Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në veçanti rajonit të Piemontes.
I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjeç, i arrestuar në kuadër të mega-procesit të emërtuar “Rinascita Scott”, i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona dhe përmban rrëfimet e dhjetëra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri, i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 dhe ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.
Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës, ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhe të rëndësishëm të politikës shqiptare.
Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.
Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhje të ngushta me elementë shqiptarë.
“Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrëfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri”.
Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç.
I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve.”
EKSKLUZIVE/ Megaprocesi anti Ndrangheta që zbardh trafiqet e drogës me Shqipërinë. Emrat e 8 shqiptarëve të arrestuar
Antonio Gusatelegame është personi i 59 i penduar në megaprocesin e Antimafias kalabreze i quajtur “Rinascita Scott”, emër i marrë nga megaoperacioni që coi në arrestimin e hetimin e qindra personave, politikanë, sipërmarrës, funskionarë, punonjës të forcave të renti të lidhur me Ndrangehtan.
Dëshmia e tij i shtohet akuzës së lidhjeve të kësaj mafia me krimin e organizuar shqiptar në trafiqet e drogës si dhe në shërbimin që i bëhej nga individë të korruptuar në nivel të lartë e brenda qeverisë shqiptare.
Megaprocesi “Rinascita Scott”, vë nën bankën e të akuzuarve rreth 325 persona, mafiozë e bashkëpunëtorë me Ndranghetan, të përfaqësuar nga një ushtri prej 600 avokatësh mbrojtës, informon Ora News.
Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë;
Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
Lulëzim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Ky megaproces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott” i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias.
Roli i shqiptarëve
Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i Ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.
Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar “broker” të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për cmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë, informon Ora News.
Mega procesi ka vënë nënë arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa amfiozë, por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane. Ky operacion ka goditur vecanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.
Cila është rëndësia e këtij procesi?
Numri i madh i personave të vënë nën hetim, e mjaft ndryshe nga megaprocesi i Palermos i zhvilluar në kohën e prokuratorëve të antimafias Falcone e Borselino e që konfirmon aftësinë e aktivitetit të Ndranghetas si një organizatë e rrënjëzuar fort në territorin italiane e me një zgjerim planetarë të aktivitetit të saj e që që shërbehet nga një netëork i gjerë profesionishtësh, politikanë, nëpunës shteti e sipërmarrës.
Nën pranga janë vënë 12 bosa të mafias kalabreze e ndër më të rëndësishmit është Lugi Mancuso, i konsideruar kapo bossi i cili që dhe motivi i nisjes së hetimeve të operacionit Rinascita Scott.
Dalja e tij nga burgu pas 19 vitesh heqje lirie e monitorimi e vëzhgimi që antimafia i bëri për mjaft kohë lëvizjeve të Mancusos, bëri që të zbardhen lidhjet e aktiviteti disa vjecarë i ndraghetistëve me bazë kyce në territorin e Vibo Valentia.
Risia e këtij procesi është se pesë fëmijë të bosave mafiozë të ndranghetas janë penduar, e janë shmdërrar në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke rrëfyer detaje të rëndësishme për hetuesit. Mjaft i lartë në këtë proces është dhe numri i personave që kanë vendosur të bashkëpunonë me drejtësisnë, gjithsej janë 58 të penduar. mes të cilëve është dhe një ish partnere e një bosi mafioz. Të gjesh të penduar brenda mafias kalabreze ndrangheta është një gjë e rrallë pasi kjo mafia është ngritur e bazohet në lidhjet e gjakut, në lidhjet familjare. Ndaj të arrestuarve rëndojnë majft akuza të bazuar në 913 teste të cituara nga prokuroria e antimafias, si trafiqe të paligjshme, riciklim korrupsion, zhvatje, mashtrim, dhunë fizike etj.
Në dosjen hetimore të këtij megarpocesi dëshmohet se mjaft profesionistë në shumë sektorë të ekonomisë e shoqërisë italiane janë vënë në shërbim të bosave mafiozë, po ashtu dhe personalitete të politikës lokale, por ish parlamentëarë të njohur.
Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu dhe punonjës të forcave të rendit deri tenent kolonel të Policisë që gajtë përgjimeve zbardhet se informonte familjet mafioze mbi hetimet që kyrente Guardia di Finanza.
Nga ky informacion se ka nje te penduar ,si rrjedhim bashkpuntor me drejtesine drejtesia e Tiranes para pak diteve kerkoi te rishikohet denimi i ish Minustrit te Brendeshem Saimir Tahiri. Perpara se t’a nxjerrin italjanet kete fakt ata nxitojne te korrigjojne denimin minimal qe mori krahu i djathte i Rames ,vetem 3 ,5 vjet burg.S’ka dilema , Ministri qe behet fjale eshte kusheriri i Bilajlave ,dora vete S. Tahiri.
Po, i ke folur këtë herë ndershmërisht shtypit britanik.
Këtë herë, pas 13 vitesh në drejtimin e vendit, bëmat e tua s’do t’i provosh më ti; do t’i provojë drejtësia.
Se tashmë je i rrethuar nga skandalet, nga skandalozët që të rrethojnë dhe nga ata që vuajnë dënimin në burgje apo janë arratisur nga vendi.
Historia jote e dallaverave fillon herët, shumë herët në histori, për ata që të njohin.
Për ata që s’të njohin, po ju them se ti e ke filluar dallaverin (turqisht: më jep, të jap) qysh në kohën kur kërkoje antikuare, monedha floriri të vjetra, bashkë me të ndjerin Leka Bungo, në hollin e Hotel Tiranës.
“Do t’i këmbejmë në Australi!” Kështu mashtroje, për të vijuar më pas në Arte, në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës e për t’u çimentuar kryeministër. Bëmat e tua janë bërë sot tregime, shkrime, vjersha, romane e publicistikë.
Bëmat e tua janë betonuar, janë shtruar në rrugë e tunele për të dalë në det… Ke shumë për t’i provuar drejtësisë.
Por ty nuk të dalin organikat e sotme të SPAK-ut e BKH-së!
Ti do një strukturë të re.
Ti do një armatë për të hedhur në letër, në gjyq e në fytyrë se ç’ke bërë në këtë vend.
Ti do të mbetesh në histori si xhambazi me qillota.
Për ty do të shkruhet një kapitull në histori.
Brezat që do të vijnë do ta japin si provim hajdutllëkun tënd.
Pedagogët janë gjallë. Je i regjistruar, je skeduar e i skanuar.
Pritet vetëm shporrja nga zyra që ke e qelbur.
Ti sot je bërë si ata endacakët bangladeshas që rinia i kap me dhunë rrugëve, për t’i qethur e larë.
Tenderi i parë për atë që do të vijë pas teje në Kryeministri është: Dezinfektim radikal!
Silvana Xhaferri Hoxha, aktiviste dhe anëtare e Dhomës Britanike të Tregtisë, komentoi protestat që vijojnë prej 78 ditësh kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në një intervistë për News24, Xhaferri u shpreh optimiste për të ardhmen e vendit, duke e konsideruar mobilizimin qytetar si një dëshmi se shqiptarët nuk i kanë humbur plotësisht shpresat.
Sipas saj, problemet me demokracinë kanë rrënjë që prej viteve ’90. Ajo argumentoi se tranzicioni pas rënies së komunizmit nuk solli ndryshimin e pritshëm dhe se, përgjatë viteve, ndryshimet në ligje dhe Kushtetutë kanë përkeqësuar situatën.
