Ekziston një shtet historikisht fqinj i çuditshëm, Republika e Greqisë, pranuar në NATO që nga viti 1952, që mban ende të gjallë një “Ligj Lufte”, tashmë me një shtet fqinj, anëtarë të NATO-s, që është Republika e Shqipërisë; a mundet të krijohet besimi reciprok dy-palësh mbi kapacitetin mbrojtës të kufijve jugorë të Shqipërisë?
Para 70 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet ”Çamëria” e “Ali Demi”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga vetë autorët grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).
Por të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të Luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.
Për këtë në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998.
Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo.
Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970.
Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishtere i mohohet sot identiteti kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare. Në neni 1 të kësaj Konvente, theksohet se:”… krimet e luftës janë të pa parashkrueshme, cilado qoftë data kur janë kryer”.
Gjithashtu, në pikën b të nenit 1, dënohen pa kufi kohor: “Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore …, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer”. Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri, dispozitat e kësaj konventa kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë çame në ditët e sotme.
Në nenin 4, Konventa e detyron Greqinë “të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme, për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 …, si për sa u përket ndjekjeve, ashtu edhe për sa i përket dënimit, atje ku mund të ekzistojë një parashkrim, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet”.
Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të “Megali Idesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Evropës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.
Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Evropës e ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit.
Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.
Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.
Pra, ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të kërkojë falje publike për 2900 viktimat e pafajshme të masakruara, për 40.000 vetët e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 60 vjet shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre. Të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar.
Shteti shqiptar, krahas punës me fqinjët jugor, të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanë, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.
Dokumente historike
Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon t’i ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. I vetmi shkak për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë – italianë për të pushtuar Greqinë!
Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga gati e pamundur për t’i rikthye ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.
Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.
Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.
Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.
GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË Athinë, më 10 nëntor 1940
Pjesa e Parë Numër botimi 379Përmbajtja
Ligje detyruese
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike.
Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese
Dekret
Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dheShqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.
LIGJE DETYRUESE – RAPORT MOTIVUE
Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, mbretit
Lartmadhëri
Rëndësi që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre. Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne. Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës. Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.
Athinë, më 08 nëntor, 1940
Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
Ministrat
i Drejtësisë
i Financave
Ajis Tabakopullos
Andhr. Apostolidhis
Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”
Jeorjios B’
Mbret i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’
Neni 1
Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen: a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji. b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to. c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.
- Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
- Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
Neni 2
Ndalimi i shkëmbimeve
- Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
- Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore
Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.
Neni 4
Persona të familjes
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.
Neni 5
Përjashtime
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’
Pasuritë armike
Neni 6
Sekuestrimi
Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7
Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1:Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.
Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.
Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.
Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi.
Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.
Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
- Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.
Neni 8
Sekuestrimi i përkohshëm.
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.
Neni 9
Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.
Neni 10
Të drejtat e të të tretëve jo armiq.
- Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor, ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.
Neni 11
Deklaratat e pasurive armike
- Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë:
Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
- Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.
- Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
- Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në tre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.
Neni 12
Administruesit
- Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
- Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.
- Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.
Neni13
Detyrat dhe pushteti i administratorëve.
- Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
- Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë mepasurinë e pronarit.
- Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare. Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.
- Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.
Neni 14
Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë mevendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.
Neni 15
Detyrimi i informimit.
Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.
Neni 16
Akte urgjente.
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.
Kapitulli C’
Dispozita të përgjithshme.
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.
Neni 18
Dispozita penale.
- Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.
- Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.
- Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.
Neni 19
Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.
- Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre. Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, megradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.
- Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
- Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.
Neni 20
Zbatimi i ligjit
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.
Neni 21
Fuqia dhe zbatimi
- Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
- Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.
Athinë, më 10 nëntor 1940.
Jeorjis B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas
Anëtarët:
Ajis Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis;A. Ikonomu;S. Polizogopullos;N. Papadhimas;I. Spenxas;S. Papavasiliu;P. Ikonomakos;K. Burbulis;H. Lis;H. Alivizatos;Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos;K.Manjadhaqis;A. Xifos;M. Qiriakopullos;K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit
Athinë, më 10 nëntor 1940
Ministri i Drejtësisë
Ajis Tabakopullos
Ligjet detyruese nr. 2637. 1940
Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.
Jeorjios B’
Mbreti i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:
Neni 1
Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare. Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
Neni 2
Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
- Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.
- Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940
Jeorjios B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas
Anëtarë:
A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit
Athinë, më 10 nëntor, 1940
Ministri i Drejtësisë
Ajis Tabakopullos
Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.
Jeprjios B’
Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr. 2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë.
Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940.
U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940
eorjios B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas
Ministri i Financave
Andreas Apostolidhis
Para 70 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet ”Çamëria” e “Ali Demi”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga vetë autorët grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).
Por, të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të Luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.

Para 80 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek të nxitura nga qeveritë e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës; gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur kisha greke bizantine me krerë e bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Gjatë një periudhe tridhjetë vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare, dhe deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut etj. Atyre që u thirrën në ushtri iu dhanë kazma e lopata duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet “Ali Demi” dhe “Çamëria”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre; fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruar nga vetë autorë grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate të huaja. Por të gjitha këto sakrifica të kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.
Për këtë qëllim dhe në mënyrë absurde, shteti grek mban de jure në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940, si dhe mjaftë dekrete të tjera si pjella të këtij ligji famëkeq. Por ç’po ndodh kështu me Greqinë…!?
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në vitin 1949, me qëllim për të ofruar mjete ushtarake për të frenuar politikat ekspasionte të Ish-Bashkimir Sovjetik, apo të vendeve të tjera agresive, u krijua NATO. Thelbi i Traktatit të Atlantikut të Veriut, sipas Nenit 5 të tij, është që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj konsiderohet si një sulm kundër të gjitha atyre; në këtë rast secili nga vendet anëtare do të asistojë palën ose palët e prekura, duke marrë… veprime të atilla që duken të nevojshme, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës.
