VOAL

VOAL

Greqia – Kthim në kohën e gurit

July 6, 2015

Komentet

BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja

Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë

 

Valona Tela

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan për mbështetjen e mundshme evropiane të Radios Evropa e Lirë, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndërprerë fondet. Gazetarë dhe ekspertë në Kosovë reaguan me shqetësim, duke thënë se mbyllja eventuale e REL-it do të dëmtonte rëndë informimin e pavarur.

Vendimi për t’i ndërprerë fondet e Radios Evropa e Lirë ndezi kritika të ashpra mes gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat e cilësuan si sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e medias dhe si kufizim serioz të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar nga burime të pavarura.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën për mbështetjen e mundshme evropiane të këtij mediumi.

“Është e trishtueshme të dëgjosh që SHBA-ja po i tërheq fondet e saj”, tha pas takimit shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Tani, pyetja për ne është: a mund të ndërhyjmë me fondet tona për të mbushur boshllëkun që po lë SHBA-ja? Përgjigjja është: jo në mënyrë automatike, sepse kemi shumë organizata që vijnë me të njëjtën kërkesë te ne”, tha ajo, duke shtuar se i mbetet BE-së për të parë se çfarë mund të bëjë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi më 14 mars një urdhër ekzekutiv për shkurtimin e fondeve të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale (USAGM), e cila, mes tjerave, mbikëqyr edhe Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

Disa orë pas publikimit të urdhrit, në media qarkulloi edhe një letër nga USAGM-ja, ku thuhej se granti i miratuar nga Kongresi për financimin e Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.

Çështja e vazhdimit të mundshëm të financimit nga BE-ja u ngrit në Bruksel me kërkesë të ministrit të Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, vendi i të cilit është nikoqir i selisë qendrore të REL-it për gati tri dekada.

Burimet diplomatike i thanë REL-it se Polonia dhe tri vendet baltike – Letonia, Estonia dhe Lituania – shprehën mbështetje për idenë e tij, megjithëse “kjo nuk nënkupton mungesë të mbështetjes edhe më të gjerë”.

Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, rikujtoi se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, gjatë kohës së komunizmit, ishin burimi i vetëm i informacionit të besueshëm për shumë njerëz në Evropën lindore.

“Këto institucione vazhdojnë të bëjnë punë të ngjashme për autokracitë edhe sot”, tha Sikorski në një deklaratë për REL-in.

Në Prishtinë, analisti politik, Agon Maliqi, shprehu po ashtu mbështetje për propozimin çek, duke thënë se është “plotësisht i logjikshëm”.

REL-i në 27 gjuhë – edhe në shqip

Radio Evropa e Lirë u themelua në vitin 1949 si një transmetues i financuar nga SHBA-ja, me qëllimin që t’i kundërvihej propagandës sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Sot, raporton në 27 gjuhë, në 23 vende të botës, dhe arrin te më shumë se 47 milionë njerëz çdo javë.

Programi i parë kushtuar Kosovës u transmetua më 8 mars të vitit 1999, në kohën kur vendi ishte ende në luftë.

Që atëherë e deri te shtetndërtimi i Kosovës e këndej, REL-i mbeti i përkushtuar ndaj misionit të tij: ofrimit të lajmeve të pacensuruara dhe promovimit të dialogut të hapur.

Shembull i gazetarisë së përgjegjshme”

Ekspertja kosovare e medias, Flutura Kusari, reagoi ndaj vendimit për ndërprerjen e fondeve për REL-in, duke e cilësuar atë si një goditje serioze mbi informimin e publikut.

“Radio Evropa e Lirë është shembull i gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë. Për vite të tëra, ajo ka informuar publikun me informacione në interes të tij dhe të mirëverifikuara paraprakisht”, tha Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Ajo theksoi se, përtej informimit të publikut, Radio Evropa e Lirë ka shërbyer si burim i rëndësishëm edhe për shumicën e mediave në Kosovë, të cilat vazhdimisht i kanë ripublikuar materialet e saj.

Në një kohë kur, siç tha, keqinformimi në nivel global është në rritje, “ekzistenca e Radios Evropa e Lirë dhe vazhdimi i punës së saj janë thelbësore për informimin e drejtë të publikut”.

“Personalisht, i jam falënderuese REL-it për trajtimin në vazhdimësi të çështjeve që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, e sidomos ato me lirinë e shprehjes dhe të mediave”, tha Kusari.

Për Melazim Kocin, ish-kryeredaktor i programit për Kosovën të Radios Evropa e Lirë, ky është një “lajm i hidhur dhe dhuratë për të gjitha forcat autoritare në botë”.

Në postimin e tij në Facebook, Koci shkroi se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe e Zërit të Amerikës do të ishte një “fatkeqësi”.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një deklarate të analistit politik, Halil Matoshi, i cili tha, mes tjerash, se këto media “e kanë kryer misionin”.

Por, sipas Kocit, “ato kanë qenë dhe mbeten zëri i lirisë dhe demokracisë”.

Koci, i cili ka shërbyer si kryeredaktor i programit në gjuhën shqipe të REL-it nga viti 1999 deri më 2011, tha se “këto media do të kthehen” – “nëse për asgjë tjetër, atëherë për faktin se lufta për liri dhe demokraci nuk përfundon kurrë”.

Milazim Krasniqi, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP), u shpreh ngjashëm, duke thënë se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës “është sinjal i një bote të ndryshuar”.

Si “ditë të kobshme për mediat” e përshkroi edhe Remzie Shahini Hoxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

“Me të vërtetë bota ka ndryshuar dhe po ndryshon nga dita në ditë, dhe nuk e di se si do të përfundojë kjo sagë. Tej mase shqetësuese!”, shkroi Shahini Hoxhaj në rrjetet sociale.

Për Nezir Krakin, profesor në Universitetin Paris Est (Upec), Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës kanë shërbyer për dekada të tëra si “dritaret e vetme” të miliona njerëzve nën diktatura e regjime brutale.

“Ne, shqiptarët – disa të izoluar në Shqipërinë komuniste e të tjerët nën torturat e Serbisë shoviniste – aleate të para i kishim Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë, në përpjekjen tonë për liri dhe demokraci. Për vite, ne patëm veshë veç për ato valë që na thoshin të vërtetën dhe na bindnin se liria s’kishte alternativë, se shtypja e popujve ishte dhunim i dinjitetit njerëzor”, shkroi Kraki në një postim në Facebook.

Sipas tij, “është gabim të mendohet se bota s’ka më nevojë për valë demokracie që vijnë nga Amerika”.

“Nga mbyllja përfitojnë kundërshtarët”

Bashkimi Evropian reagoi edhe më herët përmes zëdhënëses Audia Paula Pinho, e cila tha se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë “fener i së vërtetës, demokracisë dhe shpresës për miliona njerëz në mbarë botën”.

“Në një epokë të përmbajtjes së pamoderuar dhe lajmeve të rreme”, tha Pinho, gazetaria dhe liria e shtypit, që këto media përfaqësojnë, “janë kritike për demokracinë”.

“Nga ky vendim ka rrezik të përfitojnë kundërshtarët tanë të përbashkët”, tha zëdhënësja.

Grupi politik liberal “Renew Europe” i Parlamentit Evropian shprehu shqetësim për, siç tha, “erozionin e mundshëm” të lirisë së medias në Evropë dhe në rajonet fqinje.

“Radio Evropa e Lirë ishte historikisht e dobishme në ofrimin e lajmeve dhe informacioneve të paanshme, sidomos në vendet ku liria e shtypit është nën kërcënim. Ndërprerja e papritur e financimit të SHBA-së rrezikon aftësinë e organizatës për të vepruar në mënyrë efektive, duke lënë një boshllëk që mund të shfrytëzohet nga regjimet autoritare, të cilat përpiqen ta shtypin fjalën e lirë dhe t’i kontrollojnë narrativët”, tha përmes një deklarate grupi “Renew Europe”.

Ai, po ashtu, i bëri thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbështetur Radion Evropa e Lirë dhe organizata të ngjashme, duke thënë se “mbështetja mund të përfshijë financim të drejtpërdrejtë, lehtësim të partneriteteve ose integrimin e këtyre subjekteve në kornizat ekzistuese të BE-së, të dedikuara për promovimin e pluralizmit dhe lirisë së medias”.

Shoqata e Korrespondentëve të Huaj, në anën tjetër, tha se qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafin e Radios Evropa e Lirë, puna e të cilëve “ka pasur një ndikim të thellë”.

