VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjendet pasqyra e mbretëreshës Maria Antoinette në shtëpinë e një familje, vlen mijëra euro

By | November 5, 2020
blank

Komentet

blank

Ndahet nga jeta legjenda e instrumentave popullore Shaqir Hoti – Regjisorja, botuesja, gazetarja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli shpreh ngushëllimet

voal.ch – Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili ia kushtoi jetën artit . Duke u mbështetur në traditën mijëra vjeçare Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore. Ai ka instrumentalizuar në mënyrë virtuoze edhe Bareshën e kompozuar nga Rexho Mulliqi.

Ka shprehu ngushëllimet menjëherë regjisorja, gazetarja, botuesja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli përmes rrjetit social si më poshtë:

“Lamtumir zoteri Shaqir Hoti !
Shkoi ne heshtje, instumentalisti frymor, kompozitori –
Faleminderit per “Bareshen” instrumentale, falimenderit per ringjalljen e instrumentit të okarinës me origjinë ilire ,
faliminenderit per intervisten dhe te gjitha.
Me vjen keqe qe nuk u realizua ardhja juaj ne Zagreb si e patem fjalën.
Ardhjen tuaj ndaloj Covidi dhe nuk arrita që t’jua plotësoj dëshirën te vinit ne Zagreb dhe te ishit pranë ne Ditet e Teutes te shihnit koreografinë e Bareshes e cila plote 17 vjet realizohet me grupin Iliret ku vallzojnë balerinat ma te fameshme te Kroacisë.
Lantumirë zoteri Shaqir pushoni ne paqe”

 

Jetëshkrimi i Artistit Shaqir Hoti 14 qershor 1936 – 12 prill 2021

Shaqir Hoti ishte instrumentist i njohur. U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, me 14 qershor, 1936. Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall. Kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës, do ta përcillte tërë jetën. Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër. Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij.

I lidhur fort me vendlindjen, ai mblodhi lëndën e parë nga: dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore.

Në fushën e folklorit, kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë. Ndaj, mjeshtrja e tij artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vitesh), që do të emërtohej “Oda e Shaqës”, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij.

Fyellin, kavallin, bishtnicat, pipëzat i kishte trashëgim nga familja. Kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. Herë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall. Sot është legjenda e instrumenteve frymore burimore. Me duart e tij gdhendi një instrument e nga shpirti i tij çdo ditë nxorri nga një tingull. Kishte dëshirë që zanatin e tij, të krijimit të instrumenteve frymore e të thurjes së melodive me fyell e kavall, t’ua trashëgonte edhe të tjerëve, por askush, as nga Ministria e Arsimit e as nga Akademia e Arteve nuk shprehu interes për talentin e tij.

Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore.

Ka instrumentalizuar edhe Bareshën.

Ai e la këtë botë më 12 prill 2021.

 

 

blank

Romancën Agimet Shqiptare të Avni Mulës e ka kënduar e para 12 vjeçarja Alida Hisku

voal.ch – Alida Hisku ishte një talent i jashtëzakonshëm e zbuluar që kur ishte fëmijë.

Në videon që do të ndiqni  do të shihni interpretimin e Alida Hiskut në moshën 12 vjeçare.

Ajo është duke kënduar romancën Agimet Shqiptare të kompozitorit Avni Mula.

Kjo romancë është kënduar më pas nga pothuaj të gjithë artistët e Teatrit dhe Operas.

Është kënduar edhe nga Nina Mula po ashtu edhe nga Inva Mula.

Një romancë shumë e bukur, por e vështirë për t’u interpretuar.

Prandaj Agimet Shqiptare ishte performancë që kërkohej si provim për t’u pranuar në Konservator.

Por për të parën herë është kënduar nga një fëmijë 12 vjeçare 52 vjet më parë e cila premtonte një të ardhme të ndritur,

si këngëtare e muzikës të lehtë –

Ishte Nada shqiptare me një potencial zëri të fuqishëm të cilën diktatura ia ndërpreu karierën kur Alida Hisku ishte vetëm 24 vjeç !

Ju ftojmë që ta ndiqni!

Agimet Shqiptare, muzika Avni Mula, këndon 12 vjeçarja Alida Hisku!

 

blank

Një gjysh i vrarë dhe një baba i dënuar… Rrënjët ballkanase të Princit Filip

Vdekja në moshën 99-vjeçare e princit Filip të Britanisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, përfundon një kapitull të gjatë në marrëdhëniet midis familjes mbretërore britanike dhe homologëve të tyre ballkanas.

Ai kapitull filloi në vitet 1890, kur princeshë Maria e Edinburgut u bë princesha e kurorës, më vonë mbretëresha, e Rumanisë – dhe vazhdoi kur vajza e saj, gjithashtu Maria, u bë mbretëresha e Jugosllavisë pasi u martua me mbretin Aleksandër.

Filipi ishte hallka e tretë kryesore në këtë zinxhir mbretëror britaniko-ballkanas, pasi kishte lindur në familjen mbretërore greke në qershor 1921 në Korfuz në një kohë krize të dëshpëruar si për vendin ashtu edhe për dinastinë.

Babai i tij, Princi Andre, kishte komanduar një korpus ushtrie që kishte marrë pjesë në atë që tani është Turqia pas Luftës së Parë Botërore në një mision për të gdhendur një Greqi më të madhe.

Ëndrrat e zgjerimit u kthyen në katastrofë kur turqit e gjallëruar, nën drejtimin e liderit të tyrë të ri, Kemal Ataturk, shpartalluan ushtrinë greke dhe shkatërruan qytetin dikur të lulëzuar dhe kryesisht grek të Smyrnas, tani Izmiri, duke çuar në dëbimin masiv të miliona grekëve nga Azia e Vogël.

Grekët e mundur iu drejtuan të zemëruar familjes mbretërore dhe princi Andre u dënua me vdekje për tradhti.

Pasi Britania protestoi, ata në vend të kësaj u dëbuan nga vendi, duke u arratisur me një anije të Marinës Mbretërore Britanike dhe Filipi flinte në një arkë portokallesh. Ai ishte vetëm 18 muajsh dhe nuk do të rikthehej më aty për një kohë të gjatë.

Pak a shumë i birësuar nga xhaxhai i tij anglez, Lord Mountbatten, mëkëmbësi i fundit britanik i Indisë, ai u tërhoq nga ai në marinën britanike dhe në rrethin e ngushtë të anëtarëve të familjes mbretërore britanike si gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke tërhequr shpejt vëmendjen e trashëgimtares adoleshente të fronit britanik, princeshës Elizabetë, gruaja e tij nga viti 1947.

Nëna e tij e mrekullueshme dhe e çuditshme, Princesha Alice, megjithatë, u kthye në Greqi në 1935 pasi kaloi disa vjet në një sanatorium zviceran duke u trajtuar për skizofreni.

Duke i qëndruar pushtimit të ashpër gjerman gjatë luftës, duke rrezikuar jetën e saj, Alice mori me guxim një numër hebrenjsh dhe i fshehu ata nga nazistët – një akt trimërie që bëri që qendra Yad Vashem në Izrael t’i jepte asaj titullin “E drejtë midis kombeve”.

Princesha e lindur në Gjermani pengoi disa përpjekje naziste për të kontrolluar shtëpinë e saj në Athinë për hebrenj, duke u hequr si e shurdhër dhe se nuk mund të kuptonte se çfarë donin ata.

Më e interesuar për bamirësi sesa për pompozitetin mbretëror, pas luftës ajo themeloi një urdhër ortodoks infermierie me murgesha, duke e habitur Britaninë kur u paraqit në dasmën luksoze të djalit të saj në Westminster Abbey të Londrës e veshur me një veshje gri për murgesha.

Ajo u largua nga Greqia vetëm pas grushtit të shtetit të ushtrisë në 1967 dhe ndërroi jetë dy vjet më vonë në Londër, e cila tani ishte shtëpia e mbretërve grekë të mërguar.

Ajo dasmë e vitit 1947 në Londër ishte një nga mbledhjet e fundit të mbretërve britanikë dhe atyre ballkanas, të cilët u rrëzuan me shpejtësi nga fronet e tyre nga regjimet e reja të mbështetura nga sovjetikët.

Një nga t ftuarit ballkanas ishte kushëriri i largët i Elizabetës, mbreti Michael i Rumanisë, nipi i Marisë.

