
Dashi21. mars – 20. prill
Këtë jave jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jene e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Beqaret do kenë disa takime mjaft interesante, por nuk do jene gati për te filluar lidhje serioze. Një pjese do preferojnë aventurat kalimtare qe do iu sjellin kënaqësi pafund. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen te stabilizuar. Shëndeti do jete edhe me i mire nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungoje energjia dhe alegria ne çdo çast. Ne pune do provoni eksperienca te reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jete e njëjtë.

Demi21. prill – 21. maj
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i këndshëm gjate kësaj jave. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te pafundme. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do rendin me sy mbyllur drejt çdo personi. Ne këtë mënyrë do shmangen edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund te ketë goxha tronditje. Nuk do jeni te zotet ta kontrolloni veten dhe te ulni shpenzimet. Shëndeti për fat te mire nuk do jete problematik. Do keni mbrojtje te mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga gripi apo rrufa e stinës. Ne pune duhet te bëni me shume durim dhe nuk duhet te dorëzoheni lehtësisht. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Binjaket22. maj – 21. qershor
Kjo jave do filloje me qetësi për ata qe janë ne një lidhje, por pas te mërkurës pasioni do rikthehet ne mënyrë te vrullshëm. Te dashuruarit do ndihen aq mire saqë me zor do e besojnë se janë ne realitet dhe jo ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim te mire ata mund te arrijnë çdo gjë qe dëshirojnë. Buxheti do jete aq i mire saqë mund t’i kryeni pa frike edhe investimet e mëdha qe keni menduar. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni ne forme te shkëlqyer fizike dhe morale. Ne pune do bashkëpunoni me disa kolege dhe do arrini majat. Jeta familjare do lere disi për te dëshiruar.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Kjo do jete me te vërtetë një jave fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Do vendosen data për fejesa, martesa apo edhe shtim familjeje. Me e rëndësishme është qe do përjetohen emocione pozitive. Beqaret qe nuk besojnë ne dashuri me shikim te pare këtë jave do surprizohen pa mase. Ne planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i late pas dore situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti here pas here mund te ketë shqetësime te vogla qe do vijnë si pasoje e lodhjes se tejskajshme. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini majat. Me familjaret nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo debate.

Luani23. korrik – 22. gusht
Do jete Marsi ai qe do e mbroje ne çdo moment jetën tuaj ne çift këtë jave. Priten vetëm momente te bukura dhe tejet emocionuese, kështu qe mos u shqetësoni. Beqaret do jene shume te izoluar dhe kjo nuk do i lejoje te kenë njohje te reja. Nuk do jete periudhe me fat për ta. Buxheti nuk do jete aspak i keq. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë qe do ju mbeten. Shëndeti do jete disi me i mire se me pare. Kujdesi qe keni treguar kohet e fundit do japë rezultatet e veta. Ne pune duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund te dale jashtë kontrollit. Jeta familjare nuk do jete aspak vështirësi.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Këtë jave pasioni do rikthehet fuqishëm ne jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kane për te qene me te forta se kurrë ndonjëherë me pare. Çdo dite do jete plot ngjyra te veçanta. Beqaret do abuzojnë me joshjen, por jo te gjithë do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet te bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jete i keq, kështu qe nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe te përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, te kripurat dhe pikantet. Ne pune do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar. Jeta familjare do jete e mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor
Këtë jave duhet te jeni shume te kujdesshëm ju te dashuruarit. Partneri nuk do jete dakord me çdo gjë qe ju do dëshironi te bëni dhe kjo mund te sjelle debate. Sido qe te vijnë punët, mos bëni asgjë qe atij nuk i pëlqen nëse doni qe lidhja juaj te vazhdoje. Beqaret duhet te shohin rreth e rrotull kudo qe te shkojnë sepse personat interesante mund te shfaqen papritur. Ne planin financiar asgjë nuk do shkoje si ju keni menduar. Problemet do jene te mëdha dhe te njëpasnjëshme. Për fat te mire shëndeti do jete me i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do jeni te fiksuar edhe pas detajeve me te vogla. Suksesi këtë jave do jete i garantuar. Jeta familjare do ketë jave te qete.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave nuk duhet te bëni asgjë qe nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund te keni probleme serioze me te. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për te dy palët. Beqaret nuk do mendojnë shume për jetën sentimentale sepse do jene te zënë me pune dhe angazhime te tjera. Buxheti nuk do jete aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat te pamatur situata do marre tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur me ne kujdes se asnjëherë me pare. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Kujdes. Ne pune do jeni te duruar dhe këmbëngulës. Mund te lodheni paksa, por ne fund do arrini atje ku e keni planifikuar. Ambienti ne familje do jete i ngrohte.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Mos lejoni rutinën t’iu pushtoje këtë jave ju te dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mire nuk do ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ditët me e me fat do jene ato ne fundjave. Buxhetin nuk do e mbani dot nen kontroll prandaj situata mund te vije duke u përkeqësuar gjithnjë e me shume. Shëndeti mund te jete delikat ditët e para, ndërkohe qe pas te mërkurës situata do ndryshoje për mire. Pak me shume kujdes duhet te bëjnë diabetiket. Ne pune nuk duhet te dekurajoheni nga problemet qe do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kaloje. Për jetën familjare do jete jave ideale.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni me te përgjegjshëm gjate kësaj jave dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te hidhni hapa te nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime te partnerit. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me njohje te reja, por ata nuk do preferojnë ende te hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nen kontroll pasi shume shpejt do keni nevoje jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e stabilizuar. Ne pune nuk do jeni shume energjike ditët e para te javës, por pas te enjtes shume gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe harmonike.

Ujori21. janar – 19. shkurt
Kjo do jete një jave e mbushur me çaste te lumtura dhe me gëzim te paane për ata qe janë ne një lidhje. Qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jene pikat me te forta te tyre. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës dhe deri ne fund te javës do mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kujdes kështu qe për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për te qene disa here me e mire se me pare. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Ne pune do arrini shume lart për shkak te durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

Peshqit20. shkurt – 20. mars
Saturni do ndikoje pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak te papritura te pakëndshme. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me dike dhe nuk do i ndahen asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Ne planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju ne çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha, madje edhe ata qe kane pasur probleme te ndryshe do ndihen shume here me te qete. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke ne planin profesional dhe do ju çojnë ne drejtimin e duhur. Edhe familja do ketë një dite pozitive.
Komentet