VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

HOROSKOPI 4 SHTATOR 2016

By | September 4, 2016

Komentet

HOROSKOPI E ENJTE 23 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të përqendrohen më shumë te pikat e forta gjatë kësaj dite sesa te dobësitë. Punoni për të krijuar një stil jetese më të shëndetshme, bëni ushtrime fizike dhe shëtitje. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore.

Gjatë ditës do të keni mjaft momente romantike. Ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie do të diskutojnë plane për të ardhmen, ndërsa beqarët e kësaj shenje ka gjasa të dalin në një takim shumë interesant. Kjo e enjte do të jetë më e përshtatshme për të bërë plane sesa për të vepruar.

Duket sikur drama po ju ndjek në të gjitha aspektet e jetës. Madje më së shumti kjo vlen për lidhjen tuaj romantike. Përpiquni të mbani situatën nën kontroll dhe mendohuni mirë para se të veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes suaj dhe gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar.

Dikush do të ketë shumë nevojë për ndihmën tuaj sot. Tregoni durim dhe bëni më të mirë e mundshme. Ka gjasa që dikush pranë jush të ndërmarrë veprime irracionale, çfarë do të shkaktojë shqetësim për ju. Megjithatë, në mbrëmje gjithçka do t’ju duket ndryshe. Relaksohuni për të fituar energjitë për të nesërmen.

Do të jeni në kërkim të një hobi të ri. Përpiquni të bëni gjëra që ju përshtaten me personalitetin dhe mos kërkoni ndryshime të mëdha në rutinën tuaj. Bëni kujdes me financat, mos shpenzoni më shumë se buxheti juaj.

Fati do të jetë në anën tuaj sot. Ekziston mundësia të takoni dikë, që mund të ndikojë ose në marrëdhënien tuaj romantike ose në rrugën e karrierës suaj. Rekomandohet të nisni planet për të ardhmen tuaj financiare.

Kur të komunikoni me të tjerët, le të shkëlqejë sharmi dhe humori juaj. Kjo do t’ju shërbejë mirë në pothuajse çdo situatë që mund të lindë sot, veçanërisht kur të ngushëlloni dikë pranë jush, që ka kaluar në disa situata të vështira kohët e fundit. Megjithatë, përpiquni të shmangni rreziqet dhe deficitin financiar.

Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa çështje të pazgjidhura ose me zgjedhje të vështira. Nëse keni vështirësi për të marrë një vendim përfundimtar, përpiquni të pushoni për disa orë dhe të kërkoni këshilla nga persona, të cilët janë marrë me probleme të tilla më parë.

Sot mund të keni shansin për të provuar veten, për të rritur produktivitetin e biznesit tuaj. Sigurohuni nëse ajo që jeni duke bëre ju bën të lumtur, në të kundërt jeni në kohë të ndryshoni gjithçka. Pas një dite të lodhshme pune, bëni mirë ti lejoni vetes një pushim të gjatë.

Ka shumë mundësi të shtyni disa nga planet tuaja të punës. Mos lejoni që kjo t’ju shqetësojë, sepse të gjitha ndodhin për një arsye. Shikoni anën pozitive, do të keni më shumë kohë për të qëndruar me familjen, miqtë apo partnerin tuaj.

Sigurohuni të dëgjoni njerëzit që ju interesojnë sot. Edhe nëse nuk pajtoheni me atë që thonë ata, përpiquni të mos mërziteni, pasi ka shumë gjasa që ata të veprojnë nga dashuria. Merrni pak kohë për të menduar për këtë përpara se të reagoni ndaj tyre. Sot pasdite, mund të hasni disa ide, që me të vërtetë do të nxisin rrjedhën tuaj të parave.

Nëse e gjeni veten të mbingarkuar nga detyrat që duhet të kryeni gjatë ditës së sotme, përzgjidhni vetëm ato më të rëndësishme pasi do të jetë e pamundur t’ia dilni mbanë. Nuk është dita e duhur për të ndryshuar rutinën apo të pranosh dashurinë për dikë, pasi shumë gjëra mund të keqkuptohen.

HOROSKOPI E MËRKURË 22 MAJ 2019

Disa persona të caktuar duan të mirën tuaj, por këshilla e tyre mund të mos jetë e përshtatshme për situatën aktuale. Megjithatë, merrni në konsideratë çfarë thonë ata dhe përshtateni sa më  mirë. Mos u dorëzoni dhe ndiqni ëndrrat.

Shkolla e jetës do t’ju japë mësime të rëndësishme sot. Një prej tyre ka gjasa të ketë lidhje me financat tuaja. Përpiquni t’i përmbaheni buxhetit dhe të mos kryeni shpenzime të papritura, pasi rrezikoni të mbesni pa para. Ndihmoni sa herë të mundeni, por bëjani të qartë njerëzve që s’mund të përgjigjeni në çdo moment.

Merreni me qetësi punën sot dhe mos u nxitoni kur keni të bëni me çështje delikate. Kjo këshillë vlen edhe për jetën personale. Dikush të cilin ju e doni shumë, do të ketë nevojë të diskutojë disa çështje të rëndësishme. Qëndrojini pranë, ashtu sikurse ju kanë qëndruar në të kaluarën.

Do të ndiheni disi të irrituar gjatë ditës së sotme. Disa pajisje nuk do të punojnë siç duhet. Bëni shumë kujdes teksa jeni në trafik. Tregoni durim gjatë ditës dhe përpiquni të mendoni pozitivisht.

Kjo e mërkurë do të jetë një ditë mjaft interesante. Do të jeni të ngarkuar në punë, por jo gjithçka mund ta përfundoni sot. Në mbrëmje do të merrni një dhuratë, e cila do t’ju kënaqë pamasë. Gjithashtu, do të suprizoheni nga arritjet e një të afërmit tuaj në moshë të re.

Bëni kujdes me fjalët dhe veprimet tuaja. Ka gjasa që teksa përpiqeni të jepni një këshillë të vlefshme, do të përfundoni duke thënë diçka fyese. Bëni kujdes lidhur me këtë në punë. Nëse veproni kështu, gjithçka do të ecë qetësisht.

Sot do të ndiheni mjaft i motivuar. Kjo do t’ju sjellë lumturi dhe do të ndikoni pozitivisht te të tjerët. Megjithatë, ekziston mundësia që gjërat të ndryshojnë pas një takimi serioz që do të zhvilloni gjatë kësaj të mërkure.