“Humbja e Radios Evropa e Lirë jo vetëm që kërcënon jetesën e punonjësve të saj, por gjithashtu minon përpjekjet kolektive për të mbështetur vlerat demokratike dhe për të luftuar regjimet shtypëse”, thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Bruksel.

Derisa Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u kërkoi udhëheqësve të Kongresit amerikan që ta mbrojnë USAGM-në nga urdhri i presidentit Trump, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, tha se ndërprerja e fondeve për organizatën do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.

“Ajatollahët iranianë, liderët komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shkatërrimin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh”, tha Capus.

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se, nëse Trump ia arrin qëllimit të tij, “ata që varen nga mediat e pavarura – të mbështetura nga SHBA-ja si alternativa ndaj mediave kineze dhe të Kremlinit – dhe ata që jetojnë nën regjime autoritare, do të humbasin një burim kritik”.

Kremlini reagoi, duke thënë se vendimi i presidentit Trump për të ndërprerë financimin e Radios Evropa e Lirë, “është një vendim i brendshëm i SHBA-së, që realisht nuk e shqetëson Rusinë”.

Kush kontrollon mediat, kontrollon pushtetin dhe manipulon votën!- Nga Alba KEPI

 

Qeveria shqiptare ka krijuar Ministrinë e Propagandës; quhet MIA-Agjensia për Mediat e Informim.

Si çdo regjim totalitar tashmë i modernizuar më XXI, manipulimi nis në qasjen me një emër ndryshe për “ndërtimin e konsesusit të publikut”- nga Ministri në Agjensi.

Objektivi – Manipulimi e instrumentalizimi i realitetit përmes kontrollit të mediave publike e private e përdorimit të “misinformation and disinformation”

Italia me rreth 60 milionë banorë drejtohet nga Qeveria Meloni e përbërë nga 25 anëtarë; 10 janë Minsitra pa partofol e 15 janë Ministra.

Zyra e Komunikmit e marëdhënesi me Mediat e qeverisë Italiane pèrbëhet nga 38 persona ndër të cilët 6 janë drejtues sektori, 10 janë eskspertë e 22 personel.

Shqipëria thonë mbi 2 milionë banorë por dhe në të dhënat e regjistrimit të popullsisë interpretimi politik zëvendëson shifrat, ka mbi dyfishin e organikês së makinês komunikuese e raportit me mediat që ka Italia.

🔴Qeveria shqiotare përbëhet nga 18 ministria.

Zyra e Shtypit dhe e marrëdhënies me Mediat i kanë dhënë statusin Agjensi: Agjensia për Mediat dhe Informim.

Organika e saj është e përbërë nga 69 punonjës, një Drejtor, një zëvendës drejtor, 5 Drejtori e 9 Sektorë me drejtuesit përkatës.

Numrin më të lartë të personelit e ka Drejtoria për Produksionin me 15 punonjës dhe Sektori për Hulumtimin dhe përmbajtjen me 15 punonës.

MIA Agjensia e Medias dhe Informimit është qartazi Ministria e Propagandës.

Detyra e saj është mashtrimi i realitetit me produksione e informacione të prodhuara e të paketuara për mediat.

Monopoli i mediave e komunikmit nga Shtet- Parti, mohon historikisht në thelb lirinë e shprehjes dhe komunikimit.

Slloganet e qeverisë socialiste “Përpara”, janë kaq të ngjashme me “Vinceremo”, të epokës fashiste.

E regjimet totalitare kanë të gjitha të përbashkët qasjen e kreut të Partisë-Shtet si “shpëtuesi i kombit, babai i vendit”, për të rritur konsesusin popullor dhe për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet e problemet politike kaq mjaft të diskutueshme.

Ministria e Propagandës në Shqipëri u krijua si Agjencia për Media dhe Informim është themeluar në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 512 datë 18.09.2021, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim”.

“Rilindja” e nënstacionit elektrik Tirana 1, si u hodhën dëm miliona euro për ta rikonstruktuar dhe në fund u rrafshua. ACI ENGINERING fitoi të gjithë tenderat

Miliona euro të hedhura dëm qëndrojnë pas asaj që zv/kryeministrja Belinda Balluku e cilëson si “rilindje” të nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi. Në harkun kohor të 3 viteve janë zhvilluar tre tendera për nënstacionin e Zogut të Zi, të cilat rezulton t’i ketë fituar e njëjta kompani, ACI ENGINERING në bashkëpunim me shoqëri të tjera.

Rrafshimi i nënstacionit dhe nisja e punës për rindërtimin e tij çoi dëm investimin e 2 tenderave të parë. Fillimisht u investua në 35 kilovolt, pastaj i gjithë investimi u demontua për t’u kthyer në 110/120 kilovolt.

 

Në shtator te vitit 2020, u hap tenderi per Rikonstruksionin e N/Stacionit Zogu i Zi nga 35/6 kilovolt në 35/20 kilovolt” me fond limit 83. 550. 883 (tetëdhjetë e tre milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tre. Tenderin e fitoi “ACI ENGINEERING” sh.p.k & ELEKTROINVEST” shpk.

Brenda 3 muajsh u rihap një tjetër tender me objekt, rikonstruksionin e N/Stacionit Tirana 1, Seksioni II nga 35/6 kilovolt në 35/20 kilovolt” me fond limit 129. 965. 878 (njëqind e njëzet e nëntë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e OSHEE. Fitues rezultoi sërish “ACI ENGINEERING” sh.p.k këtë herë në bashkëpunim me Sterkaj sh.p.k

Në 3 tetor 2023 u fitua tenderi i tretë nga bashkimi i kompanive “Aci engineering”, “T&XH” sh.p.k dhe “H&E Energy” sh.p.k me objekt: “Fuqizimi i N/Stacionit 110/120 kilovolt Zogu i Zi” me fond limit në vlerë 649.962.549.31 (gjashtëqind e dyzet e nëntë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e dyzet e nëntë pikë tridhjetë e një) lekë pa TVSH.

Nënstacioni elektrik te Zogu i Zi, objekti 70-vjeçar, simbol i elektrifikimit të kryeqytetit, u rrafshua për t’u rindërtuar sërish.

Projekti është parashikuar të përmbyllet në muajin maj të këtij viti. bw

‘Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë në Shqipëri – Nga Anesti Barjamemaj dhe Ervin Koçi

Praktika e transmetimit të materialeve të parapërgatitura dhe propagandës qeveritare si kronika lajmesh fuqizon zyrat e PR-it dhe dëmton gjithnjë e më shumë gazetarinë e pavarur dhe profesionale në Shqipëri.

 

Në ekran mesditën e 11 marsit, kryetari i Bashkisë së Tiranës shfaqej i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa përuronte ndërtimin e një kopshti në lagjen Yzberisht të Tiranës. Kamera e ndiqte Erion Veliajn në çdo gjest, ndërsa inspektonte mjediset e kopshtit, bënte pyetje për përrallat që mësonin fëmijët dhe dëgjonte me vëmendje stafin e kuzhinierëve, teksa krenohej për zëvendësimin e margarinës me vajin e ullirit.

Kjo video e kuruar në çdo detaj nga zyra e shtypit e Bashkisë, synonte të shfaqte një lider politik në krye të detyrës.  Por ndërsa televizionet e transmetonin kronikën e parapërgatitur me logon ‘live’, titrat njoftuan arrestimin e Veliajt me urdhër të SPAK. Në fotot e publikuara më vonë nga momenti i shoqërimit, Veliaj shfaqet i ngrysur dhe me fytyrë të tendosur, ndërsa dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e përcjellin drejt një makine të zezë me një dosje në dorë.

Videoja e përurimit të kopshit ‘Luleborë’ në Yzberisht nuk është rasti i parë ku Erion Veliaj apo zyrtarë të tjerë të mazhorancës, shfaqen në materiale filmike propagandistike, të cilat i shiten publikut nga media si kronika lajmesh, duke sfiduar etikën dhe profesionalizimin në gazetari.

Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajve Janar- Shkurt 2025 zbuloi se dhjetra materiale të parapërgatitura nga zyrat e shtypit pranë institucioneve kryesore ne vend, u transmetuan nga mediat kryesore audiovizive pa ndërhyrje editoriale.

Të dhënat ngrenë pikëpyetje shqetësuese, pasi kjo praktikë ngre dyshime mbi aftësinë e medias për të qenë kritike dhe shfaq një formë të re të kapjes së saj, ku në vend të censurës apo presionit të drejtpërdrejtë, qeveria mbush peizazhin mediatik me përmbajtje propagandistike, duke e shndërruar median nga një vëzhguese kritike e pushtetit në një amplifikues të tij.

