Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një intervistë me Tyler O’Neil, një shkrimtar e gazetar amerikan, i cili gjatë një seance dëgjimore me Kongresin Amerikan për ndihmat e USAID, deklaroi që një organizatë jo-qeveritare shqiptare kishte marrë para nga USAID përmes fondacionit Soros, që sanksionoi kryetarin e opozitës shqiptare.
O’Neil në intervistën e tij jep më shumë detaje për idenë e tij ku shprehet se Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi, për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës.
O’Neil thekson se ajo çka është parë është bashkëpunimi midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it ku sipas tij këto dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it, lidhur me Berishën.
Blendi Fevziu: Gjatë dëgjesës tuaj përpara nënkomitetit ju bëtë disa denoncime lidhur me Institutin Lindje – Perëndim, USAID-in, Fondacionit Soros dhe reformës gjyqësore në Shqipëri. Ishte një përzierje gjërash të ndryshme. Mund të më shpjegoni me më shumë detaje idenë tuaj?
O’Neil: Po. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim mori fonde të konsiderueshme nga USAID-i, pra Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu mori shumë fonde nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, rrjetin e madh të themeluar nga George Soros të cilin aktualisht e drejton djali i tij Alex Soros. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës, ish-Kryeministrin e Shqipërisë.
Blendi Fevziu: Por zoti O’ Neil, mendoj se reforma në drejtësi është promovuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Shtetit dhe partnerët Evropian. Kjo do të thotë se është diçka e kryer nga komuniteti ndërkombëtar, bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për Shqipërinë.
O’Neil: Po. Në tërësi nuk e di se sa të këqija janë ndryshimet. Ajo çka di është se kritikët thonë se kjo përfshirje i mundësoi qeverisë së Ramës t’i vihet pas Sali Berishës i cili sigurisht që është një kritik i madh i përfshirjes së George Soros-it në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Sali Berisha është shpallur si non-grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Keni më shumë informacione sepse kemi pyetur disa herë dhe ende nuk kemi marr informacion se pse është shpallur si i atillë, pse konkretisht është shpallur non-grata dhe jo sipas deklaratës zyrtare të Sekretarit të Shtetit.
O’Neil: Kjo është një lëvizje shumë shqetësuese nga administrata e kaluar e Biden-it. Ajo çka kemi parë është bashkëpunim midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it. Tematika e librit tim “The Woketapus – Grupimet e Parave të Errëta që Manipulojnë Qeverinë Federale” është që shumë grupe aktivistësh të majtë, të mbështetur nga Soros-i dhe rrjeti i tij i parave të errëta, influencuan administratën e Biden-it, dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it. Kjo është një lëvizje shqetësuese, për të thënë të paktën, kur shikon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë Sali Berishën në këtë mënyrë.
Blendi Fevziu: Mendoj se jemi të fokusuar te Shqipëria, por është kjo pjesë e një historie më të gjerë, pra, me sa kam dëgjuar përfshin edhe vendet e Amerikës latine si edhe shtete të tjera.
O’Neil: Po. Të dyja, qoftë USAID-i por edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur kanë bashkëfinancuar projekte të ndryshme përreth botës, shpesh duke advokuar për të njëjtët kauza ideologjike që promovoi Soros-i si dhe administrata e Biden-it. Presidenti Trump është duke mbajtur një qëndrim të fort kundër kësaj ideologjie korruptive. Ky ndryshim është përshëndetur në Shtetet e Bashkuara pasi qytetarët amerikanë votuan kundër kësaj ideologjie. Ka pyetje për të cilat do të doja të merrja përgjigje dhe që lidhen me përfshirjen e George Soros-it dhe Alex Soros-it me rastin e Shqipërisë dhe përndjekjen e Sali Berishës si edhe mënyrën me anë të së cilës është përgjigjur dhe ka punuar qeveria e Ramës me ish administratën e shtetit amerikan.
Gazetari amerikan Tyler O’Neil thotë se pret që të shikojë nëse Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të marrë ndonjë vendim për t’i hequr non gratën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, O’Neil, i cili ka raportuar edhe në Kongresin amerikan për keqpërdorimin e fondeve të USAID, përmendi edhe lidhjen e Shqipërisë me fondacionin Soros.
Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të ndryshojë qasjen ndaj Sali Berishës, tashmë që në pushtet është administrata e Donald Trump dhe ka dënuar aktivitetin e fondacionit Soros.
Blendi Fevziu: Duke qenë pak më global, mendoj se USAID-i ka pasur rëndësi kritike për sa i përket ndihmave të ofruara ndaj njerëzve dhe shteteve të varfra dhe demokracisë. Tanimë çdo gjë është ndalur. Çfarë mendoni për këtë ide?
Tyler O’Neil: Jo çdo gjë është ndalur. Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka bërë të qartë se disa grante dhe ndihma jetëshpëtuese do vijojnë të ofrohen. Megjithatë mendoj, dhe është e rëndësishme ta vendosim këtë gjë në kontekst: USAID-i, edhe pse ofron ndihmë për njerëzit, qëllimi i tij ka qenë ushtrimi i forcës së butë të Shteteve të Bashkuara nëpër botë. Gjatë administratës së Biden-it si edhe gjatë administratave të tjera, kemi mira fonde të USAID-it të cilat ia janë dedikuar kauzave të ndryshme të cilat nuk gëzojnë mbështetjen e të gjithë amerikanëve dhe të cilat në fakt cenojnë lidhjet tona me shtete të ndryshme nëpër botë. Promovimi i ideologjive të ndryshme, si ideologjia e gjinive, dhe promovimi në diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje, pra ideologji marksiste e maskuar me gjuhë të bukur. Ajo çka bërë Trump-i është se ka ngrirë një pjesë të konsiderueshme të këtyre fondeve për tu siguruar që mund të shkoj përshtat avancimit të interesave të Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën dhe jo prezantimi i një ideologjie që shpesh është në mospërputhje jo vetëm me qytetarët amerikanë dhe paratë e taksapaguesve por po ashtu edhe me disa shtete të cilat jo domosdoshmërish i mbështesin këto ideologji. Kështu që shpenzimi i parave në promovimin e ideologjive dhe politikave të tilla në fakt na largon me shumë me disa prej aleatëve tanë jashtë vendit.
Blendi Fevziu: Pyetja e fundit dhe duke iu rikthyer çështjes së Berishës dhe shpalljes së tij si non-grata. Jo thatë më parë se është një zgjedhje e bërë nga administrata e Biden-it pas influencës ideologjike, megjithatë është ende e vlefshme. Berisha mbetet ende një person i shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve dhe tanimë që Sekretar i Shtetit është Marco Rubio i cili i ka dërguar letër ishs-Sekretarit të Shtetit Blinken për këtë arsye, jo për Berishën po për familjen Kishner.
Tyler O’Neil: Mendoj se ajo çka do të shohim, dhe në fakt jemi duke e parë te administrata e re, është ndryshim politikash në çështje të ndryshme. Jam shumë kurioz të shikoj nëse Marco Rubio do të ndërmarrë ndonjë qëndrim për të ndryshuar shpalljen e Berishës si person non-grata, nëse ka për të rikonsideruar qëndrimin amerikan kundrejt Shqipërisë në përgjithësi dhe nëse është duke parë ndikimin e Soros-it te USAID-i dhe agjencitë e tjera dhe kjo do të sjellë një ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara kundrejt çështjeve në Shqipëri dhe sidomos çështjes së Sali Berishës.