një historie ku kishte jetuar, punuar me ndershmëri, kishte shkruar, pra nuk ishte e thjeshtë për të. Të nesërmen mbajti diskutimin në Kongres. Pas asaj dite, ka pasur sulme nga më të ndryshmet ndaj tij dhe familjes.

Po atë ditë në sallë, cili ishte reagimi? A u afruan miqtë e tu të të mbështesin?

Në fakt, u afruan të rinjtë dhe më përshëndetën. Edhe më mbështetën. Erdhën edhe gazetarët. Në fakt, më duhet të kujtoj se jam mbështetur edhe nga të vjetër. Mbaj mend që erdhi Misto Treska dhe madje më ftoi për drekë në shtëpi. Niko Nikolla, Sofokli Hafizolli. Madje, ata ishin të vjetër edhe në moshë, rreth të shtatëdhjetave. Më erdhën shumë gazetarë të huaj, nga “Reuters”, “New York Times” etj. Janë shkrime që janë botuar edhe më vonë në shtypin tonë.

Kur ishit në takim me Ramiz Alinë dhe ju kërkuat distancimin ndaj figurës së Enverit, si reagoi ai?

Ramizi ishte i sjellshëm për nga natyra dhe nuk të fyente. Nuk sillej keq. Ai thoshte se është një gjë që duhet menduar mirë, sepse është shumë sensibilizuese për popullin. Ishte fjala më shumë për heqjen e emrit të Enverit në Universitet. U tha se s’kemi ç’bëjmë dhe duhet hequr emri. Kjo duhej bërë pa shkaktuar reagim të ashpër. Kur folëm për heqjen e emrit të Enver Hoxhës, në takim ishte edhe Sali Berisha, Sabri Godo edhe të tjerë.

Situata ishte e rënduar, sepse studentët në fillim e nisën me kërkesa ekonomike, por më pas shkuan në kërkesa politike dhe situata duhej menaxhuar mirë. Filluan edhe protestat. Për të qetësuar këtë situatë, u thirrën në komitetin e partisë disa njerëz të kulturës dhe artit, për të qetësuar studentët. Në fillim studentët kërkuan që të hiqeshin anëtarët e Byrosë Politike, kërkuan heqjen e Lenka Çukos, Simon Stefanit etj. U thirrën shumë njerëz, si Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Hamit Beqja, unë edhe të tjerë. Na thërrisnin herë dy nga dy, herë veç e veç. Më thirrën me dikë tjetër, që s’e mbaj mënd dhe më thanë, shko atje se ty të dëgjojnë, sepse të kanë lexuar e kanë simpati.

Unë u thashë nuk shkoj atje, sepse ata kanë kërkesa politike, të cilat nuk ua plotësojmë. Nëse duhet të shkoj atje, unë duhet t’u them se po i plotësojmë kërkesat tuaja. Do të më thonë duam të heqim Lenka Çukon dhe unë duhet t’u them “po”. Mund t’u them unë po? Dhe pastaj ata të komitetit më thanë, jo s’mund të thuash këtë gjë, sepse nuk do të hiqet Lenka Çuko nga Byroja Politike. Epo tungjatjeta! Nuk shkoj unë.

A kishit konstatuar ju më parë reagime kundër sistemit?

Po. Ka qenë viti 1989, kur ishte paralizuar tërësisht ekonomia. Ishte një problem tek uzina “Enver”. Kishin dalë në “tetëdhjetëpërqindësh” shumica e punëtorëve dhe gjendja ekonomike ishte rënduar së tepërmi. Kishin shkuar disa anëtarë të KQ që të qetësonin situatën, por ata i kishin përzënë. Punëtorët e uzinës “Enver” e kishin përzënë Manush Myftiun. E kishin pyetur Manushin për zgjidhjet që do të kishte situata ekonomike. Ai kishte dhënë përgjigje pa vlerë, pa zgjidhje, dhe ata e kishin përzënë.

I kishin thënë dil jashtë, sepse s’kemi ç’të flasim më me ty. Atje më dërguan edhe mua. Asnjë shenjë proteste s’kishte në Tiranë dhe aq më pak në vendet e tjera. Ishte një situatë shumë e rënduar ekonomike. Asnjë vend i botës nuk jepte ndihma për Shqipërinë, ishim prishur me të gjithë: me Rusinë, Kinën e të gjitha vendet e tjera. Ne kishim marrëdhënie tregtare me Bullgarinë dhe atëherë ishte ndaluar edhe ajo. Me Jugosllavinë prapë s’kishim marrëdhënie. Pra, s’kishim me asnjë shtet marrëdhënie ekonomike, sepse ishte bërë embargo. Punëtorët më pyetën shumë për situatën. Ata ishin të përgatitur dhe ishin kompetentë.

Ata kërkonin liberalizim dhe ishin të përgatitur. Unë u thashë se duhet liberalizuar dhe isha dakord me ta. Unë u thashë se duhet bërë, por u duhet mbushur mendja edhe KQ. Punëtorët thanë se po nuk iu mbush mendja KQ, atëherë do t’i rrëzojmë, sepse nuk mund të ecet më përpara në këtë situatë. Është e pamundur. Ata ishin të irrituar, se këta drejtuesit e mëdhenj u flisnin me gjuhë burokratike dhe punëtorët irritoheshin. Por unë mund të them se qysh pas vdekjes së Enver Hoxhës, situata kishte nisur të përgatitej dhe gjithçka ishte në funksion të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri. Mirëpo, pati pengesa, sepse po të kishte filluar gradualisht, që menjëherë pas vdekjes së Enverit, por të ishin veprime të studiuara mirë, atëherë nuk do të ndodhte djegia e Shqipërisë, siç ndodhi më ’90-ën. Duhej të fillonte me lëvizje ekonomike, me liberalizim dhe gjithçka do të shkonte më mirë.

Po Ramiz Alia, çfarë roli kishte në këtë situatë?

Ramiz Alia bëri përpjekje të mëdha, por kishte pengesë të madhe Byronë Politike dhe KQ, të cilët ishin të betuar pas figurës së Enverit. Megjithatë, filloi më ’89-ën. Në mbledhjen e KQ-së u ngrit ideja e hapjes së tregtisë me disa vende, më pas u ngrit ideja e krijimit të disa arëzave e tufëzave. Pra, t’u lejoheshin fshatarëve dy dhi, ose dy keca, ose dy shqerra, por të jenë të të njëjtit seks, që të mos shumëzohen. (Qesh) Duhet të ishin ose dy kecka femra, ose dy kecka meshkuj, me qëllim që të mos shumoheshin. U bë një rregullore me 50 faqe, e cila u shtyp në rreth 30 mijë kopje dhe ishte një shpenzim i madh.

U shpërnda në të gjithë vendin. Aty paraqitej rregullorja se si të ngriheshin këto tufëzat e arëzat. Unë e ngrita si problem, që ishte një shpenzim i madh të botoje një libër në kaq shumë kopje, ndërkohë që situata ekonomike ishte e rënduar. Çfarë vlere kishte ai libër dhe përse nuk duheshin lejuar fshatarët të kishin më shumë kecka dhe të sekseve të ndryshme. Si mund të ndalojmë edhe martesat e kafshëve? Ishte një marrëzi. Situata u kthye në komike, sepse disa filluan të qeshnin, kur unë thashë se nuk është normale të lësh dy keca meshkuj e t’u ndalosh martesën kafshëve etj.

Në këtë bisedë, Pali Miska tha: “Rregulloren s’e kam bërë unë bre”. Dhe unë i thashë, po s’po them se e ke bërë ti bre, po rregullorja është e tepruar. Kishte filluar të lëkundej PPSH-ja. Më pas u tentua të bëhej një lloj pluralizmi mendimesh, po jo politik, dhe u tentua të bëhej njëfarë pluralizmi, ku të merrnin pjesë në zgjedhje edhe disa organizata, si Organizata e Rinisë, e Frontit, e Lidhjes së Shkrimtarëve etj. Megjithatë, kjo nuk funksionoi dhe u hodh poshtë si variant. Pra, u bënë përpjekje të tilla që të mbetej brenda sistemit. Që të mund të shmangej pluralizmi politik që është sot. Marrë me shkurtime nga intervista e 12.06.2009 – botuar tek libri “Trashëgimtarët”.

blank

Intervista- Visar Zhiti: Shqipërisë i duhet një muze i qëndresës ndaj komunizmit

VOA

Në fillim të javës që vjen në Uashington përurohet Muzeu kushtuar Viktimave të Komunizmit. Ky është muzeu i parë në botë i këtij lloji që përshkruan historinë e komunizmit, si dhe shtrirjen e tij aktuale në nivel botëror, në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, poeti dhe shkrimtari i njohur Visar Zhiti, vetë një ish i burgosur politik, thotë se e sheh hapjen e muzeut, jo vetëm si një lajm të bukur, por edhe si një bëmë me rëndësi për kujtesën. Sipas zotit Zhiti, Shqipëria ka bërë hapa të dukshme në drejtim të kujtesës, të dukshme, por jo të ndjeshme, sikurse ai thekson. Shkrimtari i njohur hedh idenë e hapjes së një muzeumi të qëndresës në Shqipëri pasi sikurse thotë, vendi e ka më të rëndësishme të rrëfejë drejtë e thellë qëndresën. Shqipëria, thotë zoti Zhiti ka qëndruar dhe luftuar si askush tjetër. Me zotin Zhiti bisedoi Menada Zaimi.

blank

 

Zëri i Amerikës: Zoti Zhiti, çfarë do të thotë për ju çelja e një muzeu të tillë, e çfarë do të thotë për Shqipërinë, për të gjithë ata që kanë patur mundësinë ta rrëfejnë historinë e tyre të vuajtjes nën regjim, por edhe për ata që nuk e patën këtë mundësi? Ju vetë jeni arrestuar e burgosur në moshë të re, vetëm 26 vjeç, dhe vetëm për një arsye, pasi shkruanit poezi.

blank

 

Visar Zhiti: Lajmi për hapjen e një muzeu të tillë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vendin kampion të lirisë, e të demokracisë, e shoh jo vetëm si një lajm të bukur, por dhe si një bëmë me rëndësi për kujtesën. Nuk është thjesht kujtesë, por edhe qëndrim. Janë mbi 100 milionë viktima të vrarë nga komunizmi në të gjithë botën, më shumë sesa kanë shkaktuar dy luftra botërore. Dhe muzeu i konsideron me të vërtetë viktima, por në rastin e Shqipërisë dhe të shumë vendeve të tjera që ishin nën thundrën e diktaturave komuniste, nuk janë thjesht viktima, por janë edhe kundërshtarë, janë edhe disidentë, janë edhe martirë, siç ka Shqipëria jonë. Është një lajm i madh do të thosha. Është një hap në drejtim të kujtesës, por në kujtesën e së ardhmes, për ta bërë atë më mirë, në mënyrë që të mos lejohet e keqja e dikurshme, por njëkohësisht ta bëjmë së bashku të mirën tonë, të mirën e njerëzimit. Ëndrra jonë është të ketë edhe një stendë të Shqipërisë, dhoma e Shqipërisë.

blank

 

Zëri i Amerikës: Zoti Zhiti, a ka bërë Shqipëria mjaftueshëm për ta rrëfyer e kujtuar, për ta njohur drejtë e thellë, sikurse keni thënë ju, të kaluarën, që ajo të mos përsëritet? A janë të rëndësishme simbolikat po aq sa veprimet?

blank

 

Visar Zhiti: Shqipëria ka bërë shumë ndryshime për të thënë të vërtetën. Dhe në këtë drejtim, në drejtim të kujtesës, ka bërë hapa të dukshme. Të dukshme, por jo të ndjeshme. Vërtet janë hapur në Shqipëri muzeume të kujtesës. Për shembull kujtoj Bunkerart-in, një Bunkart 2 apo Shtëpinë me Gjethe, apo shtëpi të tjera përreth qendrës në Tiranë. Këto të gjitha në një farë mënyrë i tregojnë shikuesit, i tregojnë qytetarëve, i tregojnë brezave të së ardhmes, forcën dhe inteligjencës e diktaturës, si punoi ajo. Një shembull është një sallon i nëndheshëm, ku do futej udhëheqja në rast se do të kishte bombardime atomike, apo Shtëpia me Gjethe si përgjoheshin qytetarët, apo ambasadat e huaja në Tiranë, ndërsa Bunkart 2 është puna e ministrisë së Punëve të Brendshme, kapja, arrestimi e të tjera. Shqipëria e ka më të rëndësishme qëndresën. Shqipëria ka qëndruar si askush tjetër. Ka luftuar. Ndaj do të ishte i nevojshëm muzeu i qëndresës. Muzeu i atyre njerëzve të thjeshtë, në apartamentin e tyre, ku kanë jetuar ngushtë. Do të ishte shumë me interes një apartament i vogël tipik, kudo në Shqipëri, ku kanë jetuar ngushtë, dy ose tre kurora, dy ose tre familje, me ato furnellat e këqija që gatuanin dhe me Zërin e Amerikës që e dëgjonin fshehurazi, i cili shpaloste dhe tregonte seç ishte diktatura dhe njëkohësisht i frymëzonte njerëzit për të qëndruar. Më vjen mirë që edhe tani për kujtesën, ju po prini. Pra duhet të shkoni tek muzeume të tilla të mëdha, pastaj tek Spaçi, tek Qafë-Bari, janë dy burgje të tmerrshme, ku ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur në të gjithë perandorinë e lindjes komuniste. Kanë ndodhur dy revolta të mëdha, e këto duhen treguar. Shqipëria ka qëndruar me dinjitet.

blank

 

Zëri i Amerikës: Zoti Zhiti shumë vëzhgues e shohin dekomunistizimin si një proces të gjatë e të dhimbshëm dhe thonë se Shqipëria nuk ka bërë shumë përparim në drejtim për shkak se ka ecur me filozofinë e bashkëfajtorit dhe bashkëvuajtësit. Kush e ka fajin për këtë?

blank

 

Visar Zhiti: Natyrisht, kjo është e vërtetë. Dekomunistizimi është shumë i ngadalshëm dhe shpesh herë jo në rrugën e duhur. Unë mendoj si shumë bashkëvuajtës të mi, se përgjegjësia më e madhe bie tek institucionet, tek institucionet e kujtesës dhe institucionet e shtetit, shkurt tek qeveria. Sepse të burgosurit, apo të përvuajturit, apo të përndjekurit, të internuarit dhe qytetarët i kanë sjellë kujtimet e tyre, librat e tyre, me qëndrimin e tyre. E kanë mbështetur demokracinë kudo, dhe institucionet apo shteti, apo qeveria, jo se nuk kanë bërë. Shpesh herë gjërat janë bërë edhe për t’u dukur ose ashtu kemi ditur t’i bëjmë. Duhet fryma, fryma njerëzore e asaj vuajtje, asaj dhimbjeje, e cila të mos jetë thjeshtë kujtesë, por të shndërrohet në përvojë, të shndërrohet në rrëfim. Edhe kjo t’i shërbejë së pari njohjes, njohjes së vetvetes, njohjes të së vërtetës, njohjes së vuajtjes, dhe e gjitha kjo të shërbejë si një mburojë dhe si një armë, për t’u ruajtuar nga e kaluara e keqe, nga e kaluara e rrezikshme. Për të ndërtuar, e përsëris atë që duket aq e thjeshtë dhe aq e kollajshme në thënë, por aq e vështirë në të bërë, një të tashme të mirë, të sigurtë, të përbashkët, ku të dënohet e keqja bashkarisht, dhe bashkarisht të ndërtohet më e mira e të gjithëve.

blank

 

Zëri i Amerikës: Kanë kaluar mbi 30 vjet nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. A druheni ju se sa më shumë vite kalojnë, mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për brezat e rinj, që ta njohin siç duhet të shkuarën komuniste të vendit, dhimbjen e viktimave, e martirëve të tij, e madje ta humbasin edhe interesin për ta njohur?

