VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjykata Speciale bën arrestimin e parë

By | September 24, 2020

Komentet

XLIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Dy shpella të thella – AT SHTJEFEN GJEÇOVI – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XLIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Dy shpella të thella – AT SHTJEFEN GJEÇOVI – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Dy shpella të thella

– AT SHTJEFEN GJEÇOVI

(1874 – 1929)

Albin Kurti i përgjigjet Nenad Çanakut: S’mund të arrihet paqe përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka reaguar politikanit serb, Nenad Çanak, ndaj deklaratës dhënë së fundmi në lidhje me varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë.

Ai ka shtuar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve të ekzekutuar dhe kidnapuar.

“Në një debat televiziv të Serbisë, Nenad Çanak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajloviq thotë s’mund të fle “më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi”. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, në një debat televiziv ka folur për ekzistimin e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.

Gjatë debatit në emision “Çirilica”, Çanak, ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht.

“Ekziston një gjë tjetër, që ma bëri me dije se kemi telashe. Kishte qenë një mbledhje e Opozitës Demokratike. Më duket ti ke qenë aty Çedo, kur ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, e tha këtë fjali “Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi”.

Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty – duhet ta ndaj këtë me ju – dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë. U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë.

D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë, Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, u shpreh Çanak.

Ky është momenti i nokdaunit, që e shpalli kampion bote Krasniqin

Robin Krasniqi është shpallur sot kampion bote duke e mposhtur me nokdaun Dominic Boesel

Junikasi e plandosi në tokë gjermanin duke u bërë kampion bote.

Këtë Robini e arrin pas tri përpjekjeve, ku të tria finalet i kishte humbur.

Krasniqi fitoi në raundin e tretë me nokdaun dhe ky është momenti kur Dominic Bosel plandoset në ring nga grushtet e Robinit. /GazetaExpress/

www.facebook.com/575834936/videos/10160355120324937/

Pse Skënder Buçpapaj duhet të jetë “Poet – Laureat”… – Nga XHAHID BUSHATI

Që kur erdhi për herë të parë në fushën e poezisë me librin e tij të parë “Zogu i bjeshkës”, Skënder Buçpapaj si rrallë poet rajëvizoi portretin e tij. Kodi poetik i këtij libri: Hapësira, vendlindja, mitet, legjendat, fluturimet, etj. na fliste për një poet të talentuar dhe të përveçëm të poezisë shqiptare.
Me librat e tjerë që botoi, veçanërisht “Vetëm të vdekurit pendohen” (poemë, Onufti, 2015), ku personazhi kryesor është Nëna, mund të flasim pa hezitim, vizatimin e saj brilant në mes tokësores dhe hyjnores, mes njerëzores dhe dhimbjes, mes legjendës dhe mitikes, etj. Bota e saj e brendshme pasqyrohet në mënyrë madhështore, po aq dhe hapësira e shpirtit të saj, ku i Biri, poeti Buçpapaj dimesnionin e hapësirës e ka element të dukshëm të individualitetit poetik e primar të krijimtarisë poetike.
Më pas boton libri me poezi “Jubileu i shiut të çmendur” (poezi, Onufri, 2017). Tematikat dhe tipologjitë e këndvështrimeve të poezive janë më të thella. Historia me të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen, identiteti i njerëzve dhe historisë, e folura si dëshmi dhe dëshmira të legjendave, miteve të harruara por të nxjerrura në fokus, flasin për konfiguracione të tilla poetike, të cilat plotësojnë portretin e poetikës shqiptare dhe i bëjnë nder asaj.
Kohët e fundit boton librin me poezi “Imgur” (poezi, Onufri, 2019). Kurba e rritjes poetike është më lartësuese, më lartësuese janë edhe vlerat artistike. Ky libër është ndarë në disa cikle. Elementët: të vatrës, të peizazheve të bjeshkëve e përtej tyre, toka me dashuri të pamatë, po me këtë dashuri edhe për legjendat e mitiken, etj. përmes ngjyrave identitetore libri i paraqitur me shije dhe etikë, flet që poeti Skënder Buçpapaj e ka të veten poezinë, pjesë të shpirtit, ndaj dhe e ka quajtur librin “Imgur”: identitet, ekzistencë dhe njohësi.
Duke respektuar të gjithë kandidatët, unë fola për poetin Skënder Buçpapaj, duke çmuar vlerat e tij, ngase në studimet e mia në fushës e poezisë, në ndjekjen e procesin e saj në mënyrë konseguente, them që vepra poetike e poetit Buçpapaj është një gur i çmuar që duhet respektuar.
Xhahid Bushati, Shkodër, 06.10.2020

Për dijeni të Departamentit Federal të Punëve të Jashtëme të Zvicrës – DFAE – Histori suksesi matur me kutin partiak e përçarës të komunitetit nga Pandeli Majko Nga Elida Buçpapaj

Këto ditë u kremtua me një konferencë të përbashkët në Tiranë në selinë e Ministrisë të Jashtme të Shqipërisë 50 vjetori i marrëdhënieve Zvicër-Shqipëri.