Por përderisa ekziston një shtet historikisht fqinj i çuditshëm, Republika e Greqisë, pranuar në NATO që nga viti 1952, që mban ende të gjallë një “Ligj Lufte”, tashmë me një shtet fqinj, anëtarë të NATO-s, që është Republika e Shqipërisë; a mundet të krijohet besimi reciprok dy-palësh mbi kapacitetin mbrojtës të kufijve jugorë të Shqipërisë?
Strukturat e krijuara dhe të përmirësuara të NATO-s u mundësojnë vendeve anëtare të korrespondojnë politikat dhe qëndrimet më synime përmbushjen e detyrave. Ato krijojnë konsultime të vazhdueshme dhe bashkëpunimi në fushat politike, ekonomike dhe të mjaft fushave të tjera. Pjesëtarët e Aleancës hartojnë plane për mbrojtjen kolektive dhe programe të stërvitjeve e të manovrave të përbashkëta.
Është një strukturë komplekse civilo-ushtarake e NATO-s, me personelin e duhur administrativ, nga të gjitha vendet anëtare, buxhetor dhe planifikues, si dhe nga agjenci të krijuara nga vendet anëtare të Aleancës, për të bashkërenduar punën në fusha të specializuara, si për shembull, për komunikime që të mundësohen konsultimet politike për komandimin dhe kontrollin e forcave ushtarake, për mbështetjen logjistik të forcave ushtarake etj.
NATO-ja ka një organizim shumë të degëzuar, të qëndrueshëm dhe në perfeksionim. Ai përbëhet nga më shumë se 200 këshilla ushtarake, politike dhe teknike, nga komisione dhe grupe ekspertësh, që bëjnë pjesë ushtarakë dhe civilë nga Greqia dhe nga Shqipëria.
Nuk kemi, të paktën informacione publike, nga gjithë kjo mori komisionesh dhe ekspertësh mbi besimin ndaj ruajtjes së sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, nga një qeveri dhe shtet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, që herë pas here, kur ekstremistë politikë zgjohen nga ëndrra “Vorio-Epirote”, nxjerr si flamur presioni atë shkarravinë që e quajnë, pa pikë logjike ende: “Ligj i Luftës”.
Po të shikohet me vëmendje, në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet dhe sot si gozhda e Nastradinit, por edhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar, se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare të nënshkruar nga vetë ajo.
Në radhë të parë, me anën e këtij ligji, Greqia vazhdon të shkelë Konventën Ndërkombëtare mbi Krimet e Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit, Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 Shkurt 1946 dhe atë të 31 Tetorit 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës, dhe Rezolutën 95, datë 11 Dhjetor 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare të njohura nga Statusi i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut.
Edhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezoluta e Dhjetorit e vitit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka dënuar shprehimisht si krime kundër njerëzimit shkeljen e të drejtave politike dhe ekonomike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku në këtë ligj mënyrën më të çuditshme handikape, pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishtere iu mohua sot e drejta e identitetit kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare shqipe.
Në Nenin 1 të kësaj Konvente theksohet se: “… krimet e luftës janë të paparashkrueshme, cila qoftë data kur janë kryer”, ndërsa në pikën 1 të nenit 1, dënohen pa kufi kohorë: “dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimi dhe aktet çnjerëzore, …. Si dhe krimi dhe gjenocidi, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e vitit 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë edhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës të brendshme të vendit ku janë kryer”.
Neni 4 i Konventës e detyron Greqinë, “të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme, për të siguruar mosparashikimin e krimeve të përmendura në nenin 1 dhe 2, përsa u përket ndjenjave, ashtu dhe përsa i përket dënimit, atje ku mund të ekzistojë një parashtrim me ligje apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet.
Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashikimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr. 4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadër të strategjisë greke të “Megali–Idesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor të historisë evropiane. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij Protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetasi të cilit ai është”, ndërsa në pikën 2, të të njëjtit nen nënvizohet: “Askush nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit shtetasi i të cilit ai është”.
Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Evropës, e ka ratifikuar Konventën e të Drejtave të Njeriut, e megjithatë ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve, të Çamërisë, duke i akuzuar ata pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të Konventës thuhet: “Çdo person i akuzuar për shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.
Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë. Por këto janë mohuar nga pala greke dhe nga qeveritë e të gjitha ngjyrave.
Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon t’i ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. I vetmi shkak, për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme, është fakti që nëpërmjet territorit të shtetit shqiptar marshuan në vitin 1940 ushtarët fashistë italianë për të pushtuar Greqinë.
Do të mundohemi të japim panoramën nga origjinali i këtij Ligji. Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive që bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Ndërkohë, nëpërmjet neneve të tij pasqyrohet rruga gati e pamundur për t’i rikthyer ato prona me komisione shtetërore që do të duhen të mblidhen për secilin prej tyre, me pranimin e ministrave e ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur t’i ulësh në tavolinë. Origjinale metodë greke.
Në këtë akt ligjor të Athinës, ka sanksione edhe për pronat dhe pasuritë italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit të vitit 1946, iu sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhej t’ia paguante Greqisë.
Çështja e pronave të shqiptarëve të bllokuara vazhdon të mbetet një proces i ngrirë, si vetë proceduara në këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve, që në fillim të viteve ’40. Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006, ka patur synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në disa miliarda dollarë.
Ligji i Luftës Greko-Shqiptare apo siç quhet ndryshe “Ligji i Forcës”, i cili mban Nr. 2636/1940, përcakton si armiq, duke nënkuptuar këtu vetëm Shqipërinë dhe popullsinë kryesisht myslimane çame:
- Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridikë të juridiksionit shtetëror të tyre të cilët përcaktohen secili në veçanti si armiq nëpërmjet dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
- Personat fizikë të cilët kanë shtetësinë e shteteve armike sipas rastit; ose që kanë banesë ose banim të përhershëm në to.
