Një 20 vjeçare në duart e hetuesve dhe policëve që provuan çdo formë torture ndaj saj, por pa ia arritur qëllimit. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin.
Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste. Edhe pse me një trup më të brishtë, ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre. Si në rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje të kultivuara e personalitete të spiktatura që e kundërshtuan haptazi të keqen, por nuk kanë munguar as gratë e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundësi në jetë, por gjithsesi me një bërthamë të fortë virtytesh për shpirt, i cili nuk u mposht deri në frymën e fundit.
Disa gra tashmë njihen për heroizmin e tyre, të tjera ende jo. Disa histori janë zbuluar, të tjera i gjen në dokumente e botime më pak të njohura.
Libri “Premtimi i përmbushur” i Gjon Sinishtës, i botuar në SHBA në vitin 1976 dhe i publikuar në shqip 40 vjet më vonë, përmend disa prej tyre, që nga Marie Shllaku, shkodrania e njohur që dashurinë për Kosovën, komunistët ia llogaritën për krim, te një listë motrash katolike që i shtohen martirëve që dhanë jetën për besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta që u torturuan e megjithatë nuk i treguan patriotët antikomunistë të fshehur maleve, si Elena Shllaku që u dënua me 20 vjet punë të detyruar dhe Bianka Krosaj, që humbi jetën pas 14 muajsh në qelinë e ftohtë ku u sëmur nga tuberkulozi.
Bianka nga fshati Kaçinar i Mirditës ishte vetëm njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës, shkruan Sinishta në kapitullin me profile martirësh të marrë nga numrat e revistës “Zani i Katolikëve shqiptarë në mërgim”, të viteve 1957-1958.
U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë e torturonin me korrent në të gjitha pjesët e trupit. Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë për dy ditë.
Njëherë ia mbushën kokën e trupin me pleshta (torturë makabre e shpikur nga fantazia e sëmurë e komunistëve ruso-shqiptarë). I bënë edhe një serum për t’i paralizuar arsyen e për t’ia dobësuar vullnetin, por kjo djallëzi nuk pati efekt te kjo heroinë shqiptare. Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bianka Krosaj i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë. Policët i xhindosi aq shumë qëndresa e saj, saqë ia hoqën dhëmbët me darë e ia shkulën flokët. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhënë një shembull sesi të besojmë në Zotin e sesi të fitojmë kundër armiqve të Zotit e të Atdheut.
Autori i këtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor në Shkodër, është një i mbijetuar i regjimit komunist që u arratis nga Shqipëria për në ish-Jugosllavi e më pas në SHBA, ku edhe e shkroi dhe botoi këtë libër si një premtim ndaj Zotit dhe bashkëvuajtësve për të rrëfyer historinë e persekutimit të klerit katolik nga komunistët. Ai ka shfrytëzuar jo vetëm botimet e katolikëve në SHBA, por edhe dëshmitë e të njohurve, të arratisur nga Shqipëria, që kishin parë nga afër vuajtjet e të persekutuarve dhe njihnin historitë e tyre të toturave dhe qëndresës. Kujto.a
Per shqiperin e madhe do ta bej.
Bezhani per’mbi Janin 700 topa nje te’shtim
Tmerret e bastardeve te kuq, terroristeve Shqiptare nuk kane mbarim. Mjere ata mjerane te mjere qe vazhdojne e kane nostalgji per bishat e kuqe terroriste!
Komunistet pjelle e çetnikrve te kuq me uniforme partizane e me ylle te kuq punonin pikeperpike sipas diktatit te Miladinit e Dushanit si PKSh me premtim se do jene ne kolltuk mbi shqiptaret poqese shtypin popullin e vet dhe pranojne ripushtmin serish te Kosoves nga Jugosllavet e Shqiperine e poshtme te cilen per fat te keq nuk duhet te quhet Çameri por Shwiperi e poshtme pasi ka edhe krahina tjera nen grek….etj.ashtu thojshin pleqte qe perjetuan vellavrasjen te organizuar nga komunistet shqiptar por qe bisedonin meshehtas neper oda shqiptare sepse edhe pas lufte hoqen shqiptaret andej e kendej kufirit.Deshmoret qe jane per lavdi se bashku me heroinen ne fjale si dhe te gjithe qe sakrifikuan per popullin shqiptar ne shenje respekti e ne shenje kujtimi qe luftuan per shqiptari e memedhe duhet tu ngrihen permendore,ye pagezohen institucione shkolla e rruge sepse dhane kontributin e vet per brezat e ardhshem.
ne ate koh kishte doni gje te mir apo vec tortura ju qe hapeni keso lajmesh nuk ini puro shqiptar
Kto turtura i prjetoi populli Shiptar prei sundimot Turk e deri me sodë nga Sllavet ose Greket Sebet ose nga vet turko shiptart. Kur shpalosim librat e turturave Sllavo komuniste dhr Turko Islamiste , nuk kishin pas lan asgja pa vrpru në popullin liridashs në emer të popullit (Turko Sllanë) Të vet qutur Komunista kurse sod quhen Ekstremizmi Islamik.
Ca librash ke lexu ti o pleher