VOAL

VOAL

Gazetarja e BIRN: Në Vlorë, pas orës 20.00, nuk guxon njeri të dalë nga shtëpia

December 3, 2018
blank
1 Comments
  • author avatar
    kshillusi 4 years ago Reply

    Keshtu ka qqen ne tropoje ne vitret 90 bomba,mina,dinamite revole,pushk snaiper
    Nuke dihet kush e kishte radhe pas ore 22-deri mengjes
    Po kush I vinte pyrta njrin ne amerike??”po kush tjeeter vec partive politike.???
    ju tham ne gjykate e larte keshtu kashtu vendonin mina ne shtepia mire thane
    tash ne fuqi eshte pd,s ka rrezike??
    Nu theme sejcila parti ka bandat e veta.

Komentet

blank

Habit policia, hakerat nuk kanë marrë të dhëna, por mos i publikoni…

Pas publikimeve në media dhe në rrjetet sociale të të thënave shumë sensitive të policisë së shtetit kanë reaguar edhe këta ta fundit duke i kërkuar, medias që të mos publikojë të dhënat që janë bërë publike nga hakret e Homelen Justice

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit. syri.net

blank

Hakerat publikojnë kartotekën e MEMEX- Berisha: Çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sot publikimin nga nga hakerat të listës së çdo shqiptari të dyshuar për krime në vend.

Berisha tha se ky është një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin.

“Denoncoj vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti, që funksionon si një shtet i mafies.

Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.

Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale.

Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit.

Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen,” tha Berisha.

syri.net

blank

Berisha: Sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë, do zhduknin lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë.

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se sistemi TIMS u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.

“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh he kriminale dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë prove e bashkëpunimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit.”, tha Berisha.bw

blank

Deklarata e fortë e ekspertit të kriminalistikës: 1.7 giga informacion kriminal i sistemit Memex u publikua sot nga hackerat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku thuhet se hackerat kanë sulmuar sistemin Memex.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ Karamuço pohoi se ndodhi ajo që i druheshin, duke shtuar se plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hackerat.

“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan Karamuço. Sistemi Memex ka informacione sekrete mbi ngjarje ku përfshihet dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve dhe të gjitha veprimet e kryera nga këto struktura.

 

Me këtë hakerim të të dhënave, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

 

(BalkanWeb)

blank

Rikthehet në detyrë policja seksi Anisa Kostani

Rikthehet në detyrë policja seksi Anisa Kostani. Shkarkimi i saj u bë me bujë të madhe, pas deklaratave fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.

BalkanWeb mëson se Kostani është rikthyer të premten në detyrën e saj të mëparshme si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se vendimi për pezullimin e saj nga detyra erdhi më 19 gusht të këtij viti, ngjarje për të cilën reagoi dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis Nano.

blank

 

DEKLARATAT FYESE
Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër, ndërsa u bë objekt debati pas gjuhës dhe kërcënimeve që lëshoi ndaj gazetarëve pas një ngjarje kriminale në qytetin ky ajo punon. Policja akuzoi ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË PËR SHKARKIMIN E POLICES
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun. Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën. Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

blank

 

 

blank

Termocentralet lundruese hedhin spirancat në Gjirin e Vlorës, ambientalistët paralajmërojnë pasoja

Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlorës, në detin Jon, do të fillojnë të prodhojnë në 1 janar 2023, 15 përqind të sasisë së energjisë vjetore që i duhen ekonomisë dhe familjeve në Shqipëri. Sipas ekspertëve vendas energjia e prodhuar nga dy termocentralët lundrues, të marrë me qira për 2 vjet nga kompania amerikane “Excelerate Energy” do të ketë një kosto tri herë më të ulët sesa e njëjta sasi e importuar.

Lufta në Ukrainë, kriza energjitike nga reduktimi drastik prej Rusisë i furnizimit të Europës me gaz natyror, parashikimet për një dimër me reshje të pakta shiu dhe dëbore, rritja stratosferike e ꞔmimit të energjisë në tregjet europiane dhe botërore janë sinjale të qarta edhe për Shqipërinë që parathonë vështirësi të pazakonta të furnizimit me energji. Në këtë kontekst, qeveria Rama vendosi në fillim të këtij muaji rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për tre muajt e fundit të këtij viti: duke filluar nga kjo e shtunë, (01.10) ata do të  paguajnë 4, 5 herë më shumë për 1 KW/orë nëse konsumojnë më shumë se 800 KW/orë në muaj. Por të premten (30.09) kryeministri  Rama njoftoi se qeveria vendosi që vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mbi konsumimin e 800 KW/orë në muaj të mos hyjë në fuqi “nisur nga reshjet dhe kursimi i energjisë”.