“Përpjekja për të kontrolluar informacionin, diktuar raportimin e mediave dhe manipuluar vëmendjen e opinionit publik ka bërë që aktivitetet politike të realizohen me regji, pa praninë e gazetarëve, ku politikanët përcjellin mesazhin që duan, pa u shqetësuar nga pyetje apo komente të paparashikuara që mund të vijnë nga reporterët,” tha Elvin Luku, profesor i Asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Hapësirat e gazetarëve për të raportuar aktivitetet politike, ndjekjen e komisioneve apo seancave parlamentare janë kufizuar ndjeshëm,” shtoi ai.

Qendërzimi i informacionit

Paralelisht me shtimin e materialeve propagandistike në media, BIRN zbuloi nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi se zyrat e shtypit në shumë institucione, të qeverisë qendrore dhe ato të pushtetit vendor, janë të fryra me burime njerëzore për prodhimin e materialeve të gatshme, duke rivalizuar në numër dhe mundësi financiare e teknike, edhe redaksitë më të mëdha në vend.

Qindra ish-punonjës të shtypit të shkruar dhe medias audiovizve – të cilat janë tkurrur gjatë dekadës në pushtet të Partisë Socialiste, tashmë janë bërë pjesë e sistemit të propagandës qeveritare.

Ngritja e këtij mekanizmi filloi në shtator 2013, kur qeveria e sapoardhur në pushtet e Edi Ramës miratoi një dokument që do të ndryshonte mënyrën se si qeveria i qasej medias. Kodi i Komunikimit, një rregullore për anëtarët e qeverisë, nuk ishte thjesht një udhëzim mbi mënyrën e dhënies së deklaratave publike – ai vendosi një kornizë të qartë mbi temat që duhej të trajtoheshin dhe mbi zërat që do t’i transmetonin ato. Efektet e tij nuk vonuan të ndjeheshin. Shpejt, redaksitë nisën të merrnin njoftime të formuluara me një gjuhë të unifikuar.

Tetë vjet më vonë, në shtatorin e vitit 2021, kjo qasje jotransparente ndaj komunikimit publik arriti kulmin me krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, MIA, një institucion i ri shtetëror që organizatat mediatike e përshkruan si një ‘ministri propagande’.

Agjencia mori kontrollin e komunikimit qeveritar, duke standardizuar jo vetëm mesazhet, por edhe mënyrën se si ato shpërndaheshin në media, duke zbehur gjithnjë e më shumë kufirin mes informacionit zyrtar dhe propagandës së strukturuar partiake.

Në organikën e saj, MIA ka 69 punonjës, nga të cilët 59 janë të dedikuar vetëm për grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit, duke filluar që nga drejtori i përgjithshëm, drejtoria e Organizimit të Evenimeveteve që merret me daljet publike të ministrave, deri te drejtoria e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe përmbajtjes.

Megjithatë, kur BIRN iu drejtua me një kërkesë për informacion, duke kërkuar të dhëna për zyrat e tjera të komunikimit në ministritë e linjës dhe Kryeministri, agjencia bëri të paditurin, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionet që përmbush stafi i saj.

“Në lidhje me informacionin që ju kërkoni për institucionet e tjera, ju bëjmë me dije se Agjencia për Media dhe Informim nuk është autoriteti që posedon dhe shpërndan dokumentacionet e institucioneve dhe autoriteteve të tjera publike,” tha ajo në përgjigje të një kërkesë për informacion.

Nga të dhënat e mbledhura nga minisitritë e linjës rezuton se shumica e stafit të komunkimit – përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është qendërzuar tek MIA. Në praktikë, kjo do të thotë se një ministër ka vetëm një këshilltar për mediat që merret drejtpërdrejt me komunikimin, ndërsa pjesa tjetër e stafit që menaxhon mesazhin publik është e punësuar pranë Agjencisë për Media dhe Informim.

Për të mbuluar një aktivitet qeveritar, gazetarët duhet të kalojnë përmes filtrit të këtij institucioni, i cili jo vetëm kontrollon aksesin, por shpesh parapërgatit informacionin për publikun, duke e shpërndarë përmes kanaleve të veta në rrjete sociale, si Facebook dhe Instagram.

Në vend të një ndërveprimi të drejtpërdrejtë mes gazetarëve, institucioneve dhe zyrtarëve publik, Agjencia funksionon si një ndërmjetës, duke standardizuar narrativën dhe kufizuar hapësirat për pyetje dhe llogaridhënie.

“Ka një tendencë sipas së cilës redaksitë e mediave tradicionale vizive apo ëeb kanë ardhur duke u rrudhur, ndërsa aparatet e zyrave të shtypit apo drejtoritë e PR-it në institucionet kryesore sa vijnë e zgjerohen,” tha Elvin Luku.

“Kjo ndodh sepse prodhuesit realë të një tipologjie lajmesh politike rezultojnë të jenë këto zyra PR-i,” shtoi ai.

Në nivelin lokal, tabloja nuk ndryshon shumë. Zyrat e shtypit në bashkitë kryesore shpesh funksionojnë si aparate propagandistike të mirëorganizuara. Bashkia e Tiranës, e cila po përballet me probleme ligjore, ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, kryesisht të angazhuar në shpërndarjen e postimeve të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Edhe pse në shkallë më të vogël, të njëjtin model ndjekin dhe bashkitë e tjera kryesore. Durrësi ka katër punonjës të dedikuar për komunikimin, Shkodra shtatë, ndërsa Elbasani ka një numër të ngjashëm me Shkodrën. Vlora, nga ana tjetër, ka një staf edhe më të madh.

Pavarësisht këtij investimi të konsiderueshëm në zyrat e shtypit, transparenca institucionale mbetet e ulët. Kërkesat për informacion shpesh injorohen, duke e detyruar publikun dhe gazetarët të ndjekin rrugën e ankimit administrativ për të marrë qoftë edhe përgjigjet më bazike.

Materialet e parapërgatitura

Sipas Kodit të Transmetimit të Autoritetit të Mediave Audivizive, informacioni i transmetuar nga televizionet dhe radiot duhet të jetë i vërtetë, i saktë, i balancuar dhe i verifikuar.

Edhe Kodi i Etikës së Gazetarit, i cili përdoret nga mediat, pjesë e Aleancës për Media Etike, thekson se përmbajtja editoriale duhet të dallohet qartë nga marketingu, reklama, materialet e përgatitura nga parti apo institucione/organizata të tjera, apo nga përmbajtja e sponsorizuar.

Edhe pse mekanizmat rregullatore dhe vetërregulluese e ndalojnë publikimin e materialeve të parapërgatitura, të dhënat e mbledhura nga BIRN, tregojnë se mediat e kanë përqafuar publikimin e tyre, duke i kamufluar si lajme, edhe pse në shumicën e rasteve ato prodhohen pa ndërhyrje editoriale.

Në hulumtimin e bërë për aktivitet publike në periudhën 6 janar 2025 – 6 shkurt 2025, rezulton se nga qeveria nuk u zhvillua asnjë aktivitet i hapur plotësisht për mediat, por ndërkohë pati sëpaku një aktivitet në ditë të kryeministrit, ku media mund ta aksesonte atë vetëm nëpërmjet kanalit të tij në Facebook.

Gjatë monitorimit të mediave audiovizive dhe faqeve të tyre të internetit, BIRN zbuloi transmetimin e 52 materialeve të parapërgatitura në një periudhë 1-mujore, të publikuara 278 herë nga mediat kryesore në vend.

Rreth 44% e materialeve të parapërgatitura lidheshin me aktivitetin e Kryeministrit, 27% me Bashkinë e Tiranës, 15% me Kuvendin e Shqipërisë dhe 13% me Ministrinë e Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e këtyre materialeve janë shpërndarë për mediat nëpërmjet platformave ‘Whatapp’ dhe ‘Westransfer’.

Ndërsa volumi i materialeve propagandistike rritet, gazetarët po përballen me një sistem gjithnjë e më të bunkerizuar të informacionit publik, një realitet që i ka bërë përpjekjet e tyre për transparencë dhe raportim të paanshëm gjithnjë e më të vështira.

Pengesat nuk vijnë vetëm nga institucionet shtetërore që filtrojnë informacionin përmes ekipeve të tyre të komunikimit, por edhe nga një klimë mediatike në të cilën redaksitë po tkurren, ndërsa financat e tyre mbeten të varura nga marrëdhëniet ekonomike të pronarëve me qeverinë.

