Gezuar 100 vjetorin Besa e Kavajes!
Nje pershendetje te zjarrtë per te gjithe futbollistet qe kanë djersitur fanelën e rende te Beses, e veçanerisht miqtë e mi :
kapitenin legjendar ,më të madhin Rrem Kariqi,
futbollistin modern universal Dashnor Bajaziti,
goleadorin Altin Rraklli,
fantazistin Kujtim Tim Pagria,
talentin e madh Altin Rrica,
mjeshtrat Namir Telaku e Abdyl Kuriu, Ilir Biturkun ,
Ilir Gjuzin e portierin Bashkim Elmazi.
Nje homazh per te gjithe ata qe kane shkuar ne ameshim dhe te paharruarit miqte e mi
Hasan Zyla e Ramazan Muça.
Do ta mbyll këtë urim me vargjet shkeputur nga nje poezi e poeteshes se talentuar kavajase Elena Stefa Daka dhe me nje thirrje per drejtuesit e sotem te Beses:
Çlirojeni Besen te ece e lire, te zerë vendin qe meriton ,se nuk i shkon dhe eshte poshteruese gjendja qe ka sot, ti rikthehet tradites se saj te mrekullueshme ku djemte kavajas te kene hapesiren dhe mbeshtetjen e nevojshme, sepse talentet nuk mungojne dhe se sa u dhimbset atyre ajo fanele, askujt tjeter qoftë dhe ndonje talenti nga Afrika, Europa apo Brazili.Vetem ata mund ta çojnë Besen aty ku e deshirojne kavajasit ,sportdashes ose jo.
100 vite gaz, adrenaline
energjia jote nuk di te ndalet
kater shkronja nje termet ne fushë
“BESA ” jone ti levizje malet.
Foto: legjendat Rrem Kariqi e Dashnor Bajaziti.