Nëse ju duhet të ndërmerrni një vendim për punën, bëni mirë të vendosni sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbisni një mundësi mjaft të mirë. Kur të komunikoni me të tjerët, tregohuni të vëmendshëm ndaj çdo fjale.

Nuk do të jetë e mundur të keni rol drejtues në një projekt sot, edhe pse mund të jeni të përshtatshëm për atë. Megjithatë, përpiquni ta pranoni këtë dhe ecni përpara. Ka gjasa të konfliktoheni me një anëtar të familjes, i cili mund të fyhet nga fjalët tuaja.

Ka gjasa që sot të ndiheni të stresuar. Përpiquni maksimalisht për të qenë i qetë, i duruar dhe produktiv në punë. Mund të keni ide mjaft të mira sot, mund të kuptoni të vërtetën te një mik, ose t’i jepni fund një konflikti të vjetër.

Nëse ndiheni shumë të ngarkuar emocionalisht, rekomandohet të kërkoni ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka gjasa që nëse prisni më shumë, mund t’ju “kushtojë më shtrenjtë”. Kur të flisni me të tjerë, tregohuni vetvetja dhe flisni hapur.

Gjendja juaj emocionale do të ndryshojë gjatë ditës së sotme. Përpiquni të mos shqetësoheni dhe të mos ndikoni te të tjerët lidhur me këtë. Në mbrëmje rekomandohet të ndryshoni rutinën dhe të vizitoni disa miq të vjetër, ose të planifikoni pushimet.

HOROSKOP E MARTË 21 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë mjaft rezultativ në punë këtë të martë. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të konsultohen me një anëtar të familjes ose me një mik. Sa i përket jetës personale përpiquni të zgjidhni konfliktet me miqtë sa më shpejt të mundeni.

Keni shumë shanse për t’u promovuar gjatë ditës së sotme. Rekomandohet t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes dhe veçanërisht shëndetit tuaj. Përpiquni të ecni sa më shumë në këmbë dhe bëni ushtrime në ajër të pastër.

Duket sikur shefi në punën tuaj nuk i kupton nevojat e punonjësve, megjithatë mos lejoni që kjo të ndikojë në moralin tuaj. Nëse keni ndërmend të ankoheni lidhur me këtë, sigurohuni mirë para se të flisni. Ka gjasa që sot të keni fat, nëse planifikoni t’i blini artikuj të rëndësishëm.

Lërini të tjerët të merren vetë me punët e tyre. Mund të keni qëllime shumë të mira, por një person nuk mund të ndihmojë këdo. Përpiquni të fokusoheni në punën tuaj, pasi do t’ju shfaqen mundësi për rritje profesionale.

Do të jetë një nga ato ditë, ku gjithçka do të shkojë mbarë. Nëse keni ndërmend të blini diçka të kushtueshme, është dita e duhur për ta bërë këtë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm kur të bëni pagesën. Marrëdhënia në çift do të jetë e shkëlqyer.

Është e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes. Ka gjasa që të zhvilloni një intervistë të rëndësishme gjatë kësaj të marte. Përpiquni të shmangni shprehjet klishe, por ndjehuni të lirë ta shpreheni ashtu sikurse ju dëshironi.

Fokusohuni më shumë tek e tashmja dhe jo tek ato çfarë mund të ndodhin në të ardhmen e afërt, pasi kjo do të bënte që të humbnit disa mundësi të rëndësishme. Ndaj, shfrytëzoni momentin dhe përpiquni të ecni përpara.

Eksperimentet tuaja të fundit me stilin e veshjes ka gjasa që t’ju shpërblehen sot, pasi do të fitoni vëmendjen e një personi mjaft interesant. Megjithatë mos u joshni nga komplimentet e tepërta. Qëndroni pranë atyre që ju kanë mbështetur gjithmonë dhe do të ishte e udhës ta shprehnit vlerësimin për to.

Nëse sot do të keni më shumë kohë të lirë se ditët e tjera, përpiquni ta menaxhoni sa më mirë atë. Rekomandohet të merrni këshillën e një mikut tuaj lidhur me këtë. Bëni shumë kujdes nëse keni ndërmend të bëni blerje të ndryshme këtë të martë.

Mund t’ju vijë një ide sot, e cila do t’ju duket brilante. Partneri/partnerja mund të kërkojnë më shumë vëmendje nga ana juaj dhe ka gjasa të shfaqen probleme mes jush, te cilat do të kalojnë shpejt. Bëni kujdes me regjimin ushqimor.

Mund t’ju kërkohet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm. Ka gjasa t’ju duhet të hiqni dorë nga një marrëdhënie e papërcaktuar. Analizoni çdo detaj lidhur me një vendim të mundshëm dhe tregohuni të fortë për të zgjedhur opsionin më të mirë.

Dita e sotme nuk do të shkojë ashtu sikurse ju e kishit menduar, sidomos nëse nuk keni fjetur aq sa duhet. Vëzhgoni me kujdes njerëzit rreth jush dhe tregohuni të gatshëm nëse dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

HOROSKOPI I JAVËS 20-26 MAJ 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jetë aspak e qete gjate kësaj jave. Do e acaroni gjithë kohës partnerin tuaj dhe ai ne një moment mund te shpërthejë. Përgatituni te dëgjoni gjera qe do ju lëndojnë. Beqaret do ndihmohen nga Mërkuri që do jetë pozicionuar më së miri. Ata do çlirohen pasi më në fund sepse do gjejnë një person te përshtatshëm me te cilin mund te krijojnë lidhje shume te bukura. Në planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do dini si ta menaxhoni situatën me maturi. Shëndetin do ua mbroje gjithë kohës Neptuni. Do jeni edhe më energjikë dhe do ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Për punën do jetë një periudhë e shkëlqyer. Do ecni para me hapa gjigande dhe do ju duket sikur do rilindni. Familja pa asnjë problem.