- Personat juridikë të juridiksionit privat dhe ose bashkim personash ose pasurish përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike; sipas rastit, ose që janë nën influencën ligjore ose ekonomike të armiqve sipas këtij neni (Ligji i Luftës, Kapitulli A, neni 1, a,b,c).
Shiko më tej: Nuk janë armiq, sipas kuptimi të këtij Ligji, personat fizikë të cilët kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja ose në shtetet aleate (Ligji i Luftës, Kapitulli A, neni 2).
Ndërsa më poshtë në këtë Ligj saktësohet sekuestrimi i tërë pasurisë “armike” i popullsisë çame në Greqi. Sipas ligjit në fjalë, Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementët pasurorë të mëposhtëm që u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve sipas kuptimit trajtuar më sipër:
- Elementët të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
- Letrat me vlerë ose tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma dhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.
- Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.
- Aksione të firmave që kanë selinë e tyre administrative ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti në qoftë se këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë ose jo, dhe në qoftë se këto ndodhen në Greqi ose jashtë shtetit.
- Kërkesa ndaj debitorit me banesë ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet tregtare të firmës në Greqi.
- Të drejta e pasurisë industriale dhe intelektuale të cilat mbrohen në Greqi.
- Të drejta mbi elementët pasurorë të përshkruara në pikat a dhe f.
- Të drejtat nga marrëveshjet rreth elementëve pasurorë të pikave a dhe f.
- Çdo element tjetër pasurorë i ndodhur në Greqi (Ligji i Luftës, Kapitulli B, neni 6, dhe 7, pika 1,2).
Ndërsa më tej saktësohet me djallëzinë më të madhe se “Përjashtohen nga dispozitat e paragrafit të mësipërm elementet pasurorë, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë ose me banim në shtetet armike.”, domethënë për grekërit në Shqipëri.
Në konceptin strategjik të Aleancës janë miratuar qëllimi dhe detyrat e saj. Qëllimi thelbësor dhe i qëndrueshëm i NATO-s është të mbrojë lirinë dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të saj me mjete politike dhe ushtarake. A mund të ekzistojë një siguri sigurie me këtë Ligj?
Me popullin grek, historikisht shqiptarët kanë luftuar së bashku kundër të njëjtit armik dhe kanë derdhur gjak, së bashku i kemi lidhur plagët njëri-tjetrit edhe në luftën e përbashkët kundër Italisë fashiste e Gjermanisë naziste. Mirëpo, bandat shoviniste dhe reaksionare të Zervës martirizuan popullsinë çame të Shqipërisë, i grabitën kësaj pasurinë dhe e nxorën përtej kufirit. Elementët e Zervës dhe të Plastira-s kalonin kufirin shqiptar, vrisnin dhe gjakosnin, masakronin dhe grabisnin popullsinë e pambrojtur shqiptare.
Pra, ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të kërkojë falje publike për 2 900 viktima e pafajshëm të masakruara, për 40 000 njerëzit e dëbuar me dhunë, për 68 fshatra të djegura e të grabitura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe mbi 80 vjet shfrytëzimi të pasurive të tyre. Të marrë të gjitha masat për kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri me dinjitet sipas të gjitha konventave ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar.
Nuk e kemi ende të qartë, se si vepron Këshilli i Bashkëpunimit Euro-Atlantik, qoftë dhe aktiviteti i OSBE-së të cilët ofrojnë një kuadër shumëpolësh përpjekjesh në lidhje me dimensionin e zgjeruar politik të partneritetit dhe të bashkëpunimit, me anëtarë që kanë ende miza të së kaluarës në kokë. Këto dy organizma gjigante sigurie së bashku me institucionet e rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ofrojnë kuadrin e përgjithshëm për konsultime anëtarëve të saj për një varg çështjesh politike dhe të sigurisë.
Po a kanë vlerë besimi reciprok këto procedura vendimmarrjeje apo konsultative në lidhje me kufijtë jugorë të Shqipërisë. Nuk besoj se mund të gjejmë një shembull tipik të tillë nga ndonjë vend anëtarë të NATO-s apo të Bashkimit Evropian që me fqinjin e vet, në mënyrë konstante e të pandryshuar, duke e dëmtuar vazhdimisht, të mbajë një “kalë troje” në veprim dhe në kërcënim. Në Botë mund të jenë të tilla raste të rralla dhe jo në një periudhë 80-vjeçare. Jo – nuk ka.
Absurditeti “lulëzon” në kokat e çakorduara të ekstremizmit politik grek, por që me një heshtje dhe mos veprim në mënyrë të njëanshme nga shtetet e fuqishme Perëndimore Euro-Atlantike, duket si një “stimulues” për mos shkatërrimin e këtij absurditeti në këtë fillim dy dekadash të një Mileniumi të ri, kur dhe vetë struktura dhe sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon një qytetërim e mirëkuptim demokratik.
Ndërsa ende dhe sot e kësaj dite, qarqet reaksionare greke, herë pas here shfaqin pretendime aneksioniste mbi territorin jugor të Shqipërisë, mbi “Vorio-Epirin”, siç u pëlqen ta quajnë ata. Shqiptarët në histori s’janë treguar asnjëherë bisha, përkundrazi, me minoritetin dhe popullin grek ngelën tepër miqësorë dhe demokratikë, me atë popull që s’kanë të bëjnë aspak me shovinistët e Athinës.
Dhe zelli oreksionist për zgjerim në Detin Jon dhe, herë pas here dhe për Himarën, që së bashku me Ligjin e Luftës, janë pretendime që nuk i lehtësojnë marrëdhëniet e mira brenda strukturave të NATO-s dhe BE-së. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm, se brenda tyre s’ka përveçse tokë, det dhe ajër të stërgjyshërve tanë, ku pjesa më e madhe e Jugut të Shqipërisë, që është Çamëria, lëngon nga padrejtësia e bërë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane.