Në terren, gazetarët hasin sfida të përditshme për të siguruar qasje në informacion. Në shumë institucione, ata nuk lejohen të kalojnë pragun, duke mbetur për orë të tëra “jashtë gardhit” në pritje të ndonjë përgjigjeje zyrtare.

“Hapësirat për të ndjekur aktivitetet publike janë ngushtuar ndjeshëm, dhe kjo është veçanërisht e dukshme gjatë fushatave zgjedhore,” thotë Olta Blaceri, gazetare me dy dekada përvojë në raportimin politik.

Disa institucione, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi, ende ofrojnë hapësira për gazetarët dhe operatorët televizivë, por edhe këto janë kufizuar.

“Në shumë raste, sinjali i transmetimit u ofrohet mediave nga vetë institucionet – Kryeministria, Bashkia e Tiranës apo ministritë, të cilat dërgojnë materiale të gatshme në redaksi,” shpjegon Blaceri. Sipas saj, konferencat për shtyp janë bërë gjithnjë e më të rralla, duke kufizuar më tej mundësinë për pyetje kritike.

Kjo tendencë nuk është e re, por është bërë më e dukshme gjatë dekadës së fundit.

“Ka një centralizim të skajshëm të informacionit, dhe gazetarët janë gjithnjë e më të shkëputur nga burimi i lajmit,” thotë Ergys Gjençaj, një gazetar me mbi 25 vite përvojë në raportimin politik. “Shumë institucione, në vend që të ofrojnë qasje, e kanë kthyer komunikimin në një rrjedhë të kontrolluar nga PR-i i tyre, shpesh duke njoftuar se aktivitetet do të transmetohen ‘live në Facebook’.”

Kjo qasje ka ndikuar edhe në rolin e zyrave të shtypit, të cilat, sipas Gjençajt, “nuk funksionojnë më si kanale për informim publik, por si mekanizma të kontrollit të krizave.” Në këtë klimë, hapësira për raportim të pavarur vazhdon të ngushtohet, ndërsa fuqia e institucioneve për të kontrolluar narrativën publike rritet./BIRN/

Sa ukrainas do të mbeten në vendin e tyre pas luftës?

Iryna Sysak, Tetiana Koliesnichenko, Ivan Gutterman

Ukraina fitoi pavarësinë e saj nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike më 1991, kur kishte një popullsi prej rreth 52 milionë banorësh – e dyta më e madhja në BRSS pas Rusisë, që kishte 147 milionë.

Tridhjetë e katër vjet më vonë, ky numër pothuajse është përgjysmuar. Pas aneksimit të Krimesë më 2014 dhe luftës në rajonin e Donbasit, si dhe pushtimit të vazhdueshëm në shkallë të gjerë nga Rusia, numri i njerëzve që jetojnë në territore të kontrolluara nga Kievi është rreth 29 milion, sipas llogaritjeve nga Instituti i Demografisë i Ukrainës – që përbën një tkurrje prej 45 për qind.

Dhjetëra apo madje edhe qindra mijëra ukrainas largohen nga vendi çdo vit, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës. Ekspertët thonë se sa më shumë të zgjasë lufta, aq më pak njerëz do të kthehen kur ajo të ketë përfunduar.

Sa ukrainas ndodhen tani në Ukrainë dhe jashtë saj?

“Lufta më ka detyruar ta nxjerr fëmijën tim jashtë. Ne arritëm në Varshavë në korrikun e 2022-tës. Nuk planifikonim të qëndronim gjatë. Të gjithë që kanë ikur mbase kanë pritur se do të rrinin dy javë deri në një muaj”, thotë Lina Syzonenko nga Poltava, në Ukrainën qendrore, e cila jeton në Poloni me vajzën e saj, Mariian, që gati tre vjet.

Lina Syzonenko dhe vajza e saj në Varshavë, Poloni.

Lina Syzonenko dhe vajza e saj në Varshavë, Poloni.

Miliona ukrainas, si Lina dhe Mariia, janë detyruar të largohen për shkak të luftës. Shifrat e sakta të atyre që kanë qëndruar në vend dhe atyre që kanë ikur janë të panjohura. Ukraina nuk ka kryer një regjistrim të përgjithshëm të popullsisë që nga viti 2001, dhe shërbimi statistikor i vendit ka ndalur pjesërisht mbledhjen dhe publikimin e të dhënave demografike, duke përmendur vështirësitë e lidhura me luftën.

Lufta pothuajse gjithmonë i përkeqëson trendët demografikë, duke rritur shkallën e vdekjes, dhe duke e ulur atë të lindjes. Por, në Ukrainë, emigracioni ka shkaktuar rënien më të madhe të shifrave të popullsisë – numrat e njerëzve që po largohen janë “thjesht të pabesueshëm”, thotë Oleksandr Hladun, zëvendësdrejtor i Institutit për Demografi dhe Cilësi të Jetës të Akademisë ukrainase të Shkencave.

Sipas shifrave të fundit nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), gati 7 milionë refugjatë ukrainas jetojnë jashtë vendit aktualisht. Shumica e tyre, rreth 6.3 milionë, ndodhen në Evropë. Kjo shifër përfshin afro 1.3 milion ukrainas që kanë ikur në Rusi dhe në Bjellorusi, apo janë çuar atje. Këto të dhëna me gjasë vijnë nga rojat kufitare ruse dhe bjelloruse, dhe janë “pothuajse të pamundshme që të verifikohen”, sipas Hladunit.

Bashkimi Evropian ka aktivizuar Direktivën e tij për Mbrojtje të Përkohshme për herë të parë në histori, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, teksa vendet anëtare u ofruan miliona ukrainasve strehim të përkohshëm, ndihma financiare dhe për banim, si dhe të drejtën për të punuar. Vetëm rreth 4.3 milionë ukrainas aktualisht e gëzojnë këtë status nëpër BE.

Disa vende po shqyrtojnë mundësinë t’i lejojnë refugjatët të qëndrojnë edhe pas përfundimit të luftës, duke zvogëluar edhe më tej gjasat e kthimit në atdhe të shumë ukrainasve. Republika Çeke, e cila u ka mundësuar strehim gati 400.000 refugjatëve ukrainas, së voni miratoi një ligj që do të mundësojë marrjen e lejes së banimit nga ata që kanë pavarësi ekonomike dhe kanë pasur statusin e të mbrojturit për të paktën dy vjet.

Njëqindmijë lindje më pak çdo vit

Përderisa miliona ukrainas po zhvendosen jashtë vendit, shkallët në rënie të lindjes – të cilat veçse kanë qenë të ulëta – përbëjnë një tjetër problem për demografinë e vendit. Shkalla e lindshmërisë, apo numri i fëmijëve të lindur për grua, duhet të jetë 2.1 që popullsia e një vendit të mbetet stabile pa imigracion. “Para pushtimit në shkallë të gjerë, [shkalla e përgjithshme e lindshmërisë] ishte 1.16. Që prej pushtimit është 0.9”, që sipas disa llogaritjeve nuk ka qenë asnjëherë më e ulët, thotë Dariya Marchak, zëvendësministre për politika sociale. Kjo shifër nënkupton se shkalla e lindshmërisë në Ukrainë është më e ulët se më të ulëtat në BE.

Shkallët e ulëta të lindjes përkeqësohen nga mobilizimi ushtarak i meshkujve të moshave 25 vjeç e mbi, dhe nga trysnia mbi qeverinë për të reduktuar edhe më tej moshën minimale të rekrutimit. Sipas statistikave të OKB-së, Ukraina ka rreth 1.5 milion burra të moshave ndërmjet 18 dhe 25-vjeçare. “Disa po fshihen nga shërbimi ushtarak, disa kanë ikur, duke kaluar ilegalisht kufirin… Disa të mitur që do t’i mbushin 18 vjet jetë mund të dalin jashtë, po ashtu”, duke lënë Ukrainën me më pak të rinj që janë të gatshëm apo të aftë për të krijuar familje, thotë Hladun.

Shkalla e vdekjes në Ukrainë, në anën tjetër, është rritur. Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë së voni se 46.000 ushtarë janë vrarë deri më tani gjatë pushtimit, që është një shifër mbase më e vogël sesa ajo reale. Demografi Hladun thotë se, përveç nga sulmet ajrore ruse, civilët po vriten edhe nga komplikimet mjekësore të shkaktuara nga pushtimi – siç janë sulmet në tru dhe në zemër si pasojë e stresit të shkaktuar nga lufta. Numri i vdekjeve në vit tani është gati trefish më i lartë se numri i lindjeve, duke e bërë Ukrainën ndër vendet me shkallët më të larta të vdekjes dhe me shkallët më të ulëta të lindjes.

