Eja kodër, rri pranë meje…
të dehem unë
ti mos u deh,
po e dehe ti
kush do ma
ndjellë ecjen
tek deti frymor
tek qyteti plot fe ?
.
Eja, kodër
të shprazem i gjithi
me duf e me dert,
të flasim nën zë
jo kalimthi
argati unë
ti, kurorë shenjtë.
.
Eja, kodër…
ti paske ardh’ ?
harlisur e gjitha
më qafon, shkund,
po shihja detin
frymorin e kaltër
rrjetat
tek peshkonin
perëndimin
gjithë mund.
.
Oh …
Vila mbretnore
paska ndez’ dritat
ne…njeri – tjetrin
mos humbasim
nga sytë.