Shteti grek duket si më i përkëdheluri i Perëndimit, por që ende është një rrezik destabilizimi në Mesdhe, pikërisht nga ushqyerja më këto paragjykime territoriale me fqinjët. Rreziku i një konflikti me Turqinë është në prag të derës, që mund dhe të pasohet me një dalje të saj nga NATO. Atëherë bashkekzistenca fqinjësore mes dy vendeve tona do të marrë tjetër drejtim. Ndoshta nuk janë hamendësime. Po të mbledhësh malin e letrave të Traktatit të Atlantikut të Veriut, samiteve, konferencave, akteve finale, marrëveshjeve etj., si dhe ato të Bashkimit Evropian, OSBE-së, Këshillit të Evropës, ky palaço ligj është komplet në kundërshtim me to, juridikisht, politikisht dhe moralisht.
Shteti shqiptar, krahas punës me fqinjët jugorë, i nevojitet të lobojë dhe të punojë pa reshtur për të informuar dhe të vënë në dijeni Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe tërë organizatat dhe institucionet e interesuara ndërkombëtare, në lidhje me ekzistencën e pas më se 80 vjetëve të një ligji absurd, duke hedhur dritën e së vërtetës mbi çështjen çame dhe trojet tona të gjymtuara. Koha ka ardhur…!
Shume faleminderit Ju te Dyve , Intelektuale Atdhetare te Mirefillte Z.Elida dhe Skender Buçpapaj. Jeni nder shume te rrallet qe publikoni me paraqitjen tuaj ne VOAL !, dokumenta me vlere Shume te madhe Atdhetaare qe Tirana zyrtare( jo Atdhetare Shqiptare) fatekeqesisht ka frike nga antishqiptari me i madhe i te gjitha koherave i “shqiptarizuari” janullo.
Jeni Atdhetare me Trashegimi Prinderore Shqiptare
Pershendetje Atdhetare dhe Ruani Shendetin
P.S Ju kerkoj ndjese me falni se nuk di emailin tuaj per kooperim Atdhetar
Nuk mund ta kuptoj qendrimin e NATO-s persa i absurditetit qe dy vende pjesemarrese ne NATO si Greqia e ka mbi 84 vjete gjendje kufte me Shqiperine(ne ate kohe Shqiperia e pushtuar nga Italia)??!
Fjala “Çamëri” dhe makthi ndaj historisë
AUGUST 18, 2025 BY S P
Luan Rama/
“Çdo tentativë e politikës për të rishkruar historinë është anakronike, anti-historike dhe anti-humane.”
Historia njerëzore është përvojë njerëzore, eksperiencë, mësim nga e kaluara. Në përshkrimet e historisë kanë ekzistuar gjithnjë dy lloje historianësh : kronistët e vërtetë, dëshmitarë të historisë dhe ngjarjeve, luftrave, armëpushimeve, zhvendosjes së popujve dhe shuarjes së qytetërimeve të tyre (Pausanias apo Herodoti ishin ata që udhëtonin dhe shkruanin atë çka u shikonte syri) dhe haxhiografët, ata që jetonin në oborret e perandorëve, tiranëve e diktatorëve, me detyrën për të shkruar atë çka u pëlqente atyre (çka e shohim edhe sot me Putinin që kërkon ta shuajë historinë dhe gjuhën e Ukrahinës). Pra ndodh që dhe kur historitë, ngjarjet janë shkruar nga kronistë të vërtetë, dëshmitarë okularë të një jete e qytetërimi, kjo lloj historie kthehet në një lloj makthi për një politikë zyrtare, e cila kërkon ta shuajë, dhe fshehë një të vërtetë historike, një ngjarje të hidhur që ka ndodhur me qeveritë paraardhëse. Dhe në këtë rast, shëmbulli i Greqisë « demokratike » është më se i dukshëm në sferën historike të vendeve të Bashkimit Europian. Shumë studime janë shkruar rreth kësaj teme, shumë kërkesa i janë bërë qeverive të njëpasnjëshme greke që pas ndryshimeve politike në Shqipërinë e fillimit të viteve ’90, që Greqia të kërkojë falje për krimet e kryera në emër të një ideologjie dhe urrejtje nacionale dhe masakrën historike ndaj shqiptarëve të Çamërisë e cila pas Konferencës së Londrës mbeti në kufijtë e Greqisë.
Por në të kundërtën, Greqia vazhdon të këmbëngulë në negacionizmin e saj, thua se “kjo histori s’ka ndodhur ndonjëherë dhe se s’duhet të flitet më për të ». Ajo që deklaroi koloneli Zerva kur ndërmori masakrën ndaj shqiptarëve çamë se « këtej e tutje s’do të dëgjohet më fjala çam dhe Çamëri », duket se ka mbetur sllogan i përqafuar nga tërë politika greke. Përse ky makth i madh kur flitet për Çamëri dhe çamë, term që më së fundi gjatë këtyre 80 vjetëve Greqia zyrtare e varrosi në të gjitha tekstet e saj të shkollave apo dhe në tekstet e vetë historianëve, të cilët jo rrallë kanë guxuar ta thonë fjalën e tyre por që janë ndëshkuar. Madje Greqia, përmes presioneve të ndryshme politike arriti ta zhdukë atë dhe nga kurrikulat e teksteve shkollore shqiptare që në vitin 2018. Ky është absurdi më i madh fatkeqësisht i pranuar nga politika shqiptare që për interesa të caktuara dhe jo rrallë personale, ti shtrojë « qilimin e kuq » historisë politike greke.
