VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MARTË 3 NËNTOR 2019

By | December 3, 2019

Komentet

HOROSKOPI E ENJTE 9 KORRIK 2020

Dashi

Ekziston mundësia të përballeni me keqkuptime në lidhjen tuaj romantike. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të shfaqë mosbesim ndaj jush sot. Nëse po kërkoni një ndryshim në aspektin profesional, gjasat janë që të mos ju realizohen pritshmëritë.

Demi

Afrimi me dikë tjetër është një ndjesi shumë e dobishme për ju tani, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në ndjenjën tuaj për pavarësi. Po kaloni një tranzicion të mrekullueshëm në jetën, të cilën duhet ta shijoni maksimalisht.

Binjakët

Është koha të kërkoni ndihmën që ju nevojitet. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë veçanërisht në aspektin profesional. Përqëndrohuni tek ajo çfarë ka më shumë rëndësi për ju.

Gaforrja

Përpiquni të kuptoni se çfarë fshihet pas veprimeve të fundit të personave tuaj të afërt. Çdo sjellje e çuditshme mund të nisë të ketë kuptim. Një mik i vjetër mund t’ju shfaqet sërish.

Luani

Do të përballeni me plot mundësi dhe do të jeni të mbushur me frymëzim! Është koha e duhur të rrezikoni për një lidhje romantike dhe të jeni pak më të guximshëm për ndonjë flirtim. Në aspektin profesional, gjërat duken të qëndrueshme.

Virgjëresha

Jo çdo kush mund të jetë i preferuari juaj, por përpiquni t’i njihni më shumë njerëzit. Shihni me vëmendje veprimet e tij/saj dhe do ta kuptoni që është ndryshe nga çfarë menduat në fillim. Ndoshta sjellja e personait në fjalë që mund t’ju ketë vënë në dyshim, e ka një shpjegim.

Peshorja

Përpiquni që të gjitha bisedat t’i realizoni ballë për ballë. Përqëndrohuni mirë dhe do të shihni të gjitha mesazhet që të tjerët nuk i shohin. Pavarësisht një problemi të vogël që mund të hasni në aspektin profesional, gjithçka tjetër do të kalojë qetësisht gjatë ditës së sotme.

Akrepi

Sado të stresuar që mund të jeni ndjerë kohët e fundit, do të ndiheni më të lehtësuar sot. Arritja e synimeve mund të duket e vështirë, por gjithçka do ecë mbare falë edhe mbështetjes së disa personave.

Shigjetari

Edhe pse mendoni se mund të jeni shumë të ngarkuar, sërish do të keni energji për të realizuar të gjitha planet tuaja. Shmangni çdo investim afatgjatë. Udhëtimet do të ishin të dobishme, por pa shpenzuar shumë.

Bricjapi

Do të jeni totalisht në sinkron me dikë pranë jush, saqë do të mendoni se mund të lexoni mendimet e njëri-tjetrit. Madje ka gjasa të përfundoni edhe fjalitë e njëri-tjetrit, çfarë do t’ju argëtojë pamasë. Sa i përket aspektit financiar, do të jetë një ditë e mirë.

Ujori

Edhe pse mund të ndjeheni sikur në këto momente po ju ndodhin shumë gjëra, do të jeni në gjendje të shijoni çdo pikë të vetme të vullnetit të mirë që po vjen në rrugën tuaj. Miqtë dhe anëtarët e familjes do ju bëjnë të skuqeni dhe të buzëqeshni njëkohësisht. Përpiquni që emocionet pozitive që ata ju dhurojnë, t’ua ktheni.

Peshqit

Nëse jeni duke udhëhequr një grup sot, përpiquni t’i dëgjoni të gjitha idetë e anëtarëve të grupit. Kërkoni që të keni pranë vetes njerëzit tek të cilët besoni. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen zhvillime të rëndësishme.

HOROSKOPI E MËRKURË 8 KORRIK 2020

Dashi

Mënyra më e mirë për të sfiduar veten është të eksplorosh diçka të re. Madje ka gjasa që në fund të ndiheni krenar për këtë duke marrë parasysh rezultatin që mund të keni. Nëse keni ndonjë fobi, sot është dita për ta mundur atë.

Demi

Bëni kujdes nga personat që përpiqen t’ju afrohen sot me çdo kusht, pasi është e sigurt që nuk e kanë aspak pozitivisht. Nëse dikush përpiqet të komplimentojë vazhdimisht, po përpiqet të kërkojë diçka prej jush. Mos lejoni askënd të përfitojë prej jush.

Binjakët

Marrëdhënia në çift do t’ju shkojë mirë. Të dy jeni partnerë të mirë, por herë pas here duhet të bini në kompromis. Ka gjasa që t’ju duhet të hiqni dorë i pari ndonjëherë, vetëm për të ruajtur marrëdhënien tuaj.

Gaforrja

Asgjë nuk është e qetë siç duket aktualisht. Bëni kujdes me informacionet që mund t’ju vijnë. Jo gjithçka mund ta ndani me miqtë tuaj të ngushtë.

Luani

Është koha të bëni plane për pushimet. Ndoshta nuk e dini se kur mund të ndodhë kjo, por gjithsesi rekomandohet të bëni planifikimet. Sa i përket apektit profesional, rekomandohet të vlerësoni disa opsione që mund t’ju dalin përpara.

Virgjëresha

Mos u nxitoni me veprimet para se të jeni vërtet gati. Para se të nisni diçka, përfundoni ato me të cilat po merreni aktualisht. Nëse keni ndërmend të nisni një marrëdhënie të re, sigurohuni që të shkëputeni plotësisht nga lidhja e mëparshme.

Peshorja

Ndiqni impulset tuaja, pavarësisht sesa e gjatë mund të jetë rruga. Gjetja e një interesi të ri apo aspekti në karrierë është dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes aktualisht.

Akrepi

Nuk mund të ndiheni përgjegjës për sjelljen e të tjerëve, ndaj mos u ndjeni keq nëse dikush pranë jush bën një koment të papërshtatshëm. Madje rekomandohet të mos jepni këshilla, nëse dikush nuk ua kërkon vetë një gjë të tillë.

Shigjetari

Do të jeni pikërisht aty ku duhet lidhur me një çështje të caktuar. Do të ndiheni të lumtur sot dhe do të keni vërtet arsye për këtë. Personat rreth jush do t’ua bëjnë gjërat edhe më të lehta për të arritur atë që doni.

Bricjapi

Mënyra më e mirë për të marrë frymëzim në jetën tuaj do të jetë të merrni shembull dikë që ka arritur majat. Do të dëshironi të zhvilloni biseda serioze për çështje të rëndësishme. Megjithatë bëni kujdes, pasi dikush mund të keqinterpretojë fjalët tuaja.