Ai u rrëzua nga froni dhe u dëbua nga regjimi i ri komunist pothuajse menjëherë kur u kthye në Bukuresht në dhjetor 1947.

Një figurë më fantazmë në të njëjtën dasmë ishte ajo e ish-mbretit Pjetër të Jugosllavisë, i biri i Marisë së Jugosllavisë, një viktimë e hershme e Perdes së Hekurt që mbyllej shpejt mbi Evropë. Ai ishte privuar nga froni i tij nga komunistët e Titos në 1945.

I njohur me pseudonimin “Fil greku” nga disa tabloidë në Mbretërinë e Bashkuar, besnikëria e Filipit ishte në të vërtetë e gjitha ndaj Britanisë, vendi që e prit nate të ri dhe i dha një vend si bashkëshorti i sovranes. Ai rrallë fliste për origjinën e tij.

“Nuk jam ndjerë kurrë nostalgjik për Greqinë. Një gjysh i vrarë dhe një baba i dënuar nuk më bën t’i dua autorët e krimeve”, tha ai një herë.

blank

In memoriam – Dr. Adhon Polena që humbi jetën nga Covid – Po sjellim intervistë të jashtëzakonshme ku tregon për të jatin, Dr.Sotir Polenën, Gjyshin & Familjen e madhe Polena

 

Në afërsi të kinemasë verore në qendër të Korçës, në një ndërtesë dominuese e me stil eklektik jeton familja Polena. Historia e jashtëzakonshme e familjes Polena është shkruar nga mjekë të shquar që jetuan e punuan që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 140 vitesh.Ndër ta është pioneri i mjekësisë moderne shqiptare, doktor Sotir Polena.Nuk ka njeri në Korçë sot që mos të ketë dëgjuar për historinë e tij.Për me shume se 80 vjet kjo ndërtesë, dikur klinika e parë shqiptare rrethohej nga pacientë që udhëtonin nga çdo cep i Shqipërisë për tu mjekuar apo operuar nga dora e doktor Sotirit. Emri i mjekut të dashur korçar ishte kthyer për shqiptarët në simbol shprese, shërimi dhe lehtësim i dhimbjeve. Sot në këtë banesë jetojnë pasardhësit e doktor Sotir Polenës.

 

 

blank

 

Ne intervistë eshte mjeku Adhon Polena, biri i Sotirit,që dje humbi jetën nga Covid.
75-vjeçari e ka të vështirë të na rrëfëje gjithë historinë e krenarisë por dhe te dhimbjes se dinastisë familjare
“Është shume e vështire në një interviste të vetme të përshkruash një rruge kaq të gjatë, është një rrugë 140 vjeçare që vijon…”,-shprehet ai.

Rrëfimin e nis nga gjyshi i tij Kostandin Polena, mjek i shquar të cilit iu dha e drejta nga Perandoria Osmane ta ushtronte profesionin në çdo cep të saj. Ai zgjodhi të ishte kirurgu i parë obstetër në Korçë në spitalin e hapur nga amerikanët në vitin 1916. Jeta e doktor Kostandinit ishte mbushur me tragjedi të paimagjinueshme familjare. Nga tetë fëmijë vetëm dy i jetuan, Nikoja dhe Sotiri. Dhimbja e vuri përfund kur edhe Nikoja 30 vjeçar edhe ai mjek pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara u mbyt me të fejuarën 19 vjeçare Julian në liqenin e Ohrit. Fëmija i vetëm që e gëzonte ishte Sotir Polena.

“I’u dha e drejta e ushtrimit të profesionit në gjithë Perandorinë Osmane në degën e kirurgjisë dhe obstretisë, u kthye në Korçe ku u martua dhe lindën tetë fëmijë. Kostandini vazhdoi punën si mjek këtu në Korçë. Hapi klinikën e parë në vitin 1889. Kryente të gjitha llojet e operacioneve qoftë kirurgjikale, obstretikale operonte sytë, hiqte perdet e syve. Po kështu edhe në patologji. Patën shumë fatkeqesi. Nga tetë fëmijë mbeti vetëm me një fëmije. Humbja e tetë fëmijëve ndodhi në moshë të re, nga 6 vjeç dëri në 30 vjeç. Dy vajza i kanë vdekur brenda një dite, Ishin 6 dhe 8 vjeç. Një djalë humbi jetën kur ishte 17 vjeç, ndërsa një djalë tjetër ia helmuan turqit kur ishte 21 vjeç, kur ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte mbaruar studimet në universitetin e Harvardit.

Humbi një vajzë tjetër 19 vjeç dhe vdekja e fundit ajo që e tronditi më shumë ishte vdekja aksidentale e djalit tjetër Niko Polena. Pastaj ndodhi një tragjedi e madhe, në Shën Naum, ishin mbledhur shumë intelektualë, ishte elita e Korçës, konsuj të ndryshëm ishte dhe Niko më të fejuarën e tij 19 vjeçare. Fatkeqësisht atje u batua varka dhe ranë të gjithë në liqen. Atje u mbytën nëntë veta, xhaxhai im Niko me gjithë të fejuarën, konsulli serb më të gjithë të shoqen, konsulli grekë me gjithë të shoqen dhe dy marinarët serb. I sollën këtu u bë varrimi, çfarë të të thëm, ishte mars 1930. Në këtë kohë gjyshi mbeti vetëm me të shoqen ishte 75 vjeç, aq sa jam unë sot”,-thotë 75 vjeçari.

Adhon Polena shkëputet nga tragjeditë që kanë ndjekur gjyshin e tij dhe flet për studimet brilante të babait të tij Sotirit në Gjermani.

I diplomuar me nderimet më të larta dhe me mentor shkencëtare të laureuar më pas me çmimin NOBEL, ai spikati me talentin e tij në fushën e kirurgjisë dhe obstetrisë në Europë kudo qe ushtroi profesionin.

I biri Adhoni thotë me siguri se natyra e babait të tij nuk ishte për jetë tipike akademike. Ai e donte jetën në emër të jetës! Me kthimin në Korçë mjeku i ri filloi të shkruante historinë e tij si ndër pionerët e mjekësisë moderne shqiptare.

“Donte macet, qentë ishte njeri i apasionuar pas gjithçkaje, një jetë akademike nuk mund t’i japë këto. Ai vijoi punën në Korçë, paraqiti dokumentet për të ushtruar profesionin këtu, se nuk do të thotë gjë që po të diplomoheshe jashtë në atë kohë e të filloje direkt. Jo, jo nuk të linte njeri ashtu! Në atë kohe ministër i shëndetësisë ka qenë Refat Frashëri, duhet të ekzaminoheshin gjithë dokumentacionet dhe pastaj të jepej e drejta e ushtrimit të profesionit. Fillimisht 2-3 vjet ka punuar si mjek privat, pastaj në gusht të 1933 nisi në spitalin e shtetit në Korçë”

Pas tërmetit shkatërrimtar të vitin 1931, doktor Sotiri punoi me mish e shpirt dhe ndërtoi klinikën e parë në vend. I biri me detaje tregon sa moderne ishte ajo për kohën.

“Ai punonte me mish e me shpirt për popullin. Punonte pa u lodhur, punonte me një profesionalizëm të shkëlqyer. Prandaj mori famë. Në Korçë ai u emërua operator i spitalit të shtetit. Drejtori i spitalit të Korçës në atë kohë vuri re dhe e mori mjek. Filloi punë si kirurg dhe obstetër gjinekolog. Atëherë kirurgët i bënin të gjitha punët.
Përpara se të fillonte në spitalin e shtetit, ai ndërtoi klinikën. Pasi i ndërroi jetë i ati në vitin dhjetor të vitit 1930. Në 14 janar 1931 këtu në Korçë ra tërmet i fuqishëm.

U rrëzua edhe kisha e Shën Sotirit këtu pranë. Madje ai personi që punonte atje e zunë rrënojat e kishës por nuk vdiq. Pasi ra tërmetit, Sotiri ndërtoi disa barraka ai ndërtoi edhe një klinikë. Gjatë kësaj kohe ai ndërtoi këtë pjesën mbrapa e kompletoi.

Është ndër të parat shtëpi të ndërtuar me beton, babai im e projektoi vetë këtë klinikë, përbëhej nga biblioteka, dhoma e vizitave, laboratori, dhoma e sterilizimit, salla e operacionit dhe dhoma post operatore.