Historia nuk mund të diktohet nga qeverisësit dhe dëshirat e tyre. Historiografija moderne duhet të ketë koncepte moderne dhe të gjykojë mbi koncepte novatore, siç janë ato të historianit të madh evropian Fernand Braudel lidhur së pari mbi identitetin kombëtar por dhe mbi impaktin e gjeografisë mbi historinë, që është një nga konceptet revolucionare të tij, të impaktit të ekonomisë dhe lëvizjeve sociale apo të asaj që ai e quante « civilisation materielle », pra « qytetërim material ». Para më shumë se dy dekadash, kur parlamenti francez tentoi të vendoste diçka për tekstet shkollore lidhur me përkufizimin e historisë së kolonializimit francez, historianët nuk e pranuan diktatin e politikës. Madje edhe vete ish kryeministri francez De Villepin pohoi se « historinë nuk mund ta bëjnë legjislatorët ». Dhe këtu ishte fjala vetëm për « rolin pozitiv » që kërkohej ti jepej kolonializimit dhe jo siç ndodh në botën shqiptare për diktatin që i bëhet botës shkencore për ta rishkruar me urdhër historinë.
Pukvili, helenisti i madh për Çamërinë
Një nga helenistët më të mëdhenj të para Revolucionit Grek për Pavarësi ishte konsulli francez François de Pouqueville që Napoleon Bonaparte e dërgoi si konsull të tij pranë Ali Pashës në Janinë. Meqë Greqia zyrtare sot kërkon të zhdukë përfundimisht emrin Çamëri dhe çam nga librat e historisë (çfarë ka bërë prej kohësh në botimet e saj në gjuhën greke) le të kujtojmë këtu shkrimet dhe atë çfarë pohonte dikur në vitet 1810-1820 mbojtësi më i madh i Greqisë së shtypur në librat e tij si “Udhëtim në Moré, në Konstantinopojë dhe Shqipëri” (Voyage en Morée, à Constantinople et en Albanie), “Udhëtim nëpër Greqi” (Voyage de la Grèce) dhe “Rilindja e Greqisë” (La Régéneration de la Grèce), tre libra themelorë për të kuptuar se ç’ishte Greqia e asaj kohe. Në të tri librat, kur udhëton apo bie fjala për çamët dhe Çamërinë, ai nuk shkruan thjeshtë për banorë të Epirit, por shkruan për çamët dhe Çamërinë, siç e shkruanin dhe disa historianë disa shekuj para tij. Ja çfarë shkruan ai në librin “Voyage de la Grèce » në faqet 217-220 : « Në brigjet e detit jonian, mes vendeve të mrekullueshme të Thesprotisë, në vendet e gjelbëruara që përmbledhin Thyamis dhe Achéron, jetojnë çamët, që i kanë shpëtuar shpatës së satrapit të Janinës… Camet thesprote kanë sy të mëdhenj dhe të zinj, flokë të gjatë e gështenjë, kanë një lëkurë delikate, disi brune ku shfaqet qafa e tyre e bukur, sensuale e me këmbë të holla…”
Në vëllimin e dytë të këtij libri prej 6 volumesh, në f. 53 ai vazhdon: “Fshatarët e fshatrave që ngrihen nga ana e djathtë e lumit Thyamis, të cilët i numurova që nga Sarashovica, janë shqiptarë kritianë që flasin gjuhën çame (chamides). Mes tyre gjen një vitalitet të lindur, një gjak të pastër, burra bjondë apo brunë dhe krenarë që nuk e durojnë dot zgjedhën…” Madje në këto faqe ai sjell dhe një këngë të bukur, “këngën e zambakut”, një këngë lirike të cilën e ka regjistruar dhe sjellë në frëngjisht me një poetikë të jashtëzakonshme. Në kapitullin e VI, nën titullin “Cestrine dhe Chamourie”, ai shkruan: “ Cestrine është ajo pjesë e Thesprotisë që përfshin zonën mes Thyamis dhe Acheron dhe që grekët e quajnë Çamëri, ndërsa turqit Çam-Sanxhak, me kryeqendër Paramithinë”. Më tej, në faqen 132 ai shton se “Çam-Sanxhak ose pashallëku i Çamërisë përfshin dhe zonat e Ajdonatit dhe Margaritit gjer në brigjet e detit jonian. Ky territor është i shënuar në arkivat perandorake të Konstantinopojës nën titullin “Vilajeti i Ajdonatit”. Në vitin 1815, me fundin e epopesë napoleoniane, Pukvili largohet nga Janina dhe caktohet konsull në Koron të Peloponezit dhe rrugës në një port, ndesh, siç shkruan ai me 80 agallarë çam të lidhur me zinxhirë dhe të syrgjynosur me anije nga Ali Pasha drejt burgjeve të pashait të Tunizisë (“Ringjallja e Greqisë”).
Çamëria e diplomatit francez në Athinë, Henri Belle
Për Çamërinë dhe fisnikët e Çamërisë kanë shkruar shumë autorë, studjues, historian e gjeografë, arkeologë dhe etnografë të shekujve XVIII-XIX-të, dhe meqë s’mund ti përmendim të gjithë, jo vetëm francezë por dhe anglezë (duke filluar me Martin Leak), gjermanë, italianë, etj, le ti drejtohemi librit të Henri Belle, përfaqësuesit të Francës në Athinë në vitin 1852, i cili në raportet e tij drejtuar Quai d’Orsay-it dhe më gjerë në librin e tij “Chretiens et Turcs” (Të krishterë dhe turq”) një vend të rëndësishëm i kushton dhe Çamërisë. «Shqiptarët e Çamërisë – shkruan ndër të tjera ai, – janë konvertuar shpesh në fenë muslimane vetëm që të mos paguajnë haraç. Në familjet e tyre gjen fëmijë me emrat Mehmet dhe Abdullah, bij të Konstantinit apo të Dhimitrit…» Dhe më tutje ai shton: «Ajo çka është e famëshme, është se ata janë virtuozë në përdorimin e armëve. Madje arrijnë ta qëllojnë një mollë apo një vezë të vendosur në kokën e nënës së tyre apo të gruas, me një të qëlluar 200 hapa larg… Çamëria ka veçse agallarë dhe jo bejlerë, pasi asnjëherë nuk ka patur pashallarë, por as pasuria, fuqia, dhe fisnikëria nuk janë të pakta atje. Këta agallarë kanë patur marrëdhënie të vazhdueshme me qeveritë e ndryshme të ishujve jonianë. Venecianët i ndihmuan në luftën kundër pashallarëve në Shqipëri. Gjatë pushtimit të shtatë ishujve nga francezët, çamët ishin pro Francës.