Demi21. prill – 21. maj

Edhe pse mund te keni angazhime te shumta dhe mund te jeni te zënë me pune, këtë jave duhet te gjeni pak kohe për partnerin tuaj. Flisni hapur me te për çdo gjë, shprehjani ndjenjat dhe dashurohuni pa dorashka. Ne këtë mënyrë, te dy palët do ndiheni mire. Beqaret do kenë një periudhe plot surpriza dhe ne disa momente do ju duket sikur nuk janë ne realitet. Yjet do mendojnë gjithmonë për ta. Ne planin financiar mos kërkoni përmirësim te menjëhershëm te situatës, por mjaftohuni fillimisht me stabilizimin e saj. Shëndeti nuk do ketë probleme. Ne pune do e keni shume te vështirë te punoni ne grup dhe kjo do ju vonoje ne arritjen e objektivave. Edhe me familjaret nuk do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Mos kërkoni te jeni gjithmonë udhëheqës gjate kësaj jave, por dëgjojeni edhe partnerin dhe bashkëpunoni me tepër. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do filloje te ngrohet. Beqaret sado te mundohen nuk do gjejnë dashuri te mëdha. Atyre do iu jepet mundësia vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar do ju duhet maturi dhe kujdes maksimal qe gjendja te mos përkeqësohet. Borxhe as mos merrni e as mos jepni. Shëndeti do jete me i mire. Do mbizotërojë ekuilibri nervor dhe fizik gjithë kohës. Në punë Urani do ju beje me diplomate dhe te kujdesshëm. Do dini se çfarë hapash te hidhni. Marsi do ua mbroje jetën familjare.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Nëse tregoheni te kujdesshëm dhe nuk bëni kritika te pakuptimta ndaj partnerit, jeta juaj ne çift do jete e mire këtë jave. Duhet ta kuptoni njëherë e mire se askush nuk është perfekt dhe se me e rëndësishme se pamja është zemra. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica për ta bere për vete personin qe pëlqejnë, por ka rrezik qe shume shpejt te zhgënjehen prej tij. Financat nuk do jene shume te mira, prandaj çdo hap hidheni me kujdes nëse nuk doni probleme me serioze. Shëndeti here do jete i mire e here delikat. Mundohuni te shmangni pikantet, ëmbëlsirat dhe kripen e tepruar. Ne pune mos bëni aleanca me persona te cilët nuk ju bindin plotësisht sepse do keni probleme. Familja do jete e qete.

Luani23. korrik – 22. gusht

Çdo gjë do jete me e thjeshte këtë jave për ju te dashuruarit nëse arrini te merreni vesh me atë qe keni ne krah. Po toleruat nga pak te dy dhe po i pranuat disa gabime, gjithçka do ndryshoje për mire. Beqaret pa u lodhur shume do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë shpejt një lidhje afatgjate. Çdo gjë është çështje fati. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, megjithatë ju nuk do ndiheni te kënaqur. Duhet te prisni edhe pak kohe para se gjendja te përmirësohet sa e keni ëndërruar. Shëndeti mund te kenë shqetësime te vogla ne fundjave. Mire është te mos neglizhoni asgjë. Ne pune do kërkoni me çdo kusht t’ia dilni mbanë dhe do e arrini atë qe doni. Jeta familjare do jete normale.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Kjo jave do jete e mbushur me dite te bukura për te dashuruarit. Yjet do jene gjithë kohës ne krahun e tyre dhe ato do i shtyjnë te bëjnë edhe gjera te veçanta ne mënyrë qe te përjetojnë alegri. Beqaret nuk duhet te rikthehen me persona qe i kane pasur dikur ne krah dhe i kane bere te vuajnë. Për financat duhet t’ua vini veshin sa me pare specialisteve sepse vetëm ata mund t’iu japin ndihmën e duhur. Deri ditën e mërkurë do keni disa tronditje ne këtë fushe. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbjeje koke apo muskujsh. Ne pune çdo gjë do vije duke u përmirësuar. Përveçse do pajtoheni me koleget do hidhni edhe hapa pare me projektet e nisura. Jeta familjare do jete dinamike.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do keni një marrëdhënie edhe me te mire me partnerin tuaj sepse kohet e fundit te dy keni ndryshuar disa nga zakonet ne sjellje vetëm qe gjerat te ecin si duhet. Nga mesi i javës mund te merren edhe disa vendime gjigande. Për beqaret do jete periudhe e bekuar nga yjet sepse çdo gjë do ndodhe si neper ëndrra. Lidhjet qe do krijohen do jene afatgjata. Buxheti do vije dalëngadalë duke u rritur, por nuk duhet te prisni ndryshime rrënjësore sa hap e mbyll sytë. Shëndeti nuk do jete problematik, përveç ndonjë shqetësimi te vogël qe mund te keni here pas here. Gjithsesi asgjë nuk do jete për t’u alarmuar. Ne pune merrini gjerat sa me shtruar qe te mos gaboni. Me familjaret me ne fund do pajtoheni.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Mundohuni te tregoheni sa me shume te matur me atë qe keni ne krah gjate kësaj jave sepse po filluan debatet nuk do kenë te mbaruar. Fjala nxjerr fjalën dhe nuk do mund ta mbani dot me situatën nen kontroll. Beqaret edhe pse nuk do e presin, do kenë disa takime qe ne ditët e para. Duhet te njihen mire me personat para se te hedhin hapa, megjithatë parashikimet janë pozitive për vazhdimësinë. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini si ta organizoni situatën ne mënyrë qe te mos përballeni me probleme. Klima yjore do nxite oreksin e shfrenuar dhe ka rrezik te keni disa shqetësime shëndetësore. Kujdes! Ne pune duhet te rezistoni dhe nuk duhet te dorëzoheni asnjë çast. Familja do jete mbështetje e forte.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te qete. Pas kohës se vrenjtur ne çift do rilinde dielli. Gjerat e bukura pritini pas te mërkurës. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me mundësi për aventura. Le t’i shfrytezojne ato sa me shume qe te mundin, por pa hedhur hapa te nxituara. Financat do jene te mira dhe ju mund te kryeni shpenzimet e menduara. Gjithsesi nëse hiqni ndonjë para mënjanë do jete edhe me mire. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes pasi gjendja nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes duhet te bëjnë sidomos ata qe kane imunitet te dobët. Ne pune do ja dilni mbanë edhe pse konkurrenca do jete e forta. Jeta familjare do jete e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur këtë jave saqë te gjithë do ju kenë zili dhe do duan te përjetojnë emocione si ju. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ecnin kaq mire. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta gjetur personin e duhur, por për fat te keq as këtë jave nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Për financat rrethanat do jene te favorshme, por edhe ju vete duhet te tregoni maturinë dhe përkujdesin e duhur. Shëndeti do vije dita ditës duke u përmirësuar. Pas te enjtes do ndiheni plotësisht te rikuperuar. Ne pune do keni probleme nëse nuk ecni me strategji. Nga ana tjetër mos merrni gjithmonë për baze mendimet e kolegeve. Jeta familjare do ketë një dite te zakonshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Kjo do jete një jave me ndryshe për ju te dashuruarit. Do e largoni rutinën dhe do bëni disa gjera interesante ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ja qe me pak fantazi dhe imagjinate mund te ndryshoje çdo gjë. Beqaret nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse për ta do jete me e rëndësishme puna dhe shoqëria. Financat do përmirësohen ndjeshëm pas shitjes se një objekti apo te një toke qe zotëroni. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Do keni shqetësime nga kockat dhe nga muskujt. Ne pune do jete Marsi ai qe do ju beje te ndiheni me te sigurte ne vetvete dhe do guxoni te filloni projekte te reja. Jeta familjare do jete e qete dhe e këndshme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe ne disa dite mund te mendoni t’i bëni edhe surpriza njeri-tjetrit. Marrëdhënia do vije duke u përmirësuar dita ditës. Beqaret me ne fund, pas pak kohesh pritjeje dhe durimi do arrijnë te fillojnë një lidhje dashurie. Ne planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla, megjithatë gjendja serish nuk do jete ashtu si e keni ëndërruar. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe pasi përveçse do tregoheni te kujdesshëm me ushqimin do shmangni edhe jetën sedentare. Ne pune do ju propozohen disa projekte gjigande te cilat nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë lloj arsyeje. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe harmonike.