“Realitetin shqiptar e shoh plot shpresë. Kur shikon se populli ka arritur të ngritu se kishin hequr totalisht shpresat se ne nuk ngrihemi. Padrejtësi kanë ndodhur shumë. Që pas ‘90, demokracia që ne prisnim u kap nga elementë të ish sistemit komunist. Kjo solli që ne nuk patëm asnjëherë tranzicionin e duhur dhe të mos kalonim në demokraci. Duke mos e patur këtë, kemi parë ndryshime të ligjeve dhe Kushtetutës që veçse ka përkeqësuar situatën.
Arrin një moment siç ishte fundi i majit, dhe të gjithë e kuptojnë se nuk është thjesht Zvërneci. Klasa politike duhet ta kishte parë realitetin, dhe të kishte marrë masat e duhura. Nuk kanë pasur aftësinë që ta bëjnë dhe përderisa populli ka aftësinë që të çohet dhe ta shohë se ku qëndron problemi, kjo të bën optimist se do të kemi diçka më të mirë.”, u shpreh ajo.
Xhaferi theksoi se ligjet e miratuara nga qeveria janë demaskuar, ndërsa shtoi se ajo duhet të mbajë mbi kurriz veprimet që ka kryer për këto ligje dhe të japë dorëheqjen.
“Ajo që i përbashkon të gjithë janë kërkesat. Qeveria duhet ta kuptojë se gjithë ky zemërim, ka arritur të kuptojë se shumë prej ligjeve janë demaskuar, kanë qenë ata që kanë marrë vendimet për këto ligje dhe kështu që mbaje mbi kurriz dhe jep dorëheqjen.”, shtoi ajo.
Duke iu referuar reagimeve dhe sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, të cilët iu është drejtuar edhe me termin “F*ck You”, ajo tha se me këtë veprim ai i bëri dëm vetes.
“Fakti që ata reagojnë do të thotë se funksionon protesta. Pastaj se si reagojnë eshtë elementi i dytë. Filluan nga deklarata në Financial Times me një gjuhë që s’e përdor ndonjëherë në jetën time dhe ta përdorësh para medias së huaj, i bëri dëm vetes së vet sepse demaskoi veten e vet përpara medias ndërkombëtare.
Nuk duhet të ishte bërë në mënyrë absolute. Ndryshimi i mendjes së PD dhe mundësia që t’i bashkohemi ndërkohë që në shesh thuhet qartë se të gjithë që kanë ndikuar në realitetin që ne ndodhemi, të gjithë kanë gisht në këtë dhe populli është i qartë, thotë “Nuk ju duam”.”, shtoi ajo.
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përmes një postmi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për protstat masive antiqeveritare të cilat vijojnë prej 77 ditësh në vendin tonë. Koçeku deklaron se protesta i ka bërë njerëzit të kuptojnë se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve.
Deputetja, e cila pak muaj më parë braktisi GPS ka thumbuar edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama apo të tjerëve në këtë forcë politike dhe deklaron se tashmë ka një diferencë mes kulturës së re politike të protestës dhe të vjetrës që e përqesh atë.
“77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet.
77 ditë protestë për me kriju nji manifestim të ri politik. Për me tregu se pjesëmarrja qytetare, morali publik dhe përgjegjësia nuk janë veç fjalime retorike, por qëndrime dhe thelb i njeriut si pjesë e komunitetit dhe vendit ku jeton.
Kaq shumë e kaq pak kohë për me shfaqë dallimin e thellë mes brezit të ri dhe politikës së vjetrueme. Njani po zgjohet e po dëshmon nji kulturë të re; tjetri vazhdon me e përqeshë qytetarin e me refuzu me e ndigju”, shkruan ajo.
—– Prandaj, edhe ka ardhur koha apo ka qenë moti që presidenti të jetë një figurë unifikuese jashtëpartiake .Përqarjët janë bërë tashmë të mëdha , por që është momenti vendimtarë që të shpëtohet fytyra e shtetit të Kosovës shumë të zvetnuar para botës demokratike.Apsolutizmi është logjikë që i ka sjellur dëme të mëdha qytetarëve dhe Kosovës.Ky apsolutizëm duhet përfundojë më shpërbërjen e tij.Thirrja e e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit partive politike është thirrje me vend, që do të kishte përfunduar këtë ngerq politikë të panevojshem.Inatët duhet flakur së në pyetje është ruajtja e shtetit të Kosovës…
Tashmë puna e presidentit-es të Kosovës është bërë ‘mollë sherri”.Nuk po gjendet gjuhë politike që më në fund të përfundojë odisejada e të parit të shtetit.E kam thënë shumë më hëret se presidenti do të ishte e udhës të jetë jashtëpartiak, e që Kosovës nuk i mungojnë njerëzit e formatit të tillë.Kemi njerëz të profileve të ndryshme të cilët kan mundësi të gjenden në krye të shtetit, dhe këtë punë ta kryejnë me sukses.Është e mirë e përgjithshme që partitë kryesore politike më në fund ta kuptojnë së qëndrimi moral i politikave të partive të tyre kan humbur besimin e publikut në politikë , ndoshta , mund të gjendet ende tek njerëzit e arsimuar që i përkasin komunitetit akademik.Natyrishtë së për postin e presidentit nevoiten edhe shumë komponente të tjera , pos titullit.Po ashtu na nevoiten politikanë të cilët janë të njohur për publikun, e jo të panjohur.Mjaftë është bërë më njerëz të cilët përpiqën të janë të zgjuar e nuk janë , të cilët më shumë po përdorin fraza pa substancë dhe pa shumë kuptim.Kosovës i duhet një njeri serioz dhe i matuar në përformancat e tij, dhe këtë zell politik .Në presidencë nuk bën të instalohet ndonjë përson që pranon rolin e kukullës politike .Kjo do ta zhdukte ate mbrenda nate nga skena politike sapo të ulët përdja.Këto garnitura politike të cilët aktualisht I kemi ndërtuan një model të dominimit politik, përmes mekanizmave të korrupcionit .Punësuan njerëzit e vetë në institucione shtetërore , ndërmarrje publike dhe kompani të manjatëve të partisë.Kjo skemë të tipit korruptiv u përdorë shumë gjatë dhe u bë si model matematik që fiton zgjedhjet.Prandaj, edhe ka ardhur koha apo ka qenë moti që presidenti të jetë një figurë unifikuese jashtëpartiake .Përqarjët janë bërë tashmë të mëdha , por që është momenti vendimtarë që të shpëtohet fytyra e shtetit të Kosovës shumë të zvetnuar para botës demokratike.Apsolutizmi është logjikë që i ka sjellur dëme të mëdha qytetarëve dhe Kosovës.Ky apslutizëm duhet përfundojë më shpërbërjen e tij.Thirrja e e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit partive politike është thirrje me vend, që do të kishte përfunduar këtë ngerq politikë të panevojshem.Inatët duhet flakur së në pyetje është ruajta e shtetit të Kosovës .Është koha që më zgjedhjen e presidentit të Republikës të Kosovës të ndryshojnë gjerat për së mbari, pas një periudhe të gjatë më manovra dhe poshtërsi të panevojshme ,ose për interesa të caktuara individuale apo partiake …
Koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini, me anë të një video-mesazhi ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për protestuesit.
