DRESDEN – Lëvizja kundër të huajve dhe Islamit, PEGIDA (Evropianët Patriotikë kundër islamizimit të Perëndimorëve) kanë mbajtur protestën e 35-të në qytetin Dresden të Gjermanisë.
Protestuesit kundër të hujave dhe islamit të mbledhur në sheshin Teatër të qytetit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime: “Merkel duhet të ikë”, “Ne jemi qytetarë në moshë, jo skllevër” dhe “PEGIDA, për të ardhmen e fëmijëve tanë në Gjermani”.
Ndërsa një grup i të djathtës ekstreme kanë mbajtur në duar flamuj të Gjermanisë dhe pankarta me mbishkrime kritikuese ndaj qeverisë gjermane si “Ne jemi Populli”, “Ju jeni tradhëtarë të popullit” dhe “shtypi gënjeshtarë”.
Themeluesi i PEGIDA-s, Lutz Bachmann, në një fjalim të mbajtur në shesh ka përgëzuar Partinë, Ligj dhe Drejtësi në Poloni, për fitoren e zgjedhjeve të mbajtura ditën e dielë parti kjo me ideal kundër refugjatëve. Bachmann në fjalën e tij tha: “Polakët me këtë fitore dhe vlerat e tyre kulturore duhet të jenë krenarë”.
Bachmann duke iu referuar deklaratave të ministrit gjerman të drejtësisë Heiko Maas i cili javën e kaluar kishte kritikuar PEGIDA-n ka thekuar se kjo lëvizje nuk ëshë e përkohshme dhe ka theksuar se “do të vazhdojë të jetë e përhershme deri në fitore”.
Protestuesit kanë mbajtur një marshim nën shoqërimin e “marshit të përvjetorit të parë” i cili u kompozuar me rastin e 1 përvjetorit të lëvizjes PEGIDA ku dhe nën shoqërimin e slloganeve të ndryshme ata kanë ecur përmes shesheve Postplatz dhe Altmarkt si dhe kanë mbërritur sërish në sheshin Teatër ku nisi dhe protesta. Protestuesit pasi kanë kënduar himnin gjerman janë shpërndarë.
Ndërsa në shtypin gjerman është theksuar se kundrejt protestës së PEGIDA e cila kishte një pjesëmarrje afërsisht 10 mijë persona, një tjetër protestë është mabajtur kundër kësaj ku ka patur një pjesëmarrje të paktën me 1 mijë e 300 persona.
– Grupi kundërshtar protestoi ndaj Bachmann
Teksa protesta anti islame ishte në zhvillim në një vend afër sheshit u mbajt një protestë kundër PEGIDA. ku grupi në fjalë veçanërisht gjatë fjalimit të Bachmann kanë ngritur zërin e borhoritjeve ku pas kësaj polica ka marrë masat e sigurisë duke vendosur barrikada mes dy grupeve.
Grupi protestues anti PEGIDA kanë brohoritur me sllogane kundër rracizmit dhe në mbështetje të refugjatëve si dhe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Dashuri kundër urrejtjes”, “Refugjatë mirë se vini”, “Rracizmi ka shumë fytyra por të gjitha të mbushura me urrejtje”. aa











Komentet