Tregëtia e tyre në atë kohë lulëzonte dhe prijësat çamë mund të vinin të armatosur në Korfuz. Sot ata e quajnë për turp të dorëzojnë armët kur vijnë në tokat e shtatë ishujve jonianë. Të mësuar nga sulmet e papritura në tokat e tyre gjysmë të pazhvilluara, shpirti i tyre e ka të vështirë të mësohet me një shoqëri ku autoritetet ngarkohen për sigurinë e të gjithëve, duke kufizuar disi lirinë…”
Belle, i cili i ra kryq e tërthor Greqisë, në librin e tij “Të krishterë dhe turq” me një interes të veçantë përshkruan vendbanimet arvanitase dhe figurat e tyre historike gjatë Revolucionit Grek e më pas si dhe mbi çamët e famshëm Caparët, Pronjot, Dematët e Sejkatët etj, pa harruar Tafil Buzin. Si një vëzhgues i hollë dhe erudite, ai përshkruan vlerat e shoqërisë çame dhe karakteristikat e trashëgimisë çame në histori e kulturë, në zakone dhe pasurinë folklorike. “Gratë muslimane të Janinës janë shumë të bukura dhe shamia e hollë mbi kokë i bën ato akoma më shumë tërheqëse duke shtuar misterin rreth tyre. Brenda shtëpisë, zonjat greke veshin kostumin elegant çam apo të Shqipërisë së jugut që qepin aq bukur rrobaqepësit e Janinës. Fustani prej mëndafshi është i shtrënguar rreth trupit me një copë kashmiri punuar me shumë finesë. Shalli zëvendëson korsenë pa e shtrënguar fort trupin dhe ku gjinjtë nuk i humbin hiret e tyre dhe voluptetin, çka të nxit imagjinatën. Ato kanë dhe një pelerinë prej cohe pambuku në ngjyrë të hapët dhe qëndisur jashtëzakonisht bukur me kllapodan mëndafshi me një ngjyrë më të errët se pelerina, çka plotëson kështu kostumin e tyre.
Kanë flokë të dendur gështenjë, shpesh bjonde, që kapen me një fjongo të kuqe. Në këmbë mbajnë pantofla. Këto krijesa të mrekullueshme i respektojnë europianët, çka sjellin admirimin e tyre. Me pjatanca ato u ofrojnë fruta dhe akullore të hijshme. Nganjëherë dhe vetë ato ndezin cigarishten…” Duke shkruar për kontributin e madh të arvanitasve në Revolucionin Grek ai shton se “Tombazët, Çamidët (familje e Çamërisë) dhe veçanërisht Miaulët e Hidrës, panë që emri i tyre u duartrokit shumë herë nga e gjithë Europa…” Këtë aleancë të arvanitasve dhe çamëve me liderët e Greqisë së kohës së Revolucionit e gjen në shumë tekste historike. Në librin e tij, Belle nuk harron të përshkruajë dhe udhëtimin e tij drejt Sulit dhe Çamërisë, i shoqëruar nga sulioti Niko Zerva, i cili i zemëruar me qeverinë e Athinës, ishte bashkuar me pashain e Janinës i cili e kishte lënë si kapedan që të mbronte interesat e suliotëve dhe çamëve. Duke ndaluar në Kamarina, Belle shënon: “Që andej shikohej Saint-Maure, i cili shfaqej si një kurorë në ngjyrë indigo nga deti Jon e po kështu, tutje, dukej dhe Preveza e Salohora, të cilat lageshin nga ujrat e errta ngjyrë blu të gjirit të Artës. Sapo u ulëm në taracë kur agallarët e fshatrave përreth erdhën të na takojnë.
Ishin veshur njëlloj si Zerva, me kostumin shqiptar e me një fez në kokë, me ato flokë të gjata e të shpërndara në mënyrë të çrregullt: balli i rruar, këmisha e hapur nga ku u shfaqej qafa e gjoksi që nxehtësia e diellit i kishte rrahur fort, ashtu si dhe fytyrat e tyre ku lexohej një kërshëri e madhe, trimëri dhe një dinakëri që binte në sy. Ishin muslimanë dhe me Zervën flisnin vetëm shqip apo “skip”, dhe quheshin “skipëtares”. Agallarët u vendosën rreth nesh dhe vëzhgonin me një kureshtje fëminore e të vrazhdë armët e mia, hartat gjeografike që kisha, librat dhe nargjilenë time. Vështirë të kuptonin dhe të bindeshin se Çamëria tashmë ishte e njohur nga gjithë europianët si shqiptare dhe jo greke. Lëshonin britma habie duke parë apo dëgjuar kur u tregoja në hartë emrat e fshatrave të tyre…” Dhe më pas, duke vazhduar udhëtimin e tij ai shton: “Le ta lemë tani Sulin dhe të shohim Margaritin, qytezën e vogël të Çamërisë që varet nga peshkopata e Paramithisë, Pargën në bregun jugor të Margaritit, qytezën e fortifikuar, emri i të cilës duhet grisur nga faqja e historisë së Anglisë; Delvinën, qytezën e vogël dhe të fortifikuar, e cila varet nga peshkopata e Janinës, me shtëpitë e saj të shpërndara mes lirishtash dhe popullsinë e saj të armatosur, me familjet rivale dhe prijësat e vegjël feudalë që jetojnë në një frikë të dyanëshme të pritave dhe vrasjeve…”
Në librat e shekujve XVIII-XIX të autorëve perëndimorë që i referohen historisë greke dhe ngjarjeve të mëdha, shkrimet për çamët janë të shpeshta.