Visar Zhiti: Vëzhgimi juaj është shumë i saktë. Unë do të thosha se nuk është druajtje, por kam frikë se është një realitet. Është një realitet ku herë herë duket sikur më shumë bëhet për harresën sesa për kujtesën. Ne vërtetë duhet të harrojmë, duhet të harrojmë që ta kemi mendjen tek ndërtimi i më të mirës, i së ardhmes. Por duhet të harrojmë duke kujtuar atë që nuk harrohet, sepse do të na kthehet siç thuhet vazhdimisht, më me galop, dhe do të jetë më e keqe kthimi i saj. Dhe ka revanshe. Prandaj unë e shikoj këtë akt të kujtesës, këtë akt të sjelljes, së frymës së vuajtjes dhe të dhimbjes, jo thjeshtë si nostalgji dhe nderim për ata që vuajtën dhe u persekutuan dhe humbën, por së pari si një akt ndaj së vërtetës. Është një pjesë e historisë sonë. Së dyti, është pjesë e qëndresës sonë. Njeriu është i paasgjesueshëm. Sot në botë ka mbi 1 miliard e gjysëm njerëz që jetojnë nën regjime totalitare, komuniste. Duhet t’u tregojmë që edhe atyre e ardhmja u takon të kthehen në muze. Por muzeu nuk duhet të jetë thjeshtë një vlerë muzeale, një kujtesë, por duhet të jetë një akt veprues. Ashtu siç janë vërtetë muzeumet në Uashington dhe Amerikë, që janë edhe mësimdhënës. Jo theshtë që ti të vesh e t’i shikosh, e të marrësh një informacion, por të marrësh një mësim, të marrësh një porosi. Shqipëria, dhe nga ky muzeum dhe nga vetja, duhet të nxjerrë porosinë që ne duhet të veprojmë kundra së keqes./VOA

blank

Doarsa Kica: Procesi i vetingut në drejtësi duhet mbështetur

VOA/Keida Kostreci

Këto ditë në Shtetet e Bashkuara janë ftuar një sërë politikanësh nga vende të ndryshme të botës në kuadër të një programi disa javor për shkëmbim përvojash dhe praktikash për zhvillimin e demokracisë. Programi këtë vit është përqendruar te vënia në jetë e angazhimeve të marra në takimin e nivelit të lartë për demokracinë mbajtur vitin e kaluar, me nismën e presidentit Joe Biden. Një nga pjesëmarrëset është Doarsa Kica, deputete e parlamentit të Kosovës dhe kryetare e komisionit parlamentar për administratë pubike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Kica foli për ndihmën që po ofron Kosova për gazetarë nga Ukraina, gjendjen e medias dhe procesin e vetingut.

Zëri i Amerikës: Desha t’ju pyes fillimisht për Ukrainën, Kosova ka marrë përsipër që të strehojë 20 gazetarë, ndërkohë që kanë arritur tashmë katër prej tyre. Kur pritet të vijnë të tjerët dhe në çfarë forme pritet të jetë mbështetja për ta?

Doarsa Kica: Në parim si vend kemi filluar me idenë që të krijojmë një lloj ndihme për Ukrainën e cila është më shumë e bazuar në atë se çfarë mund të bëjmë në formë konkrete dhe ideja fillestare ishte të japim një mbështetje për shtresën e cila është shumë e diskriminuar dhe në rrezik për jetën në fakt, që ishin gazetarët ukrainas. Kështu qeveria ndau 150 mijë euro për 20 gazetarë ukrainas, fillimisht për një periudhë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi varësisht nga situata në Ukrainë. Ideja është që ata në Kosovë mos të strehohen vetëm në formë refugjatësh por të kenë të hyra mujore, vend ku mund të vazhdojnë punën e tyre për Ukrainën dhe komplet procesi i filtrit do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit. Pra filtrimi i gazetarëve që aplikojnë bëhet nga këto dy agjenci, pastaj ne sigurojmë transportin dhe komplet transferrin në Kosovë. Më pas është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i cili në bashkëpunim me këto dy agjenci e rregullon këtë pjesën e mbetur të strehimit dhe çfarëdo ndihme që ka nevojë për ta. Deri tani kanë arritur katër, realisht kjo pjesa varet nga ata, ne po presim në vazhdimësi po i trajtojnë kërkesat dhe mbetet t’i presim kurdo që ata vijnë.

Zëri i Amerikës: Në Kosovë komuniteti i gazetarëve ka shprehur vazhdimisht shqetësime lidhur me gjuhën e ashpër të zyrtarëve të institucioneve dhe munngesën e transparencës. Cfarë bën komisioni juaj për ta lehtësuar këtë situatë dhe për të gjetur zgjidhje për këto shqetësime të gazetarëve?

Doarsa Kica: Unë do të fokusohem në atë që është praktikisht puna e komisionit parlamentar për media dhe në kuadër të të cilit bien në raportim Radio Televizioni i Kosovës i cili është medium pubik, dhe Komisioni i Pavarur për Media i cili merret me operatorët e shpërndarjes. Në kuptim të këtyre dyjave, në çdo raportim që bëhet sigurohemi që të flasim për politikat eventuale në mënyrë që të ngritet transparenca dhe pavarësia e gazetarëve. Në rastin e Radio Televizionit të Kosovës, kemi bërë emërimin e një bordi krejtësisht të ri në një prej proceseve më transparente që ka qenë ndonjëherë në parlamentin e Republikës së Kosovës, pavarësisht faktit që ishin mbi 20 aplikantë për anëtarë bordi dhe në fakt ky proces është shquar edhe nga organizata ndërkombëtare edhe nga organizata vendëse, që është një indikator i mirë i kësaj çështjeje. E njëjta më pas ndodhi me Komisionin e Pavarur për Media ku ishte një konkurs për dy anëtarë të rinj dhe pak a shumë ishte procesi i njëjtë po aq transparent dhe nuk ka pasur asnjë element politik apo tjetër të ndikimit në këto dy procese. Pra, parimisht në atë sa i përket komisionit tonë nuk është që kemi ndonjë mungesë qoftë të bashkëpunimit me organizata të tilla, qoftë të bashkëpunimit me gazetarë lokalë dhe natyrisht që unë gjithmonë do të mbështes lirinë e mediave, pikërisht për këtë qëndroj dhe pikërisht për këtë arsye jam munduar që këto dy procese të jenë plotësisht të pavarura.

Zëri i Amerikës: Ju jeni anëtare në komisionin për mandate, imunitete, rregulloren e parlamentit dhe mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në çfarë faze ndodhet procesi i vetingut që ka propozuar qeveria dhe si po trajtohen kundërshtimet që janë shprehur për të?

Doarsa Kica: Qeveria tashmë ka ardhur me një koncept-dokument për vetingun dhe në fakt ky koncept dokument dhe draft-ligji për vetingun tashmë janë duke u shqyrtuar Komisioni i Venecias dhe ministria e Drejtësisë e ka krijuar një praktikë që fillimisht këto ligje t’i adresojë te Komisioni i Venecias dhe më pas varësisht nga shqetësimet eventuale që ato mund t’i kenë, të reflektojnë të njëjtat në draftin ekzistues dhe më pas ai të përcillet në parlament. Pra tashmë jemi në fazën ku po trajtohet nga Komisioni i Venecias dhe unë mund të them që jam ndër personat që më shumti vlerësoj që ka nevojë patjetër të mbështetet kjo nismë e ministrisë së Drejtësisë. Vetë jam me prapavijë të avokates, vetë kam punuar në sistem të drejtësisë dhe mendoj që indikatorët janë të pamohueshëm. Unë e kuptoj që ka skepticizëm dhe ka hezitime, mendoj që çdo reformë e thellë në drejtësi do të duhej të pritej me skepticizëm dhe hezitime sepse çdo format tjetër do të ishte plotësisht i pakuptimtë. Frikërat janë gjithmonë të mira në raste të tilla sepse shërbejnë që ekzekutivi të reflektojë mbi to dhe të vijë me projektligje akoma më të mira. Mendoj që koncept-dokumenti ka ofruar shumë alternativa të vetingut, kemi mësuar nga praktika në Shqipëri dhe problemet që kanë ndodhur me procesin e vetingut atje, jemi plotësisht të vetëdijshëm ndaj rreziqeve eventuale që mund të vijnë me procesin e vetingut dhe mendoj se këto tashmë janë adresuar mjaft mirë nga qeveria.

Zëri i Amerikës: Do të kërkoni një ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë perendimorë lidhur me këtë proces?

Doarsa Kica: Absolutisht, në fakt është pikërisht fryma e mënyrës se si mendohet të bëhet vetingu, që do të kërkohet që trupa fillestare e vetingut, që do të jetë trupë e jashtme përtej Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, të jetë një trupë potencialisht me një filtër ndërkombëtar, pra një filtër të një organizate ndërkombëtare në mënyrë që të evitohet çfarëdo indikacioni i ndonjë ndikimi politik të brendshëm. Por kjo do të kërkonte ndryshime kushtetuese dhe këtu është një ndër hezitimet që mund t’i kemi për momentin.

Zëri i Amerikës: A keni ndonjë angazhim konkret nga këta partnerë?

Doarsa Kica: Për momentin jemi duke biseduar vazhdimisht me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë shprehur disa nga shqetësimet e veta që unë megjithatë i mirëkuptoj. Por megjithatë më duhet të insistoj në atë që pikërisht Bashkimi Evropian e ka thënë nëpërmjet raporteve të progresit, që është se mekanizmat aktualë të sistemit të drejtësisë janë jo efektivë dhe pikërisht për këtë arsye ne po mundohemi të krijojmë një mekanizëm efektiv përtej mekanizmave ekzistues deri tani. Po flasim në vazhdimësi, po e bëjmë hulumtimin tonë që të gjejmë akterë ndërkombëtarë, jo detyrimisht në kuadër të BE-së sepse mendoj që kemi figura absolutisht të jashtëzakonshme qoftë shqiptarë apo të huaj të cilët kanë punuar madje në tribunale të ndryshme, që ndoshta t’i angazhojmë në kuadër të gjithë procesit të vetingut.

Zëri i Amerikës: Një pyetje për politikën e brendshme, ka pasur zëra kohët e fundit për një çarje në marrëdhëniet brenda shumicës parlamentare. Si përfaqësuese e listës Guxo, çfarë mund të na thoni për këtë, a ka diçka të vërtetë?

Doarsa Kica: Realisht për çarje flitet që nga themelimi i këtij mandati dhe këtij parlamenti që është mbi një vit, do të thotë që nga komplet fillimi i grupit tonë parlamentar që ishte në bashkëpunim, asokohe lista Vjosa, iniciativa e presidentes dhe lëvizjes Vetëvendosje. Ne gjithmonë kemi dëgjuar që kemi çarje dhe jemi munduar të identifikojmë atë çarje brenda nesh sepse askush nuk e dinte prej nga po vjen, kështu që deri më tani asgjë nuk ka konkrete. Ne megjithatë e kemi lirinë përbrenda grupit parlamentar ta themi mendimin tonë, nuk është se nuk ka ndodhur që deputetët nga radhët e listës Guxo, në fakt edhe nga lëvizja Vetëvendosje të shprehin mendime ndryshe ndaj shumicës parlamentare, kështu që nuk është e vërtetë që ka çarje.

blank

Ministri i Jashtëm grek pas vizitës në Tiranë: Presim largimin e Ilir Metës për të zgjidhur çështjen e Detit në Gjykatën e Hagës

Kur kanë kaluar vetëm 3 ditë nga vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në vendin tonë, mediat fqinje kanë nxituar për ta marrë në intervistë.


Dendias ka folur për Radion ‘SKAI 100.3 FM’. Në përgjigjet e tij, Z. Dendias ishte shumë diplomatik duke mos lënë shkas për keqinterpretime.

Çështjes së cilës Z. Dendias i mëshoi, kishte të bëntë më Detin dhe zgjidhjen e statusit të saj në Gjykatën Ndërkombëtar të Hagës.

Ai vuri në dukje se kjo çështje do të mund të merrte fund me largimin e Presidentit Ilir Meta nga posti i Presidentit.

Pjesë nga Intervista

Ne i kërkuam ministrit të Jashtëm z. Nikos Dendias që të diskutonte me ne të gjitha këto çështje dhe e falenderuam për pranimin e ftesës. Ne kemi ministrin në linjë. Mirëdita, ministër.

DENDIAS: Përshëndetje zoti Chiotis dhe z. Papadopoulos. Mirëdita për ju dhe dëgjuesit tuaj.

PAPADOPOULOS: Përpara se të kalojmë te çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë, do të doja t’ju pyesja nëse besoni se projekti EastMed është ende “i gjallë dhe a ka nisur” pas vizitës në SHBA. Sepse ne mund të shohim se zoti Çavuşoğlu tani është në Izrael për të takuar lidershipin izraelit.

CHIOTIS: Kjo është e qartë pse ai po shkon.

DENDIAS: Më lejoni t’ju them se, z. Papadopoulos dhe z. Chiotis, nuk kemi asnjë kundërshtim që Turqia të flasë me miqtë tanë; përkundrazi ne e mirëpresim. Ne jemi të interesuar që Turqia të marrë një mesazh nga shumë palë se ka shumë për të fituar duke iu bashkuar grupit të vendeve racionale që veprojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ne nuk duam ta përjashtojmë Turqinë nga asgjë; përkundrazi, ne duam që Turqia të jetë pjesë e sistemit të sigurisë së rajonit tonë më të gjerë. Por kjo përfshin të luash sipas rregullave dhe jo t’i shkelësh ato.

Pra, nëse më pyesni tani për tubacionet dhe energjinë, unë kam deklaruar vazhdimisht se gazsjellësi, si një tubacion, do të konsiderohet në bazë të të dhënave ekonomike. Në fund të fundit, këshilltari i Presidentit Biden, Amos Hochstein ishte i pranishëm në takimin me ne dhe unë pata një bisedë të veçantë me të për këtë pak më vonë.

Por për sa i përket argumentit gjeopolitik, përgjigjen e jep projekti Euro Asia Interconnector; pra, nuk ka asnjë argument gjeopolitik në lidhje me projektin EastMed për ne; është përgjigjur.

CHIOTIS: E pamë dje në Shqipëri, gjatë vizitës suaj, homologun tuaj shqiptar të sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë klimë bashkëpunimi që po përpiqemi të krijojmë. Do të thotë, kujtoj ministrin e Energjisë që vizitoi Shqipërinë javën e kaluar për t’i furnizuar me energji elektrike, sepse ishte në mungesë dhe dje…

DENDIAS: Dhe me të drejtë e bëri.

CHIOTIS: Po, por papritur ajo ka ngritur një çështje që menduam se ishte braktisur prej kohësh.

PAPADOPOULOS: Në fakt, është një çështje inekzistente.

CHIOTIS: Pra, ku jemi tani me Shqipërinë?

DENDIAS: Së pari, besoj se për këtë deklaratë, përgjigja është dhënë aty për aty, që të mos ketë keqkuptime.

PAPADOPOULOS: Është e vërtetë.

DENDIAS: Por për Shqipërinë në përgjithësi, do t’ju këshilloja të shikonit nga afër qëndrimin e kryeministrit, zotit Rama – dhe nuk do të zgjerohem më. Pas takimit me kryeministrin dhe drekës që ai pati dashamirësi të shtronte, vizitën do ta cilësoja jashtëzakonisht të suksesshme.

CHIOTIS: A nuk është kryeministri shqiptar në konsultim me ministrin e tij?

DENDIAS: Nuk është pozicioni im të futem në detaje të tilla tani, kjo është e sigurt.

CHIOTIS: Pra, ju nuk e konsideroni një incident të rëndë, apo jo? Sepse siç e keni vënë re me saktësi, ata nuk do të anëtarësohen kurrë në Bashkimin Evropian për sa kohë që ngrenë çështje të tilla.

DENDIAS: Mendoj se përgjigja e Greqisë është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i kësaj çështjeje, të cilën pala greke, mendoj me të drejtë, e konsideron si inekzistente.

CHIOTIS: Më lejoni t’ju pyes në një mënyrë tjetër.

DENDIAS A nuk të thashë vetëm se ke ndërmend të më torturosh?

CHIOTIS: Edhe pak, ministër, ju kërkojmë durim për dy minuta. A ka ndonjë shans që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vihet në tavolinë nëse vendi fqinj nuk angazhohet në mënyrë eksplicite që të mos e ngrejë më një çështje të tillë inekzistente, siç e përshkruani ju?