Ishin edhe dy dhoma me dhjetë shtretër në total për pacientët. Përpara sallës ishte dhe farmacia. Ishte një korridor I madh ku prisnin pacientët për vizitë dhe vendi ku qëndronte portieri. Se nuk të linte njeri ashtu. Kishte rregulla e ligje atëherë, nuk të linte njeri që mos të zbatoje ligjet. Jo si tani, futesh i paidentifikuar. Ishin edhe dhomat poshtë dhe kjo dhomë që u ndërtua fillimisht. Këtu kanë lindur edhe dy motrat binjake dhe vëllai i madh. Dhomat ishin ndërtua me soleta të shtruara, me pllaka shumë të bukura. Cdo dhomë ishte pajisur me zile telefoni. Ja si tek kjo dhoma mund ta shikosh vendin ku ishin, zile telefon dhe prizë.

Në korridor ishte një tabele e madhe, çdo pacientë I binte ziles dhe dilte numri i shtratit në koridor. Kishte dhe çentral telefonik brenda në shtëpi. Ishte një klinikë moderne për atë kohë. Se sot thotë hajde në klinikë, nuk janë klinika këto, janë kabinete por jo klinika. Fjala klinikë vjen nga kline do të thotë shtrat pra një ambient shëndetësor i pajisur me shtretër. Klinika e babait tim kishte edhe laborator klinik brenda, bëheshin analizat e gjakut, ishte e kompletuar shumë mirë për kohë, ishte e para klinike në Shqipëri. Në vitin 1935 u hap klinka e dytë ku sot është ajo që quhet “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Klinika u hap nga mjeku Jani Basho, ai ishte një mjek i shkëlqyer, ishin njëri më i mirë se tjetëri në atë kohë”.

Doktor Adhoni tregon se babai i tij gjatë luftës së dytë botërore Sotiri ka shpëtuar shumë partizanë nga pushkatimi i sigurt, madje ai ka dëgjuar të thuhej se Sotiri ka shpëtuar edhe Korçën nga shkaterrimi i nazistëve.

Kurrë nuk bëri dallim mes të sëmureve, nuk kishte rëndësi nëse pacienti ishte një partizan, një ballist apo nazist. Sotir Polena kishtë bërë betimin e Hipokratit dhe tek ky betim poltika nuk hynte fare.

“Ai ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar të tjerët në Kohen e LIIB. Shumë partizanë në Korçë i merrnin nazistët për t’i pushkatuar. Jo thoshte doktor Sotiri, ata nuk kanë asnjë faj. U dilte garant partizanëve. Ata shpëtonin nga pushkatimi. Në një artikull shkruhej se mjeku Polena në Korçë, i aftë i shkolluar në Greqi dhe Gjermani e ka mirë edhe me partizanët dhe gjermanët. Besohet se ka shpëtuar Korçën nga zjarri. . Ishte e vërtetë kjo. Do ta digjnin gjermanët! Gjermanët thoshnin ne luftojmë me trupat e bijëve tanë, për një gjermanë do vrasim 100. Sotiri i porositi komunistët të bënin kujdes. Korça mund të digjej vërtetë” .

Mjeku me duart e rrufeshme, ky ishte epiteti që e shoqeroi gjatë gjithe jetes doktor Polenen.

Nuk tha kurrë u lodha, ishtë gjithmonë në çdo orë të ditës dhe natës në shërbim të pacientëve madje portieri i spitalit shpesh mendonte se doktori flinte i veshur dhe me kravatë.

Për 23 vjet rresht punoi si drejtor i spitalit të Korçës njëkohësisht ishte kirurgu numër një i saj. I biri thotë ai babai ka kryer gjatë gjithë karrieres 40.000 ndërhyrje. Emri i tij shumë shpejt nisi të përhapej në të gjitha anët e vendit. Sotir Polena arriti të realizonte operacione gati të pamundura për kohën, ndoshta po kaq të vështira edhe për kohët e sotme.

“Babai im ishte drejtori më jetëgjatë i spitalit të Korçës. Qëndroi në këtë detyrë 23 vjet. Deri në 1962 kur doli në pension. Më pas deri në 1966 ishte shefi i kirurgjisë në Korçë. Gjithësej kishte kryer 40.000 ndërhyrje kirurgjikale. Ai ishte optimist, kishte temperament të veçantë. Ishte djalë guximtar optimist, entuziast, I kapur nga një perëndi ky është kuptimi i fjalës entuziast. Në karakterin e tij ishin ndërthurur karakteristikat e mjekut, kishte harmonizuar inteligjencën, kulturën e thellë e gjithanshme, teknika e përsosur kirurgjikale por ai kishtë një shpirt të madh dhe human. Është vlerësuar gjatë gjithë kohës. Ka aplikuar kirurgjinë në të gjithë degët dhe nëndegët e saj, është konsultuar me gjithë pionerët e kirurgjisë moderne në Shqipëri. Ka kryer operacione që edhe në kohën e sotme nuk bëhen.

Një pjesë e operacioneve të rëndësishme mban vulën e tij. Ka aplikuar në të gjitha specialitetet e mjekësisë. Por ai krijoi një armatë infermierësh që kanë punuar më përkushtim të lartë në gjithë vendin, ka përgatitur edhe profesor Koço Gliozhenin etj. Por karakteristika e tij ishte se ishte i gatshëm në cdo rast dhe cdo çast nuk tha kurre u lodha! Ne mes të natës ai ishte gati kur e kërkonin. Ishte gjithmonë në gadishmëri. Fitoi respektin e popullit. Thërritej edhe 2 ose 3 herë gjatë një nate edhe kravatën e lidhte tek dera duke ikur, portieri i spitalit thoshte me humor nuk ka mundësi, doktor Polena fle veshur. Babai shkonte në spital më herët se vetë portieri madje”.

Pajisjet mjeksore qe përdorte doktor Sotiri, i biri 75 vjecar i ruan ende si syte e ballit. Me krenari shpjegon funksionet që kanë pasur dikur. Dëshira e tij është që të krijojë një muze te vogel të mirëfilltë por mundësite nuk jane ende.

Talenti i Sotir Polenes spikati në neurologji, në qepjen e venave, tek ortopedia e deri tek ndërhyrjet e guximshme maksilofaciale dhe gjinekologjike.

Dr. Polena arriti gjithçka jo vetëm se ishte një perfeksionist por edhe se kishte një zemër të madhe.

Për të ishin të gjithë të barabartë nga kopshtari deri tek burrat e shtetit. Enver Hoxha ishte një nga ata persona të cilit i thoshte gjithmonë atë që mendonte. E kishte njohur Hoxhën kur ishte mësues në Liceun e Korçës por një ditë marsi në vitin 1957 diktatori e vizitoi personalisht në këtë dhomë dhe i kërkoi diçka të pazakontë…
“Në mars të vitit 1957 në këtë dhomë ka ardhur, Enver Hoxha me Liri Belishovën. Një episod interesant do ta tregoj. Mamaja ime kur erdhi Enveri në shtepi kafen e bëri tek dhoma e pritjes në syrin e tij edhe pse hasi me habinë e Hoxhës. Madje kafen e parë ia dha babait Sotirit. Mes babit tim Sotirit dhe Enver Hoxhës u zhvillua një bisedë interesante. Enveri pyeti babain: përse nuk bëhesh komunist? Babai i’u përgjigj se “Kanë kaluar 13 vjet që është çliruar vendi, mos dëgjo çfarë të thonë këta që të krehin bishtin, unë do të them të vërtetën. Populli po vuan. Nuk po bëhen ato gjera që kemi diskutuan të dy kur ishim të rinj vite më parë kur ishim të rinj. Për këtë arsye nuk mund të bëhem komunist! Enver Hoxha iu ktheu: ti je mjek, unë jam politikan.

Për këtë ke të drejtë, se mjekësia ka të drejtë të shërojë njerëz, kurse poltika të detyron edhe të vrasësh. Enveri nuk ia merrte për keq, ata llafoseshin “zhveshur”. Babai atë që kishte e thoshte drejtë, e kishte pjesë të karakterit, nuk lëkundej kurrë, por Enver Hoxha nuk ia merrte për keq. Ai e njihte. Enveri i tha më tej “mirë komunist nuk do të bëhesh, e kuptova, por unë dua që ti të bëhesh deputet!” Ishte një periudhë në atë kohë që këta intelektualët të cilët kishin studiuar në perëndim kanë qenë gjithmonë në survejim. Edhe babai im ka qenë në survejim nga Sigurimi i Shtetit. I kanë bërë shumë provokacione. Babai duhej që për hir të poltikës të zbutej pak, shumë deputetë ishin nga radhët e intelektualëve midis tyre ishte dhe babai im. Ai qëndroi deputet vetëm 4 vjet vetëm një legjislaturë Nga viti 1958 deri në vitin 1962”.