Arbër Avrami, drejtor Ekzekutiv i AIbgaz, thotë për DW se “me dy termocentralet lundrues Shqipëria ka mundësuar sigurimin e një zgjidhjeje tejet të vlefshme në përballimin e sfidave imediate që ka prodhuar kriza energjetike. Me kapacitet 110 MW/orë dhe me potencial për të prodhuar jo më pak se 867 GW në vit, këto terminale lundruese ofrojnë një mundësi të mirë për përballimin e krizës energjetike globale që pritet të agravohet gjatë dimrit të ardhshëm.”

Gjermania dhe termocentralet lundrues

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës numri i anijeve-termocentrale lundrues- është i kufizuar në nivel global. Kompania amerikane “Excelerate Energy” ka vetëm 10 të tilla, dy prej të cilave janë ato që kanë mbërritur në Gjirin e Vlorës. Në kushtet e krizës globale energjetike kërkesa për termocentralët lundrues sa vjen dhe po rritet.

“Edhe vende të zhvilluara si Gjermania po i konsiderojnë këto anije lundruese, që gjenerojnë energji si  një mjet të tejkalimit të problematikës emergjente po aq sa edhe një mënyrë të përshtatshme, që mundëson balancimin e mungesës së energjisë nga tërheqja e vullnetshme e Gjermanisë prej përdorimit të energjisë bërthamore. Gjermania po i shikon termocentralet lundrues si një alternativë të preferueshme, efikase në kohë, elastike lidhur me dislokimin gjeografik atje ku nevojiten më shumë dhe me rrezik mjedisor më të reduktuar”, thotë për DW, Arbër Avrami.

Impakti mjedisor brenda standarteve ndërkombëtare

Prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocemtralet lundrues pas tre muajve është “konform legjislacionit vendas, standardeve ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit dhe ka marrë edhe çertifikatën përkatëse mjedisore”, sqaron për DW, Arbër Avrami. “Platformat do ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një zonë që ka për destinacion përdorimin industrial. Ato janë brenda kompleksit industrial të Triportit në Vlorë, ku ndodhet edhe Termocentrali i Vlorës, zona e përpunimit të hidrokarbureve Petrolifera si dhe veprimtari të tjera me karakter të ngjashëm”, thekson ai.

Lidhur me lëndën djegëse që do përdorin termocentralet lundruese për prodhimin e emergjisë elektrike “do të jenë ato që përmbushin standardin botëror dhe përdoren në mjete lundruese dhe veprimtari industriale, me emetime gazrash sipas normave të lejuara vendase dhe ndërkombëtare për emetimet industriale”, thotë Arbër Avrami. “Teknologjia që do përdoret në këto impiante garanton që impakti mjedisor të qëndrojë konform manualeve ndërkombëtare të Bankës Botërore, marrëveshjeve ku Shqipëria bën pjesë, rregullave për lejet mjedisore në Republikën e Shqipërisë” thekson ai për DW.

 

Ambientalistët: dimër në errësirë apo mjedis të parrezikuar?

Por ambientalistët dhe organizatat mjedisore mendojnë ndryshe. Rreziku i mungesës së energjisë dhe i një dimri në errësirë i kanë ndarë opinionet e tyre lidhur me pasojat e ndotjes së  mjedisit dhe ato në florën dhe faunën e detit Jon, në Gjirin e Vlorës, nga prodhimi i energjisë prej dy termocentraleve lundrues duke përdorur një lloj nafte. Ambientalisti Xhemal Mato thotë për DW, se “në kushtet e mungesës së energjisë elektrike dhe të një dimri në errësirë dobia e prodhimit të energjisë elektrike nga dy termocentralët lundrues është më e madhe sesa dëmtimi i mjedisit, që mendoj se nuk do të jetë i pakthyeshëm dhe shumë i rëndë.”

Por organizata mjedisore “Aleanca për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” dhe një grup tjetër ambientalistësh bashkë me qytetarë të Vlorës kanë protestuar kundër vendosjes në Vlorë të dy anijeve që pritet të prodhojnë energji elektrike. Ambientalisti Sazan Guri thotë për DW, se përdorimi i naftës si lëndë djegëse do të shkaktojë dëmë të mëdha “pasi nuk ndodh në tokë, e cila ka aftësi gjeneruese por në det që nuk i ka këto aftësi, gjë që rrezikon të shkaktojë dëmë të mëdha mjedisore.” “Termocentralet lundruese nuk kanë ftohje. Uji që do të dalë prej tyre do të jetë mbi 40-45 gradë gjë që do të thotë që fauna dhe flora në det në det do të shkatërrohet pasi nuk e duron këtë temperaturë. Ndotja e ujit të detit dhe e ajrit do të sjellë dëme të mëdha mjedisore”, thotë ambientalisti Sazan Guri.

