Tiranë – Ministri Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës. Dmytro Kuleba, kanë zhvilluar një takim dypalësh këtë mëngjesnë Tiranë përpara hapjes së Samitit dyditor Ukrainë – Evropa Juglindore ku dhe kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.
Më pas ata dhanë një deklaratë mediave.
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani tha: “Është nder i veçantë të kemi sot në Tiranë të pranishëm Ministrin Kuleba, ministrin e Jashtëm të Ukrainës në një moment kur vendi i tij është nën një sulm të paprecedentë dhe të pajustifikuar nga Federata Ruse.
Shqipëria mbështet sovranitetin, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Shqipëria mbështet planin me dhjetë pika të Presidentit Zelensky si mundësia më realiste për dhënin fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Së bashku me aktorë dhe vende të tjera kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunimin në realizimin e pikës 5, që ka të bëjë me rivendosjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të Ukrainës si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës. Jemi në koordinim të plotë me të gjitha vendet partnere.”sn