Ujori

Ekziston mundësia të pengoheni në iniciativat tuaja duke iu prishur planet në minutën e fundit. Kjo situatë mund t’ju dëshpërojë, megjithatë sa i përket gjendjes sentimentale duket se gjithçka është në formën e duhur.

Peshqit

Lërini mënjanë thashethemet, nëse nuk doni që t’ju akuzojnë pa qenë i përfshirë. Sa i përket aspektit ekonomik, gjendja duket e qëndrueshme. Një angazhim i papritur mund t’ju detyrojë të punoni deri vonë.

HOROSKOPI E MARTË 7 KORRIK 2020

Dashi

Është tjetër gjë të shpresosh shumë dhe tjetër gjë të refuzosh shanset e vërteta për sukses. Bëhuni realist. Nuk po bëni aspak mirë duke shpërfillur faktet me të cilat po përballeni.

Demi

Ndiqni ëndrrat tuaja. Mos lejoni askënd t’ju thotë se ajo çfarë dëshironi nuk do të realizohet asnjëherë. Keni vendosmërinë që ju duhet për të realizuar ato çfarë doni.

Binjakët

Sot ka gjasa të kuptoni vërtet ndjenjat për dikë. Mund të keni qenë konfuz gjatë kësaj periudhe, ndaj është mirë të qartësoheni për t’ju ndjerë edhe më të lehtësusar psikologjikisht. Vendosni çfarë dëshironi dhe ecni përpara.

Gaforrja

Mund të shihni përmirësim në jetën profesionale, mbi të gjitha për shkak se po ndërmerrni iniciativë më të madhe që ju çon në drejtime të reja. Përpiquni të relaksoni mendjen tuaj dhe të fuqizoheni me energji.

Luani

Disa persona në jetën tuaj po planifikojnë diçka për të cilën duhet të viheni në ndjeni. Është e sigurt që gjërat do të shkojnë më mirë nëse përfshiheni edhe ju. Sa i përket jetës në çift, gjithçka duket se do të shkojë mirë.

Virgjëresha

Ekziston mundësia të përballeni me vështirësi në punë sot, por rekomandohet të ndiqni intuitën. Çfarëdo që kërkoni në jetë mund të ndryshojë nga dita në ditë, prandaj merrni në konsideratë zhvendosjen e angazhimeve tuaja aktuale.

Peshorja

Mos u përfshini në punët e të tjerëve gjatë ditës së sotme. Kjo do t’ju shkaktonte vetëm probleme. Nëse angazhoheni në një projekt të ri, romancë apo punë, tregohuni mendje hapur dhe pranoni që gjithçka është e mundur.

Akrepi

Pavarësisht sesa të forta mund t’i keni emocionet, mund t’i përballoni. Mos u frikësoni nga ajo se çfarë ndjeni apo çfarë mund të keni frikë. Është koha të tregoheni të sinqertë nëse jeni të dashuruar me dikë.

Shigjetari

Një person pranë jush po kalon ndryshime të mëdha humori, ndaj bëni kujdes pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të jeni të vetëdijshëm, dhe këto ndryshime ekstreme në sjellje mund të sjellin një fillim të ri

Bricjapi

Mund t’i vendosni një qëllim vetes, por njëkohësisht duhet të jeni edhe realist. Duke vepruar kështu mund të shkoni më lehtësisht drejt synimit tuaj. Përpiquni ta motivoni veten.

Ujori

Përgjithësisht ju jeni një person i hapur. Nuk keni asgjë për të fshehur, trandjes pse duhet të humbisni kohë duke fshehur gjëra? Megjithatë, është e rëndësishme të ruani privatësinë me çdo kusht.

Peshqit

Nuk është e nevojshme të nxisni të tjerë për t’iu dhënë informacionin që kërkoni, pasi energjia negative vetëm sa do t’i largojë ata. Tregohuni të duruar derisa të qartësohet gjërat.

HOROSKOPI I JAVËS 6-12 KORRIK 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Projektet e përbashkëta do iu afrojnë edhe me shume me njeri-tjetrin gjate kësaj jave. Lidhja juaj do behet me e forte dhe me e këndshme. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Gjithsesi tregohuni vigjilente dhe mos bëni asgjë pa reflektuar mire. Me shume se kurrë do jeni te vendosur t’i menaxhoni me kujdes financat. Do ia dilni mbanë me sukses. Shëndeti nuk do jete dhe aq i mire. Do keni probleme me gjumin. Shmangni leximin e librave qe iu prekin, debatet apo edhe televizorin. Pengesat ne pune nuk do ua ndërpresin vrullin, përkundrazi ato mund te jene një shtyse qe ju te shkoni edhe me lart. Familja do iu sjelle mjaft kënaqësi.

Demi21. prill – 21. maj

Mjedisi yjor do te provokoje tension ne lidhjen tuaj gjate kësaj jave. Tregohuni te matur me çdo gjë qe do thoni ne mënyrë qe te mos keni probleme te mëdha. Për beqaret do jete një periudhe pozitive. Do e ndieni gjithnjë e me shume nevojën e dikujt dhe papritur ai do te shfaqet si me magji. Financat do kenë tronditje dhe përkeqësime. Ulni sa me shpejt shpenzimet e mëdha dhe mos bëni asnjë transaksion. Kujdesuni më shume për higjienën gjate kësaj kohe ne mënyrë qe te keni shëndet me te mire. Edhe pse puna ne ekip nuk iu pëlqen aspak, do jeni te detyruar ta pranoni. Beni durim dhe do e shihni qe arrini me shume sesa te ishit vete. Familja do jete e qete.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Periudhe shume bukur pritet te vije për jetën tuaj ne çift. Shume nga dëshirat tuaja do mund te realizohen Do jeni sensuale dhe do abuzoni me aftësinë joshëse. Ai qe keni ne krah do iu pëlqejë aq shume saqë as qe do i shkoje mendja për te pare dike tjetër. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim. Një nga takimet qe do bëni këtë jave do mund te kthehet ne një lidhje mjaft interesante. Periudhe e favorshme për te organizuar financat. Mos hezitoni as te bëni ndonjë transaksion. Shëndeti do shkoje shume mire, madje edhe ata qe kane pasur probleme do te shërohen plotësisht. Ne pune do jeni shume te zotet dhe me ide te qarta. Do merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat mund te ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen tuaj. Për familjen duhet te kujdeseni me shume.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Heshtja do jete armikja me e keqe e jetës suaj ne çift gjate kësaj jave. Edhe pse nuk jeni tip qe shpreheni shume duhet te bëni çmos t’i thoni ato qe mendoni. Beqaret do jene me te privilegjuar. Jo vetëm qe do takoni dike te veçante por do ia kaloni për mrekulli se bashku. Buxheti do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Kjo nuk do te thotë qe ju duhet te shpenzoni pa limit. Nëse keni ndonjë problem te vogël shëndetësor përdorni çaj apo ilaçe bimore, mos e teproni me medikamentet. Kushtojuni pak me shume vëmendje problemeve financiare qe do iu dalin para. Shmangni krijimin e një atmosfere te zymte. Familja nuk di jete asnjë problem.

