DASHI **
Për të shmangur kritikat që do të ndikojnë në imazhin tuaj, kini kujdes të mos e ekspozoni veten ndaj rrezikut të gabimeve të sikletshme. Marrëdhëniet sot do shqetësohen nga një ankth delikat dhe aspekte kontradiktore, por duke filluar nga nesër do të arrini të rikuperoni ekuilibrin.
DEMI***
Imagjinata dhe ndjeshmëria do të bëhen pikat tuaja të forta dhe do t’ju ndihmojnë të zgjidhni një ngërç që kishte filluar t’ju shqetësonte. Ju mund të ndiheni të shqetësuar për marrjen e një vendimi në jetën tuaj të dashurisë: ndiqni zemrën tuaj.
BINJAKËT **
Do të keni takime të veçanta, të cilat mund të ndryshojnë të ardhmen tuaj të punës dhe pozicionin tuaj ekonomik. Shumë prej jush do të gjejnë harmoni të mirë në marrëdhënien tuaj dhe do të duan të bëjnë plane për të ardhmen. Mundohuni të jeni më altruistë.
GAFORRJA**
Një projekt që keni lënë pezull ju shqetëson pak. Mos u ulni vetëm duke munduar veten, por mbështetuni në librat e vjetër të shkollës ose kërkoni këshilla nga një ekspert: me siguri do të gjeni zgjidhjen më të mirë. Arritja në vijën e finishit do të bëhet vetëm një lojë.
LUANI***
Nëse mund ta organizoni veten mirë, do të jeni në gjendje të ecni përpara sot me punën, miqtë dhe familjen. Ndjenjat tuaja për personin që doni janë të vërteta, ndaj mos lejoni askënd të dyshojë.
VIRGJËRESHA **
Idetë do jenë pak konfuze, por nga ana tjetër sot do mund të përfitoni nga mundësitë e shumta që do mund t’i shfrytëzoni shpejt. Në anën emocionale, mos e transformoni impulsin emocional në një dëshirë për dominim.
PESHORJA***
Një Hënë e ajrosur do t’ju japë energji. Edhe pse duhet të përballoni peshën e disharmonive astrale, sot do të ndiheni të lehtë si një pendë. Sot do jeni të gëzuar dhe të shkujdesur dhe keqkuptimet e së shkuarës do ju duken të largëta. Ajo që ka vërtet rëndësi është e tashmja!
AKREPI **
Më mirë mos e lini të sigurtën për të pasigurt në këtë moment! Nuk keni energji apo para të mjaftueshme për të investuar. Qëndroni larg entuziazmit të lehtë. Para se të filloni një sipërmarrje të re, bëni shumat tuaja me kujdes.
SHIGJETARI***
Injoroni këshillat e një kolegu sepse ekziston një dyshim i fortë se ai ose ajo mund të mos jetë i painteresuar. Në fund të fundit, intuita juaj nuk ju ka dështuar kurrë. Vlerësoni ëmbëlsinë dhe pasionin e partnerit tuaj, i cili dëshiron t’ju bëjë të ndjeni gjithë dashurinë e tij!
BRICJAPI***
Të aftë dhe të mirëorganizuar, do të jeni në gjendje t’i përfundoni detyrat tuaja me efikasitetin tuaj të zakonshëm, duke mbajtur një sy në mundësitë e reja. Duket sikur keni gjetur personin e duhur për ju: ai ju admiron dhe ju do. Do të jeni në qendër të gjithë vëmendjes së tij.
UJORI**
Do të jeni të pamatur në shpenzime, në pamundësi për të kursyer apo shtyrë realizimin e dëshirave tuaja. Do të krijoni marrëdhënie të dashura dhe të përzemërta me të gjithë, do të jeni në gjendje të jepni dashuri dhe disponueshmëri shpirti. Disa do të bëjnë një pushtim të shkëlqyer.
PESHQIT***
Hëna në sekstil dhe Saturni i ankoruar në shenjën tuaj i japin karakteristikat e qëndrueshmërisë dhe kohëzgjatjes së marrëdhënieve të punës. Nëse jeni të vetmuar dhe keni dëshirë të madhe për shoqëri, shikoni përreth: dashuria është shumë më afër sesa imagjinoni.