Përqafoj pishën
Lagen flokët e zeza
Buzëqeshja vrapon
Mali ndërron pamjen
Sytë vesohen
Lumë lotësh tërbohen
Akulli mashtron sytë
Dashuri shkrinë akullnajat
Me prushin e rinisë…
Shiu rreh xhamat
Plaga e vjetër dënesë
Kush e ndal lotin tim…
Nuk më plasi vapa
Tym vjellin mushkëritë
Nga helm i fjalës….
E shikoja mashtruesin
I shetiste knaqësia e tij..
Akull siberian
Vrapova pas hijeve rrugëve
Më ndal buzëqeshja e rreme
Shikova buzët e shëmtuara…
Gjakovë,
6.12.2017
Komentet