VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI E MARTË 24 MARS 2020

By | March 24, 2020

Komentet

HOROSKOPI I MUAJIT PRILL 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Ky do jete një muaj përgjithësisht i mire, por sigurisht qe ne momente te caktuara mund te përballeni edhe me vështirësi. Nëse jeni ne një lidhje duhet te dashuroni më me ëmbëlsi dhe delikatese atë qe keni ne krah pasi kështu marrëdhënia mes jush do behet edhe me e forte. Mos ngurroni tre bëni edhe ndonjë gjë ndryshe ne mënyrë qe rutina te mos mbizotërojë asnjëherë. Beqaret do kenë një muaj plot risi dhe emocione. Gjithçka qe ata kane dashur do mund t’iu plotësohet. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene fantastike. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Sektori i financave do privilegjohet gjithë kohës nga yjet. Ato do jene te begata dhe aspak problematike. Ne pune do iu jepen mundësi reale për te arritur atje ku keni dëshiruar, por duhet t’i bëni sytë katër qe te përfitoni sa me tepër. Pranojeni edhe ndihmën e kolegeve.

Demi21. prill – 21. maj

Përgjithësisht ky do jete muaj i qete dhe pa probleme, megjithatë here pas here do ju duhet te reflektoni dhe te riktheheni me këmbë ne toke. Për te dashuruarit do jete periudha me e përshtatshme për te reflektuar, për t’u afruar, për t’i shprehur ndjenjat dhe për te marre vendime. Mos ngurroni te bëni edhe ndonjë dhurate te këndshme. Beqaret do kenë me shume fat ne mesin e muajit kështu qe duhet te përgatiten shpirtërisht për ndryshime. Gjendja shëndetësore nuk do ketë probleme serioze, por nëse kujdeseni për ushqimin, edhe ata qe kane pasur me pare shqetësime do jene me te qete. Për financat do jete muaj me i mire. Do rimëkëmbeni dhe nuk do ndiheni me ne siklet kur t’iu duhet te shpenzoni. Ne pune do ndodhin ndryshime te njëpasnjëshme, por te gjitha ne te mirën tuaj.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë muaj gjithçka do jete ne dorën tuaj. Nëse bëni përpjekjet e duhura për ta mbajtur situatën nen kontroll asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Te dashuruarit nuk do kenë debate apo konflikte te forta dhe ne përgjithësi do dashurohen pa dorashka. Persona te trete mund te ndërhyjnë për t’i ndare, por nuk do ja dalin dot. Beqaret do kenë takime te shumta dhe te shumëllojshme kështu qe mund te bëjnë zgjedhjen e tyre. Shëndeti do ketë periudha te vështira kur duhet te bëni me tepër kujdes. Javët e fundit do jene me te qëndrueshmet. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë gjendja do jete goxha me e kënaqshme se me pare. Disa familjare do ju mbështesin fort. Ne pune pritet te ketë zhvillime shume pozitive. Do bëheni edhe me te njohur dhe përfitimet do jene te njëpasnjëshme.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Muaj harmonik dhe i këndshëm. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i shtojnë me tepër dozat e imagjinatës dhe nuk duhet asnjë çast qe rutina t’i pushtoje. Nga mesi i muajit mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël sepse do ndiheni vërtet te rilindur. Ata qe kane pasur debate për shkak te xhelozisë me mire te flasin hapur dhe te sqarohen njëherë e mire pasi po vazhduan ta kontrollojnë dhe ta spiunojnë partnerin, shume shpejt do ju vije fundi. Beqareve dikush do ju trokasë ne porte dhe do ju beje deklarata te forta. Për shëndet me te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten dhe t’ua vini veshin specialisteve qe do ju këshillojnë me se miri. Financat do fillojnë te përmirësohen pas datës 12. Ne pune do keni nevoje te motivoheni pak me tepër qe te arrini atje ku dëshironi. Po ja late gjerat kohës mund te mbeteni mbrapa dhe nuk do keni arritjet e dëshiruara.

