VOAL- U deshën 16 vjet negociata, dhe vetëm kjo shpjegon pse Këshilli Federal e përcaktoi atë si “një moment historik i rëndësishëm në politikën tregtare zvicerane”. Vendet e EFTA-s (Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda) në fakt kanë lidhur një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Indinë.
Në dërgimin e mesazhit përkatës në Kuvend, Qeveria nënvizon se Konfederata dhe shtetet e tjera të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë “më në fund kanë arritur të bëhen partneri i parë europian” që kanë lidhur një marrëveshje të këtij lloji me vendin më të populluar të botë. Vendimi i miratuar nga Ekzekutivi më 4 shtator zyrtarizon marrëveshjen e cila u nënshkrua më 10 mars të kaluar në Nju Delhi nga këshilltari federal Guy Parmelin. Dhomat federale do ta diskutojnë atë në sesionin e dimrit të 2024-ës ose në seancën e pranverës të vitit 2025.
Me hyrjen në fuqi të MTL-së, 94.7% e eksporteve aktuale zvicerane drejt Indisë do të përfitojnë ulje të tarifave, në disa raste me periudha kalimtare. RSI