Ai ka theksuar rëndësinë e së drejtës për të protestuar dhe për tu dëgjuar në një demokraci. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se dalja e qytetarëve në shesh nuk duhet parë si krijim rrëmuje, por si ushtrim i së drejtës për të shprehur zërin e tyre.
“Ju flas si një njeri që Ballkanin e njeh prej 20 vitesh, jo nga librat, por duke ecur nëpër rrugët tuaja. Kur një popull del në shesh nuk po krijon rrëmujë, por po ushtron lirinë më të vjetër që ekziston, atë për tu dëgjuar.
Populli duhet dëgjuar gjithmonë, edhe kur ka të drejtë, edhe kur gabon. Sheshi nuk paragjykohet, por dëgjohet dhe më pas vlerësohet me qetësi. Ajo që nuk duhet bërë kurrë në një demokraci të vërtetë është ta bësh të heshtin.
Një zë i shtypur nuk zhduket, por kthehet më i fortë. Ju them qartë që unë jam me ju, me atë që ngre zërin dhe me atë që qëndron gjithmonë në këmbë”, tha Grassini në mesazhin drejtuar protestuesve shqiptare
Media italiane “LaNotiziaGiornale.it” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej 77 ditësh në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama.
Media thekson se protesta nisi fillimisht kundër projektit në Zvërnec, por se tashmë qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kryeministër që nga viti 2013, dhe shfuqizimin e tre ligjeve: Ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, Ligjit 55/2015 për investimet strategjike dhe Ligjit 20/2025 për investimet në zonat malore.”, thuhet në artikull.
Media italiane përmend edhe heshtjen e Italisë, duke theksuar se kjo vjen për shkak të marrëveshjes së dakordësuar me Shqipërinë për kampin e Gjadrit.
“Giorgia Meloni e quan kryeministrin shqiptar “miku im Edi Rama”. Ajo thekson se Italia është partneri më i madh tregtar i vendit, me afërsisht 3,000 kompani dhe tregti me vlerë rreth 20% të PBB-së së Shqipërisë. Roma ka nevojë për protokollin për ta zbatuar, Tirana ka nevojë për një sponsor në Bruksel i cili nuk do të mbajë përgjegjësi për kantieret e ndërtimit. Qeveria italiane, në fund të fundit, ka çdo interes që gjithçka të mbetet ashtu siç është në Shqipëri.”, thuhet më tej në artikull.
Artikulli i plote:
Ata marshojnë çdo pasdite drejt ndërtesave qeveritare, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, marshimi ka vazhduar për më shumë se shtatëdhjetë ditë rresht, dhe në Itali kjo histori ka mbaruar tashmë. “Revolucioni i Flamingo-ve” filloi në maj në Zvërnec, përpara një gardhi që ishte shfaqur brenda një zone të mbrojtur. Më 30 maj, rojet private të sigurisë sulmuan protestuesit. Policia qëndroi pranë dhe vëzhgoi. Prej andej, sheshi u zhvendos në kryeqytet, ku mbeti.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kryeministër që nga viti 2013, dhe shfuqizimin e tre ligjeve: Ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, Ligjit 55/2015 për investimet strategjike dhe Ligjit 20/2025 për investimet në zonat malore. Në shkeljen e hapur nga amendamentet e vitit 2024 , të cilat lejojnë turizmin luksoz brenda zonave të mbrojtura, u miratua projekti i resortit nga Jared Kushner , dhëndri i Donald Trump , midis ishullit të Sazanit dhe lagunës Vjosë-Nartë . Mbi dyqind lloje zogjsh, një nga grykëderdhjet e fundit të paprekura të Mesdheut, dhe buldozerët që hynë në maj.
Shqipëria, kantieri i ndërtimit dhe moratoriumi
Më 30 dhjetor 2024, komiteti i kryesuar nga Rama njohu kompaninë e projektit të Sazanit si investitor strategjik , duke shkurtuar kërkesat për leje. Zyra e prokurorit antikorrupsion në Shqipëri, SPAK , po heton tani ndryshimet në statusin e zonës dhe origjinën e parave të përdorura për blerjen e tokës. Në qershor , njëqind mijë njerëz marshuan në Tiranë.
Më 17 qershor, Parlamenti Europian miratoi raportin mbi Shqipërinë me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Ai bën thirrje për një moratorium të menjëhershëm për lejet e reja dhe vendet e ndërtimit në zonat e mbrojtura. Tirana synon të anëtarësohet në Bashkim deri në vitin 2030. Prandaj, po miraton ligje kundër standardeve të kërkuara për një anëtarësim të tillë, pikërisht aty ku kërkon të konsiderohet i besueshëm. Ndërkohë, ka siguruar 4.2 milionë euro në fondin rezervë të shtetit, fondin e fatkeqësive, për të shpëtuar koncertin e Kanye West më 11 korrik. Në të njëjtat javë, policia iu përgjigj demonstratave me topa uji dhe gaz lotsjellës dhe largoi dhjetëra protestues.
Llogaria italiane
Dhe këtu fillon pjesa që na shqetëson. Më 6 nëntor 2023, siç e dimë, Italia nënshkroi protokollin me Shqipërinë për qendrat e Shëngjinit dhe Gjadërit , të ratifikuar me Ligjin 14/2024 : shpenzime të pritura prej 671.6 milionë deri në vitin 2028 , me një objektiv të deklaruar prej 36,000 personash në vit. Që nga 14 korriku 2026, Ministria e Brendshme numëroi 685 të transferuar dhe 101 të riatdhesuar. Menaxhimi vetëm në vitin 2025 , thotë Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi , kushtoi 50 milionë. ActionAid kështu arrin në afërsisht 495,000 euro për çdo riatdhesim, duke pjesëtuar shpenzimet totale me riatdhesimet e suksesshme.
Më 23 prill, Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë shkroi se protokolli vlen në parim, me kusht që të drejtat e të ndaluarve të garantohen plotësisht. Vendimi ende nuk është dhënë. Më 5 qershor , ndërsa Tirana protestonte për një javë, të dy qeveritë finalizuan një shkëmbim notash për të siguruar që kontakti i të ndaluarve me familjet, avokatët dhe konsullatat e tyre të jetë me shkrim. Më 16 prill , në Palazzo Chigi, axhenda e takimit dypalësh me Ramën ishte, sipas notës zyrtare, ” lidhshmëria, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në çështjet e migracionit”. Buldozerë dhe arrestime, asgjë.
Giorgia Meloni e quan kryeministrin shqiptar “miku im Edi Rama”. Ajo thekson se Italia është partneri më i madh tregtar i vendit, me afërsisht 3,000 kompani dhe tregti me vlerë rreth 20% të PBB-së së Shqipërisë. Roma ka nevojë për protokollin për ta zbatuar, Tirana ka nevojë për një sponsor në Bruksel i cili nuk do të mbajë përgjegjësi për kantieret e ndërtimit. Qeveria italiane, në fund të fundit, ka çdo interes që gjithçka të mbetet ashtu siç është në Shqipëri. Heshtja në sheshin publik të Shqipërisë është klauzola që askush nuk e ka shkruar dhe është e vetmja pikë në atë buxhet që është paguar deri më tani. gsh
Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret kanë shkatërruar më shumë se rreth 35% të sipërfaqes pyjore kombëtare. Ndonëse numri i punonjësve të mbrojtjes nga zjarri u rrit me 86% gjatë dekadës, raporti i automjeteve funksionale ka pësuar rënie në 0.87 për çdo 10 mijë banorë.