Luani23. korrik – 22. gusht

Ky muaj do jete i bukur dhe energjia do ju pushtoje shumicën e kohës. Ata qe janë ne një lidhje duhet te reflektojnë shpesh dhe t’i kujtojnë vetes se për çfarë kane nevoje vete dhe për çfarë kane nevoje te tjerët. Gjithmonë duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe nuk duhet neglizhuar tjetri. Nga mesi i muajit ditët do marrin me shume ngjyra dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret me shume gjase do takojnë personin e shumëpritur, por duhet te bëjnë kujdes me hapat qe do hedhin. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime për shkak te stresit dhe lodhjen se pune. Ushqehuni me mire dhe merruni pak me tepër me aktivitet fizik. Buxheti do ketë tronditje te vogla, por ju menjëherë do merrni masa dhe do e ekuilibroni atë. Ne pune do ndërmerrni iniciativa, do i zgjidhni disa probleme te hershme dhe do mendoni me optimizëm drejt se ardhmes.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Ne përgjithësi ku muaj do jete i këndshëm edhe pse ne mes dhe ne fund mund t’iu dalin vështirësi te vogla. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni pafundësisht partnerit tuaj. Surprizojeni here pas here, i thoni fjale te ngrohta dhe dashurojeni pa kushte. Beqaret nuk do i vene vetes objektiv gjetjen e dashurisë. Ata do preferojnë te analizoje gjithçka para se te hedhin hapa. Jo te gjithë do ndryshojnë status dhe kjo jo sepse do mungojnë rastet. Shëndeti do kaloje edhe dite delikate. Çlodhuni here pas here, bëni aktivitet fizik dhe konsumoni me shume vitamina. Me financat duhet te bëni me tepër kujdes sepse çdo pakujdesi e vogël mund te sjelle tronditje te forta. Ne pune duhet te përqendroheni tek thelbi i gjerave. Mbani larg problemet familjare sepse ato dua bëjnë gjithçka me te vështirë. Ndihmën e kolegeve është me mire ta pranoni.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Muaj i këndshëm dhe i qëndrueshëm ka për te qene ky. Do jeni shume realiste ne gjithçka dhe nuk do e teproni me asgjë. Nëse jeni ne një lidhje apo edhe nëse jeni beqare mundohuni ta lini veten sa me te lire dhe te bëni ato qe do ndieni. Te dashuruarit po patën dëshirën e mire do e rizgjojne pasionin dhe do përjetojnë kënaqësi vërtet te veçanta. Nëse me pare kane pasur keqkuptime, ato duhen zgjidhur qe javën e pare me qetësi dhe mirëkuptim. Beqaret duhet te dalin nga guaska dhe te bëjnë atë qe do ju sugjerojnë zemra. E ardhmja do jete me e bukur. Shëndeti do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Do keni me tepër imunitet dhe do i mbani larg virozat. Sektori i financave do filloje te normalizohet pas datës 5 dhe do ndiheni shume me te qete. Ne pune nuk do ju mungojnë as idetë dhe as energjia për te arritur atje ku dëshironi.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Gjate këtij muaji gjerat do ecin përgjithësisht mire, përveç planit sentimental qe here pas here do kaloje vështirësi dhe sfida. Nëse jeni ne një lidhje, here pas here do ju duhet te reflektoni dhe pse jo ta kritikoni edhe veten. Ne raste debatesh dhe konfliktesh shmangni marrjen e vendimeve ekstreme sepse do pendoheni. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te njihen me persona te rinj pasi vetmia dhe mbyllja ne vetvete do ju sjelle probleme psikologjike. Gjithsesi miqtë do ju gjendjen përherë pranë. Rezistenca fizike nuk do jete e keqe, por stresi dhe meraku për ndonjë fushe te caktuar do ju sjelle ndonjëherë shqetësime te vogla. Financat do jene te kënaqshme dhe nuk do ndiheni asnjë moment ne vështirësi. Ne pune çdo gjë do ece mire dhe do merrni përfitime te mëdha.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Ky muaj pritet te jete interesant për ju edhe pse here pas here mund te keni vështirësi dhe probleme te vogla shëndetësore. Çështjet e dashurisë ne përgjithësi do ju ecin mire, megjithatë angazhimet familjare here pas here do ju duken lodhëse. Do bëni plane dhe do provoni edhe eksperienca te veçanta me partnerin. Për beqaret do jete muaj i ndërlikuar dhe nuk do ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Shumicën e kohës ata do mbyllen ne vetvete. Gjendja psikologjike here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni edhe probleme me gjumin dhe duhet patjetër te flisni me specialistet. Financat duken goxha premtuese dhe te begata. Ne pune do keni goxha ngarkese, por me këmbëngulje, durim dhe mbështetje nga disa kolege do ja arrini qëllimit. Disa mund te bëhen edhe me te njohur ne fushën e tyre.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Ky do jete një muaj vendimtar dhe i mbushur me sfida. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni edhe me tepër atij qe keni ne krah dhe duhet te shmangni debatet për gjera elementare. Nëse flisni hapur për dëshirat dhe nevojat qe keni te dyja palët, marrëdhënia mes jush do forcohet edhe me shume. Mundohuni qe here pas here te bëni edhe ndonjë surprize sado te vogël. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje qe do ua mbushe shpirtin. Përveç ndonjë aksidenti te vogël ne përditshmëri, shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni mundësi edhe te investoni edhe te shlyeni borxhet e mara. Ne pune vërtet do jeni paksa te turpshëm dhe nuk do ndërmerrni shpesh iniciativa, por do keni rezultate shume te mira.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Ky muaj ka për te qene i shkëlqyer për ju. Do jeni mjaft energjike dhe dinamike kështu qe do i kaloni te gjitha pengesat qe mund t’iu dalin përpara. Çështjet sentimentale do ecin për mrekulli. Do ketë romance, emocion, ndjenjat te forta dhe surpriza te jashtëzakonshme. Pas datës 10 do ndodhin ngjarje vërtet shume interesante. Edhe për beqaret ky muaj do jete plot diell. Ata do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do fillojnë lidhjet e ëndërruara. Shëndeti do vije dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me as ne ankth dhe nuk do keni as shqetësimet nga shpina apo barku. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht fale një trashëgimie te majme ose fale një pune te kryer me sukses. Jeta profesionale nuk do ketë vështirësi te mëdha, por me e suksesshme do jete për ata qe punojnë ne tregun e financave.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Muaj pozitiv ka për te qene ky për te gjithë. Vështirësitë do kalohen qe javën e pare dhe me pas dielli do ndriçojë. Te dashuruarit duhet te bëjnë kujdes me xhelozinë sepse ajo mund t’ua trondite gjithë atë qe kane ndërtuar deri me sot. Nëse kane dyshime apo nuk janë te bindur për diçka, me mire te flasin hapur dhe te gjejnë zgjidhjet me re mira. Pas datës 8 çdo gjë do jete me e bukur dhe plot hare. Beqaret do jene fantastike, plot dëshirë për te jetuar e për te përjetuar emocione. Priten ngjarje fantastike. Shëndeti ne tërësi do jete i mire nëse çlodheni me tepër dhe kujdeseni për ushqimin. Çështjet e financave duhet t’i mbani gjithë kohen nen kontroll. Mundohuni te mos tundoheni dhe te shpenzoni pa mbarim. Ne pune do jete muaj pozitiv, por me ndryshime goxha te mëdha. Mundohuni te jeni te logjikshëm dhe sa me te organizuar.

HOROSKOPI E MËRKURË 1 PRILL 2020

Gjatë kësaj dite lodhja do të ndihet kudo. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, ndërkohë që ky do të jetë një moment i mirë për ndjenjat. Në punë, shtyjini për më vonë gjërat e rëndësishme.

Prilli do të nisë për ju në mënyrë shumë të rëndësishme për ndjenjat. Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe çdo gjë do të jetë më e lehtë. Puna do të ecë mirë. Disa probleme në shtëpi, do mund të zgjidhen.

Dashuria do të ecë më së miri gjatë kësaj të mërkure, ku do të keni dëshirë për të zyrtarizuar një histori dhe të hidhni hapin e parë. Gjërat do të përmirësohen duke nisur nga dita e tretë e muajit. Në punë, do të ketë përmirësime të dukshme, ku do të jeni në një fazë rikuperimi.

Mundohuni që të jeni të relaksuar dhe të mos ngarkoheni me shumë stres. Historitë që do të lindin tashmë, do të bëhen interesante shumë shpejt. Në punë, do të ketë përmirësim të ndjeshëm.

Ky është momenti i duhur për të zgjidhur ndonjë problem, por duhet të lini ankthin dhe nervozizmin mënjanë. Në dashuri, është momenti i duhur për të bërë paqe. Në punë, duhet të reflektoni mirë para se të mbyllni çështje të reja, pa harruar anën ekonomike.

Në dashuri përfitoni nga këto ditë të para të muajit, për të bërë diçka me njeriun e zemrës. Duke nisur nga dita e tretë e muajit, gjërat do të komplikohen. Rrini larg situatave në punë, të cilat nuk ju pëlqejnë.

