Dashi
Gjërat kanë për të ecur mirë sot në jetën tuaj në çift. Beqarët do afrohen mjaft me dikë dhe mund të hedhin edhe hapa më tej shumë shpejt.
Demi
Pjesa më e madhe e atyre që janë në një lidhje do kenë një marrëdhënie të qëndrueshme sot. Beqarët nuk do jenë aspak në humor dhe nuk do fillojnë dot një lidhje serioze.
Binjakët
Do jeni shumë të përgjegjshëm sot për çdo hap që do hidhni në jetën tuaj në çift. Beqarët duhet t’i lënë ndjenjat t’i udhëheqin dhe të bëjnë atë që do mendojnë se është më e logjikshme.
Gaforrja
Ditë shumë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate të zjarrta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do ndihen gati të fillojnë një lidhje.
Luani
Falë klimës së ngrohtë që do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift çdo gjë ka për t’iu ecur mire. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe kanë për të mbetur vetëm.
Virgjëresha
Ditë e animuar dhe e mbushur me emocione të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do bëjnë mirë të mos hidhen në krahët e të parit që do i joshë sepse do lëndohen.
Peshorja
Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot juve që jeni në një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa i trishtë. Beqarët do preferojnë edhe sot të qëndrojnë me statusin që kanë.
Akrepi
Do debatoni fort sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni shumë keq në disa çaste. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por serish nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin që kanë.
Shigjetari
Priten plot çaste të lumtura sot në jetën tuaj në çift. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment sepse në momentin që më pak e presin mund të ndodhe diçka e mrekullueshme.
Bricjapi
Së bashku me partnerin do e riktheni harmoninë në çift gjatë kësaj dite. Beqarët do marrin propozime emocionuese të cilat do i bëjnë të ndihen mirë.
Ujori
Fatmirësisht gjërat kanë për të ecur mirë sot për ju që jeni në një lidhje. Beqarët do jenë impulsive dhe ka rrezik të bëjnë gabime të pafalshme me pasoja për të ardhmen.
Peshqit
Do ndiheni gjithë kohës si të përhumbur sot ju të dashuruarit dhe çdo gjë do jetë rutinë. Beqarët do kenë një ditë të begatë dhe të mbushur me takime interesante.
Komentet