Nga cikli POEZI PER QYTETIN TIM
KËNG’E LARGËT
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Vetëm.
Eci edhe eci i menduar
dhe s’di se për ku!
Ndoshta në kërkim
të një copëz rrugice me kalldram
që i ka shpëtuar poshtërimit.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Më djeg malli
Më përvëlon shpirti
Vërdallosem nëpër qytetin tim
Dhe nuk di ku jam.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Kjo është një këng’e largët
për ty qyteti im
dhe unë nuk di se ku
të ta coj
dhe unë nuk di ku të ta hedh.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh…..