Dashi21. mars – 20. prill
Ky muaj nuk ka për te qene plotësisht i qete. Here pas here mund t’iu dalin telashe ne fusha te ndryshme. Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet kurrsesi ta lini rutinën t’iu pushtoje sepse me pas do jete e vështirë ta riktheni alegorinë. Nga ana tjetër mos hidhni asnjë hap pa u menduar mire sepse do pendoheni. Beqaret ka shume mundësi qe ta gjejnë personin ideal ne rrethin e tyre shoqëror dhe shume shpejt do fillojnë edhe lidhjen. Shëndeti me shume gjase do ketë probleme dhe tronditje te forta. Stresi dhe meraku për jetën ne tërësi do sjelle probleme ne ekuilibrin tuaj ne tërësi. Financat do kërkojnë me shume përkujdes dhe maturi. Javën e pare dhe te trete mund te keni me shume tronditje. Ne pune merrini gjerat me sa me shume qetësi qe te mundeni sepse vetëm ashtu do mund te arrini atje ku dëshironi. Nxitimi mund t’iu çojë drejt gabimeve.
Demi21. prill – 21. maj
Gjate këtij muaji ju do doni te përkëdheleni me shume nga te tjerët dhe do prisni shume prej kujtdo. Nëse jeni ne një lidhje, duhet t’i përkushtoheni me tepër partnerin dhe duhet te bashkëpunoni për çdo gjë. Vendime vetjake dhe te nxituara nuk duhet te merrni kurrsesi. Beqaret duhet te jene realiste dhe nuk duhet t’iu besojnë te gjitha premtimeve qe do iu bëhen pasi ashtu mund te lëndohen. Gjendja shëndetësore për fat te mire ka për te qene me e mire. Do keni energjinë e duhur dhe nuk do ankoheni nga asgjë. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat me te kujdesshëm dhe po shmanget investimet e tepruara situata do jete e kënaqshme. Ne pune do i keni te gjitha mundësitë për t’ia dale dhe për te arritur atë qe dëshironi. Disa kolege do i keni mbështetës ne çdo projekt.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Ky do jete një muaj përgjithësisht i mire, vetëm se duhet te bëni kujdes për te mos marre vendime te nxituara. Nëse jeni ne një lidhje flisni hapur me partnerin tuaj për te marre çdo gjë qe dëshironi. Po ja sqaruat çdo gjë atij dhe po e bindet do merrni çdo gjë qe keni ëndërruar. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë asnjëherë asgjë me ngulm. Yjet kane menduar për çdo gjë dhe do ua nxjerrin para personin ideal ne momentin me te përshtatshëm. Shëndeti nuk do jete i keq, por ne disa dite mund te keni shqetësime te vogla te cilat do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Mundohuni te ushqeheni me mire dhe te largoni stresin. Financat here pas here do kenë tronditje te forta. Ne pune jo çdo gjë do jete e lehte për t’u arritur, por me guxim, këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni mbanë. Mos u dorëzoni edhe kur disa kolege t’ua zënë rrugën.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Merrini gjerat me optimizëm këtë muaj dhe keni për ta pare qe gjithçka do ju ece me se miri. Mos harroni asnjëherë se komunikimi mund te zgjidhe çdo gjë. Për çiftet ka për te qene një periudhe e mbushur me ngjarje te veçanta dhe me emocione te forta. Here pas here mbyllini sytë, lëreni veten ne duart e partnerit dhe shikoni çdo çast. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por do hezitojnë te hedhin hapa. Për ta mund te ketë veçse dashuriçka kalimtare. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm, përveç disa ditëve gjate javës se dyte kur mund te ndiheni pa fuqi ose mund te keni dhimbje koke. Me financat do jeni gjithë kohës te arsyeshëm dhe gjendja ne tërësi do jete e kënaqshme. Ne pune do ju ofrohet një pozicion i ri, te cilin nëse e pranoni keni për te pasur përfitime marramendëse.
Luani23. korrik – 22. gusht
Ky nuk do jete muaji me i mire qe keni kaluar, megjithatë nuk duhet as te alarmoheni. Nëse jeni ne një lidhje javët e para do jene goxha delikate. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme deri ne datën 22. Me pas do jeni me te qete, do merrni fryme lirisht dhe situata do stabilizohet. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap pa qene plotësisht te bindur. Mendimin e miqve te ngushte duhet ta dëgjojnë, por ne fund duhet te vendosin vete. Edhe shëndeti do kaloje sfida delikate. Mund te keni shqetësime nga stomaku ose probleme me zorrët. Te dyja këto do kërkojnë mjekim te veçante. Për fatin e mire financat do jene te kënaqshme gjithë kohës, kjo për shkak te mbështetjes se madhe te familjareve. Ne pune veproni gjithmonë me diplomaci dhe duke menduar për te ardhmen. Ne këtë mënyrë nuk do gaboni dhe do arrini ku doni.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Ky muaj do jete i pasur me emocione pozitive për ju. Ne tërësi do ndiheni goxha mire. Nëse jeni ne një lidhje apo keni krijuar tashme familje, do dini si te organizoni gjithmonë kohen për t’ia kushtuar partnerit. Pas datës 20 emocionet ne çift do jene edhe me te forta. Beqaret do kenë gjithashtu një periudhe te animuar. Ata do takohen me persona plot humor dhe do fillojnë lidhje te qëndrueshme dhe te hareshme. Shëndeti mund te përballet edhe me sfida këtë muaj kështu qe javën e pare do keni shqetësime. Mos e lëshoni veten, por merrni mjekimin e duhur dhe do kaloni çdo gjë. Me financat do jeni shume me te kujdesshëm dhe do i merrni te gjitha masat. Probleme serioze nuk pritet te ketë. Ne pune mbrojini idetë tuaja dhe mos lejoni askënd t’ua hedhe poshtë projektet e nisura me pasion.