Përballë 160 vatrave të regjistruara vetëm në javët e para të sezonit veror dhe mungesës së një flote autonome avionësh, strukturat vendore mbeten të pafuqishme për të garantuar ndërhyrje efektive në zonat e thella malore. Një amulli e theksuar kompetencash mes pushtetit vendor dhe atij qendror, lë të pambrojtura komunitetet rurale dhe jetët njerëzore, duke e vënë vendin përballë një pasqyre të dhimbshme të dështimit institucional përpara çdo sezoni zjarresh. Sugjerimet e ekspertëve.
Tragjedia në fshatin Domen të Postribës, ku një banesë u përfshi nga flakët me një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj brenda, qartësoi vështirësitë që hasin strukturat e emergjencave për të ndërhyrë në zonat e thella malore. Shtëpia ndodhej rreth 30 minuta më këmbë nga rruga ku mund të mbërrinin automjetet, çka e bëri thuajse të pamundur ndërhyrjen në kohë të zjarrfikësve.
Kur ekipet e shpëtimit arritën në zonë, banesa e vjetër ishte shkrumbuar bashkë me nënën dhe dy fëmijët. Terreni i vështirë, largësia nga rruga automobilistike dhe njoftimi i vonuar reduktuan ndjeshëm mundësinë për një operacion të shpejtë shpëtimi.
Ngjarja e Postribës nxjerr në pah boshllëqet e një sistemi që, megjithëse ka shtuar personelin, nuk ka mjete të përshtatshme për pyjet dhe zonat malore, nuk zotëron ende një flotë të konsoliduar ajrore dhe nuk ka ngritur një mekanizëm të plotë të paralajmërimit të hershëm.
Shqipëria hyri edhe këtë vit në sezonin e zjarreve me më shumë zjarrfikës, por pa kapacitetet teknike dhe organizative që kërkon përhapja gjithnjë e më e shpejtë e flakëve në kushtet e ndryshimeve klimatike.
Në shumë zona, automjetet mund të afrohen vetëm deri në rrugën më të afërt, ndërsa pjesa tjetër e ndërhyrjes kryhet më këmbë dhe me pajisje të kufizuara.
Bilanci i vitit 2025 tregoi përmasat e problemit. Rreth 16.2 mijë hektarë pyje dhe kullota u dogjën, sipërfaqja më e madhe e prekur që nga viti 2017, ndërsa dëmi i drejtpërdrejtë u përllogarit në rreth 7.2 miliardë lekë, ose 75 milionë euro.
Përllogaritja përfshin kryesisht humbjen e materialit drusor, por jo të gjithë faturën ekonomike, mjedisore dhe sociale të zjarreve dhe kostot e ripyllëzimit.
Sipas ish-drejtuesit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, dobësia nuk qëndron vetëm te mungesa e mjeteve, porse vendi ende nuk ka një plan të plotë operacional që të marrë parasysh zgjatjen e periudhave të thata, temperaturat më të larta dhe rritjen e ekspozimit të pyjeve, banesave dhe komuniteteve rurale ndaj zjarreve.
Edhe drejtues të shërbimeve zjarrfikëse në nivel vendor pranojnë se kapacitetet mbeten shumë larg nevojave. “Ka përmirësim, por jemi përsëri shumë larg. Një nga problemet më shqetësuese është amortizimi i automjeteve dhe nevoja për blerjen e mjeteve të reja, veçanërisht për ndërhyrjet në pyje dhe në zonat malore”, pohoi ai
Pak ditë para tragjedisë, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, prezantoi planin për përballimin e sezonit të zjarreve. Sipas tij, katër helikopterëve të flotës aktuale pritet t’u shtohen tre avionë zjarrfikës në pronësi të shtetit shqiptar.
Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu financimin e 130 automjeteve të reja dhe ndërtimin e katër stacioneve zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Por ekspertët e akuzuan qeverinë për mungesë të thellë serioziteti, pasi plani kundër zjarreve do të duhet të ishte prezantuar që në fillim të pranverës dhe jo në mes të sezonit të zjarreve.
Premtime të ngjashme për blerjen e avionëve dhe modernizimin e flotës zjarrfikëse janë bërë sistematikisht të paktën që nga viti 2017.
Një pjesë e tyre ka mbetur ende në fazën e planeve dhe procedurave, ndërsa mjetet ekzistuese vijojnë të amortizohen dhe bashkitë përballen me mungesa të theksuara, sidomos në territorin rural dhe malor.
Zjarret janë rrezik në rritje për të gjithë Europën Jugore, por Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar për shkak të pozitës gjeografike, kushteve socio-ekonomike dhe dobësive institucionale.
Sipas përllogaritjeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vendi ka një nga nivelet më të larta të riskut ndaj fatkeqësive në Europë. Përmbytjet, zjarret në pyje, rrëshqitjet e dheut dhe fatkeqësi të tjera natyrore kanë prekur rreth 95% të bashkive në dy dekadat e fundit.
Skenarët klimatikë parashikojnë periudha më të gjata, më të nxehta dhe më të thata, duke rritur rrezikun për pyjet, bujqësinë, turizmin, shëndetin publik dhe sistemin energjetik.
Vlerësimet tregojnë se, pa masa të forta parandaluese dhe investime në përshtatje, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2050.
Rritet numri i punonjësve zjarrfikës, bie ai i mjeteve
Numri i punonjësve të mbrojtjes nga zjarri është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Sipas dokumentit “Sistemi i Matjes së Performancës të Bashkive 2024”, personeli u rrit nga 739 punonjës në vitin 2016 në 1,371 në vitin 2024, ose me rreth 86%.
Numri zyrtar i punonjësve për 1,500 banorë arriti në 0.86 në vitin 2024, nga 0.38 në vitin 2015. Ky nivel është pranë mesatares së Bashkimit Europian, por krahasimi ka kufizime, pasi të dhënat shqiptare përfshijnë të gjithë personelin e stacioneve dhe jo vetëm zjarrfikësit profesionistë.
Rritja e personelit nuk është shoqëruar me të njëjtën ecuri të mjeteve. Numri i automjeteve funksionale ra nga 0.89 për çdo 10 mijë banorë në vitin 2023 në 0.87 në vitin 2024.
Raporti e lidh këtë rënie me daljen jashtë përdorimit të automjeteve të vjetruara. Bashkitë tani kanë më shumë punonjës në organikë, por më pak mundësi për të shkuar pranë zjarrit dhe për ta luftuar atë në mënyrë profesionale.
Z. Prençi e sheh problemin si më të gjerë se mungesa e automjeteve, pasi në shumë zona pyjore mungojnë edhe rrugët që do t’u mundësonin mjeteve të afroheshin te vatrat. “Ne nuk kemi rrugë funksionale në pyje, të cilat t’u mundësojnë mjeteve zjarrfikëse të afrohen pranë vatrave.
Kur zjarri përhapet në terrene malore ose kodrinore, strukturat tona shpesh nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka”, thotë ai. Në këto kushte, edhe një automjet i ri mund të mos jetë i mjaftueshëm, nëse nuk ka rrugë, mjete të vogla, pompa portative dhe ekipe që mund të lëvizin në këmbë.
Zjarri lihet të përparojë derisa të arrijë në zona më të aksesueshme ose të shuhet vetë. Kjo nuk mund të konsiderohet një strategji mbrojtjeje, shton z. Prençi. Problemet nuk kufizohen vetëm te pyjet dhe zonat malore.
