Mbledhja në dhomë këshillimi nuk arriti të dilte në një vendim, duke shtyrë kështu çështjen për një seancë tjetër.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka lënë ditën e sotme sërish pa vendim ankimimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku.
Mbledhja në dhomë këshillimi nuk arriti të dilte në një vendim, duke shtyrë kështu çështjen për një seancë tjetër.
Kryeministri Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al