Pakush e di se kjo banesë nuk ka qenë vetëm klinika më e famshme e Shqipërisë por pas vdekjes së tij, edhe një shesh xhirimi e Kinostudios. Një fakt tjetër interesant është se doktor Sotir Polena është mishëruar në personazhin e doktorit në filmin “I teti në bronz”

“Ky film në fakt I është kushtuar Fuat Babanit, ai që ishte I teti në bronx. Por midis atyre një nga personazhet kryesor ishte Kristo Borova pra babai im Sotir Polena, Në peridhën e luftës ishte plotë klinka me partizanë. Këtu i vinte në allçi babai që mos të njiheshin, këtu më duket ka qenë edhe Fuat Babani u shtrua dhe ai kishte një këmbë të thyer e të plagosur u mjekua këtu, është ngjarje e vërtetë. Pastaj skenari u zbukurua nga Dritëro Agolli. Këtu janë xhiruar disa filma shqiptarë. Kam sakrifikuar shumë për Kinostudion, u rregulloja ambientin. Ata u miqësuan me mua, ju kam dhënë shumë”.

Gjatë kohës që Sotir Polena punonte me bisturi, preu ne nje moment dorën e tij. Ajo prerje së cilës nuk I dha rëndësinë e duhur iu shndërrua në plagë. I dhënë gjithnjë pas pacientëve të vet, e harroi veten ndërsa ditët kalonin. Vetëm dy vjet më vonë ai u nis drejt spitalit universitar te Vjenës në për të kuruar plagën e bisturisë.
Mjekët austriake u kujdesën për të, bënë të pamundurën, por kirurgu shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Kirurgu qe kishte shpëtuar jetën e mijëra shiqptarëve, nuk mund të shpëtonte dot jetën e tij!Sotir Polena nderroi jete në spitalin Universitar të Vjenës më tre korrik të vitit 1967 pa mbushur 65 vjeç.

Kirurgu me duart e rrufeshme ia trashëgoi profesionin fisnik tre fëmijëve të tij e me pas mbesave dhe nipërve. Mesa duket familja e Doktor Polenës nuk do të rreshti kurrë së nxjerri doktorë brez pas brezi gjithmone në shërbim të njerëzve

“Kur vdiq la pas gruan e tij, 6 fëmijë, tre prej të cileve u bënë mjek, të tjerët u bënë arsimtare. La 10 mbesa e nipër 3 prej te cileve u bene mjekë. Në familjen time ka qenë e panderprerë linja e mjekësve. Edhe une mjek jam…”
Ky ishte Doktor Polena, qe nuk pati kohe te clodhej por gjith jeten e kaloi duke punuar per te mirën e njerzve.
Letra e cila ju gjet në xhaketë, në kthimin e trupit të pajetë nga Vjena, citonte rreshtat e fundit të shkruara prej tij, nga filozofi indian Tagore:-Fjeta dhe enderrova qe jeta eshte gezim, u zgjova dhe pashë që jeta është detyre, veprova sipas kësaj dhe nxora si përfundim se detyra është gëzim!

C’pati në dorë e bëri, pa kursim i derdhi energjite e tij per Korçen dhe për mijëra pacientë.

Funerali i tij ishte madheshtor para pallatit të kulturës. Korça e përlotur mori pjesë në atë ceremoni të përmortshme. Ajo përcillte mjekun human bujar e të pa kursyer. Mbi arkmortine e tij ishin vendosur katër urdherat e punës, diplomat, medaljet dhe dekoratat që rrezatonin tek syte e mallëngjyer të mijëra bashkeqytetareve. Korça mburrej me të, ai krenohej për Korçën . Vallë a nuk ishte ky fillimi i rrugës drejt pavdekësise për mjekun human Sotir Polena? A mund të harrohet ai?/korcablog.com

blank

 

Midis gjashtë fëmijëve ndodhet edhe Dr.Adhon Polena që humbi dje jetën nga Covid.

blank

Familja Polena/ Histori krenarie, hidhërimi e një dinastie mjekësh –

 

Duke ju referuar librit “Udhëtim në mjekësinë korçare” të Doktor Gaqo Kane, historiku i familjes Polena është i shkruar me figura mjekësh që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 175 vitesh.

Ajo fillon me Kostandinin (1853-1930) i cili lindi në Korçë.

Mbaroi studimet e larta në Athinë, ku u specializua për kirurgji, obsetrikë gjinekologji dhe farmakologji.

Ai me plot gojë mund të quhet babai i kirurgjisë korçare, shkruan Doktor Gaqo Kane.

Pas mbarimit të specializimit hapi klinikë private dhe më vonë kur u formua spitali i parë shtetëror u bë kirurgu i parë i tij në vitin 1914.

Historia e jetës së Doktor Kostandinit është sa krenare aq edhe hidhëruese.

Ai solli në jetë 9 fëmijë. Në fund të shekullit 19 Korça u përfshi nga një epidemi që i rrëmbeu këtij mjeku dy fëmijët e parë.

Mund të duket paradoks i pa imagjinueshëm, por gjatë epidemisë Doktor Kostandini solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë,kurse për fëmijët e tij nuk i teproi asnjë.

Vdiqën të dy, dhe ndërsa e shoqja që nuk ja fali asnjëherë këtë humanizëm të rrallë do t’ja kujtonte, doktori i përgjigjej se edhe ata fëmijë që shpëtuan ishin të tijët.

Fatkeqësitë në familjen Polena do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, vetëm pas pak kohësh vdekja i rrëmben edhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17 vjeçar Vasili dhe e bija 20 vjeçare Helena.

Nga nëntë fëmijët, dr. Kostandinit i mbetën dy djemtë Niko dhe Sotiri.

Nikua mbaroi në vitin 1924 universitetin në Athinë, i specializuar për obstetër-gjinekologji e radiologji.

I fejuar me Julinë, vajzën nga familja Fundo, patën fat tragjik. Në fund të muajit mars të vitit 1930, çifti së bashku me disa miq nga Greqia po bënin shëtitje me varkë në liqenin e Pogradecit.

Aksidentalisht, varka u përmbys dhe të gjithë personat e hipur në të u mbytën. Një tragjedi e rëndë që tronditi Korçën, e cila u vesh në zi atëkohë. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqsitë e njëpasnjëshme, vdiq i pari i familjes Polena, dr. Kostandini.

Tani familjes i kishte mbetur vetëm një djalë, Sotiri, i cili kthehet në Korçë në vitin 1930 pas specializimeve në klinikat e njohura të kohës në Gjermani.

Ai aplikoi kirurgjinë moderne, dhe metodat operatore bashkëkohore.

‘Në qoftë se dr. Kostandinin e quajtëm babain e kirurgjisë korçare, të birin, dr. Sotirin mund ta konsidrojmë si pionierin e kirurgjisë moderne shqiptare’ shkruan dr. Gaqo Kane.

Tre nga fëmijët e dr. Sotir Polenës u bënë mjekë.

Rea, vajza e madhe gjinekologe. Ida, radiologe dhe Adhoni mjek obstetër-gjinekolog.

Viola, vajza e dr. Adhonit ëdhtë mjeke obstetër-gjinekologe në Francë. Mbesa e dr. Polenës, Elda, është mjeke në Korçë.

Profesioni i mjekut në familjen Polena përcillet nga një brez në tjetrin, duke I dhënë emrin e një dinastie të famshme./Korça Report

blank

Historia e njohjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Kur bëhet fjalë për histori dashurie, përralla e Princeshës Elizabeth që bie kokë e këmbë në dashuri me ushtarin, Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, është i denjë për filmat Disney.

Është një që shkon prapa në vitet tridhjetë, që zgjat mbi 70 vjet duke e bërë Philip bashkëshortin mbretëror me jetë më të gjatë në historinë britanike.

 

Ai për herë të parë i ra në sy në verën e vitit 1939 kur Princesha Elizabeth ishte vetëm 13 vjeçe. Ai ishte Princi i Greqisë dhe pesë vjet më i madh se ajo, gati për të filluar një karrierë me Marinën Mbretërore.

