VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjendet Këshilli Koordinues i Diasporës

By | April 7, 2020

Komentet

Propagandë bajate e Majkos që qesh me Kanadanë – Nga Artan Gjyzel Hasani

 

 

Propaganda dhe gënjeshtra vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë shqiptare dhe nënprodukteve të saj sociale dhe mediatike. Një trashëgimi e padenjë që vjen nga tradita genetike e Partisë Socialiste në pushtet.

Në një portal të pagëzuar “Gazeta Diaspora Shqiptare”, krijuar nën kujdesin e ministrit të qeshur të Diasporës, Pandeli Majko, shpërndahet me bujë një gënjeshtër që në thelb paska “kujdesin e veçantë të qeverisë kanadeze posaçërisht për komunitetin shqiptar”, (kliko këtu për të lexuar artikullin që i referohem) dhe kjo shitet natyrisht si arritje, apo mund të konsiderohet nga naivët apo të painformuarit, si arritje e qeverisë shqiptare dhe ministrit të saj të Diasporës, apo si tregues i vëmendjes  së dedikuar që qeveria shqiptare treguaka për komunitetin shqiptar të Kanadasë.

E vërteta është krejt ndryshe. Shteti kanadez kujdeset dhe jep ndihma financiare dhe ekonomike për çdo shtetas apo rezident të përhershëm kanadez, përfshi madje edhe personat me leje qëndrimi pune.

Spekullimi qesharak në artikullin flluckë propagandistik, i cili bazohet në informacionin e publikuar nga një shoqatë, të krijon përshtypjen sikur komunitetit shqiptar (që në fakt është popullsi ligjërisht kanadeze) i qënka bërë një favor dhe i qënka akorduar kjo ndihma e posaçme e pretenduar.

Sipas parametrave të artikullit të levave të Majkos në Diasporë, çdo komunitet merr ndihmën nga qeveria kandeze, këtë ndihmën speciale pra alla-Majko propaganda. Për ata që nuk kanë patur informacion, Kanadaja përbëhet nga komunitete dhe ka rreth 120 të tillë.

Të nderuar gënjeshtarë propagandues dhe i nderuar Ministri i Diasporës: komuniteti shqiptar dhe anëtarët e tij, i marrin ndihmat si kanadezë dhe jo si shqiptarë, kinezë, irlandezë apo afrikanë.

Këto “ndihma speciale” komunitare janë një term i sajuar në mënyrë qesharake për t’u shitur pak edhe si sukses i qeverisë shqiptare, ministrit të Diasporës dhe levave (sepse leva është termi me të cilin janë pagëzuar nga Komandanti i tyre rahmetli) të tyre në diasporë.

Qëllimi i këtij reagimi është përpjekja për të mos lejuar qeverinë kanadeze të na marrë ministrin Majko, siç ndodhi me liderin global, kryeministrin shqiptar, që për pak na e morën italianët për në krye të qeverisë së tyre.

Ju lutemi, mos na merrni për kaq budallenj sa ministri juaj!

Një leksion kanadez për Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare – Nga Taulant Dedja

U bënë muaj e javë që po jetojmë një kohë të pazakontë, të cilës ende nuk ia dimë shkakun e vërtetë, por ende nuk ia dimë as fundin. Biem të flemë e zgjohemi vetëm me një fjalë që na vërtitet në tru si emër mbreti a Pape të Romës: COVID-19.

Por ndodh të zgjohesh edhe me ndonjë histori siç më ndodhi mua sot kur kujtova një shprehje të një profesorit tim në Montréal, Rémy Trudel, para 12 vitesh, i cili insistonte në leksionin e tij të Kursit “Parime dhe sfida të Administratës publike” që gjëja që i bashkon më shumë kanadezët nga njeri oqean në tjetrin ishte Health Card (Karta e Shëndetit).

Më dukej pak pohim i çuditshëm në atë kohë, nuk e fsheh. Tani pas 12 vitesh e kuptoj sa të drejtë paska patur profesori im, i cili pat dikur dhe funksionin e Ministrit të Shëndetësisë së Québec-ut.

Fatmirësisht, vendi ku jetoj unë dhe shumë bashkëatdhetarë të mi, Kanadaja, ka dëshmuar deri më sot një menaxhim nga më shembullorët të situatës falë edhe një sistemi të konsoliduar të shëndetit publik që garanton mbulim për çdo qytetar e rezident të përhershëm. Fatkeqësisht nuk kam të njëjtën ndjenjë sigurie a mirëqënieje kur kujtoj ç’bëhet në atdheun tim.

E kështu, me kujtimin e profesorit duke udhëtuar drejt punës herët në mëngjes, si zakonisht dëgjova Radio-Canada për t’u njohur me të rejat më të fundit. Mësova që sot, në Québec dhe Ontario (ku janë identifikuar gati 83% të rasteve me Covid-19 në rang vendi) do të fillonte angazhimi i trupave të ushtrisë në ndihmë të qendrave ku strehoen të moshuarit. Këto qendra janë prekur masivisht deri në kufijtë e një tragjedie nga virusi misterioz. Arsyeja? Pas një apeli drejtuar profesionistëve të mjekësisë nga sektorë të papërfshirë direkt më përballimin e pandemisë, ishte e pamundur të përmbusheshin nevojat. Ndaj dhe u vendos të përdoret ushtria për një mison humanitar, shpëtimin e sa të jetë e mundur te jetëve të qytetarëve kanadezë.

Siç janë punët e mendjes, prej informacionit të përftuar ajo filloi të bënte përpunime e krahasime mes dy vendeve dhe politikave të tyre. Nga njëra anë ushtarakët kanadezë duke ndihmuar të moshuarit dhe nga ana tjetër blindet e ushtrisë shqiptare të nxjerra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke dhënë mesazhe “disipline” apo terrori në popullatë, plus pamjet e kryebashkiakut të Tiranës duke shpërndarë qese me ushqime si dhe të disa palo politikanëve të tjerë.

Dikur Ushtria shqiptare nuk ndryshonte nga ajo kanadeze kur kontribuonte në vitet 1998-1999 në përballimin e situatës së krizës humanitare me të cilën u përball Shqipëria në kohën e Luftës së Kosovës, në territorin e të cilës erdhën mbi 600,000 refugjatë shqiptarë nga Shqipëria e Epërme.

Prandaj sot, në vend që të ofrohet një spektakël banal demonstrimi arrogance të pushtetit, ushtarakëve duhet të mos u nëpërkëmbet dinjiteti dhe autoriteti, por t’u jepet roli i mbështetësve të personave në nevojë jo vetëm duke shpërndarë ushqime dhe ndihma. Do të ishte shumë më dinjitoz për shtetin një veprim i tillë.

Sot ajo që pashë në Kanada më nxit t’i bëj thirrje presidentit Meta, që është dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë.

Zoti President, ndiqni modele prosociale e humane si Kanadaja shfaq sot në raport me ushtrinë, të cilën po e vë në shërbim të emergjencës shëndetësore.

Kthejani dinjitetin ushtrisë, e cila nuk mund të jetë vegël e një kryeministri me probleme a diagnoza për të cilat do lë ekspertët t’ia vënë emrin!

Nuk kanë nevojë shqiptarët për spektakle force! Shqiptarët kanë nevojë për kujdes dhe paqëtim!

Toronto, 23 Prill 2020

©FlasShqip.ca

Testimi i vaksinës, binjaket shqiptare shkencëtare në Britani: Pritet të jetë e suksesshme

Britania e Madhe është bërë vendi i parë që ka nisur testimin në njerëz të një vaksine kundër COVID-19. Bëhet fjalë për një studim të Universitetit të Oxford, ku është pedagoge, Detina Zalli.

Ndërsa binjakja e saj, Argita Zalli është pedagoge në Imperial Collage në Londër. Detina Zalla tregon se, pritshmërinë janë të mëdha që vaksina të jetë efektive por do të duhet shumë muaj që të një gjë e tillë të konfirmohet.

“Prova është për të përcaktuar efikasitetin, sigurinë dhe imunigjitetin e vaksinë që të jetë e përshtatshme për të gjithë moshat dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Janë rekrutuar 15 persona, nga 18 deri në 55 vjeç”, shprehet pedagogia e Universitetit të Oxford.

“Është shumë e vështirë të jepet një periudhë e saktë kohore, do të duhen shumë muaj për të parë nëse vaksina është vërtetë efikase apo jo. Besoj se do të ketë sukses sepse është një nga grupet më të mira shkencore në botë që e ka zbuluar”, shtoi Detina Zalla.

Binjakja tjetër, Argita Zalli thotë se, nga të dhënat e ditëve të fundit mësohet se është arritur një stabilitet sa i takon numrit të të infektuarve të rinj. Deri tani ky numër ka shkuar në 138 mijë persona, ndërsa vdekjet janë ulur me 37% në krahasim me ditën më të keqe.

9“Pritet që në dy javët e ardhshme numri i të vdekurve të sheshohet. Ndërkohë 10 milionë punonjës, duke nisur nga mësues, doktorë, shoferë, mund të aplikojnë për t’u testuar nëse kanë simptoma. Do të jetë një test për të matur nivelin e RSA dhe sa mundësi ka që të infektojnë persona të tjerë”, deklaroi znj. Argita Zalli duke shtuar se deri tani janë testuar mbi 25 mijë persona. Pedagogia e Universitetit të Imperial Collage në Londër thotë se, mbetet ende shumë për të mësuar mbi COVID-19 pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një infeksion sezonal apo ajo.

