VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Hyn në fuqi pakti i ri tregtar Kanada-SHBA-Meksikë

By | July 2, 2020

Komentet

Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8 000 ndërtesa

Bejrut

Komisioni i Lartë për Ndihma në Liban (KLN) sot bëri të ditur së paku 8.000 ndërtesa, përfshirë 50 struktura të lashta, u dëmtuan nga shpërthimi masiv i javës së kaluar në Portin e Bejrutit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, sekretari i Përgjithshëm i KLN -së, Mohamed Khair, tha se llogaritja e të gjitha dëmeve nga shpërthimi do të përfundojë të mërkurën.

Sipas reporterit të AA-së, shkalla e dëmeve ndryshon nga një zonë në tjetrën.

KLN është i lidhur me kabinetin dhe funksionet e tij përfshi shpërndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e fatkeqësive.

Qeveria e Libanit për shpërthimin ka fajësuar rezervat e lëna pas dore të 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo, që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra të tjerë, duke lënë shkatërrim në të gjithë kryeqytetin.

Protestuesit në Liban kërkojnë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit. Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin.

Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara.

Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”.

Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata.

Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre.

21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit.

“Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar. zëri i amerikës

Rusia njofton miratimin e vaksinës, shkakton alarm mes ekspertëve botërorë

Marrë nga Reuters

Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i Rusisë është ndoshta një hap i papërgjegjshëm.

“Rusia në thelb po kryen një eksperiment me një pjesë të madhe të popullatës,” thotë Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve për ilaçet pranë shkollës Warwick të Biznesit në Britani.

Ajo tha se një miratim i tillë super i shpejtë mund të bëjë që efektet e mundshme negative të vaksinës të mos merren në shqyrtim. Këto efekte, megjithëse të rralla, mund të jenë serioze, paralajmëroi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.

Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”.

“Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”

Ndërkohë që Rusia shpalli fitoren, më shumë se gjashtë kompani farmaceutike në të gjithë botën janë në proces të kryerjes të provave të avancuara në shkallë të gjerë tek njerëzit me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra vullnetarëve.

Disa nga këto kompani, si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që, nga fundi i këtij viti, ta dinë nëse vaksinat e tyre funksionojnë dhe janë të sigurta.

Të gjitha këto kompani pritet të publikojnë rezultatet e provave dhe të dhënat për sigurinë e vaksinave, të cilat do t’u dorëzohen enteve rregullatore në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera për shqyrtim përpara se të mund të marrin lejen.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë vjen përpara testimeve që normalisht duhet të përfshinin mijëra pjesëmarrës, të njohura zakonisht si faza 3 e testimeve.

Prova të tilla zakonisht konsiderohen si fazë thelbësore që një vaksinë të marrë miratimin nga enti rregullator.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të informohej mbi përpjekjet që po bëhen në SHBA për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se priste që Presidenti Trump të informonte publikun në një konferencë për shtyp mbi atë që është arritur deri tani. zëri i amerikës

Kina zgjat mandatin e Parlamentit të Hong Kongut për “jo më pak se një vit”

VOAL – Kina ka vendosur të zgjasë mandatin e gjashtë parlamentar të Hong Kongut për “jo më pak se një vit”. Ky ishte vendimi i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Popullor, degës legjislative të Parlamentit të Pekinit, i cili zgjidhi aspektet kushtetuese të mandatit të detyrueshëm prej 4 vjetësh.

Masa pason shtyrjen e diskutueshme 12-mujore, deri në shtator 2021, të zgjedhjeve politike të komunikuara së fundmi për guvernatorin Carrie Lam dhe të motivuar për të përmbajtur valën e Covid-19.

Nuk është e qartë se si masa vlen për katër deputetë të opozitës, të cilët nuk ishin në gjendje të votonin për rizgjedhje në votimet e planifikuara fillimisht për rinovimin parlamentar në shtator. Kandidatura e tyre ishte zhvlerësuar në bazë të ligjit të sigurisë së fundit të Pekinit për ish-koloninë Britanike.

