Një pasuri me vlerë mbi 200 milionë euro është sekuestruar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni të zhvilluar në disa vende përveç Italisë, raportojnë mediat vendase.
Sipas hetuesve, milionat janë pjesë e një “thesari” të madh që Cosa Nostra, nën udhëheqjen e shefit të mafias, tani të ndjerë, Matteo Messina Denaro, grumbulloi përmes trafikimit të drogës që nga vitet 1980.
Tre persona u arrestuan me akuzën e përdorimit të fondeve të paligjshme, të rënduara nga lehtësimi i mafias.
Paratë u riinvestuan në kompani të shumta, përfshirë ato jashtë vendit. Për këtë arsye, operacioni u krye njëkohësisht në Itali, Andorra, Gjibraltar, Ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Principatën e Monakos dhe Spanjë.
Matteo Mesina Denaro vdiq në moshën 61-vjeçare më 25 shtator 2023, në një spital në Itali, ku po trajtohej për kancer. Panorama