Elizabeth dhe motra e saj Margaret ishin në një udhëtim me prindërit e tyre në Kolegjin Detar Mbretëror Britannia të Dartmouth. Ishte këtu ku kushëriri i tyre kadet i guximshëm Philip hyri në skenë. Sipas Marion Crawford, guvernatorja e princeshave, ishte pamja e bukur prej ‘Vikingu’ e Philip, flokët e çelët dhe sytë blu që tërhoqën Elizabetën.

Crawford shpjegon në kujtimet e saj, se ai erdhi në jahtin e Mbretit për drekë dhe bëri që Elizabeta të dashurohej me të. Me sa duket dashuria e saj për të u vu re nga xhaxhai i Filipit dhe ndihmësi i Mbretit, Lord Louis Mountbatten, i cili ishte gjithashtu në bord dhe ai shkroi në ditarin e tij se takimi i tyre fillestar ishte ‘një sukses i madh’.

Disa nga të afërmit e Mbretëreshës folën hapur për dashurinë e Elizabetës për Filipin gjatë atyre ditëve të hershme. Midis tyre ishte Margaret Rhodes, kushërira e Elizabetës, e cila shkroi në autobiografinë e saj se ‘Elizabeth ishte vërtet e dashur që nga fillimi’.

Mediat britanike shkruajnë, fejesa nuk erdhi menjëherë, në fakt tetë vjet më vonë, pas luftës, në 1947, me martesën që u bë në Abbey Westminster në Nëntor të po këtij viti. Nuk e dinte Elizabeta se brenda pesë viteve, ajo do të ngjitej në fron dhe do të merrte zotimet e saj si Mbretëresha Elizabeta II.

Çifti kishte 74 vjet martesë, me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Krah për krah ata kishin udhëtuar në të gjithë botën, nga Australia në Amerikë, Afrikë dhe Indi, duke mbajtur flamurin për Komonuelthin të kryesuar nga Madhështia e saj.

Ata kanë ndarë përkushtimin e plotë ndaj detyrave dhe shërbimit të tyre dhe gjithmonë kishin njëri-tjetrin për të lehtësuar barrën e jetës publike me pak të qeshura. Asgjë nuk i guduliste më shumë sesa një fatkeqësi ceremoniale. Në privatësi ai e quajti atë ‘Lilibet’, ‘Darling’ ose ‘Sausage’ dhe ata shijonin shumë darkën së bashku.

blank

Ndahet nga jeta Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut

VOAL – Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut, ka vdekur në moshën 99 vjeç. Sipas Pallatit Buckingham, anëtari i familjes mbretërore Britanike ndërroi jetë të Premten në mëngjes në Kështjellën Windsor.

Duka, i cili do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor, kishte kaluar një muaj në spital në fillim të këtij viti përpara se të lirohej në 16 mars. Në fakt, ai ishte larguar nga spitali pas disa javësh shtrim në spital në Londër për shkak të një infeksioni të paspecifikuar – që nuk kishte të bënte me Covid-19 -, të cilit i ishin shtuar edhe problemet e zemrës.

blank

70 vjet martesë mbretërore

Philip u martua me Elizabeth II në 1947 dhe u tërhoq nga jeta publike në 2017 pas më shumë se 20,000 paraqitje publike. Në shënimin e lëshuar nga Pallati Buckingham, mbretëresha shpreh “trishtim të thellë” për humbjen e “burrit të saj të dashur”. Një pikë referimi inox e gjykatës britanike për dekada, Duka i Edinburgut kishte festuar martesën e tij 73-vjeçare me 95-vjeçaren Elizabeth II në nëntor dhe do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor.

Lindur në Korfuz më 10 qershor 1921, i ngarkuar me tituj heraldikë, por pa fron, Filipi i Greqisë dhe Danimarkës lindi një princ si nip i mbretit grek Kostandin I. Para se të martohej me Elizabetën, të cilën ai e takoi kur ajo ishte shumë e re, ai hequr dorë nga titujt e tij grekë, ai u pranua në Kishën Anglikane dhe miratoi mbiemrin Mountbatten të paraardhësve amë të ishullit (të cilët e kishin anglicizuar nga Battenberg gjerman).

Një ditë pas martesës së tij ai u bë “Lartësia Mbretërore” me urdhër të vjehrrit të tij, Mbretit George VI, dhe menjëherë pasi ai fitoi titujt e Dukës së Edinburgut, Earl of Merioneth dhe Baron of Greenwich. Mbretëresha Elizabeth II më pas e bëri atë princ të Mbretërisë së Bashkuar në 1957, si dhe babanë e katër fëmijëve: Carlo, Anna, Andrea dhe Edoardo.

Në jetën e tij, Filippo ishte gjithashtu një lojtar polo, një shofer deri në një moshë të vjetër koncertesh (dhe automjetesh jashtë rrugës, aq sa për të përzënë Barack dhe Michelle Obama tek ju si një 95-vjeçar), piktor i akuareleve . Por mbi të gjitha ai ishte një përfaqësues i palodhur i familjes mbretërore në qindra shoqata vullnetare. Sidoqoftë, nuk mund të ketë një portret aderues të tij pa përmendur gafat e famshme ose famëkeqe, të mbledhura në sasi gjatë dekadave: disa të ngjyrosura me paragjykime, por në fund të pranuara nga subjektet dhe media si një tipar krejt argëtues i kombit ” gjyshi ”.

Reagimet e botës për vdekjen e Princit Filip

“Ne do ta kujtojmë Dukën e Edinburgut për kontributin e tij në komb dhe mbështetjen e tij të fortë për mbretëreshën.” Kjo u deklarua nga Kryeministri Britanik Boris Johnson duke folur jashtë rezidencës së tij në Downing Street në Londër. “Si komb dhe si mbretëri ne falënderojmë figurën dhe veprën e jashtëzakonshme” të Princit Philip, tha Kryeministri, duke e përcaktuar atë “një burrë të dashur, një baba dhe gjysh të dashur”.

“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.

“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.

Kryeministri irlandez Michael Martin tha se ishte “trishtuar” nga vdekja të Premten e Princit Philip, burrit të Elizabetës II, të cilit ai dëshironte t’i shprehte ngushëllimet më të thella nga qeveria e tij dhe qytetarët e Irlandës. “Unë jam i pikëlluar nga vdekja e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princi Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar,” shkroi Martin në Twitter.

Trishtimi i thellë u shpreh për “vdekjen e Dukës së Edinburgut” në një cicërimë nga Nicholas Sturgeon. “Ministri i parë” Skocez i dërgoi kështu “ngushëllimet e saj personale dhe të përzemërta dhe atyre të Qeverisë Skoceze dhe popullit” mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes së saj.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, nga ana tjetër, përshëndeti angazhimin e gjatë të Princit Philip ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe dëshiroi t’i shprehë ngushëllimet e tij Mbretëreshës Elizabeth II. “Ne jemi shumë të pikëlluar për humbjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen mbretërore, njerëzit e Komonuelthit dhe të gjithë ata që e donin shumë. Ai jetoi një jetë të gjatë në shërbim të vendit të tij” shkroi Maas.

Nga ana e tij, ish Presidenti i SHBA George W. Bush komentoi vdekjen e bashkëshortes së Mbretëreshës Elizabeth II duke deklaruar se “Princi Philip përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar me dinjitet”./AFP/AP-eb

blank

Lasgush Poradeci: Unë vetëm kam qënë gjithnjë

Unë vetëm kam qënë gjithnjë.
Që të jetë njeriu vetëm duhet fuqi e madhe e zemrës,
si dhe fuqi e madhe e shpirtit, them që e kam atë fuqi durimtare aq të madhe,
d.m.th. aq sa më duhet për valët e jetës.
Shumë herë dëshpërohem me një dëshpërim humbas kurajën, kurajën e madhe,
shumë herë më ka lëshuar kurajo po prapëseprapë kam mundur t’a marr veten,
t’i kaloj valët, t’a kaloj ujin, edhe kështu, bijë e babit,
jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet.
Kjo është filozofija e babkës tënd,
tjetër filozofi nuk gjeta dot,
tjetër filozofi nuk kishte si të qëndroj të mos rrëzohem dhe të kaloj një çikë më tej.
(Fragment letre e Lasgushit, dërguar të bijës Kostandina Lasgush Poradeci, më 21 Nëndor 1973)
blank

Kush ka dijeni se cili është personi i tretë në këtë foto ku kanë dalë poetët Lasgush Poradeci dhe Manush Peshkëpia

Është një foto e e arkivit të poetit Lasgush Poradeci që Marie Gushos, vajza e poetit ia ka dhuruar Gëzim Peshkëpisë, djalit të poetit të pushkatuar Manush Peshkëpia.

