Ikona e artit dhe skenës Tinka Kurti jeton prej disa vitesh në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Aktorja Tinka Kurit ishte e pranishme në ceremoninë mortore të aktores së njohur, mikes së saj, Margarita Xhepa e cila humbi jetën më 3 prill.
Aktorja e mbi 50 filmave artistikë dhe mbi 150 roleve në teatër nuk e ka humbur sharmin, megjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur në jetë.
Humbja shumë shpejt e bashkëshortit dhe fatkeqësia më e fundit, vdekja e djalit të vetëm që jetonte në Kanada, në vitin 2018, nga një sulm në zemër nuk e rrëzuan. Përkundrazi e përballoi dhimbjen me forcë e qetësi. Por sot ajo jeton e braktisur nga shteti, i cili i detyrohet shumë artit të saj, i detyrohet një përkujdesje e vecantë dhe mirënjohje.
Tinka sot jeton në një Azil, si të gjithë të moshuarit e braktisur.
E quan tragjedi këtë fat, por është falënderuese për njerëzit që i shërbejnë. Ajo është modeste, por institucionet përgjegjëse duhet të mos heshtin. E madhja Tinka Kurti meriton të jetojë me dinjitet dhe në paqe, si shpërblim për të gjitha emocionet e bukura që na fali.
Tinka Kurti meriton përkujdesjen sot që është ende në jetë. Që nesër të mos jetë vonë dhe të mjaftohemi me dhënie dekoratash pas vdekje. sn