Fitove shumë beteja si Kryeluftëtar por këtë me shëndetin jo ….
Lajmësuan se “ Ndrroi jetë Fatos Nano”.
Vite më parë, pas 2007, kam thënë “ Nano na flet për PS-në, qeverisjen, shtetin edhe kur nuk flet”.
Sot, humbëm liderin e frymës evropiane të së majtës,
humbëm modelin e burrit të shtetit që lëshoi pushtet kur i duhej shteti më shumë Shqipërisë,
humbëm lojtarin ekselent të politikës shqiptare të pas viteve 90-të,
humbëm modelin e intelektualit mes dy kohëve që në fakt edhe në atë kohë ishte progresiv, evropian,
humbëm reformatorin më të madh politik të partive politike deri më sot,
humbëm mundësinë për një “Kohë Nano” që shqiptarët më së shumti e kërkojnë se kishte mundësi e kohezion për të gjithë…..
humbëm babain e institucionit të “Dorëheqjes” me moral politik në emër të së mirës së përgjithshme politike dhe kombëtare .
Kemi humbur një shkollë progresiste evropianiste të të bërit politikë.
Vijoj të ndjehem me fat që bashkëpunova, ndihmova modestisht që fryma dhe idetë e tua politike qeverisëse evropianiste të mund t’i modeloja suksesshëm me shumë mbështetës në arsimin shqiptar dhe Forumin e Gruas Socialiste.
Mua më mësove sa vlerë ka intelektualisht dhe profesionalisht ruajtja e moralit në qëndrime dhe lëvizje politike për më të mirën e socialistëve po aq sa dhe çdo shqiptari.
Do mbetesh SHKOLLA e Mendimit Socialist Evropianist në program politik, modelim qeverisës, shtetbërje dhe shqiptarizëm.
Tek ty nuk kishte vend hakmarrja ndonëse skutat e errëta të poltikës shqiptare edhe e kanë merituar atë për pensionimin tënd politik që “të detyruan”.
Ti mbetesh POLITIKAN I MADH para këtyre njerëzve të vegjël në politikën shqiptare.
Modeli yt do vijojë të flasë….
Të kërkohet.
Pusho në paqe Kryetar Burrështetas!
Ngushëllime Familjes së nderuar Nano!