VOAL- Gjykimi i shprehur nga Ignazio Cassis, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, për perspektivat në lidhje me luftën në Ukrainë është një gjykim pesimist.
Për momentin, sipas këshilltarit federal, nuk ka vend për negociata. “Jemi përpara një përshkallëzimi ushtarak. Këtu e perceptojmë mirë”, deklaroi ai sot, të shtunë, para mikrofonave të SRF. Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se Konfederata aktualisht nuk është në gjendje të luajë një rol ndërmjetësues, pasi ajo nuk duket mjaft neutrale në sytë e Rusisë.
Për Rusinë, Zvicra nuk është më neutrale
Që në gushtin e kaluar, ambasada ruse në Bernë mohoi neutralitetin e Zvicrës në konflikt për shkak të ripërtëritjes së sanksioneve kundër Rusisë. E njëjta përfaqësi diplomatike shtoi se nuk është e përgatitur të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që i janë bashkuar sanksioneve ndërkombëtare. rsi-eb