Edhe pse Tirana ka tri stacione zjarrfikëse, ajo rezulton me numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve në raport me popullsinë.
Dendësia e lartë, trafiku, pallatet shumëkatëshe, qendrat tregtare, spitalet dhe institucionet e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë. Në kryeqytet, vonesa mund të shkaktohet jo nga mungesa e rrugëve pyjore, por nga trafiku dhe vështirësia për të hyrë pranë ndërtesave.
Në bashkitë e vogla, raporti i zjarrfikësve për banor mund të jetë më i lartë, por territoret janë më të mëdha dhe stacionet mund të jenë larg zonave pyjore. Kjo tregon se shpërndarja e mjeteve nuk duhet të bëhet vetëm sipas popullsisë.
Duhet të merren parasysh terreni, largësitë, sipërfaqja pyjore, dendësia urbane dhe lloji i rrezikut.
Lëmshi i kompetencave e ka ndërlikuar luftën kundër zjarrit
Ndryshimi i legjislacionit dhe riorganizimi i shpeshtë i institucioneve ka sjellë amulli kompetencash edhe në administrimin e luftës ndaj zjarrit duke u bërë më shumë shkak për pengesë se sa për eficiencë.
Shërbimet zjarrfikëse vendore hartojnë planet e tyre sipas karakteristikave të territorit.
“Çdo shërbim zjarrfikës harton planin e tij, i cili miratohet nga kryetari i bashkisë dhe më pas i dërgohet Ministrisë së Brendshme. Hartojmë planin tremujor për sezonin e verës, si dhe planin vjetor”, shpjegon një drejtues vendor i zjarrfikësve që vendosi të mbetet anonim.
Kjo mënyrë organizimi është e nevojshme, pasi një bashki urbane ka rreziqe të ndryshme nga një bashki me pyje, kullota dhe terren malor.
Por problemi, sipas ekspertit Prençi, është se planet vendore nuk lidhen gjithmonë në një sistem të vetëm drejtimi dhe reagimi.
Sipas legjislacionit aktual, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejton dhe koordinon strukturat operacionale kombëtare dhe vendore në rastet e zjarreve në shkallë të gjerë që tejkalojnë kapacitetet e një bashkie të vetme.
Kjo përfshin bashkërendimin e punës mes Shërbimit Zjarrfikës (MZSH), Forcave të Armatosura (FA), Policisë së Shtetit, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Zonave të Mbrojtura.
Ministria e Brendshme mbikëqyr standardet e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) në shkallë vendi, pavarësisht se stacionet zjarrfikëse operojnë administrativisht në varësi të bashkive.
Nga ana tjetër, çdo bashki është e detyruar të organizojë, financojë dhe funksionalizojë stacionet dhe trupat e zjarrfikësve brenda territorit të saj administrativ. Trupat e MZSH-së janë në varësi të drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës, në një nga bashkitë e mëdha të vendit, tha se ka amulli kompetencash që më shumë e ndërlikojnë situatën se sa e zgjidhin.0
P.sh. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që në legjislacion luan rolin drejtues të operacionit kundër zjarrit dhe koordinon punën, në terrenet ku bie flaka në fakt nuk bën asgjë, thotë drejtuesi vendor i zjarrfikësve.
Zoti Prençi, i cili më parë ka drejtuar Emergjencat Civile, thotë se duhet të jetë e përcaktuar qartë se kush drejton operacionin, kush kërkon mbështetje ajrore, kush koordinon forcat në terren dhe kush komunikon me komunitetin. Nuk mund të ketë disa qendra vendimmarrjeje në të njëjtën kohë, thotë ai.
Sipas tij, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile duhet të ketë rolin drejtues, ndërsa bashkitë, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi pyjor duhet të veprojnë sipas një plani të përbashkët.
Mungesa e një komande të unifikuar e bën ndërhyrjen më të ngadaltë dhe rrit rrezikun që përgjegjësitë të kalojnë nga një institucion te tjetri.
Bashkitë hartojnë planet, por aftësia e tyre për t’i zbatuar varet nga buxheti, automjetet, pajisjet dhe personeli që kanë në dispozicion.
Pa avionë zjarrfikës, Shqipëria mbetet e rrezikuar
Një nga dobësitë kryesore të sistemit është mungesa e një flote ajrore të posaçme për zjarret. Shqipëria nuk ka avionë zjarrfikës dhe në rastet më të rënda mbështetet te helikopterët që ka në dispozicion dhe te ndihma nga vendet e tjera përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
“Shqipëria është pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe mund të kërkojë ndihmë nga vendet e tjera. Por nevojitet që vendi të ketë kapacitetet e veta”, thotë drejtuesi vendor i zjarrfikësve.
Z. Prençi kujton se ngritja e një flote ajrore është premtuar prej më shumë se një dekade. “Prej rreth 13 vitesh flitet për ngritjen e një flote ajrore kundër zjarreve.
Ka pasur edhe një projekt të mbështetur nga Komanda Amerikane për një bazë rajonale kundër zjarreve, me një vlerë rreth 50 milionë euro, që parashikohej të ndërtohej në Guri i Zi në kohën kur drejtoja unë, por plani dështoi për shkak të burokracive shqiptare dhe ai investim nuk u realizua”, thotë ai.
Sipas z. Prençi, gjatë viteve janë përsëritur edhe deklaratat për sigurimin e dy avionëve zjarrfikës, por flota nuk është ngritur. Ai vlerëson se Shqipëria ka nevojë për një flotë të përzier, me avionë dhe helikopterë, që t’i përshtatet terrenit malor dhe zonave të Alpeve.
Vendi ka nevojë të paktën për dy avionë të tipit ‘Canadair’ dhe katër helikopterë që të kenë mundësi të furnizohen me ujë nga lumenjtë dhe ujëmbledhësit, thotë eksperti.
Mungesa e kapaciteteve ajrore bëhet më e rëndë kur zjarret përhapen njëkohësisht në disa vende të Mesdheut. Në këto raste, ndihma ndërkombëtare mund të vonojë, pasi avionët dhe helikopterët kërkohen nga disa shtete në të njëjtën kohë.
Shqipëria ka plot burime ujore, por mungon harta operative
Eksperti Prençi thotë se Shqipëria ka plot burime ujore që mund të përdoren për furnizimin e helikopterëve, por ato nuk janë përfshirë në një sistem të detajuar operacional.
Sipas tij, në të gjithë vendin numërohen 640 ujëmbledhës, një pjesë e të cilëve nuk përdoren më për vaditje. Gjithashtu kemi shumë lumenj, liqene me distanca të afërta me kodrat dhe malet.
“Këta ujëmbledhës mund të identifikohen dhe të përdoren si pika furnizimi për helikopterët. Mund të shfrytëzohen edhe lumenjtë, por për këtë duhet një plan i detajuar”, thotë ai.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, sipas z. Prençi, duhet të hartojë një hartë ku të përcaktohen koordinatat, thellësia, aksesueshmëria dhe kushtet e furnizimit me ujë për çdo pikë. Ky informacion duhet t’u vihet paraprakisht në dispozicion pilotëve dhe reparteve të helikopterëve.
“Plani nuk mund të improvizohet në momentin kur shpërthen zjarri”, thotë z. Prençi. Në mungesë të një harte të tillë, edhe mjetet ajrore që mund të sigurohen përkohësisht humbasin kohë për të identifikuar pikat ku mund të furnizohen me ujë.
