Arrestohet djali i Dilaver Goxhaj, Dritan Goxhaj. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se ky i fundit ndodhet ne drejtorinë e policisë së Tiranes.
Mësohet se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Dritan Goxhaj ka qene shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë më 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.