Luani23. korrik – 22. gusht

Tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj jave. Lëreni atë te shprehe mendimet e tij dhe mos i kërkoni te beje sakrifica te mëdha. Beqaret do jene magnetike dhe te parezistueshëm. Me ne fund do keni një takim interesant me dike qe do iu beje te lumtur. Mos e humbisni! Financat do jene me te mira sesa ju mendonit. Shpenzoni me maturi. Periudhe e favorshme për te nisur ndonjë diete dobësuese. Merruni edhe pak me shume me sport. Ne pune do harxhoni gjithë energjinë qe keni por do ecni goxha para. Shume shpejt do arrini edhe suksesin e shume pritur. Kushtojini pak me shume vëmendje familjareve. Do kenë nevoje për ju.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Nen influencën e Jupiterit do keni një jete shume te qete ne çift gjate kësaj jave. Do bashkëpunoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe gëzimi do ua pushtoje edhe njëherë tjetër shpirtrat. Edhe jeta sentimentale e beqareve do jete e animuar. Do keni disa surpriza shume te këndshme qe do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Shpenzojini me kursim paratë sepse situata financiare nuk është aspak e favorshme. Venusi do ndikoje tek shëndeti. Ne përgjithësi ai do jete i mire, por mos abuzoni aspak me lodhjen. Ne pune askush dhe asgjë nuk do iu pengoje te shkoni atje ku keni synuar gjithmonë. Përgatituni për sukses. Marrëdhënia me familjaret do te përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Kjo jave do shkoje ashtu si e kishit menduar ju qe jeni ne një lidhje. Do e ndieni nevojën për te ndare ndjenjat dhe mendimet me partnerin. Bashkëpunimi do te përforcohet. Periudhe e trazuar për beqaret. Është mire te mos angazhoheni sepse gjërat nuk do shkojnë aspak mire. Influenca e yjeve do jete pozitive për planin financiar. Përfitoni sa me shume për te kryer transaksione te rëndësishme. Shëndeti do jete i mire. Do jeni dinamike dhe plot energji. Nuk do prekeni as nga viroza e stinës. Ne pune do jeni ambicioze dhe te vendosur. Do e arrini me shpejt sesa kishit menduar objektivin tuaj. ka mundësi te merrni edhe ndonjë shpërblim. Familja do te shkoje me se miri.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Fale influencës se madhe te planetëve ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme. Nuk do bini dakord ne shume pika me partnerin dhe kjo do sjelle debate. Beni kujdes! Flirtet dhe aventurat do jene te shumta për beqaret. Gjithsesi tregohuni sa me diskrete dhe mos iu tregoni gjithçka personave qe do njihni. Me financat gjerat nuk do shkojnë shume mire. Tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kuturu. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Do keni disa probleme nervore dhe anemike. Kujdesuni me shume për veten tuaj dhe sidomos me ushqimin. Ne pune do hidhni goxha hapa para, por mundohuni te ruani modestinë, mos u bëni mendjemëdhenj. Familja mire.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj jave. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze mund ta konsolidojnë lidhjen. Beqaret duhet te mendohen mire para se te fillojnë një angazhim sepse ka disa gjera qe do ndryshojnë ne jetën e tyre. Ne planin financiar nuk do keni fat kështu qe bëni medoemos një riorganizim te buxhetit dhe shmangni shpenzimet. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire vetëm se hera herës mund te ndiheni pak nervoze. Mos u shqetësoni. Ne pune do keni ide shume te mira qe duhet t’ua propozoni shefave. Mos u druani por shprehuni sa me lirisht. Ata do iu vlerësojnë jashtëzakonisht. Marrëdhënia me familjaret do te ekuilibrohet.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete shume e ndërlikuar gjate kësaj jave. Do keni edhe përballje te forta me partnerin te cilat mund t’iu çojnë edhe ne marrjen e vendimeve te rëndësishme. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe do mund te takojnë persona shume te veçante. Mos kërkoni vetëm një aventure, por përqendrohuni tek një lidhje serioze dhe e qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme dhe te papritura. Shëndeti nuk do jete problematik. Do ndiheni ne forme dhe energjitë nuk do iu mungojnë. Qartësojini gjerat ne planin profesional ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e siguruar. Nëse nuk e bëni, keni për te humbur shume. Familja nuk do ketë probleme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Hëna do ndikoje mjaft pozitivisht ne jetën tuaj sentimentale sot. Do kaloni një jave mjaft harmonike dhe te mbushur me surpriza. Beqaret do jene sharmante dhe do mund te realizojnë një takim mbresëlënës. Me ne fund do përjetoni emocionet qe kishit pritur prej kohesh. Tregohuni sa me te matur me financat. Situata nuk do jete aspak e favorshme dhe gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje. Me shëndetin mund te keni shqetësime te vogla. Merrni masa, por mos abuzoni me medikamentet. Jeta profesionale do jete e privilegjuar. Ju do merrni shume iniciativa dhe do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Tensioni do mbizotërojë ne familje. Beni kujdes!

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Jave e bukur për te gjithë te dashuruarit. Do jeni sa pasiononte aq edhe te arsyeshëm. Do arrini te rregulloni edhe disa probleme te mëdha qe keni pasur dhe qe ua kishin turbulluar jetën. Yjet do ndikojnë pozitivisht tek jeta sentimentale e beqareve. Me ne fund do krijoni edhe ju një lidhje te sinqerte dhe te bukur. Me financat do keni goxha probleme. Kërkoni ndihme nëse nuk ia dilni dot vete. Mos neglizhoni asgjë qe ka lidhje me shëndetin sepse do keni shqetësime. Kushtojini me shume kujdes higjienës personale. Ne planin profesional do keni një surprize shume te bukur. Kënaqësitë qe do përjetoni do jete te papërshkrueshme. Familja do shkoje me se miri.