HOROSKOPI E HËNË 20 MAJ 2019

Ndonjëherë nuk keni nevojë të njihni çdo hollësi të veçantë para se të përfshiheni në diçka të re. Shumë detaje mund t’ju ngatërrojnë, t’ju trullosin ose, më shumë gjasa, t’ju japin arsye për të hequr dorë nga diçka që duhet të ndiqni tani.

Tani që keni vënë topin në lëvizje, bëni kujdes, sepse dikush mund të përpiqet të marrë meritat për të gjithë punën tuaj të lodhshme. Ju e dini se kush është kandidati i mundshëm, kështu që bëni gjithçka për të mos e lejuar këtë.

Një nga leksionet më të rëndësishme që ju duhet të mësoni në jetë është se koha e përsosur thjesht nuk ekziston. Pra, nëse jeni duke pritur për këtë kohë mitike të përsosur për të pasur një bisedë të rëndësishme me dikë, ju do të prisni për një kohë shumë të gjatë.

Jo çdo gjë do të shkojë, siç do të donit ju sot, por gjërat që duhet të ndodhin nuk do të mund të pengohen prandaj ngushëllohuni me këtë. Shmangni disa investime për të cilat keni shumë dyshime.

Është një ditë e mirë që të shikoni veten në pasqyrë dhe të buzëqeshni. Trajtojeni veten me një darkë të këndshme, ose blini për vete diçka që ju pëlqen. Meritoni më të mirën pas një periudhë të lodhshme.

Imagjinata, ëndrrat dhe fantazitë e tua po ju ofrojnë disa njohuri të mahnitshme për disa pikëpyetje, dhe ato mund të konfirmojnë disa dyshime. Vizionet në jetën tuaj ju japin një pamje të së vërtetës. Ju keni qenë në një mjegull rreth dikujt për një kohë të gjatë.

Ndërkohë që nuk mund të shihni të gjithë pamjen tani, ju do të merrni të gjitha informacionet që ju nevojiten për t’ju mbajtur optimist për të ardhmen. Stresi në jetën tuaj do të zvogëlohet në masë të madhe.

Ndonjëherë ju duhet të mendoni për jetën tuaj sikur të ishte një biznes: Si po e menaxhoni produktin tuaj dhe kontributin tuaj? Nëse nuk ka balancë, mund t’i krijoni vetes probleme.

Teksa rriteni, është e natyrshme që ju të filloni t’i merrni gjërat më seriozisht. Filloni të bëni pjesën tuaj për të bërë një ndryshim në botë. Sa i përket marrëdhënies në çift, mund të merrni lajme të mira.

Ritmi i egër i jetës suaj do të ngadalësohet duke filluar nga sot. Përpiquni t’i jepni vetes më shumë kohë për të medituar. Sa i përket aspektit profesional, përpiquni të bëni pak më shumë pushim.

Kjo ditë do të jetë e mbushur me surpriza. Për sa kohë që ju e dini se çfarë kërkoni, do të zbuloni disa informacione kyçe që mund të ndryshojnë gjithçka. Planet e ardhshme në punë mund të duhet të rishikohen.

Këshilloheni të ndërmerrni ndonjë udhëtim jashtë vendit. Mund t’ju ndihmojë që të kaloni disa sfida të cilat kanë qenë të vështira. Sa i përket aspektit sentimental, mund të merrni disa informacione mbi partnerin që mund t’ju shkaktojnë bezdi.

HOROSKOPI E DIEL 19 MAJ 2019

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin altruizmin e tepërt, pasi kjo nuk do të pritet edhe aq mirë nga të tjerët. Rekomandohet të fokusoheni te familja dhe tek e ardhmja juaj. Ka gjasa të takoni një person me influencë, i cili mund t’ju ndihmojë në të ardhmen e afërt.

Një prej projekteve tuaja afatgjata do të rezultojë i suksesshëm. Tashmë ka ardhur koha t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes. Nëse keni ndërmend të bëni blerje gjatë ditës së sotme, sigurohuni se po blini atë që dëshironi. Sa i përket jetës personale, më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e ëmbël.

Ka gjasa që sot të jeni mjaft të ngarkuar me punët e shtëpisë, por edhe me familjarët që kërkojnë ndihmën tuaj. Kur të mbaroni së kryeri këto detyra, kalojeni pasditen ashtu sikurse ju dëshironi. Nëse mendoni se do të ishte mirë të bënit një shëtitje apo të kaloni disa orë me miqtë tuaj, atëherë mos u mendoni gjatë.

Kjo e diel mund të jetë shumë e qetë. Nëse dëshironi të ndiheni edhe më mirë, nisni të bëni plane për pushimet. Ndoshta ka ardhur momenti të realizoni udhëtimin e ëndrrave tuaja me partnerin ose me familjen. Ka gjasa që miqtë t’ju japin disa këshilla mjaft të mira për këtë çështje.

Duhet të mbani një sekret sot dhe mos u tundoni ta zbuloni për asnjë arsye, pasi rrezikoni të prishni një surprizë. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me stilin e veshjes. Përpiquni të gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar, pasi është shumë e rëndësishme, duke qenë se keni një javë të lodhshme përpara.

