VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MËRKURË 25 MARS 2020

By | March 25, 2020

Komentet

HOROSKOPI E SHTUNË 6 QERSHOR 2020

Dashi

Do të jeni i përqendruar dhe i duruar për të përfunduar një projekt në kohë. Gjithashtu, për disa persona të kësaj shenje është koha e duhur për të nisur një projekt të ri në biznes. Ka gjasa që t’ju duhet të rishikoni disa dokumente ligjore.

Demi

Nëse jeni në kërkim të diçkaje mjaft cilësore në jetën tuaj, është e rëndësishme të bëni disa krahasime. Nëse mjaftoheni me rutinën tuaj nuk do të arrini maksimumin. Përkundrazi do të merrni më pak seç e meritoni.

Binjakët

Argëtimi dhe romanca zakonisht shkojnë bashkë, por jo gjithnjë ndodh kështu. Beqarët e kësaj shenje duhet të ndihen mirënjohës që nuk do të stresoheni për personin krah jush. Shijoni lirinë duke bërë bërë diçka të re. Nëse jeni në një lidhje, mund të përballeni me momente të vështira.

Gaforrja

Lidhja juaj romantike po ecën mjaft mirë. Përveç dashurisë, dini ta respektoni njëri-tjetrin ashtu siç duhet. Nuk ndodh shpesh të gjeni dikë i cili ju bën të ndiheni mirë, pavarësisht gjendjes suaj.

Luani

Ka gjasa të zhvilloni një bisedë argëtuese sot me personin që pëlqeni. Ecni përpara me me idetë, shpresat dhe ëndrrat tuaja. Sa i përket gjendjes suaj financiare, parashikohet të jetë e qëndrueshme.

Virgjëresha

Shikojini më vëmendje problemet tuaja të mëdha, çfarë duket se po ju bllokon rrugën e progresit. Duhet të jeni më kreativ kur përballeni me probleme të tilla. Ekzistojnë disa mënyra, të cilat duhet t’i provoni.

Peshorja

Nëse keni pritur momentin e duhur për të kontaktuar me dikë nga e kaluara, sot është dita për këtë. Rekomandohet që përveçse të shijoi momentin, të mendoni edhe për planet për të ardhen. Në aspektin professional, nuk parashikohen ndryshime.

Akrepi

Mos e nxisni marrëdhënien tuaj romantike përtej kufijve. Nëse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, është momenti të ndaleni. Nuk mund ta detyroni partnerin/partneren tuaj të veprojë ashtu sikurse ju dëshironi.

Shigjetari

Ekziston mundësia të keni patur probleme me një prej kolëgeve tuaj, por nëse ktheheni pas në kohë dhe refektoni, do të kuptoni që keni qenë të padrejtë në një pikë të caktuar. Do të ishte e udhës të kërkonit ndjese, pasi edhe vetë do të ndiheni më të çliruar.

Bricjapi

Është momenti i duhur për të nisur një projekt apo marrëdhënie të re romantike. Energjia juaj do të jetë në rritje dhe përqëndrimi i lartë. Ka persona që kanë pritur ta bëni ju hapin i pari.

Ujori

Mos u shqetësoni nga dikush që po përpiqet t’ju intimidojë. Ka gjasa që ai/ajo, ndryshe nga ju, të ndihet i pasigurtë dhe i pafuqishëm. Tregoji atij/asaj që nuk ke asgjë për tu frikësuar.

Peshqit

Përdorni aftësitë tuaja për të vlerësuar saktësisht një situatë me të cilën mund të përballeni sot. Veproni me qetësi dhe tregohuni të arsyeshëm. Gjithashtu tregohuni të drejtë kur vlerësoni gjërat.

HOROSKOPI E PREMTE 5 QERSHOR 2020

Dashi     

Sfera sentimentale do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mjaft të favorizua janë edhe takimet. Keni nevojë për një periudhë pushimi. Në punë, duhet të gjeni zgjidhje për disa probleme që keni me kolegët.

Demi

Çiftet do të nisin të mendojnë për verën. Gjithë sa keni jetuar, edhe episodet e pakëndshme, kanë kontribuar në forcimin tuaj. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku do të ketë zhvillime pozitive.

Binjakët

Mundohuni që të jeni të përqendruar tek situata aktuale dhe jo tek ajo që ka shkuar keq në të kaluarën. Nëse jeni vetëm dhe doni të njihni dikë, mundohuni që të mos jini të mbyllur dhe mosbesues. Në punë, do të bënit mirë që të prisnit pak, para se të bëni zgjedhje përfundimtare.

Gaforrja

Dashuria do të ecë mjaft mirë dhe parashikohet që të ketë takime tejet speciale. Keni dëshirë për një ndryshim dhe zhvillime të reja, si dhe nuk doni që të bëni të njëjtat gjëra. Po ashtu do të ndiheni mjaft të tensionuar.

Luani

Ju pret një ditë pozitive sa i takon dashurisë, ku ndonëse mund të keni pasur probleme së fundmi, tashmë do të nisë rikuperimi. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë pozitive që ju karakterizon dhe në këtë moment do keni mundësi që të bëni zgjedhjet e duhura.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft e ngarkuar, sa i takon raporteve me të tjerët, ku rrezikoni që të përballeni me debate. Në këtë moment po reflektoni shumë lidhur me çfarë duhet të bëni. Duhet përkushtim maksimal në punë, në mënyrë që të vlerësoheni.

Peshorja

Ndikimi i favorshëm i Hënës, ju fton që të bëni diçka më shumë në dashuri. Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, mos u dorëzoni, gjërat do të përmirësohen shumë shpejt.

Akrepi

Ky është moment i mirë për lindjen e dashurive të reja. Mos lejoni që e kaluara të pengojë të tashmen. Në punë, duke nisur nga kjo ditë do të nisë përmirësimi.

Shigjetari

Prania e Hënës në shenjën tuaj, do ju krijojë disa probleme dhe do ju tensionojë. Në dashuri, Venusi dhe Marsi do të krijojnë probleme. Në punë keni nevojë për vëmendje, në mënyrë që të mos bëni gabime.

Bricjapi

Bëni kujdes ndaj të lindurve në shenjën e peshores, pasi mund të keni keqkuptime. Në familje, mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Sfera profesionale, paraqitet mjaft e favorshme.

Ujori

Nëse raporti në çift që po jetoni, nuk ecën siç duhet, mund të ndjeni nevojën për të tradhtuar. Në punë, mund të ndodhin disa ndryshime.

Peshqit

Në dashuri kjo nuk është dita ideale për të folur, ndaj më mirë shtyjini diskutimet dhe sqarimet. Në punë, mund të merrni një propozim nga një mik, i cili do të rezultojë mjaft interesant.