Gjenerali Grivas në Nafplio hidhte vallen çame, shkruan një tjetër autor. Të tjerë shkruajnë për kontributin e madh të admiralit dhe familjes Chamides në Hidra, etj, etj. Mjafton të hapësh librat e vjetër për të gjetur aty të vërtetën! A nuk ishte linguisti Ksylander që na solli nga Greqia gjuhën e vërtetë çame siç flitej në përrallat dhe këngët e vjetra çame të shekujve XVIII dhe XIX? … E po kështu piktori francez Louis Dupré që në librin e tij “Voyage à Athènes et à Constantinople” shkruante se në “Regjimentin e shqiptarëve” që takoi dhe pikturoi disa prej tyre, “ndër 3000 luftëtarët e regjimentit ishin shumica suliotë dhe çamë”? Ja pra çamët dhe historia e vërtetë e luftës së tyre…
Një mësim për ministrat dhe politikanët tanë
Kushdo e ka kuptuar dhe e kupton që pas shfarosjes së popullsisë çame muslimane, një fat ky i njohur historisë (i mbyllur në arkivat greke por i hapur në arkivat europiane), politika greke ka kërkuar me këmbëngulje dhe me të gjitha format ta zhdukë jehonën e kësaj masakre të paparë ndaj çamëve në qershor 1944 – mars 1945 në gjithë Çamërinë, duke i shkelur kështu jo vetëm principet humaniste të një shteti demokratik por dhe principet e të drejtave në konventat ndërkombëtare. Por ajo që është jo vetëm e habitshme por dhe tepër tronditëse është se që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri politika shqiptare i është nenshtruar presioneve të politikës greke, çka mendoj se duhet të rëndojë në ndërgjegjen e kësaj klase politike që ka drejtuar Shqipërinë. Nuk kam lexuar diku që një ish kryeministër, ish president, kryetar Kuvendi apo ministra të shprehin përgjegjësinë që kanë patur në këtë drejtim. Po si është e mundur edhe sot që Shqipëria të pranojë që në kurrikulat e teksteve shkollore fjala “Çamëri” të mos ekzistojë, të mos përmendet, si të ishte një fjalë heretike në kohë inkuizicionesh ? Nga se ka frikë Greqia dhe çfarë e kërcënon kur shqiptarët nuk kanë pasur dhe nuk kanë pretendime territoriale për ndryshime kufijsh por përkundrazi, për një miqësi dhe bashkëpunim akoma më të madh me fqinjin tonë historik ? Si rrjedhojë lind pyetja : këta ministra e politikanë që drejtojnë politikat dhe arësimin në Shqipëri a e njohin historinë e Çamërisë siç mund të njohin historinë e Kosovës, kur historikisht Kosova dhe Çamëria kanë qenë dy gjymtyrë të fuqishme të trungut kombëtar dhe pjesë thelbësore të historisë sonë ?
A kanë ata një formim historik për të kuptuar se përse ngulmohet nga pala greke në rektifikimin e “revizionimin” e historisë, në ndryshimet e teksteve historike, çka nuk ndodh në asnjë nga vendet e Evropës së qytetëruar ? Nëse ministres së Arësimit i është kërkuar verbalisht apo me shkresë të japë urdhër që të hiqet termi “Çamëri” në tekstet shkollore, përse e ka pranuar verbërisht, pa iu më parë referuar historisë shqiptare, pa pyetur Akademinë e Shkencave dhe historianët e saj ? Në ç’republikë jetojmë ? Dhe më së fundi kur dhe kush duhet ta ndreqë këtë gabim, këtë « nënshtrim » ndaj politikës greke, ndërkohë që Evropa e Bashkuar përmes shumë programesh, ndihmon në promovimin e trashëgimisë historike, kulturore e gjuhësore të komuniteteve të ndryshme që janë pjesë e shteteve përkatëse ? Këta nuk duhet të ndjejnë fyerje nëse ju kërkohet të vihet në vendin e vet emri i Çamërisë.
Mësimet historike të Lucien-it
Tentativat për revizionimin e historisë na bëjnë ti kthejmë sytë prapa dhe ti drejtohemi urtësisë antike, pasi historia moderne gjithnjë u referohet historianëve të mëdhenj të antikitetit si Herodoti, Ksenofoni, Tuqididhi, Tit-Livi, Lucieni, etj. Ishin pikërisht ata që hodhën bazat e historiografisë, baza që dhe sot mbeten aktuale, pasi në to është një përvojë mijëravjeçare, ku pleksen drama de tragjedi të perandorive të mëdha, luftra dhe shuarje kombesh, shtetesh, ndryshime kufish dhe krijime shtetesh të tjerë, pra ndryshime gjeopolitike të mëdha. Pikërisht ata na mësojnë se ç’janë haxhiografët. Shkrimet e tij për historinë dhe historiografinë mbartin vlera të mëdha për historiografinë moderne, pasi në to është shprehur thelbi i vërtetë i shkencës së historiografisë : e vërteta, fakti, ngjarja dhe pavarësia e atij që e shkruan historinë. «Historiani, – shkruani Lucieni, – duhet të jetë i lirë në opinionet e tij. Ai s’duhet të ketë frikë askënd. Ai s’duhet të shqetësohet që po na e tregon Filipin me syrin që i nxorri Asteri, harkëtari i Amfipolis. Ai s’duhet të ketë frikë të thotë se Cleon, ky kryetar i deputetëve, ky zot absolut i tribunës, ishte një njeri i rrezikshëm dhe i shfrenuar. Historiani nuk është poet, por një «narator», një dëshmues, pasi kur anijet athinase mbyten në një betejë detare, nuk është ai që i mbyt ato, dhe nëse luftëtarët i a mbathin, nuk është ai që i përndjek ata».