HOROSKOPI E HËNË 6 KORRIK 2020

Dashi
Shijoni momentin. Mos e teproni me kujdesin nëse vërtet doni të provoni emocionet që po kërkoni. Ecni përpara drejt mundësive të reja.
Demi
Përkushtojuni më shumë konkurrencës nëse vërtet doni të qëndroni në “lojë”. Mos u shqetësoni por tregohuni të vendosur. Ju mund t’ia dilni mbanë.
Binjakët
Ekziston mundësia që të mos ecni shumë shpejt me planet që keni bërë për ditën e sotme. Tregohuni shumë të kujdesshëm me personat që ju rrethojnë. Partneri/partnerja juaj do t’ju ndihmojnë shumë për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Gaforrja
Dikush nga e kaluara mund t’ju nxisë disa emocione të papritura. Ndoshta nuk do të dini të silleni lidhur me këtë. Përpiquni të përqendroheni në gjëra të tjera në mënyrë që të largoni mendjen dhe të ndiheni më të qetë
Luani
Mund të keni qenë shumë të ngarkuar emocionalisht gjatë ditëve të kaluara, pavarësisht se nuk e keni shfaqur. Ka gjasa që të mos jeni duke vepruar ashtu siç duhet. Vendosini vetes një qëllim të caktuar dhe ndiqeni atë.
Virgjëresha
Vlerësoni këshillat e familjarëve para se të dilni nga shtëpia gjatë ditës së sotme. Ekziston mundësia të kaloni një ditë të trazuar. Nuk parashikohen zhvillime të veçanta në dashuri.
Peshorja
Do të përballeni me një punë të vështirë dhe do t’ju duhet të rrezikoni për të arritur atë çfarë dëshironi. Për aq kohë sa gëzoni respektin e të tjerëve, do të keni të gjitha të drejtat të mbroni pozicionin tuaj.
Akrepi
Përqendrohuni tek te afërmit tuaj sot, tek motivimet apo shqetësimet e tyre. Do t’ju duhet të kaloni përtej kufijve tuaj gjatë kësaj dite. Energjia pozitive që do t’ju jepni të tjerëve, do t’ju shpërblehet shumë shpejt.
Shigjetari
Do ta ndjeni shumë të nevojshme të bëni disa ditë pushim. Do të jeni në gjendje të mësoni më shumë rreth një çështjeje për të cilën keni qenë gjithë kuriozë. Kjo do t’ju qetësojë zemrën dhe stimulojë mendjen.
Bricjapi
Përgatituni për një ditë të mrekullueshme. Do t’ju rrethojë një energji e madhe pozitive. Është dita e duhur për t’u argëtuar plotësisht.
Ujori
Në momentin që do t’ju duket se po humbisni një mundësi mjaft të mirë, do të kujtoni diçka të rëndësishme në momentin e fundit. Nuk përjashtohet mundësia e një dhurate nga një miku/mikja juaj.
Peshqit
Një person i ri në jetën tuaj mund t’ju nxisë debat në rrethin shoqëror. Kjo mund t’ju krijojë konfuzion për pak kohë. Ekziston një mister rreth personit në fjalë, gjë të cilën do e keni të vështirë ta zbuloni.

HOROSKOPI E DIEL 5 KORRIK 2020

Dashi

Pavarësisht faktit se do të ndiheni plot energji, sot nuk do të jetë një ndër ditët e tua më të mira. Bëni kujdes me lëvizjet. Duke qenë se nuk jeni në ndjeni të disa fakteve lidhur me një çështje në aspektin profesional, nuk është koha të ndërmerrni veprime të mëdha.

Demi

Ujërat në të cilat po notoni aktualisht mund të mos jenë të pastër si kristali ashtu sikurse do t’i dëshironi, megjithatë kjo nuk do të thotë që shqetësoheni për gjërat në vijim. Përpiquni të shmangni pesimizmin.

Binjakët

Mos i nënvlerësoni arritjet e vogla, pasi mund t’ju çojnë drejt rrugëve të suksesit. Pranoni detyrat që ju jepen dhe përpiquni t’i realizoni ashtu siç duhet ato. Ekziston mundësia që pasdite të merrni një informacion që t’ju çorientojë.

Gaforrja

Mos i nënvlerësoni disa persona rreth jush, pasi mund të jenë krejtësisht ndryshe nga sa duken. Nëse nuk do të keni mundësi të qëndroni vetëm sot, përpiquni të përshtateni. Mos ushtroni presion ndaj vetes, pasi vetëm do të shtoni shqetësimin tuaj.

Luani

Fokusohuni tek marrëdhënia juaj në çift. Do të jetë e nevojshme të bëni disa ndryshime, nëse vertet dëshironi që kjo lidhje të eci përpara. Do të jeni të mbushur plot emocione, ndaj mos u shqetësoni nëse ‘shpërtheni’ një moment.

Virgjëresha

Të gjithë kohën tuaj të lirë sot ka gjasa t’ia kushtoni dy miqve tuaj të veçantë. Do të kaloni kohë të mrekullueshme me ta dhe një pjesë të mirë të bisedës do e zërë e kaluara. Sa i përket gjendjes suaj financiare, nuk parashikohen ndryshime.

Peshorja

Do të jeni shumë produktiv sot dhe do të keni dëshirë për të punuar. Do të kaloni një ditë të mirë në përgjithësi. Nëse vërtet dëshironi që sot të ndryshoni diçka në aspektin personal, është dita e duhur për ta bërë.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme nuk do të jeni në djeni për disa gjëra rreth jush. Madje ka gjasa që “t’ju shemben muret” dhe ju të vijoni përditshmërinë tuaj. Përpiquni të eksploroni çfarë po ndodh për të kuptuar se çfarë masash do merrni.

Shigjetari

Ndryshimet nuk ndikojnë njësoj tek njerëz të ndryshë, ndaj mos prisni që dikush të reagojë ashtu sikurse mund të reagonit ju. Tregohuni të hapur ndaj eksperiencave të reja. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen zhvillime të veçanta.

Bricjapi

Po përgatiteni për sfida të reja? Bëhuni gati të punoni fort. Ka gjasa që fati të jetë në anën tuaj. Është e vërtetë që fitorja nuk dihet asnjëherë derisa ta realizosh, por mendoni pozitivisht.

Ujori

Lajmi i mirë për ditën e sotme është se do të keni një ide të qartë lidhur me një çështje të caktuar. Mos i vini në dyshim mendimet tuaja. Gjasat janë që do të veproni ashtu siç duhet.

Peshqit

Të gjitha shenjat janë që së shpejti do të nisni një fillim të ri fantastik por aktualisht nuk është momenti për të bërë hapa përpara. Ndaj, bëni durim dhe veproni me qetësi.