HOROSKOPI E ENJTE 4 QERSHOR 2020

Dashi

Edhe nëse moti nuk do të jetë perfekt, rekomandohet të kryeni disa ushtrime fizike në natyrë. Është koha të bëni gjithçka mundeni për të fituar pëlqimin e personit që dashuroni. Është e rëndësishme të veproni sa më shpejt.

Demi

Ekziston mundësia të ndiheni nostalgjikë për një marrëdhënie romantike në të kaluarën. Mos kërkoni nisjen e një lidhjeje të re, nëse vijoni të mendoni për ish-partnerin/partneren tuaj. Merrini gjërat shtruar dhe mendohuni gjatë para se të vendosni.

Binjakët

Një mik i vjetër mund të shfaqet në jetën tuaj. Ka një arsye pse po hezitoni të kontaktoni me të. Do t’ju duhet pak kohë të zbuloni se për çfarë bëhet fjalë.

Gaforrja

Një person që i besonit shumë më parë ka nisur të shfaqë shenja që nuk ju pëlqejnë. Bëni kujdes me informacionet që ndani me të. Sa i përket anës financiare, nuk përjashtohet mundësia që dikush t’ju kërkojë hua.

Luani

Arritjet tuaja të fundit meritojnë më shumë vëmendje. Është e rëndësishme t’i vini ato në dukje në momentin e duhur. Mos u shqetësoni për ata që mendojnë se po e teproni.

Virgjëresha

Luftoni pafund për të marrë atë çfarë meritoni. Veproni me zgjuarsi për t’i dhënë fund kaosit rreth jush. Partneri/partnerja juaj mund t’ju lumturojë me një lajm të mirë.

Peshorja

Jeni në kërkim të një stimuli? Sot është një ditë e mirë për ta gjetur atë. Kurioziteti do t’ju çojë drejt diçkaje mjaft argëtuese. Do të mësoni shumë më shumë pasi të kontaktoni me një grup, me të cilin do diskutoni një çështje me vlerë për ju.

Akrepi

Kurioziteti i dikujt mund t’ju acarojë gjatë ditës së sotme. Personi në fjalë e di shumë mirë që po tregoni shumë më pak seç dini. Megjithatë, vijoni me qëndrimin tuaj dhe mos i ndani me të tjerë sekretet tuaja.

Shigjetari

Spontaniteti mund t’ju fusë në telashe gjatë ditës së sotme. Mos i shpërfillni këshillat e familjarëve tuaj, pasi do të jenë mjaft të nevojshme për ju. Parashikohet një ditë e ngjeshur për ju në aspektin profesional.

Bricjapi

Parashikohet një ditë përgjithësisht e qetë. Do të keni mundësi të realizoni gjithçka që keni planifikuar për sot. Nuk përjashtohet mundësia e një ftese të veçantë në mbrëmje.

Ujori

Është e rëndësishme të mos mendoni më negativisht. Mos u ndjeni të frikësuar në aspektin profesional, pasi nuk keni asnjë arsye për t’u ndjerë në këtë mënyrë. Tregohuni më aktivë dhe të vendosur.

Peshqit

Mund të përballeni me një situatë të papritur në aspektin personal. Partneri/partnerja juaj mund t’ju tregojë diçka që do t’ju bëjë të futeni thellë në mendime. Sa i përket anës profesionale, parashikohet një ditë e qetë.

HOROSKOPI E MËRKURË 3 QERSHOR 2020

Dashi

Nëse do të silleni si përherë sot, nuk do të argëtoheni aspak. Përshtatuni më shumë me fëmijët, nëse do t’ju duhet ta bëni këtë. Përpiquni të ndryshoni sadopak, pasi do të jetë në favorin tuaj.

Demi

Duhet të jeni krenarë për cilësitë tuaja, por duhet të vlerësoni edhe miqtë tuaj. Diçka e pazakontë mund të ndodhë sot në marrëdhënien tuaj romantike. Ndërsa në aspektin ekonomik, nuk parashikohen ndryshime.

Binjakët

Dita e sotme mund të shënojë nisjen e një faze aktive intelektuale në jetën tuaj. Do të jeni në kontakt me persona, prej të cilëve do të përfitoni shumë nga njohuritë e tyre. Partneri/partnerja juaj do të kërkojë tjetër komunikim nga ana juaj.

Gaforrja

Duhet të ndiqni çdo impuls për të eksploruar një aspekt të ri të karrierës tuaj. Është koha e duhur për të ecur përpara lidhur me një projekt të caktuar dhe ti vendosni gjërat në vendin e duhur. Në të kundërt, mund të humbisni një mundësi të madhe.

Luani

Ekziston një tension në rritje mes asaj çfarë ju do zemra dhe çfarë ju do mendja. Bëni kujdes! Mos lejoni intuitën t’ju verbojë.

Virgjëresha

Ndodh ndonjëherë që bisedat më të mira mund t’i zhvilloni me dikë që nuk bini dakord zakonisht. Shumë persona bien viktimë ndaj dëshirë për të dëgjuar atë që dëshirojnë. Rekomandohet të ndiqni këndvështrime të ndryshme.

Peshorja

Vlerësojini miqtë tuaj të çmuar, të cilët nuk hezitojnë asnjëherë t’ju ndihmojnë duke tejkaluar edhe limitet e tyre. Sa i përket aspektit profesional, do të jetë një ditë pa zhvillime të veçante. Bëni kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Dikush ju ka premtuar diçka, por mos mendoni plotësisht se kjo do të realizohet. Në mënyrë që të mos lëndoheni, do të ishte mirë të mos kishit pritshmëri. Fokusohuni tek gjërat që mund të përmbushni vetë.

Shigjetari

Mos këmbëngulni më shumë seç duhet lidhur me një çështje, e cila nuk varet prej jush. Bëni durim dhe prisni momentin e duhur për të ndërhyrë. Disa persona të kësaj shenje mund të jenë në qendër të vëmendjes së dikujt që as e kishit menduar.

 

Bricjapi

Përpiquni ta shijoni ditën e sotme, sepse mundësitë do të jenë të shumta. Vlerësoni dhuratat që ju vijnë dhe përdorini ato. Ka gjasa të kaloni një mbrëmje romantike pranë partnerit/partneres suaj.

Ujori

Shmangni disa çështje të vështira me të cilat jeni përballur së fundmi. Përqendrohuni në gjëra më të lehta përkohësisht. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen probleme.

Peshqit

Nëse ju kërkohet mendim lidhur me një temë të caktuar, përpiquni të jeni sa më diplomatik. Dëgjoni të tjerët me vëmendje dhe përqendrohuni tek ajo çfarë ofrojnë. Mund t’ju inspirojnë për eksplorime të reja.