Janë ulur në një kafene, vetë i tretë, personi i tretë nuk njihet.

Kush e njeh të njoftojë.

 

blank

blank

Më 7 prill 1939 ra heroikisht në fushën e betejës kundër pushtuesit italian Mujo Ulqinaku

Mujo Cakuli i njohur më së shumti si Mujo Ulqinaku (Ulqin, 1896 – Durrës, 7 prill 1939) ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, ku ra dëshmor dhe pas vdekjes u nderua Hero i Popullit.

U lind më 1896 në Ulqin në një familje të vjetër qytetare ulqinake, të cilët ishin detarë dhe pronarë velanijesh. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) në Ulqin dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Lezhë. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.

Pas luftës, Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit. Emrin e tij e mbajnë një shkollë në Durrës, një rrugë në Tiranë e një në Fier, dhe që nga viti 2005 me vendimin e Kuvendit Komunal një rrugë në Ulqin mbart emrin e tij, në vend të emrit Ivan Millutinoviq, si dhe një rrugë në Prishtinë. Në vitin 1979 në Kinostudion Shqipëria e Re u filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku, i cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit. Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije.

blank

Më 31 mars 1892 lindi Kostandin Çekrezi, patriot, historian dhe publicist shqiptar

Costa Chekrezi (31 mars 1892 – 10 janar 1959), i njohur gjithashtu si Kostandin Anastas Chekrezi (shqip: Kostandin Çekrezi) ishte një patriot, historian dhe publicist shqiptar.

Biografia

Chekrezi lindi më 31 mars 1892 në fshatin Ziçisht, në rajonin e Devollit të Epërm që ndodhet afër Korçës (atëherë Perandoria Osmane, tani Shqipëria).  Pasi mbaroi një shkollë 5-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, ai mbaroi shkollën e mesme greke në qytetin e Korçës më 12 qershor 1910. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai u vlerësua si “nxënës i shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët” dhe fitoi një bursë nga qeveria osmane për të ndjekur (ku ai qëndroi për një vit vetëm deri në 1912) shkollën juridike në Selanik, tani Greqi. Studimet u ndërprenë nga fillimi i Luftës së Parë Botërore.  Pas Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare deri më 1914 Chekrezi jetoi në Vlorë ku ai punoi si sekretar në Gjykatën Civile të qytetit, më vonë si përkthyes për Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit të caktuar pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë Princ Wied.

Kur filloi Lufta e Parë Botërore, Chekrezi emigroi në SHBA përmes Italisë. Pavarësisht nga mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, Costa Chekrezi u bë redaktor i gazetës “The Sun” (shqip: Dielli), në Boston dhe ishte kryeredaktor i gazetës nga 1915 deri në 1919. Ai gjithashtu botoi revistën mujore Illyria, dhe dha një kontribut të madh në botimin mujor të Vatra, The Adriatic Review, ku ai theksoi mizoritë mbi shqiptarët gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë, përveç se ishte poliglot, ai studioi ekonomi, administratë publike dhe gjuhë angleze në Universitetin e Harvardit. Ai u diplomua në 17 qershor 1918, me një diplomë Bachelor të Arteve.
Konstandini gjithashtu ka përkthyer në shqip, një histori të shkurtër të Shqipërisë, shkruar nga Frederick Gibert, e cila u botua në Boston, dhe shkroi një studim historik me emrin “Shqipëria, e kaluara dhe e sotmja”, botuar në 1919 në New York City e cila ishte përkthyer dhe botuar në Shqipëri vetëm në 2012 gjatë 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Për një periudhë dy vjeçare, ai ka qenë profesor i historisë në Universitetin e Kolumbisë. Sipas Elsie ai u kthye shkurtimisht në Shqipëri në 1920 për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.  Në vitet 1922–1932, ka qenë përfaqësuesi i akredituar i Qeverisë Shqiptare (duke dalë nga Kongresi i Lushnjes), me titullin “Komisioneri Shqiptar në Uashington”, gjithashtu anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në Sh.B.A. Në vitin 1923, doli fjalori i tij anglisht-shqip.

Pas kthimit në Shqipëri në 1925, ai do të binte në konflikt të ashpër me Mbretin Zog, veçanërisht për disa lëshime të bëra në favor të bankave italo-shqiptare të pozicionuara rishtas si pjesë e lidhjes së Zogut me Italinë. Që nga takimi i parë me Ahmet Zagollin, ai kritikoi marrëdhëniet politike shqiptare edhe me Beogradin. Në vitin 1929, ai shërbeu si anëtar i Këshillit të parë të Shtetit (shqip: Këshilli i Shtetit), themeluar më 11 Prill të atij viti. Vitet në vijim do ta tregojnë atë si një publicist mbresëlënës, redaktor i gazetave Telegraf (“Telegraf”) dhe Ora (“Watch”), ku ai u shty për të botuar disa artikuj pro monarkisë, por menjëherë pas njoftimit të monarkia, Costa Chekrezi u arrestua me urdhra të drejtpërdrejtë të Koço Kota dhe u dënua me një vit burg. Gazetat e tij, “Telegraf” dhe “Ora” u mbyllën përgjithmonë.

Pasi ishte një drejtues aktiv dhe pjesëmarrës i Revoltës së Fierit të vitit 1935, atij iu desh të ikte nga Shqipëria në drejtim të Italisë së bashku me miqtë e tij Musa Kranja dhe Xhevahir Arapi në një anije italiane të peshkimit. Ata arritën në Monopoli dhe u transferuan në një burg në Bari për tre muaj. Atje Chekrezi do t’i shkruante Musolinit duke i kërkuar lirimin. Pas tre muajsh ata u lanë të lirë dhe fituan të drejtën e Azilit Politik. Ndërkohë, në Shqipëri, ai u dënua me vdekje në abstenim. Ndërsa po përpiqej të formonte Organizatën e Emigrantëve Shqiptarë (shqip: Organizata e Shqiptarëve në Emigracion), Chekrezi u arrestua nga qeveria franceze dhe u vendos çuditërisht në kampin e përqendrimit të Vernet d ‘Ariege në Francë deri më 27 Tetor 1941. Nuk është shumë e qartë pse u vendos atje dhe si shpëtoi prej tij. Pas kësaj, ai u nis për në Amerikë.

Ishte 28 dhjetor 1941 kur Chekrezi së bashku me Tajar Zavalani formuan në Boston organizatën “Shqipëria e Lirë” (shqip: Shqipëria e Lirë) duke u përpjekur të vepronin si një qeveri shqiptare në Mërgim, ndoshta me lidhje të vendosura me Zyrën e Shërbimeve Strategjike, dhe në mënyrë të ngjashme me atë që Vatra disi kishte funksionuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai hoqi dorë nga kjo organizatë në vitin 1945.

Costa Chekrezi ka bërë përpjekje për të ruajtur urat midis Aleatëve dhe Shqipërisë. Në 1946, ai ishte ai që priti një delegacion të kryesuar nga Tuk Jakova në Hotel New Yorker, dhe takimin e dytë me Mihal Priftin, ku Costa sugjeroi që qeveria shqiptare duhet të gjente mënyrën për t’u lidhur me fuqitë perëndimore, veçanërisht SHBA, dhe shfuqizoni marrëdhëniet “miqësore” me Jugosllavinë e Titos, duke tërhequr paralele me marrëveshjet e Mbretit Zog-Nikolla Pashiç. Në vjeshtën e vitit 1950, ai priti një takim me përfaqësuesit shqiptarë Behar Shtylla dhe Vilson Progri në Hotel Guvernatori Clinton. Në 1951, ai botoi analizën politike “Plani i tretë për ndarjen e Shqipërisë” në Washington D.C.