HOROSKOPI E SHTUNË 4 KORRIK 2020

Dashi
Është koha të mendoni më shumë për të tjerët sesa për veten tuaj. Përpiquni të mos jeni më egoist. Mos hezitoni të jepni ndihmën tuaj për çdo gjë që të keni mundësi.

Demi
Për të mos u përballur me probleme gjatë ditës së sotme, është e rëndësishme të tregoheni vigjilentë për gjithçka që ju rrethon. Bëhuni gati të merrni një propozim lakmues dhe përgjegjësi të reja.

Binjakët
Do të ndiheni optimist dhe të mbushur plot energji. Idetë tuaja do të merren për bazë për nisjen e një projekti të ri në punë. Të tjerët do të përfitojnë prej frymëzimit tuaj.

Gaforrja
Nëse jeni në pritje të nisni diçka të re në aspektin profesional, sot do të merrni aprovimin e personave që mund t’jua realizojnë këtë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të keni nevojë për ndihmë. Partneri/partnerja juaj është në pritje të një ftese të veçantë prej jush.

Luani
Buzëqeshja e dikujt sot nuk do të jetë thjesht një përshëndetje si zakonisht, por mbart një mesazh më të veçantë. Ka gjasa që personi në fjalë të kërkojë diçka më shumë prej jush, gjë të cilën me shumë mundësi do ta mirëprisni.

Virgjëresha

Do të ndiheni të fort dhe të sigurt për çdo lëvizje gjatë ditës së sotme. Nëse do të merrni pjesë në ndonjë konkurs, ka gjasa t’ia dilni mbanë pa pasur asnjë problem. Bëni kujdes në lidhjen tuaj në çift.

Peshorja
Nëse vërtet dëshironi t’i shprehni ndjenjat tuaja dikujt pranë jush, mos hezitoni. Mos u shqetësoni nëse nuk merrni përgjigjen që dëshironi. Flirtimin nuk do t’ju shkaktojë asnjë problem, por mos i kaloni kufijtë.

Akrepi
Mos u çudisni nëse dikush ju komplimenton sot dhe ju shpreh vlerësime që nuk i kishit dëgjuar prej tij/saj. Ka gjasa që ta bëjë këtë vetëm se ju adhuron plotësisht, pas pasur asnjë interes tjetër. Nuk përjashtohet mundësia që partneri/partnerja juaj të shfaqë shenja xhelozie ndaj jush.

Shigjetari
Mos u përfshini nga paniku nëse dikush fillon t’ju pyesë lidhur me një çështje të caktuar. Tregoni gjithçka dini dhe rrini të qetë. Parashikohet një ditë e ngjeshur në punë.

Bricjapi
Është koha e përkryer të bashkoni forcat me dikë që mund t’ju ndihmojë në përpjekjen tuaj për sukses. Është momenti të ndërmerrni një hap të madh drejt ëndrrave tuaja. Sa i përket marrëdhënies në çift, parashikohet një ditë e qetë.

Ujori
Vijoni të flisni për ato që janë në mendjen tuaj dhe së shpejti do të merrni vëmendjen që meritoni. Mësohuni ta vlerësoni atë që keni dhe të mos dëshironi gjëra që mund të mos i keni kurrë.

Peshqit
Është e rëndësishme të rivlerësoni shpenzimet tuaja. Keni shpenzuar mjaft kohë dhe para, ndaj ka ardhur momenti të kurseni. Mund të mos jetë e lehtë për ju, por mund të befasoni nga rezultatet që do të arrini.

HOROSKOPI E PREMTE 3 KORRIK 2020

Dashi

Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni të qetësoheni dhe të mbani veten nën kontroll. Asgjë nuk do të zgjidhni nëse nxitoheni.

Demi

Ka gjasa të viheni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme. Përdoreni këtë për të arritur atë çfarë dëshironi. Pranoni komplimentet dhe ndihuni krenarë për atë çfarë jeni.

Binjakët

Përkushtojuni më shumë ëndrrave tuaja. Bisedoni me një mikun/miken tuaj dhe ndani shqetësimet që mund të keni. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë kësaj dite.

Binjakët

Nuk është momenti i duhur për të shpenzuar para për gjëra jo shumë të rëndësishme. Mund t’ju duhet të bëni disa shpenzime të papritura. Sa i përket aspektit profesional, bëni kujdes me një detyrë të rëndësishme që mund t’ju caktohet sot.

Gaforrja

Nëse vërtet doni të krijoni një lidhje më të ngushtë me dike pranë jush duhet të tregoheni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar. Mos kini frikë për përgjigjen që mund të merrni. Rëndësi ka që të tentoni.

Luani

Do të keni një ditë të mbushur plot aktivitet. Mund të ndiheni të lodhur në fund të ditës, por rezultati do të jetë i mirë. Sa i përket aspektit financiar, do të ndiheni të kënaqur.

Virgjëresha

Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni lidhur me një çështje të caktuar në aspektin profesional. Mos u shqetësoni por thjesht mos i besoni kujtdo në punë. Sa i përket aspektit personal, parashikohet një ditë pa zhvillime të veçanta.

Peshorja

Mund të merrni lajme të mira në punë. Nëse jeni duke menduar që të hapni një biznes, shanset janë që gjërat të shkojnë mirë. Sa i përket lidhjes në çift, nuk do të keni asgjë për tu shqetësuar.

Akrepi

Beqarët e kësaj shenje mund të jenë shumë afër krijimit të një lidhjeje të re romantike. Përpiquni të jeni plotësisht i sinqertë, në mënyrë që të mos pendoheni më pas. Bëni kujdes me veprimet në punë, pasi ka persona rreth jush që mund t’ju shkaktojnë probleme.

Shigjetari

Nëse jeni duke menduar që të investoni në një projekt, shanset janë që gjërat të mos shkojnë si duhet. Buxheti ka gjasa t’ju përmirësohet pasi mund të merrni një pagesë të mirë të vonuar.

Bricjapi

Në aspektin profesional, bëni mirë të mirëprisni çdo mundësi tunduese, dhe mos u dorëzoni në pengesën e parë. Parashikohet një rritje në detyrë. Sa i përket lidhjes suaj romantike, ka gjasa të merrni hapa të rëndësishëm ditët në vijim.

Ujori

Parashikohet një ditë pa zhvillime të rëndësishme. Ka gjasa që pjesën më të madhe të ditës ta kaloni në shtëpi. Do të gjeni kohë mjaftueshëm për tu relaksuar.

Peshqit

Dikush mund t’ju vërë nën presion lidhur me një çështje në aspektin profesional. Mos i kushtoni rëndësi personit në fjalë dhe veproni me qetësi. Vlerësoni rrethin shoqëror dhe mos hezitoni të merrni këshilla prej tyre.