 

HOROSKOPI E MARTË 2 QERSHOR 2020

Dashi

Krijimi i diçkaje të dobishme në marrëdhënien tuaj në çift do t’ua forconte më shumë lidhjen. Është momenti i duhur për ta bërë këtë, ndaj mos u mendoni gjatë. Keni shumë për të dhënë, çfarë do të vlerësohet pa masë nga partneri/partnerja juaj nëse e shfrytëzoni ashtu siç duhet.

Demi

Pranojini sugjerimet që do të merrni sot pa hezituar, sidomos ato që vijnë nga personat tuaj të afërt. Entuziazmi juaj do të tregojë sesa të sigurt jeni në vetvete, çfarë do t’ua rrisë edhe më shumë reputacionin. Duket se fati po ju buzëqeshë në aspektin profesional.

Binjakwt

Ka gjasa që të keni një ditë me ulje e ngritje në aspektin profesional. Përpiquni të qetësoheni dhe të veproni hap pas hapi. Në aspektin personal, gjërat do të jenë ashtu sikurse i dëshironi.

Gaforrja

Nuk përjashtohet mundësia që disa çështje në punë të mos ju shkojnë ashtu siç duhet. Megjithatë ecni përpara. Insistimi juaj do të rezultojë pozitiv.

Luani

Mund të ndiheni të shqetësuar për një bisedë të rëndësishme që do të zhvilloni në familje. Nuk është e nevojshme të jeni në ankth, pasi personat me të cilët do përballeni, shohin gjithnjë më të mirën tek ju. Sa i përket aspektit ekonomik, nuk përjashtohet mundësia e një ngërçi financiar.

Virgjëresha

Përgatituni pasi mund të keni një thyerje të rutinës suaj. Ekziston mundësia të përballeni me një problem në aspektin profesional. Bëni kujdes nga një person që e mendoni si mik.

Peshorja

Ka ardhur koha që të mos analizoni në mënyrë të imtësishme çdo vendim që ndërmerrni. Përpiquni t’i merrni gjërat më lehtë. Kohët e fundit keni marrë shumë përgjegjësi, por është e nevojshme të tërhiqeni nga disa prej tyre.

Akrepi

Tregohuni më të tërhequr në situata që nuk jeni të përfshirë. Qëndroni të qetë lidhur me atë çfarë po ndodh. Është e rëndësishme të jeni më fleksibël, pasi kjo do t’ju ndihmojë në disa aspekte.

Shigjetari

Dikush që ka vepruar si mentori juaj gjatë kësaj periudhe mund të tregohet pak më zyrtar me ju sot, por mos e merrni personale. Respekti i tij/saj për ju nuk ka ndryshuar. Thjesht mund të ketë një tjetër prioritet i cili mund t’i kërkojë më shumë vëmendje.

Bricjapi

Ekziston mundësia të përballoni me sukses një detyrë mjaft të vështirë në aspektin profesional. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë dhe të aftë të ndërmerrni sfida të tjera. Partneri/partnerja juaj mund të ketë një shqetësim sot, të cilin mund të mos e ndajë me ju.

Ujori

Nëse po përpiqeni të keni një marrëdhënie më të mirë romantike, komunikimi i hapur është kryesor. Nuk mund të prisni më gjatë për të rrëfyer ndjenjat tuaja. Është koha të merrni një vendim dhe të ecni përpara.

Peshqit

Një problem shëndetësor do të ndikojë dukshëm edhe në gjendjen tuaj emocionale. Ndërsa ka gjasa që të zgjidhni një problem ekonomik. Partneri/partnerja juaj do të tregojë mbështetje maksimale ndaj jush.

HOROSKOPI I MUAJIT QERSHOR 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe here pas here mund te bëni gabime. Gjithsesi e mira është qe do i kuptoni ato dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo mënyrë. Te dashuruarit duhet ta hapin sa me shume zemrën e tyre dhe t’i shprehin ndjenjat pa pasur frike. Partneri nuk do i lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë ne disa dite mosmarrëveshjet. Beqaret do marrin fryme me lirisht dhe do ndihen gati për te filluar lidhje me personat qe i joshin prej kohesh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jete një muaj tërësisht i qete siç e keni dashur. Ne planin financiar do bëni gabimet me te mëdha. Nuk do logjikoni para se te hidhni hapa dhe pasojat do jene te renda. Puna ka për te ecur mire, por nuk duhet ta teproni shume me ngarkesën.

Demi21. prill – 21. maj

Këtë muaj duhet te bëni me shume përpjekje për te vendosur qetësinë dhe harmoninë ne familje, ne shoqëri apo edhe ne jetën tuaj ne çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Ata qe janë ne një lidhje gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie te tensionuar dhe stresuese, ndërsa me pas atmosfera do behet interesante dhe here pas here nuk do mungojnë surprizat. Për beqaret është muaji ideal për te kërkuar dashurinë. Beni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla qe do vijnë si pasoje e lodhjes ne pune, por asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve te vjetër. Ne pune do doni te jeni gjithmonë ne qendër te vëmendjes dhe pa dashje mund te bëni edhe gabime.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Gjate këtij muaji do keni shume polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapi te hidhni. E mira është qe ne çdo rast te bini ne konsensus me te tjerët. Jeta sentimentale e çifteve, për fat te mire, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Ne përgjithësi ambienti do jete i ngrohte dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe beqaret do kalojnë momente te veçanta me disa persona te rinj qe do takojnë. Java e fundit mund te ketë edhe te reja. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevoje për kura vitaminash, mineralesh dhe karbohidratesh. Financat do jene te mira, jo për shkak te maturisë tuaj, por për shkak te zemërgjerësisë se yjeve qe do ju ndihmojnë se tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jete ne demin tuaj. Disa kolege qe mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Deri ne datën 20 te këtij muaji do jete një periudhe e qete. Do merreni vesh si duhet me te gjithë ata qe ju rrethojnë. Vetëm ditët e fundit duhet te bëni kujdes me gjestet. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një muaj reflektimi. Ne datës 12 ose 13 mund te merren edhe disa vendime me rëndësi. Beqaret do kenë njohje te njëpasnjëshme, por vetëm me disa persona do mund te arrijnë te hedhin hapa me tutje. Gjithsesi ne çdo moment lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jete here i mire dhe here me disa shqetësime te vogla. Deri ne mes te muajit tregohuni te matur me ushqimin dhe kujdes me ngarkesat. Me financat do bëni disa gabime te cilat mund t’iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialiste financiare. Ne pune, duke filluar nga data 10 do ketë vetëm gjera pozitive dhe arritje.

