U bë pak më shumë se një vit e gjysëm, që raportet e mia me Panfederatën Vatra, ku kam qenë jo vetëm kontribues i rregull qysh ditët e para të mbrritjes sime në Amerikë, e më vonë edhe anëtar i Kryesisë të saj… kanë ndryshuar thellësisht jo prej meje, po prej drejtuesve të fundit të saj. Ndërsa iu bashkova grupit më serioz që kërkonte transparencë dhe respect të Kanunores, brenda një kohe të shkurtë, u sajuan gjithfarë intrigash e fyerjesh publike, vetëm pse në të drejtën tonë tone, si mbështetës, kontribues dhe bashkëpunëtorë të Vatrës, kërkuam transparencë, rregullsi në mardhëniet e anëtarëve të kryesisë së Vatrës me drejtuesit e saj të fundmë, të cilët nuk kanë pasë asnjëherë mandat të plotë dhe legjitim në drejtimin e kësaj organizate të njohur e patriotike, si dhe debatin e lirë për problemet që po kalonte Vatra!
Rezultatet e këtij qëndrimi, në krah të asaj pjese të rëndëshme të Vatrës, i cila po fliste për seriozitetin, për transparencën, për korrektesën në zbatimin e Kanunores, një ditë të bukur, me forma nga më arbitrare të mundshme, (thua se nuk ishim në Amerikën e Lirisë dhe të drejtave njerëzore) e pamë veten të anatemuar e më pas edhe të përjashtuar, përmes deklaratash jo serioze, në fund të së cilave askush nuk vendoste as emër, as firmë e aq më pak të vendoste thirrjen e një takimi për të ballafaquar problemet që ngriheshin në Vatër…, dhe nëse kishte diçka për të sqaruar apo për të përjashtuar, të bëhesh përmes debatit dhe qartësimit të asaj për të cilën akuzoheshim, në mënyrën më vulgare.
Dhe nuk u mjaftuan me kaq, po nën maskën e Kryesisë dhe “emërimeve të reja”, na proceduan nëpër gjyqe, me akuza të rreme e shpifje, gjyqe të cilat për shëmtinë e akuzave dhe atyre që i ndërtuan ato, vazhdojnë të shtyhen edhe sot e kësaj dita, e që shëmtia të ishte sa më e plotë, ishte e ndërtuar veç të tjerave, edhe mbi gjoja përkrahjen e “nongratës” apo tejkalimeve tona me kërkesën e llogarisë për transparencë dhe për ballafaqime të hapura për problemet e Vatrës dhe gazetës Dielli, e cila u bë zëdhënëse e kësaj fryme…
Para pak ditësh, në një shkrim të kësaj gazete, lexova se kryetari i Vatrës, do të shkonte të bëhej pjesë e ceremonisë presidenciale të Marrjes së Pushtetit nga Donald Trump, edhe pse kjo ceremoni ishte në një rreth tejet të kufizuar, Kryetari u nis për të marrë pjesë në këtë ceremony, me avion personal!!!
Më bëri përshtypje, ky fakt se ndërsa Vatra kalon një pafundësi problemesh, befas e shohim Kryetarin me një lehtësi të paprecedentë, kërkon të shfaqet në takime të këtij niveli, ndërkohë të tjerë në Vatër presin krerët e PS, që vijnë për propagandë elektorale e për ta mashtruar për këto zgjedhje edhe Diasporën Amerikane.
Ndërkohë, deklaroj se Kryesia më ka akuzuar për mbështetjen “nongratën” e Shqipërisë, ndërkohë në një intervistë të fundit të tij Kryetari, në një nga televizionet shqiptare deklaroi se ai na paska dy idhuj të rëndësishëm të jetës së tij: Rugovën dhe Berishën, pra një hipokrizi dhe paftyrësi e pashoqe, që të neverit, e që ka prekë majat e “lavdisë” sepse dikë e hedh në gjyq për “nongratën” dhe vetë ndërsa situatat ndryshojnë, e shpall atë idhull. Ndërsa i hyp avionit, thjesht për të pasur mundësinë e një fotoje me Presidentin Trump, nga ana tjetër s’jep asnjë llogari për paret e mbledhura për tërmetin e fundit në Shqipëri. Ndërsa Kryesia pret Taulant Ballën, ne të përndjekurit e ish partisë së Taulantit, përjashtohemi dhe denigrohemi me akuza të rreme…
Kjo inkoherencë e drejtuesve të sotëm të Vatrës është tashmë e shpallur publikisht, mjaft që interesat e një grupi të vogël, të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre meskine…
Megjithatë, jam i bindur se koha do ta dëshmojë të vërtetën. Këtë e them me bindje, sepse kemi kontribuar me mish e me shpirt që Vatra ta ruajë tradiën e saj ndaj i kemi dëshmuar me emra e mbiemra abuzuesit e kësaj historie të trishtë, që po tërheq zvarrë edhe fatin e Vatrës, drejt një gremine pakthim. Tashmë, jam pjesë e kësaj beteje për të vërtetën dhe askush s’mund të thotë se unë dhe disa prej kolegëë të mi, s’jemi barrikadë e kësaj betejë për mbrojten e Vatrës dhe historisë së saj, nga demagogjia, hipokrizia dhe rrënimi i saj!
Do të vazhdoj ta mbroj frymën e Vatrës së Nolit dhe Konicës, nga demagogjia dhe hipokrizia e drejtuesve të sotëm dhe gjyqet e ngritura prej tyre, që zvarriten deri në në kalendat greke, do të jenë dëshmi e kësaj së vërtete!
Mark Merrnaçaj, Bronx, janar 2025
—
Regards,
Mark Mernaci
(914)557-5782