Konstandin Chekrezi, u la në hije për gjysmë shekulli nga regjimi komunist; ai vdiq afër Bostonit, më 10 janar 1959, në moshën 66 vjeç. Në varrimin e tij, Fan Noli do ta përshkruante atë si një “burrë shteti, i cili kishte luftuar tërë jetën për kombin e tij dhe një djalë i madh shqiptar që duhej të vdiste i varfër “. 

blank

Më 27 mars 1968 humbi jetën Juri Gagarin, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë

Juri Gagarini u lind në fshatin Klushino pranë Gzhatsk më 9 mars 1934, i lindur nga Alexey Ivanovich Gagarin (babai) dhe Anna Timofeyevna Gagarin (nëna), thuhet se Alexey ishte nje zdrukthtar, ndersa Anna nje lexuese e pangopur. Yuri ishte i treti nga të katërtit fëmijët, ndërsa prindërit e tij kan punuar në një ferm. Ashtu si miliona njerëz në Bashkimin Sovjetik, familja Gagarin ka vuajtur gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Karriera e tij ne Forcat Ajrore Sovietike

Në rininë e tij, Gagarin u bë i interesuar për hapësirën ​​dhe planetet. Pas studimeve për një vit në një shkollë profesionale teknike në Lubertsi, Gagarin u zgjodh për trajnim të mëtejshëm në një shkollë të mesme teknike në Saratov. Ndërkohë, ai u bashkua me “Klubit te Fluturimit”. Në vitin 1955, pas përfundimit të shkollimit të tij teknik, ai hyri në stërvitje ushtarake të fluturimit në Shkollën e pilotimit në “Orenburg”. Ndërkohë që ai u takua me Valentina Goryacheva, me te cilen ai u martua në vitin 1957.

Trajnimi

Në vitin 1960, pas procesit të kërkimit dhe përzgjedhjes, Yuri Gagarin u zgjodh mes 19 pilotëve të tjer për programin e hapësirës sovjetike. Gagarin u zgjodh më tej për trajnimin e një grupi elitë të njohur si “Soçi Gjashtë” nga të cilat kozmonautët e parë të programit Vostok do të zgjidhen. Gagarin dhe Kozmonautët të tjerë të mundshëm iu nënshtruan eksperimenteve të dizajnuara për të provuar durimin fizik dhe psikologjik, ai iu nënshtrua edhe trajnimeve për fluturimin e ardhshme. Nga njëzet të zgjedhurit, u zgjodhen Yuri Gagarin dhe German Titov për shkak të performancës së tyre në trajnim.

Fluturimi në Hapësirë

Më 12 prill 1961, në bordin e anijes kozmike “Vostok 3KA-3”, Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë​​, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës. Ai gjatë daljes nga atmosfera ndiente ndryshime në peshën e tij, dhe i dukej vetja sikur e kishin varur për shkak të shtypjes atmosferike.Ai tregoi që gjatë udhëtimit këndoi disa këngë patriotike rusisht.

Kritika

Kur erdhi ne tokë, ne nje intervistë te dhënë per nje televizion, ai tha që nuk kishte par kurrfarë zoti atje lart. Më pas Gagarin mori kritika te medha nga kisha.

Pas fluturimit

Pas fluturimit, Gagarin u bë një njeri i famshëm në mbarë botën. Ai vizitoi Italin, Gjermanin, Kanadan, Brazilin, Japonin, dhe Finlandën si njeriu i parë në hapësirë. Ai vizitoi Mbretëria e Bashkuar tre muaj pas misionit të parë të tij duke vizituar qytetet e Londrës dhe Manchesterit, nga Machesteri ai ishte pritur me plot dashuri. Në vitin 1962 punoi si depudet i bashkimit sovjetik, dhe si kolonel i forcave ajrore. Më pas ai fillio ti perdor pijet alkoolike, dhe pas nje kohe gruaja e tij Valentina e zuri ne nje dhom hoteli me nje grua tjeter, dhe Yuri u hodh nga dritarja dhe morri nje te qar te madhe ne fytyr, Dhe keshtu paraqiten ndryshime fizike tek ai.

Vdekja

Më 27 mars 1968, në një fluturim rutin te forcave ajrore Ruse, avioni mori flakë dhe Gagarini vdes. Trupi i tij u dogj, edhe hiri i tij u dergua ne muret e Kremlinit në sheshin e kuq. Ai la pas gruan e tij Valentinen, dhe dy vajzat e veta Elenen dhe Galinen.

Tiparet e tij të veçanta

Një ndër tiparet e veçanta të tij ishte, shtati i ulët, Gagarin ishte vetëm 1,57 m, dhe buzëqeshja e jashtzakonshme e tij, që bëri bujë në gjithë botën.

Nderimet

Kan qenë dy monedha përkujtimore lëshuar në Bashkimin sovjetik, me figuren e tij mbrapa monedhes. Yuri Gagarinit ju ndertua nje statuj ne Londer si shenj nderimi. Ne sportin Hokey mbi akull u formua nje turne me emrin “Gagarin” në vitin 2008 etj.

50 vjetori

Pë nder te 50 vjetorit të udhtimit te tij në hapsir u mbajt në vitin 2011, me rast te 50 vjetorit u krijua nje film per udhtimin e tij, e kombinuar me video origjinale gjat udhtimit te tij, ai film u quajt “Orbit”.

Çmimet e marra te tij

  • Hero i Bashkimit Sovjetik (14 prill 1961)
  • Pilot-kozmonaut i BRSS-së
  • Hero i Punës Socialiste
  • Kryetari i miqësisë Sovjetik-kubane
  • Anëtar nderi i Shoqërisë “Finland-Bashkimin Sovjetik”
  • Anëtar nderi i Akademisë Ndërkombëtare të Astronautika (1966)
  • Master nderuar e Sportit të BRSS
  • Pilot ushtarak i të pares kategori
  • Komandanti i parë i Rendit “Playa Giron” (Kuba, më 18 korrik 1961)
  • (Wikipedia)
blank

FYTYRE E KOMBIT- GJENIU SHQIPETAR -MIT’HAT FRASHËRI – Nga Eduard M. Dilo

Sot është dita e përkujtimit të Mit’hat Frashërit (Lumo Skëndo-s).
Lindi në Janinë në 25 Mars 1880, plot 141 vite më parë.
Ndërroi jetë në New York në 3 Tetor 1949.

FEMIJËRIA, EDUKIMI, AKTIVITETI I TIJ

Djalë nga dera e shquar e Frashëllijve,i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hati e njohu shumë pak Babanë e tij,
pasi babai ishte i burgosur dhe vdiq i ri duke e lënë të vogël, kështu që u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve, Samiut dhe Naimit.

I Ati, Abdyl Frashëri, kur u pyet para ekzekutimit, nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur:
– “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa,
por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Mbaroi shkëlqyeshëm gjithë vitet e studimit që nga fillorja, në të mesme, ndërsa edukimin Akademik e mori në Stamboll, nën kujdesin e xhaxhallareve.
Filloi të shkruante në shtypin periodik dhe me veprimtari letrare qysh në moshë të re, kur ishte 18 vjeç(1897).
Botoi në atë kohë dhe e vazhdoi botimin deri në vitin 1928 të” Kalendari Kombiar”.

Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, perveç atyre orientale të mësuara në Stamboll, dinte frengjisht,
anglisht, gjermanisht, turqisht, italisht etj. duke botuar shumë artikuj në keto gjuhë.
Ai bashkëpunoi me revista të huaja, të Francës, të Anglisë, të Zvicrës etj., si: “Mercure de France”,
“Les peuples Libres”, “Revue Politechnique”, “Revue de Geneve”, “Le Monde”, “La Mercure Suisse”, “The New Stratesman”, “Foreing Affairs” etj.

Punoi në administraën turke në vitin 1905, dhe më pas në administratë shtetërore në Selanik, ku emërohet drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut.

U aktivizua në politikën shqiptare në fund të shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek.XX.
Në vitin 1908, boton në Selanik gazetën Liria. Bashkëpunoi ngushtë me mikun e tij Kristo Luarasi.

Më 1908, kryesoi Kongresin e Manastirit( u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i hartimit të komisionit të alfabetit, kryetar u zgjodh At Gjergj Fishta ).
Ka patur lidhje me Bajo e Çerçiz Topullin si dhe Adem Eminin, të cilët bashkepunuan e përgatitën kongresin dhe filluan botimin e një reviste javore.

Më 1912 pjesmarrës dhe nënshkrues në Shpalljen e Pavarsisë, ishte deputet i Elbasanit, Ipekut (Gjakovës, Plavës, Gucisë) dhe Përmetit.
U zgjodh Minister i Botores në qeverinë e Ismail Qemalit.