DENDIAS: E dini, nuk dua… Kur njeriu fillon të mbajë qëndrim për çështje hipotetike, atëherë krijon një ligj…

CHIOTIS: Jo, unë e quaj “vendosje rregullash të forta”.

DENDIAS: Për më tepër, bashkëbiseduesi e vendos në një pozitë të sikletshme që është e panevojshme.

Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur.

Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë.

Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë.

Papadopoulos dhe Z. Chiotis, Shqipëria ka respektuar të gjitha vendimet. Ajo i ka respektuar të gjitha, pavarësisht se ende nuk i është dhënë statusi specifik që do ta detyronte Shqipërinë ta bënte këtë. Ajo ka respektuar të gjitha vendimet.

Pra, ne, në Greqi, nuk duhet të pranojmë stereotipe; në vend të kësaj, ne duhet të shohim pamjen e plotë dhe të qartë dhe t’i japim kohë bashkëbiseduesit tonë për t’u përshtatur.

PAPADOPOULOS: Mirë, një pyetje e fundit. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, ju pret një verë e nxehtë? Në çdo rast, a ka një linjë telefonike, një linjë telefonike të kuqe përmes së cilës ne mund të flasim me turqit nëse i heqim të gjitha këto?

DENDIAS: Shiko, dua të jem i sinqertë me ju. Kjo nuk është faza më e mirë në marrëdhëniet greko-turke, gjë që është për të ardhur keq. Dhe siç e përmendët ju, pas takimit me Presidentin Erdogan në Stamboll dhe asaj drekë joformale, prisja që Turqia të hynte në një fazë de-përshkallëzimi – nëse diçka tjetër -, si në Egje ashtu edhe në retorikën e saj. Megjithatë, pritshmëritë e palës greke nuk u përmbushën.

Përtej kësaj, ne nuk mund të parashikojmë sjelljen e paligjshme turke. Mund të themi vetëm një gjë, se nuk do të tolerojmë asnjë sjellje të paligjshme. Ne do t’i qëndrojmë gjithmonë qëndrimeve tona të patundura, do të mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, do të mbrojmë acquis evropiane dhe do të bëjmë të njohura sjelljen e paligjshme turke në skenën ndërkombëtare dhe partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë evropianë, në mënyrë që ata të kuptojnë se Greqia është një vend që është nën kërcënim.

blank

Tzifakis: Grekët s’kanë dilemë se a do ta njohin Kosovën, por kur do ta bëjnë këtë

Njohja e Kosovës nga Greqia për vetë grekët është një çështje kohe dhe më nuk përbën dilemë nëse shteti i tyre duhet ta bëjë këtë. Por, për të lëvizur institucionet greke nga pozicioni ku janë në drejtim të ndryshimit të politikës ndaj shtetit më të ri në Europë, duhet ndihmuar edhe me rritjen e kontaktit mes dy popujve meqë mungesa e tij ka stagnuar opinionin e grekëve për Kosovën në vitet e 90-ta. Megjithatë, për përmirësimin e lidhjeve mes kosovarëve dhe grekëve mund të ndikojë edhe përmirësimi i lidhjeve shqiptaro-greke, përkundër që këto raporte janë të ndara. Për hidhërimin e Serbisë në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Greqisë nuk i bëhet fort vonë.

Alma Baxhaku

Këto pikëpamje i shpalosi në një intervistë për Gazetën Express eksperti grek për politikat në Ballkan, Nikolaos Tzifakis, i cili gjithashtu është edhe njohës i mirë i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës.

Ai nuk ka folur për kohën se kur do të ndodhë vendosja e plotë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ballkanike, por thotë se qëndrimi që ka mbajtur shteti i tij ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë çon drejt njohjes, të cilën me shumë ngulm e kanë kërkuar së fundmi krerët kosovarë nga ata grekë pas realitetit të ri gjeopolitik që krijoi lufta në Ukrainë – realitet ky që rriti ambiciet e Kosovës për të përmirësuar pozitën e saj politike në aspektin ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Tzifakis dha lajme pozitive për përshtypjen që kanë grekët aktualisht ndaj shtetit të Kosovës.

“Shumë qytetarë në Greqi më shumë po e shohin pavarësinë e Kosovës si një çështje se “kur” do të ndodhë sesa si një çështje se “nëse” do të ndodhë”, tha ai.

Eksperti grek, i cili është edhe anëtar i Grupit Këshillues për Politikat e Ballkanit në Europë (BiEPAG), thotë se mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë po ia komplikon punët edhe Greqisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, sipas tij, problematikat e Kosovës me shtetësinë e saj po ndikojnë edhe në minimin e potencialit të marrëdhënieve Kosovë-Greqi

Gazeta Express: A mendoni se lufta në Ukrainë ndikoi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë?

Jo nuk mendoj kështu. Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës janë përmirësuar vazhdimisht gjatë vjetëve të fundit. Athina ka qenë e vendosur që për një kohë të eksplorojë ide që nxisin lidhjet në fusha të ndryshme të marrëdhënieve ekonomike, pavarësisht vendimit të saj për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Gazeta Express: Në rrethanat aktuale të shkaktuara nga kjo luftë, krerët e institucioneve të Kosovës kanë intensifikuar thirrjet drejtuar Greqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. A mendoni se ky është momentumi që Greqia ta bëjë këtë?

Shumë qytetarë në Greqi më shumë po e shohin pavarësinë e Kosovës si një çështje se “kur” do të ndodhë sesa si një çështje se “nëse” do të ndodhë. Megjithatë, nuk mund të spekuloj për kohën e një ndryshimi të mundshëm të drejtimit të politikës. Qeveritë e njëpasnjëshme greke e kanë marrë në konsideratë reagimin e opinionit publik vendas ndaj një vendimi të tillë dhe Greqia po hyn në një periudhë të gjatë parazgjedhore (zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më së voni në qershor 2023). Çështja e Kosovës nuk është në krye të agjendës politike greke. Në fakt, ky është pikërisht problemi. Populli grek nuk është informuar për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe shumë grekë vazhdojë të kenë perceptime dhe ide (ndoshta të shtrembëruara) që u formësuan në vitet e 1990-ta. Ka nevojë që të rritet kontakti e të thellohen lidhjet midis dy shoqërive, si dhe të mësohet më shumë për njëra-tjetrën. Për më tepër, megjithëse marrëdhëniet greko-shqiptare dhe greko-kosovare janë dy histori të ndryshme, përmirësimi i marrëdhënieve midis Athinës dhe Tiranës do të ndikojë pozitivisht edhe në perceptimet greke për Kosovën.

Gazeta Express: Kryeministri Albin Kurti pati thënë që njohja e Kosovës nga Greqia e bën atë lidere në rajon. A mendoni që edhe Greqia fiton politikisht duke e njohur Kosovën?

Nuk është sekret se mosmarrëveshja e stërzgjatur Serbi-Kosovë i ka shtuar ndërlikime politikës greke ndaj Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ka shumë potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet Greqi-Kosovë. Pavarësisht se distanca ndërmjet Selanikut dhe Prishtinës është afër 323 km, marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë të pazhvilluara. Kjo ndodh kryesisht për shkak të shfaqjes së problemeve të shumta teknike, shumica e të cilave lidhen me shtetësinë e kontestuar ndërkombëtarisht të Kosovës dhe të politikës mosnjohëse që mban Greqia. Prandaj, normalizimi i plotë i pozitës së Kosovës në sistemin ndërkombëtar do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë rajonin, si dhe për rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gazeta Express: Në rast se Greqia e njeh Kosovën, a mendoni që do të ketë kosto për shtetin grek me përkeqësimin e raporteve me Serbinë?

Beogradi me siguri do të mërzitet nga një vendim i tillë. Megjithatë, Serbia nuk i ka shkëputur lidhjet me asnjë nga njohësit e Kosovës. Madje, ajo ka kërkuar që të krijojë marrëdhënie më të ngushta me vendet që kanë bërë fushatë për shtimin e njohjeve të Kosovës. Një rast i tillë është Turqia. Aktualisht, lidhjet politike dhe ekonomike të Serbisë me Turqinë janë në shumë aspekte më të mëdha se lidhjet përkatëse greko-serbe. Gjithashtu, është bërë shumë përparim në marrëdhëniet serbo-turke në kohën kur Greqia dhe Turqia ishin në prag të luftës. Në fund të fundit, reagimi i Serbisë ndoshta nuk është shqetësimi kryesor i autoriteteve greke kur bëhet fjalë për të marrë vendime për marrëdhëniet me Kosovën.

*Nikolaos Tzifakis është Asistent Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Peloponezit në Greqi. Fushë e tij e interesit janë teoritë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat e jashtme të BE-së dhe politikat në Ballkan.

blank

Hodges: SHBA dhe BE duhet të kenë strategji të qartë për Kosovën

Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington. 

 

Valona Tela

Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm dhe do të pengojë integrimin e tij në strukturat euro-atlantike, thotë Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington.

Sipas tij, mungesa e një strategjie të qëndrueshme perëndimore e ka lënë Ballkanin të cenueshëm përballë Rusisë.

“Nuk mund të lëvizim herë brenda, herë jashtë, duhet të ketë interes të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, thotë Hodges për Radion Evropa e Lirë.

Hodges, i cili ka shërbyer edhe si komandant i forcave amerikane në Evropë, thotë se e kupton interesimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por shton se në afat të shkurtër, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një strategji të qëndrueshme për rajonin, e cila adreson zhvillimin ekonomik, ashtu si edhe sigurinë dhe çështje të tjera.

Duke komentuar kërkesën e Kosovës për një bazë të përhershme amerikane në territorin e saj, Hodges thotë se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është përgjigjja e duhur.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur lufta në Ukrainë po i bën gati tre muaj, shumë politikanë e kanë kthyer vëmendjen te Ballkani Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar Perëndimit të dërgojë armë atje. A mendoni se ky rajon mund të bëhet cak i radhës i Rusisë?

Ben Hodges: Rusia gjithmonë ka supozuar se mund t’i manipulojë gjërat në Ballkan, sepse Perëndimi nuk i ka kushtuar vazhdimisht vëmendje të mjaftueshme [këtij rajoni]. Për shembull, Bashkimi Evropian nuk ka qenë i gatshëm ose i aftë për t’i integruar më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar se kanë interesa strategjike atje, por vetëm herë pas here. Dhe, për shkak të mungesës së një strategjie të qëndrueshme nga ana jonë – për të gjithë rajonin e Detit të Zi, me Ballkanin në njërën anë dhe Kaukazin në anën tjetër – Rusia e ka shfrytëzuar situatën.

Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm. Ajo do t’i pengojë vendet, përfshirë Serbinë, nga integrimi i mëtejshëm perëndimor. Andaj, vazhdon të nxisë dhe mbështesë organizata të ndryshme, si Republika Sërpska, sepse nuk ka interes për respektimin e ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare dhe për promovimin e stabilitetit dhe të sigurisë.

Kjo është arsyeja përse ne, Shtetet e Bashkuara, Aleanca [e NATO-s] dhe Bashkimi Evropian, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike për Ballkanin Perëndimor, por edhe për rajonin e Detit të Zi. Sepse, ajo që ndodh në Ballkanin Perëndimor, prek Rumaninë, Hungarinë, Bullgarinë.

Kisha në Serbi është e fuqishme, Rusia e shfrytëzon situatën

Radio Evropa e Lirë: Vëmendja e Perëndimit ka qenë më e përqendruar te Serbia, e cila refuzon t’iu bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Cilat mund të jenë pasojat e kësaj politike?

Ben Hodges: Serbia është e rëndësishme për disa arsye. Në Ballkanin Perëndimor, ajo është fuqia më e madhe ushtarake. Mendoj se ajo nuk është e bindur në mbështetjen e Perëndimit dhe të SHBA-së. Atje ka grupe, organizata veteranësh dhe është kisha natyrisht, që unë i shoh si agjente të Kremlinit. Kjo është arsyeja përse të menduarit strategjik është aq i rëndësishëm.

Këtu bën pjesë edhe Lumi Danub, që kalon përmes Beogradit. Çdo shpresë që mund të kemi për të përmirësuar qëndrueshmërinë ekonomike në Danub, duhet të përfshijë edhe dëshirat e Serbisë. Pra, ka aq shumë çështje të lidhura me një strategji, që do të përfshinte diplomacinë, investimet ekonomike, e jo vetëm bashkëpunimin në sigurinë ushtarake.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të vazhdojë t’i shmangë sanksionet kundër Rusisë?

Ben Hodges: Ai duhet të ketë disa opsione. Si çdo udhëheqës, ai ka çështje të brendshme, me të cilat duhet të përballet. Unë mendoj se shumica e njerëzve atje duan një qasje më perëndimore dhe demokratike, por kisha është e fuqishme, disa organizata të veteranëve janë të fuqishme dhe Rusia e shfrytëzon këtë situatë.

Nëse mendojmë në mënyrë strategjike, ne nuk e trajtojmë Serbinë si një ishull, por shikojmë gjithë rajonin, shikojmë mënyra për të krijuar mundësi për miliona njerëz, që jetojnë jo vetëm në Serbi, por në të gjithë rajonin, që i duan mundësitë që i ofron një shoqëri liberale demokratike dhe integrimi perëndimor. Kjo është gjëja e fundit që Kremlini do. Andaj, duhet të realizojmë.

Radio Evropa e Lirë: Ndjenja pro-ruse nuk kufizohet vetëm në Serbi. Mbështetja për Moskën është e përhapur edhe në mesin e serbëve të Bosnjës. Udhëheqësi i tyre, Milorad Dodik, ka kërcënuar se do ta ndajë Republikën Sërpska nga federata e përbashkët, për t’iu bashkuar Serbisë. A mendoni se Rusia mund ta shfrytëzojë këtë moment të brishtë?

Ben Hodges: Rusia tani i ka duart plot. Unë mendoj se ajo është turpëruar në Ukrainë. Ka humbur një të tretën e forcave të saj ushtarake brenda Ukrainës. Mendoj se njerëzit që, në të kaluarën, e kanë lidhur veten me Kremlinin, kanë filluar të rishqyrtojnë të ardhmen e tyre. Pra, a duan të prangosen nga [presidenti rus] Vladimir Putin, nga Kremlini, dhe të rrezikojnë të përjashtohen nga mundësitë ndërkombëtare?!

“Kërcënime boshe kundër Bosnjës”

Radio Evropa e Lirë: Ambasadori i Moskës në Sarajevë, Igor Kalabukhov, e ka kërcënuar Bosnjën me skenarin e Ukrainës nëse Bosnja lëviz drejt anëtarësimit në NATO. Sa shqetësuese është kjo?

Ben Hodges: Mendoj se është shaka. Çfarë kërcënimi është ky? Skenari i Ukrainës nuk është gjë tjetër, veçse një lajm i keq për Rusinë.Nëse ky është kërcënimi i tij, atëherë Bosnja nuk duhet të shqetësohet shumë. Çfarë mendon se mund të bëjë ambasadori rus? Cilat trupa ruse do të shfaqen në Bosnje?

Radio Evropa e Lirë: Rusia, megjithatë, ka pushtuar Ukrainën…

Ben Hodges: Po, por shikoni, ata [Rusia] kanë humbur një të tretën e forcave të tyre tokësore. Ata janë turpëruar. Ministria e tyre e Mbrojtjes është ekspozuar si një nga institucionet më të korruptuara në të gjithë Evropën dhe natyrisht në të gjithë Rusinë. Andaj, mendoj se është një kërcënim bosh të thuash se Bosnja do të ekspozohej ndaj të njëjtit skenar si Ukraina.

Radio Evropa e Lirë: Tensionet janë të larta edhe në Kosovë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë. Çfarë efektesh mund të ketë lufta në Ukrainë në Kosovë?

Ben Hodges: Para së gjithash, mendoj se ne duhet t’iu japim udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë hapësirë, për të qenë në gjendje të negociojnë. Pa vija të kuqe nga ne, pa leksione, le t’iu japim hapësirë këtyre dy liderëve që realisht të negociojnë me njëri-tjetrin. Sigurisht se kanë dallime të thella dhe ato nuk do të zhduken.