Gjendet Këshilli Koordinues i Diasporës

Pas editorialit të djeshëm të FlasShqip me titull “Shpallet në kërkim KKD dhe ministri Majko” ku kritikohej apatia e Këshillit Koordinues të Diasporës ndaj gjendjes së bashkëatdhetarëve tanë në kufirin greko-shqiptar dhe mungesa e ndonjë propozimi nga ana e tyre për zgjidhjen e situatës, sot vumë re përmes rrjeteve sociale që KKD ishte shëndoshë e mirë. Në Facebook qarkullonte një “komunikatë” e KKD të cilën e gjeni më poshtë dhe që ne e siguruam në rrugë jozyrtare.

Gjithsesi ne jemi të prirur t’i mirëkuptojmë anëtarët e këtij organizmi të ri, pasi ende nuk janë të organizuar dhe trajnuar sesi shpërndahet informacioni për mediat.

Po i japim një ndihmë të vogël. Së pari, si një organizëm i diasporës, KKD sugjerohet të listojë gjithë mediat e diasporës (veçanërisht) bashkë me kontaktet dhe sa herë të ketë informacion për median ta dërgojë atë në formë zyrtare, përmes e-maileve që ligji ua ka përcaktuar me domenin diaspora.gov.al. Kështu dhe media do jetë e sigurtë për burimin e informacionit dhe kjo do t’i shërbente edhe etikës së palëve.

Së dyti, kur të përgatitin një deklaratë për mediat të konsultohen ose të hapin ndonjë manual dhe të mësojnë të paktën 5 W e ndërtimit të njoftimit. E dimë dhe e mirëkuptojmë mungesën e një zëdhënësi në këtë këshill, por meqënëse janë zgjedhur në bazë të aftësive dhe kompetencave ndoshta në brendësi të tyre, ose edhe në ministri kanë ndonjë anëtar me formim në letrat shqipe, apo me përvojë gazetarie.

Së treti, këshillohen anëtarë të caktuar të KKD të mos përdorin gjuhë të papërshtashme në rrjetet sociale duke ironizur e stigmatizuar median e diasporës dhe as të përdorin epitete që i shërbejnë ndasive sociale. Nuk është etike dhe as profesionale. Gjithashtu, sugjerojmë që të mos përdorin pandeminë as si shkak dhe as si pasojë, e aq më tepër si një mjet për të tërhequr gjuhë urrejtje duke provokuar opinionin se media kritikon KKD në kohë të papërshtatshme kur anëtarët e saj merren me shpëtimin e fatkeqësive.

Së katërti, KKD të lexojë mirë ligjin mbi bazë të të cilit funksionon dhe të veprojë në përputhje me të. Vihet re një tejkalim i kompetencave në formulimet e deklaratave të tyre dhe një veshje e papërshtatshme e rolit të tyre. Sipas ligjit të diasporës, KKD nuk ka asnjë tagër ligjor të punojë në terren si punonjës agjensish funerale apo shpërndarës ndihmash. Anëtarët e KKD janë aty për të advokuar, për të folur në emër të interesave të diasporës dhe për të ndikuar në qeveri në përmbushjen e këtyre interesave. Si e bën këtë KKD? VKM Nr.320, datë. 15. 05. 2019 pika 2/a parashikon nëpërmjet propozimit të akteve administrative, pra anëtarët e mençur të diasporës mblidhen bashkë online ose in person dhe vendosin të propozojnë një akt. Sigurisht pasi kanë identifikuar problemet e diasporës ata i propozojnë ministrit përgjegjës veprime për zgjidhjen e tyre, sipas kompetencës që ua njeh ligji Nr. 16/2018. Pra, KKD nuk ka tagër t’i kërkojë qeverisë apo urdhërojë qeverinë shqiptare të marrë masa urgjente. Ligji thotë që KKD ka të drejtë të kërkojë informacion dhe propozojë akte administrative. KKD nuk merret me terrenin, KKD merret me propozime veprimesh. Është në dorë të qeverisë t’i dëgjojë ose jo propozimet e tyre.

Kaq ka në dorë KKD. Nuk janë aty as të shiten si heronj të kudondodhur apo shenjtorë të sulmuar, as si Mesia të shpëtojnë botën nga mëkati e as si shkencëtarë të gjejnë formula magjike. Madje as si gjinkalla zhurmuese që dalin në media si reporterë apo bletë punëtore që punojnë fshehtas në koshere.

KKD në rastin më të mirë, është një grupim njerëzish me mend në kokë dhe guxim për të vepruar në interesin më të lartë të grupeve që ata përfaqësojnë, duke advokuar pranë qeverisë për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Dhe me të drejtë editoriali i FlasShqip ngriti pyetjet se ku është KKD dhe a po i ushtrojnë ato dy kompetenca që kanë apo po bëjnë gjëra që nuk i takojnë me ligj?

Prandaj kjo komunikatë e sotme e lëshuar nga KKD është e përgjithshme dhe lë vend për interpretim/spekulim si në rastin e ndihmës së ofruar, pa përcaktuar numrin e shqiptarëve që do ndihmohen në Kapshticë apo edhe më gjerë, në ç’mënyrë do ndihmohen si dhe burimin e ndihmës ekonomike.

Ndërkohë, ne urojmë që ministri Majko të mobilizohet pas këtyre kritikave konstruktive dhe humanizmit e altruizmit të një prej anëtarëve të KKD (Lazim Destani) dhe angazhimit të të tjerëve, pavarësisht mospëlqimeve të disa anëtarëve ndaj gjuhës kritike, dhe të marrë përsipër përgjegjësitë aq sa i takojnë.

Në përfundim, ne ende jemi të dëshiruar të dimë se çfarë aktesh administrative i ka propozuar KKD ministrit të diasporës në interes të përmbushjes së kërkesave a nevojave të diasporës dhe çfarë problemesh ka identifikuar KKD në diasporën shqiptare kudo nëpër botë gjatë kësaj periudhe, po ia kursejmë panoramën e vitit. Në fund të fundit këto janë të vetmet punë për të cilat duhet të shqetësohet KKD, të tjerat i di qeveria më mirë. Ose të paktën kështu është thënia.

©FlasShqip.ca

Çfarë duhet të dimë për COVID-19? Nga Florida Doci

Aktualisht epidemia me e rrezikshme ne Shqiperi eshte mungesa e informacionit dhe perhapja e informacioneve te pasakta pa baza shkencore qe shtojne stresin dhe panikun. Ne kuader te te mires publike, por mbi te gjitha te dashurise per shkencen, pergatita nje liste informative mbi COVID-19 bazuar mbi raportet e Organizates Boterore te Shendetit (WHO), Qendres per Kontrollin e Semundjeve (CDC), Institutit Kombetar te Shendetit (NIH), John Hopkins dhe artikuj shkencor te publikuar mbi kete teme.

Çfarë duhet të dimë për COVID-19?

Çfarë është COVID-19?

COVID-19 (Coronavirus disease 2019) është një sëmundje infektive virale e traktit  respirator që shkaktohet nga virusi SARS-CoV-2 (sindroma respiratore akute e rëndë coronavirus

Ky virus i përket familjes coronavirus dhe është gjenetikisht I ngjashëm me virusin që shkaktoi epideminë SARS në 2003.

Si përhapet COVID-19?

Virusi SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19 është një virus i ri, ndaj njohuritë shkencore janë tejet të kufizuara. Që nga përhapja pandemike e virozës, shkencëtarët kanë nxituar të studiojne këtë virus për të kuptuar strukturën dhe mekanizmin e tij. Mbi 300 artikuj shkencor janë publikuar që nga 1 Shkurti, megjithatë shumë karakteristika mbeten ende të panjohura.

Çfarë është COVID-19?
Si përhapet COVID-19?
A është COVID-19 po aq i rrezikshëm sa gripi sezonal?

Më shumë njerëz vdesin cdo ditë nga aksidentet automobilistike apo sëmundjet e zemrës.
Përse COVID-19 po shkakton kaq shumë panik?
Përse COVID-19 ka shkaktuar shqetësim dhe gatishmëri në sistemin shëndetësor?
Çfarë është distancimi social dhe pse ka rëndësi?
Përse duhet të mbrojmë njeri-tjetrin nga COVID-19?
Si arrihet distancimi social?
Përse ka rëndësi testimi për COVID-19?

Virioni ka një diametër prej 50-200 nanometer dhe 4 struktura proteinike mbështjellëse: gjembi (spike), zarfi (envelope), membrana dhe kapsula nukleike. Struktura ne dukje gjëmborë e
virusit është përgjegjëse për emrin coronavirus (virus me kurorë) të familjes. Virusi përhapet përmes piklave respiratore ose objekteve mbartëse.

Një studim që analizoi cilësinë e ajrit në dhomat e pacientëve me COVID-19 konfirmoi sevirusi nuk gjendej në ajër. Një tjetër studim që vëzhgoi stabilitetin e virusit në formë aerosoli, tregoi se virusi ishte i pranishëm në formë aerosoli për gati 3 orë por përqëndrimi i virusit në ajër ra në mënyrë drastike pas orës së parë dhe aftësia për të lëvizur në ajër ishtë relativisht e ulët. OBSH, CDC, NIH dhe organizata të tjera të shëndetit kanë konfirmuar se rreziku i absorbimitnga ajrit është i neglizhueshëm dhe nuk përbën shkak për shqetësim.

Ndërkaq, studimet më të fundit kanë treguar se virusi SARS-CoV-2 mund të mbijetojë rreth 24 orë në sipërfaqe kartoni dhe gati 2-3 ditë në sipërfaqe plastike dhe metalike. Për rrjedhojë, dezinfektimi i sipërfaqeve në mënyrë të vazhdueshme është masë e rëndësishme parandaluese kontaminimi.

Çfarë simptomash shkakton COVID-19?