Në këtë moment do të jeni të tensionuar dhe të mbushur me dyshime. Si në punë dhe në jetën sentimentale, mund të keni pasiguri. Nëse në dashuri ka tensione, mundohuni që të bëni paqe.

Në dashuri jo të gjithë çiftet do të rezistojnë. Megjithatë situata sentimentale do të përmirësohet dhe problemet do t gjejnë zgjidhje. Në punë, duhet të tregoheni të durueshëm.

Do të ketë tension dhe nervozizëm. Kjo gjë do të dominojë edhe në raportin në çift dhe mund të inatoseni aq sa të nisë një debat i furishëm. Bëni mirë që ti zgjidhni me diplomaci problemet në çift. Në punë gjërat do të ecin ngadalë.

Në dashuri është momenti i vendimeve dhe sqarimeve. Mund të keni dëshirë që të hidhni një hap të rëndësishëm për jetën në çift, por bëni mirë që të verifikoni fillimisht se çfarë mendon partneri/ja.

Venusi do të hyjë shumë shpejt në shenjën tuaj, duke favorizuar dashurinë. Çiftet që kanë kohë bashkë, janë ata që rrezikojnë më shumë. Ata që prej pak kohësh kanë ndryshuar punë, mund të fillojnë më në fund që të gjejnë zgjidhje.

Dashuria do të jetë e komplikuar, për shkak se Venusin do e keni kundër. Mund të jeni të përhumbur në mendime, për shkak të dikujt nga e kaluara juaj. Në punë ecni më ngadalë, pasi duhet shumë kujdes për të gjetur zgjidhjet e duhura

HOROSKOPI E MARTË 31 MARS 2020

Dashuria do të ecë më së miri. Venusi do të ketë ndikim tranzit, duke iu favorizuar për disa javë. Keni dëshirë për stabilitet dhe për të zyrtarizuar një histori që po jetoni. Vlerësoni me kujdes propozimet që do të merrni në punë.

Venusi është ende në shenjën tuaj dhe do të ketë ndikim mjaft të favorshëm për dashurinë. Duhet të arrini që të shprehni hapur idetë tuaja, atë që mendoni dhe këtë gjë mund ta bëni duke u acaruar. Në punë, mund t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.

Ky është një moment i mirë sa i takon dashurisë, ndaj mos shtyni asgjë. Bëni kujdes vetëm ndaj çështjeve të mbetura të pazgjidhura nga java e kaluar, pasi mund të ketë probleme me dokumentet.

Në këtë moment është si të përballeni me një rizgjim emocional, ndaj përfitoni për të organizuar diçka të bukur. Puna në këtë periudhë do të jetë mjaft e komplikuar.

Në dashuri do të ndiheni nën presion. Kujdes dhe vëmendje duhet blerje dhe çështjet ekonomike. Vlerësoni mirë çdo mundësi biznesi.

Ky është një moment reflektimi i cili duhet shfrytëzuar për të kuptuar më mirë se në cilin drejtim doni të shkoni. Në dashuri mund të vendosni që të ndërprisni një lidhje e cila nuk ju kënaq. Duhet të bëni durim në punë, pasi gjithçka duhet të jetë perfekte. Ndërkohë do të ketë nervozizëm.

Jeni mjaft të stresuar dhe kjo gjë mund të shkaktojë diskutime edhe kur nuk ka nevojë. Mundohuni që të rrini larg nga konfliktet. Çiftet e konsoliduara, mund të mendojnë për të ardhmen.

Në dashuri do të keni mundësi që të merrni frymë, pasi Hëna është mjaft e favorizuar. Në punë është i rëndësishëm komunikimi, pasi kjo nuk është një periudhë e favorshme.

Kjo është një periudhë stresuese dhe e mbushur me tensione. Kjo gjë do të dominojë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Nuk do të jeni në humorin e duhur, pasi ka shumë gjëra rreth të cilave duhet të mendoni.

Nëse jeni përballur me konflikte në jetën në çift, situata nuk është zgjidhur plotësisht. Duke nisur nga prilli, situata do të jetë më pozitive. Në punë, mund të kërkoni këshillën e një personi të besuar.

Lëreni pesimizmin mënjanë dhe mundohuni që të jeni sa më pozitiv. Mëngjesi i së martës do të jetë mjaft i favorshëm sa i takon ndjenjave. Mundësi të mira do të ketë edhe në punë.

Kjo është një periudhë e mirë sa i takon punës, ku do të ketë mundësi të mira për të ardhme. Në sferën sentimentale do të ketë nervozizëm dhe gjërat nuk do të shkojnë ashtu si ju doni

HOROSKOPI I JAVËS 30 MARS – 5 PRILL 2020

 

Dashi21. mars – 20. prill

Do jeni shumë joshës me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe do e bëni atë të ridashurohet marrëzisht pas jush. Fundjava do jetë si një muaj mjalti. Beqarët do jenë më optimistë dhe do keni besim se gjithçka do ju ecë si ata kanë dashur. Nëse dikush ju pëlqen shumë mirë është të mos ndalen derisa ta afrojnë pas vetes. Shpenzimet do i kryeni gjithë kohës me plane dhe do mbani gjithmonë mënjanë disa para për çdo rast rreziku. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Duke rrezikuar edhe me ushqimin dhe duke mos u treguar të matur në punë mund të përballeni me probleme. Në punë do keni vullnet dhe do i kaloni pengesat. Familja e qete.

Demi21. prill – 21. maj

Kjo javë do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Çdo ditë do përjetoni ndjesi dhe emocione të reja dhe do ndiheni si në ëndërr. Partneri do ua tregoje gjithë kohës se çfarë ndjen. Beqarët ditët e para do kenë të njëjtin status, por njohjet e reja nuk do mungojnë. Në fund të javës mund edhe të hidhni ndonjë hap më tutje. Financat do jenë goxha te dobëta. Edhe pse nuk rrezikoni katastrofa te mëdha, e mira do jetë të bëni kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë i mirë. Do ndiheni në formë dhe aspak te dobët moralisht. Në punë do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa të arrini ku dëshironi. Atmosfera në familje do jetë e ngrohtë.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Këtë javë do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do bëni të pamundurën që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e mirë. Miqtë që ju flasin keq për partnerin do i mbani larg. Beqarët do kenë shumë sukses në dashuri dhe jeta do ju marrë drejtimin më të mirë të mundshëm. Me shpenzimet sido që të jetë situata nuk duhet të bëni gjëra të palogjikshme sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni. Mendoni pak më shumë për të ardhmen. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti do jetë i përkryer. Do ndiheni edhe më në formë. Për punën do jetë periudhë e animuar ashtu si për familjen.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kjo javë do jetë vendimtare për ata qe janë në një lidhje. Mendohuni mirë para se të merrni çdo lloj vendimi sepse nga kjo do varet e ardhmja. Beqarët do jenë të vendosur ta gjejnë personin e duhur dhe do e afrojnë atë. Nuk do ngurrojnë as t’i shprehin në çdo moment pëlqimet. Situata financiare do fillojë dalëngadalë te përmirësohet sepse ju do shpenzoni me maturi dhe dikush do ju ndihmoje me një shumë të majme. Rezistenca fizike do jetë e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni me mire. Në punë do jeni të papërqendruar dhe nuk do dini çfarë te bëni. Kujdes sepse po vazhduat kështu do përballeni me probleme. Familja e qetë.