Voal.ch i ka bërë një mbulim të plotë përmes videos zyrtare që përfshinte gjithë aktivitetin, kemi botuar po ashtu kumtesën e Prof.Dr.Nevila Nika dhe do të vijojmë edhe më tutje.

Pala zvicerane tregoi një angazhim shumë serioz, që kulmoi me video mesazhin shumë domethënës të Ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis.

Ndërsa pala zyrtare shqiptare, meqë ka hyrë në vit zgjedhor, nuk e la që t’i shpëtonte ky rast për të demonstruar qëndrimin partiak dhe përçarës ndaj Komunitetit.

Kjo u reflektua edhe në posterin kryesor me dimensione gjigande ku ishte vendosur foltorja përballë me auditoriumin.

Posteri ishte si një urdhër që i imponohej publikut të lartë përballë që ta shihte detyrimisht se cilët “ishin shqiptarët të suksesshëm në zemër të Alpeve”!

Për të krijuar një poster që kujton 50 vjetorin dhe lidhjet shqiptaro-zvicerane përtej kësaj periudhe, do të duhej të shfletohej historia.

Në poster mund të kujtohej Sami Frashëri që thosh: “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”.

Në Zvicër ka jetuar Elena Gjika, Andon Zako Çajupi, Mid’hat Frashëri, Faik Konica, në Zvicër prehet  Aleksandër Moisiu, këtu zhvillon aktivitetin e tij Tedi Papavrami, Klaidi Sahatçi, shkencëtarë, mjekë, inxhinierë, këngëtarë, orkestrantë, bankierë, gazetarë, avokatë etj. etj.

Histori suksesi në vetvete është çdo shqiptar që jeton i integruar në Zvicër.

Por ministria e jashtme në bashkëpunim me ministrinë e diasporës të Pandeli Majkos historitë e suksesit i zgjedhin sipas kutit të PS.

I vendos partia se cilët do të jenë!

Për t’u bërë një manipulim i vërtetë përzihet me ndonjë gjysmë të vërtetë.

Si konkluzion unë po them se ky poster nuk reflekton suksesin e shqiptarëve në Zvicrën Alpine,

por rrezikun që ka komuniteti shqiptar në Zvicrën alpine nga një shtet i korruptuar, të cilit i intereson një diasporë e përçarë.

Suksesi i shqiptarëve në Zvicër është i pavarur nga partitë politike në Shqipëri,

sidomos nga partia e Edi Ramës që, prej disa vjetësh, po përdor para, gradime dhe manipulime për të përçarë dhe ndarë diasporën.

Që ky poster të ishte i vërtetë do të duhej që në të të kishte të përfshirë 1500 shqiptaro-zviceranët me prejardhje nga Shqipëria që jetojnë në Zvicrën Alpine

plus ata që kanë lënë gjurmë me veprimtarinë e tyre në Zvicër.

Por kurrsesi jo të përfshiheshin në poster emra që sapo kanë vënë këmbën në Zvicër dhe nuk kanë as dokumenta të përherëshme.

Unë po marr në diskutim dy personazhe nga “polifotoja”:

Njëri për shembull, BY, është i biri i një opinionisti në Tiranë që mbështet Edi Ramën. Ka vetëm pak vjet në Zvicër.

Tjetra për shembull, AH, ka rreth 3-4 vjet në Zvicër. Nuk di as gjuhën shqipe ta shkruajë, sepse ka jetuar në Greqi.

Është me dokumenta si qytetare e BE-së.

Punoi për ca kohë në një hotel, pastaj doli e papunë dhe tani shfaqet kudo nëpër aktivitete dhe me biznese!

Është një histori suksesi fake.

Histori suksesi në Zvicrën Alpine nuk do të thotë të kesh një vend pune dhe të bësh biznes të suksesshëm, sepse ky është sukses individual.

Histori suksesi në Zvicrën Alpine nuk do të thotë të përfitosh projekte dhe fonde nga Zvicra e t’i përdorësh si rrogë për të jetuar, se ky nuk është as sukses individual.

Histori suksesi në Zvicrën Alpine do të thotë se përveç suksesit individual të dallueshëm, të japësh një kontribut thelbësor në të mirë të komunitetit dhe sa më larg ndikimeve partiake nga Shqipëria me një qeverisje thellësisht të korruptuar.

 

 

Krushë e Madhe: “Serbia i ka marrë këta njerëz, i ka humbur pa gjurmë”

Aktivistë dhe familjarë të të pagjeturve mbajnë në duar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë. Prishtinë, gusht, 2019.