Simptomat kryesore të sëmundjes COVID-19 përshijnë temperaturë të lartë, kollë të thatë,
dhimbje muskujsh dhe kockash, lodhje dhe veshtiresi ne frymemarrje.

 

Çfarë duhet të bëj për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar përhapjene COVID-19?

Higjena personale është e domosdoshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Larja e duarve
me ujë dhe sapun për të paktën 90 sekonda garanton shkatërrimin e membranës dhe shpërbërjen
e kapsulës së virusit. Përdorni dezinfektues me bazë alkooli vazhdimisht pas prekjes së cdo
sipërfaqeje në publik gjithashtu shkakton shkatërrimin e virusit. Evitoni prekjen e fytyres, gojes,
hundes dhe syve për të parandaluar absorbimin e virusit. Përdorni kartopeceta ose bërrylin e
mbledhur kur tështini apo kolliteni, dhe mos harroni të hidhni kartopecetat në kosh të mbyllur.

Lani rrobat në mënyrë të shpeshtë, dhe dezinfektoni cdo objekt dhe sipërfaqe me kontakt të
vazhdueshëm.

A duhet të përdor maska mbrojtëse dhe doreza në hapësira publike?

Duke qënë se përhapja e virusit ndodh përmes piklave, përdorim i maskave mbrojtëse nuk është i nevojshëm për individët që nuk kanë simptoma posaqë virionet nuk mbijetojnë gjatë në ajër. Përdorimi i maskave rekomandohet vetëm për pacientët me simptoma për të parandaluar përhapjen e virusit në rast kollitje apo tështime. Po ashtu, përdorimi i dorezave në hapësira publike jo domosdoshmërisht mbron nga kontaminimi, posaqë dorezat janë po njësoj mbartëse të virusit në rast të kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara. Kyç i parandalimit të infektimit mbetet larja e vazhdueshme e duarve dhe mosprekja e gojës, hundës dhe syve.

Çfarë ndodh nëse kam COVID-19?

COVID-19 ka një periudhë inkubimi mesatarisht 5 ditore, por Varion nga 2 deri në 12 ditë.

Rastet asimptomatike të sëmundjes janë të rralla dhe ekspertët besojnë se personat asimptomatik nuk janë infeksioz (ngjitës).

Shumica e individëve me COVID-19 shfaqin simptoma si ato të përmendura më sipër, të ngjashme me gripin sezonal. Në 80% të rasteve sëmundja është e parrezikshme dhe rikuperimi shëndetësor zgjat përafërsisht 2 javë. Në këto raste, mjekët specialist rekomandojnë vetizolimin për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit deri në shërimin e plotë.
Në 20% të rasteve sëmundja shkakton komplikacione respiratore që kërkojnë kujdesin e mjekëve specialist. 5% e pacientëve mund kërkojnë respirim artificial dhe 15% mund të kërkojnë oksigjenim të koncentruar.

Kjo ndodh sidomos tek të moshuarit apo individë me co-morbiditete (sëmundje ekzistuese) apo imunitet të kompromentuar. Në këto raste rikuperimi shëndetësor zgjat 3-6 javë dhe kërkon hospitalizim.
Nëse dyshoni se keni COVID-19 kontaktoni me mjekët përmes telefonit për të marr këshillat përkatëse për situatën tuaj. Në cdo rast, mos dilni nga shtëpia dhe mos u paraqisni në qëndrat shëndetësore apo spitale pa njoftuar paraprakisht mjekët për gjëndjen tuaj. Mos harroni se personat që vuajnë nga sëmundje të tjera janë më të rrezikuar nga ky virus, ndaj ekspozimi i tyre ndaj virusit mund të jetë fatal.

Nëse jam shtatzanë dhe sëmurem me COVID-19, a ka rrezik për foshnjën?

Momentalisht nuk ka asnjë evidencë që tregon se gratë shtatzanë janë më të rrezikuara nga ky virus. Studimet e deritanishme tregojnë se virusi nuk mund të transmetohet nga nëna tek fetusi
dhe shkencëtarët besojnë se virusi nuk ka asnjë efekt negativ tek fetusi.

A është COVID-19 po aq i rrezikshëm sa gripi sezonal?

Pandemia COVID-19 është ende në zhvillim dhe per rrjedhojë ka ende informacione të panjohura për shkencëtarët, përshi këtu edhe statistikat e sakta mbi mortalitetin e sëmundjes.
Momentalisht mortaliteti i COVID-19 (ose thënë ndryshe vdekshmëria si rrjedhoje e sëmundjes përmbi rastet e infektuara) përllogaritet rreth 2.3%, me nië vdekshmëri gati 6% për të moshuarit apo individë me sëmundje ekzistente apo imunitet të kompromentuar. Eskpertët mendojnë se vdekshmëria prej COVID-19 mund të jetë më e ulët se shifrat e raportuara duke qënë se shumë pacientë me COVID-19 mund të jenë asimptomatik (nuk shfaqin simptoma) ose të patestuar.

Megjithëatë, krahasuar me gripin sezonal, COVID-19 është një virus më problematik pasi vdekshmëria prej gripit sezonal është 0.1%-0.8%.

Më shumë njerëz vdesin cdo ditë nga aksidentet automobilistike apo sëmundjet e zemrës. Përse COVID-19 po shkakton kaq shumë panik?
Ndryshe nga sëmundjet e zemrës apo aksidentet automobilistike, COVID-19 është një sëmundje infektive virale e paparashikueshme. Kjo do të thotë se shpejtësia e përhapjes së kesaj sëmundjeje është e madhe dhe jashtë kontrollit tonë. Në mungesë të një vaksine që parandalon sëmundjen, masa e vetme mbrojtëse dhe parandaluese mbetet evitimi i kontaktit fizik me mbartësit e virusit.

Përse COVID-19 ka shkaktuar shqetësim dhe gatishmëri në sistemin shëndetësor?

Afërsisht 20% e individëve me COVID-19 kanë nevojë për kujdes mjekësor të specializuar që zgjat 3 deri në 6 javë në spitale. Çdo shtet ka kapacitete dhe burime të kufizuara shëndetësore,
dhe për rrjedhojë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha rastet që mund të kërkojnë trajtim të specializuar spitalor në rast epidemie. Për shembull, shumica e vendeve të
zhvilluara kanë numër të limituar shtretërish në spitale që mbulojnë nga 0.1%-1.3% të popullsisë së një vendi, dhe shumë prej tyre janë në përdorim për kurimin e pacientëve që vuajnë nga
sëmundje të ndryshmë kronike. Kjo do të thotë se numri I shtretërvë është I pamjaftueshëm krahasuar me nevojën prej minimalisht 5% në rast të përhapjes së vazhdueshme në masë të
COVID-19.

Për rrjedhojë, është e rëndësishme të ngadalësojmë përhapjen e virusit në mënyrë që të reduktojmë numrin e pacientëve me COVID-19 dhe të parandalojmë paralizimin e sistemin
shëndetësor nga mbingarkesa e rasteve për trajtim.

Çfarë është distancimi social dhe pse ka rëndësi?

Distancimi social është një masë parandaluese për përhapjen e sëmundjeve infektuese me bazë komunitare. Distancimi social arrihet përmes minimizimit të kontaktit fizik me individë të
tjerë në komunitet.

Pikë së pari, minimizimi i kontaktit fizik na mbron nga infeksioni. Kur dikush tështin, kollitet apo flet, ata përhapin piklat mbartëse të virusit, të cilat mbeten pezull në atmosferë edhe
pas tështimës apo kollës. OBSH rekomandon një distancim prej të paktën 1m nga njeri-tjetri për të parandaluar absorbimin e piklave virale në atmosferë.

Së dyti, distancimi social parandalon mbartjen dhe përhapjen e virusit në komunitet.

Secili prej nesh shërben potencialisht si vektor për virusin, duke e transportuar atë nga një sipërfaqe ne tjetrën përmes kontaktit fizik. Duke eleminuar kontaktin fizik me njerë-tjetrin mund
të minimizojmë transportimin e virusit mes njëri-tjetrit dhe të ngadalësojmë përhapjen e sëmundjes. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur individët më në risk si edhe për të parandaluar
paralizimin e sistemit shëndetësor me kapacitete të limituara për kurimin e një epidemie të këtyre përmasave.

Përse duhet të mbrojmë njeri-tjetrin nga COVID-19?

Sic përmendet më sipër, përafërsisht 80% e pacientëve e kalojnë sëmundjen lehtazi.

Megjithatë, virusi shkakton komplikacione vdekjeprurëse për të moshuarit, individë me sëmundje ekzistuese të traktit respirator, individë me imunitet të kompromentuar etj. është përgjegjësia e
përbashkët e gjithësecilit të mbrojë këto grupe duke parandaluar përhapjen e virusit në komunitet dhe të reduktojë ekspozimin e këtyre individëve ndaj virusit.

Si arrihet distancimi social?

Mënyra më e mirë për të arritur distancimin social është përmes vetizolimit. Evitoni cdo kontakt të panevojshëm me njeri-tjetrin dhe minimizoni kontaktin fizik në cdo rast. Takimet me miqtë, vizitat tek të afërmit, kinemate apo teatrot, koncertet festive apo evente të tjera në grup janë aktivitete me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit, ndaj duhen evituar.

Përse ka rëndësi testimi për COVID-19?

COVID-19 është më infeksioz se gripi sezonal.

Cdo mbartës i virusit mund ta përhap virusin në 2-3.1 persona të tjerë (Ro), një raport shumë herë më i lartë se ai i gripit sezonal prej 1.3 përsonash. Për rrjedhojë, testimi është një masë e
rëndësishme parandaluese për përhapjen e virusit.