Luani23. korrik – 22. gusht

Nëse nuk i qëndroni besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj jave ka rrezik që jo vetëm ta humbni atë njëherë e përgjithmonë, por edhe të krijoni një imazh shumë të keq për veten. Veprimet tuaja do jenë të pajustifikuara. Beqarët do kenë veçse disa takime pa interes dhe do mbeten ashtu siç kanë qenë. Gjendja financiare ka për të qenë e shkëlqyer. Do jeni në gjendje t’i bëni me kujdes llogaritë para se të shpenzoni dhe do shmangni problemet. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha më i mirë se disa ditë më parë. Në punë asgjë nuk do ju duket e pamundur dhe do jeni mjaft energjikë. Marrëdhënia me familjarët do jetë e ngrohtë.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Edhe nëse keni kohë që jeni ne një lidhje nuk duhet ta teproni me asgjë këtë javë. Partneri nuk do jetë shumë në humor për të dëgjuar shakatë tuaja. Beqarët do kenë takime premtuese dhe mund të nisin një histori të bukur dashurie. Më në fund jeta juaj do ketë ndryshime pozitive. Edhe financat mund të përmirësohen nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi. Planetët gjithsesi do jenë në anën tuaj. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Nëse praktikoni ndonjë sport do ndiheni akoma edhe më mire. Ne punë nuk do arrini dot ta përfundoni ne kohë atë qe keni nisur dhe do merrni kritika. Edhe me familjaret punët nuk do i keni mirë.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Ka rrezik te përballeni me surpriza jo te mira gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah nuk do toleroni ne asnjë moment. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri dhe sërish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston. Në planin financiar do ju ndjekë fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihmë pa qenë shumë vonë. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës dhe në fund te javës do keni energjinë e dëshiruar. Në punë do keni disa përballje të forta me shefat, por në fund do e merrni atë qe keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen të tregoheni paksa kokëfortë. Në familje do keni mosmarrëveshje.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Këtë javë do rrëzoni çdo tabu dhe do ndiheni më të lirshëm ju të dashuruarit. Çdo gjë do jetë fantastike sidomos gjate të mërkurës dhe së shtunës. Kur të jeni pranë partnerit nuk do keni më as frikëra e as hezitime. Beqarët do gjejnë personat që do ju përshtaten më shumë nga të gjithë dhe do vendosin të hedhin hapa para. Në planin financiar fati do mbetet gjithë kohës në anën tuaj kështu që situata do ketë ose thjesht stabilizim ose përmirësime. Shëndeti mund të ketë vetëm disa probleme të vogla nervore, asgjë më shumë. Në punë do iu jepni prioritet çështjeve më të rëndësishme dhe do merrni përgëzime. Familja plotësisht e qetë.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Përgatituni për të përjetuar momente me pasion intensiv gjatë kësaj jave. Nuk do keni asnjë lloj problemi me atë që keni në krah, përkundrazi do zgjidhni edhe disa hatërmbetje të së shkuarës. Beqarët do kenë mundësi të fillojnë lidhje të këndshme, por do preferojnë të mos hedhin hapa. Çështjet financiare do marrin vëmendje goxha të madhe. Nuk do keni vështirësi me menaxhimin e tyre dhe gjithçka do e bëni në mënyrën më të mirë të mundshme. Shëndeti në disa momente mund të ketë probleme të vogla si pasojë e mini aksidenteve të papritura. Në punë do i zbatoni më së miri projektet që keni menduar dhe do kënaqeni. Jeta familjare do jetë e ngrohtë.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Venusi do kujdeset veçanërisht për ju gjatë kësaj jave dhe do e mbrojë jetën në çift nga çdo e papritur. Bashkëpunimi do jetë i adhurueshëm kështu që falë tij do zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vjetra. Beqarët do adhurojnë dashuriçkat sekrete dhe sot në fakt mundësitë do i kenë të njëpasnjëshme. Buxhetin do dini si ta organizoni si duhet dhe me ndihmën e të afërmve do mund të shlyeni edhe borxhet. Shëndeti do ketë përmirësime, por ende nuk do jeni në gjendjen perfekte. Nëse keni qenë të sëmurë do fitoni më shumë rezistencë. Në punë do ju rizgjohet ambicia dhe keni për të arritur lart e më lart. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Marsi premton një javë të ngrohtë për ata që janë në një lidhje. Do jeni edhe më shprehës dhe nuk do lejoni persona të tretë t’ua prishin harmoninë. Beqaret do tërhiqen nga persona me te mëdhenj ne moshe pasi ata do ju japin me shume siguri dhe besim. E mira është qe te mos nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do keni fat me shumice, por kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni duke i mbajtur sytë mbyllur. Shëndeti herë pas here mund te jetë delikat dhe kjo për shkak të nervozizmit dhe stresit qe do ju pushtoje gjithë kohës. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe askush nuk do ju ndale dot. Jeta familjare do jete si zakonisht.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Yjet do ju përkëdhelin së tepërmi këtë jave ju që jeni në çift dhe do ua bëjnë jetën akoma më të bukur. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah. Beqarët edhe pse do kenë shume mundësi për të krijuar një lidhje duhet të bëjnë kujdes. Jo të gjithë personat mund t’iu përshtaten. Në planin financiar çdo gjë do shkojë mirë. Do tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet dhe do mund të kryeni transaksionet e dëshiruara. Shëndeti nuk do jetë problematik, por duhet të bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Puna do ecë goxha përpara dhe do sjellë përfitime në të ardhura. Do ndiheni mire për arritjet. Me familjarët do keni diskutime të gjata.

HOROSKOPI E HËNË 30 MARS 2020

Është një moment me ngarkesë të madhe stresi, për shkak të shumë angazhimeve në punë, të cilat kërkojnë më shumë energji fizike dhe mendore. Fatmirësisht do arrini që të përballni çdo gjë me diplomaci dhe qetësi.