Infrastruktura e gazit në zhvillim e sipër

Kundërshtimi i lëvizjes ambientaliste ndaj vend-ndodhjes së termocentraleve lundrues dhe funksionimit të tyre të përkohshëm me naftë, duket se nuk mund të jape rezultate të menjëhershme. „Tani për tani nuk është i mundur përdorimi i gazit natyror si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike dhe patur emetime më të ulta gazrash të dëmshme sesa hidrokarburet. Në Shqipëri infrastruktura e gazit është në zhvillim e sipër dhe e kufizuar vetëm në tubacionin TAP që çon gazin drejt Italisë”, thotë për DW Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgaz.

Megjithatë po bëhen hapa përpara. “Në bashkëpunim me partnerët strategjikë të kompanive amerikane, “Excelerate Energy” dhe „Exxon Mobil” po ngrihet infrastruktura e një terminali të ri për portin e lundrueshëm të gazit të lëngët (LNG) në portin e Vlorës dhe transmetimit të LNG  deri në TEC-in ekzistues në Vlorë. Më pas nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë do të bëhet ndërlidhja me tubacionin TAP të gazit,” thekson për DW, Arbër Avrami. Kur të fillojë furnizimi me gaz përmes këtij terminali, termocentralet lundrues do të konvertohen për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë djegëse për të prodhuar energji elektrike.

Projekte rajonale për siguri energjetike

Ambicia e Shqipërisë për t’u shndërruar në një nyje rajonale energjetike synon të realizohet  brenda dy viteve kur të përfundojë ndërtimi i terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, i cili  “do të garantojë jo vetëm plotësimin e nevojave të brendshme por do të shndërrojë Shqipërinë edhe në një kontributor të sigurisë energjitike në Ballkan dhe në Europën Jug-Perëndimore,” thotë Arbër Avrami. “Shqipëria po negocion me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën që të bëjë të mundur një integrim më të gjerë infrastrukturor të rajonit për sigurinë energjitike. Ajo do të  kontribuojë jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të ndërlidhjes nëpërmjet TAP dhe gazit natyror por edhe kontributit me energji elektrike nga vënia në funksionim e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës”, thekson Avrami.

Një projekt tjetër me rëndësi rajonale është ai i ndërtimit të tubacionit Jonian-Adriatik që do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë me gazsjellësin TAP përmes Malit të Zi, Shqipërisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bosnjë-Hercegovinën.

Shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjitike rajonale ka sjellë interes në rritje të partnerëve rajonalë për të bashkëpunuar, bazuar në interesa të ndërsjellta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë në rajon nga gazi rus. Një shembull inkurajues është bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikano-bullgare, Overgas, lider në Bullgari në sektorin e gazit. Kjo kompani nënshkroi në Tiranë në janar të këtij viti një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas lidhur me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe në Europë. Këtu përfshihet edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngshëm, (LNG) në portin e Vlorës dhe realizimit të terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, që do të ndërtohet nga kompanitë amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG./ dita

blank

Besart Xhaferi zgjidhet kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Mbyllet numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Lidershipi i të rinjve demokratë i është besuar Besart Xhaferit me 5256 vota. Besart Xhaferi pason në këtë detyrë, deputetin demokrat, Belind Këlliçi.

Konkretisht kandidatët kanë marrë:

Alesia Balliu – 186 vota

Arnold Kariqi – 1683 vota

Artion Bajramaj – 528 vota

Barbara Doda – 452 vota

Besart Xhaferi – 5256 vota

Mariglend Doçi – 1292 vota

syri.net

blank

Kryebashkiaku Bardh Spahia: Shkodra binjakëzohet me Gjakovën, ditë historike për qytetet tona

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka publikuar në rrjete sociale momente nga takimi me kryetarin e Komunës Gjakovë, Ardian Gjini.

Spahia bën me dije se kanë firmosur marrëveshjen e binjakëzimit në fushën social ekonomike, arsimit, turizmit, kulturës dhe sportit.

Spahia shprehet se marrëveshja e firmosur është një mundësi e mirë për të qënë më të përgatitur edhe për sfidat në rrugën tonë drejt integrimit europian.

“E sotmja ishte një ditë historike për dy qytetet tona, Shkodrën dhe Gjakovën. Bashkë me mikun tim, kryetarin e Komunës Gjakovë z.Ardian Gjini firmosëm marrëveshjen e binjakëzimit në fushën social ekonomike, arsimit, turizmit, kulturës dhe sportit.

