DASHI 21/3 – 20/4Duhet t’i jepni forca vetes për të kaluar një vështirësi në marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk do pranojnë kushtet që do iu vendosen dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm.
DEMMI 21/4 – 21/5
Do të hutoheni nga mendime të tjera dhe nuk do të arrini të programoni një ngarkesë urgjente që ju është ngarkuar nga partneri/ja.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Gjithçka do t’ju ecë mirë të dashuruarve sot, por duhet të izoloni një kolege tuajën, e cila është shumë ziliqare për ju e që po përpiqet t’ju nxjerrë në dritë të keqe.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Bëni kujdes, sepse një gabim mund t’ju shkaktojë probleme në marrëdhënien tuaj në çift, kështu që mbani nën kontroll gjithçka e mos kini frikë asgjë.
LUANI 23/7 – 21/8
Sot do të keni intuitë të veçantë, e cila do t’ju ndihmojë të bëni investime të duhura në marrëdhënien tuaj në çift. Do të dini të përballoni një situatë shumë komplekse.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Sot për të dashuruarit janë parashikuar të reja të mira që do t’ju bëjnë më pozitiv dhe të disponueshëm. Do të keni një sens të gjashtë, i cili do t’ju pengojë që të mos xhelozoheni.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Do të keni mundësi që të rifitoni dhe të ktheheni në rrugën tuaj. Fantazia juaj për marrëdhënien në çift do të jetë galopante dhe nëpërmjet saj do të bëni ndryshime interesante.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do të keni mundësinë të tregoni vlerat tuaja dhe të bëheni të pazëvendësueshëm për partnerin. Ndërkohë, shmangni premtimet që më pas do të rrezikoni të mos i mbani.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Do të jeni shkëlqyeshëm dhe me plot propozime të mira, për ta kaluar këtë ditë në praninë e njeriut tuaj të zemrës. Organizoni diçka romantike me partnerin/en.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot nuk do të bëni sjelljet e zakonshme, përkundrazi, do të habisni partnerin me vendosmërinë tuaj për një aftësi organizative. Mos e lini shumë pas dore njeriun e zemrës.
UJORI 21/1 – 19/2
Do të keni mundësi që të shijoni zhvillimet pozitive të një marrëdhënie të ndrequr nga vetë ju. Por duhet të tregoni kujdes nga miqësitë false.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Ka shumë mundësi që të haseni me një mos-menaxhim të mirë të marrëdhënies suaj në çift. Do të mërziteni pak prej partnerit/s.
Komentet