Ditët në vijim do të përqendrohen vetëm në dashuri, ku mund të jeni të tensionuar për shkak të raportit në çift. Nuk përjashtohet mundësia që të përballeni edhe me ndonjë moment dramatik.

Do të shijoni një ndikim mjaft pozitiv të yjeve. Ditët në vijim janë mjaft interesante, pasi keni mundësi që të çoni përpara projekte të reja dhe më stimuluese në punë.

Në dashuri, nëse dikush mundohet që t’iu lërë pas dore, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të kuptoni se çfarë po ndodh përreth. Mos ndërmerrni një sjellje shumë të shkëputur, pasi mund të hasni në situata të vështira për tu menaxhuar.

Pavarësisht vështirësive të periudhës së fundit, tashmë do të keni mundësi që të hiqni ndonjë gur nga këpucët. Ruani qetësinë nëse ndonjë koleg do ju fajësojë për problemet e punës.

Do të keni një raport shumë special me të tjerët. Entuziazmi do të dominojë edhe tek çiftet që janë bashkë prej shumë kohësh. Kjo është një periudhë e mirë edhe sa i takon frekuentimeve.

E hëna do të jetë mjaft e favorshme në punë, ku do të merrni kënaqësi të mëdha dhe do të shihni se do ju njihen sforcimet. Situata më të komplikuara mund të lindin, nëse dikush mundohet që t’ua hedhë në mënyrë të pandershme.

Nuk do e keni të lehtë të pranoni pasiguritë dhe xhelozitë. Në disa raste do të ngacmoheni me partnerin/en, gjë që do të shkaktojë situata të mëtejshme tensionuese. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi çdo gjë mund t’iu kthehet kundër.

Mund ta shfrytëzoni këtë periudhë për të krijuar kushte të përshtatshme për të ardhmen. Kjo është një periudhë shumë interesante sa i takon dashurisë. Sidomos ata që janë vetëm, mund të kenë takime pozitive stimuluese.

Keni kaluar një periudhë të gjatë me vështirësi dhe lodhje, por po e kaloni shumë mirë. Ajo që ka rëndësi, është të vijoni të shikoni drejt së ardhmes me interes dhe pa u kushtëzuar nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën.

Vijon për ju një moment i ngarkuar dhe i vështirë. Kjo nuk është periudha ideale për të çuar përpara zgjedhje shumë drastike dhe impenjative. Ju leverdis që të angazhoheni dhe të ruani qetësinë, në pritje të kohëve më të mira, të cilat do të vijnë shumë shpejt.

Ky nuk është një moment i mirë për dashurinë. Jeni duke jetuar një ditë me ulje ngitje dhe sjellja juaj mund të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve. Ka emocione të cilat do ju përfshijnë furishëm, madje mund t’iu shtyjnë drejt një tradhtie.

HOROSKOPI E DIEL 29 MARS 2020

Mërkuri në kundështim me shenjën tuaj do të ndërlikojë sot marrëdhëniet me të tjerët. Vetëm me diplomaci do të jeni në gjendje t’i ktheni keqkuptimet në raste për të përfituar prej tyre. Beqarët do duhet të mbajnë larg ata njerëz që duan të udhëheqin. Mos hiqni dorë përballë disa rrethanave që mund t’ju dekurajojnë. Mësoni të luftoni për atë që dëshironi.

Jini të sinqertë me gjysmën tuaj, edhe kur disa gjëra nuk janë të këndshme për të thënë më mirë. E vërteta del gjithmonë, prandaj harrojini për gënjeshtrat! Beqarët do kenë shumë mundësi për t’u çlodhur dhe të kalojnë një ditë shumë interesante. Disa mërzitje në punë për shkak të thashethemeve të shokëve do t’ju bëjnë të dëshpëroheni. Reagoni dhe tregohuni këmbëngulës.

Është një kohë e mirë për të dalë nga disa probleme sentimentale që ju rrethojnë, megjithatë ngjarjet e sotme mund të bëjnë që të ndryshoni mendimin tuaj për disa njerëz. Ata që janë vetëm do të duhet të përpiqen të qëndrojnë larg personave që janë një humbje kohe. Planifikimi i së ardhmes suaj po shkon mirë, shumë gjëra do të materializohen sot.

Ka ardhur koha për të zyrtarizuar një marrëdhënie në të cilën keni investuar të gjitha pritjet tuaja. Do të ketë gjithashtu shenja të rimëkëmbjes në ato çifte që kanë qenë në krizë. Sot Jupiteri do të inkurajojë takimet e duhura për beqarët që besojnë në dashuri. Sot do të ketë një vendim të rëndësishëm për të bërë dhe ju do të duhet të vendosni nëse do të pranoni apo jo një propozim që ju është bërë.

Sot mund të ketë pengesa dhe prova për të kapërcyer, por sigurohuni, nëse jeni një çift i qëndrueshëm, asgjë nuk do të gërvishtë lidhjen tuaj. Kujdes, megjithatë, njerëzit ziliqarë do të jenë në gjendje të komplotojnë pas jush. Pak lajme për beqarët, pasi jeni të hutuar, nuk do ta njihni dashurinë! Do të keni mundësitë e duhura për të përmirësuar pozicionin tuaj. Nëse keni probleme, besojuni vetëm njerëzve që ju besoni.

Një ndjenjë e lehtë pakënaqësie do t’ju bëjë që sot të grindeni me të dashurin tuaj pa asnjë arsye. Ju e dini mirë që fjalët lëndojnë, kështu që përpiquni të mos e teproni! Dashuria duket shumë larg për beqarët, ata ende do të duhet të presin! Dita shumë e zënë, do të keni situata komplekse para jush me të cilat duhet të përballeni me një zgjidhje të shpejtë.

Parajsa është pozitive dhe gjithçka duhet të jetë mirë. Venera është në pamje të mirë dhe do t’ju japë mundësinë të mirëprisni çdo lajm. Ditë e mirë për beqarët, planetët duket se janë të gatshëm t’ju mbështesin në të gjitha veprimet tuaja. Megjithëse ju keni marrë vendime shumë shpejt për momentin, nuk keni asgjë për tu ankuar dhe puna po përparon mirë.

Besoni përshtypjet tuaja dhe nëse po kaloni një periudhë sentimentale paqësore, mund të jeni i sigurt se do të zgjasë. Sigurisht, durimi është gjithashtu i nevojshëm, kështu që tregoni që keni mjaft. Beqarët do të bënin më mirë për të mos diskutuar me miqtë për disa gjëra të vogla. Sot mund të merrni një ndihmë të papritur që do t’ju ndihmojë shumë të rikuperoheni nga një problem që ju ka lënduar.