Por, sipas mendimit tim, ato nuk janë të pakapërcyeshme, nëse udhëheqësve të të dyja vendeve u jepet mundësia dhe mbështetja nga organet legjislative, për të punuar me njëri-tjetrin. Perëndimi duhet të tregojë se nuk e lejon sjelljen e keqe. Ne nuk kemi pse ta demonizojmë Serbinë gjatë gjithë kohës, por, në të njëjtën kohë, duhet të sigurojmë se të gjitha palët i përmbahen ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të mëparshme.

Dhe, në fund, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të shfaqin interes të qëndrueshëm.Nuk mund të lëvizim herë brenda, herë jashtë, duhet të ketë interes të qëndrueshëm dhe afatgjatë.Mendoj se kjo do t’i inkurajonte liderët e të dyja palëve që të angazhohen në një mënyrë më produktive.

Fokusi i Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë tek e ardhmja

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni apo parashikoni ju zgjidhjen mes tyre?

Ben Hodges: Mendoj se ka tendenca nga shumë njerëz që të jetojnë në të kaluarën. Mendoj se liderët duhet të jenë më largpamës, të largojnë presionin politik dhe të përqendrohen në të ardhmen, në atë që është më e mira për të rinjtë. Nuk ka të ardhme të mirë për të rinjtë në Serbi, në Bosnje apo në Kosovë, nëse fokusi është gjithmonë në atë se kush çfarë ka bërë 200, 300, apo 400 vjet më parë.

Radio Evropa e Lirë: Kosova i ka kërkuar NATO-s që të përshpejtojë integrimin e saj në aleancë pas pushtimit rus të Ukrainës. Sa e rëndësishme është për Kosovën që të anëtarësohet në NATO?

Ben Hodges: Mendoj se të gjithë mund të shohin se anëtarësimi në Aleancë është një garanci. Pra, ka një Perde të Hekurt këtu. Rusia do të kërcënojë, por nuk do të guxojë të sulmojë një vend të NATO-s. Ajo nuk ka hezituar të sulmojë vende joanëtare të NATO-s, si Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën. Po ashtu, hyn e del në Bjellorusi kur të dojë. Pra, e kuptoj se përse Kosova do që të anëtarësohet në NATO dhe shpresoj që kjo të realizohet një ditë.

Por, në afat të shkurtër, përpara se të flasim për anëtarësinë në NATO, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një strategji të qëndrueshme për rajonin, e cila adreson zhvillimin ekonomik, ashtu si edhe sigurinë dhe të gjitha ato gjëra thelbësore për shoqëritë liberale demokratike: mediat e lira, transparencën në institucionet financiare dhe në sistemet ligjore.

Radio Evropa e Lirë: Mendoni se kjo lloj strategjie do ta pengojë Rusinë të përfshihet më shumë në rajon?

Ben Hodges: Po, ajo parandalohet pikërisht kështu – me investime ekonomike dhe në institucione të tjera. Është rrezik për të gjitha vendet e rajonit që të rinjtë e tyre duan të shkojnë në Perëndim, në Evropë, në Kanada, në SHBA. E gjithë ajo fuqi truri dëshiron të largohet. Është në interesin e Perëndimit që të rinjtë e zgjuar të këtyre vendeve të duan të qëndrojnë në shtëpi.

KFOR-i, spirancë stabiliteti

Radio Evropa e Lirë: Kosova ka kërkuar, po ashtu, nga SHBA-ja që të krijojë njëbazë të përhershme ushtarake atje. Cilat janë gjasat për këtë?

Ben Hodges: Mendoj se misioni [paqeruajtës i NATO-s] KFOR është përgjigjja e duhur. Mendoj se KFOR-i – me investime relativisht të vogla të vendeve – ofron një spirancë stabiliteti. Më kujtohet kur kam qenë në ushtri, vetëm disa vite më herët… nuk dua të jem shumë specifik, por zyrtarë të lartë në Shqipëri dhe Serbi më kanë thënë: ju lutem, mos e largoni KFOR-in. Është e vetmja spirancë e stabilitetit në rajon. Fakti që të dyja palët e duan atje, mendoj se është i fuqishëm. NATO bën gjënë e duhur me vazhdimin e misionit të KFOR-it.

blank

Intervista – Kurti për Vuçiçin: Nuk distancohet nga Millosheviçi dhe as nga Putini

Darka joformale ka zgjatur rreth një orë e gjysmë e pas saj, kryeministri Kurti,  tha se nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin

Pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu i ekzekutivit kosovar dha edhe një deklaratë për RTK-në.

Kurti paralajmëroi se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por do të jetë në nivel të kryenegociatorëve me 13 maj.

Më poshtë, sjellim të plotë deklarimin e kryeministrit Kurti dhënë RTK-së në Berlin, pas darkës joformale. Nga Gentiana Begolli-Pustina, RTK.

Pyetje: Kryeministër, si kaloi takimi?

Kurti: Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin  apo ndërmjetësimin e  Lajçak, takim  që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha.

Pyetje: Pra po presim një takim të ardhshëm, njëjtë në nivel  kryenegociatorësh, mirëpo jo në nivel liderësh kur flasim për Brukselin?

Kurti:  Takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, do të jetë në nivel të kryenegociatorëve, pra zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, me 13 maj do ta takojë homologun e tij në Bruksel dhe do të vazhdojnë diskutimet dhe shqyrtimet, por është e qartë se Kosova është në të drejtën e saj dhe tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të kemi zgjidhje e marrëveshje.

Pyetje: Pra, kryeministër është e njëjta frymë sikurse në takimin  parë dhe të dytë?

Kurti:  Po e ritheksoj se  qëndrimet janë të vjetra dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të kemi një marrëveshja të re çfarë i nevojitet jo vetëm raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Ballkanit në përgjithësi e do te thosha edhe Bashkimit Evropian.

Pyetje: Pra nuk mund të presim një takim liderësh së shpejti në Bruksel?

Kurti: Mund të ketë takim, varësisht se si shkon takimi i kryenegociatorëve me 13 maj.

Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz me të cilin mbajti edhe një konferencë për media. Në këtë konferencë edhe një herë ai u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës e Gjermanisë. Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

blank

Çim Peka: 4 biznesmenë kanë denoncuar te AMA dhe Yuri Kim, Top Median dhe Ben Blushin, për gjoba deri në 500 mijë euro

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, gazetari Çim Peka ka komentuar vendimet e Thesarit për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e Ora Neës Ylli Ndroqi.

Peka ka hedhur akuza në drejtim të AMA-s dhe ambasadores Yuri Kim se kanë të paktën katër ankesa zyrtare nga biznesmenë të cilët akuzojnë Top Median dhe Ben Bluhin si gjobëvënës deri në 500 mijë euro.

Sipas Pekës, ky vendim i Thesarit për motivacionin e gjobëvënies ndaj Ylli Ndroqit duket se është produkt i lotimit në ShBA, sepse nëse do të ishte e vërtetë atëherë nuk mund të mos ishte non grata Top Media dhe Ben Blushi.

Peka: Ishte një lajm që po qarkullonte prej dy javeësh, thjesht po prisnin ditën. Duke parë akuzat ndaj zotit Ndroqi se media në Shqipëri dhe akuzat e kryetarit të Tiranës Erjon Veliaj se ka qënë i dënuar për trafik droge, por kur pamë dje se Ylli Ndroqi është futur në listën e zezë të Thesarit me argumentat se media e tij ka bërë presion bizneseve për të marë reklama argumenti ishte shumë absurd për një arsye shumë të thjeshtë. Ne si televizion, tek AMA në zyrën e ambasadores Yuri Kim së paku prej 15 muajsh, 3 deri në 4 biznesmenë kanë depozituar ankesat e tyre ndaj Ben Blushit dhe Top medias për gjoba deri në 500 mijë euro. Është në arshivin e AMA-s ankesa zyrtare e së paku tre biznesmenë për gjoba nga ky televizion. Para 15 muajsh Yuri Kim fliste për gjoba të televizioneve ndaj bizneseve dhe nqs do të përdorej ky argument për tu futur në listën e zezë të një pronari media, kurrsesi nuk mund të besoja se do ishte Top media apo Ben Blushi por do të ishte një person tjetër.

Prandaj edhe në këtë rast është një lobim ndaj zotit Ndroqi gjithmonë duke u nisur nga motivacioni ose duhet të ishte edhe ajo media që ka ankesë zyrtare edhe te AMA edhe në ambasadën amerikane.

E kam të vështirë ta besoj se një gjobëvënës të certifikuar dhe të provuar nuk e shpall non grata për gjobëvënës por shpall dikë tjetër që është akuzuar për trafik droge por jo për këtë.

Ndërkohë që media më e madhe që vendos gjoba dhe ka prova zyrtare dhe përjashtohet nga kjo apo është shpallur non grata dhe nuk publikohet pastaj ky është vendim selektiv dhe ata e humbin besueshëmrinë nuk ka problem këtu.

blank

Intervista- Gjenerali Petraeus: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë

Valona Tela

Lufta në Ukrainë është në një moment kyç, që mund të jetë edhe i rrezikshëm për këtë vend, thotë ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA, David Petraeus.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, gjenerali i pensionuar amerikan thotë se është e rëndësishme që aleatët e NATO-s, e sidomos vendet e Evropës Lindore, ta vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Sipas tij, mposhtja e Rusisë nga Ukraina nuk është e pamundur.

“Ukrainasit e kanë fituar betejën në Kiev, e kanë fituar betejën në dy qytetet tjera veriore, Çernihiv dhe Sumi. Ata, në fakt, mund t’i mposhtin rusët”, thotë Petraeus, i cili ka komanduar forcat amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Petraeus shton se forcat ruse kanë mungesa në logjistikë dhe se kanë pësuar humbje të mëdha.

Ai e përjashton mundësinë e përfshirjes së forcave të NATO-s në fushëbetejën në Ukrainë dhe parasheh që fundi i luftës të jetë një zgjidhje e negociuar.

Nëse lufta zvarritet, thotë Petraeus, rreziqet janë të mëdha. Por, “unë jam i prirë të mendoj” se gjasat për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë “aktualisht janë ende të ulëta”, thotë ai.

Rusia ka dështuar në Kiev

Radio Evropa e Lirë: Rusia vazhdon të përballet me rezistencë të ashpër nga Ukraina, ndërkohë që ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e pushtimit. Si e shihni ju vazhdimin e kësaj lufte?

David Petraeus: Fillimisht, mendoj se duhet të analizojmë se ku kemi qenë. Rusia e ka filluar [këtë luftë] duke u përpjekur për të rrëzuar Qeverinë e [presidentit të Ukrainës, Volodymyr] Zelensky. Qëllim kryesor i saj ka qenë të marrë kontrollin e Kievit, të rrëzojë Qeverinë [dhe] ta zëvendësojë presidentin Zelensky me një president pro-rus. Ata kanë arritur fuqishëm në Kiev, me shumë forca edhe nga Bjellorusia, dhe kanë dështuar.

Ukraina e ka fituar betejën në Kiev, po ashtu në Çernihiv në veri dhe në Sumi në verilindje. Por, tani jemi në një pozicion të vërtetë tranzicioni. Rusët kanë deklaruar publikisht se këto nuk ishin përpjekjet e tyre kryesore, porse ato kanë të bëjnë me Donbasin, në pjesën juglindore të vendit. Ata po dërgojnë tani më shumë burime atje.

Rusët po përpiqen të marrin komplet Mariupolin, që do t’iu mundësonte pastaj të ktheheshin nga veriu. Dhe, kështu, ky është një moment i madh. Është një moment kyç. Është, gjithashtu, një moment i rrezikshëm për Ukrainën.

Rusët nuk kanë logjistikë për “orën e artë”

Radio Evropa e Lirë: Nëse Rusia ka sukses në lindje, a do të thotë kjo që pjesa tjetër e Ukrainës pastaj do të jetë më e cenueshme?

David Petraeus: Nuk mendoj ashtu. Mendoj se rusët janë mjaft të kufizuar në atë që mund të arrijnë. Thembër e Akilit për ta ka qenë mungesa e logjistikës së ekspeditës. Me fjalë të tjera, kur rusët janë larg një sistemi hekurudhor ose një porti, logjistika e tyre është shumë-shumë modeste në krahasim me logjistikën tonë. Ata më së shumti mund të kenë çerekun e asaj që kemi ne. Ne kemi një logjistikë shumë substanciale të ekspeditës. Ne mund të lëvizim në distanca të gjata pa baza fikse. Ata janë të lidhur për sistemin hekurudhor. Kur janë pranë tij, janë shumë mirë, por kur i largohen, janë krejtësisht të kufizuar sa u përket ushqimeve, karburanteve, municionit, evakuimit mjekësor dhe të tjerave. Kjo me siguri se ka ndikim të madh në moralin [e ushtarëve].

Ushtarët tanë [amerikanë] në Irak dhe Afganistan e kanë ditur se nëse plagosen, brenda një ore – orës së artë – do të transferoheshin në spitalin e parë fushor. Shkalla e tyre e mbijetesës ka qenë mbi 90 për qind. Pra, gjithçka ka të bëjë me atë që ndodh në orën e artë. Por, kjo nuk shihet te forcat ruse.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se ukrainasit mund të vazhdojnë të rezistojnë?

David Petraeus: Mendoj se po. Kjo është paksa garë dhe varet nga aftësia e ukrainasve për të lëvizur me shpejtësi në jug, për t’u fokusuar në atë që vjen nga lindja, nga juglindja, nga Mariupoli. Kjo varet, gjithashtu, edhe nga ajo që bëjmë ne. Nuk mendoj vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjitha vendet e NATO-s së bashku, e sidomos ato vende të Evropës Lindore që kanë mbrojtje ajrore, sisteme për lëshimin e raketave, artileri dhe municione që u përshtaten atyre që i ka Ukraina.

Radio Evropa e Lirë: Deri më tani, aleatët e NATO-s e kanë mbështetur ushtarakisht Ukrainën, duke mos u përfshirë direkt në konflikt. A mendoni se strategjia e njëjtë do të vazhdojë?

David Petraeus: Po. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, [Jens] Stoltenberg dhe gjithashtu presidenti [i Shteteve të Bashkuara, Joe] Biden dhe liderë të tjerë kanë vlerësuar se do të ishte me rrezik dhe me shumë të panjohura nëse – le të themi – aeroplanët amerikanë dhe rusë fluturojnë në të njëjtën hapësirë ajrore.

Në fakt, unë e di se çfarë do të ndodhte, avionët rusë do të rrëzoheshin. Do të shkatërronim edhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore. Por, ajo që nuk e dimë është se si do të reagonte Rusia.

Mendoj se është e arsyeshme që dikush që ulet në krye të tavolinës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, ose në krye të tavolinës së NATO-s, të thotë se kjo është një gjë e rrezikshme, nuk e dimë se ku përfundon.

Mendoj se nuk është e paarsyeshme të thuhet se ukrainasit po luftojnë në mënyrë shumë efektive, shumë heroike, me shkathtësi, kreativitet, guxim, dhe ajo që duhet të bëjmë ne, është t’i ndihmojmë ata. Kjo është lufta e tyre, ata janë të gatshëm ta bëjnë atë dhe ata, thjesht, kanë nevojë për mjete. Vendet e Evropës Lindore duhet t’i pastrojnë rezervat e tyre të mbrojtjes dhe të ofrojnë gjithçka që kanë për Ukrainën – kjo do të ishte e dobishme.

“Nuk mund ta imagjinoj pushtimin e një vendi, ku të gjithë ju urrejnë”

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni fundin e kësaj lufte?

David Petraeus: Mendoj se fundi do të jetë një lloj zgjidhjeje e negociuar. Përndryshe, mposhtja e Rusisë nga Ukraina nuk është e pamundur. Ukrainasit e kanë fituar betejën në Kiev, e kanë fituar betejën në dy qytetet tjera veriore, Çernihiv dhe Sumi. Ata, në fakt, mund t’i mposhtin rusët. Ajo që duhet të bëni fillimisht, është t’i ndaloni rusët dhe pastaj, thjesht, t’i ndiqni ata, sepse ata janë në territor armiqësor. Rusët, padyshim, nuk kanë mbështetje nga ukrainasit. Çfarëdo që të kenë pasur, e kanë humbur, për shkak të mizorive dhe mënyrës së tmerrshme të trajtimit të komuniteteve lokale. Kështu që të gjithë i urrejnë.

