Bluza jote e shkurtër rrëshqet përgjatë gjunjëve
gjinjtë e tu shtrihen në ajër
thithkat e tyre të paprekura
si yje deti të ngrohtë
ti qendron në stilin tënd elastik
ende nuk heq dorë nga i porsalinduri
dhe nga cikli i vjetër i lindjes
duke lëvizur, ti rrokullis poshtë veshjen
poshtë ky peshk snajpër rozë dhe të tjerat
të buta si barku yt, si pudingu i ngrohtë
pjerrinat në hapësirat e zbrazëta
poshtë, mbi shenjën e kujdesshme të kirurgut
poshtë vitheve, këto jastëkë koke
dhe këto jastëkë që i shtrëngon në gojë
levizje e ngadaltë si rrotullimi i një çelësi shtrëngues
mbi leshin kaçurrel, kjo fushë e magjishme
që fsheh gjeniun tënd nga padroni yt;
mbi kofshët, të trasha si derrat e rinj
mbi gjunjët si pjata të vogla servisi
mbi pulpat, të lëmuara si lëkurë këlyshi
poshtë, drejt këmbëve.
Ti ndalon për një çast
duke i bërë këmbët nyje
dhe tani ngrihesh
si një qytet nga deti
ndërtuar shumë kohë më parë se Aleksandria.
Nga rruga e Zotit ti vjen
shpëtuar nga mëshira