ATS/AFP/eb

Bjellorusi, opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, shpërthejnë protestat

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.

“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re.

Putin: Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka regjistruar vaksinën e parë të koronavirusit në botë

VOAL – Presidenti rus, Vladimir Putin: Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka regjistruar vaksinën e parë të koronavirusit në botë.
Vaksina e parë e prodhuar në Rusi, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, mori miratimin nga ministria ruse e shëndetësisë. Presidenti Vladimir Putin tha se vajza e tij tashmë është vaksinuar. “Këtë mëngjes për herë të parë në botë u regjistrua një vaksinë kundër infeksionit të ri,” tha numri një rus. rsi

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën.

Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor.

Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet.

Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka.

Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet.

Tikhanovskaya ka vendosur të garojë në zgjedhje, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti.

Autoritetet shtetërore e kanë akuzuar burrin e Tikhanovskayas, Syarhey Tsikhanouski, për bashkëpunim me mercenarët rusë, për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve. Tikhanovskaya i ka hedhur poshtë akuzat.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen ka dënuar dhunën kundër protestuesve në qytetet Bjelloruse.

Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994. rel

Bjellorusi, rreth 3 mijë të arrestuar në protestat e paautorizuara

Minsk

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Bjellorusisë, Olga Chemodanova, deklaroi se rreth 3.000 persona u arrestuan si rezultat i incidenteve që ndodhën gjatë demonstratave të paautorizuara në vend pas njoftimit se Alexander Lukashenko ka fituar zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chemodanova tha në një deklaratë se mbrëmë në mesnatë, protestuesit zhvilluan protesta të paautorizuara në 33 vendbanime në vendet ku gjendeshin kutitë e votimit dhe sheshe.

“Përafërsisht, 3 mijë njerëz u arrestuan në demonstratat e paautorizuara në gjithë vendin. Rreth 1 mijë prej tyre u arrestuan në Minsk dhe më shumë se 2 mijë në pjesë të tjera të vendit”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë.

Po ashtu, Chemodanova deklaroi se nuk u përdorën armë kundër protestuesve dhe se nuk kishte vdekje gjatë incidenteve.

Nga ana tjetër, media bjelloruse raportoi se 39 oficerë policie dhe më shumë se 50 protestues u plagosën në demonstrata, bazuar në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tikhanovskaya: “Nuk e njoh rezultatin e zgjedhjeve”

Ndërkohë, njëra nga kandidatët, Svetlana Tikhanovskaya, deklaroi se kishte të plagosur si rezultat i ndërhyrjes së policisë në demonstrata, por që ende nuk është konfirmuar asnjë informacion rreth ndonjë rasti fatal.

“Shpresoj që askush të mos vdesë, sepse ky do të jetë fillimi i fundit”, tha Tikhanovskaya.

Tikhanovskaya tha se janë në favor të një ndryshimi paqësor dhe se qeveria zgjodhi përdorimin e forcës, duke kërkuar që pushteti ta dorëzojë qeverisjen në mënyrë paqësore.

Tikhanovskaya deklaroi se nuk i njeh rezultatet ende të padefinuara të zgjedhjeve dhe se do të vazhdojnë të luftojnë në lidhje me rezultatet.

“Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë protestat”

Mariya Kolesnikova, një nga përfaqësueset e Shtabit Zgjedhor, deklaroi se protestat mund të vazhdojnë.

“Ne jemi të gatshëm për protesta të gjata dhe reagim shoqëror kundër asaj që po ndodh tani”, tha ajo.

Ndryshe, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bjellorusisë, Lidiya Yermoshina, njoftoi se presidenti aktual Lukashenko është fituesi i zgjedhjeve presidenciale me 80,23 për qind të votave, ndërsa Svetlana Tikhanovskaya ka siguruar 9,9 për qind.

Të ardhurat e naftës të Rusisë zvogëlohen për 35 për qind

Moskë

Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë duke u ulur për 34,8 për qind në periudhën janar-qershor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës në vend në 6 muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 u zvogëlua për 2,6 për qind duke arritur në 125 milionë tonë. Në periudhën në fjalë edhe të ardhurat nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë me një ulje prej 34,8 për qind.

