Detaje të tjera që përfshijnë Ilir Metën në skandalin CEZ-DIA dalin në pah në dëshminë e dhënë nga ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj për Gjykatën e Arbitrazhit dhe që SYRI.net e disponon ekskluzivisht. Në këtë dëshmi të radhës zbulohet se kreu i DIA-s, Kastriot Ismailaj ka udhëtuar në Pragë gjatë datave 29 Nëntor-1 Dhejtor 2010, i pranishëm në një vizitë private që ish-ministri i Ekonomisë Ilir Meta ka zhvilluar në Ceki me sponsorizim të kompanisë CEZ.
Në dëshminë e Mataj përdoret fjala “vizitë qeveritare” është është futur në thonjëza, e që lë të kuptohesh se vizita pjesë e sëcilës ishte dhe Kastriot Ismailaj në vërtetë nuk ishte e tillë.
E vetmja media që e raportoi dhe e konfirmon këtë fakt, asokohe ishte Gazeta TEMA e cila vetëm 9 ditë pas kësaj vizite dhe një investigimi të detajuar shkruante:
GazetaTEMA

9 Dhjetor 2010
“Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes”,
“Pasi bëri presion që CEZ të marr 40 milionë dollarë nga KESH ka shkuar privatisht në Çeki dhe ka qenë mysafir i zyrtarëve të CEZ. Gjithë detajet e vizitës dhe axhenda e tij në Çeki Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka qenë për një vizitë private në Pragë, i ftuar i drejtuesve të kompanisë CEZ, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Protokolli i shtetit konfirmon se vizita e Ilir Metës ka qenë private. Kjo reflektohet dhe tek mungesa e njoftimeve publike nga Ministria e Ekonomisë për këtë vizitë.
Burime nga përfaqësia jonë në Pragë i thanë jo-zyrtarisht gazetës Tema se zoti Meta ka ardhur i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjtë në Prage, në hotel “MANDARIN”. Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj zoti Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ-it, në Pragë.
Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ. Dyshimet e bazuar mbi këtë takim gjysmë-sekret kanë të bëjnë me rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri me 15 përqind. Ilir Meta dhe njerëzit e tij në qeveri organizuan “një lloj presioni publik” kundër CEZ, e cila në fakt drejtohej mbi kryeministrin Berisha, me qëllim që çmimi i rritur për CEZ të kompensohej nga qeveria. Kjo shifër shkon në rreth 40 milionë euro në vit. CEZ fitoi 15% rritje çmimi sipas kontratës që ka me qeverinë tonë, jo përmes rritjes së çmimit të shitjes, por përmes uljes së çmimit të blerjes nga KESH. Sipas “zakoneve” të kontratave të tilla mes një zëvendëskryeministri dhe një zyrtari të lartë të një shoqërie private “sy më sy” ka gjithmonë një shpërblim për ndere të tilla që minimumi fillojnë me 5 për qind të shumës.
Nuk është e sigurt se çfarë pazari ka arritur Ilir Meta me drejtuesit e CEZ privatisht, por e sigurt është se efekti i vizitës së tij dhe presionit publik mbi CEZ e transferoi gjobën e CEZ nga qytetarët tek KESH, dhe e la zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë tri ditë në Çeki për vizitë private, ndërkohë që Shkodra po mbytej nën ujë.
Opozita ka ngritur disa dyshime për këtë vizitë private dhe mungesë të zëvendëskryeministrit në krye të detyrës, por deri më sot nuk ka asnjë shpjegim. Është hera e parë që një ministër i kabinetit Berisha faktohet të ketë pasur vizitë të paguar nga biznesi privat në një vend tjetër dhe të ketë bërë takime “kokë më kokë” me menaxherët e tij, pasi ka përfunduar një kontratë rreth 40 milionë euro në favor të tyre.”Gazeta TEMA.