Shkëlqim Hysenaj

Selami Hoti nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit thotë se nuk është befasuar kur ka dëgjuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, derisa kërcënonte serbët që mund të tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.

Hoti thotë se Daçiq, si përfaqësues i shtetit serb, shfaq mosgatishmërinë e Serbisë që të përkrahë zbardhjen e krimeve të luftës.

“Të gjitha deklarimet e zyrtarëve serbë nga cilido nivel nuk duhet të na befasojnë. Deklarata të tilla presim vazhdimisht. Serbia i ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës. Në Krushë janë 64 persona të zhdukur. Serbia i ka marrë këta njerëz, i ka humbur pa gjurmë”, thotë Hoti, i cili ka babanë të zhdukur, kurse dy vëllezër të vrarë.

Këtu nuk mund të flitet asnjëherë për një pajtim.

Hoti shpreson se komunitet ndërkombëtar do të rrisë presionin mbi Serbinë që të ndihmojë në gjetjen e bashkëqytetarëve të tij që janë të zhdukur që nga vitet ‘98-99.

Nëse zyrtarët serbë vazhdojnë të mohojnë krimet e luftës si dhe të pengojnë gjetjen e personave të zhdukur, sipas Hoti, nuk mund të ketë pajtim në mes të dy popujve.

Gjatë luftës së vitit 98-99, në fshatin Krushë e Madhe, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 241 qytetarë. Nga ajo kohë, ky fshat vazhdon t’i ketë edhe 64 persona të zhdukur.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, bëri një deklaratë e cila u pa si kërcënim ndaj serbëve që mund të dinë diçka për fatin e kosovarë të zhdukur gjatë luftës.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, deklaroi Daçiq për një televizion në Serbi.

Qeveria e Kosovës i quan skandaloze deklaratat e zyrtarëve serbë

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar skandaloze këto deklarata të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në reagimin e Qeverisë së Kosovës, u tha zyrtarët serbë “vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë”.

“Këto deklarata skandaloze, përveç që fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, i bëri thirrje në veçanti Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë.

BE kundër deklaratave që dëmtojnë procesin e pajtimit

Ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian pret nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Këto deklarata Stano i bëri kur u pyet lidhur me kërcënimet që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.

Stano ka thënë se BE-ja nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por në ditët e fundit janë vërejtur disa deklarata të cilat nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve në rajon.

Çështja e të pagjeturve është një prej temave kryesore për të cilat ishte diskutuar në takimet e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

Qëllimi i Daçiqit, pengimi i zbardhjes së krimeve të luftës

Organizatat kosovare që merren me fatin e personave të pagjetur besojnë se deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka për qëllim frikësimin e atyre që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Kjo më të vërtetë është brengosëse sepse [Ivica Daçiq] në mënyrë të drejtpërdrejt ju është kërcënuar të gjithë njerëzve që në Serbi, në një formë apo tjetër, mund të ndihmojnë në ballafaqim me të kaluarën, mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur”, thotë Kushtrim Koliqi, drejtues i organizatës, “Integra”.

Koliqi që është njëkohësisht është pjesë e grupit punues për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim thotë se deklaratat e zyrtarëve serbë dëshmojnë se politika shtetërore në Serbi nuk është e interesuar për trajtim të krimeve të luftës.

“Është brengosëse sepse duhet ta dimë që në Serbi ka aktivistë të të drejtave të njeriut, ku mund të jenë edhe ish-luftëtarë apo ish-pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme të Serbisë, të cilët i kanë rënë pishman dhe po duan të tregojnë diçka”, thotë Koliqi.

Deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndodhin vetëm pak ditë pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim ekonomik.

Kjo marrëveshje u nënshkruar më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ku një ndër pikat e marrëveshjes është edhe puna e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Tema e të pagjeturve u tha se ishte kyçe edhe në procesin e bisedimeve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

XLI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Lahuta e Malcis – Kryevepra letrare e Shekullit XX nga At Gjergj Fishta O. F. M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XLI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Lahuta e Malcis – Kryevepra letrare e Shekullit XX nga At Gjergj Fishta O. F. M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Lahuta e Malcis – Kryevepra letrare e Shekullit XX nga At Gjergj Fishta O. F. M.

“Poemi epik “Lahuta e Malcis” asht nji vade mecum i çdo atdhetari.”

Don Kolec Prennushi

Shqipëri, ekonomia bie në -10 përqind në tremujorin e dytë

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë rregjistruar rënie të fortë

Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit të Statistikave, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.

 

RRITJE NEGATIVE

Grupi i aktiviteteveTregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68 %. Grupi i aktiviteteve Arte, Argëtim dhe Çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrësee cila ka shënuar një rënie me 19,12 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26 %.

RRITJE POZITIVE

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63 %.