Luani23. korrik – 22. gusht

10 ditët e para te muajit gjerat nuk do ecin aspak mire mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund te kaloni momente te tensionuara dhe here pas here do jeni ne mëdyshje për hapat qe duhet te hidhni. Edhe për te dashuruarit do jete pak a shume e njëjta gjendje. Gjithsesi te gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe qe nga mesi i muajit e me tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret as qe do mundohen aspak për te gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jene te pafundme. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Do ndiheni ne forme te përkryer. Financat do mbeten te qëndrueshme, por jo aq sa për te investuar shuma marramendëse. Ne pune nuk do ju mundoje as energjia dhe as këmbëngulja për te arritur atje ku dëshironi. Pas datës 20 duhet te bëni kujdes nga disa kolege qe do duan t’iu prishin planet.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se me pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata qe doni. Për çiftet java e pare ka për te qene fantastike ndërkohë qe pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem te vogël. E mira është qe gjithmonë te bëni atë qe mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë te tjerët. Për beqaret me shume gjase do jene disa miq te vjetër ata qe do i shihni si pretendente kryesore për te kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here mund te keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll. Shpenzime te mëdha nuk do kryeni kurrsesi. Ne pune bëni atë qe keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga koleget. Ka mundësi qe shefat te mahniten dhe t’iu bëjnë propozime interesante.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Ky muaj do jete i mbushur me entuziazëm për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Ne pune do ju realizohen te gjitha projektet. Për ata qe janë ne një lidhje, pjesa me e madhe e kohës do jete e qete dhe pa te papritura. Here pas here pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet me te forta. Edhe për beqaret do ketë periudha te favorshme. Shoqërohuni për disa kohe me pretendentet përpara se te merrni vendime. Gjendja shëndetësore jo gjithmonë do jete e mire. Mund te prekeni nga ndonjë virus dhe do ndiheni te lodhur. Ne asnjë moment nuk duhet te ndërprisni ushqimin sepse do ndiheni me te dobët. Gjendja e financave do mbetet delikate për aq kohe sa ju nuk merrni masa strikte. Gjithsesi java e fundit pritet te jete e qëndrueshme. Për punën do jete një muaj i favorizuar dhe i mbushur me surpriza. Do jeni me te organizuar se kurrë.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Do jeni shume te ndjeshëm këtë muaj dhe mund te mërziteni edhe me disa fjale te të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Jeta ne çift do jete e turbullt dhe here pas here nuk do dini nga t’ia mbani. Tregohuni me te hapur me partnerin dhe shprehini ndjenjat lirisht. Beqaret do jene me shume fat nga mesi i muajit dhe ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jete goxha e mire. Do keni energjinë e duhur dhe do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune mendohuni mire para se te kryeni transaksione. Po shpenzuat shuma ekstravagante do keni probleme serioze. Ne pune do i habisni te gjithë me arritjet, por vete nuk do jeni plotësisht te kënaqur. Ata qe janë ne kërkim te një pune do kenë me shume fat javën e trete. Mbajeni mend këtë.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni mjaft entuziaste dhe dinamike gjate gjithë këtij muaji dhe gjerat do ju përgjithësisht mire. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë çaste fantastike gjate javëve te para dhe here pas here do ju duket sikur janë ne një ëndërr. Shfrytëzoni sa te mundni çdo çast. Beqaret do fillojnë lidhje ose aventura emocionuese qe javën e pare. Jo vetëm qe nuk do ndiejnë vetmie, por do mund te shijojnë çdo çast deri ne maksimum. Shëndeti do jete i mire, megjithatë nuk do mungoje ndonjëherë ndonjë dhimbje koke apo dhimbje muskujsh. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar. Do merrni borxhe për te shpenzuar për gjerat e domosdoshme. Ne pune do jeni shume te shpërqendruar dhe ne ajër. Ka rrezik qe gjerat te marrin tatëpjetën për disa kohe, deri ne momentin qe disa miq do ju ndihmojnë.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do bëni mire qe gjate këtij muaji te merreni me punët tuaja dhe te mos bëni thashetheme për te tjerët. Nëse jeni ne një lidhje java e pare do jete disi harmonike dhe e qete, por me vone mund te fillojnë disa mosmarrëveshje te forta. Nëse keni faj ju pranojini sa me pare gabimet dhe ndreqeni situatën. Beqaret do mundohen shume, por me kot. Vetëm disa do mund te gjejnë një person te përshtatshëm, te tjerëve do ju duhet te presin. Për shëndetin nuk do jete një muaj shume i qete. Do keni probleme te vogla, por qe do ju acarojnë mjaft. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete e keqe. Do e dini mire sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe here pas here do ndiheni pa fuqi. Organizohuni me kujdes qe t’ia dilni.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Këtë muaj, jo vetëm qe duhet te diskutoni gjere e gjate, por duhet te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Po i shtytë gjerat keni për ta pasur gjithçka me te vështirë. Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik ka kalojnë partnerin ne plan te dyte duke u marre fillimisht me disa probleme familjare. Flisni hapur me te dhe shpjegojani me kujdes situatën. Beqaret do kenë disa probleme dhe nuk do e kenë shume mendjen për te flirtuar me disa persona. Shëndeti nuk do jete i mire për shkak te stresit dhe ankthit qe do ju pushtoje gjithë kohës. Financat do mbeten te mira deri ne momentin qe ju do shpenzoni kuturu dhe shuma ekstravagante. Fatmirësisht jete profesionale nuk do jete e keqe dhe gjerat do ju ecin mire. Disa madje mund edhe te ndryshojnë profesion dhe te fitojnë me tepër.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Do bëni mire ta harroni te shkuarën gjate këtij muaji dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do afrohen edhe me tepër me partnerin e tyre dhe do i shprehin ne mënyra te veçanta ndjenjat. Për gjithçka duhet te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos krijohen keqkuptime. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe do pranoje te bëjnë edhe çmenduri vetëm për te ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar pas te enjtes se pare te muajit. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Ne pune do jeni kreative dhe plot ide te mira. Do hidhni hapa galopante dhe do i mahisni qe te gjithë ata qe ju ndodhen pranë.

HOROSKOPI I JAVËS 1-7 QERSHOR 2020

 

Dashi21. mars – 20. prill

Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe pozitive ne lidhjen tuaj. Rutina qe kishte disa dite qe iu kishte pushtuar do te zhduket. Beqaret do duan te bien ne sy me shume se kurrë. Nëse jeni femër do keni me shume sukses për te gjetur personin e duhur. Është Neptuni ai qe do merret drejtpërdrejt me financat tuaja dhe java do jete e kënaqshme. Edhe shëndeti do jete i mire. Ata qe kane filluar një diete do humbin me shume kilogramë sesa kane menduar. Ne planin profesional do merrni një vendim shume te rëndësishëm. Nuk është keq nëse merrni edhe mendimin e ndonjë miku. Familja do jete pak e tensionuar dhe me probleme.

