Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit jep detajet e të gjitha operacioneve anti-kanabis në Shqipëri. Sa parcela me kanabis u kapën, sa policë u angazhuan dhe sa para i kushtoi shtetit.
“Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike është një nga objektivat kryesorë të policisë së shtetit, fenomen që do të luftohet çdo ditë dhe pa asnjë kompromis.
Në këtë luftë jemi mbështetur ngushtësisht me policinë italiane dhe Guarda Di Finanza. Dy faza: masat parandaluese dhe sensibilizuese. Rreth 500 aktivitete me mbi 15 mijë pjesmarrës. Faza e dytë: operacionet policore 2777 informacione policore, ose 35% më shumë se një vit më parë.
Pas fotografimit bëhej përpunimi. Pas një plani konkret operacioni shkonte në vend për të shkatërruar. Verifikohej gjendja në vend për çdo parcel të shkatërruar.
34 raporte monitorimi, 1349 parcela të identifikuara, asgjësuar deri më 15 shtator 1338 parcela me mbi 160 mijë bimë .
Operacionet janë fokusuar në qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe disa qarqe të tjera. Specifikat: zhvendosja në zona të thella, lartësi të mëdha mbi nivelin e detit, faktorë që kanë vështirësuar punën e policisë.
Janë çuar 429 materiale më shumë për procedim, janë 214 autorë më shumë se një vit më parë dhe 205 autorë të ndaluar. 208 operacione policore. 4884 punonjës policie. 602 automjete dhe 3 helikopeterë.
Këto operacione i kanë kushtuar policisë 280 milionë lekë. Ulje e krimit të vrasjes me 53%, shifra më e ulët në Shqipëri. Mirënjohja dhe nderimi në këtë luftë i përket dëshmorit të atdheut Ibrahim Bashës”, tha Çako.
Komentet