DASHI 21/3 – 20/4
Ndjenjat tuaja janë të paqëndrueshme sot karshi partnerit/ es, por mos u shqetësoni, sepse asgjë nuk mund të zgjidhet me inat. Emocionet tuaja nuk do t’ju pengojnë të bëni gjërat të doni.
DEMI 21/4 – 21/5
Jeni më të lumtur, kur njerëzit që doni janë të lumtur, por lumturia do të vihet në provë sot kur partneri/ ja do të tregohet i/e ashpër me ju. Gjeni të mesmen e artë për të dy.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Bëni mirë të kaloni më shumë kohë në natyrë sot ju të dashuruarit. Nuk jeni në gjendje të kryeni sporte ekstreme, por ajri i pastër do t’ju japë freskinë e mendjes që po kërkoni.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Po ndiheni shumë të pavendosur sot ju që jeni në një marrëdhënie, ndaj do t’ju duhet të mbështeteni në intuitën tuaj për të bërë zgjedhjet me të cilat jeni më rehat.
LUANI 23/7 – 21/8
Mos u habisni nëse partneri/ ja, do të fillojë të bëjë veprime të çuditshme. Të gjithëve u pëlqen të merren me punët e tyre herë pas here. Buxheti do ketë përmirësime.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Keni ide që rrahin larg sot, por këto mendime do t’ju bëjnë shumë entuziast dhe do të ndiheni me shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj në çift. Beqarët mund të kenë dashuri me shikim të parë.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Shmangini zotimet apo vendimet e mëdha për momentin ju që jeni në një marrëdhënie, pasi nuk është koha e duhur. Ruani vetëbesimin që ju karakterizon.
AKREPI 24/10 – 22/11
Partneri/ja juaj po kërkon me ngulm të ketë pak nga koha juaj e lirë, ndaj mos ngurroni gjatë, por jepuni atyre kohën që u takon. Beqarët nuk do arrijnë dot të realizojnë takimet që kanë ëndërruar.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Kur vjen puna për dashurinë e jetës, nuk mund ta përballoni çmimin e të qenët i paguximshëm. Jeta është shumë e shkurtër, ndaj shijojeni në çdo aspekt.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot, ju pëlqen apo jo, do t’ju duhet të lini të shkojnë disa gjëra që ju kanë ndihmuar të ruani paqen me veten dhe njeriun e zemrës. Kujdes me shpenzimet.
UJORI 21/1 – 19/2
Ndaloni së bëri gjëra që ju kanë lodhur prej kohësh, sepse paqja në marrëdhënien tuaj në çift është tronditur shumë. Kushtojini vëmendje partnerit/es që ka nevojë për ju.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do të motivoheni shumë sot nga partneri/ja që ka një ndikim të madh te ju. Njeriu u zemrës do t’ju ndihmojë të dilni prej një situate, për të cilën ndiheni jo mirë.
Komentet