Në Shkodër dhe Gjakovë ka aq shumë hapësira për të punuar dhe ndërtuar modele për tu marrë shembull në krejt rajonin e më gjërë, sepse rrënjët dhe lidhjet i kemi të forta.

Prandaj jam thellësisht i lumtur që këtë traditë të vyer të bashkëpunimit mes dy qyteteve tona, sot e konkretizuam me një dokument, që është vizioni ynë për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të marrëdhënieve tona të hershme.

Kjo marrëveshje që firmosëm sot, është një mundësi e mirë për të qënë më të përgatitur edhe për sfidat në rrugën tonë drejt integrimit europian.”-shkruan Spahia. syri.net

blank

Prokurori italian: Krimi shqiptar, njësh me mafien në Basilicata, Shqipëria prodhuese e madhe e lëndëve narkotike

Organizata kriminale që u shkatërrua nga Policia italiane në një operacion në jug të Italisë, në Vulture-Melfese kishte automjete që përdorureshin për transportin dhe fshehjen e lëndës narkotike, kishte kanale furnizimi me drogë, kryesisht marihuanë dhe kokainë, të kapura sistematikisht në sheshet e tregtimit në provincën e Foggia-s.

Ajo kishte gjithashtu një rrjet shpërndarësish, rekrutuesish klientësh dhe shitësish me pakicë, të ardhurat e të cilëve riinvestoheshin menjëherë për blerjen e drogës.

Të dhënat dolën nga Prokurori italian Francesco Curcio pas operacionit që u zhvillua në teritorin e Potenza.

“Duket se në të gjithë Basilicita-n ka një prani të krimit shqiptar që është futur plotësisht në qarqet e krimit lukanian – tha prokurori Curcio – Duhet të kihet parasysh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë, përfshirë këtu marihuanën dhe është një udhëkryq për trafikun e kokainës”.

“Armët nuk janë përdorur për veprimtari kriminale, as për të bindur debitorët që të paguajnë, por me siguri kanë qenë objekt i një transaksioni dhe shitjeje të mëvonshme – shpjegoi Francesco Curcio – kjo tregon depërtimin që kjo organizatë kishte në nivel kriminal”.

Operacioni zbuloi gjithashtu një sërë veprimtarish kriminale të furnizimit, ndalimit, shitjes dhe shpërndarjes së drogës, që i atribuohen dy celulave të tjera të vogla, të përbëra nga persona që jetojnë në zonën Vulture-Melfese, njëra prej të cilave është kryesisht familjare.

Në nivel ekonomik, për momentin nuk është e mundur të vlerësohet vëllimi i shitjes, por bëhet fjalë për mijëra shitje të sasive të vogla për konsumatorë individualë.

“Prandaj operacioni ka nxjerrë në pah një ndërthurje të aktiviteteve kriminale, nga narkotrafiku deri te trafiku i automatikëve. Për mendimin tim, kjo është ajo që është më shqetësuese”, përfundoi prokurori Curcio.

syri.net

blank

Pesë fakte tronditëse mbi karrierën e Ramës me kullat – Nga Tedi Blushi

 

[👉] FAKTI [1⃣] : Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.

[👉] FAKTI [2⃣] : Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

[👉] FAKTI [3⃣] : Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

[👉] FAKTI [4⃣] : Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milion euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.

[👉] FAKTI [5⃣] : Përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.

[📌] Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.

Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

blank

Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë

Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë Kryetari i PD, Sali Berisha, Belind Kelliçi dhe Grigels Muçollari me gjashtë kandidatët që garojnë

 

Sot, më 1 tetor, në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të tyre. Gjashtë kandidatët që kanë shpalosur këto ditë fushatë, idetë dhe platformat e veta politike dhe konkurojnë midis tyre janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi. Qendrat e votimit janë ndarë sipas degëve të PD dhe janë hapur nga ora 8:00 deri në 18:00.

Në njoftimin zyrtar të FRPD thuhet:

Më 1 tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garë!

syri.net

blank

Besian Xhixha kërkon statusin e të penduarit: “Do rrëfej krime të tmerrshme”

Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, njeriu i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, pasi pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme të cilat i penduari i drejtësisë i fsheh.

Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”. Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për tu marrë në mbrojtje. Ai ka shkuar edhe më tej, teksa ka deklaruar që nëse, prokuroria do ta kishte marrë dëshminë e tij, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe, mesa duket duke nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj dhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid.
Por pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit pasi mori statusin e të penduarit e rëndoi situatën penale të Xhixhës, pasi e implikon në krime të tjera të rënda.

(BalkanWeb)


Send this to a friend