Demi21. prill – 21. maj

Do te rivendosni dialogun ne jetën ne çift. Edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur do jene me te lehta për t’u sqaruar. Beqaret me ne fund do e mposhtin turpin dhe do joshin. Pritet te keni një takim interesant nga fundi i javës. Përfitoni sa me shume. Heshtjet financiare do jene interesante. Do dini si te luftoni për te marre atë qe dëshironi dhe do ia dilni mbanë. Me Venusin qe do ndikoje tek plani shëndetësor nuk do keni asnjë problem. Do ndaloni edhe te ngrënin e tepruar. Ne pune do bëni shume gabime qe askush nuk i priste. Kujdes! Ne familje do keni konflikte.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Edhe ju do te përforconi komunikimin me partnerin tuaj. Për disa do te jete edhe si një rilindje. Do provoni edhe gjera te reja qe do iu shijojnë jashtë mase. Nëse ju beqare nuk i keni mare seriozisht heshtjet e zemrës do iu duhet ta bëni këtë jave. Personi qe do takoni do jete mjaft i veçante, mos e lini t’iu ike. Mos i shpërdoroni ato financa qe keni sepse situata edhe mund te përkeqësohet shume. Tregohuni te matur me shpenzimet. Fale mbështetjes qe do iu japë Dielli tek shëndeti do jeni ne forme te shkëlqyer. Vetëm disa mund te kalojnë pak momente nervoziteti. Perspektivat profesionale janë shume te mira. Përfitoni! Familja nuk do jete shume e qete.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Pranë jush partneri do te përjetojë momente te mrekullueshme. Do dini te krijoni ambientin e duhur këtë jave për te shprehur me shume emocionet dhe për te dashuruar lirisht. Beqaret edhe pse do iu pëlqejnë shume dike do e kenë te vështirë t’i shprehin ndjenjat. Duhet thënë se Plutoni do shtoje tek ju dëshirën për te shpenzuar sa me shume. Vëruni fre këtyre dëshirave sa pa qene vone. Yjet do te mbrojnë shëndetin ne çdo moment. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do kenë një përmirësim te ndjeshëm. Marrëdhënia me koleget do filloje te përmirësohet. Mos e futni jetën private ne mes por tregohuni profesionale. Familja pa probleme.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta ne çift do jete pak e lëkundur gjate gjithë javës. Debatet do jene te shpeshta kështu qe tregohuni shume te kujdesshëm! Beqaret do mund te krijojnë edhe një lidhje te forte nëse tregohen te vëmendshmen dhe e gjejnë personin qe do sjellin planetët. Ruajeni pak fshehtësinë sepse do iu duhet. Perspektivat duken te mira ne planin financiar. Do arrini t’i rregulloni problemet qe keni pasur. Jupiteri dhe Saturni do iu ndihmojnë te ruani një ekuilibër shëndetësor. Beni kujdes vetëm me ushqimin! Ne pune do tregoni një kreativitet impresionues. Për me tepër Urani do iu mbushe me ide dhe projekte te reja. Ambienti ne familje do jete i animuar.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Çiftet do te kalojnë një jave te paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’iu hape një plage te vjetër dhe ajo do iu dhembe. Kujdes! Ka shume mundësi qe një miqësi e nisur para disa kohesh te kthehet ne një lidhje dashurore. Mendohuni mire nëse kjo është ajo qe dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtoje te ardhurat dhe meqë janë festat para mund te shpenzoni edhe pak me shume. Me Marsin qe do ndikoje fuqishëm ne shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumice, mjafton te dini ta kanalizoni. Ne pune nuk duhet te filloni një projekt pa mare parasysh te gjitha pasojat qe mund te shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato. Ne familje do keni një ambient te ngrohte.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Do e kritikoni partnerin gjate kësaj periudhe për mungese te gadishmerise kundrejt jush. Nga ana tjetër nëse arrini te mposhtni friken dhe shqetësimet për te ardhmen se bashku çdo gjë do shkoje me se miri. Për beqaret do jete një jave relativisht e qete dhe nuk do ketë te reja. Plutoni do iu beje menaxhues me te mire te financave dhe nuk do hasni probleme me to. Gjithsesi maturia duhet te mbizotërojë. Merkuri do merret me shëndetin dhe do e përmirësoje atë. Kujdesuni edhe ju pak me shume nga ndryshimet e temperaturave. Vendosmëria për te arritur atje ku doni ne jetën profesionale do te shtohet edhe me tepër këtë jave. Keni shume ambicie! Ne familje do jete qetësi.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Beni kujdes nga konfliktet qe mund te lindin midis jush dhe partnerit. Edhe debatet me te vogla, për gjera elementare mund te marrin një kthese te rrezikshme. Beqaret duhet te përgatiten për një fluturim ne qiellin e dashurisë. Do keni një jave plot te reja! Mendohuni dy here para se te bëni shpenzime sepse situata financiare nuk paraqitet fort e mire. Energjia nuk do iu mungoje por kjo nuk do te thotë qe ju mund te punoni pa pushim. Kujdes, sepse mund te lindin edhe probleme me shëndetin. Ne pune do iu mburrin shume por ju nuk do arrini ato qe keni menduar. Gjithsesi nga fundi i javës yjet do iu japin një dore. Familja duhet te marre një vendim te rëndësishëm.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Me Diellin ne aspekt harmonik te gjithë ata qe kane një lidhje do jene mjaft te lumtur. Partneri do kujdeset për ju dhe do ua plotësojë dëshirat. Edhe nëse shfaqet një problem, do e zgjidhni menjëherë! Beqaret do përdorin te gjitha mënyrat qe dine për te bere për vete dike por nuk do ia dalin mbanë. Ne sektorin e financave do merrni një vendim te rëndësishëm, i cili do te shtoje shume te ardhurat. Dëshira e madhe për te ngrëne sa me shume gjate këtyre ditëve do sjelle edhe disa probleme shëndetësore. Beni kujdes! Ne pune duhet te mos e teproni me sforcimin. Mos bëni me tepër sesa mundeni. Edhe pse s’do arrini menjëherë suksesin mos u trishtoni. Familja me probleme!