Do të reflektoni ndaj disa momenteve të sikletshme që keni kaluar disa kohë më parë. Megjithatë, përpiquni t’i kaloni këto momente dhe të ecni përpara. Flisni me një mik të ngushtë, nëse kjo ju bën të ndiheni më mirë. Por do të ishte mirë të gjenit edhe pak kohë për t’u argëtuar, për t’u ndjerë më të çliruar. Ekzistojnë shanset për një takim romantik pasdite.

Nëse keni kaluar një periudhë të vështirë, hiqni dorë nga gjërat që ju mërzisin dhe fokusohuni tek ajo që ju bën të ndiheni mirë. Bisedoni me partnerin për çdo problem dhe thojani gjërat hapur. Këtë pasdite bëni diçka që ju pëlqen, mund të shihni një film ose të shijoni natyrën.

Sot do ta keni të vështirë t’u përmbaheni planeve, pasi mund të tundoheni nga një event, i cili ju premton shumë argëtim. Tregohuni të kujdesshëm, por ndjehuni të lirë për t’u përfshirë nëpër aventura apo sporte të ndryshme. Beqarët e kësaj shenje mund të flirtojnë me dikë, që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen tuaj.

Nuk është dita e duhur për të kërkuar sqarime për një konflikt me një të afërmin tuaj. Duhet më shumë kohë për të arritur tek ai moment. Shpërfillni çdo presion që mund të ndjeni nga thashethemet rreth jush. Fokusohuni te ndjenjat tuaja dhe mos ndryshoni asgjë, nëse ndiheni të lumtur në atë mënyrë.

Nëse ju ndodh një keqkuptim me partnerin/partneren mos u përpiqni ta zgjidhni menjëherë, pasi situata mund të përkeqësohet. Do të ishte më mirë nëse lini të kalojë pak kohë derisa gjërat të qetësohen. Nëse veproni kështu, ka gjasa që edhe të qeshni nga keqkuptimi që keni pasur.

Është dita e duhur për të bërë një lëvizje drejt një personi tek i cili i keni pasur sytë prej disa kohësh. Është e rëndësishme të tregoni durim, kujdes dhe takt për të arritur rezultatin që ju dëshironi. Pasdite ekziston mundësia të merrni një dhuratë mjaft të këndshme nga dikush që e vlerësoni shumë.

Tregohuni të guximshëm dhe tentoni të provoni disa gjëra të reja sot. Mund të provoni një ushqim të ri, ose një stil të ri veshjeje. Rekomandohet të kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe merrni për bazë këshillat e tyre.

HOROSKOPI E SHTUNË 18 MAJ 2019

Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim.

Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten me këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni se si mund të angazhoheni sot.

Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për të cilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për një person, qetësohuni sepse ai është në gjendje t’i zgjidhë vetë situatat e ndërlikuara.

Nëse keni nevojë për të arritur një qëllim që i keni vënë vetes, gjasat janë që zgjidhja të vijë në momentin e duhur. Sa i përket çështjeve të zemrës, mund të merrni lajme pozitive.

Nëse keni pritur për një kohë të gjatë që dikush të trokasë në derën tuaj me një “biletë” të artë për të ardhmen tuaj, jeni duke humbur kohë të çmuar. Premtimet që njerëzit kanë bërë për ju janë të vërteta, por ato mund të kërkojnë shumë më tepër kohë për t’u përmbushur. Merreni në dorë fatin tuaj.

Për të marrë atë që dëshironi me të vërtetë mund t’ju duhet që të mposhti krenarinë. Jeni të përgatitur të pranoni se keni gabuar, ose të paktën të kërkoni ndihmën që nuk e keni menduar ndonjëherë se do t’ju nevojitet.

Nuk ka asgjë si një fillim i ri në një marrëdhënie të vjetër! Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, flisni me partnerin dhe mendoni për disa mënyra për të shtuar emocionin.

Dikush të cilin e keni menduar se e njihni si brenda dhe jashtë mund t’ju shkaktojë zhgënjim. Ky mund të jetë fillimi i një faze të re për të dy. Shprehuni qartë rreth gjërave që mendoni se nuk po funksionojnë.

Të përballeni me një të vërtetë të pakëndshme nuk është e lehtë. Një person në jetën tuaj po kalon një transicion të madh dhe kjo nuk mund të jetë diçka për të cilën jeni të lumtur.

Edhe nëse ndiheni sikur jeni në një pikë kthese të madhe në jetën tuaj, qëndroni me këmbë në tokë. Një person i dashur ka nevojë për një dëgjues të mirë dhe ndoshta një shpatull për t’u mbështetur.

Merrini me rezerva gjërat që dëgjoni nga një person tek i cili keni shumë besim. Do të ishte më mirë që t’i merrni vendimet bazuar në fakte. Në dashuri mund të keni nevojë për ndryshime të mëdha.

Kjo është një ditë për të përjetuar romancë dhe për t’u qëndruar larg intrigave dhe mashtrimeve. Në aspektin profesional, dikush mund të përpiqet të përhapë thashetheme, të cilat duhen trajtuar me qetësi nga ju.

HOROSKOPI E PREMTE 17 MAJ 2019

Nëse po kërkoni t’i shtoni ditës më shumë emocion sot, duhet të përfshiheni në aktivitet fizik. Natyrisht, varet nga ju se në çfarë aktiviteti fizik keni dëshirë të merrni pjesë, por sa më shumë njerëz të përfshirë, aq më mirë do të jetë!

Flisni butësisht me njerëzit që keni përreth. Kështu do të shmangni mosmarrëveshjet. Çelësi për të pasur një bisedë të mirë është që të tregoheni një dëgjues i mirë.

Bëhuni gati të keni më shumë biseda intelektuale sesa zakonisht sot. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u treguar njerëzve të tjerë se çfarë po ndodh brenda jush në lidhje me shumë fusha.

Jini shumë i kujdesshëm me impulset tuaja sot. Mos e injoroni tërësisht atë që parandjeni, por bëni kujdes të veçantë që të mos veproni duke u nxitur. Rrezikoni ta përfshini veten në situata delikate.

Vullneti juaj është ende i fortë, prandaj mos kini asnjë shqetësim që ju do të dorëzoheni për ndonjë forcë të parezistueshme sot. Bëhuni gati për të filluar një fazë shumë të fuqishme të jetesës.

Shmangni lojërat e fatit dhe mos u përfshini në baste ditën e sotme. Nuk favorizoheni në këtë aspekt. Sa i përket çështjeve të dashurisë, mund të merrni disa lajme të mira që do jua ndryshojnë ditën.