Unë kam pushtuar një vend. Kam qenë gjeneral me dy yje kur ne [amerikanët] kemi pushtuar Irakun. Ata [irakianët] na kanë duartrokitur kur kemi arritur. Ata nuk e kanë dashur [presidentin e tyre] Saddam Husseinin, djemtë e tij vrasës dhe regjimin e tij kleptokratik. Unë nuk mund ta imagjinoj pushtimin e një vendi, ku të gjithë ju urrejnë. Nëse ata nuk e kanë urryer Rusinë më parë, jam i sigurt që tani e urrejnë, për shkak të mënyrës së tmerrshme të trajtimit të njerëzve, përfshirë mizoritë dhe krimet e luftës që janë kryer në Buça. Dhe, jam i sigurt se do të gjejmë shumë më tepër [krime të kryera] në Mariupol dhe në disa qytete të tjera, nga të cilat po largohen rusët.

Radio Evropa e Lirë: E, a mund ta imagjinoni përfshirjen e SHBA-së në fushëbetejën në Ukrainë, në ndonjë pikë?

David Petraeus: Jo. Jo me forca ushtarake në terren. Nuk pres të ndodhë kjo. Unë mund të imagjinoj një lloj OSBE-je [Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë], jo si forcë paqeruajtëse, por vëzhguese, nëse ka një zgjidhje të negociuar. Por, prapë, ajo që mendoj se do të ndodhë, është që ukrainasit mund t’i ndalojnë rusët që vijnë nga lindja dhe lart nga Donbasi dhe Mariupoli. Është e mundur t’i zmbrapsin ata në mënyra të caktuara, ashtu siç kanë bërë jashtë Kievit.

Dhe, mos harroni, Rusia tashmë ka angazhuar mbi 70 për qind të të gjitha forcave që ka në dispozicion. E dimë se ajo ka shkuar në Gjeorgji, në Siri, në Afrikë dhe kudo që mund të gjejë mercenarë, që do të luftonin. Ajo është e dëshpëruar. Dhe, nëse ky përparim modest që ka bërë në Ukrainën Lindore mund të ndalet dhe zmbrapset, atëherë mendoj se do të ketë një shtysë për një zgjidhje të negociuar.

Tani, të dyja palët janë duke negociuar, por asnjëra nuk do të pajtohet, derisa ekziston një shans për të fituar më shumë leva në fushëbetejë.

Radio Evropa e Lirë: Si do të dukej zgjidhja e negociuar?

David Petraeus: I keni parë disa elemente të saj tashmë. Negociatorët ukrainas kanë thënë se do të heqin dorë nga përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n. Ata do të kalonin nëpër një proces – me gjasë referendum – sepse ai është i nevojshëm për të ndryshuar Kushtetutën. Por, nuk do të heqin dorë nga mundësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ata do të këmbëngulin në garantuesit e sigurisë së tyre, kanë përmendur anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – janë vetëm tri që mund të jenë kandidate, sepse as Rusia dhe as Kina, me sa duket, nuk do të garantonin sovranitetin e Ukrainës, kështu që do të duhej të ishin: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe ose Franca.

Pastaj, mund të ketë edhe negociata për Krimenë [gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia] – një lloj qiraje 99-vjeçare për 1 dollar në vit, ose diçka e tillë. Nuk mendoj se Ukraina imagjinon se do ta kthejë Krimenë. Donbasi është pak më ndryshe, mendoj se do të duhet të shohim se si do të zhvillohet beteja atje. Por, edhe atje mund të ketë një marrëveshje.

Humbja e 15,000 ushtarëve në pesë javë, tronditëse

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë rreziqet nëse kjo luftë zvarritet?

David Petraeus: Rreziqet janë të mëdha. Do të ketë shkatërrime të vazhdueshme, humbje të jetëve, dëmtim të infrastrukturës, çrregullim të ekonomisë, çrregullim të sistemit global të ushqimeve, sepse 30 deri në 35% e eksporteve të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Kanë pastaj elbin, misrin, një shumëllojshmëri metalesh, ka pleh që vjen nga Rusia… Pra, dua të them se ndikimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë globale është i madh. Nëse e bojkotoni naftën bruto ose gazin natyror nga Rusia, atëherë padyshim se ka efekte edhe nga kjo. Por, ato gjithashtu dëmtojnë tutje ekonominë ruse, e cila do të bëhet gjithnjë e më e pariparueshme.

Pesëqind kompani amerikane ose janë tërhequr plotësisht, ose i kanë pezulluar [operacionet] në Rusi, ose i kanë kufizuar. Disa mund të kthehen, të tjerat do të mbeten mbyllur. Rusia është në pozitë më të mirë se çdo vend tjetër për t’iu bërë ballë këtyre sanksioneve, sepse ka diçka për të cilën pjesa tjetër e botës ka vërtet nevojë: gazin natyror, naftën, qymyrin, paladiumin, nikelin, bakrin e të tjera. Por, gjithsesi, kjo do të ketë një ndikim të madh tek ata që kanë më pak fat në Rusi. Dhe, me kalimin e kohës, kjo mbështetje fillestare për Putinin, mendoj se do të ndryshojë. Nuk mund të keni 15,000 ushtarë rusë, trupat e vdekur të të cilëve kthehen në qese në shtëpi.

Kjo [shifër] është së paku katërfishi, nëse jo pesëfishi i humbjeve që kemi pësuar ne në Irak në 20 vjet. Unë kam qenë komandant atje. Kemi pasur humbje të mëdha. Nuk mund ta imagjinoj të kem humbur 15,000 ushtarë në pesë javë. Është tronditëse.

Qëllimi i Putinit nuk është realizuar

Radio Evropa e Lirë: Por, disa zyrtarë amerikanë thonë se presidentit rus, Vladimir Putin, nuk po i thuhet e vërteta për luftën në Ukrainë. Cili është mendimi juaj për këtë?

David Petraeus: Jam i sigurt se njerëzit nuk janë të lumtur t’i raportojnë Vladimir Putinit lajme të këqija. Por, ato nuk mund të mohohen, po ndodhin. Ai [Putin] e di se cili ka qenë qëllimi fillestar i fushatës – rrëzimi i Qeverisë [ukrainase] dhe zëvendësimi i Zelenskyt me një lider pro-rus. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Rusia po i tërheq forcat nga Kievi, Çernihivi dhe Sumi. Ajo ka shifra marramendëse të humbjeve. Këtë nuk mund t’ia sillni rrotull Putinit përgjithmonë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë sugjerojnë për këtë luftë luftërat tjera që ka zhvilluar Rusia nën Putinin?

David Petraeus: Si e kanë fituar [rusët] luftën në Çeçeni? Kanë shkatërruar [kryeqytetin] Groznin. Thjesht, e kanë shkatërruar dhe shpopulluar. Çfarë kanë bërë në Siri? Rusia nuk ka pasur forca tokësore atje, ka pasur disa forca speciale, ka pasur forcën ajrore që vetëm ka goditur dhe shkatërruar Alepon – një qytet më të madh se Kievi me popullsi. Dallimi, mendoj unë, është se bota nuk ka qenë e fiksuar atje [sikurse në rastin e Ukrainës]. Tani janë mijëra, nëse jo qindra mijëra, telefona të mençur që kapin gjithçka. Nëse hyni në Twitter ose media tjera sociale, ju mund të kuptoni se çfarë po ndodh. Mendoj se kjo është lufta e parë që ndodh në këso rrethanash.

Është lufta e parë në të cilën SHBA-ja, sidomos, merr produkte të inteligjencës, i deklasifikon ato në atë mënyrë që të mos i ekspozojnë burimet dhe metodat, dhe i nxjerr më pas si informacion publik. Ne e kemi ekspozuar vazhdimisht Rusinë për atë që ka bërë. E kemi parashikuar se çfarë do të bëjnë dhe e kanë bërë, edhe pse kanë thënë se nuk do ta bëjnë.

Rusia mund të jetë shënjestër e Ukrainës

Radio Evropa e Lirë: A shihni ndonjë rrezik që ky konflikt të përhapet jashtë kufijve të Ukrainës?

David Petraeus: Nuk mendoj shumë kështu. Mendoj se zona brenda Rusisë mund të jenë në shënjestër. Kemi parë shpërthimin në një depo karburantesh në Rusi. Ajo duket se është goditur nga helikopterët sulmues të operacioneve speciale ukrainase, edhe pse nuk është konfirmuar ende. Mendoj se do të mund të shihni sulme të tjera të tilla.

Rusia nuk duhet të mendojë se mund të shkaktojë dëme pa fund në Ukrainë, pa pasur disa edhe në tokën e saj. [Sulmi në depo të karburanteve] ka treguar edhe sa joadekuate është mbrojtja e Rusisë, nuk ka qenë në gjendje ta ndalojë sulmin. Ndoshta nuk ka mundur as ta detektojë, e aq më pak t’i përgjigjej.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes edhe për armët bërthamore. Cili është rreziku i përdorimit të tyre?

David Petraeus: Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të ishte një prag enorm për t’u kapërcyer, saqë mendoj se do të ishte jo vetëm i pandërgjegjshëm moralisht, por edhe nga këndvështrimi i Putinit, tepër i marrë. Do të ishte, thjesht, një budallallëk i pabesueshëm. Bota nuk do të mund ta injoronte.

Por, siç e ka thënë edhe zyrtari i Putinit [zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov], nëse Rusia nuk është nën kërcënimin ekzistencial, nuk mund ta imagjinoj përdorimin e ndonjë arme të shkatërrimit në masë. Ka rrezik për këtë. Më herët, rreziku mund të ketë qenë zero, tani është mbi zero. Por, ka planifikime për këtë. Ka shumë skenarë të këqij, që njerëzit paguhen për t’i menduar, si në komunitetin e inteligjencës, në komunitetin e mbrojtjes dhe në komunitetin e sigurisë kombëtare. Është e ditur publikisht se Këshilli ynë i Sigurisë Kombëtare ka individë dhe ekipe që punojnë në skenarët dhe rrethanat potenciale, që mund të shndërrohen në realitet. Por, unë jam i prirë të mendoj se gjasat për këtë aktualisht janë ende të ulëta.

“Momenti i Srebrenicës”

Radio Evropa e Lirë: Putin, shumë gjëra ka thënë se nuk do t’i bëjë, por i ka bërë…

David Petraeus: Natyrisht. Ai ka përdorur armë kimike. Prej tyre, [udhëheqësi rus i opozitës, Aleksei] Navalny gati se ka vdekur. Putin ka përdorur agjentin nervor edhe në dy raste në Mbretërinë e Bashkuar. Ai nuk është dikush që ka moral, është i pamëshirshëm. Por, gjithashtu, mendoj se nuk është budalla dhe të mos mendojë se zemërimi moral do të jetë i jashtëzakonshëm. Ky zemërim po akumulohet tashmë. Mendoj se po i afrohemi një momenti që mund të quhet një ‘moment i Srebrenicës’.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni “moment i Srebrenicës”, çfarë mendoni më shumë?

David Petraeus: Mos harroni se SHBA-ja nuk është përfshirë në Bosnje derisa ka ndodhur masakra e Srebrenicës. Zemërimi moral në të gjithë botën ka qenë aq i madh saqë SHBA-ja, më në fund, është detyruar të marrë masa. Nuk po them se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ushtarake [kundër Rusisë]. Por, unë mendoj se do të copëtojmë çdo zinxhir furnizimi, që ushqen secilën industri ruse, dhe do të sanksionojmë të gjitha elementet e tyre. Nuk dua ta teproj, por bota do të vdesë nga uria dhe nuk do të hajë grurin rus. Zemërimi moral do të ishte aq i madh. Nëse përdoren armët e shkatërrimit në masë, unë thjesht nuk mund të imagjinoj se cila do të ishte përgjigjja.

blank

Intervista – Ish këshilltari i Kremlinit: Perëndimi nuk do të shërohet kurrë! Arsyet përse pushtimi i Ukrainës ishte i pashmangshëm për Rusinë

Më 28 mars, gazetari i New Statesman Bruno Maçães intervistoi ish-keshilltarin presidencial te Boris Yeltsin dhe Vladimir Putin, Sergej Karaganov ku shprehu pikëpamjet e tij mbi luftën.

Karaganov është i afërt me Putinin dhe ministrin e tij të jashtëm, Sergei Lavrov, dhe ai formuloi shumë nga idetë që çuan në luftën në Ukrainë  megjithëse ai gjithashtu ka shprehur mospajtim me idenë e një okupimi afatgjatë të vendit. Karaganov ka promovuar konceptin e “Eurazisë së Madhe” dhe ka mbrojtur një partneritet më të ngushtë me Kinën.

 

INTERVISTA

Pse Rusia pushtoi Ukrainën?

Sergej Karaganov: Për 25 vjet, njerëz si unë kanë thënë se nëse NATO dhe aleancat perëndimore zgjerohen përtej disa vijave të kuqe, veçanërisht në Ukrainë, do të ketë një luftë. Unë e parashikova atë skenar qysh në vitin 1997. Në vitin 2008 presidenti Putin tha se nëse anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do të bëhej i mundur, atëherë nuk do të kishte Ukrainë. Ai nuk u dëgjua. Pra, objektivi i parë është t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s. Dy objektiva të tjerë janë shtuar: njëri është çmilitarizimi i Ukrainës; tjetra është denazifikimi, sepse ka njerëz në qeverinë ruse të shqetësuar me ngritjen e ultra-nacionalizmit në Ukrainë në atë masë sa që ata mendojnë se ka filluar t’i ngjajë Gjermanisë në vitet 1930. Ekziston gjithashtu një synim për të çliruar republikat e Donbasit nga tetë vjet bombardime të vazhdueshme.

Kishte gjithashtu një besim të fortë se lufta me Ukrainën ishte e pashmangshme – ndoshta tre apo katër vjet nga tani – e cila mund të kishte ndodhur në vetë territorin rus. Pra, ndoshta Kremlini vendosi që nëse duhet të luftoni, le të luftojmë në territorin e dikujt tjetër, në territorin e një fqinji dhe të një vendi vëlla, dikur pjesë e Perandorisë Ruse. Por lufta e vërtetë është kundër ekspansionit perëndimor.

Më 25 shkurt Putin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase për të rrëzuar Presidentin Volodymyr Zelensky. Kohët e fundit, megjithatë, Kremlini duket se po sugjeron se është i interesuar të negociojë me Zelensky. A ka ndryshuar mendje Kremlini? A e pranon që Zelensky të jetë president i Ukrainës dhe do të mbetet president i Ukrainës?

Është luftë, dhe ne jemi në mjegullën e luftës, ndaj ndryshojnë opinionet, ndryshojnë synimet. Në fillim, ndoshta disa menduan se ushtria ukrainase do të organizonte një lloj grushti shteti në mënyrë që ne të kishim një fuqi të vërtetë në Kiev me të cilin mund të negocionim – presidentët e fundit, dhe veçanërisht Zelensky, konsiderohen si kukulla.

Ju personalisht nuk e konsideroni Presidentin Zelensky një nazist, apo jo?

Sigurisht që jo.

Cili mendoni se do të ishte qëllimi përfundimtar për Kremlinin në këtë pikë? Cili do të konsiderohej një rezultat i suksesshëm për pushtimin?

Nuk e di se cili do të jetë rezultati i kësaj lufte, por mendoj se do të përfshijë ndarjen e Ukrainës, në një mënyrë ose në një tjetër. Shpresojmë se do të mbetet ende diçka që quhet Ukrainë në fund. Por Rusia nuk mund të lejojë të “humbet”, kështu që ne kemi nevojë për një lloj fitoreje. Dhe nëse ekziston një ndjenjë se po e humbim luftën, atëherë mendoj se ekziston një mundësi e caktuar përshkallëzimi. Kjo luftë është një lloj lufte ndërmjetëse mes Perëndimit dhe pjesës tjetër – Rusia është, siç ka qenë në histori, kulmi i “pjesës tjetër” – për një rend të ardhshëm botëror. Aksionet e elitës ruse janë shumë të larta – për ta është një luftë ekzistenciale.
BM Ju folët për çmilitarizimin e Ukrainës, por duket se një synim i tillë nuk do të arrihej nëse Perëndimi vazhdon t’i sigurojë Ukrainës me armë.