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jeta sentimentale, e influencuar pozitivisht nga planetët do te jete edhe me harmonike nëse tregoheni te sinqerte dhe bëni me shume lëshime kundrejt partnerit. Beqaret do dëgjojnë zemrën kësaj here dhe arsyen do e lënë pas. Do përjetoni goxha emocione! Financat nuk do te tronditen por ju nuk duhet te ecni me sy mbyllur dhe te bëni shpenzime pa fund. Tek shëndeti do ndikoje vetëm Dielli i cili do iu japë me tepër gjallëri dhe energji. Nuk do keni probleme! Ne pune do jete një jave mjaft aktive dhe e qëndrueshme. Edhe personat qe punojnë me ju do iu japin ide te vyera për projektin qe keni nisur. Nëse jeni te martuar duhet te merreni pak me fëmijët.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Pasionante ashtu si jeni do e bëni partnerin te ndihet si mbi re. Do kaloni disa momente qe vështirë se mund te harrohen lehte. Ata qe janë vetëm do kenë një tërheqje te madhe nga dikush qe do takojnë. Pranoni ta njihni edhe me mire atë. Situata financiare do ndërlikohet aq shume saqë do mendoni se nuk mund te dilni nga ajo situate. Kërkoni ndihmën e një miku qe është specialist ne këtë fushe. Rezistenca fizike do jete e mire, por gjithsesi duhet te bëni kujdes nga gripi. Përfitoni sa me shume nga ambienti i mire profesional qe do iu krijojnë planetët. Edhe për pak do arrini aty ku keni ëndërruar. Beni durim! Familjaret do iu mbështesin për gjithçka.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Gjate kësaj jave, marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do jete edhe shume e qete. Duhet thënë qe do jeni te paparashikueshëm dhe te pavendosur. Tregohuni me te matur me ato qe do thoni. Dashuria do i hedhe beqaret ne krahët e atij qe me pak kishin menduar. Epo jeta ka edhe te papritura. Plutoni do iu mbroje financat dhe do iu beje te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet e tepruara. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Disa qe kane ndonjë sëmundje kronike do te kenë probleme te vogla, por nuk duhet te shqetësohen. Do kalojnë shpejt. Ne pune gjerat do shkojnë mire por duhet te bëni kujdes nga xhelozia e kolegeve. Saturni do e mbroje jetën familjare.

HOROSKOPI E HËNË 1 QERSHOR 2020

Dashi
Nëse jeni të hutuar në lidhje me ndjenjat tuaja për dikë, përpiquni të reflektoni dhe të qartësoheni. Mos nënvlerësoni njerëzit e tjerë duke supozuar gjithmonë se ata do të reagojnë në mënyrën më të keqe të mundshme. Ata kanë shumë më shumë empati sesa mendoni.

Demi
Ju jeni në vendin e duhur në jetën tuaj sentimentale tani dhe një ngjarje e rastësishme pa kuptim do t’jua kujtojë këtë fakt sot. Një zgjedhje për të cilën mendonit se do të pendoheshit, ka qenë një nga gjërat më të mira që keni bërë ndonjëherë.

Binjakët
Të gjithë rreth jush duket se kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj parave sesa ju. Ju keni një të saktë, por kjo nuk do të ndryshojë faktin që ju dhe shokët tuaj nuk jeni sinkronizuar. Kjo mund të shkaktojë konflikt. Aftësia juaj për të bërë kompromis dhe për të kërkuar zgjidhje sot do të jetë e pakuptimtë.

Gaforrja
Do të ketë shumë aktivitet në jetën tuaj tani, dhe i gjithë ky angazhim ju ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të hequr qafe disa nga emocionet. Xhelozia, keqardhja, zemërimi dhe vetë-dyshimi nuk janë të dobishëm dhe duhet të largohen!

Luani
Të shesësh mend nuk është aspek gjë e këndshme, por modestia e rremë është më e keqe! Nëse keni bërë diçka të mirë, atëherë duhet të ndiheni krenar. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mos dëmtuar vetëvlerësimin tuaj.

Virgjëresha
Sot dita do të jetë jo shumë pozitive në aspektin financiar. Kjo tregon se duhet te reduktoni pak shpenzimet, veçanërisht për gjëra që nuk kane janë të domosdoshme. Këshilloheni të jeni i qetë dhe i durueshëm.

Peshorja
Jeni ndier kaq i hutuar sa i përket përmbushjes së të gjitha qëllimeve tuaja kohët e fundit sa nuk keni vënë re se po qëndroni në krye të një suksesi të madh! Ngadalësoni dhe pushoni për një kohë. Do të përjetoni shumë kënaqësi, dhe do të ndjeheni mirë.

Akrepi
Dita e sotme mund t;ju ofrojë një shans për të marrë atë që dëshironi ndërsa ndihmoni dikë tjetër të marrë atë që dëshiron, gjithashtu. Ju mund të jeni në një marrëdhënie të re që duket se po ndriçon jetën e të gjithëve, veçanërisht tuajën.

Shigjetari
Të vësh në pikëpyetje autorititetin është thelbësore tani. Kjo do t’u tregojë atyre që nuk do të bëni automatikisht gjithçka që ju thonë të bëni dhe t’i kujtoni ata që nuk të bëheni lodër. Ndizni fuqitë tuaja të të menduarit kritik.

Bricjapi
Mund të ketë disa çështje të ngutshme me të cilat duhet të merreni sot, por lajmi i mirë është që pasi të merreni me to, ato do të realizohen. Pjesa tjetër e ditës është e juaja! Deri pasdite, me siguri do të dëshironi të ngadalësoheni dhe thjesht të relaksoheni.

Ujori
Është koha për të zhvendosur fokusin në jetën tuaj. Largohuni nga zhgënjimi dhe shkoni drejt gjërave që funksionojnë. Për shembull, nëse keni qenë duke mbajtur një marrëdhënie të paqartë, hiqni dorë prej saj.

Peshqit
Nëse dëshironi t’i mbaroni gjërat sot, do të duhet të nxitoheni! Kjo do të thotë që ju do të duhet të lini mënjanë gjërat e thjeshta, zbavitëse. Mund të lindin konflikte, por ato nuk do të jenë aq të këqija sa të keni frikë. Mos prisni të merrni lejen e ndokujt për të bërë diçka.

HOROSKOPI E DIEL 31 MAJ 2020

Dashi

Kjo mund të jetë një kohë shumë e mirë për t’u larguar nga turmat dhe të mendoni për gjërat tuaja personale. Disa njerëz nuk po përpiqen t’ju manipulojnë, por me siguri po përpiqen t’ju pengojnë të shihni gjërat, siç janë në realitet.

Demi

Opinioni juaj rreth dikujt është i saktë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të shprehni opinionet tuaja për botën në përgjithësi. Mbajeni këtë mendim për veten tuaj nëse nuk doni të përfshiheni në mosmarrëveshje.

Binjaket

Nëse jeni në një lidhje, përpiquni ta shijoni marrëdhënien tuaj duke e bërë atë më interesante. Nëse nuk i shtoni më shumë ngjyra këtij raporti, gjasat janë që gjithçka të bëhet e mërzitshme.

