Kandidati i PD-së në 11 maj, Ilir Alimehmeti sqaroi mbrëmë në Studio24, “kafen” me ish-deputetin Ervin Salianji, ku morën pjesë dhe anëtar të tjerë të PD-së.
Alimehmeti theksoi se nuk bëhet fjalë për një grupim apo lëvizje të re brenda PD-së.
Sipas tij, kjo kafe ndodhi pasi nuk u mblodh për shumë kohë Këshilli Kombëtar i PD-së, që duhej mbledhur për analizën e zgjedhjeve dhe skandalin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Alimehmeti do kërkonte në Këshill protesta dhe mobilizim pas marrjes si e pandehur të Ballukut.
Ilir Alimehmeti: Gjëja më e rëndësishme që unë bëj pjesë në një PD që ka si bazë takimet mes njerëzve, propozimet, kërkesat, analizat. Fjala dhe vota janë elemente themelore. Për mendimin demokracia vjen nga poshtë lart. Automatikisht ka një përgjegjësi që ta çojmë përpara. Për shkak të situatave të kodit zgjedhor, shumë njerëz të zgjedhur nuk kanë pasur mundësi për t’u mandatuar. Fjala e tyre përfaqëson shumë njerëz. Duhet të ishte folur me parë, 6 muaj e gjysëm pas zgjedhjeve nuk ka ndodhur.
Kjo është një diçka që e flasim shumë në terren. Komunikojmë me demokrat në bazë. Gjejmë të njëjtën situatë gjithandej ,duhet një rrugë si ta gjesh. Janë shumë njerëz të prekur që duan ta çojnë. Ne nuk kemi zyra gjithandej. I jepni rëndësi diçka shumë të parëndësishme. Nuk janë organe zyrtare që të mblidhen në zona formale. Jemi në një kulturë shqiptare ku shumë punë bëhen në kafe. Edhe punë të shtetit. E rëndësishme, duhet të ketë dialog konstruktiv. Duket sikur të flasësh është gabim, të diskutosh është gabim. E kemi sqaruar. E drejtë që njerëzit që janë pjesë e kësaj tavoline të sqarojnë çka ndodhur.
S’do kishim pasur asnjë problem nëse Këshilli Kombëtar do ishte mbledhur. Ka ndodhur zgjedhjet e 11 majit, i kemi denoncuar. Ka ndodhur rasti Balluku, skandal i përmasave enorme që KK duhej të mblidhje dhe të diskutonte. Duhen protesta të forta, po të ishte mbledhur KK do ishin kërkuar këto, prezencë dhe mobilizim. U gjet një formë. Një anëtar kryesie thotë propozime që të çohen në mbledhjen e kryesisë së radhës. Kjo është krejtësisht normale.
Mesa duket njerëzit terreni ka qenë i uritur për një gjë të tillë.