Mungon mirëmbajtja për pajisjet dhe lajmërimi i hershëm
Problemi nuk është vetëm mungesa e investimeve, por edhe administrimi i pajisjeve që janë siguruar më herët. Z. Prençi kujton se në vitin 2017, kompania TAP dhuroi shtatë automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 600 pompa shpine.
Në të njëjtën periudhë, sipas tij, janë shpërndarë edhe rreth 40 motobarka për operacionet e emergjencave. Por një pjesë e mjeteve dhe pajisjeve nuk u mirëmbajtën dhe dolën jashtë përdorimit.
“Ne marrim pajisje, por nuk krijojmë sistemin për mirëmbajtjen, administrimin dhe përdorimin e tyre. Pas disa vitesh, mjetet dëmtohen, humbasin ose mbeten jashtë funksionit dhe situata kthehet sërish në pikën e nisjes”, thotë ai.
Ky shqetësim përputhet me të dhënat e bashkive, që tregojnë rënie të numrit të automjeteve funksionale, për shkak të vjetërsisë.
Blerja e 130 automjeteve të reja, e njoftuar nga qeveria, mund të përmirësojë flotën, por pa një fond dhe sistem të qëndrueshëm mirëmbajtjeje, rreziku është që pas disa vitesh, problemi të përsëritet.
Sipas z. Prençi, një nga masat më të rëndësishme është krijimi i një sistemi të lajmërimit të hershëm dhe raportimit në kohë reale. Ai propozon që bashkitë të punësojnë përkohësisht vrojtues sezonalë në zonat me rrezik të lartë në muajt e verës.
“Zjarri duhet të identifikohet dhe të raportohet në minutat e para. Nëse një vatër konstatohet kur ka përfshirë disa hektarë, reagimi bëhet shumë më i vështirë dhe më i kushtueshëm”, thotë ai.
Vrojtuesit sezonalë mund të pajisen me mjete komunikimi dhe të raportojnë menjëherë për çdo vatër.
Një zjarr i vogël mund të shuhet me pak njerëz dhe pak mjete. Pas disa orësh, e njëjta vatër mund të kërkojë ndërhyrje kombëtare, helikopterë dhe ndihmë nga jashtë.
Z. Prençi kërkon që parandalimi të mos kufizohet tekautomjetet dhe pajisjet, por qytetarët, sidomos në zonat rurale, duhet të dinë si të veprojnë kur zjarri shpërthen pranë tokës, bahçes apo banesës së tyre.
“Agjencia duhet të përdorë filma të shkurtër të animuar dhe materiale të thjeshta informuese për t’u shpjeguar qytetarëve si duhet të reagojnë”, thotë ai. Njerëzit duhet të dinë si të njoftojnë, si të largohen dhe çfarë të mos bëjnë, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën dhe të mos pengojnë ndërhyrjen.
Edukimi për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore të përfshihet edhe në kurrikulat shkollore. Një pjesë e zjarreve shkaktohen nga pakujdesia, djegia e mbetjeve bujqësore, ose pastrimi i tokave me zjarr. Për këtë arsye, edukimi i komunitetit është edhe masë parandaluese, jo vetëm informuese.
“Mashtrimi” me pagat
Buxheti i vitit 2026 shtoi 227.7 milionë lekë si shpërblim për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Sipas drejtuesit vendor të zjarrfikësve, nuk bëhet fjalë për një shpërblim të ri, por për pagesa që punonjësve u takonin sipas Kodit të Punës.
“Zjarrfikësit nuk paguheshin për orët e natës, për ditët e festave dhe për ditët zyrtare të pushimit. Këto trajtoheshin si ditë të zakonshme pune”, thotë ai.
Por pagesat shtesë kanë krijuar një problem tjetër. Zjarrfikësit që punojnë në turne 24-orëshe mund të marrin të ardhura më të larta se inspektorët, shefat dhe drejtuesit e stacioneve, të cilët nuk përfitojnë shtesa për orët e natës.
“Drejtuesi i stacionit, inspektorët dhe shefat mund të marrin më pak se punonjësit që kanë nën varësi”, thotë përfaqësuesi.
Kjo ul interesin për ngritjen në detyrë dhe dobëson sistemin e karrierës brenda shërbimit. Edhe shpërblimi i paralajmëruar për zjarrfikësit varet nga buxhetet dhe vendimmarrja e bashkive, çka krijon trajtim të ndryshëm nga një njësi vendore në tjetrën.
Fatura e padukshme e dëmeve
Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga fillimi i sezonit veror 22 qershor e deri në fillim të muajit korrik 2026, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej 160 vatra zjarri. 127 raste kanë qenë vatra zjarri në sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre me karakter urban.
Bilanci i vitit 2025 tregon se në të gjithë vendin kishte 346 raste zjarri vetëm në fondin pyjor dhe kullosor.
Flakët përshkuan më shumë se 33.5 mijë hektarë, ndërsa sipërfaqja e djegur arriti në rreth 16.2 mijë hektarë. Ministria e Mjedisit raportoi se viti 2025 ishte i dyti më problematik pas vitit 2017, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për sipërfaqen e prekur.
Dëmi monetar u përllogarit në 7.186 miliardë lekë, ose mesatarisht rreth 444 mijë lekë për çdo hektar të djegur. Nga zjarret u dogjën rreth 128.6 mijë metra kub material drusor dhe vetëm 25.6 mijë metra kub vlerësohen ende të përdorshëm.
Por kjo llogaritje përfshin kryesisht humbjen e lëndës drusore. Jashtë faturës mbeten kostot e pastrimit të sipërfaqeve, ripyllëzimit, mirëmbajtjes së fidanëve dhe mbrojtjes së tokës nga erozioni.
Nuk janë përfshirë as humbjet në kullota, blegtori, bimë mjekësore dhe aromatike, as shpenzimet për automjetet, helikopterët, karburantin dhe personelin.
Kur ndërhyrja vonon për shkak të mungesës së rrugëve, mjeteve dhe zbulimit të hershëm, një vatër e vogël kthehet në një dëm me kosto shumë më të madhe. Të dhënat zyrtare të viteve të fundit tregojnë se në dy dekadat e fundit është djegur 35% e sipërfaqes pyjore të vendit.
Qarku i Vlorës ishte zona më e goditur në vitin 2025. Sipërfaqja e djegur kaloi 10 mijë hektarë, ndërsa dëmi ekonomik u vlerësua në rreth 3.89 miliardë lekë. Vetëm Vlora përqendroi më shumë se gjysmën e dëmit të raportuar në rang kombëtar.
Pas saj, ndër qarqet më të prekura renditen Elbasani, Gjirokastra, Lezha dhe Berati. Qarqet jugore kanë ekspozim më të lartë për shkak të temperaturave, thatësirës, terrenit të thyer dhe sipërfaqeve të mëdha pyjore e kullosore.
Këto zona janë pikërisht ato ku mungesa e rrugëve pyjore dhe e mjeteve që mund të lëvizin në terren e bën më të vështirë ndërhyrjen nga toka.
Z. Prençi kërkon që bashkitë me territore të mëdha pyjore të pajisen me mjete të vogla për terrenet kodrinore dhe malore, si dhe me pompa uji që transportohen në shpinë.