HOROSKOPI E ENJTE 2 KORRIK 2020

Dashi
Do të çliroheni nga disa zakone të këqija të së kaluarës si egoizmi apo xhelozia. Ka gjasa që një problem i juaj të përkeqësohet, por nuk parashikohet të zgjasë shumë. Bëni kujdes nga persona që përpiqen të ulin reputacionin tuaj.
Demi
Ka gjasa të keni probleme financiare dhe të shpenzoni para në vendin e gabuar. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë. Mes tregoni gjithçka për marrëdhënien tuaj romantike.
Binjakët
Dikush mund t’ju ndihmojë në gjetjen e një burimi të ri parash. Kini më shumë besim në vetvete. Disa miq do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur sot.
Gaforrja
Mos u tregoni të dobët përballë disa vështirësive të përkohshme. Këto probleme do të zhduken shumë shpejt dhe do të ndiheni sërish të lumtur. Gjatë pjesës së parë të ditës do ndiheni shumë nervozë.
Luani
Do të ndiheni shumë mirë gjatë ditës së sotme. Është e rëndësishme që të vendosni se çfarë keni prioritet dhe të besoni në vetvete. Beqarët e kësaj shenje këshillohen të jenë më të qëndrueshëm në mendimet e tyre.
Virgjëresha
Sot do të ndiheni më të relaksuar dhe të çliruar nga shqetësimet që mund të keni pasur ditët e fundit. Përpiquni të jeni më të thejshtë nëse ju duhet të bëni një zgjedhje. Sa i përket marrëdhënies në çift, ka gjasa të kaloni një ditë kaotike.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të ndjekin këshillën e askujt sot. Mbajeni vetën nën kontroll dhe përpiquni të ndiqni kursin e duhur në jetë. Mos ngrini dyshime dhe tregohuni më te sigurt në fjalët tuaja.
Akrepi
Ka shumë mundësi që beqarët e kësaj shenje të kenë ndryshime në jetën sentimentale. Në punë do mendoni për disa projekte të reja. Të gjithë do ju inkurajojnë dhe do ju përgëzojnë për idetë origjinale që keni.
Shigjetari
Mund të zhvilloni një bisedë shumë të sinqertë me dikë pranë jush. Edhe nëse zbulon se ky person nuk ka mundësi t’ju ndihmojë, përpiquni ta kuptoni dhe ta mbështesni atë në situata të caktuara. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për çështje biznesi sot.
Bricjapi
Fati do të buzëqeshë për Bricjapët gjatë ditës së sotme. Një marrëdhënie dashurie që konsiderohej e pashpresë do të rinisë dhe situata financiare do të përmirësohet. Përshtatjuni rrethanave dhe respektoni njerëzit rreth jush.
Ujori
Disa persona të kësaj shenje do të kërkojë më shumë privatësi dhe qetësi. Do të bënit mirë të vëzhgonit çfarë po ndodh lidhur me një çështje të caktuar, mendoni rreth saj dhe dilni në një përfundim.
Peshqit
Nëse dikush ju shtyn të kryeni një veprim që vërtet nuk dëshironi, është në interesin tuaj që të rezistoni. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, por vetëm bëjani të ditur se doni të ndiqni planet tuaja. Sa i përket marrëdhënies në çift, parashikohet një ditë e qetë.

HOROSKOPI I MUAJIT KORRIK 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Ka shume mundësi qe asgjë te mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund te zmadhohen me kalimin e ditëve. Ata qe janë ne një lidhje do jene kokëfortë dhe nuk do tolerojnë ne asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hape rruge. Beqaret duhet te ruajnë sa me shume qetësinë sepse po u nxituar do e lëndojnë veten. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse me pas gjendja do filloje te normalizohet. Do ndiheni ne forme te përkryer fizike dhe mendore. Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te ndonjë shpenzimi te pamenduara. Gjithsesi nuk do e teproni. Ne pune do ju lindin ide nga me te ndryshmet sesi te arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

Demi21. prill – 21. maj

Ky muaj do jete paksa delikat për ju. Mund te keni probleme dhe zhgënjime te vazhdueshme. Ne disa raste madje do ndiheni edhe te izoluar dhe nuk do dini çfarë te bëni për te shpëtuar. Për beqaret gjërat nuk do ecin ashtu si i kishin menduar. Persona te trete do ua turbullojnë mendimet dhe do i shtyjnë te debatojnë ashpër me ata qe kane ne krah. Do kërkojnë te dominojnë dhe do flasin vrazhde. Beqaret do kenë shume dëshirë te dalin me personat qe do i ftojnë, por diçka nuk do i lere te veprojnë. Shëndeti here do jete i mire here i keq. Ne disa raste stresi do ju beje te ndiheni pa fuqi. Financat, nëse nuk arrini t’i menaxhoni me kujdes, mund te dobësohen jashtëzakonisht. Mos u nxitoni as për shpenzimet. Ne pune duhet te mbështeteni vetëm tek vetja sepse te tjerët do ua prishin planet. Gjerat nuk do jene te lehta, por as te pamundura.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Ky nuk do jete një muaj shume i qete. Here pas here do gjendeni përballë vështirësive dhe problemeve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë turbullira te njëpasnjëshme dhe ne disa momente do mendojnë edhe për ndarje. Gjithsesi javën e fundit situata do ndryshoje si me magji. Beqaret duhet te dalin e te argëtohen sa me shume qe te mundin. Nëse do kenë mundësi mund te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla për shkak te lodhjes ne pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar do bëni mire te mos nxitoheni për te kryer investime. Ne pune mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë disa kolege sepse do e bëjnë çdo gjë qe t’iu prishin pune. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për te arritur gjithnjë e me lart.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Humori do vije dite pas dite duke u përmirësuar gjate këtij muaji dhe kjo do beje qe gjerat te fillojnë te ecin si duhet ne çdo plan. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme te vogla javën e pare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë se te dyve. Pas datës 10 do rikthehet pasioni dhe emocionet e forta. Beqaret edhe pse nuk do jene ne humorin e duhur, nuk do i refuzojnë për asnjë moment ftesat qe do ju bëhen. Për këtë arsye kane për te gjetur personin me te përshtatshëm. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Mundohuni te qëndroni sa me shume ne ajër te pastër dhe te mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente madje mund te gjendeni edhe ne situata delikate. Ne pune do ecni dalëngadalë drejt suksesit. Mund te merrni edhe propozime për një pune me te rëndësishme.