Gaforrja

Më shumë se çdo gjë tjetër, ju duhet të qëndroni me njerëzit që ju bëjnë më të lumtur. Kaloni kohën me njerëzit që gjithmonë ju mbështesin. Ndani konkluzionet e tua më të fundit me ta dhe do të merrni disa vlerësime të shkëlqyera.

Luani

Kjo do të duket si një ditë e gjatë dhe e ngadaltë, por është, gjithashtu, një ditë që ju ofron mjaft kohë për të eksperimentuar. Ju duhet të krijoni rrugën tuaj në jetë, prandaj pse të mos filloni tani? Në fund të fundit, nuk po bëheni më të rinj!

Virgjëresha

Kjo është një ditë për ta shfrytëzuar ashtu siç do të dëshironit. Nisni një trajnim ose ndonjë kurs nga i cili do të përfitonit në të ardhmen. Sa i përket aspektit profesional, gjasat janë të merrni një rritje në detyrë.

Peshorja

Vizioni juaj emocional është perfekt nesër. Më në fund do të shihni gjërat në një mënyrë të qartë dhe të ndershme. Ju jeni duke hyrë në një fazë të fortë vetëmohuese që do ta mbajë zemrën të ngrohtë edhe në momente delikate.

Akrepi

Keni nevojë për një nxitje të brendshme në mënyrë që nisni një investim, i cili mund të rezultojë i suksesshëm nëse tregoni pjekuri. Në çështjet e dashurisë mund të merrni disa informacione që mund t’ju vënë në siklet.

Shigjetari

Ekziston një energji e hapur që vjen nga thellësia brenda jush nesër dhe do të krijojë kushte të përsosura për krijimin e ndonjë raporti. Energjia juaj pozitive është ngjitëse dhe do të ndihmojë shumë njerëz të shohin anën e ndritshme të gjërave.

Bricjapi

Nëse jeni shumë posesiv në një lidhje, ka ardhur momenti që të tregoni më shumë kujdes, sepse mund të rrezikoni raportin tuaj. Në aspektin profesional, pengesat do të jenë të shumta nesër.

Ujori

Problemet e vjetra mund të jenë të ndërlikuara. Nga njëra anë, ju duhet të mësoni se si ta harroni të kaluarën dhe të ecni përpara. Por nga ana tjetër, nëse nuk mësoni nga ato që kanë ndodhur, jeni të dënuar për të përsëritur gabimet.

Peshqit

Ka ardhur momenti që të mendoni më shumë rreth disa punëve që i keni lënë pas dore. Mos humbisni më shumë kohë sepse gjasat janë që të dështoni nëse nuk tregoni vullnet dhe angazhim në kohën e duhur.

HOROSKOPI E SHTUNË 30 MAJ 2020

Dashi
Energjia pozitive është sot përreth jush, duke ju mbrojtur nga sinjal negativ dhe duke mbajtur një buzëqeshje të ndritshme në fytyrën tuaj gjatë gjithë ditës. Bëhuni gati për disa flirte të papritura dhe disa dhurata të ëmbla që të vijnë në rrugën tuaj.

Demi
Kjo ditë ju bën thirrje që të veproni me më shumë spontanitet se zakonisht. Do të mësoni sot se ndryshimi mund të jetë i çrregullt, por gjithashtu mund të jetë një gjë e mirë. Në aspektin financiar, gjithçka do të shkojë stabël.

Binjakët
Bashkëveprimi me njerëzit, madje edhe në internet, mund të jetë shumë argëtues sot. Kjo mund të jetë një ditë përrallore për ju. Në aspektin sentimental, mund të merrni disa lajme pozitive.

Gaforrja
Energjia përreth jush sot mund të jetë pak e keqe, gjë që mund të krijojë disa keqkuptime këtu dhe atje. Por edhe pse komunikimi i padëmshëm mund të interpretohet si diçka më agresive, asnjë dramë e madhe nuk do të rezultojë. Çfarëdo që të bëni, do të jesh mes miqsh.

Luani
Shfrytëzoni plotësisht energjinë unike të sotme. Ju keni edhe më shumë besim se zakonisht, duke ju dhënë një nxitje të frikshme. Mos kini frikë të merrni mbi vete një rrezik. Suksesi varet nga aftësia juaj për të qenë spontan dhe mos u shqetësoni për atë që mendojnë njerëzit e tjerë.

Virgjëresha
Një mik është gati të ndërmarrë një rrezik të madh dhe ju jeni i shqetësuar për këtë. Përpiquni të bëni më të mirën për t’i ndihmuar ata që t’i shohin gjërat në mënyrë më konservatore. Paralajmërojini ata për dobësitë e idesë së tyre.

Peshorja
Aftësia juaj për t’i dhënë fund argumenteve dhe të qenit paqebërës është më e fortë se kurrë. Kjo do të thotë se është një ditë e shkëlqyeshme për të udhëhequr një takim, të jeni pjesë e një bisedimi, ose të ndihmoni ndonjë mik. Njerëzit do të mahniten nga ato që mund të bëni.

Akrepi
Sot do t’ju duhet t’i shikoni gjërat me një sy më dyshues. Nuk është se njerëzit po përpiqen t’ju mashtrojnë, por thjesht duhet të jeni më shumë proaktiv për të vlerësuar situatën. Ka shumë pasiguri në botë ndaj tregoni kujdes.

Shigjetari
Filozofia është e mirë, por nëse nuk gërmoni thellë dhe vërtet përpiqeni të shihni një problem nga brenda jashtë, kurrë nuk do të bëni përparim. Ju nuk keni nevojë për hulumtime apo planifikim. Nëse jeni duke menduar një ndryshim, por nuk jeni të sigurt për rrugëdaljen, bëni një provë.

Bricjapi
Aftësitë tuaja intelektuale mund t’ju dështojnë përkohësisht, por do të jenë më zbavitëse sesa të sikletshme. Nuk ka nevojë të shqetësoheni se po humbni zgjuarsinë tuaj. Ju duhet të filloni të mendoni më shumë me zemrën tuaj.

Ujori
Ju jeni tërhequr nga energjia unike e dikujt sot. Ai kanë një mënyrë për të parë botën që ju e admironi. Ju të dy keni shumë gjëra të përbashkëta, dhe është koha që ju të mësoni se çfarë janë ato. Sa i përket gjendjes ekonomike, jo gjithçka shkon sipas planit.

Peshqit
Pavarësisht nga të gjitha gjërat argëtuese që po ndodhin në jetën tuaj tani, ju duhet t’i rezistoni kërkesës për të ndarë shumë informacion rreth jeteës tuaj. Në aspektin romantik do të ndiheni shumë i lumtur dhe kjo është më e rëndësishmja.