A po largohen më shumë ukrainas nga vendi tani?

“I shikoj shifrat e UNHCR-së herë pas here, dhe numri i refugjatëve [ukrainas] ishte duke u zvogëluar deri në majin e 2024-tës. Shifra më e ulët ishte 5.9 milionë, e më pas ajo filloi të rritet sërish”, thotë Volodymyr Paniotto, udhëheqës i Institutit Ndërkombëtar të Kievit për Sociologji.

Sipas tij, situata në vijën e frontit, vonesat në dërgimin e armëve dhe ndjenja se lufta do të zgjasë kontribuojnë në vendimin e njerëzve për t’u larguar – si dhe “fakti që Rusia po përparon, ani pse ngadalë”.

Sipas të dhënave të kalimit të kufirit, ukrainasit janë larguar nga vendi 15.276.000 herë më 2024, përderisa janë regjistruar 14.834.000 hyrje – një deficit prej 442.000, shifër gati trefish më e lartë se më 2023.

Sa njerëz do të kthehen sapo të mbarojë lufta?

Sipas anketave të realizuara për Qendrën për Strategji Ekonomike, një institut ukrainas, numri i refugjatëve që sigurisht apo me shumë gjasë duan të kthehen në Ukrainë ka rënë në më pak se 50 për qind në nëntorin e vitit 2024, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit.

Në nëntorin e 2022-tës, vetëm 10 për qind e refugjatëve thanë se sigurisht se nuk duan të rikthehen në Ukrainë – deri në fundin e 2024-tës kjo shifër u rrit në 34 për qind.

Anketat e kryera nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji tregojnë, po ashtu, se 19 për qind e refugjatëve ukrainas jashtë vendit kanë marrë shtetësi tjetër apo kanë aplikuar për ta marrë atë, ndërsa 45 për qind do të donin ta merrnin atë.

Kreu i Institutit, Paniotto, thotë se numri i njerëzve që planifikojnë të mbeten jashtë vendit rritet për 100-150.000 çdo muaj. “Ata mësojnë gjuhën, gjejnë punë, fëmijët e tyre kanë perspektivë të mirë [jashtë]. Ne humbim njerëz të vrarë në front çdo muaj, por humbim 20, mbase 30 fish më shumë njerëz në muaj [nga emigrimi afatgjatë].

Si do të ndryshojë popullsia e Ukrainës pas luftës?

Instituti i Demografisë i Ukrainës parashikon se brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës do të jetojnë 30 milionë njerëz më 2035. “Prognoza pasqyron trendin që do të ndodhë nëse asgjë nuk ndryshon në vend… por gjithçka varet nga viti kur do të përfundojë lufta”.

Projeksione më të sakta nuk do të jenë të mundshme deri një kohë pas përfundimit të luftës. Hladun thotë se Ukraina do të duhet të kryejë një regjistrim të përgjithshëm, të cilin nuk e ka bërë që gati dy dekada e gjysmë, një vit apo dy pasi të përfundojnë luftimet, për t’iu dhënë emigrantëve kohë të kthehen ose të vendosin të qëndrojnë jashtë vendit.

Një tubim i refugjatëve ukrainas në Berlin.

Një tubim i refugjatëve ukrainas në Berlin.

Oleksiy Chernyshov, zëvendëskryeministër i Ukrainës, thotë se mbi 60 milionë ukrainas jetojnë në mbarë botën, dhe se vendi “po bën gjithçka që ukrainasit të shqyrtojnë rikthimin”.

“Kurrë më s’do të jemi 52 milionë”, thotë Hladun. “Duhet ta planifikojmë ekonominë dhe infrastrukturën tonë sociale rreth një popullsie prej 30 milionë banorësh… dhe të vlerësojmë cilësinë e jetës dhe një qeveri funksionale para madhësisë së popullsisë”.

Përgatiti: Trim Haliti

Italia një nga pesë ‘çmontuesit’ që shkakton ‘recesion demokratik’ në Evropë

Qeveria e Italisë ka minuar thellësisht sundimin e ligjit me ndryshimet në gjyqësor dhe ka treguar “intolerancë të rëndë ndaj kritikave të medias”, në një shembull emblematik të thellimit të “recesionit demokratik” të Evropës, ka thënë një koalicion i grupeve të lirive civile.

Një raport i Unionit të Lirive Civile për Evropën (Liritë) tha se Italia ishte një nga pesë “çmontuesit” – së bashku me Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Sllovakinë – që “minojnë qëllimisht sundimin e ligjit, në pothuajse çdo aspekt”.

Në Hungari , e klasifikuar prej kohësh si një ‘autokraci zgjedhore’, studiuesit zbuluan “regres të rëndësishëm” në sundimin e ligjit në vitin 2024. Presioni ndaj grupeve joqeveritare dhe mediave u intensifikua pas hapjes së zyrës së mbrojtjes së sovranitetit të Hungarisë, e cila ka kompetenca të gjera për të hetuar hungarezët aktivë në jetën publike.

“Recesioni demokratik i Evropës është thelluar në vitin 2024”, tha Liberties në një deklaratë. Raporti, i ndarë me Guardian para publikimit, theksoi sistemet gjyqësore që i nënshtrohen manipulimit politik, zbatimi i dobët i ligjit kundër korrupsionit, mbipërdorimi i procedurave të shpejta legjislative, ngacmimi i gazetarëve dhe kufizimet në rritje për protestat paqësore. “Pa veprime vendimtare, BE-ja rrezikon erozionin e mëtejshëm demokratik”, përfundon raporti – i përpiluar nga 43 organizata të të drejtave të njeriut në 21 shtete anëtare të BE-së.

Liberties filloi ushtrimin vjetor më 2019 për të hijezuar raportet e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, të cilat synojnë të shërbejnë si një kontroll shëndetësor demokratik për vendet anëtare të BE-së. Gjashtë raportet e OJQ-së treguan, “vazhdimësinë alarmante të shkeljeve të sundimit të ligjit në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Viktor Kazai, ekspert i lartë i sundimit të ligjit në Liberties. “Të gjitha aspektet themelore të sundimit të ligjit janë përballur me probleme gjithnjë e më të rënda në vitet e fundit,” shtoi ai, ndërsa përpjekjet e BE-së për të rikthyer rënien ishin “të kufizuara në mënyrë zhgënjyese”.

“Kategoria më shqetësuese e vendeve” ishin “çmontuesit”, tha Kazai, qeveritë që po merrnin hapa për të minuar sundimin e ligjit.

Në Itali, studiuesit theksuan se si qeveria e Giorgia Melonit kishte hartuar propozime për t’i dhënë “kompetenca të pafundme” ministrisë së drejtësisë mbi prokurorët, gjë që do të rriste kontrollin politik mbi gjyqësorin. Kontribuesit italianë shënuan gjithashtu “nivele të paprecedentë të ndërhyrjes në mediat e shërbimit publik”, si anulimi i ‘manifestit antifashist’ të autorit Antonio Scurati dhe çështja disiplinore e hapur kundër drejtuesit të emisionit në të cilin do të bëhej fjalimi.

Në Bullgari, raporti shqyrtoi se si u nisën hetimet kundër korrupsionit kundër kundërshtarëve të shquar politikë të qeverisë, ndërkohë që skemat e gjata – të tilla si hedhja e mbeturinave të ndërtimit në bashkinë e Sofjes – vazhduan. Në Sllovaki, flamuj të kuq janë ngritur për ndryshime të shumta të paraqitura nga qeveria e populistit nacionalist Robert Fico, duke përfshirë heqjen e zyrës së prokurorit qendror dhe një projektligj për agjentët e huaj ‘të stilit rus’, që do t’u kërkonte OJQ-ve të mbanin etiketën stigmatizuese të “organizatave të mbështetura nga të huajt”, nëse marrin më shumë se 40 € (50 €) nga jashtë vendit.

Në Kroaci, integriteti i sistemit të drejtësisë u pa si i dëmtuar, pas ngritjes në postin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Ivan Turudiqit, një gjyqtar me lidhje të ngushta me partinë në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat (HSZ). Zyra e prokurorit publik evropian është ankuar për ‘sfidat sistematike të Kroacisë në respektimin e shtetit të së drejtës’, pasi zyra e Turudiqit duket se ka sfiduar të drejtën e EPPO-së për të hetuar një rast të dyshuar të mashtrimit kundër buxhetit të BE-së.

