DASHI
Perspektivat janë shumë të mira sot për jetën tuaj në çift. Do ndiheni të plotësuar dhe gati të hidhni çdo hap, që do ju sugjerojë partneri.
DEMI 21/4 – 21/5
Marrëdhënia juaj në çift do jetë e mirë gjatë gjithë kësaj dite. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet me maturi dhe kujdes.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël sot ju të dashuruarit vetëm që marrëdhënia në çift të jetë më e ngrohtë. Beqaret do marrin propozime mjaft interesante.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Gjendja e financave do jetë delikate. Mos kryeni shpenzime të paimagjinueshme gjatë ditës së sotme, sepse mund të keni vështirësi pa fund.
LUANI 23/7 – 21/8
Situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit në çdo moment. Në planin financiar duhet të merreni me zgjidhjen e problemeve të së shkuarës në mënyrë që të jeni të qetë.
VIRGJE RESHΑ 22/8 – 23/9
Yjet do e destabilizojnë sot jetën tuaj në çift dhe problemet në çift do jenë të njëpasnjëshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do pranoni për asnjë çast të hapni rrugë.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Të shkuarën delikate do e lini pas krahëve. Në planin financiar gjithçka do ecë mirë dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do jeni të vendosur t’i zgjidhni të gjitha problemet në çift një e nga një sot. Dielli do ndriçojq sqrish dhe emocionet do jenë te njëpasnjëshme.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Priten momente të lumtura sot për ju që jeni në një lidhje. Çdo gjë që keni ëndërruar do mund t’iu plotësohet menjëherë dhe do ndiheni si mbi re.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Do debatoni shpesh me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, por gjithsesi atmosfera nuk do nxehet aq shumë sa për të menduar një ndarje. Mbrëmja madje do jetë më e qetë.
UJORI 21/1 – 19/2
Ditë e zakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beni atë që do ndjeni pa menduar aspak për të ardhmen.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Për buxhetin do përkujdeseni gjithë kohës. Do jeni të matur me shpenzimet dhe do mendoni më shumë për të ardhmen tuaj.
Komentet