Është gjithmonë e rëndësishme të kesh shpresë, por sot duhet të përpiqesh t’i bësh ato realitet. Eshtë koha të dalësh me një plan. Kjo është një ditë për të pasur rezultate konkrete.

Fati juaj është gati për të marrë një kthesë drastike prej 180 gradësh, kështu që bëhuni gati! Ky mund të jetë transformimi pozitiv, shpresëdhënës që prisni – ose, mjerisht, mund të jetë fundi i një vargu të gjatë rastësish të lumtura që ju keni shijuar.

Problemet e biznesit të dikujt tjetër nuk janë problemet tuaja, edhe pse ju do të duhet të merreni me pasojat. Kini kujdes që të mos përfshiheni më shumë sesa ju nevojitet. Mënyra se si reagoni ndaj gjërave është zgjedhja juaj.

Kur takoni njerëz të rinj, bëni kujdes kur është fjala për dhënien e informacioneve personale. Dikush mund të përdorë një moment dobësie duke ju dëmtuar shumë. Me çështjet e dashurisë kërkohet më shumë angazhim.

Do të jeni i përfshirë nga çështjet e romancës dhe sentimentalizmit. Tregoni kurajë për t’i thënë gjërat troç. Kështu do të fitoni respektin e njerëzve që keni përreth. Sa i përket çështjeve të punës, bëni kujdes nga një person që duket shumë pozitiv.

Fokusimi tek shëndeti dhe dieta do të zhvendosin prioritetet tuaja. Nuk bëni gabim që jeni më i kujdesshëm ndaj fizikut tuaj. Në lidhje me aspektin profesional, favorizoheni në aplikime ose në nevojën për të ndryshuar ambient.

HOROSKOPI E ENJTE 16 MAJ 2019

Është një ditë e mrekullueshme për romancë! Përhapeni buzëqeshjen tuaj për të gjithë sot dhe të jeni të sigurt se do të ndiheni të lumtur. Kjo është një ditë për ndjenjën e gëzimit të jetës.

Marrëdhëniet personale duhet të jenë përparësia juaj kryesore dhe kjo mund të nënkuptojë braktisjen e betejave të egos, për të siguruar harmoni dhe siguri. Mos e humbisni fokusin nga gjërat që ju sjellin stabilitet.

Tregojeni personalitetin tuaj në çdo moment. Sa herë që do të bëni dikë të qeshë, do të merrni një dozë tjetër energjie. Në çështjet ekonomike do të merrni lajme pozitive.

Është koha për t’i treguar dikujt se si ndiheni me të vërtetë në lidhje me praninë e tij, ose të saj në jetën tuaj. Koha juaj është më e vlefshme se paratë, prandaj organizoni axhendën. Planifikoni një ditë vetëm për të dy.

Ju jeni më të thellë se interesat tuaja aktuale mund të tregojnë. Filloni të stimuloni mendjen tuaj për më shumë. Mos harxhoni kohë në gjëra pa vlerë dhe thashetheme, sepse kështu nuk sillni asgjë pozitive në jetën tuaj.

Do të ketë disa situata që ngjasojnë me dramat që qarkullojnë rreth jush sot, por mund t’i trajtoni ato në mënyrë perfekte. Dhe kush e di? E vetmja gjë që duhet të mbani mend është që të qëndroni sa më të shkëputur, të qetë dhe fleksibël.

A keni qenë paksa të izoluar kohët e fundit? Është koha të dilni nga guaska dhe të jeni më aktiv me njerëzit rreth jush. Së shpejti do të kuptoni se njerëzit janë të hapur për të punuar me ju.

Kur ka qenë hera e fundit që me të vërtetë e keni sfiduar veten? Nëse jeni gati për këtë ndjesi, sot do ta realizoni. Çelësi i vetëm është që të angazhoheni sa më shumë në fushat për të cilat kanë interes.

Çdo udhëtim brenda disa ditëve të ardhshme do të përfshijë disa surpriza dhe ju duhet të jeni të përgatitur për një qëndrim të zgjatur. Ju do të përmbushni gjithçka që keni shpresuar të përmbushni në këtë udhëtim.

Është koha për të kapërcyer frikën tuaj! Vazhdoni të ecni në rrugën ku ndodheni, pa marrë parasysh se çfarë pengesash mund të shfaqen sot. Sa më gjatë që të vazhdoni, aq më rehat do të filloni të ndiheni.

Nëse filloni të përfshiheni në një grindje sot me dikë, ndalni për një çast dhe pyesni veten nëse kjo është ajo që kërkoni nga vetja. Merrni gjërat me gjakftohtësi dhe do të arrini të mendoni në mënyrë të kthjellët.

Ka ardhur koha që të mendoni më shumë për rritjen profesionale. Gjithashtu, këshilloheni të ndryshoni ambient, nëse synoni më shumë kreativitet. Sa i përket çështjes së dashurisë, kërkohet më shumë angazhim nga ju.

HOROSKOPI E MËRKURË 15 MAJ 2019

Bukuria e ditës mund të mos jetë e dukshme kur të zgjoheni këtë mëngjes, por me kalimin e orëve do të filloni të kuptoni se romanca është rreth teje. Mos u habitni nëse ndieni disa sy që ju vëzhgojnë më shumë se zakonisht. Dikush do të intrigohet nga ju.

Vetëm për shkak se keni të drejtë nuk do të thotë që të gjithë të tjerët janë të gabuar. Të jesh arrogant është një mënyrë shumë efektive për të larguar njerëzit. Është në rregull të ndjehesh krenar për veten, por jo kur është në kurriz të të tjerëve. Jini të përulur dhe ushqeni harmoni.

Mjaft me filmat e shurdhër dhe komedinë e trullosjes. Truri juaj është në një ngritje intelektuale të përcaktuar dhe do të jeni të etur të njiheni me gjërat që ju detyrojnë të punoni pak më shumë dhe për një kohë më të gjatë. Sa i përket aspekti profesional, mund të merrni një propozim interesant.

Sot jeni i favorizuar në aspektin profesional. Mund t’i jepni vetes luksin për të shpenzuar më shumë sesa zakonisht. Një investim që e keni kryer kohë më parë mund të japë rezultate që keni pritur. Në jetën sentimentale, mund të merrni lajme të mira.

Dita e sotme parashikohet të jetë shumë e ngarkuar, madje do të bëhet edhe më e ngarkuar teksa dita përparon. Fokusohuni tek gjërat e rëndësishme dhe lini pas dore aspektet, të cilat nuk kanë asnjë rëndësi për ju.

