DASHI **
Mund të lindin disa diskutime shumë interesante, megjithëse rrezikoni të bëheni të ngurtë në pozicionet tuaja. Për fat të mirë, jeta juaj e dashurisë do të jetë e qetë dhe e plotë dhe do t’ju ndihmojë të harroni financat tuaja.
DEMI**
Idetë e qarta, vendosmëria dhe shpejtësia në marrjen e vendimeve do të jenë letrat fituese për të luajtur në këtë ditë. Nëse jeni të dashuruar, zemra juaj ka nevojë për diçka të re: merrni iniciativa, edhe nëse i konsideroni ato paksa të rrezikshme.
BINJAKËT***
Hëna në trinë do t’ju ndihmojë të gjeni strategjinë më të mirë për të arritur një qëllim të dëshiruar në fushën tuaj profesionale; dhe për disa mund të jetë një përparim në karrierë, për të tjerë një transferim në degën në vendin tuaj të preferuar.
GAFORRJA*
Nëse disponimi juaj nuk është më i miri, padyshim që është faji i Hënës, por është edhe juaji, për shkak të debateve të vazhdueshme me partnerin. Një ndalesë do të ndihmojë për të shmangur përkeqësimin e situatës, por edhe për të reflektuar! Në punë do takoni njerëz të gatshëm për t’ju ndihmuar.
LUANI **
Demonstroni atë që dini dhe mund të bëni kur e vendosni mendjen tuaj për të. Nuk është aq koha për të ndërmarrë gjëra të reja, por për të përfunduar me një lulëzim ato të nisura, duke rishikuar programet dhe duke kaluar në një shqyrtim të kujdesshëm të detajeve. Sektori emocional është shumë i mirë.
VIRGJËRESHA **
Sot do ndiheni pak të dobët, pak më poshtë nivelit. Kjo do të jetë një arsye e shkëlqyer për të bërë një pushim, duke ngadalësuar ritmin shumë të shpejtë dhe duke shtyrë angazhimet më pak urgjente profesionale. Pritet një dialog i sinqertë me partnerin.
PESHORJA***
Ditë e bukur gjatë gjithë kohës. Dashuria, puna dhe financat do t’ju sjellin lajme dhe kënaqësi për t’i ndarë me partnerin ose familjen tuaj: organizoni një mbrëmje me gaz për të festuar! Nuk do mungojnë ftesat e këndshme dhe mundësitë për t’u takuar.
AKREPI **
Në valën e impulsivitetit, mund ta gjeni veten me një realitet që nuk përkon me shijet tuaja: rafinoni një zgjedhje kyçe bazuar në elementë të rinj. Ndjenjat do përplasen sidomos në ato çifte që ende nuk janë konsoliduar.
SHIGJETARI***
Do të mbingarkoheni nga detyra që do të tejkalojnë burimet tuaja aktuale në sasi dhe cilësi. Priten rrethana të favorshme për të zgjidhur një problem sentimental. Pas shumë betejave të ashpra, shoku juaj do të dorëzohet.
BRICJAPI**
Edhe pse nuk do të jetë e lehtë për të bërë rrugën tuaj në një mjedis konkurrues, ju do të jeni në gjendje t’i jepni punës suaj një prekje personale. Reagoni ndaj ndërhyrjeve të familjes në jetën tuaj të dashurisë dhe përpiquni të çliroheni nga varësia nga gjykimet e tyre.
UJORI**
Mërkuri do favorizojë marrëdhëniet ndërpersonale, duke krijuar momente të shkëlqyera relaksi, romance dhe shkujdesjeje. Do të mahniteni nga bukuria ose sharmi i një personi të sigurt dhe nëse demonstroni disponueshmërinë tuaj, mund ta fitoni atë.
PESHQIT **
Në këtë ditë të mrekullueshme do të gjendeni përballë një karuseli të risive shumë të veçanta. Jeta e dashurisë do të kalojë mirë; Marrëdhëniet me partnerin tuaj të zakonshëm do të jenë në rritje. Humori i mirë dhe optimizmi do ju ndihmojnë edhe në punë.