A mendoni se Rusia do të tundohet të ndalojë atë fluks armësh dhe a rrezikon kjo një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë?

Absolutisht! Ekziston një probabilitet në rritje për një përplasje të drejtpërdrejtë. Dhe ne nuk e dimë se cili do të ishte rezultati i kësaj. Ndoshta polakët do të luftonin; ata janë gjithmonë të gatshëm. Unë e di si historian që neni 5 i traktatit të NATO-s është i pavlerë. Sipas nenit 5 – i cili lejon një shtet të thërrasë për mbështetje nga anëtarët e tjerë të aleancës – askush nuk është i detyruar të luftojë në të vërtetë në emër të të tjerëve, por askush nuk mund të jetë absolutisht i sigurt se nuk do të kishte një përshkallëzim të tillë. Unë gjithashtu e di nga historia e strategjisë bërthamore amerikane se SHBA nuk ka gjasa të mbrojë Evropën me armë bërthamore. Por ka ende një shans përshkallëzimi këtu, kështu që është një skenar i mrekullueshëm dhe shpresoj që një lloj marrëveshje paqeje mes nesh dhe SHBA-së, dhe mes nesh dhe Ukrainës, mund të arrihet përpara se të shkojmë më tej në këtë botë të pabesueshme të rrezikshme. .

Nëse Putini kërkon këshillën tuaj, a do t’i thoni atij se neni 5 duhet marrë seriozisht apo jo? Nga fjalët e tua e kuptoj se nuk duhet marrë seriozisht nga këndvështrimi juaj.

Mund të ndodhë që neni 5 funksionon dhe vendet mblidhen në mbrojtje të një tjetri. Por kundër një vendi bërthamor si Rusia… Pyes veten? Thënë kështu: nëse SHBA ndërhyn kundër një vendi bërthamor, atëherë presidenti amerikan që merr atë vendim është i çmendur, sepse nuk do të ishte 1914 apo 1939; kjo është diçka më e madhe. Kështu që unë nuk mendoj se Amerika mund të ndërhyjë, por ne jemi tashmë në një situatë shumë më të rrezikshme se disa javë më parë. Dhe neni 5 nuk prezumon detyrime automatike.
Për të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar

Cili ishte reagimi juaj ndaj komentit të Presidentit Biden se Presidenti Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet?

Epo, Presidenti Biden shpesh bën të gjitha llojet e komenteve. [Më pas,] ai u korrigjua nga kolegët e tij, kështu që askush nuk po e merr seriozisht deklaratën.

Putin ka argumentuar se Ukraina nuk ekziston si komb. Unë do të imagjinoja se përfundimi nga ngjarjet e javëve të fundit është se Ukraina ekziston si një komb, kur ju keni të gjithë popullsinë, përfshirë civilët, të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e vendit të tyre. A ekziston Ukraina si komb, apo Ukraina është vetëm një pjesë e Rusisë?

Nuk jam i sigurt nëse ka një rezistencë masive civile siç sugjeroni ju, dhe jo vetëm të rinj që i bashkohen ushtrisë. Në çdo rast, nuk e di nëse Ukraina do të mbijetojë, sepse ajo ka një histori shumë të kufizuar, nëse ka, të shtetësisë dhe nuk ka një elitë shtetformuese. Ndoshta diçka do të rritet nga poshtë, por kjo është një pyetje e hapur… Do ta shohim… Kjo luftë – apo operacion ushtarak; si ta quani – do të vendosë. Ndoshta kombi ukrainas do të lindë: do të jem i lumtur nëse ukrainasit do të kenë një qeveri efektive dhe të qëndrueshme – ndryshe nga situata e 30 viteve të fundit. Ata ishin humbësit absolut pas Bashkimit Sovjetik, për shkak të mungesës së një elite shtetformuese.

Nëse ka një ndarje, a do të ruante seksioni i Ukrainës i kontrolluar nga Rusia një pavarësi nominale, apo do të absorbohej nga Rusia?

Nëse operacioni do ta kthejë Ukrainën në një shtet “miqësor”, atëherë përthithja nuk është qartësisht e nevojshme. Mund të ketë një lloj përthithjeje – gjë që ka ndodhur në mënyrë efektive – në republikat e Donbasit. Nëse ata do të jenë të pavarur apo jo – mendoj se mund të jenë. Sigurisht që atje ka thirrje për referendume, por si mund të bëni referendume gjatë një konflikti nuk e di. Pra, gjykimi im do të ishte se një pjesë e Ukrainës do të bëhet një shtet mik i Rusisë, pjesë të tjera mund të ndahen. Polonia me kënaqësi do të marrë disa pjesë në perëndim, ndoshta edhe rumunët dhe hungarezët, sepse pakica hungareze në Ukrainë është shtypur së bashku me pakicat e tjera. Por ne jemi në një luftë të plotë; është shumë e vështirë të parashikohet. Lufta është një histori pa fund.

Një argument është se Rusia do të bjerë nën kontrollin kinez dhe kjo luftë nuk ndihmon – sepse duke e izoluar Rusinë nga Perëndimi, ajo e kthen Rusinë në pre e lehtë për ndikimin ekonomik kinez. A jeni i shqetësuar se ky mund të jetë fillimi i një “shekulli kinez” për Rusinë?

Ka dy përgjigje për pyetjen tuaj. Njëra është se ndikimi ekonomik i Kinës në Rusi dhe mbi Rusinë do të rritet. Kina ka shumicën e teknologjive që na duhen, dhe ka shumë kapital, kështu që nuk ka dyshim për këtë. Nëse Rusia do të bëhej një lloj vendi satelit, sipas traditës kineze të Mbretërisë së tyre të Mesme, unë dyshoj.
Nëse më pyesni se si do ta përshkruaj Rusinë me një fjalë, ai është “sovraniteti”. Ne mundëm ata që kërkuan të na sundonin, duke filluar nga Mongolët, dhe më pas Karlin [Karli XII] i Suedisë, pastaj Napoleoni dhe Hitleri. Gjithashtu, kohët e fundit, ne kemi pasur vite të dominimit perëndimor këtu. Ishte pothuajse dërrmuese. Dhe megjithatë, ju e shihni se çfarë ka ndodhur: Rusia u revoltua kundër gjithë kësaj. Kështu që nuk kam frikë se Rusia do të bëhet pjesë e një Kine të madhe. Arsyeja tjetër që nuk kam frikë është sepse qytetërimi kinez është shumë i ndryshëm. Ne kemi tiparet tona aziatike në gjenet tona, dhe ne jemi pjesërisht një vend aziatik për shkak të kësaj. Dhe Siberia është në thelbin e perandorisë ruse: pa Siberinë, Rusia nuk do të ishte bërë një vend i madh. Dhe zgjedha tatare dhe mongole la shumë tipare në shoqërinë tonë. Por kulturalisht, ne jemi të ndryshëm,

Por unë jam shumë i shqetësuar për mbizotërimin dërrmues ekonomik të Kinës gjatë dekadës së ardhshme. Njerëz si unë kanë thënë pikërisht [se] ne duhet të zgjidhim problemin e Ukrainës, ne duhet të zgjidhim problemin e NATO-s, në mënyrë që të jemi në një pozicion të fortë përballë Kinës. Tani do të jetë shumë më e vështirë për Rusinë t’i rezistojë fuqisë kineze.

Për fituesit dhe humbësit

A mendoni se SHBA po përfiton nga kjo luftë?

Në këtë moment, po, sepse humbësit e mëdhenj janë, përveç Ukrainës, edhe Evropa, veçanërisht nëse ajo vazhdon me këtë dëshirë misterioze për pavarësi nga energjia ruse. Por Kina është padyshim fituesja e gjithë kësaj çështjeje… Mendoj se humbësi më i madh do të jetë Ukraina; një humbës do të jetë Rusia; një humbës i madh do të jetë Evropa; Shtetet e Bashkuara do të humbasin disi, por megjithatë mund të mbijetojnë shumë mirë si një ishull i madh mbi oqean; dhe fituesja e madhe është Kina.

Ju keni argumentuar se në të ardhmen mund të ketë një lloj aleance midis Rusisë dhe Evropës – ose të paktën disa vendeve evropiane, nëse jo të tjerave. Me siguri tani duhet të mendoni se nuk ka asnjë mundësi që Evropa dhe Rusia të afrohen më shumë.

Nëse do të kishim mundur ta zgjidhnim krizën në mënyrë paqësore, nuk ka dyshim se pjesë të Evropës do të ishin orientuar jo drejt Rusisë, por Euroazisë së Madhe, pjesë kryesore e së cilës do të ishte Rusia. Ky skenar tani është shtyrë, por Evropa duhet të zhvillojë një marrëdhënie me Euroazinë e Madhe. Ne jetuam luftërat botërore dhe luftërat e ftohta, dhe më pas rindërtuam marrëdhënien tonë. Shpresoj se do ta bëjmë këtë për dhjetë vjet. Shpresoj ta shoh këtë përpara se të kaloj.

A mendoni se ky është një moment rreziku suprem për Rusinë?

Unë do të thosha po, kjo është një luftë ekzistenciale. Nëse nuk fitojmë disi, atëherë mendoj se do të kemi të gjitha llojet e pasojave të paparashikuara politike, të cilat janë shumë më të këqija se në fillim të viteve 1990. Por unë besoj se ne do ta shmangim atë, së pari, sepse Rusia do të fitojë, çfarëdo që do të thotë kjo fitore, dhe së dyti, sepse ne kemi një regjim të fortë dhe të ashpër, kështu që në çdo rast, ose nëse ndodh më e keqja, nuk do të jetë shpërbërja. të vendit ose kolapsi. Mendoj se do të jetë më afër një regjimi të ashpër autoritar sesa shpërbërjes së vendit. Por megjithatë, humbja është e paimagjinueshme.

Çfarë do të kualifikohej si humbje?

Nuk e di. Kjo është pyetja. Ne kemi nevojë për fitore. Nuk mendoj se, edhe sikur të pushtonim të gjithë Ukrainën dhe të gjitha forcat ushtarake të Ukrainës të dorëzoheshin, do të ishte një fitore, sepse atëherë do të mbetemi me barrën e një vendi të shkatërruar, të shkatërruar nga 30 vjet të paaftë. sundimi i elitës dhe më pas, sigurisht, shkatërrimi nga operacioni ynë ushtarak. Kështu që unë mendoj se në një moment ne kemi nevojë për një lloj zgjidhjeje që do të quhej paqe, dhe e cila do të përfshinte de fakto krijimin e një lloj qeverie të qëndrueshme, pro-ruse në territorin e Ukrainës dhe sigurinë reale për Donbasin

Nëse ngërçi aktual do të vazhdonte me vite, a do të ishte kjo një disfatë?

Stalemate do të thotë një operacion i madh ushtarak. Jo, nuk mendoj se është e mundur. Kam frikë se do të çonte në përshkallëzim, sepse lufta pafund në territorin e Ukrainës – edhe tani, nuk është e zbatueshme.

Është hera e dytë që ju përmendni se nëse nuk ka përparim do të çonte në një përshkallëzim. Çfarë do të thotë “përshkallëzim” në këtë kontekst?

Epo, përshkallëzimi në këtë kontekst do të thotë se përballë një kërcënimi ekzistencial – dhe kjo do të thotë një mosfitore, meqë ra fjala, ose një disfatë të supozuar – Rusia mund të përshkallëzohet, dhe ka dhjetëra vende në botë ku do të kanë një konfrontim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara.

Pra, sugjerimi juaj është që, nga njëra anë, ne mund të kemi një përshkallëzim drejt përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore – nëse ka një rrezik ekzistencial për Rusinë – dhe, nga ana tjetër, një përshkallëzim drejt konfliktit në zona të tjera përtej Ukrainës. A ju ndjek drejt?

Nuk do ta përjashtoja. Ne po jetojmë në një situatë absolutisht të re strategjike. Logjika normale dikton atë që ke thënë.

Si ndiheni personalisht? A ndiheni të torturuar nga ajo që po ndodh?

Ne të gjithë ndihemi sikur jemi pjesë e një ngjarjeje të madhe në histori dhe nuk ka të bëjë vetëm me luftën në Ukrainë; bëhet fjalë për rrëzimin përfundimtar të sistemit ndërkombëtar që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas, në një mënyrë tjetër, u rikrijua pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Pra, jemi dëshmitarë të kolapsit të një sistemi ekonomik – të sistemit ekonomik botëror – globalizimi në këtë formë ka përfunduar. Çfarëdo që kemi pasur në të kaluarën është zhdukur. Dhe nga kjo kemi një grumbullim të shumë krizave që, për shkak të Covid-19, ne pretenduam se nuk ekzistonin. Për dy vjet, pandemia zëvendësoi vendimmarrjen. Covid ishte mjaft i keq, por tani të gjithë e kanë harruar Covid-in dhe ne mund të shohim se gjithçka po shembet. Personalisht, jam jashtëzakonisht i trishtuar. Kam punuar për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë. Por unë jam pjesë e Rusisë,

Mbi rënien e demokracisë evropiane

A keni ndonjëherë frikë se kjo mund të jetë rilindja e fuqisë perëndimore dhe fuqisë amerikane; se lufta në Ukrainë mund të jetë një moment rinovimi për perandorinë amerikane?

Unë nuk mendoj kështu. Problemi është se gjatë 500 viteve të fundit themeli i fuqisë perëndimore ishte mbizotërimi ushtarak i evropianëve. Ky themel filloi të gërryej nga vitet 1950 dhe 1960. Pastaj rënia e Bashkimit Sovjetik bëri që për njëfarë kohe të dukej se mbizotërimi perëndimor ishte rikthyer, por tani është hequr, sepse Rusia do të vazhdojë të jetë një fuqi e madhe ushtarake dhe Kina po bëhet një fuqi ushtarake e klasit të parë. Pra, Perëndimi nuk do të shërohet kurrë, por nuk ka rëndësi nëse vdes: qytetërimi perëndimor na ka sjellë përfitime të mëdha të gjithëve, por tani njerëz si unë dhe të tjerët po vënë në dyshim themelin moral të qytetërimit perëndimor. Mendoj se nga pikëpamja gjeopolitike Perëndimi do të përjetojë ulje-ngritje. Ndoshta tronditjet që po përjetojmë mund të rikthejnë cilësitë më të mira të qytetërimit perëndimor dhe ne do të shohim përsëri njerëz si Roosevelt, Churchill, Adenauer, de Gaulle dhe Brandt në detyrë. Por tronditjet e vazhdueshme sigurisht që do të nënkuptojnë gjithashtu se demokracia në formën e saj aktuale në shumicën e vendeve evropiane nuk do të mbijetojë, sepse në rrethana të tensionit të madh, demokracitë gjithmonë vyshken ose bëhen autokratike. Këto ndryshime janë të pashmangshme.

(Perktheu BalkanWeb)

blank

Intervista e plotë e ish Kryetarit të Vatrës- Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj

– Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj – Intervistoi: Elida Buçpapaj

Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD – Dritan Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës

Dr.Gjon Buçaj: Prej kur kam ardhë në Amerikë, nandor 1974.

Pyetje: A mund të kujtoni emra dhe figura Vatranësh midis tyre ish kryetarë të Vatrës?
Dr. Gjon Buçaj: Përveç Anthony Athanas dhe Christo Thanas që kanë qenë kryetarë ma heret, më kujtohen: Peter Chicos, Llazo Vishnja, Harry Stoia, Ahmet Dervishi, Peter Lukas, Paulinë Lukas, Arshi Pipa, këta si kryetarë, por Vatranë tjerë po përmendi vetëm disa, si Barny Kirka, Peter Ktona, Dr. Hamdi Oruçi, Ing. Mahmud Cungu, Dr. Eduard Liço, Dr. Selahedin Velaj, Xhevat Kallajxhi-editor i “Diellit”, Ali Demirali, Rexhep Kumbarçe, Nexhmije Zaimi, Ramiz Dani e tjerë.  Asht nji plejadë me të cilët kam bashkëpunue dekadave të fundit. Nga këta po përmendi disa që as këta nuk jetojnë ma, si Ing. Agim Karagjozi të cilin e pata kryetar për 18 vjet, Abdullah Kaloshi, Jonuz Ndreu, Zef Perndocaj, Mustaf Elezi, Arif Nezaj, Hajdar Tonuzi. Bashkëpunimi me këta ka qenë i sinqertë, mund të them edhe i përzemërt, të gjithë aktivë, asnjeni nuk punoi për “pozitë” në Vatër, për të ba emën as për ta ndryshue Vatrën, vetëm për ta ndimue që të mbijetojë dhe të forcohet në drejtimin dhe në frymën që i dhanë themeluesat, kështu që ajo të ketë forcën për t’u dalë zot interesavet kombëtare.

