Ate nate dimri u gdhiva me tim bir!
Temperatura nga bajamet nuk i zbriste nga 38-39!
Ishte i vogel 4-5 vjeç…
Kishim nja 3 vjet qe diktatura na kish cilesuar ARMIQ!
Kishim mbetur te izoluar nga te gjithe njerezit, benin sikur nuk na shihnin dhe miq shume te afert, kur gjendeshim balle per balle…tundnin koken ne heshtje e vazhdonin rrugen!
Une punonja ne rrobaqepesi, me kalimin e viteve ja mora doren makines edhe pse mua me vinin te punonja ne hekur (t’ju pregatisnja punen punetoreve …kollarisje, hapje rafishe etj, lodhesha shume punonja si robot)!
Si çdo dite, mamaja me erdhi ne dhome te me zgjonte, une isha e ngritur e mbeshtjelle me nje triko leshi (ishte ftohte)!
Ne ballin e djalit, hiqja e vinja kompresat me uthull…ai renkonte!
“Vazhdon me temperature…si do besh!?”
Mamaja ju afrua shtratit dhe vuri buzet mbi ballin e djalit.
“Flakerin, do ta çosh ta vizitosh, po nuk te dhane raport!?”
Kjo ishte dilema, te me shihnin se hiqesha zvarre e raport s’me jepnin per vete, po ne pediatri…ate mjeken e kisha patur shoqe edhe pse nuk me jepte te njohur, djalin ma vizitonte mire e raport me jepte!
Dhe ate dite me djalin ne krahe u nisa ne ambulance…
Mjeke ishte ajo shoqja ime, e vizitoi, me dha ilacet dhe 3 dite raport, mora fryme e lehtesuar!
Per ilaçet shkoi mamaja, une isha shume e lodhur…kur erdhi ne shtepi, me tha qe nje ilaç duhej te pregatitej e duhej te shkonja në farmaci ta merrnja ne oren 6 mbas dite! (se ju merzita me këto hollësi, po jane gjera qe nuk harohen)
Dimer, ftohte, errej shpejt…u mbeshtolla me pallto e shall e dola nga shtepia…Kur papritmas në rrëzë te murit, pashe nje njeri te mbeshtjelle koke e kembe…vdiqa nga frika! Po na ruajne shtepine, mendova…kush nga ne tani do arestohet o une o mamaja (motra e vellai ishin akoma shume te rinj)!
Nje ze gruaje, me shkriu gjakun…ishte Dylberja (ka vdekur e shkreta) , shoqe e punes po goxha me e madhe nga une! Mu afrua me perqafoi dhe filloi te qaje: “Nuk ju paskan internuar…sot ka qene qameti! Ne mengjes, kur po shkonim ne pune nga autobuzi, pamë varg makinash te ngarkuara me plaçka…hodha syte ne autobuz, ti s’qe, hyme ne repart…ti s’qe! U pame te gjitha sy me sy, po asnjera nuk foli! Te menduam se te surdisen…nuk durova dot dhe erdha! Uperqafuam te dyja e filluam te qajme!
Keshtu shtyhej jeta ime mes frikes, fukarallekut e perbuzjes se pushtetit!
Dje ishte dita e te perndjekurve politike…asnje LAJM nga shteti, asnje interesim per te na lehtesuar vuajtjen, asnje perpjekje per te na dhene shperblimet e te persekutuarve, qe nuk mbulojne kurrsesi vuajtjen tone!
Kur shteti ynë fqinj Italia…u gdhi i dermuar nga nje katastrofe natyrore, me dhembi shpirti per ato viktima nen rrenoja, me dhembi shpirti per ata fatkeq qe endeshin te pa shprese dhe prisnin ndihme!Nje bote e tere u sensibilizua…qeverite ne kembe per te dhene ndihme! Nuk vonuan edhe keta tanet…hipokritet pa dine e iman! Ata kane lene popullin e tyre ne meshire te fatit te cfilitur nga permbytjet e fukaralleku…duan te ndihmojne keta….!!!
Komentet