VOAL – Gjeneral Hysen Arapi, në një koment në facebook ndaj thirrjes së Kolonel Demirajt në kontekstin e krijuar me ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia e Millosheviçit më 2004, shkruan se shqiptarët realisht janë në gjendje lufte me serbët. Më poshtë po japim komentin e plotë:
Çdo reagim ndaj arrestimit te paligjshem te Ramush Haradinajt eshte detyre e cdo shqiptari dhe ne kete kontekst duhet pare dhe reagimi i Kolonel Dritan Demirajt. E verteta eshte se perderisa Serbia nuk ka kerkuar falje per genocidin ndaj shqiptareve te Kosoves dhe vazhdon te ngreje mure ndares ne uren e Ibrit dhe ende vazhdon ta konsideroje Kosoven si pjese te territorit te saj , realisht shqiptaret jane ne nje gjendje lufte me serbet gjendje qe i konvenon qellimeve agresive te Serbise nisur dhe nga rrethanat e reja te krijuara ne Ballkanin Perendimor , ku vihet re kjartesisht nje ekspansion i shtuar rus dhe ku forcat pro ruse ne Maqedoni e Mal te zi jane bere me agresive e me arrogante se kurre. Ne keto kushte vetem veprimet e guximshme dhe te zhdervjellta diplomatike si dhe protestat e fuqishme ne Kosove, Shqiperi , France, Bruksel dhe ne te gjithe qendrat e vendimarrjes do ti sherbente shume ceshtjes se lirimit te shpejte e pa kushte te Ramush Haradinajt. Pjesa tjeter si kenget folklorike me sharje nga nëna, apo me patetizem patriotik jane te tejkaluara dhe nuk sjellin asnje emocion apo vemendje te shtuar nga autoritetet franceze apo europiane. Shkurt : Serbia eshte armiku yne dhe ne duhet ta mundim duke bere sa me shume aleate , siç u realizua koalicioni i madh gjate luftes per çlirimin e Kosoves. Ne i kemi arritur dy fitore historike me Serbine : çlirimin e Kosoves, dhe krijimin e shtetit te saj demokratik. Fitorja e trete dhe e fundit do te ishte se pari largimi i klases politike te Kosoves si nje e keqe e madhe , e demshme qe rrezikon dy fitoret e para dhe se dyti avancimi i proceseve integruese duke mbrojtur me vendosmeri interesat tona kombetare duke hyre ne familjen e madhe europiane ne menyre dinjitoze pse jo dhe si nje komb i bashkuar. Ne kete kuptim pershendes thirrjen e Kolonel Demiraj ne videon e anonçuar para pak oresh dhe bashkoj zerin tim me te gjithe shqiptareve: Liri per Ramush Haradinajn!
Komentet