GEZO KOSOVE PAVARSINE
Sot mbarë Kosova gëzon
Ditën e Pavarsisë
Në vitet e zgjedhës sllave
Dhe qielli nxinte, krejt pisë.
Erdhi dita e shumë pritur
17-Shkurt 2008-ta
Lart në qiell ushtojë zani:
Jemi të lirë sa të jetë jeta!
Gjithë të rënët u çuan
Ketë ditë përshëndetën
Dhe me shumë shpresë
Në përjetësi përsëri fjetën…
Gëzon gjithë populli shqiptar
Për kët’ ditë lumturie
Ditë e shejtë e Pavarsisë
Si lindja e një fëmije.
Qeshu ti Kosova jonë
E lumtur do jeshë përherë
Ti e lirë, e pa varur
Ditët do ti keshë pranverë
Sa më shpejt urojmë
Bashkim me trupin Amë,
Jemi pjesë e një trupi
Kemi një gjak në damarë
Rrofsh në jetë Kosova ime
Djepi je i shqiptarizmës
Ndër shekuj e ndër dekada
Ke treguar heroizëm
Nëna fëmijes në gji
I ushqente dashurinë
Per Atdheun e bashkuar
Per të shtrenjtën Shqiperinë.
Eduard M. Dilo
Komentet