Në Rumani, zgjedhjet e fundit presidenciale zbuluan se si TikTok mund të lejonte një ultranacionalist pak të njohur të dilte drejt fitores, ndërkohë që një projekt-ligj për të siguruar pavarësinë e shërbimit publik të TV dhe radios ka shkuar në parlament që nga viti 2021.

Autorët e raportit paralajmëruan gjithashtu se “demokracitë model”, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, në Evropën veriperëndimore nuk ishin imune ndaj problemeve.

Në Francë, studiuesit paralajmëruan për përdorimin në rritje të procedurës së nenit 49.3 për të shtyrë vendimet pa votim, si dhe për rritjen e kufizimeve për lirinë e shprehjes, të paraqitura përpara Olimpiadës ose për të kundërshtuar ndërhyrjen e huaj.

Në Gjermani, studiuesit vlerësuan rregulla më të forta të krijuara për të luftuar “dyert rrotulluese”, ku zyrtarët e lartë zënë punë në sektorë që ata rregulluan kohët e fundit. Por ata ngritën shqetësime për përgjigjet “të tepërta dhe joproporcionale” ndaj ngjarjeve pro-palestineze, duke përfshirë censurimin e zërave pro-palestinez ose mohimin e hyrjes në vend të ish-ministrit grek të financave, Yanis Varoufakis, i cili ishte ftuar të fliste në një ngjarje të tillë. Prillin e kaluar policia mbylli atë që do të kishte qenë një konferencë tre-ditore palestineze në Berlin, nga frika se do t’i jepte platformës, pikëpamje antisemite.

Polonia, e cila po përpiqet të frenojë sulmin ndaj institucioneve të pavarura, u përshkrua si një përrallë paralajmëruese. Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Donald Tusk ka kërkuar të rivendosë pavarësinë e gjyqësorit dhe pluralizmin e medias, por ka hasur në konflikt me presidentin, Andrzej Duda, i cili është në linjë me partinë e mëparshme në pushtet, si dhe në kompleksitetin e zhbërjes së institucioneve të kompromentuara. Polonia “ilustron se adresimi i pavarësisë së komprometuar të institucioneve është një përpjekje jashtëzakonisht sfiduese dhe e brishtë”, tha Liberties.

OJQ-ja po i bën thirrje Komisionit Evropian që të ashpërsojë ushtrimin e monitorimit të BE-së, duke e lidhur atë me lirimin e fondeve të BE-së, si dhe me veprime të përshpejtuara ligjore për shkeljet e shtetit të së drejtës./ The Guardian.

Analiza e REL: Kosova mes ‘çikërrimave politike’ dhe rreziqeve të sigurisë

Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët paralajmërojnë për cenueshmërinë e saj dhe u bëjnë thirrje udhëheqësve kosovarë që të jenë sa më të pranishëm në tryezat ku diskutohet fati i sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, argumenton se kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë në vend janë përmirësuar ndjeshëm viteve të fundit.

Ai thekson se investimet në personel, pajisje dhe doktrinë kanë luajtur rol kyç në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e bërë atë më të aftë për të përmbushur detyrat e saj mbrojtëse dhe për t’u përshtatur me sfidat e reja të sigurisë.

Megjithatë, për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, Maqedonci kufizohet në detajet që ndan publikisht dhe përmend vetëm disa prej sistemeve që posedon Kosova.

“Ne e kemi një flotë të dronëve Bayraktar. Përveç tyre, kemi prokuruar edhe sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë – që nuk janë bërë publike – dhe vazhdojmë të prokurojmë, me qëllim që t’i përmbushim jo vetëm nevojat operacionale të FSK-së, por edhe të kemi kapacitete të bollshme për çdo ndryshim situate”, thotë Maqedonci për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, që nga përfundimi i luftës më 1999, mbështetet kryesisht në forcën paqeruajtëse të NATO-s, KFOR.

Në vitin 2018, Forca e saj e Sigurisë ka nisur procesin 10-vjeçar të transformimit në ushtri me kapacitete të plota.

Ministri Maqedonci thotë se këtë vit pritet të nisë faza e tretë dhe e fundit e tranzicionit dhe thekson se disa objektiva të parapara të arriheshin në vitin 2028, tashmë janë realizuar.

Këtu, ai përmend sasinë e mjaftueshme të municionit, si dhe përparimet në rekrutimin e personelit.

“Tanimë e kemi kaluar numrin prej 4.000 [ushtarësh]. Besoj se është mbi 4.300 apo 4.400. Në këtë aspekt, jemi më herët në kohë – pra i kemi realizuar objektivat më herët seç ka qenë e paraparë. Unë besoj se deri në vitin e ardhshëm do t’i kemi 5.000 [ushtarë]”, shprehet Maqedonci.

Deri në fund të transformimit, Forca e Sigurisë së Kosovës pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë dhe të tjerët rezervistë.

Nga fillimi i tranzicionit, procesi e ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por jo edhe të NATO-s, e cila ka këmbëngulur se FSK-ja duhet t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Këtë qëndrim e përsëriti këtë javë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Kosovë.

“FSK-ja duhet të ketë gjithçka që i duhet për të qenë efektive në kryerjen e rolit të saj humanitar këtu në Kosovë. Ky është mandati që NATO-ja ka për ta ndihmuar FSK-në – pra të zhvillohet dhe të jetë forcë humanitare në këtë vend, kur ndodhin çështje humanitare. Ky është mandati dhe për këtë punojmë çdo ditë”, tha Rutte.

Në përgjigje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se mungesa e njohjes së Kosovës nga katër vende të NATO-s, e komplikon avancimin e raporteve mes FSK-së dhe aleancës, por theksoi se FSK-ja, në përputhje me ligjet në fuqi, ka mandat të plotë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Përveç kësaj, ne kemi gjetur edhe mënyra të tjera për ta avancuar rolin e FSK-së dhe kontributin e saj për paqe dhe siguri në vende të tjera, nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit që i kemi me shtetet anëtare [të NATO-s] veç e veç”, tha Osmani.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende anëtare të NATO-s; Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, ndërsa Kosova mbetet jashtë edhe kësaj kornize, për shkak të mosnjohjes nga katër vende anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Për rrjedhojë, ajo detyrohet të mbështetet në marrëveshje dypalëshe, sidomos me aleatë si SHBA-ja dhe Turqia.

Përtej kufirit, Serbia – e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka pretendime territoriale ndaj saj – vazhdon ta forcojë ushtrinë me armë, si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Kosova e konsideron atë si kërcënim kryesor për sigurinë e saj dhe ka pasur disa raste, viteve të fundit, kur ky fqinj ka grumbulluar trupa në kufi.

Për të shmangur keqkuptimet dhe përshkallëzimin e tensioneve, Katarina Gjokiq, nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm, thotë se dy vendet, përveçse duhet të përmirësojnë komunikimin, duhet ta rrisin edhe transparencën për kapacitetet ushtarake që posedojnë.

“Do të ishte mirë sikur të kishte një ndërmjetës të gatshëm për t’u angazhuar. KFOR-i ka pozicion të mirë – nuk është në mandatin e tij, por është i pranishëm. Pastaj, Bashkimi Evropian e ndërmjetëson një dialog mes Kosovës dhe Serbisë – edhe pse ka ngecur, ai mbetet i përfshirë. Pra, ka hapësirë për kreativitet kur bëhet fjalë për diplomacinë”, thotë Gjokiq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Për disa ekspertë të sigurisë, gjasat e një sulmi ushtarak konvencional ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës janë të ulëta, kryesisht për shkak të pranisë së KFOR-it.

Por, me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, jostabilitetin në Lindjen e Mesme dhe ndryshimin e peizazhit të sigurisë globale, ata thonë se Kosova, me doemos, duhet t’i rrisë përpjekjet për transformimin sa më të shpejtë të FSK-së në një ushtri plotësisht operacionale.

Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thotë se kjo nuk është më vetëm një çështje politike, por “një domosdoshmëri urgjente”.

“Në këtë moment, Evropa është duke u armatosur si kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo nuk është duke u bërë nga dëshira, por nga nevoja, për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Lindja, konkretisht nga Rusia. Dhe, Ballkani është në Evropë, përkatësisht në juglindje – pra më afër vendit prej nga vijnë kërcënimet”, thotë Shtuni për Exposenë.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se është duke konsideruar ripozicionimin e trupave të saj në Evropë. Në të njëjtën kohë është duke shtuar edhe trysninë mbi aleatët evropianë, për t’i rritur shpenzimet ushtarake dhe për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre.