Kjo nuk është një ditë për gara fizike ose sportive. Mbrojeni energjinë tuaj dhe në vend të kësaj kaloni kohën duke bërë punë të lehta shtëpie që keni lënë pas dore. Në një marrëdhënie të re, ju do të keni një mundësi për të lëvizur gjërat në një nivel tjetër.

Përkundër asaj që mendoni, nuk është e nevojshme që të jeni gjithmonë i shoqëruar nga njerëz të tjerë. Gjërat po bëhen edhe më të ethshme në jetën tuaj sentimentale dhe mund të dëshironi të keni pak më shumë stabilitet.

Shefi juaj nuk është më i zgjuar se sa ju! Pra, mos e lejoni veten të frikësoheni dhe intimidoheni shumë nga titujt. Gjithkush është në të njëjtën skuadër, dhe roli udhëheqës nuk po plotësohet tërësisht nga personi që duhet të jetë përgjegjës.

Nëse do të realizoni ndonjë udhëtim sot, do të jeni të befasuar për mirë se sa i lehtë dhe pa stres do të jetë i gjithë procesi. Energjia e përgjithshme do të jetë shumë pozitive. Zhvendosja nga një vend në tjetrin do të ndezë edhe tendencat tuaja të humbura.

Ndërsa gjërat në jetën tuaj personale janë mjaft rozë tani, jo çdo gjë do të jetë aq e këndshme në biznesin tuaj ose jetën profesionale. Kjo definitivisht nuk do të jetë një ditë e lehtë për sa i përket negociatave. Lajm i mirë është se keni përkrahës të fortë.

Jini të kujdesshëm ndaj çdo kompromisi. Çdo gjë mund të duket e arsyeshme dhe logjike në fillim, por mund të përfundoni duke u djegur. Askush nuk po përpiqet qëllimisht të mashtrojë. Çdo problem do të jetë rezultat i rrethanave përtej kontrollit të askujt.

Kushtojini një vëmendje të veçantë shëndetit tuaj sot. Duhet të keni një kontroll më të fortë mbi atë që po ndodh në jetën tuaj. Ndryshimet e vogla në atë që hani tani do të japin përfitime të mëdha më vonë.

HOROSKOPI E MARTË 14 MAJ 2019

Çfarëdo emocioni që mund të ndjeni sot duhet ta përqafoni dhe të ndiheni mirë. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni lajme të mira në lidhje me një promovim.

Përpiquni të fokusoheni më shumë te gjërat tuaja private, duke i lënë pak pas dore punët publike. Sa i përket një investimi, gjasat janë që të merrni frytet e punës tuaj.

Tregoni më shumë kujdes me shpenzimin e parave, sepse mund të përfundoni të falimentuar. Shmangni në këto momente jetën ekstravagante, në mënyrë që të keni siguri ekonomike.

Ju duhet ta vendosni veten në vend të parë sot. Për një kohë të gjatë keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve të tjerë përpara përparësive tuaja. Bëni planet tuaja, zbatoni rregullat tuaja dhe kënaquni.

Nuk ka nevojë të jeni modest sot, sidomos kur dikush lart e di shumë mirë sesa i talentuar jeni. Nëse merrni komplimente, është e këshillueshme të thoni faleminderit dhe të prisni shpërblimin që meritoni.

Sot do të jetë më e lehtë se kurrë që të organizoheni. Ndiheni shumë energjik dhe të përqendruar. Nëse keni pritur për një kohë të gjatë për të bërë disa rregullime, sot është dita e duhur.

Është një gjë e mirë, që muskujt tuaj janë ushtruar mirë gjatë ditëve të fundit, duke ju bërë gati për çdo moment sot. Ashtu si një kamariere profesioniste, ju do të jeni në gjendje të ballafaqoheni me detyra të shumta dhe klientë të pangopur. Universi do t’i përgjigjet elasticitetit dhe aftësive tuaja.

Çfarëdo që të bëni sot, mos e shitni veten lirë! Ju jeni të aftë për gjëra të mahnitshme tani dhe askush nuk mund t’ju thotë të kundërtën. Nëse kaloni shumë kohë duke medituar, do të humbni perspektivën.

Ndërsa provoni veten se sa të aftë jeni, jeni gjithashtu duke dëshmuar për të gjithë të tjerët se jeni një forcë për t’u marrë parasysh. Në aspektin romantik, sot mund të merrni lajme të mira.

Mundohuni t’i bindni disa njerëz që keni përreth se nuk duhet të kenë frike nga idetë e reja. Në punë mund të përballeni me disa pengesa artificiale, të cilat me pak zgjuarsi do t’i kaloni.

Nëse po përpiqeni të tërhiqni vëmendjen e një personi, sot mund t’ia dilni mbanë. Do të keni sharmin për të rënë në sy dhe gjithashtu për të shkëlqyer. Sa i përket situatës ekonomike, gjërat do të stabilizohen.

Do të jeni në gjendje të krijoni një mënyrë krejtësisht të re për të bërë gjërat që ju doni. Në punë mund të përballeni me disa pengesa, që mund t’ju krijojnë zhgënjim. Mos hiqni dorë, edhe nëse pengesat duken të pakalueshme.

HOROSKOPI I JAVËS 13-19 MAJ 2019

 

Dashi21. mars – 20. prill

Këtë jave serish jeta juaj ne çift do ketë prioritet absolut. Pasioni do ndizet flake dhe ne shume momente do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra. Gjerat do ndodhin ne mënyrat me te bukura te mundshme. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen nëse nuk e gjejnë personin e ëndrrave qe ditët e para pasi yjet kane programuar surpriza ne fundjave. Menaxhimin e financave besojuani specialisteve dhe nuk keni për te pasur asnjë problem. Gjendja shëndetësore here do jete e mire e here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Kujdesuni ne çdo moment. Ne pune ka për te qene një jave e zakonshme dhe pa ndonjë surprize. Ne familje do mbizotërojë entuziazmi.