“Zjarrfikësit duhet të kenë pompa shpine me kapacitet rreth 35 kilogramë, të cilat u mundësojnë të afrohen te vatra edhe kur automjeti nuk mund të hyjë”, thotë ai.
Sipas tij, përdorimi i degëve, lopatave dhe mjeteve të improvizuara për shuarjen e zjarrit tregon se sistemi vijon të punojë me metoda primitive. “Nuk mund të pretendojmë se po mbrojmë pyjet dhe banesat kur njerëzit dërgohen në terren pa pajisjet minimale”, thotë z. Prençi./Monitor
Një tjetër denoncim është bërë lidhur me librin “Albanian Files” dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vendin ku është printuar libri. Gentjan Progni, aktivist, thekson se Edi Rama ka deklaruar se libri është printuar në Zvicër, ndërsa ai nga ana tjetër pretendon se të dhënat për botimin tregojnë një tjetër realitet.
“Rama thotë: Libri është printuar në Zvicër. Faktet thonë: Libri është printuar dhe distribuuar nga Dukagjini Group në Shqipëri”, shkruan aktivisti.
Në denoncimin e tij, Progni ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kompaninë që, sipas tij, ka realizuar printimin dhe shpërndarjen e librit. Ai thekson se “Dukagjini Group” është 100% në pronësi të Ekrem Llukës.
Aktivisti shton se “Dukagjini Group” është kompania ndërtuese e “Dukagjini Resort” në Shëngjin, Lezhë.
Aktivisti publikon edhe të dhënat zyrtare të botimit të librit “The Albanian Files: Freedom and Architecture” tregojnë se vepra mban ISBN-in ndërkombëtar 978-3-03778-800-4.
Sipas të dhënave të publikuara në faqet e librit, botimi është shitur dhe shpërndarë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese. Për këtë shpërndarje rajonale libri mban edhe një ISBN të veçantë, 978-9951-33-025-1.
Pra, sipas të dhënave të vetë botimit, Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese, figuron si subjekti që ka shitur dhe shpërndarë librin në Shqipëri dhe në vendet e tjera të përcaktuara të rajonit, ndërsa ISBN-i 978-9951-33-025-1 identifikon këtë botim/shpërndarje rajonale.
Duke iu referuar dokumenteve dhe të dhënave që publikon, Gentjan Progni e mbyll denoncimin me mesazhin: “E vërteta nuk fshihet”. bw
Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë janë bërë për t’i kënduar me atë këngën e ahengjeve familjare “Kqyrni shoqe çka ka rritur nana”, dhe vërtetë duhet adresuar pyetjen logjike të gjithë atyre që i kanë votuar këta deputet të papërgjegjshëm: “Kqyrni popull kë e keni zgjedhur për deputet në Kuvendin e Kosovës”?!
Nga tempull i demokracisë në shtëpi të turpit dhe marrëzisë
Pamjet trishtuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës, turpëruese dhe fyese për qytetarët (mërgimtarët), u bënë tërheqëse për armiqt e Kosovës!
Gjuha fyese, mënyra primitive dhe arrogante e komunikimit mes deputetëve e shpërfaqi mungesën e kulturës qytetare dhe politike të disa prej deputeteve dhe deputetëve të zgjedhur dhe jo vetëm!
Pasi, ata deputet dhe deputete arrogante të ardhur në Kuvend me votën e qytetarëve (mërgimtarëve) ia qitën faqen e zezë mbarë Kosovës para syve të botës!
Në mungesë të gazetave të shtypura, portalet vendore vërshuan me video-inçizimet e përplasjeve mes deputetëve, ballinat e shtypit rajonal dhe atij botëror u mbushen me pamjet e llahtarshme në Kuvendin e Kosovës, të filluara me gjuajtjen e vezeve dhe ujit e deri tek përleshjet fizike!
Skenat e pahijshme në Kuvendin e Kosovës duhet t’i thërrasin ndërgjegjës qytetare, që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e votës, pasi përleshjet e deputetëve në Kuvend, në mënyrë të tërthortë janë përgjegjësi e 36 % votuesve, por jo edhe e atyre që nuk i kanë votuar (64 %).
Qytetari në momentin e votimit e merr përgjegjësinë morale për votën e tij
Një fjalë e urtë e thotë bukur dhe kjartë: “Secili popull e ka qeverinë që e meriton”!
Sikurse qeveria, edhe përbërja e Parlamentit janë produkt i votës qytetare!
Kur nuk ke për kë voton!
Më mirë është të abstenosh nga procesi i votimit sesa të sjellësh maskarenj në Kuvend!
Mungesa e kandidatëve të pavarur për deputet ka bërë që qytetarët më shumë të votojnë për parti politike, duke mos i kushtuar kujdes të mjaftueshëm kandidatëve në listat zgjedhore!
Vota vetëm për parti nuk është votë e lirë! Në të shumtën e rasteve është votë e imponuar dhe inatçore, e ndikuar nga interesat personale apo grupore brenda sojit (partisë)!
Vota e papeshuar mirë e qytetarëve, e ka sjellë në Kuvend gjuhën e rrugaqërisë, injorancën, arrogancën e shfrenuar dhe dhunën fizike!
Kjo që po ndodhë në Parlament dhe jashtë tij është e papranueshme!
Kacafytja mes femrave ishte e paparë deri më tani në Kuvendin e Kosovës!
Të paktën deri më tani, deputetet e kishin një imazh më të mirë sesa deputetët në Kuvend, nga kjo legjislaturë u bën njësoj si meshkujt ashtu edhe femrat!
Shumica e deputetëve të zgjedhur sikur kanë harruar se Kosova është çliruar me gjak dhe sakrifica të panumërta me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare!
Edhe fazat e ndërtimit të institucioneve shtetërore nuk ishin të lehta!
Duhet pasur respekt për secilën periudhë të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës!
‘Koloseumi i gladiotorëve’ me kostume intelektualësh
Deputetët/et e rinj dhe të vjetër në moshë, ia mësyjnë Kuvendit të veshur dhe të pispillosur, flokët e lagura me gel dhe fytyrën e mbushur plot makiazh, por dalin nga aty si pula të nukta dhe gjela të gjakosur nga ‘beteja’ në Parlament!
Kuvendi nuk është ‘Koloseum gladiatorësh’ ku fituesin e përcakton forca fizike!
Forca e argumenteve duhet t’ia zë vendin forcës së muskujve!
Tempulli i demokracisë duhet të jetë vend ku flitet me fakte dhe argumente, me gjuhën e butë dhe arsyen e shëndoshë, kur respektohet mendimi ndryshe dhe vlerësohet dinjiteti njerëzorë!
Kur deputetët sillen me arrogancë nuk iu ngjanë më deputetëve, por gladiatorëve që luftojnë deri në vdekje për të fituar trofeun (pushtetin e premtuar me poste nga partia), duke e kthyer kështu Kuvendin në arenë përplasjesh fizike!
Aq të ashpra janë sjelljet e të zgjedhurve të popullit saqë gjuha fyese dhe ofendimet nuk ju bëjnë më përshtypje qytetarëve, pasi ato iu duken arenë cirku, me ç’rast shpërthejnë debatet mes qytetarëve: “kush kë e lagu më shumë”, “kush kujt ia nguli më shumë”, “kush ishte më i forti e cili ishte më i ligu në ballafaqimin fizik në Parlament”?!
Në fakt, ky është diskursi i politikës ditore në Kosovë!