Shtuni thotë se kjo thirrje vlen edhe për Kosovën si shtet evropian.

“Duhet të bëhet shumë sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri. Jemi në kohë tranzicioni, shumë të vështirë, me shumë sfida, që kërkon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse edhe nga vendet që kanë strukturë ushtrie prej dekadash apo qindra vitesh, e imagjinojeni se çfarë mund t’i duhet Kosovës”, thotë Shtuni.

Buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë ka shkuar duke u rritur nga 67.3 milionë euro në vitin 2021, në 207.8 milionë euro këtë vit.

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, thotë se, në vazhdën e ndryshimeve të fundit gjeopolitike, për katër vjetët e ardhshëm, parashikohet një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen.

Por, Shtuni shton se përballë një politike më të izoluar amerikane, Kosova duhet t’i diversifikojë edhe partneritetet e saj të sigurisë.

Ai përmend planin e Bashkimit Evropian për të shpenzuar 800 miliardë euro në mbrojtje dhe thotë se Kosova duhet të pozicionohet në mënyrë strategjike për të përfituar nga këto fonde dhe për të qenë e pranishme në tryezat ku diskutohet fati i sigurisë.

Eksperti i sigurisë shprehet i indinjuar me faktin që, edhe më shumë se një muaj pas zgjedhjeve, Kosova vazhdon të mbetet e zhytur në debatet për vota.

Në kohën kur shumëçka është duke u riformatuar në politikën e jashtme, në politikën e mbrojtjes dhe në rendin global, udhëheqësit kosovarë merren me “çikërrima të politikës së brendshme”, sipas tij.

“Mendoj se kjo është papërgjegjshmëri. Kosova nuk e ka luksin që të zvogëlohet, duhet të zmadhohet, të jetë e pranishme, jo vetëm me fjalime, por në mënyrë aktive, në mënyrë insistuese, strategjike, me partnerë, për të shpjeguar se përse një Kosovë e fortë, më mirë e mbrojtur, më mirë e armatosur, është në të mirën e sigurisë së Evropës. Sepse, jo vetëm që do të arrinte aftësinë për vetëmbrojtje, por do t’i lironte edhe kapacitetet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, që janë aktualisht në Kosovë”, thotë Shtuni.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Departamentin amerikan të Shtetit, edhe atë të Mbrojtjes se si do të vazhdojë administrata Trump ta mbështesë transformimin e FSK-së në ushtri, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.

Të mërkurën e 12 marsit, Qeveria e Kosovës miratoi në parim lidhjen e një marrëveshjeje me SHBA-në për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Për ministrin Maqedonci, kjo do të thotë se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Nga ky vend, Kosova pret edhe sistemet kundërajrore Javelin – të njohura për aftësinë e tyre për të avancuar kundër mjeteve të blinduara.

Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre, por nuk specifikon se kur do të arrijnë në Kosovë. Kërkesën për blerjen e mbi 200 kundërajrorëve të tillë, Kosova e ka bërë më 2024.

Po atë vit, Kosova ka bërë një marrëveshje edhe me Turqinë për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve të kalibrave të ndryshëm.

Maqedonci i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar se Kosova, në katër vjet, ka shpenzuar mbi 269 milionë euro për blerje të armatimit.

E, për Shtunin, çdo moment që ka sfida, ofron edhe mundësi, që udhëheqësit e zgjuar duhet t’i shfrytëzojnë në favor të popullit të tyre. Me fjalët e tij, “gjërat më të mira ndonjëherë vijnë kur je i vendosur me shpatulla për mur, sepse rrethanat janë të atilla që duhet të dalësh me zgjidhje”./REL/

Një fund i tmerrshëm, apo një tmerr pa fund?- Nga Blerim Gjeladini

🧐 Një fund i tmerrshëm, apo një tmerr pa fund?
⚠️ Rama dhe PS-ja duhet të kenë shumë kujdes nga gjendja e pjesës gri. Nuk mjafton më tallja dhe linçimi i opozitës – nuk është më koha për batuta, sepse situata po shkon drejt një pike kritike. Siç thotë kënga e Elita 5: “Ma mirë është një fund i tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund.” 🎯
🔥 Kjo situatë nuk është e re në politikën ballkanike. Milo Gjukanoviç dhe Hashim Thaçi për vite me radhë anatemonin opozitën, duke i paraqitur si anti-amerikanë ose pengesë për zhvillim. Por erdhi një moment kur gjithçka ndryshoi papritur. 🚨 Historia e ka treguar që kur nervi politik dështon të reagojë ndaj realitetit, rrëshqitja bëhet e pandalshme.
📍 Në Tiranë sot ka stres nga të gjitha anët:
Nga brenda PS-së – një pjesë është e demotivuar, një pjesë tjetër është e frikësuar.
😟Biznesi – nën e presionin SPAK-ut e mungesës së fuqisë punëtore dhe ndryshimeve teknologjike, përballë kostove të larta, instinktivisht po ia faturojnë këtë qeverisë.
💸 Nga njerëzit në pushtet – shumë prej tyre kanë humbur sensin e realitetit. Nuk e kuptojnë më as rrugën dhe as drejtimin. 😵‍💫
🛡️ Partia Socialiste është, pa dyshim, struktura politike më e organizuar në rajon – por edhe ajo duket e fikur. Disa janë të lodhur 😴, të tjerët të frikësuar 😨, ndërsa shumë nuk kanë më motiv. Kur motivi mungon, edhe struktura më e fortë fillon të shembet nga brenda.
⚡ Në politikë nuk ka boshllëk – kur pushteti lodhet, dikush tjetër është gati ta zëvendësojë. Rënia ndodh atëherë kur besimi në ndryshim zhduket dhe pakënaqësia fillon të gëlojë nën sipërfaqe.🥶

Vallë, ç’është demokracia si fjalë, si kuptim, si  term ose nocion….?- Nga AGRON SHABANI

 “Çfarë (çka) mund të bëj për ju?”, e pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh filozofin ose dijetarin e shquar, Diogjenin, dikund në një shesh të njohur të Athinës, pas një triumfi të madh ushtarak kundër persianëve. “Të mos me zësh më diellin!”, iu gjegj  Diogjeni.
Ndërkaq, Alekandri (Leka) i Madh, në silin dhe cilësinë e njohur të një strategu të madh dhe komandanti, si dhe të një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer të Aristotelit në Akademinë e Athinës, ia ktheu Diogjenit me një buzëqeshje të lehtë kalorsiake dhe epike: “Po të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha filozofi dhe pedagogu i njohur Diogjen!”, duke e bërë aty për aty Diogjenin mik të përjetshëm.
Aleksandri (Leka) i Madh i cili, në fushën e nderit ose frontin e luftës, i mundi Darin e Madh të Persisë së bashku me shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetë dhe komandant.
“Zgjedhi fjalët dhe gjuhën e jo planet, taktikat dhe strategjitë e armiqve ose kundërshtarëve ne fushën e nderit, apo frontin e luftës, sepse gjurmët e këmbëve të një luftëtari, strategu ose komandanti së bashku me rrogozët, trashetë dhe istikamët e luftës, mund të zhdukën një ditë, ndërsa fjala e keqe dhe gjurmët e gjuhës dhe gjakut nuk zhdukën kurrè!”- e kishte këshilluar dikur Aristoteli -Aleksandrin (Lekën) e Madh dikund në ambientët e Akademisë së Athinës, sa kishte qenë nxenës dhe student i tij., duke i shtuar: ” Se sa jemi të fuqishëm, të këndshëm dhe të bukur nga jashtë, kanë vendosur Zoti, natyra dhe prindërit tanë, ndërsa se sa jemi të bukur, të dashur, të fortë, ose të fuqishëm përbrenda vendosim vet.” (fund i ciatit)
“Mos u ipni (jepni) vlera, respekt dhe merita atyre që nuk i njohin, nuk i vlersojnë dhe s´i meritojnw ato!”, tha dikur Aleksandri (Leka) i Madh në kohën e të cilit, shteti (polisi) dhe shoqëria e Athinës, me tepër ishin të fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm, ku me tepër se 😯 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune.
Kështu që “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur.
Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën dhe pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe më fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rrjesht…. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.
U mor vesh se fjala, termi ose nocioni: Demokracia, origjinën leksikografiko-etimologjike e ka nga greqishtja e vjetër : demos (populli)dhe krotos (pushteti), respektivisht pushteti i popullit mb shtetin dhe pushtetin e lartë ekzekutiv.