Këshilla për të menaxhuar stresin tek fëmijët
Nga pikepamja e menaxhimit te situates, intervencioneve dhe komunikimit publik kam shume mosdakortesi. Por jam dakort me nevojen dhe kerkesen per te menaxhuar stresin, per cdo grupmoshe (serisht nje rezurs i munguar). Disa keshilla per stresin tek femijet:
1. Shpjegojuni femijeve se cfare eshte ky virus dhe kjo pandemi. Frika dhe stresi vijne si rezultat i padijes dhe moskuptimit. Ekspertet Zelandez paraqesin nje menyre se si me nje gjuhe te thjeshte dhe lodra mund t’i ndihmojme femijet te procesojne ate cfare po ndodh rreth tyre. Duke kuptuar ndryshimin e rrethanave, femijet ndjehen me te sigurte dhe me pak te stresuar. Video nga minuta 1:15: https://www.facebook.com/45300632440/posts/10156709858597441/?vh=e&d=n
2. Si ne cdo vend te botes, sipas grupmoshave duhet limituar koha gjate ciles ate jane te ekspozuar ndaj TV, e sidomos programeve me permbajtje te papershtatshme (si edicionet informative, emisionet politike, etj.) qe mund te shkaktojne stres.
3. Arti dhe muzika jane format me te thjeshta per te larguar stresin:
– Libra me ngjyrosje
– Krijo nje kartoline (imazh dhe mesazh) per dike
– Cfare ke ne zemren tende (vizato nje zemer dhe mbushe me fjale dhe vizatime qe perfaqesojne cfare ka zemera): http://thirteenredshoes.blogspot.com/2011/08/map-of-my-heart.html?m=1
ose
– Vendi i sigurte (lejoji femijet te “dizenjojne” dhe arredojne me objektet qe duan nje hapesire qe i ben te ndjehen te sigurte): https://m.wikihow.com/Make-a-Blanket-Fort?amp=1
– Loje dhe mesime mbi inteligjencen artificiale: https://magic-sketchpad.glitch.me
– Loja Lego ne kompjuter: Stud.io
– Shfaqje artistike (femijet organizojne nje mini-koncert me kenge, recitim, aktrim etj. dhe e shfaqin para nje audience ne familje): https://www.kidspot.com.au/things-to-do/activity-articles/how-to-put-on-a-show-at-home/news-story/efbbfba1e2eb25e090a28d53fe24646

 

1562 FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999, NJË KËMBANË QË NUK PUSHON – Nga Saimir Lolja

Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri i sapobotuar “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është edhe në Shqip edhe në Anglisht. Në takim u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër që shoqëron librin. Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.

Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë të saj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, etj.

Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShK Nusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare. Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.

Autori Nusret Pllana falenderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë.

Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ato si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndër ta janë edhe pesë fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.

Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.

Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani. Ashtu si e theksoi edhe profesori Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

 

 

Saimir Lolja

Studiuesja e suksesshme Shqiptaro-Kanadeze Florida Doci i drejton Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau: Ndihem besimthyer që Ju përqafoni dhe lavdëroni Edi Ramën!

Emri i saj është Florida Doci. Ajo është një studiuese shqiptaro-kanadeze e suksesëshme në Universitetin e Otavës. Ka mbi 10 vjet që jeton në Kanada dhe ndihet me fat që jeton në këtë vend plot shanse dhe mundësitë e jashtëzakonshme që i ka dhën. Florida i është mirënjohëse Kanadasë ku sot ndihet në shtëpinë e vet, por nuk ndihet me besim të thyer dhe i vjen turp kur kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, e përqafon dhe e lavdëron Edi Ramën.

Për të shprehur qëndrimin e saj Florida Doci vendos që t’i drejtohet me një Letër të Hapur kryeministrit të Kanadasë, të cilën po ia përcjellim lexuesit.

 

Florida Doci gjatë fushatë zgjedhore duke mbështetur kryeministrin aktual të Kanadasë Justin Trudeau.

Ja letra:

 

I dashur i nderuar kryeministër Justin Trudeau, besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që ju vendosët të përqafoheni dhe të lavdëroni një njeri si zoti Edi Rama.

Emri im është Florida Doci, dhe jam studiuese në Universitetin e Otavës. Kam jetuar në Kanada për me shumë se 10 vjet, dhe e konsideroj veten me fat për mundësitë e jashtëzakonshme që më ka dhënë ky vend. Unë jam vërtet mirënjohës që e quaj Kanada shtëpinë time sot.

Unë kam qenë një mbështetëse e fortë e udhëheqjes suaj për shumë vite. Unë kam dhënë kohën time si vullnetarr gjatë fushatave elektorale duke trokitur në dyer dhe duke ju përgjigjur telefonave, kam ndihmuar në zyrën elektorale të zonës time, dhe kam qenë një mbështetëse e zëshme në qarqet e mia si në internet ashtu edhe ne jetën e përditshme. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të bindësh njerëzit se ju jeni një zgjedhje e mirë për Kanadane, por pavarësisht të gjithave unë kam mbetur një mbështetëse e palëkundur.

Sidoqoftë, sot u zhgënjeva kur pashë që u takuat me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Pas një përqafimi shumë miqësor dhe një foto-op, ju e quajtët zotin Rama një mik. Siç e tha edhe vet zoti Rama gjatë përgjigjes së tij, ju keni një ndikim të fortë në botë, dhe përqafimi dhe lavdërimi juaj kanë vlerë shume te madhe për zotin Rama dhe qeverinë e tij. Ndaj, unë u befasova nga veprimet tuaja dhe zgjedhja e fjalëve, të cilat për mendimin tim pasqyrojnë një mungesë shqetësuese të njohurive në lidhje me veprimet dhe stilin e qeverisjes së Z. Rama.

A ishit në dijeni që zoti Rama kontrollon të gjitha nivelet e qeverisë në Shqipëri, Parlamentin dhe sistemin gjyqësor, duke drejtuar efektivisht një shtet autokratik me një parti? Kur opozita shqiptare doli nga Parlamenti në protestë ndaj anashkalimit që z. Rama ju ka bërë sistemeve ligjvënës dhe gjyqësor, zoti Rama mori kontrollin mbi Parlamentin duke mbushur vendet me mbështetësit e tij [1]. Z. Rama çmontoi gjykatën më të lartë të Shqipërisë (Gjykatën Kushtetuese) vetëm për ta rikthyer më vonë nën drejtimin e dy mbështetësve të zgjedhur posaçërisht prej tij, në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare [2]. Vitin e kaluar, zoti Rama mbajti zgjedhje jodemokratike një-partiake në shkelje të ashpër të dekreteve Presidenciale [3]. Kandidatët nga partia e Z. Rama kandiduan të pankonkuruar dhe tani kanë nën kontroll qeverinë lokale në të gjithë vendin. Z. Rama ka krijuar gjithashtu forcën e tij policore për të kontrolluar dhe frikësuar kundërshtarët e tij [4].

A ishit në dijeni që zoti Rama ka miratuar një ligj që në mënyrë efektive ka nënshtruar mediat në Shqipëri? [5] Në të vërtetë, zoti Rama ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me mosrespektin e tij ndaj shtypit të lirë [6], dhe ka revokuar hyrjen ose dëbuar anëtarët e mediave nga shumë ngjarje publike, ai ka kërcënuar të burgosë gazetarë që flasin kundër tij, ai ka arrestuar anëtarët e mediave dhe ka mbyllur padrejtësisht ato media që jane përpjekur të ruajnë fjalën e lirë [7].

A ishit në dijeni se artistët dhe qytetarët në Shqipëri protestojnë çdo ditë për më shumë se 24 muaj kundër prishjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë? Teatri Kombëtar është një ndërtesë trashëgimie e vendosur në një zonë të lakmuar në qëndër në kryeqytetit Tiranë. Z. Rama ka vendosur të privatizojë tokën e teatrit përmes praktikave korruptive [8, 9]. Ai ka shkuar aq larg sa të kërcënoje dhe arrestoni shumë protestues herë pas here.

A keni qenë në dijeni që zoti Rama ka emëruar kryetarin e Parlamentit shqiptar Z. Gramoz Ruci, një ish-anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ish Ministër i Brendshëm gjatë regjimit diktatorial? Z. Ruci është personalisht përgjegjës për veprimet e dhunshme të kryera nga regjimi kundër protestuesve të rinj që kërkuan një regjim demokratik përmes demonstrimeve dhe grevave paqësore në vitet 1990-1992. Para rënies së regjimit komuniste, ai urdhëroi gjithashtu djegien e mijëra dokumenteve inkriminuese të shërbimit sekret, duke mbuluar kështu në mënyrë aktive krimet e rënda të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri. Në të vërtetë, Muzeu i Mbikëqyrjes Sekrete në Tiranë ka një shfaqje kushtuar Z. Ruci dhe e thekson atë si një nga figurat më të errëta në historinë shqiptare për përfshirjen e tij kundër lëvizjes studentore në vitet ’90. A ishit në dijeni se zoti Rama ka emëruar gjithashtu edhe Z. Skënder Gjinushi si drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Z. Gjinushi eshte gjithashtu një ish anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ish-Ministër i Arsimit gjatë regjimit diktatorial dhe bashkëpunëtor i njohur i Policisë së Sigurisë gjatë komunizmit.

Mund të vazhdoja më tej, por besoj se është e qartë tanimë që Z. Rama nuk është lloji i njeriut që duhet të përqafosh, lavdërosh ose ta quash mik. Që pas ardhjes së tij në pushtet, qeveria e z. Rama ka qenë në qendër të skandaleve të shumta që kanë nxjerrë zbuluar lidhje të forta me krimin e organizuar dhe mafian. Të paktën dy ministra të qeverisë së tij dhe shumë anëtarë të partisë së Z. Rama kanë dhënë dorëheqjen për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës, korrupsionin e shfrenuar dhe format e tjera të krimit të organizuar [10].