Ja dëshmia e Elvis Matajt për “vizitën qeveritare” të Kastriot Ismailajt dhe mënyrën sesi CEZ “dhuronte” miliona euro për DIA-n kur kjo e fundit ende nuk kishte bërë asnjë veprim konkret në terren.
Deklaratë Dëshmitari
Elvis Mataj
Tiranë, 31 Tetor 2014.
– Identifikimi i debitorëve sipas Marrëveshjes së Shtatorit
47. Vonë në Nëntor 2010, e premte 26 Nëntor unë fola me z. Ismailaj. Ai ishte në pritje për për të marrë disa pagesa nga OSHEE. Ai më tha pak a shumë “Duhet të marrim ca para nga OSHEE”.
48. Për të justifikuar këto pagesa, z. Ismailaj dhe z. Hejsek ranë dakord që këto pagesa ishin të nevojshme për invoice-t që DIA do të siguronte OSHEE. Ky objetiv ishte i përcaktuar në Marrëveshjen e Shtatorit DIA-OSHEE dhe njihej si “vlerësim paraprak” i portofilit të debitorëve. Në dijeninë time gjithësesi Marrëveshja e Shtatorit nuk parashikonte ndonjë aktivitet konkret të identifikimit të debitorëve apo as edhe ndonjë lloj shpërblimi për identifikim debitorësh të cilën une mora si një “nënprodukt” të aktivitetit të mbledhjes së borxheve.
49. Me shumë mundësinë të njëjtën ditë, z. Ismailaj më tha se ai po këmbëngulte që ti merrte këto pagesa. Ishte e premte dhe shumica e menaxhimit të OSHEE ishte e pushim deri të Hënën. Të hënën tjetër, z. Ismailaj fluturoi në Pragë për një “vizitë qeveritare”.

50. Unë besoj se për të justifikuar këto pagesa nga OSHEE për DIA-n. z. Hejsek dhe z. Ismailaj kanë rëndë dakord ti “fryjnë” detyrimit për identifikimin e debitorëe.
51. Në dijeninë time më të mirë nuk ka patur asnjë komunikim dhe asnjë referencë në veprimet ditore të stafit të DIA-s që DIA të ishte e detyruar që të prodhonte një raport për identifikimin e debitorëve përpara kohës së dështimit të marrëveshjes për mbledhjen e borxheve për shkak të mosaprovimit të Këshillit Mbikëqyrës në Nëntor të 2010-ës. Ne kurrë nuk i informuam stafin tonë dhe menaxherët rajonalë që DIA do të përqendrohej vetëm në identifikimin e debitorëve.
52. DIA vështirë se i ka dërguar ndonjë letër ndonjërit prej klientëve gjatë përiudhës së Marrëveshjes së Shtatorit, në dijeninë time më të mirë as për qëllime të identifikimi të debitorëve gjatë muajve Shtator- Nëntor 2010 apo edhe më pas në periudhën Dhjetor2010- Mars 2011 nuk ka patuar asnjë veprim të aktivitetit të mbledhjes së borxheve.
53. Në dijeninë time DIA e kaloi cështjen e identifikimit të debitorëve vetëm më prograe softëare-sh në më kosto tmerrësisht të ulët. Kjo nuk mund të krijonte rezultate të ndershme sepse problem struktural i softëare-ve është se ajo vetën sa identifikon atë cka realisht është në bazën e të dhënave. Neve baza e të dhënave na u dha nga OSHEE. Pra praktikisht , software-t u tregon atyre atë cka praktikisht ata e dinë. E përmbledhur kjo, DIa thjeshtë luajti me të dhënat që mori nga OSHEE duke përdoru ndihmat e thjeshta që ofron program Microsoft sepse unë nuk jam në dijeni të jetë përdorur ndonjë program tjetër i specializuar dhe sic e thashë më lart edhe sikur të ishin përdorur, këto programe nuk mund të sillnin asnjë rezultat të dobishëm më shumë se kaq. Sepse për të kryer një proces të vërtetë identifikimi për të kuptuar nëse banesa është shembur, nëse debitorët kanë lëvizur apo kanë vdekur, nëse debitorët po vjedhin energji apo nëse debitorët kanë manipuluar sahatët matës, e gjitha kjo punë kurrë nuk mund të kryhet me programe kompjuterike.
54. Si përfundim nëse u përdorën vetëm programe kompjuterike në këtë process, nuk ka asnjë justifikim cilidoqoftë ai që të paguhen 1.485.000 euro apo edhe më shumë se 2 milionë euro nga OSHEE në kuadër të Marrëveshjes së Shtatorit.
Syri.net
Komentet