Në ato kohë (20/1/1914),sëbashku me zotnijtë G. Cilika dhe Taq Buda, i dërguan një letër gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, ku i shkruanin:
“…duam të blejmë një kalem të florinjtë dhe t’ia dhurojmë Zj. Edit Durhan për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saj”.

Më 1918 Ministër në Qeverinë e Turhan Pasha Përmetit dhe antar i dërgatës në Konferencën e Paqes.

Pas largimit të Princ Vidit, të cilin e mirëpriti dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete ballkanike.
Në vitin 1916 arrestohet dhe internohet në Moldavi. Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset përsëri në Lozanë, Zvicër.
Aty, ai, i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Në promemorje ka deklaruar se: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”.

Në vitin 1920 vendoset në Amerikë ku u caktua Përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Në Gusht 1921, ai lajmëroi Lidhjen e Kombeve për barbarizmat e bëra nga Serbia në Shqiperine e veriut.

Në vjeshtën e tretë e të po atij viti ishte Kryetar i dërgatës Shqiptare, dhe si i tillë protestoi në Konferencën e Ambasadorëve kundër vendimit të marrur për kufirin e Shqiperisë me Jugosllavinë.
Ky propozoi të caktohej një komision nga të dy palët dhe një i dërguar nga Lidhja e Kombeve në përcaktimin e kufijve.

Në 1923, Ai u caktua në Greqi, Ministër Fuqiplotë i Qeverisë, ku punoi me përkushtim e zotësi të rrallë.
Më 1926, Mit’hat Frashëri hoqi dorë nga zyra në Athinë dhe ju përkushtua veprimtarisë letrare.

Në vitin 1926-1939, themeloi librarinë Lumo Skëndo dhe boton po në Tiranë ku hapi dhe librarinë, Revistën “Diturija” më 1927.

Duhet përmemdur se libraria që hapi në Tiranë e kishte konceptuar si janë libraritë moderne që ka sot Evropa dhe bota e kulturuar: librari dhe bibliotekë ku studjuesit,
studentët dhe lexuesit jo vetëm blenin libra por dhe lexonin dhe diskutonin për libra e mbaheshin reçesione e kritika letrare në sallën e krijuar posaçërisht për këto aktivitete.

Libraria e Lumos kishte gjithashtu një përparësi tjetër; kishte një fond librash që lexuesi mund ta merrte me vehte
për ta lexuar dhe e kthente prapë pa kurrfarë shpërblimi.

Në 4-4-1929, shkroi testamentin e Tij: “Çë kam pasuri të tundëshme ose të patundshme, libra,mobilla, karta, plaçka etj.
I lë për krijimin e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE”, që të jetë një qëndër e studimevet shqiptare, të mprojë, të shvillojë,
të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë “

Shkroi, hartoi si dhe shqipëroi disa vepra shkollore. Kish dashuri të madhe për librat. Ishte poliglotist
dhe gjithë dijet i vuri në shërbim dhe ndriçim të kombit.

Ka rreth njëzetë vepra origjinalesi dhe me dhjetra të shqipëruara.

Në 1939, kur u pushtua Shqipëria, ju rikthye aktivitetit politik. U bë kryetar i B.K. dhe është autor i Dekalogut.
Merr pjesë në Marrveshjen e Mukjes 1943.

Ai shkriu gjithë pasurinë për të pasuruar e ndriçuar Kombin.
Dashuria e tij ishte shumë e madhe për Atdheun dhe Librin. Atyre ua kushtoi jetën.
Vdes në New York në 3 Tetor 1949, nga -atak kardiak-.

VEPRAT LETRARE TË TIJ:
**************
Ka përdorur pseudonime Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka si dhe në botime të ndryshme Ismail Malosmani.

-1897 boton”Kalendari Kombëtar”
-1901, ka shkruar jetshkrimin për Naim Frashërin.
Ka shkruar novelat “Hi dhe Shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të titulluar:
” Pritmi i Shqipërisë “, ese’ socialpolitike dhe etnike” Plagët tona, (1924)

Ka botuar vepra në frëngjisht :
-“L’affaire de l’Epire”, “La population de l’Epire”(1915).
-“Les Albanais chez eux et a la l’Etranger”,
“Albanis er Slaves”(1919).

Eshtë marrë me përkthime:
-“ Guillaume Tell” të Lamartine (1898).
-“Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofman-(1900).
-“Robinson Crusoe” e Defo( 1909)
-“Psikologjia e edukatës” e G. LeBon(1923)

Rreth 40.000 vëllime të bibliotekës së Lumo Skëndos ruhen dhe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

I dekuruar e cilësuar “Nderi I Kombit, “Babai i Shqiptarizmës”, “Shërbetori i Shqipërisë”,
është një Flamur i qëndisur me mall lirije, psherëtimë robërije, me shkabën mbi tise gjaku, me gjak ndër zemra shkabash.
Flamur -Komb që kërkon të vërë në vënd padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë, nëpër shekuj, në gjurma gjaku, gjurmë historie.

Një Flamur Liri që çel sy, hap gojë e puth me rreze dielli agimin që fillon ditën, ditën që nis jetën, pa ndrizat e hekurta të tiranit ” e të tiranve të tiranisë.

Ai zbriti në Vlorë bashkë me Flamur!
E lidhi jetën krejt me Atdheun, Kombin që e deshi më shumë se jetën e vet.
Nuk ka ngjarje me rëndesi Kombëtare të asaj kohe që të mos dëgjohej fjala e mendimi i Tij ideal.
Ndoqi me besnikëri e përpikmeri rrugën e të Atit,(Abdyl Frashërit), të Xhaxhallarëve( Sami dhe Naim Frashëri)dhe eci shumë më shumë e më lart se Ata.

Ju zbardhën flokët mes librarash, mes dishepujsh, mes vuajtjesh e sakrificash pa u ankuar kurrë; kurdoherë parimi i tij ishte: -jemi lindur shqiptarë,
duhet të punojmë vetëm për të, duhet të përkushtohemi deri në flijim të çështjes kombëtare.

“Mit’hat Frashëri i madh që ne përkujtojmë sot, kur fliste të jepte zemër, të frymëzonte,
të idealizonte, dhe kur shikoje që ishte pranë Tij, ai dukej më i bukur, më i mrekullueshëm! “

Në Paris, kur u shpall Komiteti Kombetar ” Shqipëria e Lire”, një korespodent, ndërsa po merrte shënime mbi jetën e Presidentit( Mit’hat Frashëri-t), e pyeti:
” Çfarë ishit më 1939?”…, Mit’hat Frashëri u -përgjigj-” Isha vetëm Shqiptar” Dhe u shua vetëm Shqiptar…, vetëm Shqiptar-“.

Ai u largua nga Atdheu jo për t’ju shmangur rrezikut komunist, por për të vazhduar luftën për liri të Atdheut të robëruar nga kundershtaret e tij që do skllavëronin vëndin.

Ishte shumë i matur dhe i arsyeshëm, ishte i durueshëm në vuajtje dhe mjerimet që i binin dita-ditës mbi fatet e Atdheut.
Ishte një personalitet i madh.
Mit’hati është një shkemb që nuk lëviz.

” Ai pra nuk është një Patriot i madh; Ai është “PATRIOTI”, Ai nuk ishte i guximshëm, por ishte “GUXIMI”, Ai nuk ishte siç thuhet për dikë “Çfarë njeriu”, por Ai ishte “NJERIU” !”

Mit’hat Frashëri, i cilësuar ndryshe dhe “FYTYR E KOMBIT” ende po i mungon Atij.

Mit’hat Frashëri është i pavdekshëm se shqiptarët e vërtetë e kanë në zemër, dhe Ai : -Ja! ecën në stuhi/ e në tufan e bor’ e shi, / Fytyrë tretur, pa zë / Si sot, si mot, si gjithnjë …”.
Dhe vazhdon poeti dhe patrioti Bardhyl Pogoni:
” Shndrit Fytyra jote,/ Fatlum, O Lumo, Drita jote/ Ti Frym e fundit Frashelli / Vakëf për ne, për Shqipëri!”

BIBLIOGRAFI:

-GAZETA FLAMURI
-WIKIPEDIA
-FYTYR E KOMBIT( B.Pogoni)

 


RSS
Follow by Email
Twitter
LinkedIn
LinkedIn
Share
Send this to a friend