Jo më larg se dje Z. Rama, deklaroi publikisht se ai do të vazhdojë të mbetet mik dhe të mbështesë Z. Vangjush Dako [11], ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit i cili ishte ndaluar publikisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit për përfshirjen e tij në korrupsion madhor [12]. Në mënyrë të ngjashme Z. Rama ka mbështetur qëndruar të gjithë anëtarët e tjerë në partinë apo qeverinë e tij që janë përfshirë në krime të ngjashme, duke u bërë efektivisht një mbështetës dhe bashkëpunëtor në veprimtaritë kriminale dhe shpërdorimin e pushtetit. 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi si rezultat i sistemit që zoti Rama ka instaluar në vend [13], dhe numri i emigrantëve rritet çdo vit. Mbi 30,000 shqiptarë jetojnë sot në Kanada – shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria si rezultat i dhunës, pasigurisë ekonomike dhe varfërisë, shkeljes së të drejtave të njeriut dhe paqëndrueshmërisë sociale dhe politike të kryera nga regjime si ai që Z. Rama po rikthen në Shqipëri që nga 2013. Si një shqiptaro-kanadez, unë jam tejet e entuziazmuar kur shoh Kanadane të mbështesë njerëzit e Shqipërisë në raste nevoje. Në të vërtetë, unë vetë udhëtoj shpesh në Shqipëri për të dhënë leksione, për të kryer hulumtime shkencore, për të mbështetur OJQ-të dhe organizata bamirësie dhe për të shkëmbyer vlerat kanadeze në një vend aq shumë në nevojë për aleatë dhe demokraci të vërtetë. Do doja shume që të ishit ngritur për të mbeshtetur të drejtat dhe nevojat e këtyre njerëzve, të cilët aktualisht po shkelen nga personi që ju zgjodhët të përqafoni. Në këto kushte nuk mundem të mbështes me vetëdije këdo që e konsideron zotin Rama mik ose mbështet regjimin e z. Rama. Unë dua të jem krenar për veprimet e qeverisë time, dhe sot nuk jam! Besimi im në udhëheqjen tuaj është thyer, dhe më vjen turp që keni zgjedhur të përqafoheni dhe lavdëroni një bully si zoti Rama. I dashur Kryeministër, me gjithë respektin e duhur besoj se ju i detyroheni një falje të vertete dhe të sinqertë shqiptaro-kanadezëve që japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë, dhe besimin e të cilëve, ashtu si timin, ju e thyet sot. Ju i detyroheni një ndjesë të sinqertë edhe shqiptarëve në Shqipëri, shpresat e të cilëve i keni shtypur sot duke përqafuar një njeri që nuk meriton të quhet udhëheqës. Shpresoj që ju të shfrytëzoni rastin të reflektoni mbi këtë ngjarje dhe të zgjidhni fjalët tuaja me mençuri për të përfaqësuar Kanadezët dhe vlerat tona në të ardhmen.

 

Sinqerisht,

Florida Doci PhD(c), MSc, BSc, BA

 

Dear Honourable Prime Minister Justin Trudeau, my trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Edi Rama.

———

My name is Florida Doci, and I am a researcher at the University of Ottawa. I have lived in Canada for over 10 years, and consider myself lucky for the incredible opportunities that this country has given me. I am truly grateful to call Canada my home today.

I have been a strong supporter of your leadership for many years. I have volunteered my time during electoral campaigns knocking on doors and picking up calls, I have helped out at the constituency office of my riding, and I have been a vocal supporter in my circles both online and offline. It has not always been easy to convince people that you are a good choice for Canada, but through it all I have remained a strong advocate.
Today however, I was disappointed when I saw you meeting with Prime Minister Edi Rama of Albania at the Munich Security Conference. Following a very friendly hug and a photo-op, you called Mr. Rama a friend. As Mr Rama also recognized during his response, you have a strong influence in the world, and your hug and praise go a long way for Mr. Rama and his government. Hence, I was surprised by your actions and choice of words, which in my opinion reflect a troubling lack of knowledge with regards to Mr. Rama’s actions and governing style.

Were you aware that Mr. Rama controls all levels of the government in Albania, the Parliament and the judicial system, effectively running a one-party autocratic state? When the Albanian opposition walked out from the Parliament in protest of Mr. Rama sidestepping lawmakers and the judicial system, Mr. Rama took control over the Parliament by filling up the seats with his own supporters [1]. Mr. Rama dismantled Albania’s highest court (Constitutional Court) only to have it later reinstated and lead by two handpicked supporters, in violation of the Albanian Constitution [2]. Last year, Mr. Rama went on to hold an undemocratic one-party election in blatant violation of Presidential decrees [3]. Candidates from Mr. Rama’s party ran unopposed and are now in control of local governments across the country. Mr. Rama has also created his own police force to control and intimidate his opponents [4].

Were you aware that Mr Rama has passed a law effectively muzzling the media in Albania? [5] Indeed, Mr. Rama has been very vocal about his dislike of free press [6], and has revoked access or expelled media members from many public events, he has threatened to imprison journalists who speak up against him, he has arrested media members and has unfairly shut-down any media that has tried to preserve free speech [7].

Were you aware that artists and citizens in Albania have been protesting daily for over 24 months against the demolition of Albania’s National Theatre? The National Theatre is a heritage building sitting in a prime location in the capital city, Tirana. Mr. Rama has decided to privatize the land through corrupt practices [8, 9]. He has gone so far as to intimidate and
arrest many protesters time after time.

Were you aware that Mr. Rama has appointed as speaker of the Albanian Parliament Mr. Gramoz Ruci, a former member of the Party of Labour of Albania and former Interior Minister during the dictatorial regime? Mr. Ruci is single-handedly responsible for the violent acts perpetrated by the regime against young protesters who sought a democratic regime through non-violent demonstrations in 1990-1992. Prior to the fall of the communist government, he also ordered the burning of thousands of incriminating secret service documents thus actively covering up heinous crimes perpetrated by the communist regime in Albania. Indeed, the Museum of Secret Surveillance in Tirana has a display dedicated to Mr. Ruci and highlights him as one of the darkest figures in Albanian history for his involvement against the student movement in the 90s. Were you aware that Mr. Rama has also appointed Mr. Skender Gjinushi as head of the Albanian Academy of Science? Mr. Gjinushi was also a former member of the Party of Labour of Albania, former Minister of Education during the dictatorial regime and a known collaborator of the Security Police during communism.

I could go on, but I believe it is clear by now that Mr. Rama is not the kind of man you should hug, praise or call a friend. Since Mr. Rama came to power, his government has been at the centre of multiple scandals revealing strong ties to organized crime and mafia. At least two ministers of his government, and multiple members of Mr. Rama’s party have resigned due to their involvement in drug trafficking, rampant corruption, and other forms of organized crime [10]. Just yesterday Mr. Rama, publicly stated that he will continue to remain friends and support Mr. Vangjush Dako [11], former mayor of Durres who was publicly designated by the US Department of State for his involvement in significant corruption [12]. Mr. Rama has similarly stood by all other members in his party or government who have been involved in similar crimes, effectively becoming a supporter and accomplice in criminal activity and abuse of power. 60% of Albanians seek to leave the country as a result of the system that Mr. Rama has installed in the country [13], and the number of emigrants grows every year. Over 30,000 Albanians live in Canada today – many of them have left Albania as a result of violence, economic insecurity and poverty, violation of human rights, and social and political instability perpetrated by regimes like the one Mr. Rama has reinstated in Albania since 2013. As an Albanian-Canadian, I am thrilled to see Canada support the people of Albania in times of need. Indeed, I myself travel frequently to Albania to give lectures, conduct research, support NGOs and charity organizations and share the Canadian values in a country so desperately in need of allies and true democracy. I wish you had stood up for the rights and needs of these people, which are currently being violated by the person you chose to hug.

I cannot in good conscious support anyone who considers Mr. Rama a friend or supports Mr. Rama’s regime. I want to be proud of my government’s actions, and today I am not! My trust in your leadership has been broken, and I am ashamed that you chose to hug and praise a bully like Mr. Rama.

Dear Prime Minister, with all due respect I believe that you owe a genuine and sincere apology to Albanian-Canadians who make a tremendous contribution to our country, and whose trust, like mine, you broke today. You also owe a sincere apology to Albanians in Albania, whose hopes you have quashed today by embracing a man that doesn’t deserve to be called a leader.

I hope you will take the opportunity to reflect on this event and choose your words wisely to represent Canadians and our values in the future.