-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:

1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.

2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.

3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelët ose qëndron në tokë.

4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë menyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.

./´.
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu shqiptar ose kosovar, është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
“Bota globale” është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal.
Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë, të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjik, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit ose planetit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.
 Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
Ndaj, me mirë është të qani, lotoni ose vajtoni me të zgjuarit, me të diturit, apo me të mençurit dhe merituarit, se sa të qeshni me të marrët, idiotët, herrtikët, dogmatikët, demagogët dhe hipokritët për të mirën e kombit dhe atdheut.
Thuhet se se nga thesari, dhe ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se nëse edhe atëherë kur keni mungesë të hetueshme të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit dhe vetëdijes së lartë shtetërore, nacionale, kulturore dhe politike, e konsideroni vetèn të zgjuar, të ditur të rëndësishëm dhe njeri (politikan) me vlerë: atëherë jeni stupid, nebuoz, mediokritë, kreten dhe idiot.
Mësimi fillon aty dhe atëherë kur themi nuk dijmë sa duhet dhe prap kemi nevojë të të mësojmë dhe kuptojmë. E sidomos në çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive.
Ata që nuk pranojnë se nuk dijnë, ata nuk mesojnë kurrë.
U mor vesh se liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki.

Ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat.

“Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)

Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme njerëzore, shtetrore, nacionale, tokësore (gjeografike), ushtarake, politike, sociale, ekonomike, monetare, finansiaret, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të një shteti, lidershipi politik, burimët e vlerae, mallërave, kapitalit dhe konkurencës, profesionit, intelegjencës, intendancës dhe informacionit, teoria ose hipoteza e njohur e studimit dhe analizës, hipoteza gjenerale, hipoteza e posacme olse individuale, aftësia ose intelegjenca e përgjithshme intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) , substituimet e njohura determinante dhe paradigmatike, strategjia e njohur menaxhuese ,konkuruese dhe siguruese-përballë befasisë dhe pasigurisë, përfshirja, përkujdesja ose respekti maksimal ndaj gjinisë së bukur ose polit të butë në jetën e përgjithshme institucionale, funksionale, kadrovike, politike dhe diplomatike e kështu me radhë.
“Arti lindë ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”, tha dikur Eduard Bulver Liton.
Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të njerëzve të mençur, intelektual dhe intelegjent, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
 Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, disave atje, sikur ua kishte endja me e lozur rolin e Lujit (Luigjit) të XIV (14) të Francës në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit!
Luji (Luigji) i XIV ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë,  i cili thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme aristokrate- Mediçi nga Firenca e Italisw.
Ndërsa, ata “mbretërit” ose “perandorët” ( e pakurorëzuar) të Kosovës, kishin zbritur nga provincat ose qytetet tjera kosovare në kryeqëndren ose metropolën e njohur kosovare.
Disa prej tyre, me t´u parë ose takuar për herë të parë me luksin, delikatesën dhe eskkstravagancën mondane dhe metropolitane të kryeqytetit të zhurmshëm kosovarë: filluan të lozin rolin e “tigrave dhe luajve urban”, të cilët thjeshtë dilnin për të gjuajtur dhe zënë në kurthë njalat ose troftat e qytetit pa lumë, pa ëndërruar dhe pa e çarë kurrë kokën për gjahun dhe prenë (trofenë) e tyre.
 “Zgjidhni, duani dhe respektoni femrat ose gratë e qytetit, nëse nuk doni që të bëheni robër (skllevër) të stilit, taktit, ritmit, elegancës, sharmit, ekskluzivitetit dhe delikatesës së tyre!”; u bërtiti (piskati) dikush nga turma.
Nuk vonoj shumë dhe “valiu i madh” u bë me vilë ose rezidencë ekskluzive në lagjën me eksluzive të Prishtinës.  Luksi i madh i shkëlqente turpshën ne kryeqytetit pa luks dhe tërpi.
 Bile, edhe porositi “peshqi me kravata” nga Japonia për dekorin e pishinës ose bazenit tw tij privat, për t´u dukur aristokrat, qytetar ose sheherli i madh.
“Ouu luaje, luaje he efendiu i qytetit”-vikati dhe zukati dikush andej pari duke e futur gishtin e madh (tregues) në gojë.
” Gruaja e bukur është krijesë dhe mrekulli e Zotit dhe natyrës, ndërsa, gruaja e mençur, e bukur, e dashur, intelektuale dhe intelegjente, është prodhim i prindërve dhe mrekulli e artit dhe shkencës.”, tha dikush tjetër në Prishtinën e pushtuar nga arti, delikatesa, rezonansa, perfomansa dhe ekstravaganca mpirëse, dehëse dhe hallakatëse e gjinisë së bukur.
“Bukruria, dashuria dhe mencuria e gruas, për mëshkullin ose burrin nuk është vetëm dhuratë, por edhe dehje, ryshfet dhe obligim.” (Xhakomo Kazanova)
Femrat( gratë) mëse tepërmi lexojnë dhe kuptojnë në sytë, zemrën dhe shpirtin e një mëshkulli (burri) që i përjeton dashurinë dhe martesën si tiumf të një lufte ose beteje të gjatë që nuk përfundon kurrë gjatë moshave  në zbritje, në të cilat femrat ose gratë e bukura shpeshherë janë si hijet: po i ndoçe prapa të ikin ose braktisin fare, ndërkaq, po ike prej tyre, të ndjekin prapa.
Grekët e lashtë thanë dikur se femrat (gratë) gjithëmonë fshehin të sotmën dhe të kaluarën e tyre, ndërsa mëshkujt (burrat) të nesërmen e tyre.
Në instancë të fundit, të gjitha këto së bashku i absorbon dhe përpunon demokracia.
Kur fikën dritat, të gjithë i dukemi njëri tjetrit me tw bukur, tw dashur dhe atraktiv.

Trumpi firmosi urdhrin ekzekutiv- Elez Biberaj: Zëri i Amerikës ka qenë fanar shprese, sot u shënua një kapitull thellësisht trishtues

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit ka kufizuar disa agjencia federale, si dhe median ‘‘Zëri i Amerikës’’, që është media e financuar nga qeveria. Në lidhje me këtë ka reaguar ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj.

Biberaj shkruan se Zëri i Amerikës që ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës ‘‘u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale’’. Ai ka thënë se ky vendim do të shkaktojë dëme për imazhin e SHBA-së.

Reagimi

Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën. bw

Reuters: Stafi i Zërit të Amerikës largohet nga puna pas urdhrit të Trumpit. Janë urdhëruar të mos hyjnë në ambientet e VOA-s

Punonjësit e Zërit të Amerikës u detyruan të largoheshin nga puna ditën e sotme, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për shkurtimet federale ndaj agjencive që financoheshin nga qeveria, shkruan Reuters.

Qindra punonjës të VOA-s, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, i treguan Reuters një email që u jepte atyre leje administrative të paguar dhe përfitime të tjera të plota, deri në një urdhër të dytë.

Emailet punonjësve u janë dërguar nga një drejtues ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Median Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, ku i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e punës dhe të mos preknin sistemet e pajisjet e VOA-s.

Nuk është ende e qartë se sa është numri i punonjësve që janë kaluar në pezullim nga detyra.

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjithashtu ndërpreu fondet për Radion Evropa e Lirë e cila transmeton në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe për Radion e Azisë së Lirë, e cila transmeton në Kinë dhe Korenë e Veriut, sipas dokumenteve që ka parë Reuters. bw

VIDEOLAJM/ Drita dhe flakadanë, “ndizet” qendra e Beogradit nga mbi 100 mijë protestues

Vijon protesta e studentëve në Beograd, ku më shumë se 100 mijë protestues janë mbledhur në qendër të qytetit.

Në pamjet që ju sjell BalkanWeb shihen qindra mijëra protestues që kanë ndezur dritat e telefonit duke krijuar atmosferë, ndërsa nuk kanë munguar edhe flakadanët.

Sipas një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme mendohet se janë 107 mijë protestues të pranishëm, megjithëse organizatorët besojnë se numri është edhe më i madh.

Beograd
Beograd

Protesta “15 në 15 – ju presim, zyrtarisht filloi në orën 16:00. Studentët mbajtën fjalime në sheshin Slavija dhe rrugët qendrore deri në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë u mbushën nga protestuesit, ndërsa një numër i madh njerëzish mbërritën më vonë nga drejtimi i Beogradit të Ri.


Send this to a friend