Pyetje: Përpara pak ditësh u mbajt Kuvendi i Vatrës, a ishit i ftuar si ish kryetari i Vatrës?
Dr.Gjon Buçaj: Nuk kam qenë i ftuem, përkundrazi e kam pasë “të ndalueme” pjesëmarrjen.

Pyetje: Të mos ftosh në Kuvend një Veteran Vatran, ish Kryetarin e Vatrës, duket krejt pa arsye njerëzore. Përse e keni pasur “të ndaluar” ?
Dr.Gjon Buçaj: Përgjegjia për pyetjen përse asht histori pak e gjatë, por po e përmbledh shkurtimisht. Vatra e dalë nga kuvendi që zoti Mishto organizoi në Michigan me 19 janar 2020, ku me propozimin e tij u zgjodh kryetari aktual, paditi në gjyq Vatrën që kryesonte zoti Ahmet Xhafo. Në aktakuzë kishin vu 4 emna, z. Ahmet Xhafo – kryetar, z. Armin Zotaj – kryetar i degës Washington, DC, Dr. Nexhat Kaliçi – kryetar i Vatra Foundation, Inc. (Fondacioni i Vatrës) dhe emni i im, megjithëse unë isha vetëm antar i thjeshtë qysh prej kuvendit të qershorit 2017 dhe nuk kam qenë pjesë e grupit vendimmarrës, nuk kam pasë rol në punët e Vatrës prej 5 tetorit 2019 kur qe themelue Komisioni1) i njohur si Komisioni Vatra 5 tetor 2019. Mbas disa muejsh, procesi padi-kundërpadi përfundoi me nji marrëveshje, të cilën nuk e kam nënshkrue. Si rrjedhim, në të asht shtue pika se unë nuk mund të marr pjesë në kuvendin që do të organizohej së bashku. Kjo ka ndodhë edhe me Dr. Kaliçin, i cili nuk e ka pranue sepse marrëveshja parashihte kërkesën e kryetarit të anës tjetër që kryetari i adhshëm i Vatrës (e dinte se do të ishte ai vetë) do të emnonte përsonin që do të drejtonte fondacionin, e kjo ishte në kundërshtim me Kanunoren (Bylaws) e Fondacionit dhe të vetë Vatrës.

Pyetje: Më bëri përshtypje kur pashë se delegatë të Vatrës ishin vetëm 26. M’u dukën pak, kur kam para sysh se për çdo 15 anëtarë të Vatrës ka një delegat, në mos gaboj a është i vogël numri i anëtarësisë? Dhe përse?
Dr.Gjon Buçaj: Nuk jam në dijeni për numrin aktual të anëtarëvet, por e di se shumë janë ftohë e largue qysh me ardhjen e Dritan Mishtos bashkë me problemet që ai ka sjellë në Vatër.

Pyetje: Të kthehemi pak tek Kuvendi i 2017, ku një grup Vatranësh, midis tyre edhe ju, ngritët pretendimin se Dritan Mishto nuk ishte legjitim. Përse?
Dr.Gjon Buçaj: Ilegjitimiteti i Mishtos filloi të dukej që në ditën e kuvendit. Disa persona, që u muer vesh ma vonë se ishin mbledhë natën para kuvendit deri në 3 të mëngjesit dhe kishin përgatitë strategjinë për fitoren e Mishtos të nesërmen në kuvend, u sollën me agresivitet që prej hapjes së kuvendit, kërcnuen kryetarin e kuvendit kur, simbas programit, e pyeti Mishton sa vjet kishte në Vatër. Kur erdhi koha e verifikimit të delegatëve, disa përsona, ndër ta edhe kryetari i tashëm, filluen me ba pagesat e antarësisë edhe për antarë që nuk ishin prezent, për të shtue numrin e delegatëve. Dritan Mishto mbasi u shpall fitues, shkoi te mikrofoni, mbajti nji fjalë prej triumfuesi dhe e deklaroi kuvendin të mbyllun, detyrë kjo që ishte e kryetarit të kuvendit.

Nji ditë mbas kuvendit Dritan Mishto më kërkoi përkrahjen. I propozova që të bante për Vatranët nji deklaratë ku të denoheshin dukunitë negative në kuvend, kështu që do të më hapej rruga me u ba thirrje të gjithëvet për ta përkrahë në kryemjen e detyrës së kryetarit deri në zgjedhjet e ardhëshme. Por z. Mishto refuzoi të distancohej nga agresiviteti dhe parregullsitë e shfaquna në Kuvend dhe m’u përgjegj: “Nuk mund ta bëj këtë, sepse kështu un pohoj se nuk jam legjitim”.

Dy ditë ma vonë, z. Mishto bani dy deklarata me shkrim, “Simbas vendimeve të Kuvendit dhe në bazë të Kanunores vendosa….” krijimin e “Kabinetit të Presidentit” me shefa të Kabinetit, të protokollit, të shtypit e tjerë, dhe krijimin e “Komisionit të garancive të Kanunores”, vendime që ishin personale të z. Mishto, nuk ishin aspak të Kuvendit dhe ishin pikërisht në kundërshtim me Kanunoren.

Në vend të raportit mbi zhvillimin e punimeve, hartue nga z. Armin Zotaj – Kryetari i Kuvendit, z. Mishto ka urdhënue hartimin e nji raporti tjetër, të “përmirësuem”. Ai ka urdhënue botimin e falsifikimeve të masipërme, tue diskreditue kështu vetëveten si përson dhe si kryetar i Vatrës, gazetën 109 vjeçare “Dielli”, si dhe disa individë rreth tij që besonin se ai kishte mbrapa Berishën e Bashën, dmth Partinë Demokratike. Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD.

Z. Mishto krijoi përçamje të thellë në Vatër, shkaktoi dobsimin e funksionimit të degëve të saj dhe entuziazmin e Vatranëve, krijoi taraf rreth vehtes, pruni miq të vetët në këshill pa qenë Vatranë ma parë, edhe pse Kanunorja përcakton periudhën dyvjeçare si antar i rregullt për tu zgjedhë në organet e Vatrës, pruni në Vatër frymën e intolerancës për mendimin ndryshe. Nuk pranoi me bisedue me palën që kishte ankesa për parregullsitë dhe shkeljet e Kanunores, as kur pat dhanë fjalën publikisht në nji mbledhje të Këshillit Drejtues.

Me 28 dhetor 2017, në zyrën e Vatrës, z. Mishto u suell në mënyrë kërcnuese dhe fyese me zotin Zef Perndocaj, nji Veteran i Vatrës dhe shumë i respektuem nga Vatranët dhe nga bashkatdhetarët që e njohin këtu e në vendlindje. Shkas ka qenë nji letër anonime që asht shpërnda me postë, me përmbajtje të dhanash diskredituese për Mishton, i cili ka mendue se Përndocaj mund ta dinte se kush e ka shkrue letrën, prandej e ka marrë në pyetje me za kërcnues dhe ka përplasë karrikën para Zefit; në mbledhjen e 3 marsit 2018, gjatë së cilës Lulzim Basha i telefonoi Mishtos dhe i uroi sukses mbledhjes, Zefi e ka spjegue ngjarjen dhe e ka grisë me indinjatë proklamatën si “Vatran i përjetshëm” që mbante firmën e Mishtos. Ky gjest e vuni në pah hipokrizinë e shumicës së proklamatave e mirënjohjeve që ka shpërnda z. Mishto gjatë mandatit të tij.

Editori, në përshkrimin e mbledhjes, e përmendi se Zef Perndocaj foli shumë, por nuk tregoi se çka foli ai as nuk e përmendi grisjen e proklamatës, me pretendimin “që të mos damtohej Vatra”.
Zoti Mishto, tue shkelë Kanunoren dhe traditën e Vatrës, ka injorue mbajtjen e Kuvendit vjetor që duhej të mbahej në qershorin e vitit 2018, si dhe mbledhjet e rregullta të Këshillit Drejtues.
Në mënyrë flagrante, z. Mishto e vuni Vatrën në heshtje ndaj veprimevet antishqiptare të lobby-t grek, për ndryshim nga tradita ma se 100 vjeçare e Vatrës që i kundërvihej ekstremizmit grek me deklarata dhe me protesta kur ishte nevoja.

Çdo veprim veçmas që asht shënue ma nalt, e diskualifikon zotin Mishto si kryetar të Vatrës, por dy prej tyne janë të randa përtej kulmit, që e diskualifikojnë edhe si anëtar të thjeshtë të saj: heshtja e qellimshme e Vatrës ndaj propagandës antishqiptare greke dhe sjellja skandaloze me veteranin z. Zef Perndocaj. Këto janë dy nga arsyet, por ka edhe ma shumë arsye se përse z. Mishto ishte ilegjitim.

Pyetje: Në Kanunore a parashihet se sa vite duhet të ketë një anëtar që të zgjidhet kryetar?
Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja origjinale parasheh që çdo Vatran, për tu zgjedhë në çfarëdo organi, duhet të ketë qenë së paku dy vjet antar i rregullt. Në shtesat që janë hartue dhe aprovue në kuvendet 2014 dhe 2015, neni për kryetarin përcakton së paku 5 vjet antar i rregullt, të ketë kontribue në Vatër dhe të ketë tregue aktivitet, tolerancë  dhe të jetë i shkueshëm me anëtarët. Dritan Mishto nuk e plotësonte këtë kusht, por ai ka ba miqësi me anëtarë edhe të vjetër dhe nga fakti që ka qenë konsull i PD-së i ka ndihmue shumë. Shtesat që përmenda ma nalt përmbajnë disa pika në bazë të të cilavet ka funksionue Vatra disa dekada edhe para Karagjozit, por nuk kanë qenë shtypë e bashkangjitë Kanunores. Ndryshimi i atyne shtesave mund të bahej vetëm me votat e 2/3 të delegatëve të rregullt në nji kuvend të rregullt, njilloj si për Kanunoren origjinale të 1926-ës.

Pyetje: I jati i Dritan Mishtos ka qenë ish prokuror i kohës së diktaturës dhe sipas dokumentave ka dënuar shqiptarë. Vatra deri në përfundimin e mandatit tuaj është drejtuar nga antikomunistë dhe ish të persekutuar nga regjimi diktatorial, si shpjegohet ky ndryshim kursi?
Dr.Gjon Buçaj: Për babën e Dritan Mishtos nuk e dijshim se ka qenë prokuror, por kjo u zbulue nga Agron Tufa kur vizitoi Vatrën bashkë me Ramiz Gjinin. Duel edhe faksimile i dokumentit që tregon se ai kishte kërkue dënim me vdekje për Shtjefen Lacukun në Shkodër.

Ndryshimi i kursit të Vatrës u ba me fitoren jo legjitime të Mishtos, fitore që ai siguroi falë faktin se ishte i PDsë dhe kishte mbështetjen e disa përkrahësave të Berishës (na ka thanë Berisha në telefon përkrahnie se ai asht njeri i joni dhe i Bashës). Nji fakt tjetër, nuk e kam besue se fiton kur ky nuk i kishte pesë vjet në Vatër. Dhe nuk do të fitonte pa votat e manipulueme në kuvend. Llogarinat dalin se prej votavet legjitime, shumicën e ka fitue Prof. Mithat Gashi.

Pyetje: Periudhën prej Kuvendit 2017 deri tek Kuvendi i janarit 2020 si mund ta pershkruani?
Dr.Gjon Buçaj: Shkelje të vazhdueshme të Kanunores e të çdo rregulli nga njena anë, dhe përpjekje për ta vu Vatrën në binarë normalë nga ana tjetër.

 

Pyetje: Grupi juaj i Vatranëve nuk e njohët Kuvendin 19 janar 2020, përse?
Dr.Gjon Buçaj: Në qershor të vitit 2019 mbaroi afati i kryetarit dhe i të gjitha organeve të tjera të Vatrës. Gjatë atyne dy vjetve nuk u thirr kuvendi simbas Kanunores, prandej u krijue nji vakum ligjor institucional. Z. Mishto me grupin e vet nuk u përgjigjën kërkesave të vazhdueshme për t’u ulë me përgatitë bashkarisht nji kuvend të rregullt. Prandej nji grup Vatranësh, të shqetsuem për Vatrën që po shkatërrohej, e pane të domosdoshme ndërmarrjen e nji veprimi. U ba nji takim me datën 5 tetor 2019 në Bronx, NY, ku u analizue gjendja e Vatrës dhe u vendos që të thirret kuvendi dhe të baheshin përpjekje përsëri për bashkëpunim me palën tjetër për nji kuvend të përbashkët. Për këtë qellim u krijue Komisioni Vatra 5 tetor 2019, i cili tentoi pa sukses të fliste me z. Mishto me shokë. Komisioni caktoi mbajtjen e kuvendit me datën 25 prill 2020 në New York. Z. Mishto thirri nji mbledhje me bashkëpuntorët me 11 dhetor 2019 dhe vendosi me ba nji kuvend tjetër të përshpejtuem në Michigan, me 19 janar 2020. Praktikisht në atë mbledhje Vatra u ba dyshë. Përgatitjet për atë kuvend u banë në frymën e përçamjes dhe përjashtimit të çdo mundësie për marrëveshje e bashkëpunim. Nji nga organizatorët shpërndau me shkrim kërcnimin se “i pret shpata e kuvendit ata që nuk janë me ne”. Pikërisht ky kërcnues bahet edhe kryetar i kuvendit, ku u vendos përjashtimi i Komisionit 5 tetor, dhe i degëvet që ishin deklarue me Komisionin.

Kryetari i sotëm që u zgjodh me propozimin e z. Mishto, në nji intervistë te Zëri i Amerikës u pyet nga gazetari për përjashtimet dhe ai, tue e dijtë se përjashtimet janë veprime negative dhe të turpshme, u përgjigjet se nuk ka pasë përjashtime, por “ka qenë vetëm nji keqkuptim”, ndërsa gazeta Dielli online e kishte publikue përshkrimin zhvillimit të kuvendit, tue përfshi edhe përjashtimet. Në procesin gjyqësor u dokumentue se përjashtimet u banë me votë unanime.

Ndërkohë, për shkak të pandemisë Komisioni Vatra 5 tetor e shtyni kuvendin për 31 tetor 2020. Ai kuvend u ba në përputhje me Kanunoren dhe me traditën e Vatrës, u zgjodhën në mënyrë të rregullt Kryesia2 dhe Keshilli Drejtues3.

Vatra me kryetar z. Ahmet Xhafo kishte nji ekip intelektualësh të aftë dhe kompetentë dhe filloi veprimtarinë e saj kulturore e historike në hulli të traditës së ndërpreme për ma se dy vjet. Përveç deklaratave për shtyp në raste të nevojshme, u shënue me nji seminar përkujtimor 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës i cili, përveç vlerave të mëdha intelektuale e patriotike që kishte, pat shërbye si kryetar i Vatrës dhe editor i gazetës Dielli në nji kohë kritike për këto dy institucione kombtare. Gjithashtu, ky ekip organizoi edhe nji Symposium ndërkombtar mbi rolin e Arvanitasve në luftën greke për pavarësi, me pjesëmarrje ekspertësh kompetentë shqiptarë e të huej, tue përfshi edhe historianë nga universitete të Greqisë.

Ndërkohë pala tjetër, gjithnji në kërkim legjimiteti, në vend që me zhvillue aktivitete të mbara në përputhje me programet tradicionale të Vatrës, vendosë me ba nji padi gjyqësore kundër kësaj Vatre legjitime, për t’ia shue veprimtarinë dhe emnin.