Sincerely,
Florida Doci PhD(c), MSc, BSc, BA

SOURCES FOR REFERENCE:
[1] No compromise in sight for Albania’s deadlocked politicians
[2] Constitutional Court Members Elected in Total Violation of Constitution
[3] A disputed election leaves Albania’s democracy in tatters
[4] Albanian ‘Anti-KÇK’ Laws Create Private Police and Intelligence Services to Serve Prime
Minister
[5] Albania passes anti-slander law despite media protest calling it censorship
[6] Rama Attacks the Media: Anti-Government, Parasites, Lazy and Hypocrites
[7] How Albania’s government shut down an entire TV station that dared to criticise it
[8] Albania: the civic duty of protecting the National Theatre
[9] How one theatre tells the unfolding story of Albania’s political crisis
[10] The Inside Story of Europe’s First Narco-State
[11] Rama e thote hapur: Vangjush Dako do te mbetet miku im edhe sikur te shkoje ne burg
[12] Public Designation Due to Involvement in Significant Corruption of Albanian Mayor of
Durres Vangjush Dako
[13] Young and restless: Albanian youth see a future elsewhere

—–

 

Prindër mërgimtarë, më shumë kohë dhe kujdes në mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët – Nga FRAN GJOKA

“Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë i të parëve tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet. Hemoragjia e pasviteve ‘90 të shekullit të kaluar…”

Emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një fenomen tipik social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në këtë aspekt nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të procesit të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart me vete edhe rrezikun e një fuzioni apo asimilimi gradual të gjuhës sonë shqipe, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare, që jeton aktualisht në mërgim. Fatet ekzistuese të një kombi përcaktohen në fund të fundit nga gjuha dhe kultura e tij. Popullsia e një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe rrallëherë e flet gjuhën e tij amtare, është i prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qenë dhe mbetet një ndër komponentët kryesorë të kulturës së një kombi. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë dhe në shumë raste bëhet më skeptik ndaj vetvetes.

Shkolla shqipe në Memmingen (Gjermani)

 

Është interesant fakti se gjuha shqipe ka një zhdërvjellësi në të folur, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë e kanë vënë re edhe mjaft albanologë dhe gjuhëtarë, të cilët thonë se kur dëgjohet e folura e shumë vendeve të Europës, duke krahasuar me shqipen, gjuha jonë ka një tingull të veçantë dhe mjaft impulsive. Kjo ndodh sepse shqipja është vazhdim i gjuhës ilire dhe i përket grupit të gjuhëve Indo – Europiane pra, veçohet si një nga më të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Është detyrë imperative e mësuesve atdhetarë shqiptarë për t’u mësuar dhe shkruar gjithnjë shqipen brezave të fëmijëve emigrues e shoqëruar me një përkushtim në hapjen e shkollave të reja në gjuhën shqipe. Shqiptarë të vërtetë, patriotë dhe atdhetarë ka plot, si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe, mësues që punojnë me devotshmëri për vite me radhë jashtë Shqipërisë, nuk mungojnë. Këtu më vjen në mend një thënie e një emigranti me banim në Itali, i cili, kur ra fjala për gjuhën e nënës, më pati thënë: “…Gjuha është e vetmja armë që vërteton se ne jemi shqiptarë kudo që ndodhemi…”. Parë nga ky këndvështrim, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve emigrantë, që t’u mësojnë fëmijëve si ta flasin dhe të shkruajnë pa ndërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër. Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë i të parëve tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet. Hemoragjia e pasviteve ‘90 të shekullit të kaluar, që ka bërë tashmë të shpërngulen nga atdheu, për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, me djem dhe vajza, mjaft familje shqiptare, ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej e matanë kufijve shtetërore, që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizimit, ku është bërë eminent rreziku i humbjes së kulturave nacionale pra, edhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime plotësuese në gjuhën amtare nga mësues patriotë e pasionantë, të cilët, në të shumtën e rasteve e japin ndihmën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi se përfshin hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët emigrantë. Në përgjithësi, për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në qytetet Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo, Athinë etj. Është pozitiv fakti se në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse në gjuhën shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë të funksionimit të këtyre shkollave, si në Zvicër, Gjermani, Suedi, Itali etj., ku funksionojnë shkolla të hapura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarë. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim – lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi e veçantë, në këto shkolla shqipe u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klase, si puna me librin, funksionimi i bibliotekave, konkurse dhe biseda për librin etj. Në ekranet televizive kemi dëgjuar cicërimat e bukura, emocionale dhe krenare të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e bukur amtare, në tubime të tyre, të prindërve dhe të komunitetit. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizimit dhe të rejave që po hyjnë në shkencë dhe teknikë, por nuk do të dëshironim kurrë që gjuha jonë e bukur të mos shkruhej e të përdorej nga shqiptarët e të gjitha brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën e Naimit tek fëmijët, nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë ata, janë evidente. Ata, pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës sonë amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke, të mos fyhemi në se flasim në ambiente të tilla familjare në gjuhën tonë të bukur.

Për shqiptarët emigrantë, megjithë përpjekjet e mundimshme për ruajtjen e gjuhës, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët e tyre. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes, por fëmijët duhet të projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten, pa harruar gjuhën e mëmëdheut, ashtu siç e ruajtën për qindra shekuj me radhë arbëreshët e Italisë. Prandaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane, askush nuk gëzon respekt se i cilës kombësie je dhe çfarë kontributi ke dhënë, por në radhë të parë është aftësia në fushën e prodhimit dhe shkollimit, prandaj për ne shqiptarët modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje – mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur, ajo që varet nga ne shqiptarët.

Ka vite që  në Shqipëri vazhdon hartimi dhe shpërndarja e një abetareje mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë po ndihet më së miri, shihet se ka një interesim maksimal për këtë tekst të ri të gjuhës shqipe. U bënë vite që është krijuar këshilli ndërakademik Kosovë – Shqipëri, për një shqipe standarde. Të dy akademitë, duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapësirave e vendeve shqipfolëse, synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarde të jetë objekti themelor i brezave të sotëm.

Shpresojmë se Këshilli Ndërakademik do të merret si gjithnjë me vrojtimet dhe vlerësimet e politikave gjuhësore për ta bërë shqipen tonë një gjuhë mbarëkombëtare, sepse emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjikë, Francë, SHBA, Kanada, Zvicër, Suedi, Austri etj. Megjithë predispozitën e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave, apo për të hapur klasa për mësimin e gjuhës amtare, ende ka probleme në këto vende. Është emergjente të kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe kërkohet të mendohet nga organet Kombëtare të hapen dhe funksionojnë shkolla, si në vendin tone, ashtu edhe në vendet e tjera ku kërkohen të ngrihen këto shkolla për mësimin e shqipes. Në se ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme pra, të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuara si pasojë e ndarjeve politiko – administrative, që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar, atëherë gjuha jonë do të zërë vërtetë vend të nderuar mes gjuhëve të tjera europiane. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë përkohësisht jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe kërkon, veç të tjerave, të mbështetet më mirë nga politikat arsimore shtetërore me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin në sistemin tonë arsimor dhe në shkollat tona, por ç’emër t’i vëmë atyre dhjetëra, qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm e belbëzojnë gjuhën shqipe pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë dhe traditat e këtij kombi. Kësaj drame duhet t’i jepet fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në emigrim. Ata duhet të jenë më aktivë dhe më krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, shoqatave dhe shkollave për mësimin e gjuhës amtare.

Indiferentët, dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën që hapën Rilindësit tanë, historia do t’i dënojë dhe shoqëria njerëzore do të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre. Nga Bostoni i Amerikës, Konica, para shumë vitesh, do të shprehej: “…Erdhi më në fund dhe për gjuhë shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd…!”

Lind pyetja: Çfarë duhet të bëje shteti dhe qeveria shqiptare për emigracionin?

Mendoj se ka shumë për të bërë. Të mbajmë parasysh se janë afro 500 mijë fëmijë shqiptarë nëpër botë, që kanë dëshirën të mësojnë në shkolla gjuhën shqipe dhe për këtë shteti ynë mund të ndihmojë si me programe të përshtatshme, ashtu dhe me tekste serioze dhe metoda bashëkohore për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo të unifikohet dhe të mos i lihet spontanitetit apo disa njerëzve që priren nga dëshira të mira, por që nuk i kanë as aftësitë e duhura, as mundësitë dhe potencialet arsimore, pedagogjike dhe  intelektuale.

Ndaj shtrohet nevoja e një impenjimi dhe vlerësimi më të madh nga prindërit mërgimtarë që të punojnë maksimalisht me fëmijët e tyre për të folur e shkruar gjuhën tonë amtare shqipe.

Tenori i shquar Agim Hushi kryeministrit Rama: Ik me gjithë zagarët! S’ju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat!

Tenori i shquar Agim Hushi, që jeton në Sydney të Australisë i drejtohet publikisht përmes rrjetit social Edi Ramës, ku midis të tjerave shkruan:

Eshte e tmerrshme mos ta keni kuptuar qe shumica e popullit s’ju don apo mbase s’ju kupton!

Eshte e tmerrshme qe mos ta kuptoni se po perdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqiperine si pronen tuaj!

Mos e mendoni veten vec si objekt te opozites!

Eshte e tmerrshme qe shqiptaret te kene nje krye nje llafollog qe thote gjithçka por qe s’thote asgje!

Te mos t’ju vije keq dhe mos ju shkoje neper mend se pervec jush s’ka se kush t’i udheheqi shqiptaret!

Te jesh i bindur se do gjindet nje njeri me i mire se ju!

S’ju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat!

Ju akuzojne per vjedhes dhe vazhdoni te ruani me perpjekje poziten e nje te ndershmi te paprovuar nga drejtesia!

Si mund ta mbani pushtetin keshtu?

Perzute kombin dhe akoma s’po bindeni si ikja e popullit eshte nje krim ne duart tuaja!

….

Ju mbani ne kembe nje pushtet totalitar ne thelb me vota 100% monist!
Ikni si zoteri dhe çlirojeni popullin tend prej pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcen te gjithe zagaret qe mbajne peng demokracine shqiptare!”

……..

Në kopshtet e Edinit dhe S’Edinit, atje ku nis historia e njerëzimit – Nga Jeta Dedja

Shënimet e mia mbi romanin “Hijet e Muzgut” të Arben Kallamatës

Kur mora në dorë romanin “Hijet e Muzgut”, me autor mikun tonë Arben Kallamata, mezi prita të ktheheshim në shtëpi të nisja leximin. Por nuk kisha llogaritur që edhe bashkëshorti po thurte të njëjtin plan në mendje. Megjithatë kur pashë që libri kishte 412 faqe, u tërhoqa nga gara e leximit, për vitin 2019 …

Vendosa ta nisja Vitin e Ri si një grua e vërtetë. Duke pirë e lexuar, dhe sigurisht në dietë.