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Gjate këtij muaji marrëdhënia me te afërmit do jete shume here me e mire. Komunikimi dhe toleranca do jene ato qe do favorizojnë qetësinë dhe harmoninë kurdoherë. Nëse jeni ne një lidhje, deri ne datën 20 gjithçka do ece ashtu si e keni dëshiruar. Do i shprehni ndjenjat, do argëtoheni me partnerin dhe do bindeni plotësisht për te hedhur hapa me tej. Dhjete ditët e fundit do jene disi te paqëndrueshme, por nuk priten probleme serioze. Beqaret po nuk u nxituan do fillojnë lidhjen e ëndërruar. Shëndeti do ketë edhe disa shqetësime te vogla këtë jave, por ju nuk duhet ta lëshoni veten kurrsesi. Me medikamentet e duhura dhe qetësi do kaloni gjithçka. Financat nuk do jene aspak problematike. Ne pune tregohuni te moderuar, te duruar dhe largpamës dhe keni për te arritur gjithçka.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Ky do jete një muaj shume i veçante dhe i bukur për ju. Do dini ku do shkoni, do i shprehni ato qe mendoni dhe do ruani gjithmonë një marrëdhënie te qete me te tjerët, për sa kohe qe ata nuk mundohen te përfitojnë prej jush. Nëse jeni ne një lidhje do bëni te pamundurën qe te qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe problemeve. Ne disa raste do hapni edhe rruge për te ruajtur harmoninë. Beqaret do joshin me buzëqeshje dhe çiltërsi dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër me shpejt nga sa e kishin menduar. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, përveç ndonjë shqetësim te vogël qe mund te keni nga lodhja si dhimbje koke apo dhimbje këmbësh. Financat do mundoheni shume për t’i mbajtur te stabilizuara. Ne pune do filloni një projekt te ri qe do ju sjelle përfitime te jashtëzakonshme.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Ky muaj nuk do jete plotësisht i qete, sidomos nëse here pas here tregoheni kokëfortë dhe bëni gabime. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te tregoheni te drejtpërdrejtë dhe te mos e gënjeni për asgjë atë qe keni ne krah. Intrigat dhe fjalët e pavend mund te sjellin gjithashtu debate e tension te madh. Beqaret nuk do e gjejnë dot atëherë kur e kane programuar personin e ëndrrave, por ai do ju shfaqet ne momentin me pak te pritur. Pas javës se trete jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te merrni masa sa pa u renduar gjendja. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe shpenzimet do i kryeni gjithmonë me llogari. Ne pune ambicia do ju beje te ndërmerrni edhe rreziqe për te arritur majat. Do i surprizoni te gjithë dhe do keni fitime.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ju do jeni pragmatike, metodike dhe do organizoni çdo gjë me kujdes këtë muaj. Ne përgjithësi jeta nuk ka për t’iu përballur me surpriza te këqija. Ata qe janë ne një lidhje do gjejnë qetësinë dhe ngrohtësinë e ëndërruar pranë te dashurit te zemrës. Do jeni shume te hapur dhe do diskutojnë çdo gjë me kujdes e maturi. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë gjithmonë kohe te kërkojnë dashurinë. Për fat disa miq do ua bëjnë punën me te lehte. Shëndeti mund te ketë probleme nëse nuk kujdeseni për ushqimin, nëse bëni jete sedentare apo nuk kujdeseni për higjienën. Financat duhet t’i keni nen kujdes. Nëse merrni masat e duhura edhe gjendja do mbetet e mire. Ne pune do jeni shume te përqendruar tek objektivat tuaja dhe mund te bëni çdo lloj sakrifice për t’ia dale mbanë me sukses.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Ky nuk ka për te qene një muaj shume i thjeshte për ju, pasi ajo qe nuk do pëlqeni është dëgjimi i te tjerëve dhe respektimi i atyre qe do ju thonë. Kokëfortësia do jete ajo qe do krijoje probleme here pas here. Nëse jeni ne një lidhje shprehini sa me shume ndjenjat dhe mos e lini pas dore partneri, pasi dikush tjetër do ua marre dhe gjithçka për ju do mbaroje. Java e fundit ka për te qene me emocionuesja. Beqaret do tërhiqen nga persona me tjetër temperament nga ata dhe do jene gati te filloje edhe lidhje te çmendura me ta. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Situata do jete aq e mire saqë mund t’i kryeni pa frike te gjitha investimet e menduara si dhe do hiqni para mënjanë. Ne pune nuk do keni aspak vështirësi. Do keni energjinë e duhur për te kaluar edhe sfidat me te vështira.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete, kështu qe përgatituni edhe për te kaluar sfida e vështirësi. Nëse keni një lidhje, javët e para do jene te ngrohta e te mbushura me pasion, por pas datës 15 situata do ndryshoje. Persona te trete do ndikojnë tek jeta juaj dhe do nxitin debatet me partnerin. Te dy palët do tregoheni mosbesues dhe do ju besoni me shume te tjerëve sesa njeri-tjetrit. Beqaret duhet te bëjnë edhe sakrifica nëse ju pëlqen me te vërtetë dikush. Me durim dhe këmbëngulje mund ta ndryshojnë statusin shume herët. Shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se ne disa dite lodhje mund t’iu beje pa fuqi. Buxheti do jete disi me i mire dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet. Ne pune do luftoni shume për te arritur objektivat, por kur t’ia dilni nuk do pendoheni për asgjë.
Komentet