Të vetmit sektorë që i rezistuan goditjes së pandemise në tremujorin e dytë rezultojnë të jenë Bujqësia, me një rritje prej 2,63 përqind dhe sektori i Pasurive të Patundshme me 5,46 përqind. Këto dy degë të ekonomisë, janë gjithashtu të vetmet që kontribuan pozitivisht, por vetëm me gati 1 pikë përqindje.

Ky është tremujori i dytë radhazi, kur regjistrohet një rënie e rritjes ekonomike në terren negative. Në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, për shkak të efekteve të tërmetit të 26 Nëntorit, dhe pjesërisht të pandemisë e cila ishte në fillimet e saj. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit, afro 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Të gjithë bien dakort se ashtu si shumë vende të tjera të botës, dhe Shqipëria, në 2020 do të jetë në recesion. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, përkeqësoi vlerësimet e tij, duke folur për një rënie prej 7.5 përqind të ekonomisë vendase, dhe jo – 5 përqind siç kishte parashikuar në pranverë.

Por një ditë më pas kryeministri Edi Rama i qëndroi parashikimeve për një rënie ndjeshëm më të butë, falë fondeve të marra për rindërtimin e pastërmetit dhe paketave të shpëtimit në periudhën e karantinës, sic deklaroi ai.

Clipp “sot të mund të themi pa frikë, parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes nga pikëpamja ekonomike-financiare se, nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se minus 10% të Prodhimit të Përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5 përqind.

Por por opozita nga ana e saj ka intensifikuar sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë se e ka çuar vendin drejt një krize të thellë sipas saj, dhe se ka dështuar me menaxhimin e situatës të pandemisë.

zëri i amerikës

Hyn në fuqi marrëveshja e pavarësimit energjetik të Kosovës

Të martën ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), me ç’rast Kosova do të kontrollojë kufijt e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike – Kosovë-Shqipëri.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 30 qershor ndërsa të martën Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale (RGCE) ka vlerësuar se marrëveshja i plotëson kushtet për të hyrë në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një komunikate tha se ENTSO-E, vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, tha kryeministri Hoti.

Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfundimtare me sistemin rregullues energjetik të Serbisë.

Kryeshefi Ekzekutiv në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Ilir Shala, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, se nga viti 2008 e deri më 2019, shteti i Serbisë, sipas tij, në mënyrë joligjore ka shfrytëzuar rrjetin e transmisionit të Kosovës dhe ka mbledhur të hyra prej rreth 65 milionë euro.

“Në aspektin financiar apo komercial definohet dimensionimi i kapaciteteve energjetike brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, ku sipas kalkulimeve të dakorduara, kursimet do të jenë rreth 4 milionë euro në vit. Për Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) përfitimet do të jenë 1.4 milionë euro, ndërkaq për KOSTT-në 2.6 milionë euro”, ka thënë Shala.

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

Ali Salaj

Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi qeveria e atij vendi ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu qeveria e Malit të Zi ka miratuar edhe përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe 28 nëntorin si festë kombëtare për shqiptarët në atë vend.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi paraqiste një problem të vazhdueshëm dhe ishte objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.

Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili ishte në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe parashihte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera.

Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë.

Gjykatat në Mal të Zi kanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.

Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, mezzosoprano

VOAL – Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano.

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.


“Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

Rozmari ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet.

Vetë qyteti i Korçës ka nxjerrë artistë lirike si Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja,( e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu etj, ( kanë qenë dhe mbeten ikona, qe ngritën themelet e artit lirik në Shqipëri).

Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë kantoje si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë si Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi, Mihal Ciko.

Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto ku ishin: Avni Mula “ Nderi i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”,Gjoni Athanas “Mjeshtri i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”. E vetmja vajzë mes tyre ishte Rozmari që ishte dhe më e reja në moshë, vetëm 15 vjeç!

Në këtë Konservator , sot Akademia e Artit të muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nderi i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Daijen “Nderi i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën. Për dirigjentë me të kanë studiuar Rifat Teqja “Artist I Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar” dirigjent kori.

Më vonë erdhën për studime në këtë Konservator kompozitor Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena, Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”. Vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet duke dalë shkëlqyeshëm. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”./ KultPlus.com

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Elton Deda: Artistët janë afër falimentit, shteti na denigron ndërsa gropa thellohet çdo ditë

voal.ch Këngëtari i njohur Elton Deda përmes rrjetit social tregon vështirësitë që janë duke kaluar artistët shqiptarë të papërfillur nga shteti.

Më poshtë po sjellim reagimin e Elton Dedës:

 

“Tashme, ne muzikantet ne Shqiperi e Kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar.

Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit,

ne klube, bare e lounge te ndryshme.

Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi.

Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan t’ja dine per jetet e te tjereve,

mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar,

edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.

Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi.

Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa.

Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet çdo dite.”


Send this to a friend