Luani23. korrik – 22. gusht

Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Do kërkoni gjithmonë me shume nga vetja dhe nga tjetri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i japin disi me shume prioritet jetës intime. Dijeni qe po e late pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje me pas ose dikush tjetër do ua marre nga duart. Beqaret do joshin pa fund, por nuk dihet me rëndësi nëse do fillojnë një lidhje serioze apo do kenë thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me energjike se me pare dhe nervozizmi nuk do ekzistoje me. Gjendja e financave nuk do jete ne momentin me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo lloj shpenzimi. Ne pune do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shume shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Komunikimi me ata e ju rrethojnë nuk do jete shume i mire këtë muaj. Shpesh do debatoni edhe për gjerat me elementare. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kalojnë gjithë kohës një periudhe te qete sidomos 15 ditët e para, megjithatë nuk duhet te dorëzohen. Pas ditëve te zymta do rivijne serish ngjyrat. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe ëndrrat do ju realizohen me shpejt nga sa mendonin. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë shqetësime serioze. Mund te ndiheni vetëm te lodhur here pas here dhe mund t’iu dhembe koka. Sektori i financave do jete here pas here i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse po filluan problemet serioze nuk do dini çfarë te bëni. Ne pune do jeni ambicioze, largpamës dhe te pandalshëm. Te gjitha planet do ju plotësohen një e nga një.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Këtë muaj do marrë fund ankthi dhe meraku. Do ndiheni me optimistë dhe buzëqeshja do mbizotërojë shumicën e kohës. Nuk do e keni problem as te realizoni njohje te reja. Te dashuruarit duhet te vene ne praktike çdo ide qe kane ne koke ne mënyrë qe te kenë një jete sentimentale sa me te bukur. Partneri do tregohet mjaft i përkujdesur. Beqaret nuk do durojnë gjate te qëndrojnë me atë status dhe do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar. Gjendja fizike dhe ajo morale do jene te shkëlqyera. Nuk do ndiheni aspak te lodhur. Sektori financiar do jete me i qëndrueshëm dhe do e keni me te lehte te kryeni investime. Ne pune do keni energjinë e duhur për t’i çuar projektet para. Kritikat qe do ju bëhen do i dëgjoni dhe do mundoheni te rregulloni gabimet.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Ky muaj do jete ideal për te kaluar me shume kohe me ata qe doni dhe për te zgjidhur disa probleme. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do jene te shkëlqyera. Nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin dhe do ndiheni te qete. Javën e trete mund te jene disa persona te jashtëm qe do nxisin debatet, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar. Beqaret do i konkretizojnë ëndrrat e tyre pas disa takimeve interesante qe do realizojnë qe ditët e para. Çdo gjë ka për te qene ndryshe tashme. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër se me pare dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e mire. Edhe financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Çdo shpenzim do e kryeni te mirëmenduar. Ne pune do jeni te hapur për çdo lloj sfide, do i shprehni hapur mendimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Gjatë këtij muaji priten dite plot ngjyra dhe aspak te zymta. Me komunikim dhe dëshirë të mire do arrini te zgjidhni edhe çështjet me delikate. Beqaret do tregohen me te duruar se me pare dhe nuk do inatosen për gjera te kota. Pas datës 10 pritet te vije një periudhe edhe me e begate. Për beqaret gjerat nuk do jene shume te qeta. Ata nuk do jene me te lidhur me te shkuarën dhe do duan te përfitojnë çdo moment për te njohur persona te rinj. Shëndeti mund te jete delikat ditët e para, por nëse tregoni me tepër kujdes dhe nuk e lini pas dore aktivitetin fizik, do rikuperoheni shpejt. Financat do kalojnë edhe periudha disi me te vështira, por me durim dhe menaxhim te mire situata do normalizohet. Ne pune do jeni te organizuar dhe do i përmbushni me se miri detyrat qe do iu jepen. Do ndiheni edhe me shume krenare për veten.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do keni një jete mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te jete e fundit. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te bëjnë gjera te reja e pse jo ndonjë çmenduri te vogël. Rutina është ajo qe e shkatërron me shume se çdo gjë tjetër një lidhje. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë çdo ftese qe do ju behet për te pasur njohje te reja. Edhe sikur gjerat te mos shkojnë ashtu siç mund te keni dashur rëndësi ka te mos qëndroni vetëm. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervoze gjithë kohës, mund te prekeni nga virozat e stinës, por mund te keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jene shume te trazuara, por çdo gjë mund te ndodhe nëse kryeni investime te pamenduara mire. Ne pune do ju mungoje serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Gjatë këtij muaji do bëni te gjitha përpjekjet për te pasur një jete sa me te bukur dhe jo me debate. Emocionet do jene te forta jave pas jave. Te dashuruarit duhet t’i shprehin me tepër ndjenjat e tyre sepse ashtu personin ne krah do afrohet edhe me shume. Këtë muaj ata duhet te jene edhe me te gatshëm për te zgjidhur çdo mosmarrëveshje. Beqaret kane për te përjetuar emocione te forta qe javën e pare sepse do realizojnë takimin e shume ëndërruar. Gjithsesi javën e fundit duhet te tregohen pak me te matur. Shëndeti do jete i mire. Do jeni plot gjallëri dhe nuk do keni aspak shqetësime. Ne planin financiar duhet te merrni masa urgjente para se situata te përkeqësohet. Kurseni pak me shume sot qe te dilni te fituar nesër. Ne pune merruni fillimisht me gjerat me të vështira dhe me pas gjithçka do ju realizohet me shpejt.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Gjate gjithë këtij muaji do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj dhe debatet do jene pa mbarim. Nuk do ndiheni aspak mire, përkundrazi here pas here do mbylleni ne vetvete dhe do vuani tej mase. Vetëm ne javën e fundit ambienti do filloje te stabilizohet. Për beqaret mund te ndodhe gjithçka kështu qe duhet t’i bëni sytë katër ne çdo moment. Shëndeti do jete i mire ne javën e pare, por duke mos u kujdesur për veten dhe duke e tepruar me qëndrimin ne diell gjendja mund te përkeqësohet. Kujdes! Gjendja e financave nuk do jete e keqe megjithatë do bënit mire sikur çdo shpenzim ta kryeni te mirë menduar. Kështu do shmangni problemet e papritura. Ne planin profesional do iu jepen mundësi te shkëlqyera dhe do arrini me shpejt atje ku keni dëshiruar.