Duhet ta pranoj që në 3 faqet e para nuk po e merrja vesh a ishte një parapërgatitje që autori po i bënte lexuesit për çka do vinte më pas, apo ashtu me teori etologjike, abstragime e analiza gjuhësore do të ishte krejt libri? Falë Zotit ose Kallamatës faqet pasuese, ishin çliruese, jo të nervozizmit, por të një kënaqësie të madhe.

Libri të imponon një lexim frenetik sapo ti hyn në kopshtet e Edinit dhe S’Edinit, atje ku nis historia e njerëzimit. Atje ku Eva dhe Adami u tunduan të kafshonin mollën e ndaluar, pa ditur që aty ishte konservuar mëkati, prej të cilit vështirë se do hiqnin dorë ndonjëherë. Atje ku Qygja dhe Palloshi, dy krijesa të pafajshme, tamam rob Zoti, nuk ranë pre e reklamës së produktit, por u kuriozuan pas tregëtarit, duke kryer mëkatin e tyre të parë, vrasjen. Kështu, ata humbën rastin të zbulonin seksin. Kjo gjendje vazhdoi derisa një ditë, pasardhësit e Evës dhe Adamit, që për vite me radhë nuk kishin bërë gjë tjetër veçse ishin shtuar në brigjet e Afrikës e kudo përreth, arritën në Xhyrë, në kërthizën e Botës, t’i tregonin Qygjes dhe Palloshit se çfarë funksioni kishin ca pjesë të trupit.

Mos kujtoni se gjeneza ndodh kaq thatë sa ç’po e them unë. Ju do mbani barkun me dorë kur të lexoni dialogjet dhe pazaret me humor mes Perëndisë dhe krijesave të tij të para, nominuar kaq bukur dhe me origjinalitet nga autori.

Dikush që ka ndjenja të thella fetare ose përkushtim të verbër ndaj doktrinave mund edhe të preket siç në fakt ka ndodhur në raste të tjera kur satiristët janë marrë artistikisht me religjionin. Por ashtu si një fëmijë që lodron me një makinë duke e montuar e çmontuar, hedhur e përplasur, garuar e parkuar, me fantazinë e aftësitë e një mekaniku, shoferi, strategu, shkencëtari dhe lojtari, kështu edhe një krijues duhet të ketë lirinë për të luajtur me historinë, me legjendat, faktet dhe mitet, me tabutë e totemet, për të realizuar potencialin e tij krijues, jo vetëm për veten por edhe shoqërinë.

Tek “Hijet e muzgut” ngjarjet zhvillohen në dy kohë, në vitet e para, kur filloi jeta në tokë dhe në vitet anno domini, ose koha e re do të thoshte Kallamata në krye të kapitujve të tij. Kështu, lexuesi ndërmerr një udhëtim fantastik me ndalesa paralele në kohën e Konstandinit të Madh dhe në kohën e Qygjes dhe Palloshit e më tej të Lenkës së Virgjër të Tepelenës, Pirros së madh të të Pirit, e të Teutës, duke u argëtuar me parodizimin e gojëdhënave, miteve, historive e qytetërimeve. Mos prisni të arrini vetëm një pikë kulmore siç ndodh në romanet klasike, sepse kjo prozë moderne ka disa të tilla. Ato do t’i hasni përgjatë jetës në aksion së Qygjes dhe Palloshit dhe krijimit të pasardhësve të tyre, trimërive e tradhëtive të Gegës e Toskës, rolit të Zanës së malit, Lekos së Madh, Lame Lëçitësit, karaktereve biblikë e objekteve të shenjta, figurave të perandorisë romake dhe të ilirëve. Rrugës do të kuptoni edhe se si mbeti e pastër gjuha dhe raca e qygjarëve.

E qeshura dhe serioziteti do të na shoqërojë me të njëjtin intensitet deri në fund, ndërsa shquajmë një leksik të pastër, të pasuruar me neologjizma si dhe me fjalë të harruara nga ligjërimi i përditshëm, (për shembull, rokanis, xhings, urxhillëk, bilur, “ia hëngri xhigerin”) të qëndisura thjesht, në fjali aspak kilometrike.

Kush e njeh publicistikën e Arben Kallamatës, nuk çuditet nga mjeshtëria e tij për të luajtur me fjalën dhe kuptimet e saj. Surpriza është goditja me sukses që në herën e parë të një romani satirik, i cili të përpin ëmbël dhe ngutshëm. Por autori ka menduar të përfshijë disa sheshpushime gjatë udhëtimit. Kështu, në hyrje të kapitujve ai na tërheq vëmendjen me krijime dhe pjesë të përshtatura nga folklori. Pas kësaj ndalese, si për të marrë pak frymë, Kallamata ia dorëzon lexuesin Helenës, e cila vazhdon udhëtimin me karrocën perandorake në kërkim të Kryqit të Shenjtë.

Helena -75 vjeçare, autoritare, e pushtetshme, me një gjuhë të pandryshueshme, pa emocione, e akullt, e sigurtë, rrëfen symbyllur nën hijet e muzgut. Autori ka menduar që këtë personazh ta vendosë përballë alter-egos së saj, Afërditës, ose Venusit. Përmes tregimeve të historisë së shkuar Helena zhvillon luftën e brendshme të mbarsur prej fëmijërisë, genit apo fatit. Ajo na prezantohet si trashëgimtarja e qygjarëve, e caktuara për të realizuar një qëllim sublim të popullit të saj. Jeta e kësaj gruaje vërtitet rreth motos “Siç na dogjën do t’i djegim”. E shpëtuar dikur prej zjarrit që i shoi familjen, Helena 4-vjeçare vendoset në një familje romake për të humbur gjurmët e ekzistencës. Për disa vite ata e mbajnë të paprekur për shkak të kërcënimeve dhe pagesës që marrin, por kur fati i Gentit merr kthesë tragjike, Helena abuzohet fizikisht e seksualisht në bujtinën e fëlliqur. Urrejtja e neveria e saj arrijnë pikën kur ajo e ndihmuar prej një fisniku, të cilin më vonë e zbulon kush është, i vë zjarrin bujtinës dhe shkon e jeton në malësinë e Martaneshit derisa vjen momenti i duhur, të cilin unë nuk po e zbuloj për çfarë bëhet fjalë, në mënyrë që ju të lexoni vetë librin.

Autori ka zgjedhur këtë pasardhëse të Qygjes t’i tregojë lexuesit se linja femërore do të jetë e preferuara e tij. Gratë do të simbolizojnë vazhdimësinë dhe origjinën, inteligjencën dhe pushtetin, intrigën dhe hakmarrjen, energjinë dhe lëvizjen. Ndërsa meshkujt i sjell si figura plotësuese që kanë për të kryer ndonjë funksion, duke dhënë mundësi të spekulohet se janë më pak të ditur dhe më shumë fajtorë kur vjen puna në çështje që janë ende aktuale edhe sot. Duke shigjetuar që në fillim të romanit stereotipet me bazë gjinore autori na njeh me anën progresiste të tij. Ai u atribuon grave tipare dominante dhe gjithashtu rezervon një vend për homoseksualët si minoritet që në fillesat e njerëzimit. Por ama, stigmatizimi me finesë i mënyrave të të menduarit dhe të të funksionuarit të karaktereve, si në aspektin biologjik, personal, ashtu edhe atë social e politik nuk bën dallim në kohë, gjini, përkatësi apo shtresë të personazheve. Ndërsa dallim konstatojmë sa i përket stilizimit të karaktereve të bërë me aq mjeshtëri, saqë jo vetëm që imagjinata e lexuesit do t’i përkthejë si në imazhe filmi, por edhe si figura reale historike.

Qygjpalloshët flasin me një gjuhë të thjeshtë, konkrete siç është edhe të menduarit e tyre, problemet apo situatat i zgjidhin përmes dhunës, ose çlirimit të gazit intestinal (faqja 81 dhe 121), sjelljet i kanë të orientuara nga nevojat bazike, gjë që tregon se ata, njerëzit e parë, udhëhiqen nga instinkti. Ndërsa qytetarët e epokës perandorake na paraqiten pak më të sofistikuar. Ata kanë mendim, reflektim, emocion që do të thotë se njerëzimi po ngjit shkallët e intelektit. Autori nxjerr në pah disa vlera si premtimi, besa, sakrifica, dashuria jo thjesht për t’i glorifikuar ato dhe për të prekur ndjenjat e lexuesit, por për t’i përdorur në funksion të motiveve themelore të jetës së personazheve.

Disa herë Kallamata përdor të kundërtën e asaj që presim nga një karakter, duke thyer e provokuar skemat e ngurta të rrënjosura e trashëguara përmes sistemit universal të qëllimshëm të edukimit. Ai vendos në rrafshin e rëndomtë tokësor, heronjtë e mitet, motivet e luftës, fitoret apo humbjet, simbolet fetare dhe klerikët, duke i ravijëzuar aspak ngjashmërisht me klishetë që makineria propagandistike globalisht ka ushqyer historikisht masën.

