(6 fjali nga një njoftim i policisë kur shtrembërohen, hedhin poshtë një javë fushatë)
Dëmi i kryer nga mediat që e mbështesin propagandën e pushtetit në morinë e ngjarjeve që prodhon fushata mund të zbulohet dhe të mbahet qëndrim edhe vetëm në njërin prej tyre. Nga një tjetër këndvështrim mediat pro qeverisë treguan se vota e paska një çmim aty rrotull 500-eurove sikurse edhe po në të njëjtën ditë me Ramën ato pohuan se për pushtetin atij i duhen 74 mandate.
Në fillim lajmi dhe pastaj numrat.
Kjo prirje si e dalë nga një strategji fushate e Rilindjes Socialiste që e ka me vete median, u gjet edhe në nënvizimet editoriale ku u theksua njëzëri dhe me plot siguri se blerësi ishte një 38 vjeçar nga Lushnja që i përkiste opozitës, madje edhe Berishës prej titujve; “500 euro votë për Berishën, PS e Fierit i përgjigjet PD-së: Janë kapur në krim elektoral, edhe tani bëjnë viktimën” (Shqiptarja .com) dhe “I premtoi para në këmbim të votës për PD-në e Berishës, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë” (Tema) etj. në disa televizione.
Për një monitorues me ndërgjegje ajo që të bie në sy është brendësia e lajmit. I ardhur si një njoftim prej policisë dhe i ilustruar edhe me videon e një sheshi pranë komisariatit prej ku nga një automjet me shenja dritash, del i ndaluari dhe ngjit shkallët drejt zyrave hetimore ku ai do të njihet me ‘flagrancën’ dhe ‘masën e sigurisë’, ai nuk mbaron këtu. Por i jepet formë që të përpunohet shikuesi.
Në asnjë nga 6 fjalitë e informacionit nga policia veç fjalëve subjekt politik, nuk përmendet as partia në opozitë dhe as emri i kryetarit të saj siç shkruhet me të mëdha në titujt e nënvizuar nga botuesit që punojnë në një front me propagandën për të dëmtuar një palë dhe lartësuar e ledhatuar imazhin e një pushteti që po kërkon mandatin e katërt.
Pyetja është se; ku mund ta kërkojnë këto media të vërtetën dhe t’ja japin atë si një informacion publikut në mënyrë që ai të jetë i formuar dhe i vendosur për të ardhmen që e pret pas zgjedhjeve që atij përmes ushtrimit të mbrojtjes së votës së lirë që do t’i duhet vendosë vetë?
A ka mundësi publiku ta ndajë lajmin dhe ngjarjen nga gënjeshtra në qoftë se mediat nuk sillen me profesionalizëm dhe për më keq bëhen vegël dhe zëdhënës të partisë në pushtet?
Për ta sqaruar këtë situatë po ju tregojmë se njoftimi i policisë i dërguar në media ndër të tjera thotë:
-“…Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë,
për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Nga hetimet e kryera
në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien
e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të
datës 11.05.2025. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme”.
Përmbajtja kryesore, atë që policia dhe drejtësia po ndalojnë krimin zgjedhor synon të parashtrohet, ajo nuk ka më rëndësi t’i futet një arsyetimi me disa të panjohura nga “mendja e mbrapshtë” e propagandës, ku lajmi i kësaj natyre të shpjegon se tentativa për blerjen e votës ekziston dhe se është; 1- një fenomen i pashmangshëm, 2 – është opozita që e bën këtë dhe 3 – vota e ka një ofertë prej 500 eurosh 1 muaj para datës së zgjedhjeve.
Atëherë le ta vazhdojmë më tej kërkimin se si do të veprojë “tregu i blerjes së votës” në qoftë se krimi zgjedhor nuk parandalohet nga veprimi i ligjeve.
Mos reagimi së pari dhe mos dalja e përgjegjësisë për mediat të cilat qëllimshëm shtrembërojnë, kjo do të thotë se fushata zgjedhore bëhet nën presion, nën frikë dhe dekurajim për zgjedhësit një tre javë para hedhjes së votës në kuti.
Por në të kundërt, ne dëgjojmë në raste të tjera edhe ngjarje që e plotësojnë propagandën edhe më tej në luftën e numrave të kryeministrit Rama në kërkim të mandatit të 4 dhe të 5 me parullën BE-2030.
Rama hapur ka kërkuar 74 deputetë e lart ose i rrumbullakos ata me domosdoshmërinë 1 milion vota e më shumë dhe se kjo shifër përmendet si qëllim sa herë që ai del me drejtuesit e qarqeve dhe të patronazhistëve të Rilindjes Socialiste dhe pohon që kjo forcë politike ka një makineri të fuqishme elektorale.
Pra blerja e votës për pjesën e pavendosur është një mundësi kur varfëria sundon dhe premtimet e mandatit të katërt nuk janë bindëse.
Po sa 500 -“euroshe” do të nevojiten për të marrë mbi 1milion vota ose 74 deputetë?
Në një përllogaritje këto disa qindra milion nuk janë problem për një pushtet të korruptuar.
Paratë gjinden!
Gjinden në pretimet e Ramës për mandatet 4 dhe 5 të Ramës edhe në ligjëratat mashtruese të fushatës kur thotë se: -“Me pasaportën e BE-së, Shqipëria bëhet e madhe sa BE-ja. BE-ja bëhet e vogël sa Shqipëria, pa llogaritur pjesën e të mirave. Ne flasim për bujqësinë, për mbështetjen e bujqësisë e të tjerë. Kemi bërë ne, kemi bërë e do bëjmë akoma. Do ti flasim të gjitha këto, por kjo është kryesorja sepse çfarëdo që të bëjmë ne, ne 300 milion euro ekstra për bujqësinë në vit nuk i gjejmë dot. Ekstra, grant, jo kredi. Nëse futemi në BE, i kemi çdo vit”.
Kjo dhe të tjera grante që do të shlyhen si borxhe nga taksat mund ta bëjnë popullsinë të mendojë se përse pushteti është kaq i pasur dhe popullsia shqiptare që mplaket çdo ditë bëhet më e varfër para dhe pas çdo zgjedhjesh që në Shqipëri zhvillohen dhe pushteti mbahet nga korrupsioni.
Në javën e parë të zhvillimit të saj fushata ka marrë ngjyrime interesante përsa i përket kërkesës për ndryshim në raport me premtimet boshe të mazhorancës. Gjithnjë e më shumë vërehet se ka një interes dhe energji në rritje për opozitën dhe programin e saj që sjell ndryshimin për sa i përket interesit të qytetarëve në qarqet ku janë zhvilluar takimet brenda vendit si edhe në diasporë (Itali, e Shtuna e kaluar), në raport me ato të mazhorancës ku infrastruktura shtetërore, baza materiale , transporti, burimet njerëzore /administrata dhe rrogëtarët e sigurisht paraja dhe mediat që nuk mungojnë. Janë këto mënyrat se si u imponohet njerëzve edhe dalja për të marrë pjesë në takimet elektorale të pushtetit.
Të gjitha këto janë dëshmi të një regjimi autoritar që kontrollon dhe manipulon çdo hapësirë të jetës së shqiptarëve, të cilat mund të ndryshohen edhe atëherë kur drejtësia mungon vetëm me ndërgjegjësimin qytetar për ta mbrojtur integritetin e votës dhe pjesëmarrjen masive për të zgjedhur dhe sjellur ndryshimin.
Pavarësisht formës dhe përmbajtjes kjo ndeshje po ashpërsohet çdo ditë.
19 Prill, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Komentet