Demi21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do ndikohet aspak nga yjet gjate kësaj jave kështu qe po nuk e acaruat partnerin çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Ata qe janë vetëm prej kohesh do e provojnë me ne fund shijen e dashurisë. Te mërkurë ose te enjte do ndodhe takimi i shumëpritur. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe shmangni me patjetër investimet e mëdha. Vetëm kështu gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti për fat te keq do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga aparati tretës kështu qe duhet bere kujdes edhe me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj sfidave te reja sepse mund te arrini edhe me shume sukses. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Ka rrezik te zhgënjeheni këtë jave nga mënyra sesi do ecin gjerat ne jetën tuaj ne çift. Duhet te tregoheni realiste dhe t’i mbani këmbët ne toke. Nga ana tjetër duhet te jeni edhe me tolerante me te. Beqaret do gjejnë një partner qe do ju përshtatet ne çdo pike dhe qe mund t’iu siguroje një te ardhme te ndritur e te gëzuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe duke shpenzuar kuturu pasi ne një moment mund te mbeteni keq. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer gjate gjithë kohës. Do keni energjinë e aq shume dëshiruar. Ne pune perspektivat duket te jene goxha te mira. Do bashkëpunoni me disa kolege dhe do keni arritje te mëdha. Me familjaret do jeni me te lidhur.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kjo jave do jete mjaft premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me më shume optimizëm dhe largpamësi, prandaj do mund t’i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me herët. Beqaret do kenë njohje, por me disa mund te kalojnë edhe me shume kohe e mund te shkëmbejnë edhe ndonjë puthje. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri te madhe prandaj gjendja do mbetet e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë për te qene ne forme te shkëlqyer kujdesuni me tepër për ushqimin dhe beni pak me shume ushtrime fizike. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu siç e keni ëndërruar. Familja nuk do ketë tronditje.

Luani23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete tej mase e animuar këtë jave dhe çdo dite partneri do ju surprizoje dhe do ju beje te përjetoni emocione te forta. As nuk e kishit ëndërruar ndonjëherë se do kalonit çaste te tilla. Për beqaret, për fat te keq yjet nuk do jene ne favor te fillimit te një lidhjeje. Atyre do ju duhet ende te presin për te pasur ndryshime. Ne planin financiar do jeni me pak impulsive dhe do reflektoni disa here para se te veproni. Maturia do beje qe gjendja te ketë përmirësime. Shëndeti ka për te qene me i mire se një jave me pare. Do keni imunitet te shkëlqyer dhe nuk do prekeni as nga virozat. Ne karriere do hidhni hapa para fale edhe ndihmës se disa kolegeve. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Jave mjaft e qëndrueshme dhe e mbushur me momente te bukura do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i keni idetë dhe mendimet me te qarta dhe do futeni ne një etape shume me te bukur. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe nuk do dorëzohen lehtësisht përballë sfidave qe do ju dalin. Për ta nuk do ketë asgjë te pamundur. Financat nuk do jene ne gjendje aq te mire sa për te kryer investime te mëdha. Për to duhet te prisni edhe pak. Shëndeti do jete i mire ne tërësi, por here pas here nuk do mungojnë disa shqetësime te vogla. Ne pune me ne fund do lidhni kontaktet e nevojshme për te ecur para më me shpejtësi. Jeta familjare do jete fantastike.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Jave goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin tuaj për shume gjera dhe do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejnë. Buxheti nuk do jete i keq ne fillim te javësh, por për shkak te taksave, faturave apo shpenzimeve qe duhet te bëni gjendja do pësojë tronditje. Kujdes! Shëndetin duhet ta keni kujdes ne maksimum sepse po u preket nga virozat do kaloni një periudhe te vështirë e me vuajtje. Ne pune edhe pse do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme serish nuk do arrini atje ku keni menduar. Familja me probleme.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Juve qe jeni ne një lidhje ka mundësi te keni mosmarrëveshje gjate kësaj dite dhe do ndiheni tej mase keq prena atij qe keni ne krah. Debatet kane për te qene aq te forta saqë mund te prekni edhe tema tejet delikate. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe t’i shumojnë takimet dhe nuk do qëndroje asnjë moment te mbyllur ne shtëpi. Buxhetin do e lini pas dore dhe do shpenzoni pa i bere me pare llogarite. Ky do jete një gabim shume i rende. Për shëndetin po nuk u kujdeset mund te keni probleme serioze. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra dhe nga veshkat. Ne pune duhet te jeni me te kujdesshëm se me pare sepse ne te kundërt gjerat do marrin tatëpjetën. jeta familjare ka për te qene e trazuar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Jave mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do ftohet goxha dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Merrni masa sa me shpejt pa filluar problemet serioze. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do ndihen te plotësuar dhe gjithë jeta do ju marre tjetër drejtim. Ne planin financiar do jene te afërmit ata qe do iu japin mbështetje te madhe dhe gjendja nuk ka për te pasur aspak probleme. Për shëndetin do dini si te kujdeseni ne çdo moment dhe madje do hiqni dore edhe nga dietat strikte. Ne pune do keni suksese te njëpasnjëshme dhe do ndiheni krenare për veten. Familja nuk do ketë probleme.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do ndiheni shume me te sigurte ne jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe do jeni gati te hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Ambienti do jete gjate gjithë kohës i ndriçuar dhe i ngrohte. Beqaret do kenë një periudhe te begate dhe te mbushur me argëtim. Do ja kalojnë mire pranë miqve te ngushte dhe gjate mbrëmjeve plot hare mund te takojnë edhe persona interesante. Ne planin financiar do ju duhet shpejt e shpejt te merrni disa vendime qe gjendja te stabilizohet. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime, por ju nuk duhet te alarmoheni. Gjithçka do kaloje shpejt. Ne pune do jeni me te organizuar, me këmbëngulës dhe do keni arritje. Jeta familjare do jete dinamike.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Jave me pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm nga me pare dhe do mundoheni ta respektoni sa me shume mendimin e tjetrit. Beqaret do kenë një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione te mëdha. Yjet do mendojnë gjithë kohës për ta dhe do kalojnë dite te mrekullueshme. Edhe ne planin financiar keni për te qene me fat dhe situata do vije gjithmonë duke u përmirësuar. Mund te bëni edhe ndonjë investim. Shëndeti do lere për te dëshiruar here pas here. Do keni shqetësime nga kyçet dhe muskujt e këmbëve. Ne pune do dini si te veproni ne çdo moment dhe gjithçka ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik te jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo nuk do ju lere te dashuroheni te qete. Ne disa momente do e ngrini zërin me shume nga sa duhet dhe kjo do sjelle debate. Beqaret do kenë ftesa te shumta, por ka mundësi te pëlqejnë me tepër dike qe sapo është divorcuar. Ne fakt ky do jete një rrezik, por qe ata do e marrin përsipër pa u menduar gjate. Financat do përbejnë gjithë kohës prioritet. Nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor sepse do dini gjithë kohës si te silleni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune mos besoni tek idetë e kolegeve, por bëni atë qe do mendoni. Familja pa asnjë te re.