Më duhet me përmendë se kur Komisioni përgaditor njoftoi mbajtjen e Sympoziumit për rolin e arvanitasve, editori u vu në veprim që ta sabotonte. Njoftoi me e-mail se i kishte kontaktue së paku 10 ligjërues që kishin konfirmue pjesëmarrjen, të cilëvet u kishte kërkue të mos merrnin pjesë në Sympozium, sepse ajo Vatër nuk asht legjitime, dhe krenohej se ia kishte dalë me bindë së pakut nji nga ata që të hiqte dorë nga pjesëmarrja. Në realitet Sympoziumi përfundoi me shumë sukses dhe asnji nga pjesëmarrësat nuk mungoi, por ky gjest tregon se sa larg kanë shkue përpjekjet “për të mbrojtë Vatrën”, që koha e ka tregue se në të vërtetë ishin, dashtë a pa dashtë, në mbrojtje të procesit shkatërrimtar të Vatrës.

Ia vlen të përmendet edhe nji gjest jo i mirë i editorit. Kur Komisioni Vatra 5 tetor 2019 lëshoi nji deklaratë, unë ua përcolla për dijeni tre miqvet Anëtarë Nderi të Vatrës. Akademiku kosovar, prof. dr. Jusuf Bajraktari iu përgjegj Komisionit dhe shprehu gjykimin logjik se kur ka mosmarrëveshje, mënyra për t’i zgjidhë asht veprimi i nji komisioni, të cilit ai i dëshiroi sukses për të mirën e Vatrës. Editori ia hoqi emnin nga gazeta. Duhet të shtoj se emnimi anëtarë nderi i tre personaliteteve të kulturës shqiptare ishte vendim i Këshillit Drejtues për t’i nderue ata por për të nderue edhe Vatrën. Ky gjest nuk ia cenon aspak prestigjin Akademikut të nderuem, por ulë atë gazetës Dielli dhe të Vatrës.

Ka edhe të tjerë që janë diskreditue me qendrime negative e shpesh të pakuptimta, por për mue viktima ma e dhimshme e fenomenit “Mishto” ka qenë editori, i cili ka punue shumë për gazetën dhe për Vatrën, por me ardhjen e Mishtos, Dielli ka censurue bashkëpuntorë Vatranë e jo vatranë, ka botue shkrime false e shpifje që ia cenojnë vlerën.

Pyetje: Meqë folët për editorin, për editorin e tanishëm, Sokol Pajën, ç’mendime keni?
Dr. Gjon Buçaj: Nuk e njoh, por vlen të përmendi nji episod domethanës që ka të bajë me mue. Para disa muejsh vdiq Gjergj Balaj, i biri i Pjetër Balajt, kushri i imi, nanat motra. Ditën e vorrimit, në meshën e përshpirtjes, mbas eulogjisë së meshtarit dhe të fëmjve të të ndjemit, fola edhe un. Ky editori i ri botoi përshkrimin e ceremonisë mortore dhe eulogjitë tjera, por fjalët e mia as emnin tim nuk i përmendi, pra i censuroi. Nuk e kuptoj pse e bani këtë gjest, por e dij se Mishto e kompani (kryetari i ri, ish editori e tjerë) ishin të pranishëm.

Pyetje: Ju si Vatran Veteran, plus si ish Kryetar i Vatrës, a i shprehni qendrimet tuaja tek Dielli, gazeta e Vatrës?
Dr.Buçaj: Jo! Kam pasë dërgue 2-3 shkrime të tilla, por editori nuk i ka botue. Shkrimin “Pse unë e përkrahi Komisionin”, nuk e botoi, por shkroi nji editorial me titull “Pse Komisioni nuk asht legjitim”, tue kundërshtue pohimet e mia, por shkrimin tim nuk e ka publikue që lexuesi t’i kishte të dy shkrimet përpara për t’i krahasue. Kështu lexuesat e Diellit, Vatranë e të tjerë, nuk i dijnë qendrimet e mia. E qartë që ky ishte qellimi i editorit. Këtij të tashmit nuk i kam dërgue shkrime, tue pasë parasysh gjestin e tij që kam përmendë ma nalt.

Pyetje: Dikur Vatra bënte protesta. Ku përfundoi shpirti i protestës i Vatranëve ?
Dr.Gjon Buçaj: Mungesa e protestave pasojë e kursit të Mishtos dhe ky tjetri duket se asht i të njejtës rrugë. Sepse Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës e heshti kur duhej të buçiste kundër ekstremistavet grekë dhe ngjarjeve dramatike që ndodhën, kur rrezikohej ndarja e Kosovës apo pretendimet për Open Balkan etj.

Pyetje: Vatra kështu u nda në dysh. Në 2020 Vatra juaj që kishte kryetar Ahmet Xhafon u hodh në gjyq nga Vatra që nga zgjedhjet e janarit 2020 kishte zgjedhur kryetar Elmi Berishën me çfarë akuze?
Dr.Gjon Buçaj: Akuza ishte për përdorimin e emnit dhe të simbolit (logo) të Vatrës.

Pyetje: A ishte i shtrenjtë ky proces gjyqësor dhe si përfundoi?
Dr.Gjon Buçaj: Dihet se nji proces gjyqësor asht i kushtueshëm, i tillë ishte edhe në këtë rast për të dy palë. Edhe i pafajshëm, kur je i paditun duhet të paguejsh për t’u mbrojtë. Shpenzimi i Vatrës tradicionale ka pasë nji dobi, sepse asht mbledhë nji material voluminoz, pothuejse i plotë, që dokumenton në detaje, nga nji anë veprimtarinë shkatrruese të Vatrës në kërkim të nji legjimiteti, dhe nga ana tjetër përpjekjet e parreshtuna të Vatrës tradicionale për ta këthye në binarë normalë. Ky dokumentim përfshinë periudhën prej 10 qershorit 2017 e deri te hipokrizia e pashembullt e ditëvet tona dhe mendoj se duhet të publikohet në nji volum të veçantë dhe nji kopje do të mbetet në arkivin e Vatrës.

Se si përfundoi procesi gjyqësor, e kam spjegue pjesërisht në nji përgjigje ma nalt. Këtu po shtoj se mbas nji periudhe shumë muejsh me shpenzime kohe e të hollash, dhe mbasi u plotsue grumbullimi i dokumentacionit, paditësi vendosi me kontaktue zotin Xhafo dhe i propozoi nji marrëveshje për të ndërpre procesin gjyqësor dhe me u ba Vatrat bashkë. Z. Xhafo, tue u mbështetë në deshirën që Vatranët të jenë bashkë në nji Vatër të vetme, u tregue i gatshëm dhe kështu Vatra tradicionale ra dakord. Por marrëveshja (Agreement) u ba kryesisht ashtu si e kërkoi paditësi dhe u aprovue me shumicë votash nga Këshilli Drejtues. E kam spjegue ma nalt pse Dr. Nexhat Kaliçi dhe unë nuk e kemi nënshkrue4). Shpenzimi asht dam material, por asht ma i randësishëm dami moral që ka psue Vatra me nji padi në mes Vatranëve. Kryetari i sotëm, autor i kësaj padie, ka krijue nji precedent të damshëm që diskrediton randë atë dhe bashkëpuntorët e tij. Nuk e dij sa do të jetojë kjo organizatë, por historia e saj do të jetojë aq sa jeton kombi i ynë. Kjo padi dhe emni i autorit të saj me bashkëpuntorë, do të mbeten si nji dangë e zezë në historinë e lavdishme të Vatrës.

Pyetje: Në Kuvendin e 26 shkurtit 2022 u ndryshua Kanunorja e percaktuar ne vitin 1926, a mund te ndryshojë Kanunorja, si dhe kur?
Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja mund të ndryshohet mbas nji diskutimi shkoqitës nga individë kompetenta, dhe mbasi të formulohet propozimi i argumentuem mirë dhe të paraqitet për aprovim në nji kuvend të rregullt e legjitim. Votat pro ndryshimit duhet të jenë së paku nga 2/3 e delegatëve të rregullt. Duhet theksue se edhe në të kaluemen janë ba tentativa për ta ndryshue. Në vitin 1984 në nji komision me eksperiencë dhe legjitim ka hartue nji Kanunore te re, por asht vendosë që Kanunorja të mos ndryshohet dhe kështu ka mbetë vetëm si projekt, i cili mendoj se asht në arkivin e Vatrës. Në Kuvendin e vitit 2013 u diskutue nevoja për ndyshime që kërkon koha dhe u formue nji komision për atë punë. Në Kuvendin e vitit 2014, komisioni paraqiti nji projekt dhe, ndërsa diskutohej për projektin, dominoi nji mendim i cili qarkullonte edhe ma parë, që Kanunorja orgjinale të mos prekej, kurëse ndryshimet e nevojshme të hartoheshin si shtesa (Amendments), dhe ashtu u ba. Shtesat u aprovuen, shumica u hartuen aty kurse nji pjesë iu la kryesisë për redaktim, me porosinë që të përktheheshin anglisht dhe to botohen së bashku me Kanunorn origjinale të vitit 1926..

Pyetje: Domethënë deri në Kuvendin e 26 shkurtit 2022, Kanunorja e vendosur në vitin 1926 nuk është ndryshuar kurrë apo jo ?
Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja e botueme në vitin 1926 nuk asht ndryshue kurrë. Por asht ruejtë e paprekun për vlerën historike edhe juridike të saj. Asht ribotue si fotokopje në vitin 1995, pa asnji ndryshim. Asht ribotue si fotokopje pa asnji ndryshim në fund të vitit 2017, me shtesat (Amendments) të bashkangjituna në fund të saj.

Pyetje: Nga ndryshimi i Kanunores u zgjat mandati i kryetarit nga dy vjet ne katër vjet, mandati dy vjeçar prej cilit vit është i përcaktuar në Kanunore, cili eshte opinioni juaj per këtë ndryshim?
Dr.Gjon Buçaj: Opinioni im dhe i shumëkujë asht se ndryshimi i Kanunores asht ba në mënyrë pirateske, nga “Komisioni i garancive të kanunores”(sic!), komision ilegjitim, i emnuem prej Dritan Mishtos menjiherë mbas kuvendit 2017, para se të formoheshin organet tjera të Vatrës, njisoj si krijimi i “Kabinetit të Presidentit” nji strukturë qesharake për nji organizatë si Vatra. Kuptimi i “Garancive të Kanunores” asht ruejtja, jo shuemja e Kanunores. Ndryshimi i saj asht ilegjitim dhe i papranueshëm!

Pyetje: Në programin e kryetarit në pikën 5. Elmi Berisha parashikon bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Tiranës, kur në Shqipëri kemi një regjim hibrido-mafioz. Në mandatin e parë Elmi Berisha u takua me Gramoz Ruçin, nga ana tjetër mban distancë me opozitën, bile tek Dielli ushtron censurë dhe nuk lejon as botimin e qendrimeve të Vatranëve, çfarë mendimi keni?
Dr. Gjon Buçaj: Po, ashtu i ka qendrimet. Në intervisten dhanë tek VOA mbasi u ba kryetar, pat thanë se “na do të promovojmë çdo gja që vjen nga Tirana zyrtare dhe nga Prishtina zyrtare”, ishte koha kur Thaçi ishte në pushtet dhe manipulonte për “shkëmbim territoresh”.

Pyetje: Mandati i dytë i Elmi Berishës u pershendet nga Dritan Mishto, i cili midis të tjerave vinte theksin tek “reformat në Vatër që kishte kryer Elmi Berisha gjate dy viteve”, mendoni se ka kryer reforma ?
Dr.Gjon Buçaj: Ka pasë të drejtë ta përshëndesi, sepse ai (Elmi Berisha) ka vazhdue veprimet shkatrruese në Vatër. Reformat që ka ba janë: ndryshimi i Kanunores, mohimi i shtesave (Amendments) të aprovueme nga kuvende legjitimë, ka përjashtue kundërshtarët e Mishtos dhe ka futë në Vatër praktikën e padive gjyqësore për kundërshtarët.

Pyetje: Si një Vatran Veteran si e përshkruani situatēn në Vatër dhe si do ta deshët të jetë Vatra?
Dr.Gjon Buçaj: Në kuvendin e 26 shkurtit janë ndigjue fjalë pozitive nga shumë folësa, se si duhet të jetë Vatra pa përjashtime, me harmoni, duhet të qëndrojë mbi interesat përsonale, duhet të punojë për interesat kombëtare e tjera. Disa që i njof kanë folë kështu me zemër, por me të njejtin ton kanë folë edhe disa që kanë shumë “merita” për gjendjen ku ka ra Vatra. A janë vetëdijsue shqiptarët se Vatra nuk mund të jetojë kështu dhe se Vatra duhet këthye në rrugën që na treguen themeluesat dhe na lanë Vatrën amanet? Le të shpresojmë! Deshira e ime asht që ta shoh Vatrën në rrugën që ia përcaktuen themeluesat e ndritun dhe Vatranët e mbajtën me sakrifica dhe me idelizëm për ma se nji shekull, me derë të hapun për shqiptarë të ndershmë, me respetimin rigoroz të Kanunores.

Pyetje: Nga komunikimet me ju, më keni treguar se këto ditë del në qarkullim libri juaj. Si titullohet dhe cila asht brendia?
Dr.Gjon Buçaj: “VATRA në kapërcyell të shekujve“, kurse mbrendia asht kryesisht arkivore.

Ju faleminderit shumë i nderuari Dr.Buçaj.

 

———

1Anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019
[1] Z. Sergio Bitici
[2] Z. Ahmet Giaffo
[3] Z. Ahmet Hoti
[4] Dr. Nexhat Kalici
[5] Z. Kris Kirka
[6] Dr. Elton Mara
[7] Z. Armin Zotaj

2Kryesia
Ahmet Xhafo – Kryetar
Ukë Gjobalaj – nën/kryetar
Ahmet Hoti – nën/kryetar
Elton Mara – sekretar
Eduard Buçaj -thesari

3Keshilli Drejtues
Ahmet Xhafo
Ukë Gjobalaj
Ahmet Hoti
Elton Mara
Eduard Buçaj
Dr. Nexhat Kalici
Dr. Mithat Gashi
Chris Kirka
Zhan Lito
Armin Zotaj
Albert Perndocaj

4.Pikat pse nuk e kam nënshkrue marrëveshjen (Agreement)

1- Inclusion of Vatra Foundation, Inc. has no place in the “Agreement” and it is non-negotiable, for The Vatra Foundation, Inc. is not in the legal suite and it makes no sense legally or logically.

2. Discarding Amendments of the Bylaws (Agreement – Terms – #3 Definition) is in violation of the Bylaws itself. The Amendments were discussed and approved by two regular conventions in 2014 and 2015. Most of them were approved by earlier regular conventions, and Vatra has been operating in respect to those earlier amendments for decades, although they were not joined to the printed Bylaws until 2017. Those amendments may be changed or deleted by a regular convention with 2/3 of votes ONLY, while new amendments may be added with a majority vote of 50+1, at the condition that the convention is held in accordance with the Bylaws.

3. Exclusion of Dr. Kalici from taking part in the convention is not justified even by their own standards. Dr. Kalici is accused as Chairman of the Newburg Chapter, but he refuses to implicate the Foundation by signing the Agreement, and not in regard to the Newburg Chapter.

4. The Plaintiff VATRA’s executive board or the “Committee” may propose reinstating of chapters and individuals that were expelled at the January 19 convention, but only the convention may effectively readmit them (an apology for the expulsion would be appropriate),

5. Both sides should merge in one at the convention prepared seriously by the “Committee”, regarding the bylaws and/or amendments. Mr. Giaffo going to be v/c president in place of Mr. Malota at the signing of the agreement doesn’t look like the result of negotiations in good faith.

6. Confidentiality has no place in the Agreement; this is a public organization and the transparency is an obligation not only to the membership, but also to the public at large, here in the US and in the homeland. Regarding this law suit, the statement that “It was a passionate misunderstanding that has been resolved”, is a flat lie, a hypocritic statement that discredits the signatories and the professionality of the Agreement itself.


Send this to a friend