VOAL

VOAL

I riu Gersi Troka fiton trofeun e vendit të parë e të dytë në Kampionatin e 10-të Europian të Lojrave për të rinjtë me aftësi ndryshe

June 28, 2021

Komentet

Notat sipas “Sofa Score”- Ja lojtarët e Kombëtares që shkëlqyen në kualifikueset e Botërorit

Shqipëria arriti të përmbushte me sukses objektivin primar në kualifikueset e Botërorit, teksa u rendit në vendin e dytë në Grupin K, duke lënë të hapur ëndrrën e madhe për futjen në grupet e eventit më të rëndësishëm në botë.

 

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka nxjerrë për “Panorama Sport”, mesataren e notave, të të gjithë futbollistëve të Shqipërisë që dhanë kontributin e vyer në këto kualifikuese.

Lojtari me vlerësimin më të lartë rezulton Mario Mitaj, ndërkohë që Kristjan Asllani dhe Juljan Shehu, plotësojnë podiumin. Vlerësime pozitive dhe për Hysajn, Manajn, Strakoshën, Gjimshitin dhe Ajetin. Në total nota mesatare e kuqezinjve gjithmonë sipas “Sofa Score”, shkon 6.98. Bie në sy edhe nota e Naser Alijit, që është më e lartë se Armando Broja. Për më tepër shikoni listën e plotë të vlerësimeve të të gjithë lojtarëve.

WhatsApp Image 2025-11-17 at 18.02.05

 

Ish- lojtari i Kombëtares: Silvinjo po e shkatërron Armando Brojën…

Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.

“Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.

E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut.

Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Silvinjo po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballojë duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu.

Dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë. Sikur të mos mjaftonte që sulmuesi nuk po gjen dot golin me kuqezinjtë, ai u dëmtua në sfidën ndaj Anglisë.

Ai u aktivizua në minutën e 75 në vend të Bajramit, por nuk ishte e thënë që ta mbyllte sfidën. Sa i takon dëmtimit, të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Bëhet fjalë për ndrydhje të gradës 1 dhe rikuperimi mund të zgjasë 14-16 ditë.

Broja synon që të rikthehet në fushë sa më parë të jetë e mundur, për të kërkuar kështu të jetë në formë për ndeshjet e marsit. bw

Shqipëria dhe Kosova në vazon e 3-të, shmanget përplasja vëllazërore

E diela ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit. Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.

Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.

FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.bw

Shorti – Shqipëria dhe Kosova në ‘play-off’, a do ketë përballje direkte?

Kjo e diel ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit.

Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.

Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.

FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuchel.

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Rey Manaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për tifozët shqiptarë, sidomos pas golit vendimtar që shënoi muajin e kaluar në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc. Ai gol u kthye menjëherë në simbol uniteti dhe krenarie kombëtare.

Në Mitrovicë, si shenjë nderimi, u realizua një mural i veçantë që paraqet festën e Manajt dhe gjestin e shqiponjës, duke përjetësuar emocionet e asaj nate. Ditët e fundit, prindërit dhe vëllai i sulmuesit – me origjinë nga Lushnja – udhëtuan drejt Mitrovicës për ta parë nga afër muralin.

Familja e Manajt u prit nga ish-futbollisti i njohur dhe trajneri aktual, Emin Baliqi, i cili i shoqëroi gjatë vizitës. Rey Manaj publikoi në rrjetet sociale foton e prindërve të tij para muralit, duke shprehur krenarinë dhe lidhjen e fortë familjare në këtë moment të veçantë.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare po përgatitet për sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë në “Air Albania”, një ndeshje shumë e rëndësishme për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës.

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.

Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.

Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar./bn

PAMJET- Atmosferë festive para ndeshjes Shqipëri-Angli, tifozët kuqezi me qeleshe dhe flamurin kombëtar këndojnë e kërcejnë në rrugët e Tiranës

Sot ora 18:00 luhet ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania në Tiranë. E teksa pritjes po i vjen fundi, tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në stadium, ndërsa të tjerë kanë nisur festimet e ndeshjes së shumëpritur.


Screenshot_9

Me qeleshe në kokë dhe flamurin kombëtar, tifozët shqiptarë kanë nisur festimet para fillimit të ndeshjes me këngë, valle dhe fishekzjarrë.

WhatsApp Image 2025-11-16 at 16.48.27

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Screenshot_10

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.

Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel

GSH

SOT, ORA 18:00 Shqipëria mat forcat me Anglinë për t’i prishur rekordin, ndeshje me rëndësi për llogaritë përfundimtare

Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja nis në orën 18:00 dhe është e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K.

Anglia e ka siguruar vendin e parë prej muajit tetor, ndërsa synon t’i mbyllë kualifikueset pa pësuar gol. Ndërkohë kuqezinjtë do të luajnë në “play off” si vend i dytë.

Kjo ndeshje megjithatë ka rëndësinë e saj. Shqipëria kërkon pikë të rëndësishme, që do të siguroheshin me një rezultat pozitiv ndaj Anglisë.

Ekziston mundësia që Shqipëria të jetë në vazon e dytë në shortin e “play off”. Dhe që kjo të ndodhë, duhet marrë parasysh çdo skenar. Si ai i renditjes së FIFA-s. Panorama

I detyruar nga pesë titullarë, Silvinjo heq dorë nga rreziku! Si pritet të luajë Shqipëria ndaj Anglisë

Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe është e fundit që vlen për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026.


Fillimisht u mendua se Silvinjo mund të rrezikojë me ndonjë zgjedhje, por jo. Nuk do të ketë aktivizim të pesë futbollistëve, që në rast se ndëshkohen me karton të verdhë do të mungojnë në gjysmëfinalen e “play off”.

Mario Mitaj, Juljan Shehu, Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë futbollistët, që në rast ndëshkimi nuk do të luajnë në gjysmëfinale. Sot llogaritë pritet të bëhen pa ata nga minuta e parë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni

PANORAMASPORT.AL

Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të fushatës kualifikuese, duke e cilësuar performancën e ekipit si historike.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Kosova e nisi këtë fushatë me besim dhe tashmë po hyn në fazën e radhës me edhe më shumë vetëbesim.

“Sonte bëmë histori dhe ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar Kurti, duke falënderuar futbollistët dhe tifozët për atmosferën dhe suksesin e arritur.

Kombëtarja e Kosovës vazhdon garën me synimin për të siguruar një rezultat historik në kualifikime, ndërsa mbështetja e institucioneve dhe e qytetarëve shihet si një element kyç në rrugëtimin e saj. bw


Send this to a friend