Do të ketë çështje për tu zgjidhur në familje dhe tensioni mund të degjenerojë në dialog e diskutime të pakëndshme. Sidoqoftë, shmangni lëshimin e zemërimit tuaj ndaj partnerit. Sot beqarët do jenë në gjendje të bëjnë njohje të reja gjithashtu shumë interesante. Në punë është më mirë të mos komentoni ose të shprehni mendime radikale, çdo përgjigje mund të përdoret kundër jush.

Sot do të ketë keqkuptime në dashuri dhe disa probleme të vogla me familjarët. Por mos u shqetësoni, me aftësinë tuaj për të menaxhuar gjërat, ju mund ta ktheni situatën me kokë poshtë me elegancë. Është koha për të organizuar një udhëtim ose pushime, beqarët nuk presin asgjë tjetër! Disa gabime në punë mund të ndryshojnë planet tuaja. Mos u nervozoni dhe mos u bëni optimistë.

Ditë dinamike e mbushur me takime, gjithçka rrotullohet rreth partnerit dhe nuk do të humbisni një mundësi për të dhënë impuls në marrëdhënie. Dielli dhe Mërkuri sot sugjerojnë beqarët për të mbrojtur privatësinë e tyre. Perspektiva të mira për një rikuperim të shumëpritur. Më në fund diçka po lëviz në horizont.

Një marrëdhënie që ka ulje dhe ngritje, ju bën të ndiheni plotësisht të pasigurt. Bëni gjithçka për të gjetur ekuilibrin tuaj dhe të flisni qartë me personin në fjalë. Mërkuri në mbrëmje promovon dialog dhe madje beqarët do të jenë në gjendje të kapërcejnë disa vështirësi. Sot mund të merrni kritika për sjelljen tuaj me eprorët tuaj, duke pasur parasysh motivimet tuaja

HOROSKOPI E SHTUNË 28 MARS 2020

Nëse ka situata të mbetura pezull, tashmë ka ardhur momenti që të flisni hapur. Vetëm pasi të sqaroheni do të ndiheni më të qetë.

Është e kotë që të kapeni pas situatave të së kaluarës të cilat nuk ju përkasin më. Tashmë ka ardhur momenti për tu kthyer në lojë dhe të mos frikësoheni.

Duhet të kaloni çdo pengesë që është e jashtme por që ka ndikim tek ju. Mund të ketë shpenzime shtesë, si dhe ndryshime lidhur me personat që ju rrethojnë.

Do të keni ndikim të favorshëm të yjeve, për të dashuruar më shumë. Është e kotë që të merreni me çështje të së kaluarës, pasi tashmë ka persona që ju mbështesin.

Nëse dikush ju ka krijuar probleme, tashmë duhet të kaloni një sërë vështirësish. Ndërsa kush prej të lindurve të kësaj shenje ka pësuar një ndarje apo krizë, mund të përballet me një kthesë pozitive.

Në dashuri, tashmë do të keni mundësi që të gjeni një mbështetje apo bashkëpunim me leverdi. Një person të cilin e keni afër, mund të ketë një zgjedhje të dyjëzuar. Mirëpo ky është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi dhe mundësi.

Në këtë moment nuk iu pëlqen që të mbeteni të mënjanuar, por kur do përballeni me probleme, mirë është që të reflektoni. Kjo ditë do të sjellë zhvillime me leverdi.

Ndikimi i kundërt i Marsit, do ju shkaktojë stres të madh. Do të ketë rikuperim të ndjeshëm energjie, ndaj nuk duhet ta vlerësoni këtë periudhë.

Duhet të mundoheni që të keni më shumë kurajo dhe të shmangni personat të cilët ju tensionojnë. Keni nevojë për të gjetur kushte më të mira për të vepruar.

Nuk i toleroni ata që futen në çështjet tuaja. Jeni natyrë e rezervuar dhe për këtë arsye shmangni personat të cilët nuk dinë të jenë të matur. Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë.

Është e rëndësishme që të pushoni më shumë, për të kaluar një problem. Do të keni mundësi që të përmirësoheni në raport me javët e kaluara.

Do të ketë probleme të cilat duhen kaluar. Nëse në dashuri nuk po merrni vëmendjen që pretendoni, atëherë mund të vendosni që ta kërkoni tjetërkund.

HOROSKOPI E PREMTE 27 MARS 2020

Keni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë interesante nga pikëpamja sentimentale.

Nëse mundeni, eliminoni disa angazhime nga axhenda juaj, për të gjetur më shumë kohë për të menduar. Duhet të reflektoni mirë, pasi ka gjëra që mund ti keni bërë gabim.

Në këtë periudhë jeni shumë të lodhur për shkak të punës. Keni nevojë për kohë për të vlerësuar dhe njohur më mirë dashurinë, ndaj krijoni më shumë hapësirë për ndjenjat.

Do të ketë një rënie energjie, kjo për shkak të angazhimeve të shumta. Hëna do të jetë në kundërshti me të lindurit e kësaj shenje, sidomos në momente tensioni.

Yjet ju mbështesin dhe ju bëjnë më të fortë. Do të keni dashurinë në anën tuaj, por edhe disa miqësi të reja dhe takime të vjetra. Por pavarësisht të gjithave, sa i takon punës jeni të pakënaqur.

Gjatë këtyre ditëve ndiheni të rënë moralisht. Por kjo situatë është më se normale, pas angazhimeve që keni patur dhe zhvillimeve të reja që kanë ndodhur.

Kur keni probleme, mundoheni gjithmonë që të gjeni një mënyrë për ti zgjidhur sa më parë. Vendosmëria juaj, ju lejon që të siguroni shumë avantazhe.

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë zgjedhje konstruktive të cilat do të realizohen si në punë, edhe në sferën sentimentale. Bëni mirë që të shmangni diskutimet në familje, pasi mund të ketë debate lidhur me paratë.

Do të transmetoni energji pozitive tek njerëzit që keni pranë. Kur bëni një gjest bujarie, mos prisni shpërblim, pasi gjithçka që duhet të prisni është mirënjohje.

Në dashuri, nuk duhet të tregoheni të mbyllur brenda vetes, pasi do të ketë disa mundësi të mira si dhe rikthim pasioni. Pritet të përjetoni emocione të bukura.