HOROSKOPI E PREMTE 29 MAJ 2020

Dashi

Kjo e premte duhet shfrytëzuar sa më mirë për tu sqaruar. Nëse në raportin në çift keni patur probleme, duhet ti zgjidhni sa më parë. Edhe projektet në çift do të ecin mirë. Në punë, ka diçka që nuk ecën.

Demi

Ju pret një ditë rikuperimi, pas një mëngjesi të nisur me lodhje. Mund t’iu duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen dhe punën. Takimet që do të bëhen në këtë periudhë, do të jenë të rëndësishme për të ardhmen.

Binjakët

Ndjenjat do të jenë në qendër të vëmendjes, por mund të ketë probleme. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika të kota, deri në fund të javës. Në punë, mund të përballeni me vështirësi.

Gaforrja

Në sferën sentimentale mund të ketë risi dhe rikthim pasioni. Marrëdhëniet që kanë përjetuar krizë, do të vijojnë që të shfaqin probleme, ku mund të vendosni që ti mbyllni. Në punë, përqendrohuni në gjërat që kanë vërtetë rëndësi.

Luani

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me zemrën ose familjen. Në punë do të keni dëshirë për zhvillime të reja ose ndryshime.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim interesant në shenjën tuaj. Gjatë muajve të fundit jeni përballur me shumë ndryshime dhe jeni liruar nga situata të kota. Në punë duhet të rinisni dhe, mund t’iu duhet të bëni një zgjedhje me rëndësi.

Peshorja

Ky është një moment shumë i mirë sa i takon projekteve me njeriun e zemrës. Në punë, mund të rinisni një diskutim apo projekt që e keni ndërprerë. Mundësitë janë optimale.

Akrepi

Mëngjesi do të jetë nën ritmin e duhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndërsa pasditja do të vijë duke u përmirësuar. Mund të ketë zhvillime të rëndësishme. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi do të ndiheni shumë nervoz.

Shigjetari

Gjatë kësaj të premteje do të ndiheni shumë mirë. Në këtë moment nuk do të jeni në kërkim të historive të komplikuara, por do të preferoni aventurat. Ndërsa në punë mund të keni probleme dhe ndryshime të padëshiruara.

Bricjapi

Disa zgjedhje të bëra në këtë moment, do të kenë efekt afatgjatë. Jeni në kërkim të stabilitetit, shkruan noa.al. Ky është moment shumë interesant, sa i takon ideve të reja.

Ujori

Mëngjesi do të nisë nën ritmin e duhur, por me kalimin e orëve situata do të përmirësohet. Mos mendoni për të kaluarën dhe punën, pasi ky është momenti për tu përqendruar në të tashmen dhe të ardhmen.

Peshqit

Do të përballeni me probleme në jetën sentimentale. Gjërat që duhet të bëni dhe zgjidhni, janë të shumta. Në punë duhet kujdes! Mos bëni zgjedhje impulsive, por reflektoni mirë.

HOROSKOPI E ENJTE 28 MAJ 2020

Dashi

Sigurohuni që nuk po u jepni shumë para miqve tuaj. Nuk është një gjë e keqe t’i huazoni dikujt para, por kini kujdes që të shmangni financimin e ndonjë prej projekteve ose skemave të tyre të reja. Ekziston mundësia që të përfshiheni në keqkuptime.

Demi

Kontrolli i shëndetit tuaj emocional është gjithmonë i rëndësishëm, por është edhe më e rëndësishme tani. Përhapni dashurinë dhe japuni përqafime njerëve që i keni pranë zemrës.

Binjaket

Do të keni mjaft durim sot, gjë që e bën këtë kohë të përsosur për të biseduar me një person me rëndësi! Durimi ju jep perspektivë, dhe kjo perspektivë do t’ju japë guximin që ju ka munguar.

Gaforrja

Ju mund të merrni një kërkesë të fortë për nisjen e një bisede me dikë me të cilin zakonisht nuk bisedoni. Edhe nëse nuk shikoheni gjithmonë sy me sy me këtë person, ju të dy mund të arrini një marrëveshje sot.

Luani

Reputacioni juaj tani shkëlqen më shumë se kurrë, dhe me të drejtë. Përgatituni të jeni shumë i kërkuar! Por në vend që të jepni përgjigje majtas dhe djathtas, fuqizoni njerëzit që vijnë tek ju të gjejnë përgjigjet e tyre. Inkurajimi juaj do t’i ndihmojë ata të ndjekin hapat tuaj dhe të bëhen më të suksesshëm.

Virgjeresha

A janë qëllimet tuaja të skalitura në gur? Sa më të forta të jenë ato, aq më shpejt do të keni mundësi t’i arrini ato. Shumë gjëra mund të arrihen sot, por vetëm nëse e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni.

Peshorja

Po projektoni sot një atmosferë qetësie. Përqendrohuni më shumë në atë që njerëzit ju perceptojnë se jeni dhe jo mbi ata që jeni vërtet, veçanërisht sepse mund të jenë të dobishme për reputacionin tuaj!

Akrepi

Ju po ndjeheni edhe më pasionant dhe intensiv për një çështje që ka shumë rëndësi për ju, dhe ky fokus do t’ju ndihmojë të bëni shumë përparim në mbrojtjen ose promovimin e tij. Jini të butë kur flisni dhe mos u përpiqni t’i shtyni njerëzit që të ndryshojnë.

Shigjetari

Sot, mund të jetë një ide e mirë për të adoptuar një qëndrim më analitik, veçanërisht kur bëhet fjalë për të trajtuar njerëz që nuk ju pëlqejnë. Nëse i kushtoni vëmendje njerëzve që nuk kanë asgjë të këndshme për të thënë, ju po u jepni atyre më shumë fuqi.

Bricjapi

Ju e dini që duhet të jeni pak më të disiplinuar në jetën tuaj sepse sjell një mundësi të shkëlqyeshme për ju. Do të jeni shumë më të lumtur nëse e jetoni jetën tuaj me udhëzime. Ju i dini rregullat. Ju e dini se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni.

Ujori

Monotonia do t’ju zhysë në mërzi sot. Por lajmi i mirë është që ju do të keni dikë në anën tuaj i cili është po aq i mërzitur sa ju dhe po aq i etur për të gjetur një mënyrë argëtuese për t’i përzier gjërat! Bashkohuni me këtë person sot dhe mund të jetë fillimi i një marrëdhënieje të bukur.

Peshqit

Të jesh i tërhequr nga gjërat e bukura nuk ju bën të cekët, kështu që mos u ndjeheni fajtorë nëse tregoni preferencë për gjërat e bukura sot. Kur jeni të rrethuar nga gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë, ju jeni të prirur të filloni të përjetoni disa romanca më shumë në jetën tuaj.