Ne vitin 1990 banonim ne nje hotel pension ne San Mauro di Mare te Riminit qe rrinte hapur dhe ne dimer.
I zoti i hotelit ishte nje sicilian problematik e me hene….
I ishte qepur femijes tim qe s’kishte as as nje muaj qe kishte ardhur ne jete e si ndahej.
Trokiste pa pushim ne deren e dhomes kur qante bebi dhe kerkonte qe ai te pushonte.
Femija sikur e kuptonte shpirtligesine e tij dhe shperthente me te qara ne kupe te qiellit….
Niko qe banonte ne nje dhome perballe nesh, nderhynte e kerkonte qe femija te vazhdonte qarjen, se sic thone, te porsalindurit i hapen mushkerite…
Kjo beteje u kthye ne fiksim per te dy palet.
Nga nje ane siciliani qe ishte kundra qarjes, dhe nga ana tjeter une me Nikon qe ishim pro qarjes…
Situata u tensionua shume dhe gati gati sa nuk u kapem me grushta..
Ai pruri dhe nja dy si te forte per te na friksuar, por e pa qe ne s’merrnim vesh nga ajo ane…
Ime shoqe donte ta evitonte kete konflikt, dhe sapo femija fillonte te qaren, i rraste biberonin e qumeshtin ne goje…
Kur ai nuk qante, siciliani bridhte neper hotel i krekosur dhe me gjoks fitimtari…
Kjo puna e biberonit ne goje e kaloi femijen ne heshtje, dhe siciliani nuk permbahej nga kenaqesia e sfides dhe i dukej sikur ne e kishim frike.
Ne na merziti kjo situate, sepse ishte njeri shume negativ dhe nuk donim t’i jepnim nje kenaqesi te tille…
Heshtja e femijes na merziti shume.
Gadishmeria e gruas time me biberon ne goje nuk linte dyshime e shprese per ndonje qarje te mundeshme…
Atehere u mblodhem te dy me Nikon dhe qame hallin e madh qe na kishte zene.
Niko me sugjeroi qe ta pickonim djalin qe te fillonte te qaren.
Une nuk pranova i ofenduar dhe i thashe se ne te ardhmen mund te pickonte femijen e tij por jo timin…
Me ne fund pas shume diskutimesh morem nje vendim se bashku i cili rezultoi i suksesshem.
Vendosem te hollonim qumeshtin e bebit me uje fshehurazi, ne menyre qe time shoqe mos ta kuptonte..
Djali filloi te qaren se nuk ngopej me qumeshtin-uje qe pinte, dhe siciliani filloi te terbohej ..
Te qarat nuk pushonin dhe siciliani perfundoi me valiume e ilace tek doktori.
Doktori nje miku jone sot e kesaj dite, qeshte me te madhe kur na takonte dhe historia e sicilianit me te qaren e femijës mori dhene.
Ne qytezen e vogel qe nuk e kishte simpati sicilianin filluan ta bejne barcelete neper kafenera e shqyhej gazit gjithe mileti…
Tek tuk disa djem capkener italiane, kur e shikonin sicilianin, benin sikur qanin dhe siciliani ju bridhte nga pas per t’i kapur e per tu zene…
E shoqja e sicilianit ishte nje grua shume e mire dhe e sjellshme qe i kishte rene per pjese ky mysybet.
Ajo duke e pare qe burri po i behej lolo i qytezes, erdhi te ne me lot ne sy dhe na u lut qe te mbyllej kjo histori.
Niko me cinizmin e tij donte ta conte hakmarrjen deri ne fund, por mua me erdhi keq.
Ime shoqe kerkonte me insistim te sqaronte zonjen italiane se e qara nuk ishte ne doren e saj e tonen, se femija eshte femijë, etj, etj…
Ne te dy ne heshtje nuk folem, por qe nga ajo bisede nuk i hodhem me uje qumeshtit te femijes..
Qe te nesermen e qara pushoi dhe ne hotel ra heshtja…
Siciliani ulte koken kur na shikonte ose na evitonte…
Dhe ai ne nje fare menyre e kuptoi qe ne kishim ne dore nje lloj mekanizmi misterioz dhe mund t’ja fillonim të qarën e bebes nga e para….
Kjo foto eshte bere ne fund te shkurtit 1991 ne San Mauro Mare prane hotelit te sicilianit, duke pikturuar nje pejsazh me bore une me Nikon
Komentet