Të ardhurat e vendit nga eksporti i naftës edhe vitin e kaluar në krahasim me një vitë më parë kishin shënuar ulje për 6 për qind duke arritur në 121 miliardë dollarë.

Eksporti i naftës dhe gazit natyror përbëjnë rreth 40 për qind të buxhetit federal të Rusisë.

COVID-19, numri i të infektuarve në mbarë botën tejkalon 20 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 20.026.161 raste të koronavirusit.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri tani.

Pas SHBA-së renditen Brazili (3.035.582), India (2.215.074), Rusia (887.536), Afrika e Jugut (559.859), Meksika (480.278), Peru (478.024), Kolumbia (387.481), Kili (373.056), Spanja (361.712), Irani (326.712), Britania (310.825), Arabia Saudite (288.690), Pakistani (284.660), Bangladeshi (257.600), Italia (250.566) dhe Argjentina (246.499).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 240.804.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (217.281), Franca (197.921), Iraku (150.115), Filipinet (129.913), Indonezia (125.396), Kanada (119.451) dhe Katari (112.947).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri tani jetën e kanë humbur 734.020 persona. Ndërkaq, 12.900.625 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6.391.516 raste aktive.

Arrestohet njëri ndër biznesmenët më të njohur në Hong Kong

Në Hong Kong është arrestuar biznesmeni Jimmy Lai nën akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja.

Zyrat e një gazete në pronësi të tij janë bastistur.

Ky është arrestimi i një profili më të lartë deri tani sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë të vendosur nga Kina në muajin qershor.

Lai ka qenë një zë pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar.

Trump i jep fund trajtimit të privilegjuar të Hong Kongut

Në shkurt 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, u akuzua për kërcënim dhe organizim të tubimeve të paligjshme.

Media shtetërore kineze Global Times të hënën e përshkroi biznesmenin Lai si “përkrahës të trazirave ” dhe publikimet e tij si “nxitje të urrejtjes, përhapje të thashethemeve dhe njollosje të autoriteteve të Hong Kongut”.

Kombet e Bashkuara kritikojnë arrestimet e fundit në Hong Kong

Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e tij si dhe dy drejtuesit të kompanisë Next Digital, gjithashtu ishin arrestuar.

Hong Kongu ka pasur një shkallë të lartë të autonomisë që kur u kthye në sundimin kinez më 1997, dhe banorët kanë pasur një nivel shumë më të lartë të lirisë së shprehjes dhe mediave sesa njerëzit në pjesën tjetër të territorit kinez.

Legjislacioni i ri i sigurisë i miratuar nga Kina, kriminalizon ndarjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.

Kjo e bën më të lehtë ndëshkimin e protestuesve dhe zvogëlon autonominë e Hong Kongut.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar miratimin e këtij ligji. rel

Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike

Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7,000 viktimat.

Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140,000 persona.

Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht, 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i qytetit të Nagasakit, Tomihisa Taue e lexoi një deklaratë të paqes, ku ai ngriti shqetësimet lidhur me zmbrapsjen nga përpjekjet për çarmatim, të shteteve që kanë armë bërthamore.

Taue veçanërisht përmendi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke thënë se po rrisin rrezikun e kërcënimit bërthamor, duke hequr dorë nga Traktati për armët bërthamore.

“Si rezultat i kësaj, kërcënimi se armët bërthamore mund të përdoren po bëhet edhe më shumë real”, tha ai.

Ai po ashtu i bëri thirrje Qeverisë japoneze dhe ligjvënësve që të nënshkruajnë Traktatin e vitit 2017 për ndalimin e armëve bërthamore.

Shënimi i këtij përvjetori të sulmit në Nagasaki ishte më ndryshe këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në ngjarjet për të shënuar këtë ditë morën pjesë vetëm 500 persona, ndërkaq, një vit më parë, kishin marrë pjesë 5,900 njerëz.