Ju pret një periudhë aspak e lehtë për ndjenjat, ku nëse ka sqarime për të bërë, mund të jetë mirë që ti shtyni. Gjatë javëve të fundit keni pasur probleme fizike, por tashmë mund të ketë përmirësime dhe të ndiheni më mirë.

E premtja do të jetë një ditë e qetë, ku më në fund, pas një periudhe të ngarkuar me stres, do të gjeni pak qetësi. Në punë, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një ekuilibër të mirë, por ekziston mundësia që të merrni më shumë

HOROSKOPI E ENJTE 26 MARS 2020

Kjo do të jetë një ditë e mirë për dashurinë dhe emocionet, ku ekziston mundësia e rikuperimit pas një momenti jo shumë të favorshëm. Në punë, mund të merrni lajme të mira, veç mundohuni që të mbani situatën nën kontroll.

Pavarësisht lodhjes që do të ndjeni, planetet janë në anën tuaj. Venusi dhe Hëna do të hyjnë në shenjë, duke sjellë zhvillime të frytshme në dashuri. Në punë, zgjidhjet nuk do të mungojnë, veç bëni kujdes me impulsivitetin.

Gjërat do të ecin më mirë dhe situata do të përmirësohet më tej në javët në vijim. Kjo vlen sidomos në dashuri, ku mund të bëni projekte për të ardhmen.

Keni nevojë për ndonjë ditë relaksi. Pasditja do të jetë momenti më i mirë sa i takon ndjenjave. Në punë, mund t’iu duhet të nxirrni në pah idetë tuaja.

Mëngjesi është momenti i ditës në të cilin duhet të bëni shumë gjëra, ndaj mos i shtyni për më vonë. Keni nevojë që të relaksoheni.

Është momenti i ndryshimeve të mëdha. Me afrimin e muajit prill, do të përfundojnë disa histori që nuk ecin. Në punë, diçka do të ndryshojë dhe ndoshta për më mirë.

Mundohuni që të relaksoheni dhe të mos lodheni shumë. Përmirësime të ndjeshme do të ketë në dashuri. Ndërsa në punë, disa ndryshime do ju stresojnë.

Ju pret një e enjte e tensionuar. Nëse jeni duke jetuar mes dy historive, duhet të bëni një zgjidhje. Mërkuri ju ndihmon në marrëdhëniet e punës.

Ky është moment vendimtar për ndryshime. Në dashuri, nëse ka probleme, ka ardhur momenti për të vendosur se çfarë duhet të bëni. Në punë, do të merrni në konsideratë disa mundësi.

Dashuria do të jetë në burim stresi dhe ndoshta do ju duhet të merrni një vendim, por jeni të mbushur me dyshime, shkruan noa.al. Në punë, Hëna do të sjellë energji të mira pozitive.

E enjtja do të jetë mjaft stresuese dhe kërkon kujdes. Në dashuri mund të ketë ndonjë problem të vogël. Nëse do të merrni propozime profesionale kushtojuni vëmendje dhe shqyrtojini mirë.

Duhet të rikuperoni gabimet e bëra në të kaluarën në dashuri, pasi ka gjëra që kërkojnë përmirësim. Bëni kujdes me financat, pasi në shpenzimet e shtëpisë ka diçka që nuk përputhet. Në punë, situata është pozitive.

HOROSKOPI E MËRKURË 25 MARS 2020

Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft të tensionuar. Në dashuri do të ketë vendosmëri. Ndërsa puna kërkon kujdes, sidomos sa i takon marrëveshjeve. Bëni mirë që të mendoni lidhur me atë që thoni.

Do të ketë një përmirësim sa i takon shëndetit fizik. Në dashuri ekziston një mundësi, edhe për ata që kanë kohë që nuk janë në një lidhje. Puna do të ecë mirë dhe ky do të jetë nju moment i rëndësishëm.

Mundohuni që të pushoni disi, pasi do të ndiheni pak të lodhur. Ndjenjat do të kenë rikuperim të ndjeshëm. Në punë dhe çështjet financiare duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të sqaroni disa gjëra.

Në këtë moment jeni mjaft të lodhur dhe nervoz. Kjo gjë mund të reflektojë në dashuri dhe në raportin në çift. Mundohuni që të shmangni konfliktet e kota në punë.

Gjatë kësaj dite do të ndiheni pozitiv, por nuk do të mungojnë problemet. Në dashuri ka diçka të pazgjidhur, ndoshta çështje xhelozie. Ka ardhur momenti për sqarim. Në punë do të ketë probleme, por mund të vijë edhe një lajm i mirë.

Do të ketë përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj të mërkure, por sapo të mundeni, përpiquni që të pushoni. Raportet me të lindurit e shenjës së demit, bricjapit dhe gaforres, do të jenë të mira dhe mund të ketë projekte të frytshme. Edhe sfera profesionale do të jetë mirë, pasi ka pritshmëri të frytshme.

Lodhja, tensioni dhe nervozizmi janë tre karakteristikat e gjendjes shpirtërore të kësaj dite. Mundohuni që të mos përfshiheni në diskutime të kota.

Mund të vijë ndonjë lajm i mirë i cili do ju bëjë më të qetë. Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi mund të ketë probleme të cilat do ju bëjnë që të ndiheni të tensionuar. Propozime interesante do të ketë në punë.

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme dhe gjatë saj do të arrini që ti shikoni gjërat më pozitivisht. Ky është momenti i duhur për takime. Në punë do të jeni më të mbrojtur.

Ju pret një ditë tensionuese, ku gjatë saj gjërat nuk do të ecin siç dëshironi. Mundohuni që të mos përfshiheni në debate dhe zënka. Në punë propozimet që do të merrni, nuk do ju bindin.

Këtë të mërkurë do e shijoni me më shumë energji, ndaj shfrytëzoheni në mënyrën e duhur dhe mos e çoni dëm. Hëna do të jetë në favorin tuaj.

Në dashuri, duhet të tregoni kujdes ndaj kritikave. Nga ana tjetër puna dhe bashkëpunimet do të ecin më së miri.

HOROSKOPI E MARTË 24 MARS 2020

Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashurie te cilat kane për te qene afatgjata. Me financat gjerat nuk do shkojnë si duhet. Nuk do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni ne mënyrë qe situata te mbetet e stabilizuar.

Do flisni shume hapur me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i sqaroni te gjitha problemet e vogla qe keni pasur. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni. Beqaret nuk do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe te hiqni para mënjanë.

Ndjenjat pe rate qe keni ne krah do jene te thella sot. Çdo moment do jete shume me i veçante për ju dhe do ndiheni here pas here si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet te shohin me kujdes çdo ftese qe do ju behet sepse përndryshe mund t’iu ikin mundësi te mira nga duart. Ne planin financiar problemet do zhduken si me magji.

Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.

Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.

Dita e sotme nuk do jete aspak rutine për ata qe janë ne një lidhje. Përkundrazi personat qe kenë ne krah do i çojne neper vende te panjohura dhe do i surprizojne ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie plot pasion dhe qe do ju sjelle kënaqësi te mëdha. Gjendje e te ardhurave nuk do jete e keqe. Do jeni me te qete për këtë arsye.

Do i qaheni partnerit sot për sjelljen jo te mire qe ka pasur kundrejt jush kohet e fundit. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te vogla. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e kane pasur shok fëmijërie. Gjerat ndryshojnë me kalimin e kohëve. Financat do jene delikate. Nuk është absolutisht koha për te shpenzuar shuma te konsiderueshme.

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Do lindin probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite lidhur me një trashëgimi. Tregohuni realiste dhe mos thoni gjera te pamenduara. Beqareve do iu jepen mundësi pa fund për njohje te reja kështu qe nëse do duan vërtet mund te ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene shume delikate. Lëvizjet e gabuar mund t’iu shkatërrojnë tërësisht.

Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Fatmirësisht nuk do ketë as debate apo konflikte te renda. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm, prandaj shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene te këqija, por jo ne gjendjen e duhur për te kryer investime te tejskajshme.

Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

HOROSKOPI E HËNË 23 MARS 2020

Fillimi i ditës do të jetë e qetë, prandaj ju do të jeni në paqe me të gjithë. Jeni gati të shijoni çdo moment, megjithatë, dilni nga paqartësitë e çiftit dhe përpiquni të sillni ekuilibër tek ndjenjat tuaja. Beqarët do duan të shoqërohen me një person të veçantë. Puna sot mund t’ju japë shumë kënaqësi financiare, projektet po lulëzojnë.

Ata që kanë përjetuar një histori ku kishte pasiguri, sot do ti japin fund këtyre ndjenjave. Jupiteri dhe Neptuni parashikojnë ndryshime interesante, gjë që i bën të mendojnë se asgjë nuk bëhet me detyrim. Venera është pozitive për zemrat e vetmuara të cilat do të jenë intriguese dhe do të joshin një person në shikim të parë. Yjet paralajmërojnë një periudhë shumë pozitive për karrierën tuaj, prandaj mos mendoni për të kaluarën dhe ecni përpara.

Nëse jeni çift, do të jeni në gjendje të planifikoni të ardhmen tuaj. Ata që synojnë të krijojnë diçka konstruktive nuk duhet të bëjnë asgjë, por të angazhohen seriozisht! Do të ketë takim befasues për beqarët, shumë prej jush do të bëjnë miq të rinj që do ju marrin zemrën. Perspektiva të reja premtohen për të ardhmen pasi Mërkuri mbron çdo nismë tuaj.

Do të jetë një ditë e rëndë pasi konfliktet me partnerin janë zhdukur, por mungesa e komunikimit po cënon edhe intimitetin. Beqarët e shenjës do të duhet të marrin në dorë fajin e fatit të tyre dhe të përkrahin iniciativat. Mos diskutoni për probleme të vogla me kolegët tuaj dhe rezervoni energjinë tuaj për çështjet më të rëndësishme.

Dashuria po lulëzon, çiftet e qëndrueshme sot gjejnë momente dialogu mbi temat e zakonshme dhe në realizimin e një projekti. Beqarët do kenë mundësinë të bëjnë takime të papritura që mund të jenë me fat dhe të ndryshojnë jetën e tyre. Kujdes në dialog, kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni me një epror.

Komunikimi me të dashurin tuaj do t’ju bëjë që të ndani pasionet dhe qëllimet, duke sjellë një ndjenjë që menduat se kishit humbur. Një lajm i mirë vjen edhe për beqarët, të cilët do të kenë takime të këndshme. Ndryshime të mëdha po ndodhin, Marsi ju jep forcë, kurajo dhe vendosmëri dhe do të përballeni me gjithçka në mënyrën më të mirë.

Nëse jeni çift sot mund të zyrtarizoni një marrëdhënie që ju intereson shumë. Do të ketë momente ku do të planifikoni të ardhmen, siç është organizimi i një martese ose një udhëtimi. Beqarët janë pak shpërqendruar dhe kanë pak dëshirë për tu shoqëruar. Ka filluar periudha e ndërtimit, ju do të prireni të filloni nisma të reja dhe të konsolidoni projektet.

Dëshira juaj do të rindezni një marrëdhënie që dukej e destinuar të përfundonte, do të gjeni një përgjigje pozitive nga ana tjetër dhe do të kënaqeni. Nëse jeni beqar dhe ëndërroni një dashuri romantike, së shpejti do të kënaqeni. Ka ardhur koha për të parë të ardhmen, për t’u përqëndruar në objektivat që duhen arritur, madje edhe në ato që duken të tepërta.

Çiftet e qëndrueshme do të jenë në gjendje të ndajnë momente relaksi dhe argëtimi, dikush mund të shpërqendrohet dhe të kënaqet në flirtime të papritura. Beqarët kanë një dëshirë të madhe për t’u argëtuar dhe do i bëjnë mirë. Ju jeni plot energji dhe po punoni shumë për të realizuar projektet për të cilat keni punuar për disa kohë.

Ata që kanë vuajtur nga xhelozia e pakontrolluar do të hapin sytë dhe do të shohin gjithçka në një tjetër këndvështrim. Beqarët do përkushtohen tek histori pa rëndësi të madhe. Në funksion të ndryshimeve dhe detyrave të reja në sferën e punës, dita do të jetë e lodhshme por konstruktive.

Keqkuptimet dhe tensionet në marrëdhënien e një çifti mund t’ju shqetësojnë, por nëse ka ndjenja të sinqerta dhe të forta, asgjë nuk mund t’ju trondisë. Aventurat e reja në dashuri do i bëjnë shumë mirë beqarëve, të cilët gjithashtu mund të vendosin t’i japin fund vetmisë së tyre. Ekzistojnë perspektiva të mira për ndryshime, por do ju duhet të kërkoni mënyrën e duhur për të realizuar projektet që janë afër zemrës suaj.

Shumë prej jush sot do të realizojnë një ëndërr, mbase do të jenë në gjendje të vendosin themelet për një martesë ose një bashkëjetesë. Beqarët do jenë të papërmbajtshëm dhe do tentojnë ti joshin të gjithë. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune do të merrni një lajm të mirë. Mos kini frikë të bëni një provim ose intervistë.