HOROSKOPI E MËRKURË 1 KORRIK 2020

 

Dashi
Ju e dini tashmë që nuk mund t’i nënshtroheni çdo ideje impulsive që ju vjen. Mund të ndiheni konfuzë gjatë ditës së sotme për shkak të lodhjes së tepërt në punë. Rekomandohet t’i qëndroni planit tuaj fillestar.
Demi
Mos e teproni duke folur vetëm për suksesin tuaj, pasi famën që keni tani, mund të mos e keni më vonë. Familjarët do t’ju kërkojnë më shumë vëmendje. Ata kanë nevojë të kuptojnë se janë ende të rëndësishëm në jetën tuaj.
Binjakët
Fakti që mund të mos jeni shumë në ndjeni lidhur me një çështje të caktuar nuk do të thotë që nuk keni të drejtë të jepni një mendim. Flisni hapur dhe mos hezitoni të thoni mendimin tuaj, edhe pse mund të gaboni.
Gaforrja
Vlerësoni partnerin/partneren për atë çfarë ju fal çdo ditë, mbi të gjitha për dashurinë. Mund t’ju vijë një dhuratë e çuditshme, e cila do t’jua ndërlikojë ditën.
Luani
Duhet të jeni më të guximshëm për të pasur fitore në jetë. Ndonjëherë duhet të përpiqeni shumë për të marrë atë që dëshironi. Luftoni për atë që ju takon dhe mos lejoni të tjerët t’ju bëhen pengesë.
Virgjëresha
Dikush mund t’ju japë një mesazh të gabuar gjatë ditës së sotme. Mos veproni pa u menduar gjatë, pasi mund të gaboni edhe ju. Qëndroni larg zhurmës dhe grupeve ku nuk përshtateni.
Peshorja
Do të çliroheni nga tensioni që keni përjetuar prej disa kohësh. Sot do të përqendroheni te nevojat e të tjerëve, por bëni kujdes: mos u tregoni më bujarë seç duhet! Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’ju tregojë anën më të errët të tij/saj.
Akrepi
Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shëndetin, pasi problemet që keni janë kalimtare. Partneri/partnerja juaj do të ndihet mjaft mirë pranë jush sot dhe ka gjasa të kaloni një mbrëmje shumë të këndshme. Do të merrni përsipër një projekt mjaft të rëndësishëm për ju.
Shigjetari
Do të mendoni vazhdimisht për udhëtimet, teksa e ndjeni të nevojshme të relaksoheni. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet, pasi do t’ju shlyejnë disa borxhe. Ndryshimi në pikëpamje mund të jetë shkaku i një debati me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.
Bricjapi
Mos u ndjeni në siklet nëse dikush ju komplimenton për arritjet tuaja. Mos u shqetësoni për komentet që mund të vijnë më pas nga personat rreth jush. Thjesht shijoni atë çfarë keni arritur.
Ujori
Përgatituni të përballeni me pengesa gjatë ditës së sotme. Jo çdokush me të cilin/cilën mund të përballeni mund të ketë të njëjtin mendim me ju. Tregohuni tolerantë dhe përpiquni t’i kuptoni edhe mendimet e të tjerëve.
Peshqit
Nëse vërtetë dëshironi të humbisni kilogramë, duhet të tregoheni më aktivë dhe patjetër të bëni më shumë kujdes me dietën ushqimore. Së shpejti do të nisni t’i shihni gjërat më me pozitivitet. Përpiquni të shmangni rutinën gjatë ditës së sotme.

HOROSKOPI E MARTË 30 QERSHOR 2020

Dashi
Shmangni personat që ju nxisin përtej kufijve, pasi për shkak të tyre gjërat mund t’ju ecin keq. Nëse keni menduar që të kontaktoni një mik me të cilin nuk keni folur kohët e fundit, do të ishte ide mjaft e mirë. Do të mësoni shumë prej tij.
Demi
Bëni kujdes me lidhjen në çift. E vërteta është e hidhur ndonjëherë, por është më e vlefshme sesa zbutja e kësaj të vërtete me gënjeshtra të bardha. Sa më të sinqetërtë të tregoheni, aq më shumë do të prisni të njëjtën sjellje prej tyre.
Binjakët
Duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Duhet të përdorni të gjithë energjinë tuaj për të shmangur një konflikt të mundshëm në aspektin profesional. Ruani qetësinë në mënyrë që të merrni rezultatin që dëshironi.
Gaforrja
Kujdesi do të jetë strategjia e duhur kur bëhet fjalë për të investuara para. Ndërsa kur bëhet fjalë për ndarjen e emocioneve, sa më ekstravagant të tregoheni aq më mirë do ishte. Ndihuni të kënaqur për ato çfarë keni në jetë.
Luani
Patjetër që duhet vetëbesim në bisedat me persona të rinj. Të takosh personat e duhur në kohën e duhur është edhe çështje fati. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet një ditë e qetë.
Virgjëresha
Ekziston mundësia të përballeni me një sfidë të vështirë në aspektin profesional. Është momenti t’i tregoni të gjithëve që mund t’ia dilni mbanë. Sa i përket marrëdhënies në çift, partneri partnerja juaj mund të shfaqë ankesa ndaj sjelljes suaj kohët e fundit.
Peshorja
Situata me dikë që e keni njohur së fundmi po bëhet gjithnjë e më interesante. Çdo ditë keni dëshirë më shumë për ta njohur personin në fjalë. Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një marrëdhënieje romantike mes jush.
Akrepi
Mund të përfshiheni shumë në punë sot, saqë të harroni edhe sensin e kohës. Tërhiquni pak nga projektet për të cilat po punoni aktualisht. Përpiquni të shijoni çdo aspekt të jetës.
Shigjetari
Aktualisht duhet të rrezikoni paksa në aspektin profesional për të arritur atë çfarë dëshironi. Një mundësi e menjëhershme që mund t’ju vijë sot, ka gjasa të mos përsëritet më. Një fillim i ri mund të nisë, çfarë do t’ju japë vetëbesim për të ecur në një drejtim të ri të jetës.
Bricjapi
Do të dëshironi që të rregulloni gjithçka menjëherë dhe të zgjidhni të gjitha problemet që ju dalin përpara. Megjithatë ndalni një moment pasi s’mund të jeni hero për çdo gjë. Merrni kohën e duhur dhe veproni me kujdes.
Ujori
Përpjekjet e jashtëzakonshme të dikujt në grupin tuaj në punë po sjellin shumë mundësi aktualisht. Sot është pikërisht dita e duhur për të përfituar nga këto mundësi. Tregoni mirënjohjen absolute ndaj personit në fjalë.
Peshqit
Do të jetë një ditë e qetë si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Do të keni kohë mjaftueshëm t’i përkushtoheni hobit tuaj. Për beqarët e kësaj shenje nuk përjashtohet mundësia e një ftese mjaft interesante gjatë ditës së sotme.