Për shkak të disa ngjashmërive me ngjarje e personazhe historike apo mitologjike, mund të na duket sikur Kallamata po na rrëfen të pathënat, sipas stilit «qesh e ngjesh», sikur po zbulon pjesët e errëta të të vërtetave të fshehura ndër shekuj. Ose ndoshta jo, është thjesht një këndvështrim që i shtohet shumë të tjerëve. Si rrjedhojë, natyrshëm shijojmë jo vetëm anën humoriale, por edhe procesojmë një të menduar reflektiv mbi mjaft tema të librit: A është shqipja origjina e gjuhëve? Po Zoti, a është ai që thuhet se është? Nga e kemi prejardhjen? A ishin pellazgo-ilirët në themel të çdo qeverisjeje dhe komploti? A kishte një Kryq të Shenjtë? Si u instalua krishtërimi? A fshihen shumë vese e krime nën veladonin e besimit? Si luhet me injorancën dhe a është ajo burim i shumëçkaje? A është gjithçka ashtu si duket apo asgjë nuk duket ashtu siç është?

Unë ju ftoj të lexoni “Hijet e Muzgut”, një roman mrekullisht provokues, i shkruar me stil unik dhe inteligjencë, i cili i ka dhuruar letërsisë shqipe personazhe dhe fragmente humoristike që shumë shpejt kanë për t’u përfshirë në ligjërimet publike. Për ta mbyllur, unë e shijova pa fund…

 

Toronto, 18 Janar 2020

Në promovimin e romanit “Hijet e Muzgut” të Arben Kallamatës

Toronto dje u zbardh nga dëbora që s’kishte të pushuar. Qarkullimi me automjete kishte vështirësitë e veta në zona të caktuara e megjithatë kjo nuk i ndali aspak të interesuarit dhe apasionuarit e librit të merrnin pjesë në promovimin e romanit “Hijet e Muzgut” nga Arben Kallamata. Në ambientet e “Colombus Center” në orën 19 salla e prenotuar për këtë eveniment shkëlqente nga prania e ajkës së intelektualëve shqiptaro-kanadezë, të mirënjohur në fushën e shkencës, medias, artit, e biznesit.

Nuk ishte e vështirë të lexoje emocionet e Arben Kallamatës në këtë aktivitet organizuar me sqimë e klas nga regjisori Gjergj Rita në bashkëpunim me botuesin e FlasShqip Taulant Dedja, me prezantimin elegant të kineastit Mishel Koçiu dhe me mbështetjen e miqve të autorit Julian Dyrmishi dhe Arben Dedelli.

Nën tinguj të muzikës së zgjedhur në sfond dhe gotave me shampanjë aktori Artan Sejko me zërin e tij magjik interpretoi disa paragrafë provokues e me humor të romanit.

Më pas, kryeredaktorja e FlasShqip.ca Jeta Dedja, gazetari Genc Tirana dhe shkrimtari Artan Gjyzel Hasani, në cilësinë e reçensuesve të romanit njohën të pranishmit me kritikat dhe vlerësimet e tyre për veprën.

Të ftuarit, me një vëmendje impresionuese treguan edhe një herë respektin e tyre për artin, letërsinë dhe vlerat e komunitetit. Një vend i veçantë u ishte rezervuar edhe miqve përtej oqeanit, në mëmëdhe. Shkrimtari i mirënjohur Bardhyl Londo dhe gazetari Ilir Kadia morën pjesë në mënyrë virtuale në promovim duke dhënë komentet dhe përshëndetjet e tyre për librin, autorin dhe të pranishmit.

I konceptuar sipas një stili interaktiv të ftuarve iu dha rasti të bënin pyetje e komente për librin. Kështu nuk mund të rrinte pa dhënë një mendim një nga anëtarët më të hershëm të diasporës shqiptaro-kanadeze Hajro Çini, i cili shquhet për replikat me Kallamatën në rrjetet sociale edhe pse janë shumë miq me njëri-tjetrin.

Pyetje për autorin kishte kirurgia Eda Deliallisi Çini, e cila me një sy të hollë vëzhgimi kishte kapur disa elementë interesantë të romanit. Gjithashtu regjisori Jani Tane, edhe pse nuk e kishte lexuar ende librin, nisur nga reçensat e prezantuara, arriti të përcillte përceptimin e tij për temat e romanit. Nga pyetjet e të ftuarve të tjerë u zbulua se Arben Kallamata është në përfundim të librit të tij të dytë. Por pa e lexuar kritikja e tij e parë, bashkëshortja Mimoza Kallamata libri zor se shkon për botim.

E kështu me humor e ndërveprim erdhi fundi i aktivitetit. Pasi kishin kaluar pa u ndjerë më tepër se dy orë, dhe dëbora kishte pushuar, pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin librin me autograf nga autori e të bisedonin me njëri-tjetrin.

Promovime librash bëhen gjithandej, ashtu siç edhe botohet me shumicë në ditët e sotme, por librin e mirë lexuesi i kultivuar di ta nuhasë. Prandaj romani “Hijet e muzgut” edhe pse ka veç dy muaj që ka dalë nga shtypi ka shënuar rekorde shitjeje.

I urojmë suksese Arben Kallamatës!

Meshë e mbajtur nga Don Pren Kola në vigjilje të Krishtlindjes nga Misioni Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto

Meshë në vigjilje të Krishtlindjes nga Misioni Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto. Mesha drejtohet nga Don Prend Kola, një personalitet shumë e dashur jo vetëm për besimtarët katolikë, por për gjithë shqiptarët mbarë, sepse ai përçon fjalët e Zotit duke blatuar nderim kulturës dhe gjuhës shqipe!

Don Pren (Prend) Kola lindi më 10 shtator 1966 në fshatin Bec, komuna e Gjakovës, Kosovë. Gjimnazin klasik e mbaroi në Suboticë, Vojvodinë. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Zagreb, mbas të cilave u shugurua prift më 5 shtator 1992 në Bec. Për njëzet vjet të meshtarisë shërbeu si kapelan në famullinë e Velezhës, Novo Sellës dhe si famullitar në Doblibare dhe Zllakuçan, si at shpirtëror i shqiptarëve në Austri, me qendër në Vjenë, si dhe në Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Norvegji.

Deri tani ka botuar libra autoriale, përkthime dhe artikuj shkencorë me karakter teologjik, meditativ dhe poetik në shtëpitë botuese “Drita” dhe “Fjala Hyjnore”, si dhe në të tjera.

Librat autoriale: Para Fjalës së amshuar (përsiatje poetike, 1993); Nënë Tereza, Jezusi – dashuria ime (meditime dhe lutje, 1993; Jezu Krishti e Vërteta për të gjithë (shqyrtime teologjike, 1994); Nënë Tereza. Një jetë për të tjerët (meditime, 1997); Nënë Tereza në fotografi dhe fjalë (meditime, 1999); Festat e Marisë gjatë vitit kishtar (të dhëna, meditime, lutje, 2003); Nënë Tereza (dëshmi, kujtime, mendime, mbresa, 2004); Gjurmë të Krijuesit (vjersha për femijë, 2004); Shprehja e besimit dhe nderimit ndaj Eukaristisë (thënie dhe udhëzime, 2007); Una santa albanese di nome Madre Teresa (Milano: D’Agostino, 1999; përkthim i librit Nënë Tereza. Një jetë për të tjerët (1997); T’i përgjërohemi Hyjit: Lutje, himne, litani (Prishtinë: 2008); Lutjesore: Që familjet tona ta mësojnë dhe thellojnë besimin, (Prishtinë-Vjenë: 2009); Alfabeti i Nënë Terezes: Përsiatje dhe sugjerime (Prishtinë-Vjenë: 2010); Lutjet themelore të të krishterëve. Një shpjegim i shkurtër që së bashku në familjet tona të thellohemi në fe, shpresë dhe dashuri të Krishtit (Prishtinë: Drita, 2010); Kryqi. Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer (Prishtinë-Vjenë: 2011). Kremtimi i Meshës. Festa e Dashurisë, e Paqes, e Pajtimit (Prishtinë: Drita, 2013).

Mbarështoi, shkroi parathënien dhe komentet e veprës së At Gjergj Fishtës, Vallja e Parrizit, (Gjakovë: Kuvendi Françeskan, 1995); mbarështoi dhe botoi poezitë e zgjedhura për fëmijë: Jehona e zemrës (Velezhë: Atë Anton Xanoni, 1997) dhe Jehu i zemrës mitare (Velezhë: Atë Anton Xanoni, 1999).
Ndër përkthimet e shumta, si stripa shenjtërish dhe broshura për fëmijë, veçojmë librat: Nënë Terezja, Dashuria fillon në shtëpi (meditime, Urtia: Zagreb, 1991); Anselm Grün, Kurora (Prishtinë: Shpresa, 2002); Anselm Grün, Mesha e Shenjtë. Shndërrim dhe bashkim (Zagreb-Prishtinë: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2004); Elmar Gruber, Libri im për Zotin: Vetëdijesimi për fenë (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2004); Johannes Paulus II, Triptiku Romak (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2006); Papa Benedikti XVI, Via crucis (Prishtinë: Fjala Hyjnore 2006).

Për gjashtë vjet ka udhëhequr revistën për femijë Lulja dhe revistën Zëri i Shën Nikollës kur ende ishte në famullinë e Velezhës. Tash dhjetë vjet (2004–2013) është kryeredaktor dhe botues përgjegjës i revistës Fjala Hyjnore të meshtarëve të Kosovës dhe Institutit Filozofik-Teologjik të Shkodrës për kulturë religjioze dhe botimeve të saj.

Pas 7 vjet shërbimi shembullor ndaj komunitetit, në Misionin Katolik shqiptar në Aarau, Don Pren Kola ka nisur shërbimin e tij të ri 4 vjeçar në Toronto të Kanadasë.

Voal.ch po sjell për lexuesin meshën që ka mbajtur Don Pren Kola në vigjilje të Krishtlindjes në Misionin Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto të Kanadasë.