Sot, lobisti serb Grenell doli me një postim ekskluziv për miqtë e tij, puçistët e LDK-së dhe atentatorët e formimit të qeverisë dhe nominimit të presidentit. Ai shkruan në X: “Miku im, @Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës.”
A lavdëron Grenell-i një grup revolucionarësh apo një grup puçistësh e atentatorësh të shtetit? Kjo është një pyetje që do ta japin zgjedhjet e ardhshme. Ky grup është shkaktari kryesor, së bashku me një pjesë të opozitës, që shteti shkon edhe një herë aty ku s’do të duhej, për shkak të egoizmit dhe inatit, edhe pse e kanë konsumuar partinë me dekada, pos njëres.
Pra, njeriu i urtë, me fytyrë të pafajshme në dukje, që erdhi në pushtet me puç, me ndihmën e PDK-së, AAK-së dhe Grenellit, si duket ende ëndërron të vijë në pushtet me ndihmën e “mikut” Grenell dhe disa “relikteve” që partinë duan ta çajnë turpshëm, përfshirë edhe kryetarin e kryeqytetit.
Ky grup injoroi edhe letrën e disa veprimtarëve shqiptarë në SHBA që, gjatë viteve të ’90-ta, kanë bërë të pamundurën me miqtë e tyre amerikanë për pavarësinë e Kosovës pa kushte, por që vazhdojnë të mbeten të nënvlerësuar nga disa partiti në Kosovë.
Tani me nje kohe te gjate po na shfaqen shumë flutura/leptira në veprim, njerëz të infiltruar, të paguar për ta bërë Kosovën shtet jofunksional, për t’i shtyrë shqiptarët të luftojnë dhe të bëhen të pamëshirshëm me njëri-tjetrin.
Sot, në disa studio televizive dhe portale, villet vetëm helm kundër Kosovës, por asnjë kritikë ndaj armikut apo halleve se si do duhej të funksionojë shteti por ndodh e kunderta, si te bllokohet funksionimi i shtetit.
Duket se, fatalisht, keq e kemi kuptuar fjalën e lirë në emër të demokracisë, që po ia gërryen damarët shtetit, por paradoksalisht shteti vazhdon te mbijetoj mrekullisht kenaqshem me gjithe ata armiq nga mbrenda e nga jashte.