Deputetët e zgjedhur me rekomandim të liderëve partiakë me të hyrë në Kuvend kthehen në pengje të liderit dhe klaneve në parti, duke harruar se janë përfaqësues të popullit që i ka zgjedhur me votën e lirë!
Skenat në Kuvendin e Kosovës janë produkt i asaj që qytetarët (mërgimtarët) vetë i kanë zgjedhur! Sjelljet e deputetëve dhe deputeteve janë pasqyrë e vetëdijes shoqërore, e cila asnjëherë nuk ka qenë në nivelin më të ulët së paku në këto dyzet vietet e fundit! Degradimi i deputetit pasqyron gjendjen reale të shoqërisë sonë!
—-Jemi dëshmitarë së pas lufte pas tyre qëndruan brigada të tëra që kontribuan në mënyrë të pahijshme në plaqktjën , shkatërrimin dhe zhvendosjën e këtij vendi në fund të rang listës të vendeve më të varfëra në Evropë.Askush nga këto nomenklatura as që u mërzitën për paturpësitë e tyre në dëm të shtetit.Këta të pa turp politikë kan harruar së nga populli paguhen shumë për besnikërinë e tyre që nuk e kan, e në anën tjetër kemi kategorinë që mezi po përthëkon fundin e muajit…
Për vite me radhë u krijuan rrethan jo të favorshme shoqërore dhe politike në Kosovë.Ne këtë situatë askush nuk i beson askujt.Me së shumti nuk ju besohet sot politikanëve shumë analistëve, atyre që betohen që kan monopol mbi të vërtetën.Një fenomen do të thosha unë është që mos besimi ka zbritur gjithkund për rreth nesh.Njerëzit shpesh kur i tokon thojnë së “ kan ndryshuar kohët”, por në fakt kjo nuk qëndron “kan ndryshuar njerëzit”.Janë tjetërsuar nga të mirat dhe tradita që kemi pasur.Jan larguar komshiu më komshi, madje edhe brenda vëllazërive!Nuk ja daun të mirën njeri- tjetrit, mëria është futur thellë në qenjen e shumicës.Kur humb tradita humbin edhe vlerat e një kombi!Nuk them që nuk ka njerëz të mirë , por shumë kush e ka lënë rrugën e drejtë të jetës. Mos besimi i atyre që pretendojnë se interesi është e mira e popullit.Shtrohet pyetja, kë të besoni?Më të mirën nga ajo që shihni nëse shikoni përrreth.Dikush paguan çmimin e lartë nga mos besimi.Ne Kosovë moti kemi një politikë konstante që po mbijeton të gjitha zgjedhjeve , qeverive e partive.Pak kush mendojë për përgjegjësinë , pak kush mendojë për të mbajtur barrën e dëshitimeve tona.Është paradoksale që pikërisht ata që dështuan , akuzuan të tjerët për dështimet e tyre .Dhe masa e gjerë të tillët dështak të jetës politike vazhdojë tju beson për vite më radhë .Kjo sigurisht së nuk fletë mirë për shtetin dhe kombin.Ne u pa së u kemi besuar manipulutorëve , rrenacakëve dhe hajnave , të cilët dhanë premtime të rreme në çdo palë të zgjedhjeve dhe në fund na dolën turmë mashtruesish.Kjo po i kushton vendit në të gjitha drejtimet e tij.Këta burra apo burreca të politikës u shërbyen më një disciplinë të përsosuar , blloko kritikat , mbijeto zhurmë duke zhevdosur vëmendjën më shumë në probleme sporadike .Shpesh ndaj kritikave preferuan heshtjën , kontrollin e dëmit duke krijuar një imazh të rrem në public.Këto taktika të tyre manipulitive mjaftë gjatë janë duartrokitur nga populli I cili më kujdes të madh është manipuluar . Ne çdo intervistë televizive apo rrjete sociale më mjeshtri i justifikojnë veprimet e tyre thelbësisht pa intelegjente , të cilat pak lidhje kanë më realitetin dhe problemet e jetës.Shumica prej tyre janë ambasador të demagogjisë.Jemi dëshmitarë së pas lufte pas tyre qëndruan brigada të tëra që kontribuan në mënyrë të pahijshme në plaqktjën , shkatërrimin dhe zhvendosjën e këtij vendi në fund të rang listës të vendeve më të varfëra në Evropë.Askush nga këto nomenklatura as që u mërzitën për paturpësitë e tyre në dëm të shtetit.Këta të pa turp politikë kan harruar së nga populli paguhen shumë për besnikërinë e tyre që nuk e kan, e në anën tjetër kemi kategorinë që mezi po përthëkon fundin e muajit.Kemi një shumicë që nuk kanë mjete elementarë për jetës , e jemi në shekullin 21.Këta po”harrojnë “ së gjendemi në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe gjerostrategjike në botë , ku Kosova gjendet në periferi të kaosit global.Vendi nuk po përparon , dhe ata na “sigurojnë” së stabiliteti është përparësia e tyre kryesore .Stabiliteti është bërë një mantër.Që në përkthim don të thotë , që asgjë nuk ndryshon në thelb.Stabilitet ku që njerëzit mbeten në pushtet më dekada .Stabilitet më kriza politike , institucionale dhe ekonomike të vazhdueshme .Sistemi politik nuk është funksional.Çdo krizë po shfrytëzohet për një mundësi tjetër të vazhdimit të mbjatjës së privilegjeve politike dhe pushtetare.Çdo sistem po funksionon më defekte.Sundimi i ligjit po vepron si mekanizëm selectiv.Korrupcioni është i vetmi mjet që i bashkon klasën politike.Vija ndarëse midis politikës dhe krimit është aq e paqartë saqë shpesh nuk është më e qartë se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra.Kosova nuk është njësoj për të gjithë , për njerëzit e politikës dhe të biznesit kjo është epokë e artë .Njerëzit janë të lodhur nga e njëjta ditë që nuk ndryshon.Sistemi po mbijeton jo vetëm sepse prodhon politika të këqija, por sepse prodhon mentalitetin që i bën të mundura ato politika.Një shoqëri që humbet zakonin e të menduarit për veten e saj bëhet një terren ideal për çdo manipulim politik.Bëhët terren i përshtatshem për hajna dhe kriminelë që veprojnë siq din ata…!
Pamjet ajrore me dron të marra gjatë protestës masive para godinës së Kryeministrisë kanë fiksuar një mesazh të fuqishëm simbolik të lënë nga mijëra qytetarët dhe bashkatdhetarët e ardhur nga diaspora.
Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë një flamuri të madh kombëtar kuq e zi dhe të rrethuar nga turma e protestuesve, është shkruar me shkronja gjigante të bardha mbi asfalt mesazhi: “JEMI NJË!”
Kjo thirrje pasqyron bashkimin e shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës në këtë qëndresë qytetare, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe solidaritetit kombëtar. bw
Nga ky informacion se ka nje te penduar ,si rrjedhim bashkpuntor me drejtesine drejtesia e Tiranes para pak diteve kerkoi te rishikohet denimi i ish Minustrit te Brendeshem Saimir Tahiri. Perpara se t’a nxjerrin italjanet kete fakt ata nxitojne te korrigjojne denimin minimal qe mori krahu i djathte i Rames ,vetem 3 ,5 vjet burg.S’ka dilema , Ministri qe behet fjale eshte kusheriri i Bilajlave ,dora vete S. Tahiri.