Deklaratat e sotme politike te Ministrit te Brendshem para Policise se Shtetit dhe ne prani te Drejtorit Te Policise ,
te riintegruar serish ne detyre, jane nje fakt i mjaftueshem i thyerjes se Ligjit ne veprimtarine praktike te Ministrit, ne raport me nje organ te pavarur dhe te depolitizuem, pervecse eshte nje shantazhim tjeter i drejtesise, ne ditet e etheve te finalizimit te reformes.
Nderkohe, heshtja dhe vazhdimi i qendrimit butak dhe i veteknaqur i drejtorit te policise qe ka per detyre te jete i te gjitheve, ne nje mjedis te tille te politizuar, perben nje mosveprim qe ngarkon me pergjegjesi per heshtje ndaj nje sjelljeje antiligjore.
I gjithe arsyetimi politik i reformes ne drejtesi nga qeveria, qe po dua ta justifikoj si te arsyetuem, me bie ndesh me gjithe sjelljen e faktoreve me te rendesishem te qeverise ndaj gjyqtareve qe marrin vendime kunder interesave qeveritare.
Asnje prej qeveritareve asnjehere nuk ngriti zerin per mbrojtjen e qytetareve qe jane burgosur perkunder te drejtave te mbrojtjes, te parashkikueme ne legjislacion, qe ka nje i dyshuar per mos burgosje pa prova te mjaftueshme qe justifikojne ndalimin.
Kjo eshte disbalance, humbje ekuilibrash juridike, shkaterrim i rolit te qeverise si tutore e rendit dhe e te drejtave te qytetareve.
Kjo eshte nje sjellje qe shkon perkunder klimes se krijimit te besimit te ndersjellte politik, ne prag te finalizimit te nje reforme shume te rendesishme.
Kjo eshte nje prove e moskuptimit te vetingut, ose e kuptimit mbrapsht te tij.
Nuk sillen ndryshe regjimet autoritare, zonja dhe zoterinj!
Reforma ne drejtesi behet, per krijimin e nje drejtesie qe operon vetem mbi bazen e ligjit e qe eshte njelloj per te gjithe;
reforma behet per ndertimin e nje sistemi drejtesie qe nuk abuzon me te drejtat e qytetarit,
nuk e sorollat kot, nuk e rrjep dhe nuk e burgos pa te drejte.
Eshte pikerisht kjo gje qe nuk kuptohet dhe as deshirohet te kuptohet nga Njeriu qe Tallet me Hallet e Popullit Shqiptar;
njeriu qe po shperndan pasurite dhe fondet publike, tek nje grupim krejtesisht i perkufizuem dhe i perzgjedhur njerezish.
Eshte ai qe mban ministra te tille qe thyejne ligjin mbi paanshmerine dhe depolitizimin e Policise se Shtetit;
eshte ai qe mban ministra te tille te brendshem, qe presin ne zyren e shtetit persona te dyshuar per vrasje;
eshte ai qe mban serish ministra qe nuk deklarojne pasurite dhe japin ne perdorim makinat private te treteve;
eshte ai qe mban ende ministra, njerez qe perdorin zyren dhe postin per te ndermarre hetime hakmarrese ndaj gjykatesve,
nderkohe qe vetem konflikti i interesit ia perjashton automatikisht nje te drejte tille.
Eshte koha per t’i ndalur dhe ndalja nuk vjen vetvetiu,
por ate e ben populli, opozita, permes mjeteve te demokracise,
dhe jo permes syve te hedhur nga personazhi i dyte i koalicionit qeveritar qe mban ministra te tille ne kembe.
Humori i çakorduar i numrit dy te koalicionit qeveritar eshte shpresa e opozites se sotme?!
Nuk dua ta besoj!
Komentet