Mësimi i Lucienti ka të bëjë jo vetëm me objektivitetin historik dhe të vërtetën por dhe me çlirimin nga etno-nacionalizmi, pra shikimi i historisë në frymën nacionale, shoviniste dhe të krenarisë kombëtare që nganjëherë arrin tek disa historianë gjer në megalomani. Vështrimi nacionalist ka qënë tipar jo vetëm i historiografisë ballkanike veçanërisht. «Lufta» mes historianëve ballkanas, shqiptarë apo serbë, serbo e kroatë, maqedonas, bullgarë apo grekë, etj, dëshmohet jo vetëm në konferencat e ndryshme por siç po e shohim gjer dhe në tekstet shkollore të historisë, ku për të njëjtën ngjarje, vështrimet dhe përfundimet historike janë të ndryshme, kontradiktore, të kundërta. Historia e Kosovës është një nga ato, pasi histori të shumta ngërthejnë historinë ballkanase, veçanërisht nga shekullit XII e këndej. Historia e Çamërisë, po ashtu. Kërkesa e mëparshme e Unesco-s për të « ç’armatosur historinë, një objektiv ky humanist, në Ballkan ka mbetur ende në letër. Para disa kohësh një cikël shkrimesh në revistën franceze Express, i referohej një teme që dhe për ne ballkanasit do ishte mjaft interesante dhe i dobishëm nga pikëvështrimi historiografik : Kur është krijuar Franca ? Në një gjykim të parë, mendon se çdo francezi po ti bëhej kjo pyetje do të thoshte se Franca ka qënë që në kohën e pararendësve të parë të frankëve.
Por historianët tregojnë qetësisht se Franca dikur nuk ishte kjo që është sot, se ajo nuk është ndërtuar në një ditë, se normandët e Normandisë u bashkuan me mbretërinë më 1204, se zona jugore e quajtur Midi dhe që kontrollohej nga Katalonja spanjolle, në shekullin e XI mund të kishte mbetur ndoshta pjesë e Katalonjës, po të mos kishin ndodhur ngjarje të mëdha politike. Po për Çamërinë si mund të shkruhet kur Greqia zyrtare i bën barrierë çdo lloj diskutimi? Historiografia e ka thënë fjalën e vet dhe ti politikan, i çfarëdo ngjyre qofsh, s’mund ta zhbësh historinë. Historia duhet ti shërbejë gjithnjë të ardhmes sonë të përbashkët.
Lucieni shkruante : « Faktet historike nuk duhen bashkuar në mënyrë të rastësishme por duhet ti nënshtrohen një pune të palodhur dhe një kritike të ashpër. Historiani duhet të dëgjojë vetëm ata që janë besnikë ndaj faktit ». Kjo frazë lakonike përbën një koncept të tërë, pasi ajo përmbledh një nga karakteristikat kryesore të historiografisë shkencore : atë të referimit me besnikëri të faktit dhe atë të analizës. Historia nuk mund të shkruhet apo rishkruhet pa u mbështetur në faktet konkrete. Lucieni shkruante gjithashtu se « Kur të gjitha faktet mblidhen, pikërisht atëherë historiani fillon tregimin e tij ». Çdo të thotë kjo ? Do të thotë se që të arrish në përfundime historike, për këtë duhet të kesh ezauruar, pra zbuluar materialin historik për epokën apo ngjarjet e përcaktuar historike. Dhe në përfundim, historiani i madh antik shton: “Shkruaje historinë që të tjerët të thonë: E vërteta tek ky historian shkëlqen ngado!”
Pra le t’ia lëmë historianëve të shkruajnë historinë tonë të përbashkët të lidhjeve të vjetra e të reja mes grekëve dhe shqiptarëve. Çdo tentativë e politikës për të rishkruar historinë është anakronike, anti-historike dhe anti-humane.
Share via:
Facebook
Twitter
Copy Link
More
FILED UNDER: EMIGRACION
Search this website
ARTIKUJT E FUNDIT
Karma ChatGPT
Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen solemne të Seminarit të 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
JEHONA E VJOSËS, SIMFONI E TRADITËS NË MEMALIAJ
Shqipëria digjet, Tullaci krihet – “Fluturon, fluturon… Canadair”
MOTIVIMI I TË MËSUARIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË NËPËRMJET PËRDORIMIT TË TEKNOLOGJISË
Dita Botërore në Kopshtet Kulturore të Cleveland-it – 24 Gusht 2025
Përpjekjet e para të diplomacisë kosovare në ekzil për të sensibilizuar liderët perëndimorë
Takimi Trump–Zelensky: midis garancive të sigurisë dhe dilemës së paqes
Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta
Thank you for your attention to this matter!
DIAMANT HYSENAJ, THE ALBANIAN RUNNING FOR U.S. CONGRESS
MARTIN CAMAJ, DY SHKUNGULLIMA TË PËRMASAVE LEGJENDARE
Një histori nga mund të edukohemi të gjithë
Fjala “Çamëri” dhe makthi ndaj historisë
Ferit Vokopola, mistiku i pavarësisë, i fjalës dhe i besimit, zëri dhe përkushtimi i zellshëm i shpirtit kombëtar
KATEGORITË
Kategoritë
Select Category
ARKIV
Arkiv
Select Month
TAGS
albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti